Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet44/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Artan Zeneli Kryesues

Tom Ndreca Anëtar

Andi Çeliku Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

në séancën gjyqësore të datës 18.11. 2015 mori në shqyrtim çështjen penale me:


KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR BERAT
OBJEKTI:

Vleftësimin të ligjshëm të arrestit në flagrance

dhe caktimin e masës së sigurimit,

nenet 228, 229, 230, 244, 249, 251, 252, 259, 258 të KPP


PERSON NË HETIM: TUKE DOMI, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit të narkotikëve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të KP, mbrojtur nga avokatja e caktuar Sonila Cekrezi


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.146, datë 29.05.2015 ka vendosur:

Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Tuke Domi.

Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, duke urdhëruar shtetasin Tuke Domi të paraqitet në policinë gjyqësore çdo të mërkurë, ora 1100.
Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.306, datë 01.07.2015 ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.146, datë 29.05.2015 të gjykatës së rrethit gjyqësor Berat.


Kundёr kёtij vendimi ka bёrё rekurs prokuroria pranë gjykatës së apelit Vlorë, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar se:

  • Gjykatat nuk kane pasur parasysh përhapjen e veprës penale, për të cilën dyshohet se e ka kryer i dyshuari. Gjykatat nuk kanë pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë të veprave penale, por edhe të autorëve të tyre, pasi janë kryer në bashkëpunim dhe me dashje, si shkalla më e lartë e formës së fajësisë.

  • Duke qenë i lirë, i dyshuari mund t’i fshihet hetimit dhe gjykimit. Masa e sigurimit personal e vendosur nga gjykatat nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit, nevojave të sigurimit, por as edhe masës së dënimit që mund të vendoset ndaj tij.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, prokurorin Arqilea Koca, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit Vlorë dhe te vendimit te gjykatës se rrethit gjyqësor Berat, duke u caktuar si mase sigurimi për personin nen hetim ajo e “Arrestit ne burg”, mbrojtësen e personit nen hetim, e cila kërkoi lënien ne fuqi te vendimit te gjykatës së apelit Vlorë dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se, rekursi i paraqitur përmban shkaqe ligjore qe motivojnë cenimin e vendimit nr.306, datë 01.07.2015 të gjykatës së apelit Vlorë dhe te vendimit nr.146, date 29.05.2015 te Gjykatës se rrethit gjyqësor Berat.

Rezulton se, sipas organit te prokurorisë më date 27.05.2015 policia gjyqësore ka organizuar këqyrjen në distance të banesave të shtetasve Afrim, Resmi, Aleks e Tuke (Artur) Domi në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Rreth orës 11.30, policia gjyqësore ka kontaktuar me shtetasin Aleks Domi, i cili po shkonte në një lokal në pronësinë e tij, duke i kërkuar të shkojnë në banesën e tij.

Gjatë lëvizjes, policia gjyqësore ka konstatuar se, shtetasi Resmi Domi, xhaxhai i Aleks Domit dhe i ati i Afrim Domit, ndodhej brenda në një serë. Në serë ndodheshin dhe shtetasit Tuke (Artur) e Afrim Domi, të cilët po shkulnin bimë, të dyshuara si bimë narkotike (në sere janë gjendur e sekuestruar rreth 480 rrënjë).

Në largësi 50 m nga kjo sere është bërë kontroll dhe në serën e shtetasit Aleks Domi, ku u gjendën dhe u sekuestruan bimë të mbjella dhe të varura në tela, për tu tharë, të dyshuara si bimë narkotike (rreth 450 rrënjë).

Në një tunel afër serës janë gjendur e sekuestruar tetë thasë plasmasi të mbushura me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike. Në këto kushte, janë arrestuar në flagrance shtetasit Resmi, Afrim, Aleks e Tuke (Artur) Domi.

Shtetasi Resmi Domi, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, ka deklaruar se, bima narkotike është mbjellë prej tij dhe se veprën penale e ka kryer i vetëm.

Organi i prokurorisë ka kërkuar vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrance të shtetasit Tuke Domi, si dhe caktimin ndaj tij si masë sigurimi, atë të “Arrestit në burg” i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit të narkotikëve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të KP.

Gjykata e rrethit gjyqësor Berat me vendimin nr.146, datë 29.05.2015 ka vleftësuar te ligjshëm arrestin në flagrancë të shtetasit Tuke Domi dhe ka caktuar si mase sigurimi ndaj tij, atë te “Detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore”, çdo të mërkurë, ora 1100. Ky vendim është miratuar nga gjykata e apelit Vlorë me vendimin e saj nr.306, datë 01.07.2015.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs prokuroria pranë gjykatës së apelit Vlorë, e cila kërkon prishjen e tij.

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur dhe tërësinë e gjithë akteve të administruara në dosjen penale, vlerëson se vendimi i gjykatës se apelit, ashtu edhe ai gjykatës se shkalles se pare janë marre ne mosrespektim te dispozitave procedurale.

Të dy gjykatat, si ajo e shkallës së parë dhe ajo e apelit, në caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim Tuke Domi nuk kanë respektuar dhe kanë zbatuar gabim ligjin procedurial penal, e konkretisht kriteret e përgjithshme të parashikuara në dispozitën e nenit 229 të KPP dhe rrethanat konkrete që kanë ekzistuar, të cilat bëjnë të aplikueshëm kriteret e veçanta për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” (neni 230 i KPP).

Masa e sigurimit personal është veprim procedural që kufizon ose heq përkohësisht lirinë e personit ndaj të cilit po zhvillohet një procedim penal. Ky kufizim është i përkohshëm dhe shkalla e tij varet nga nevojat e procesit të hetimit, duke pasur për qëllim që të parandalojë veprimtarinë e mëtejshme kriminale të personit, prishjen apo fshehjen e provave, si dhe të garantojë shlyerjen e dënimit penal që mund të jepet nga gjykata në procesin e gjykimit të akuzës në ngarkim të tij.

Në vazhdim të këtij arsyetimi, në fazën fillestare të procedimit penal është i mjaftueshëm “dyshimi” se personi ndaj të cilit kërkohet të caktohet një masë sigurimi mund të jetë autor i veprës penale, dyshim i cili duhet të mbështetet në prova të mjaftueshme, në përputhje me përcaktimet e nenit 228/1 të K.Pr.Penale, sipas të cilit “Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshem, i bazuar në prova”.

Prandaj me paraqitjen e kërkesës për caktim mase sigurimi personal, detyrë e gjykatës që shqyrton kërkesën është të verifikojë, nëse në gjendjen që ndodhen aktet, ekziston ndaj personit nën hetim një “dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova” në kuptim të nenit 228 të KPP, kjo duke analizuar dhe vlerësuar ato prova që ka paraqitur në gjykim organi i akuzës.

Në çështjen në shqyrtim, gjykatat nuk kane kanë analizuar tërësinë e rrethanave të ngjarjes dhe provat e paraqitura bashkë me kërkesën objekt gjykimi, ne lidhje me verifikimin, praninë (ekzistencën) e kushteve për caktimin e masave të sigurimit personal (neni 228/1 i KPP).
Në nenin 229 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet se:

1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal...
Ne nenin 230, parashikohet se:

...1. Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit...

Në çështjen në shqyrtim, ndryshe nga sa kanë arsyetuar gjykatat në vendimet e tyre, në vlerësim të rrethanave konkrete, Kolegji Penal arrin në konkluzionin se masa e sigurimit e caktuar nga gjykatat e faktit, nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit, nevojave të sigurimit dhe sanksionit penal.

Personi nën hetim dyshohet se ka kryer disa vepra penale; ato paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, për të cilat ligjvënësi ka parashikuar marzhe të larta dënimi me burg; kanë përhapje të gjërë dhe janë tepër të ndjeshme për opinionin publik.

Në këto rrethana, në vlerësim dhe të kritereve të përgjithshme të parashikuara në nenin 229/1/2 të K.Pr.Penale, Kolegji çmon të papërshtatshme çdo masë tjetër sigurimi, duke arritur në përfundimin se ndaj personit nën hetim Tuke Domi, duket të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg”, si e vetmja masë sigurimi personal e përshtatshme, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprave penale dhe autorit të dyshuar për kryerjen e tyre.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441 të KPP


V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.306, datë 01.07.2015 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe te vendimit nr.146, date 29.05.2015 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Berat, duke caktuar si mase sigurimi për personin nen hetim Tuke Domi, atë te “Arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP.

Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Tiranë, më 18.11.2015

Nr.52104 -01029-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-2838 i Vendimit (188)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish