Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet63/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   59   60   61   62   63   64   65   66   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtar

Andi Çeliku - Anëtar
Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 05.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: KOMISIONI I VERIFIKIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË, PREFEKTURA E QARKUT DURRËS.

TË PADITUR: 1. BASHKIA SUKTH.

2. MYSLIM HAMID GJYZELI.
OBJEKTI:

Pavlefshmëria e aktit administrativ të aktit të marrjes së tokës

në pronësi nr.391, dt. 30.04.1996 të shtetasit Myslim Hamid Gjyzeli,

anulimin e tij, kthimin e pronës në pronësi të shtetit.

Baza Ligjore: Ligji nr.9948, dt. 07.07.2008

"Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit

të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", neni 10;

Kodi i Procedurës Administrative neni 118;

Kodi i Procedurës Civile, nenet 32, 325.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.2887 datë 15.11.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesëpadisë të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, pranë Prefekturës së Qarkut Durrës me objekt pavlefshmërinë e aktit administrative të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.391 datë 30.04.1996 të shtetasit Myslim Hamid Gjyzeli, anulimi e tij, kthimin e pronës në pronësi të shtetit.


Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me vendimi nr.1082 datë 26.03.2014 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.2887 datë 15.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës në këtë mënyrë: Pranimin e padisë së Prefektit të Qarkut Durrës.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.391 datë 30.04.1996 mbi tokën bujqësore me zë kadastral "arë" të ndodhur në fshatin Hamallaj, Bashkia Sukth, Rrethi Durrës, Zona Kadastrale 1925, nr.Parcele 2/1 me sipërfaqe 10.000 m2 në emër të të paditurit Myslim Gjyzeli.

Kthimin e kësaj pasurie në pronësi të shtetit.


Kundër vendimit nr.1082 datë 26.03.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Durrës ka ushtruar rekurs i padituri Myslym Gjyzeli i cili ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit, pa u njoftuar palët në gjykim. Deri në ndryshimin e ligjit 49/2012, Gjykata Administrative e Apelit duhej të njoftonte palët për datën se kur do të gjykohej çështja në dhomë këshillimi, me qëllim që këto të mund të parashtronin në këtë gjykatë edhe pretendimet e tyre. Moszbatimi i këtij kriteri detyrues është shkelje e të drejtës për tu mbrojtur në gjykim. Ky qëndrim vjen në kundërshtim me Vendimin Unifikues nr.686 datë 12.05.2000, që në zbatim të kritereve të nenit 59/a të Ligjit 49/2012 bëhet shkas i veçantë ligjor për prishjen e vendimit.

  • Gjykata Administrative e Apelit ka interpretuar në mënyrë të gabuar konceptin “bashkëthemelues” në ndërmarrjet bujqësore, që përcaktohet nga ligjit 8053/1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”. Ky koncept ka të bëjë me një të drejtë reale që ligji u ka garantuar një seri familjesh që banojnë në fshat dhe në qytet të drejtën të trajtohen sipas ligjeve për ndarjen e tokës bujqësore. Ndërsa koncepti juridik i të drejtës të kthimit dhe kompensimit të pronës është vlerësuar nga Kolegjet e Bashkuara si një rivendosje e të drejtës së shkelur për pronën e trashëguar dhe jo si veprim që fiton pronësinë, pikërisht siç është ligji për kalimin pa shpërblim të tokës bujqësore.

  • Në zbatim të kritereve të VKM nr.452 datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, në pikën 2 pg. i dytë përcaktohet ndër të tjera se: “… toka do të jepet në përdorim ku do të përfitojnë dhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve me banim në qytet dhe anëtarëve themelues të kooperativës bujqësore ose NB që banojnë në territorin e ndërmarrjes…”. Ndërsa në pikën 9 përcaktohet se: “Për ndarjen e tokës ngarkohet komisioni qendror i tokës. Komisioni i ndarjes së tokës në rreth dhe drejtorit e NB”. Në rastin konkret toka është ndarë nga Drejtoria e NB, Komisioni përkatës i Fshatit Hamall, duke e përcaktuar atë si bashkëthemelues që banon në territorin e kësaj NB-je, fakt i pasur parasysh nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ndërkohë, Gjykata Administrative e Apelit Durrës, pa bërë asnjë lloj analize, e ka çmuar të pavlefshëm aktin e marrjes së tokës në pronësi të palës së paditur, në kundërshtim me nenin 253 të K.Pr.Civile, sipas të cilit aktet zyrtare kundërshtohen vetëm për falsitet.

  • Në gjykimin në shkallë të parë ne kemi provuar se familja Gjyzeli ka pasur në pronësi të saj 170 dy tokë në Fshatin Hamallë dhe se e drejta e përfitimit si bashkëthemelues i NB-së i të paditurit Myslym Gjyzeli është plotësisht e bazuar në ligj dhe akte nënligjore. Pikërisht, përfshirja e kësaj sipërfaqe jo të vogël në ngritjen e Kooperativës Bujqësore dhe më vonë në N.B. Hamallë, formon konceptin e plotë juridik të bashkëthemeluesit dhe të drejtën e tij për tu pajisur me një pjesë të asaj toke që i përket 1/17 sipas ligjit për ndarjen pa shpërblim të tokës në N.B. dhe kooperativat Bujqësore.



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e Gjyqtarit Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,




V Ë R E N

Rrethanat e çështjes

  1. I padituri Myslim Gjyzeli, ka marrë në pronësi 10 dynym tokë bujqësore, me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi nr.391, dt. 30.04.1996 (më poshtë ATMP), të lëshuar nga Komisioni i Ndarjes së Tokës në Fshatin Hamall, Bashkia Sukth.

  2. Me datë 07.07.2008 Komisioni i Vlerësimit dhe Verifikimit të Titujve të Pronësisë, ( më poshtë K.V.V.T.P.) pranë Prefektit të Qarkut Durrës, bazuar në kontrollin e planifikuar në zonën me përparësi turizmin dhe me kërkesë të Familjes Qorralliu ( nr.502 datë 11.09.2009), ka marrë në shqyrtim vlefshmërinë ligjore të ATMP nr.391 datë 30.04.1996, lëshuar në emër të të paditurit Myslim Gjyzeli nga Komisioni i Ndarjes së Tokës në Fshatin Hamallaj. Me vendimin nr.154, dt. 25.02.2013 K.V.V.T.P. Qarku Durrës, lidhur me sipërfaqen e dhënë në pronësi të paditurit Myslim Gjyzeli, ka marrë vendim: "1. T`i shfuqizojë Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi nr.391, dt. 30.04.1996, mbi tokën bujqësore me zë kadastral "Arë”, të ndodhur në Fshatin Hamall, Bashkia Sukth, Rrethi Durrës, ZK 1925. “

  3. Ky vendim është marrë për shkak se është arritur në konkluzionin se janë trajtuar me tokë bujqësore shtetas (ndër të cilët edhe i padituri) të cilët nuk kanë qenë subjekte të Ligjit nr.7501 "Për tokën", të VKM nr.452, dt. 17.10.1992 "Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore" dhe Ligjit nr.8053, dt. 21.12.1995 "Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore". Mbi këtë bazë, pala paditëse, Prefekti i Qarkut Durrës ka ngritur padinë objekt gjykimi.

  4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.2887 datë 15.11.2011 ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, pranë Prefekturës së Qarkut Durrës me objekt pavlefshmërinë e aktit administrative të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.391 datë 30.04.1996 të shtetasit Myslim Hamid Gjyzeli, anulimin e tij, kthimin e pronës në pronësi të shtetit. Në këtë vendim kjo gjykatë ka arsyetuar se akti i marrjes së tokës në pronësi për të paditurin, është i bazuar në ligjin material. I padituri ka paraqitur prova që krijojnë bindje se ai është përfitues i ligjshëm i sipërfaqes prej 10 dynym tokë, në cilësinë e bashkëthemeluesit të Kooperativës Bujqësore Hamall, e cila më vonë është shndërruar në ndërmarrje bujqësore sipas Ligjit nr.8053, dt. 21.12.1995 "Mbi kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore". Akti është lëshuar nga organi kompetent, përkatësisht Komisioni i Ndarjes së Tokës në Fshatin Hamall, i ngritur nga Drejtoria e N.Bs-së, brenda kufijve të kompetencave ligjore. Në kuptim të neneve 115 dhe 116 të K.P.A, akti nuk mund të deklarohet i pavlefshëm. Po kështu, gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se në kuptim të nenit 123 të K.P.A. kërkesa për pavlefshmërinë e këtij akti, duhet bërë brenda afatit ligjor të parashkrimit, në respektim të parimit të sigurisë juridike. Më konkretisht afati i ankimit është 10 vjet. Akti është lëshuar në vitin 1996 dhe padia është ngritur në vitin 2010. Në rastin konkret kanë kaluar 14 vjet nga lëshimi i aktit dhe padia është parashkruar.

  5. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me vendimi nr.1082 datë 26.03.2014 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.2887 datë 15.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe pranimin e padisë së Prefektit të Qarkut Durrës. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.391 datë 30.04.1996 mbi tokën bujqësore me zë kadastral "arë" të ndodhur në fshatin Hamallaj, Bashkia Sukth, Rrethi Durrës, Zona Kadastrale 1925, nr.Parcele 2/1 me sipërfaqe 10.000 m2 në emër të të paditurit Myslim Gjyzeli, si dhe kthimin e kësaj pasurie në pronësi të shtetit.

  6. Në këtë vendim kjo gjykatë ka arsyetuar se titujt e pronësisë për tokat bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore janë të vlefshëm vetëm kur ato janë krijuar sipas dispozitave të ligjit nr.8053, datë 21.12.1995 "Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore" dhe procedurave të përcaktuara në udhëzimin nr.106, datë 23.2.1996, të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit "Për procedurat e kalimit të tokës nga përdorimi në pronësi” (neni 4 i këtij ligji). Sipas Gjykatës Administrative të Apelit, babai i të paditurit nuk ka qenë punonjës i NB Sukth, sektori Hamall, e për rrjedhojë nuk është subjekt përfitimi sipas VKM nr.452, dt. 17.10.1992 "Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore" si dhe Ligjit nr.8053, dt. 21.12.1995 "Për kalimin në pronësi pa shpërblim e tokës bujqësore".

  7. Kundër vendimit nr.1082 datë 26.03.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Durrës ka ushtruar rekurs i padituri Myslym Gjyzeli i cili ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, duke parashtruar shkaqet e përmendura në mënyrë të përmbledhur në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


Vlerësimi i Kolegjit Administrativ


  1. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pasi u njoh me dosjen gjyqësore, vendimet e gjykatave dhe shkaqet e parashtruara në rekurs vlerëson se vendimi i Gjykatës Administrative të apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar dhe si rrjedhojë vendimi duhet prishur dhe çështja duhet kthyer për rigjykim në gjykatë të apelit.

  2. Një ndër shkaqet e rekursit të parashtruara nga pala rekursuese ka të bëjë me faktin se nga ana e Gjykatës Administrative të Apelit nuk është pasur parasysh zbatimi i nenit 49/2 të Ligjit 49/2012, dispozitë e cila detyronte këtë gjykatë që të njoftonte palët lidhur me datën dhe orën e shqyrtimit të çështjes. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se nuk ndodhet asnjë akt i cili të dokumentojë faktin e njoftimit të palëve ndërgjyqëse.

  3. Neni 49/2 i Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ka parashikuar se: “Sekretaria e gjykatës njofton palët rregullisht për përbërjen e trupit gjykues, datën, orën dhe vendin e shqyrtimit të çështjes të paktën 15 ditë përpara. Palët kanë të drejtë të paraqesin deri 5 ditë para seancës së shqyrtimit të çështjes parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim dhe kundër ankim.” Më pas, me ndryshimet e Ligjit 100/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” neni 49, pika 2, është ndryshuar dhe pas fjalëve "Sekretaria e gjykatës njofton palët rregullisht" janë shtuar fjalët "sipas rregullave procedurale në gjykimin civil në Gjykatën e Lartë". Ky ndryshim është miratuar me datë 31.07.2014 dhe është botuar në Fletoren zyrtare nr.137, të datës 01.09.2014. Sipas nenit 7 të këtij ligji, ai hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është dhënë me datë 26.03.2014.

  4. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se duhet të marrë në shqyrtim rëndësinë e ndikimit të moszbatimit të kësaj dispozite në procesin e rregullt ligjor dhe vendimmarrjen e gjykatës së apelit. Ligji 49/2012 ka parashikuar shprehimisht se në gjykimin administrativ do të përdoren rregulla gjykimi të njëjta me ato të parashikuara në K.Pr.Civile, përveç rasteve kur vetë ligji 49/2012 ka kryer një rregullim të veçantë dhe të ndryshëm nga K.Pr.Civile. Këtë rregull e parashikon neni 1 pg.2 i ligjit 49/2012 sipas të cilit: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.” Në nenin 49 të ligjit 49/2012 ishte parashikuar detyrimi i Gjykatës së Administrative të Apelit që palët në një mosmarrëveshje të njoftoheshin rregullisht lidhur me datën, orën e gjykimit, e po kështu edhe përbërjen e trupit gjykues. I njëjti parashikim vlente edhe për Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë në nenin 61/2 të këtij ligji.

  5. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vë në dukje se ligji 49/2012 ka parashikuar rregulla të ndryshme procedurale lidhur me zhvillimin e gjykimit, një ndër të cilat është kryerja e gjykimit në dhomë këshillimi dhe njoftimi i palëve për këtë lloj gjykimi. Në këtë drejtim, neni 49/2 ( ashtu si edhe neni 61/2) i Ligjit 49/2012 në mënyrë shprehur ka parashikuar një rregullim të ndryshëm nga gjykimi civil, sipas të cilit në gjykatë të apelit dhe në Gjykatë të Lartë njoftimi i palëve kryhet me shpallje. Sipas neneve 49 dhe 61 të Ligjit 49/2012, kur respektivisht, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë caktonin një çështje për shqyrtim në dhomë këshillimi, ato duhej të njoftonin palët duke respektuar rregullat e gjykimit në shkallë të parë. Kjo do të thotë, që ligji 49/2012 imponoi zbatimin e rregullave të gjykimit të parashikuara nga nenet 130 e në vijim të K.Pr.Civile, që normojnë procedurën e njoftimit të palëve në një proces gjyqësor civil.

  6. Arsyeja e këtij rregullimi ligjor kishte të bënte me faktin se Gjykata Administrative e Apelit, ndryshe nga gjykimi civil, mund të zgjidhte çështjen në dhomë këshillimi, pra pa praninë e palëve, sipas rregullave të gjykimit administrativ, mbi bazë dokumentesh. Për këtë arsye, ligji parashikoi detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit, që të shqyrtonte një çështje në dhomë këshillimi vetëm pasi kishte njoftuar palët. Po kështu, ky rregullim ligjor parashikoi mundësinë e palëve që, pavarësisht se nuk merrnin pjesë në gjykimin në dhomë këshillimi, brenda një afati kohor të përcaktuar nga ligji, kishin të drejtë të paraqisnin me shkrim pretendimet e tyre para Gjykatës Administrative të Apelit, e po kështu edhe provat që nuk kishin mundur t`i paraqesin në gjykimin në shkallë të parë. Nisur nga fakti se gjykimi në dhomë këshillimi në gjykimin administrativ në Gjykatë të Apelit kryhet mbi bazë dokumentesh dhe pa u dëgjuar palët, ligjvënësi e pa të arsyeshme vendosjen e këtij kushti për zhvillimin e gjykimit.

  7. Në këtë drejtim, mosrespektimi i një detyrimi të tillë, u hiqte palëve ndërgjyqëse, mundësinë që të parashtronin pretendimet e tyre para Gjykatës Administrative të Apelit, e po kështu edhe paraqitjen e provave dokumentare. Është detyrim i gjykatës që të kujdeset për zhvillimin e rregullt të procesit gjyqësor. Pamundësia e palëve ndërgjyqëse për të ushtruar një të drejtë të njohur nga ligji, në drejtim të paraqitjes së çështjes para gjykatës, ka të bëjë me shkeljen e të drejtës së pjesëmarrësve në proces, kusht i domosdoshëm për të patur një proces të rregullt ligjor (neni 131/f i Kushtetutës). Në këtë drejtim, gjykata nuk ka respektuar një ndër parimet kryesore në të cilat bazohet procesi gjyqësor civil sikundër është ai i kontradiktoriotetit (nenet 20 - 21 të K.Pr.Civile) (Shiko Vendimin nr.4, datë 1.2.2006 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë). Në këtë mënyrë, nuk i ka dhënë mundësi palëve ndërgjyqëse të shfrytëzojnë të gjitha mjetet procedurale të garantuara nga ligji në drejtim të realizimit të drejtës për të parashtruar çështjen para gjykatës e për t`u mbrojtur.

  8. Me ndryshimet e mëvonshme (me anë të ligjit 100/2014) u hoq detyrimi i Gjykatës Administrative të Apelit dhe i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të kryer njoftimin e palëve sipas rregullave të gjykimit në shkallë të parë, në kohën kur u zhvillua gjykimi i çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit, ky detyrim ishte në fuqi dhe nuk mund të anashkalohej nga gjykata. Ligji u kishte krijuar pritshmërinë palëve ndërgjyqëse se ata do të njoftoheshin lidhur me zhvillimin e procesit ndaj tyre, me qëllim dhënien e mundësisë për ushtrimin e të drejtës së tyre të mbrojtjes. Ndërkohë, me ndryshimin e kryer me anë të ligjit 100/2014, tashmë palët ndërgjyqëse njoftohen me shpallje, sipas rregullave të gjykimit civil në gjykatë të apelit dhe duhet të tregojnë kujdesin e nevojshëm për të marrë dijeni për gjykimin dhe realizimin e të drejtës së tyre për të paraqitur parashtrimet e tyre para Gjykatës Administrative të Apelit. Për këtë arsye, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, pa hyrë në shqyrtimin në themel të çështjes, vlerëson se vendimi nr.1082 datë 26.03.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë duhet prishur dhe çështja duhet kthyer për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar.


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1082 datë 26.03.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 05.11.2015


Nr. 31001-00531-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4555 i Vendimit (585)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   59   60   61   62   63   64   65   66   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish