Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet39/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Mirela Fana Kryesuese

Tom Ndreca Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Edmond Islamaj Anëtar

Artan Broci Anëtar

në seancën gjyqësore datë 23.11.2015, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.32/1 me palë:


KËRKUES: GJERGJ CALI, i biri i Lekës, i datëlindjes 02.09.1960, lindur dhe banues në Fushë Kuqe, Kurbin, i martuar, me arsim 8-vjeçar, i padënuar, përfaqësuar nga Av. Anila Sefgjini me nr.Liçence 1485 dhe NIPT L01712004L në bazë të prokurës nr.2235 Rep. nr.1047 Kol, datë 05.09.2015
OBJEKTI:

Zëvendësim i masës së masës së sigurimit personal

nga “Arrest në burg”

në “Detyrim për t;u paraqitur në policinë gjyqësore” .

Baza Ligjore: Nenet 260 dhe 470 të K.Pr.Penale.
A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprave penale

“Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim

dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje

e armëve të ftohta”, në ambiente publike,

parashikuar nga nenet 88, 25 dhe 279/2 të Kodit Penal

Më datë 10.11.2015 është paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesa për zëvendësim i masës së sigurimit “Arrest në burg” në ‘Detyrim për paraqitje”, të parashikuar nga neni 260 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Gjergj Lek Cali, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në ambiente publike, parashikuar nga nenet 88, 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.
Përpara fillimit të shqyrtimit gjyqësor, konform kërkesave të nenit 354/1 të K.Pr.Penale, palëve në gjykim ju kërkua nëse kishin kërkesa paraprake dhe prej përfaqësuesve të organit të akuzës u paraqit kjo kërkesë:


  • Deklarimi i moskompetencës së Gjykatës së Lartë për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësim te masës së sigurimit, ndaj personit nën hetim Gjergj Cali. Kjo për faktin se nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me vendimin e datës 06.11.2015, nga aktet e procedimit penal nr.09/2015 të Prokurorisë së Përgjithshme, u ndanë ato që kanë të bëjnë me përgjegjësinë penale të të hetuarve të tjerë, akte të cilat u regjistruan si procedim penal me nr.12/2015, i kësaj Prokurorie. Në këtë fazë të procedimit rezulton se kompetenca për ushtrimin e ndjekjes penale për procedimin penal nr.12/2015, nuk i takon Prokurorisë së Përgjithshme, por Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në territorin e të cilës kanë ndodhur veprat penale më datë 04.09.2015 pranë komisariatit të policisë Laç.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi kërkesën paraprake nga prokurorët Anila Leka dhe Altin Binaj, të cilët kërkuan deklarimin e moskompetences nga ana e Gjykatës së Lartë; pasi dëgjoi avokaten mbrojtëse Anilda Sefgjini, e cila kërkoi shqyrtimin e kërkesës për zëvendësim te masës se sigurimit, dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se, më datë 10.11.2015, personi nën hetim Gjergj Cali ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkese për zëvendësimin e masës se sigurimit ndaj tij, nga “Arrest në burg”, ne një mase tjetër sigurimi më të lehtë.

Përfaqësuesit e organit te akuzës, mbështetur në dispozitat e neneve 83 dhe 85 të KPP, parashtruan si kërkesë paraprake shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Lartë për gjykimin e kësaj çështje.

Kolegji Penal i Gjykatës se Larte, referuar nenit 83 të KPP, i cili parashikon se, moskompetenca lëndore ngrihet, edhe kryesisht, në çdo gjendje e shkallë të procesit, vlerëson se, kërkesa për të shpallur mungesën e kompetencës të Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes, është e drejtë dhe e bazuar në ligj.

Sipas 141/1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 75/b, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar për gjykimin e akuzave (veprave) penale kundër një kategorie të caktuar personash që ushtrojnë funksione të rëndësishme kushtetuese.

Gjykata e Larte ka juridiksion fillestar për gjykimin e akuzave penale për këtë kategori të caktuar subjektesh, por në rastet e procedimeve të lidhura, ajo është kompetente edhe për gjykimin e subjekteve të tjerë.


Në bazë të nenit 80 të KPP:

2. Në rastet e procedimeve të lidhura ndërmjet tyre dhe që nuk mund të ndahen, nga të cilat një ose disa janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë dhe të tjerat në kompetencë të Gjykatës së Lartë, kompetente është kjo e fundit.


Në interpretim të kësaj dispozite, që Gjykata e Lartë të jetë kompetente për të gjykuar, kërkesën e paraqitur, duhet që të ekzistojnë dy kushte në të njëjtën kohë; e para që të jenë procedime të lidhura ndërmjet tyre, procedimi i subjektit që gjykohet nga Gjykata e Lartë dhe me procedimin e subjektit që gjykohet nga gjykata e shkallës së parë dhe e dyta qe këto procedime të mos kenë mundësi ndarje.

Në rastin në shqyrtim, nga vetë organi i akuzës, Prokuroria e Përgjithshme më datë 06.11.2015 është vendosur ndarja e procedimit penal nr.09/2015, të akteve të çështjes që kanë të bëjnë me përgjegjësinë penale të personave nën hetim Gazmir Jushi, Gjok Cali, Gjergj Cali dhe Nikoll Cali dhe i janë kaluar këto akte për te vazhduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.12/2015, prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Kurbin, si prokurori kompetente.

Sa më sipër, kompetente për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit të paraqitur nga personi nën hetim Gjergj Cali, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, në bazë të neneve 76 e 278 të K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 83 dhe 85 të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I

Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Lartë për shqyrtimin e kërkesës së kërkuesit Gjergj Cali për zëvendësimin e masës së sigurimit personal.

Dërgimin e akteve të çështjes për kompetencë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Tiranë, më 23.11.2015

Nr. 52105-01467-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-2836 i Vendimit (182)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish