Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet66/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Në datën 05.11.2015 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative me nr.31003-00254-00-2013 regj. them., që u përket palëve:
PADITËS: AGIM MAHILAJ

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE GJIROKASTËR




OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurës të më paguajë trajtimin si punonjës nëntoke

për periudhën 01.01.2008 - 23.02.2009 në shumën 155.600 lekë.

Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile

dhe nenet 419, 420 të Kodit Civil.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.l583 (749), datë 14.09.2012 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e të paditurës, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër t’i paguajë paditësit Agim Mahilaj pagesën e trajtimit si punonjës nëntoke për periudhën 01.01.2008 deri në datë 23.02.2009.
Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.567, datë 15.11.2012 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit civil nr.1583 (749), datë 14.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe duke gjykuar çështjen në fakt rrëzimin e padisë së paditësit Agim Mahilaj, si të pabazuar në ligj dhe në prova.


Ndaj vendimit të mësipërm, ka paraqitur rekurs pala paditëse Agim Mahilaj, i cili kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.567, datë 15.11.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1583 (749), datë 14.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Shkaqet e paraqitura në rekurs nga pala paditëse Agim Mahilaj, janë:

Me të drejtë paditësi kërkon që t’i paguhet edhe pjesa e papaguar e trajtimit për periudhën nga data e ndërprerjes deri në datën e rifillimit të pagimit. Është krejtësisht e paarsyeshme dhe e palogjikshme, që të gjykohet se, pagesa duhet ti rifilloj nga data e vendimit gjyqësor dhe jo që nga data që i është ndërprerë, pasi ndërprerja e trajtimit nuk është për fajin e paditësit, por është për fajin e strukturave të palës së paditur, të cilat vetë e pranuan si të rregullt dokumentacionin në fillim dhe po vetë e konsideruan atë të parregullt për kohën e punës në ish- Kooperativën Bujqësore Sevaster. Paditësi nëpërmjet gjyqit civil vetëm sa rikonfirmoi kohën e punës në ish Kooperativën Bujqësore Sevaster, të cilën e kishte të dokumentuar qysh në fillim të aplikimit për trajtim, por që nga auditi nuk u quajt e rregullt. Pra, duke qenë se gjykata e vërtetoi si të rregullt kohën e punës në ish-Kooperativën Bujqësore Sevaster, atëherë rezulton që auditi ka gabuar në vlerësimin si jo të rregullt të dokumentit të paraqitur në fillim nga paditësi dhe në këtë mënyrë ai duhet ta përfitoj trajtimin edhe për periudhën e ndërprerë, që është edhe objekt i kësaj padie.

Gjykata e Apelit Gjirokastër ka gabuar në arsyetimin se, paditësi nuk ka patur të vërtetuar kohën e punës në ish-Kooperativën Bujqësore Sevaster. Jo, paditësi e ka patur dokumentin dhe e ka paraqitur atë që në kohën e aplikimit, ndërsa gjyqin civil për rikonfirmimin e kësaj kohe pune, e ka bërë i detyruar nga fakti që pala e paditur i ndërpreu pagesën dhe përderisa gjykata e rikonfirmoi si të rregullt këtë kohë pune, atëhere paditësi duhet ta përfitoj pagesën edhe për periudhën që iu ndërpre padrejtësisht. Pra, paditësi ose duhet ta përfitoj trajtimin për të gjithë periudhën ose nuk duhet ta përfitoj fare, nuk ka përse trajtimi ti ndërpritet në mënyrë të njëanshme nga pala e paditur, sepse kështu e vlerëson auditi dokumentacionin në një moment të caktuar.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;


V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 30.01.2013 është regjistruar çështja administrative nr.31003-00254-00-2013 regj. them., që iu përket palëve ndërgjyqëse: paditës Agim Mahilaj dhe e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër, me objekt detyrimin e të paditurës të më paguaj trajtimin si punonjës nëntoke për periudhën 01.01.2008 - 23.02.2009 në shumën 155.600 lekë.

2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.567, datë 15.11.2012 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, është rrjedhojë i zbatimit të keq të ligjit material, prandaj si i tillë ai duhet të prishet, duke u lënë në fuqi vendimi nr.l583 (749), datë 14.09.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.


I. Rrethanat e çështjes:



3. Paditësi Agim Mahilaj prej datës 01.03.2001 ka përfituar nga pala e paditur DRSSH Gjirokastër, trajtimin e veçantë për punonjësit e nëntokës sipas dispozitave të ligjit nr.8685, datë 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë”. Nga kontrolli i ushtruar nga auditi i brendshëm i palës së paditur në datën 20.07.2007, në dokumentacionin e paditësit u konstatuan mangësi për marrëdhënien e punës me ish Kooperativën Bujqësore Sevastër Vlorë ç’ka ndikonte drejtpërdrejt në vjetërsinë në punë të paditësit. Për këtë shkak paditësit në datën 31.12.2007 iu ndërpre pagesa e trajtimit të veçantë të minatorit dhe iu kërkua kthimi i shumës të përfituar deri në atë kohë.

4. Në një gjykim tjetër të mëparshëm, me vendimin gjyqësor nr.500, datë 23.02.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, të lënë në fuqi me vendimin nr.107, datë 03.02.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë, paditësi vërtetoi faktin juridik të qënies në marrëdhënie pune me ish Kooperativën Bujqësore Sevaster Vlorë për periudhën e pretenduar.

5. Me plotësimin e dokumentacionit pala e paditur DRSSH Gjirokastër ka rinisur pagesën e trajtimit për paditësin prej datës së dhënies të vendimit nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë (23.02.2009). Me padinë e paraqitur për gjykim, pala paditëse kërkon të përfitojë pagesën edhe për periudhën 01.01.2008- 23.02.2009.
II. Vendimet dhe arsyetimi gjykatave:


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish