Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet46/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   157



V E N D O S I

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Gentian Hoxha për rishikim të vendimit nr.02, datë 08.01.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, lënë në fuqi me vendimin nr.10, datë 17.01.2008 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe mos pranuar rekursi me vendimin nr.72, datë 29.01.2010 të Gjykatës së Lartë.


Tiranë, më 18.11.2015
Nr.52602-01020-00-2015 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-2837 i Vendimit (189)

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Artan Zeneli Kryesues

Tom Ndreca Anëtar

Andi Çeliku Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 18.11.2015 mori në shqyrtim çështjen penale me:


KËRKUES: ARBEN BODURI, i mbrojtur nga av. Përparim Sanxhaku
OBJEKTI:

Rishikim i vendimit nr.122, datë 31.10.2002

të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat;

vendimit nr.15, datë 19.01.2007 i Gjykatës së Apelit Vlorë;

vendimit nr.568, datë 17.12.2008 të Gjykatës së Lartë

Baza ligjore: Nenet 449 e vijues dhe 425/1të KPP,

nenet 42/c dhe 51/1 të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009

“Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”,

Rezoluta nr.75, datë 21.05.1975 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës

“Për kriteret e Rregullimit të seancave të mbrojtura në mungesë të të akuzuarit”.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.122, date 31.10.2002, ka vendosur.

Te deklaroje fajtor te pandehurit për veprën penale te marrëdhënieve seksuale me dhune me te mitura te moshës 14-18 vjeç ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 101/1 dhe 25 te KP dhe ne baze te kësaj dispozite, dënimin me nga 9 vjet secilin.

Te deklaroje te pafajshëm te pandehurit e mësipërm për veprën penale te shfrytëzimit te prostitucionit ne rrethana renduese ne bashkëpunim te mbetur ne tentative, vepër kjo e parashikuar nga nenet 14/a, pikat 1 dhe 4 dhe 25 e 22 te KP.
Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.38, date 18.02.2003, ka vendosur:

Mospranimin e ankimit.


Gjykata e Larte me vendimin nr.332, date 13.06.2003, ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga Artimor Ahmetaj kundër vendimit nr.38, date 18.02.2003 te Gjykatës se Apelit Vlore.


Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.15, date 19.01.2007, ka vendosur:

Lënien ne fuqi te vendimit nr.122, date 31.10.2002 te Gjykatës se shkalles se pare Berat.


Gjykata e Larte me vendimin nr.568, date 17.12.2008 ka vendosur:

Lënien ne fuqi te vendimit nr.15, date 19.01.2007 te Gjykatës se Apelit Vlore.


Kërkuesi Arben Boduri ka kërkuar rishikimin e vendimit të formës së prerë të gjykatës së shkallës së parë Berat, duke pretenduar se:

  • Gjykimi i çështjes penale është zhvilluar në mungesë të kërkuesit Arben Boduri, i cili është ekstraduar më datë 22.01.2014 nga Greqia, për vuajtjen e dënimit.

  • I ekstraduari është gjykuar në mungesë dhe ka të drejtën e rishikimit të tij në bazë të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, pasi nuk ka hequr dorë nga rishikimi i vendimit.

  • Kërkuesi Arben Boduri në asnjë rast nuk është vënë në dijeni ndaj procesit penal që po zhvillohej ndaj tij. Ai ne gjykim është mbrojtur nga avokate te caktuar kryesisht nga gjykata, apo te zgjedhur nga familjaret e tij.

  • I dënuari që nuk i fshihet drejtësisë dhe është dënuar në mungesë, kur nuk ka hequr dorë nga e drejta për të marrë pjesë në gjykim, lejohet të paraqesë kërkesë për rishikim, praktikë kjo e konsoliduar tashme edhe nga GJEDNJ, ashtu edhe nga Gjykata Kushtetuese edhe Gjykata e Larte (vendimi nr.00-2015-570 (8), date 28.01.2015).

  • Përveç se, kërkuesi ka qene i mbrojtur nga avokate qe nuk janë zgjedhur prej tij, ne gjykimin e çështjes, pas kthimit të çështjes për rigjykim nga gjykata e apelit Vlore, mbi ankimin e te pandehurve është renduar pozita e tij, duke u rritur dënimi nga 7 vjet ne 9 vjet burgim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, prokurorin Madrid Kullolli, i cili kërkoi rrëzimin e kërkesës se paraqitur për rishikim, mbrojtësin e kërkuesit, i cili kërkoi pranimin e kërkesës për rishikimin e vendimit te formës se prere nr.122, date 31.10.2002 te Gjykatës se shkalles se pare Berat dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se, kërkesa e paraqitur nga kërkuesi Arben Boduri përmban shkaqe ligjore per për rishikimin e vendimit te formës se prere nr.122, date 31.10.2002 te Gjykatës se shkalles se pare Berat.

Rezulton se, organi i prokurorisë ka kërkuar gjykimin e procedimit penal ne ngarkim te kërkuesit dhe te personave te tjerë, mbi bazën e kallëzimit te datës 21.05.2000 dhe datës 24.05.2000 te shtetasve Majlinda Periku, e hallës se saj Liri Perikuka.

Sipas vendimeve te gjykatave, e dëmtuara, banore e fshatit Mbrakull te rrethit Berat me date 21.05.2000, ka qene duke punuar ne are se bashku me te ëmën dhe hallën e saj Liri Periku. E mashtruar nga shoqja e saj Majlinda Periku, e cila i ka premtuar se do ta martonte me një djalë nga Tirana, është larguar nga puna dhe ka shkuar ta takoje atë.

E dëmtuara ka shkuar ne shtëpinë e te gjykuarës Majlinda Periku, është veshur mire me rroba te reja dhe kane dale ne rrugën automobilistike te fshatit te takoheshin me te gjykuarin Alban Skendaj.

Aty është afruar një automjet, ku ishin kërkuesi te gjykuarit e tjerë Arben Boduri dhe Artimon Ahmetaj dhe pasi kane hipur e dëmtuara dhe i gjykuari Alban Skendaj, janë nisur për ne Tirane.

Pasi kane mbërritur ne Tirane kane hyre ne një apartament, ku kane kryer marrëdhënie seksuale me te dëmtuarën, pa dëshirën e saj. Te nesërmen, kur kane dëgjuar ne televizion për përhapjen e lajmit te humbjes se te dëmtuarës e kane kthyer atë ne fshatin e saj.

Ne përfundim te shqyrtimit gjyqësor, gjykata e rrethit gjyqësor Berat me vendimin e formës se prere nr.122, date 31.10.2002, ka deklaruar fajtorë të pandehurit për veprën penale te marrëdhënieve seksuale me dhune me te mitura te moshës 14-18 vjeç ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 101/1 dhe 25 te KP dhe ne baze te kësaj dispozite, dënimin me nga 9 vjet secilin.

Gjate gjykimit te ceshtjes, kerkuesi eshte mbrojtur nga avokate te caktuar nga gjykata dhe ne nje gjykim nga mbrojtes te zgjedhur nga familjaret e tij. Pas fillimit te ekzekutimit te vendimit penal te formes se prere, kerkuesi është dorëzuar nga autoritetet greke tek autoritet shqiptare më datë 22.01.2014 dhe me date 08.05.2015, kërkuesi ka paraqitur kërkesë për rishikimin e vendimit penal te formës se prere, me pretendimin se, nuk ka qene ne dijeni te gjykimit te zhvilluar ndaj tij, ashtu edhe te dënimit, të cilin po e vuan pranë IEVP Kosove, Lushnjë.

Kolegji Penal çmon se, kërkesa e kërkuesit Arben Boduri për rishikimin e vendimit të formës së prerë është e mbështetur në ligj. Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqësore, rezulton se, kërkuesi është gjykuar në mungesë, pa pasur dijeni për procesin gjyqësor në ngarkim të tij dhe ai nuk ka hequr dorë asnjëherë nga garancia për rihapjen e procesit gjyqësor pas ekstradimit.


Ne nenin 449 te KPP, parashikohet se:

1. Në rastet e caktuara me ligj lejohet në çdo kohë rishikimi i vendimeve që kanë marrë formën e prerë, edhe kur dënimi është ekzekutuar ose është shuar...
Ne nenin 51 te ligjit nr.10193/2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, parashikon se:

1. Kur personi i kërkuar ekstradohet, ai gëzon të gjitha të drejtat e parashikuara në nenin 42 të këtij ligji, me përjashtim të rastit kur i ekstraduari ka hequr dorë nga këto të drejta dhe kur shteti i kërkuar e ka përcaktuar një gjë të tillë shprehimisht në kërkesë…
Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nr.26/2012 eshte shprehur se:

...Gjykata, në jurisprudencën e saj, ka theksuar se e drejta e palëve për të qenë të pranishme dhe për t’u mbrojtur në procesin gjyqësor, janë aspekte të rëndësishme të procesit të rregullt ligjor, në përputhje me nenin 42 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së.

Referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), Gjykata ka përcaktuar ndër vite, disa standarde në lidhje me gjykimin në mungesë sipas të cilave: a) i pandehuri ka të drejtë të jetë i pranishëm në procesin gjyqësor të kryer në ngarkim të tij; b) i pandehuri mund të heqë dorë vullnetarisht nga ushtrimi i kësaj të drejtë; c) i pandehuri duhet të jetë në dijeni për ekzistencën e një procesi gjyqësor në ngarkim të tij; ç) duhet të ekzistojnë instrumente paraprake ose riparuese për të shmangur procese në ngarkim të të pandehurit, ose për të siguruar një proces të ri dhe, nëpërmjet depozitimit të provave të reja, të drejtën e mbrojtjes që nuk ka qenë e mundur të ushtrohet personalisht në procesin e zhvilluar në mungesë, të përfunduar tashmë (shih vendimet nr.30, datë 17.06.2010, nr.45, datë, më 10.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

Sipas praktikës së kësaj Gjykate si dhe të GJEDNJ-së, është detyrë e autoriteteve shtetërore përkatëse që të njoftojnë në mënyrë rigoroze, konform kërkesave procedurale, të pandehurin ndaj të cilit ka filluar një proces penal, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet në përfundimin se i pandehuri ka hequr dorë me vullnetin e tij të lirë nga pjesëmarrja në gjykim. Vërtetimi i këtyre fakteve, sipas Gjykatës, është detyrë e organeve kompetente. Me këtë detyrim të organeve përkatëse shtetërore, për të njoftuar në mënyrë rigoroze të pandehurin dhe për të provuar se ai i fshihet drejtësisë, është e lidhur e drejta e tij për të marrë pjesë në gjykim, si dhe e drejta e gjykatës për të vendosur për gjykimin e tij në mungesë, kur janë respektuar në mënyrë rigoroze dispozitat për njoftimin (shih vendimet nr.30, datë 17.06.2010, nr.45, datë, më 10.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

Gjykata, gjithashtu, është shprehur se duhet të pranohet mbrojtësi i zgjedhur nga familjarët e të pandehurit vetëm nëse provohet se ata po veprojnë në bazë të porosisë që kanë marrë nga i pandehuri. Pra, lejohet zgjedhja e avokatit nga ana e familjarëve vetëm nëse këta të fundit shprehin vullnetin e të pandehurit për të hequr dorë nga pjesëmarrja në proces dhe jo të investohen me këtë zgjedhje nëse ata nuk kanë kontakte me të pandehurin, çka, është detyrë e organeve kompetente shtetërore. Në këtë mënyrë është rigoroz zbatimi i procedurave të njoftimit (shih vendimet nr.30, datë 17.06.2010, nr.45, datë, më 10.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

Si konkluzion, sipas jurisprudencës së kësaj Gjykate, në radhë të parë është e domosdoshme që i pandehuri duhet të ketë dijeni në se ndaj tij ka filluar një proces penal dhe, në radhë të dytë, ky duhet të heqë dorë vullnetarisht nga pjesëmarrja në të. Gjykata ka arritur në këtë përfundim, për arsye se heqja dorë nënkupton një akt vullneti nga ana e të pandehurit, që siç është pranuar nga teoria e së drejtës penale, për të pasur një akt vullnetar, duhet të ketë në radhë të parë një proces të brendshëm të perceptimit të realitetit nga ana e të pandehurit dhe më pas një proces të brendshëm vendimmarrjeje prej tij ((shih vendimet nr.30, datë 17.06.2010; nr.45, datë 10.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

Veç sa me sipër, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka miratuar Rezolutën (75) 11 “Për kriteret e gjykimit në mungesë të të akuzuarit”, duke u rekomanduar shteteve anëtare që të mbajnë parasysh 9 rregulla minimale: (i) askush nuk duhet të gjykohet pa pasur një thirrje për gjyq në kohë; (ii) kjo thirrje për gjyq duhet të ketë të sanksionuara edhe pasojat nëse i akuzuari nuk vjen në gjykim; (iii) kur gjykata vëren se edhe pse i akuzuari është njoftuar dhe nuk është paraqitur, ajo, nëse çmon se prania e tij në proces është e pazëvendësueshme ose beson se i akuzuari është penguar të paraqitet, duhet të vendosë shtyrjen e procesit; (iv) i akuzuari nuk duhet të gjykohet në mungesë, nëse është e mundur të transferohen procedimet te një shtet tjetër ose të aplikohet për ekstradim; (v) kur i akuzuari gjykohet në mungesë, provat duhet të merren në mënyrë të zakonshme dhe mbrojtja duhet të ketë të drejtë të ndërhyjë; (vi) një vendim gjykate, i dhënë në mungesë, duhet t’i njoftohet personit sipas rregullave për njoftimet dhe marrjes dijeni brenda afatit të parashikuar për apelim. Ky afat duhet të fillojë që nga dita e marrjes dijeni efektivisht të personit, përveçse kur ai qëllimisht i fshihet drejtësisë; (vii) çdo personi të gjykuar në mungesë, duhet t’i jepet e drejta për apelim, me çdo lloj mjeti ligjor që do t’i ishte dhënë sikur ai të ishte i pranishëm; (viii) për personin e gjykuar në mungesë, të cilit nuk i është bërë njoftimi në mënyrën e duhur, duhet të ketë një mjet ankimi që t’i mundësojë atij shfuqizimin e vendimit; (ix) një person i gjykuar në mungesë, por që njoftimi i është bërë në rregull, duhet të ketë të drejtën e një rigjykimi në mënyrën e zakonshme, nëse ai mund të provojë mungesën e tij para gjykatës për arsye të pavarura nga vullneti i tij.

Duke u bazuar në këto parime, edhe GJEDNJ-ja ka përcaktuar kritere të qarta dhe të plota për drejtësinë kushtetuese lidhur me gjykimin në mungesë. Ajo ka theksuar se e drejta e një personi të akuzuar, për të qenë i pranishëm në seancën dëgjimore të akuzave të ngritura kundër tij, është thelbësore për një proces të drejtë (Ektabani kundër Suedisё, 1988; Vaundelle kundër Francës, 2003). Kjo përfshin jo vetëm praninë fizike, por edhe aftësinë për të dëgjuar dhe ndjekur procedimet, për të kuptuar provat dhe argumentet, për të orientuar përfaqësuesit ligjorë dhe për të dhënë fakte. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur procedimet kanë natyrë kontradiktore. Shteti ka detyrimin për t’i dhënë të pandehurit një njoftim efektiv dhe të përshtatshëm për seancën dhe të marrë masa për të siguruar praninë e tij (Poitrimol kundër Francёs, 1993; Spinatto kundër HMP Brixton dhe Italisё, 2001). Gjykata thekson se është e një rëndësie thelbësore, që i akuzuari të jetë i pranishëm në seancë, sepse ai ka të drejtën të dëgjohet, por edhe sepse ai ka nevojë t’i verifikojë gjykatës vërtetësinë e thënieve të tij dhe t’i krahasojë këto me të palës tjetër ose dhe të dëshmitarëve. Ligjvënësi duhet të jetë në gjendje të mos nxisë mungesa të pajustifikueshme (Geyseghem kundёr Belgjikёs, 1999). Edhe pse nuk është absolute, e drejta e çdokujt, të akuzuar për një vepër penale, për t’u mbrojtur efektivisht nga një mbrojtës ligjor, është një nga kriteret kryesore të gjykimit të drejtë. Një person i akuzuar penalisht nuk e humb këtë të drejtë thjesht për faktin se ai nuk ndodhet vetë personalisht në gjyq (Mariani kundër Francёs, 2005).

GJEDNJ-ja është shprehur gjithashtu se të informosh dikë për një proces të hapur kundër tij, është një akt gjyqësor i një rëndësie të veçantë që duhet bërë në përputhje me kërkesat procedurale dhe thelbësore, të cilat garantojnë ushtrimin efektiv të të drejtave nga ana e të pandehurit. Njoftimi i paqartë dhe joformal nuk mjafton. Ndërkohë, nëse mund të pranohet një njoftim edhe tërthorazi, heqja dorë duhet të jetë e qartë. Është një e drejtë e personit të dënuar in absentia, i cili nuk rezulton se ka hequr dorë në mënyrë të qartë nga e drejta e tij për t’u paraqitur në gjykim, të ketë në të gjitha rastet një vendim të ri mbi akuzat (Sejdovic kundër Italisë, 2000).

KEDNJ-ja u lë shteteve kontraktuese një diskrecion të gjerë lidhur me zgjedhjet e mjeteve, për të siguruar se sistemi i tyre ligjor është në përputhje me kërkesat e nenit 6 tё saj. Detyra e GJEDNJ-së është të shqyrtojë nëse rezultati që KEDNJ-ja kërkon, është arritur nga shtetet kontraktuese. Veçanërisht, mjetet procedurale të ofruara nga legjislacioni i brendshëm dhe praktika duhet të tregojnë se ato kanë qenë efektive, kur një person i akuzuar penalisht nuk ka hequr dorë nga të drejtat e tij për t’u dëgjuar dhe mbrojtur personalisht dhe as nuk i është fshehur drejtësisë (shih vendimet nr.30, datë 17.06.2010; nr.45, datë 10.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

Gjithsesi, jo vetëm shkronja, por as dhe fryma e nenit 6 të KEDNJ-së nuk e ndalojnë një person të heqë dorë nga të drejtat e tij, me dëshirë shprehimisht ose faktikisht. Por, megjithatë, për qëllimet e KEDNJ-së do konsiderohet efektive, që të drejtat e atij, që ka hequr dorë prej tyre, të sanksionohen pa ekuivoke dhe të shoqërohen me një minimum të garancive, për shkak të rëndësisë së tyre. Autoritetet kombëtare kanë një marzh vlerësimi për zgjedhjen e mjeteve në sistemet e tyre ligjore, por me kusht që këto mjete juridike të jenë në përputhje me standardet e vendosura nga neni 6/1 i KEDNJ-së (Colozza kundër Italisë, 1985).



Në këtë drejtim, GJEDNJ-ja është shprehur se “ ... njoftimi i të akuzuarit në lidhje me akuzat në ngarkim të tij përbën një akt të një rëndësie të tillë, ku duhet të ekzistojnë elemente të formës dhe përmbajtjes që të garantojnë ushtrimin efektiv të të drejtave të mbrojtjes nga i akuzuari ... për rrjedhojë një njohuri e pasaktë dhe e marrë nga burime jozyrtare nuk është e mjaftueshme” (Somogyi kundër Italisë, 18.05.2004)...
Kolegjet e Bashkuara te Gjykatës se Larte me vendimin e tyre unifikues nr.1/2014, janë shprehur:

...Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë (më poshtë të cituara “Kolegjet e Bashkuara” ose “Gjykata”) ritheksojnë se e drejta e mbrojtjes, në kuptimin thelbësor të saj, është një e drejtë themelore me karakter kushtetues e cila i përket ekskluzivisht të pandehurit dhe nuk mund të transferohet tek të afërmit.1

Figura e mbrojtësit në procesin penal është e natyrës teknike. Ajo ushtrohet nëpërmjet dhënies së ndihmës juridike për të mbrojturin dhe përfaqësimit të tij në gjykim. Në funksion të autoritetit që jep tagrin e përfaqësimit, legjislacioni ynë procedural penal njeh dy lloje mbrojtësish, përkatësisht: i) atë të zgjedhur nga i pandehuri (neni 48 i KPP), dhe ii) mbrojtësin e caktuar nga organi që procedon, në rast se i pandehuri nuk ka zgjedhur mbrojtës, ose ka mbetur pa të, dhe gjithnjë nëse e kërkon një të tillë (neni 49 i KPP).

Mbrojtësi me marrjen e tagrave ka të drejtat (procedurale) që ligji i njeh të pandehurit, përveç atyre që i rezervohen personalisht këtij të fundit...

Ne interpretim te dispozitave te mësipërme, ne harmoni me Kushtetutën si dhe KEDNJ, dhe qëndrimet e mbajtura nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte, të cilat rregullojnë të drejtën për një proces të rregullt ligjor si dhe garancitë e të pandehurit në një proces penal, i pandehuri i dënuar në mungesë, i cili nuk i fshihet drejtësisë, dhe nuk ka hequr dorë në mënyrë të parevokueshme për të drejtën e tij, për të qenë i pranishëm në gjykim dhe për të zgjedhur mbrojtës personalisht, lejohet të paraqes kërkesë për rishikim, me qëllim ankimin e vendimit të dënimit kundër tij, nëse ka shkaqe nga ato që parashikohen në ligjin procedural penal.

Kolegji Penal vlerëson se, në kushtet kur mbrojtësi i zgjedhur nga familjarët apo ai i caktuar ka ezauruar të drejtën e ankimit dhe kur Gjykata e Lartë është shprehur njëherë me vendim në lidhje me rekursin e paraqitur prej tij, të gjykuarit i lind e drejta të zgjedh mënyra të tjera ankimi, të parashikuara nga ligji, kundër vendimeve gjyqësore që ai kundërshton, siç është kërkesa për rishikim.

Kjo e drejte te gjykuarit i lind, ne momentin qe ai eshte informuar për një proces të zhvilluar kundër tij dhe komunikimin e vendimit perfundimtar, i cili është një akt gjyqësor i një rëndësie të veçantë që duhet bërë në përputhje me kërkesat procedurale dhe thelbësore, të cilat garantojnë ushtrimin efektiv të të drejtave nga ana e të gjykuarit.

Njoftimi i paqartë dhe joformal nuk mjafton, ashtu sikurse konsiderohet nga organi i prokurorise, procesverbali i marrjes ne dorezim te te ekstraduarit. Nga ky procesverbal, nuk rezulton qe te ekstraduarit ti jete vene ne dispozicion vendimi penal i dhene kunder tij, per tu diskutuar nese kerkesa per rishikim e vendimit eshte paraqitur ne aftin ligjor te parashikuar ne ligjin nr.10193/2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”.

Kërkesa për rishikimin e vendimit penal konsiderohet e paraqitur brenda afatit ligjor, përderisa, organi i akuzës nuk provoi se vendimi gjyqësor, si akt i është njoftuar kërkuesit ne respektim te dispozitave procedurale penale.

Pranimi i kërkesës për rishikimin e vendimit penal te formës se prere, ka si synim që të rihapet substancialisht procesi, që te mund të zhvillohet një gjykim kontradiktor dhe që të dëgjohet i pandehuri në lidhje me çështjen, pra që ai te ketë mundësi që të paraqes prova kundër akuzës së ngritur ndaj tij.

Në këto rrethana, në zbatim të dispozitave proceduriale penale që parashikojnë nenet 449 të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit nr.10193/2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, duhet të pranohet kërkesa e paraqitur nga kerkuesi Arben Boduri për rishkimin e vendimit penal te formes se prere te dhene kunder tij.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenet 449 e 453 të KPP


V E N D O S I

Pranimin e kërkesës për rishikim te kërkuesit Arben Boduri.

Prishjen e vendimit nr.568, datë 17.12.2008 të Gjykatës së Lartë te vendimit nr.15, datë 19.01.2007 te Gjykatës së Apelit Vlore dhe te vendimit nr.122, datë 31.10.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe dërgimin e çështjes për rigjykim ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, me tjetër trup gjykues.
Tiranë, më 18.11.2015
Nr. 61004-01849-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-2883 i Vendimit (190)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish