Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet47/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   43   44   45   46   47   48   49   50   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Edmond Islamaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
në seancën e datës 25.11.2015, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

PERSON NËN HETIM: ARTAN TUSHE (dtl.1973)


DYSHUAR:

Për kryerjen e veprës penale

“Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”,

parashikuar nga N.259 i K.Penal.

OBJEKTI:

Vleftësim të ligjshëm të ndalimit.

Caktimin e masës së sigurimit.

Baza ligjore: Nenet 251, 238 të K.Pr.Penale.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.779 akti, datë 15.03.2015 ka vendosur:

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Artan Tushe të bërë në datën 12.03.2015.

Caktimin si masë të sigurisë personale për personin nën hetim Artan Tushe, atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.490, datë 08.04.2015 ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.779 regj, datë 15.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me vleftësimin e ligjshëm të ndalimit.



Ndryshimin e vendimit të mësipërm në lidhje me caktimin e masës së sigurimit, duke i caktuar personit nën hetim Artan Tushe masën e sigurimit “arrest në shtëpi” në banesën e tij në adresën Bulevardi Gjergj Fishta, kulla 3/1, ap.6, Tiranë.
Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar rekurs Prokurori pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, i cili kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe miratimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar këto pretendime:

  • Siç rezulton dhe nga aktet e shqyrtimit gjyqësor ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim Artan Tushe ka konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 269 të K.Penal. Ky dyshim i arsyeshëm bazohet në prova të tilla si me procesverbalet e transkriptimit të përgjimeve, por dhe me materialet e shfaqur ne Tv Agon, Gazetën Koha Jonë dhe në rrjetin social “You Tube”, dhe me raport shërbimet e policisë.

  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vlerësuar drejt rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale të konsumuar nga personi nën hetim Artan Tushe dhe përshtatshmërinë e masës së sigurimit “arrest në burg” me nevojat e sigurisë. Vepra penale e parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal parashikon në sanksionin e saj dënimin me burgim nga 2 deri ne 8 vjet dhe mundësia për një dënim të lartë për këtë vepër mund ta shtyjë personin nën hetim Artan Tushe ti shmanget hetimit dhe të largohet, kjo dhe për faktin se u kap duke u përpjekur për tu larguar nga Shqipëria.

  • Rrezikshmëria shoqërore e veprës bëhet më e madhe po të kihen parasysh rrethanat e kryerjes së veprës penale nga personi nën hetim Artan Tushe që e bëjnë rrezikshmërinë e veprave dhe të autorit të tyre të një natyre të veçantë duke u përmbushur një kriter i veçantë i caktimit të masës së sigurimit arrest në burg siç është ai i parashikuar nga neni 230/1 i K.Pr.Penale.

  • Gjykata me të drejtë ka mbajtur në konsideratë përhapjen e madhe të kësaj vepre penale dhe nisur nga rrethanat e kryerjes së veprës penale ekziston mundësia që ai të kryejë sërish të njëjtën vepër apo dhe vepra penale edhe me të rënda.

  • Mendojmë se Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin nr.490 datë 08.04.2015 duke pranuar pretendimin e personit nën hetim se nuk ka qenë i dënuar, ndaj dhe nuk duhet të vendoset masa e sigurimit “Arrest në burg”, nuk është mbështetur në prova dhe në ligj ndaj të mos merret në konsideratë.

  • Fakti se Gjykata e Apelit e pranon se ndaj personit nën hetim Artan Tushe duhet të caktohet një masë sigurimi, provon se ndaj tij në respektim të nenit 228 të K.Pr.Penale, ka dyshime të bazuara në prova se ai ka konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 të K.Penal. Nga provat e administruara gjatë gjykimit provohet se nga mënyra e kryerjes së veprës penale rrezikshmëria shoqërore e personit nën hetim Artan Tushe është e madhe, masë sigurimi më e përshtatshme është ajo e “arrestit në burg”

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË



Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Shkëlzen Selimi; prokurorin Madrid Kullolli, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; mbrojtësin e personit nën hetim Artan Tushe, av.Petrit Serjani, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Vendimi nr.490, datë 08.04.2015 i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedurial penal, dhe si i tillë duhet të prishet dhe të lihet në fuqi vendimi nr.779 regj, datë 15.03.2015 i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë.


  1. Rrethanat e faktit


Në bazë të akteve të ndodhura në fashikullin e masës së sigurimit si dhe të provave të paraqitura në seancë gjyqësore të shqyrtimit të masës ka rezultuar e provuar se:

  1. Personi nën hetim Artan Tushe, është banor i qytetit të Tiranës dhe ka qenë me detyrën e Shefi i Zonës nr.l në Zyrën Vendore të Regjistriit të Pasurive të PaluajtshmeTiranë.

  2. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal nr.8243 për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

  3. Sipas materialit referues ka rezultuar se shtetasi Artan Tushe, me detyrë Shefi i Zonës nr.l në ZVRPP Tiranë në bashkëpunim dhe me persona të tjere ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, duke përfituar shuma parash për lëshimin e çertifikatave në kundërshtim me ligjin, për lëshimin e dokumenteve të pronesisë vetëm me pagesën e shumave të parave, falsifikimit të dokumenteve zyrtare etj. Në këto rrethana organi procedues pas regjistrimit të procedimit penal ka vendosur kryerjen e përgjimeve në ambiente publike dhe përgjimin e bisedave telefonike të shtetasit Artan Tushe me persona të tjerë.

  4. Më datë 12.03.2015, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.2392 për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, të parashikuar nga neni 259 i K.Penal, në ngarkim të shtetasit Artan Tushe. Me vendim të organit procedues është vendosur bashkimi i procedimit penal nr.8243 me procedimin penal nr.2392 në një procedim të vetëm, atë me nr.8243 për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

  5. Nga aktet ka rezultuar se i ndaluari Artan Tushe ka marrë nga një shtetas shumën prej 500 (pesëqind) euro në këmbim të përpilimit të dokumentacionit të pronësisë për qytetarin. Këto të dhëna janë administruar si dokument me procesverbalin e kqyrjes së të dhënave datë 11.03.2015 dhe në procesverbalin e kqyrjes dhe marrjes së Provës materiale datë 10.03.2015.

  6. Nisur nga faktet e mësipërme është kryer ndalimi i shtetasit Artan Tushe në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

  7. Personi nën hetim Artan Tushe, nëpërmjet përfaqësuesit të tij, nuk ka pranuar që të ketë dyshime të arsyeshme e aq më pak të bazuar në prova, për veprën që i atribuohet.

  8. Në seancën gjyqësore të zhvilluar pranë Gjykatës së Lartë, prokurori paraqiti edhe kërkesën për gjykim për të pandehurin të Artan Tushe, depozituar pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, si i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga N.259 dhe N.248 të K.Penal.




  1. Procedurat gjyqësore




  1. Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.779 akti, datë 15.03.2015 ka vendosur:

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Artan Tushe të bërë në datën 12.03.2015.

  2. Caktimin si masë të sigurisë personale për personin nën hetim Artan Tushe, atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.PR.Penale.

  1. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.490, datë 08.04.2015 ka vendosur:

  1. Miratimin e vendimit nr.779 regj, datë 15.03.2015 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, në lidhje me vleftësimin e ligjshëm të ndalimit.

  2. Ndryshimin e vendimit të mësipërm në lidhje me caktimin e masës së sigurimit, duke i caktuar personit nën hetim Artan Tushe masën e sigurimit “arrest në shtëpi” në banesën e tij në adresën Bulevardi Gjergj Fishta, kulla 3/1, ap.6, Tiranë.

  1. Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar rekurs Prokurori pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, i cili kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe miratimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar pretendimet e paqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.




  1. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar




  1. Gjykata e Apelit Tiranë, e ka gjetur të gabuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me masën e sigurimit të caktuar dhe ndër të tjera arsyeton se: “...Por duke patur parasysh rrethanat e ngjarjes, pasojat e saj, sanksionin penal që parashikon kjo vepër, personalitetin e të arrestuarit, Gjykata e Apelit konkludon se nuk kanë ekzistuar kushtet dhe kriteret e parashikuara nga nenet 228, 229, 230 dhe 238 të K.Pr.Penale, për caktimin ndaj tij të masës shtrenguese “Arrest në burg” dhe ky vendim duhet ndryshuar. Sa më sipër, Gjykata çmon se i hetuari rezulton i padënuar më parë për ndonjë vepër penale. Përsa i përket pretendimeve të ngritura në ankim dhe gjykim nga ana e personit nën hetim Gjykata e Apelit Tiranë çmon ti marr parasysh, për faktin se janë kriteret për të vendosur masën më të butë të sigurimit personal, pasi caktimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi“, është më e përshtatshme për rastin konkret...Sipas dispozitës së nenit 228 të K.Pr.Penale, masat e sigurimit personal vendosen kur ekzistojnë tre kushte, që janë: rreziku i marrjes ose vërtetësisë së provës, kur ekziston rreziku i ikjes ose i largimit të personit dhe për shkak të personalitetit të të pandehurit dhe rrethanave që ai mund të kryeje një krim të njëjtë, apo më të rëndë se ai për të cilin akuzohet. Nëse personi nën hetim është ose jo autor i veprës penale kjo është një çështje që lidhet me gjykimin në themel dhe me procesin e të provuarit, por nëse ndaj tij duhet caktuar një masë sigurimi personal, kjo është një çështje që lidhet me kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligj dhe që janë të ndryshme nga ato të gjykimit të çështjes në themel. Gjykata çmon gjithashtu se masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, nuk do të pengonte hetimet e çështjes penale...”




  1. Në lidhje me rekursin e paraqitur




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se shkaqet e parashtruara në rekurs, kanë rezultuar të bazuara në ligj (Neni 432 i Kodit të Procedurës Penale) dhe si të tilla, do të pranohen.

  2. Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë përsa i përket llojit të masës së sigurimit të caktuar për të dyshuarin Artan Tushe, është rrjedhojë e zbatimit jo të drejtë të ligjit dhe kjo ka sjellë që edhe vendimi i gjykatës të jetë i cenueshëm.

  3. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues, “arrest në shtëpi”, nuk ka marrë parasysh kriteret e përgjithshme për caktimin e masave të sigurimit, neni 229 i Kodit të Procedurës Penale1 dhe rrethanat konkrete që kanë ekzistuar, të cilat bëjnë të aplikueshëm kriteret e veçanta për caktimin e masës së sigurimit arrest në burg neni 230 i K.Pr.Penale2.

  4. Gjykatat kanë arsyetuar drejt se ndaj personit nën hetim Artan Tushe, ka një dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova se nga ana e tij është kryer vepra penale e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga N.259 i K.Penal. Prokurori për t’i krijuar bindje gjykatës në lidhje me ekzistencën e faktit penal dhe se autori i dyshuar është personi nën hetim gjatë seancës gjyqësore për shqyrtimin e masës së sigurimit në materialin e fashikullit ka paraqitur prova bindëse, si: informacion i referimit të veprës penale, datë 06.11.2014; raport shërbimi i policisë gjyqësore datë 21.10.2014; raport shërbimi i policisë gjyqësore datë 05.11.2014; kërkesa e prokuroit për lejimin e përgjimeve të bisedave telefonike, e shoqëruar me vendimin e gjykatës nr.16 regj.themeltar, datë 30.01.2015; nr.16/1 regj.themeltar, datë 20.02.2015; nr.25 regj.themeltar, datë 06.02.2015; nr.25 regj.themeltar, datë 20.02.2015 të shoqëruara me procesverbalet e transkipteve të këtyre bisedave telefonike.

  5. Vepra penale e Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga N.259 i K.Penal për të cilën dyshohet shtetasi Artan Tushe nuk rezulton të jetë parashkruar, amnistuar apo depenalizuar ç’ka plotëson formalisht mundësinë e zbatimit ndaj tij të një mase sigurimi.

  6. Përsa i përket nevojave të sigurimit gjykata e shkallës së parë e ka argumentuar caktimin si masë sigurimi personal “arrest në burg” me rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale dhe të autorit. Si edhe përkrah mendimin e prokurorisë se ekziston rreziku i marrjes së provës dhe i largimit të personit nën hetim, pasi ai është ndaluar në aeroportin e Rinasit.

  7. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se masa e sigurimit “arrest në shtëpi” e caktuar nga gjykata e apelit dhe e argumentuar se: “se i hetuari rezulton i padënuar më parë për ndonjë vepër penale ...Nëse personi nën hetim është ose jo autor i veprës penale kjo është një çështje që lidhet me gjykimin në themel dhe me procesin e të provuarit, por nëse ndaj tij duhet caktuar një masë sigurimi personal, kjo është një çështje që lidhet me kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligj dhe që janë të ndryshme nga ato të gjykimit të çështjes në themel. Gjykata çmon gjithashtu se masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, nuk do të pengonte hetimet e çështjes penale” nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit dhe rrezikshmërisë shoqërore të autorit dhe se ka vend që ndaj personit nën hetim Artan Tushe të caktohet masa e sigurimit “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

  8. Nga shqyrtimi i akteve të paraqitura gjatë shqyrtimit të kërkesës së prokurorit për caktimin e masës së sigurimit si edhe faktit që shtetasi Artan Tushe ka cilësinë e të pandehurit dhe është paraqitur kërkesa për gjykim përpara Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga N.259 dhe N.248 të K.Penal.

  9. Siç u parashtrua më sipër shtetasi Artan Tushe është ndaluar në aeroportin e Rinasit. Kolegji Penal vlerëson se masa më e përshtatshme në rastin konkret është ajo e “arrest në burg”, parashikuar nga N.238 i K.Pr.Penale, duke rezultuar se ekziston rreziku i marrjes së provës dhe i largimit të personit të pandehur, edhe për shkak të marzhit të dënimit të parashikuar për veprat për të cilat do të gjykohet.




  1. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes




  1. Vendimi nr.490, datë 08.04.2015, i Gjykatës së Apelit Tiranë në lidhje me caktimin e masës e sigurimit personal “arrest në shtëpi” është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural dhe si i tillë duhet të prishet.

  2. Kolegji Penal e gjen të drejtë rekursin e paraqitur nga prokurori për të ndryshuar vendimin e gjykatës së apelit e duke vendosur si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Artan Tushe atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 249 pika “8” të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.490, datë 08.04.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.779 akti, datë 15.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tiranë, më 25.11.2015

Kundër

Edmond ISLAMAJ



Nr. 53108-00929-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015- 3011 i Vendimit (191)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   43   44   45   46   47   48   49   50   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish