Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet43/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   157


VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Edmond Islamaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 11/11/2015, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.71002-02185-00-2015 Regj.Them., që i përket:
KËRKUES: LORENC SADIKAJ
OBJEKTI:

Kërkohet ndreqja e gabimit në vendimin

nr.56250-00111-00-2014 Regj. Them, nr.00-2015-1201 (103),

datë 10.06.2015 dhënë nga Gjykata e Lartë, Kolegji Penal.

Baza Ligjore: Neni 385 i K.Pr.Penal.


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.103, datë 10.06.2015 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.203, dt. 06.12.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, me këtë ndryshim:

Në bazë të neneve 283/2 të K.Penal e 406 të Kodit të Procedurës Penale, i gjykuari Vezir Thanasi dënohet përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Në bazë të neneve 283/2 të K.Penal e 406 të Kodit të Procedurës Penale, i gjykuari Lorenc Sadikaj dënohet përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Tom Ndreca, në mungesë të mbrojtësit të kërkuesit Lorenc Sadikaj, Av. Ndue Pjetra, dëgjoi prokurorin A. Dollapi, i cili u shpreh për pranimin e kërkesës dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N:

Kërkesa për korigjim gabimi e paraqitur nga kërkuesi Lorenc Sadikaj është e bazuar në ligj e në prova e si e tillë ajo do të pranohet.




  1. Rrethanat e çështjes.

Kërkuesi Lorenc Sadikaj është deklaruar fajtor dhe është dënuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, pasi në datë 12.05.2012, ai është kapur duke udhëtuar bashkë me të gjykuarin tjetër Vezir Thanasi në “Rehovë”, në afërsi të fshatit Golem në Gjirokastër, me 343.2 kg cannabis sattiva, të gjetura në bagazhin e automjetit me të cilin po udhëtonin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.21-2013-915/117, datë 22.05.2013 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vezir Thanasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim dhe bazuar në nenin 283/2 të K.Penal, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Lorenc Sadikaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim dhe bazuar në nenin 283/2 të K.Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 62 të K.Penal revokimin e vendimit nr.8, dt. 17.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për të pandehurin Vezir Thanasi.

Në bazë të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve për të pandehurin Vezir Thanasi duke e dënuar me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të dy të pandehurit fillon nga data e arrestimit dt. 12.05.2012 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së ulët.

Ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.203, dt. 06.12.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Mbi bazën e rekursit të ushtruar nga dy të gjykuarit, çështja është marrë në shqyrtim nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili me vendimin nr.103, dt. 10.06.2015 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.203, dt. 06.12.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, me këtë ndryshim:

Në bazë të neneve 283/2 të K.Penal e 406 të Kodit të Procedurës Penale, i gjykuari Vezir Thanasi dënohet përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Në bazë të neneve 283/2 të K.Penal e 406 të Kodit të Procedurës Penale, i gjykuari Lorenc Sadikaj dënohet përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Kolegji Penal ka vlerësuar të drejtë dhe të bazuar në ligj vendimin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër përsa i përket cilësimit ligjor të veprave penale, fajësisë, llojit dhe masës së dënimit të caktuara për sejcilin të gjykuar duke e lënë atë në fuqi për këtë pjesë por, duke e ndryshuar atë përsa i përket qëndrimit të mbajtur në lidhje me kërkesën e paraqitur prej të gjykuarve për të proceduar me gjykim të shkurtuar dhe duke e pranuar këtë kërkesë dhe duke zbatuar si pasojë nenin 406 të K.Pr.Penale mbi masën e dënimit të caktuar ndaj sejcilit prej tyre.

Më dt. 03.11.2015, përpara kësaj gjykate është paraqitur prej të gjykuarit Lorenc Sadikaj kërkesa me objekt:

Korrigjimin e vendimit nr.103, dt. 10.06.2015 të Gjykatës së Lartë.

Të ndreqet gabimi përsa i përket përllogaritjes së dënimit duke u bazuar në gjykimin e shkurtuar të të dënuarit mbi 10 vitet e dënimit me burg, duke i zbritur 1/3 e dënimit që rezulton në dënimin e Lorenc Sadikaj me 6 vite e 8 muaj burgim.

Duke parashtruar se:

Kërkuesi është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe është dënuar me 10 vjet burgim me vendimin nr.21-2013-915/117, dt. 22.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.203, datë 06.12.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Me vendimin nr.00-2015-1201 (103) dt. 10.06.2015 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.203, dt. 06.12.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me këtë ndryshim: Në bazë të neneve 283/2 të K.Penal e 406 të K.Pr.Penale i gjykuari Lorenc Sadikaj dënohet përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Ky dispozitiv i vendimit të gjykatës është i gabuar pasi është llogaritur mbi dënimin 11 vjet burgim ndërkohë që kërkuesi është dënuar me 10 vjet burgim.




  1. Qëndrimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Në lidhje me rekursin e paraqitur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se:



Kërkesa e paraqitur nga i gjykuari Lorenc Sadikaj për korrigjimin e vendimit nr.103, datë 10.06.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është e bazuar në ligj e në prova e si e tillë do të pranohet.

Siç ka rezultuar kërkuesi është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe është dënuar me 10 vjet burgim me vendimin nr.21-2013-915/117, dt. 22.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.203, datë 06.12.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Me vendimin nr.00-2015-1201 (103) dt. 10.06.2015 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.203, dt. 06.12.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me këtë ndryshim: Në bazë të neneve 283/2 të K.Penal e 406 të K.Pr.Penale i gjykuari Lorenc Sadikaj dënohet përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Ky dispozitiv i vendimit të gjykatës është i gabuar pasi është llogaritur ulja e 1/3 së dënimit si rrjedhojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, mbi dënimin prej 11 vjet burgim ndërkohë që kërkuesi është dënuar me 10 vjet burgim.

Neni 385 i K.Pr.Penale parashikon se: “Gjykata, edhe kryesisht, procedon për ndreqjen e vendimit kur duhet korrigjuar ndonjë gabim material.” Bazuar në këtë dispozitë, ndreqja e vendimit bëhet kryesisht nga gjykata që e ka dhënë atë ose me kërkesë të njërës prej palëve, si në rastin konkret, ku kërkesa është paraqitur nga njëri prej të gjykuarve.

Po kështu, sipas dispozitës së sipërcituar, ndreqja e vendimit mund të bëhet vetëm në rast se duhet korrigjuar një gabim material. Në rastin në shqyrtim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër përsa i takon masës së dënimit me 10 vjet burgim ndaj kërkuesit Lorenc Sadiraj. Pra është evidente dhe e qartë nga aktet e shqyrtimit gjyqësor si dhe nga i gjithë vendimi i sipërcituar se, llogaritja e uljes së 1/3 së dënimit si pasojë e nenit 406 të K.Pr.Penale, mbi masën e dënimit me 11 vjet burgim, është një gabim material e si i tillë duhet të korrigjohet.

Për sa më sipër, bazuar në nenet 385, 434/1 të K.Pr.Penale si dhe në tërësinë e rrethanave të faktit, ky Kolegj çmon se, duhet të pranohet kërkesa për ndreqje vendimi, duke u llogaritur ulja e 1/3 së dënimit sipas nenit 406 të K.Pr.Penale si pasojë e pranimit të gjykimit të shkurtuar mbi masën e dënimit të caktuar ndaj kërkuesit me 10 vjet burgim.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 385 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I:

Ndreqjen e vendimit nr.00-2015-1201 vendimi (103) datë 10.06.2015 për kërkuesin Lorenc Sadikaj në këtë mënyrë:

Në bazë të neneve 283/2 të K.Penal e 406 të K.Pr.Penale, i gjykuari Lorenc Sadikaj dënohet përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Ky vendim bëhet pjesë e vendimit që kërkohet ndreqja e tij.


Tiranë, më 11.11.2015

Nr. 61004-01790-00-2015 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-2839 i Vendimit (187)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish