Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet37/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Mirela Fana Kryesuese

Edmond Islamaj Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar

Artan Broci Anëtar

në seancat gjyqësore, datë 03.11.2015 dhe 05.11.2015 të zhvilluar me dyer të hapura, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.29/2/2015 me palë:


KËRKUES: ARMANDO PRENGA, i biri i Ndues dhe i Martes, i datëlindjes 26.06.1974, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, i mbrojtur në gjykim nga Av. Baftjar Rusi.
I DYSHUAR:

Për kryerjen e veprave penale

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” në ambientet publike,

“Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim

dhe “Kanosje” në bashkëpunim,

parashikuar nga nenet 84 e 25, 88 e 25 dhe 278/5 të Kodit Penal.


KUNDËR: PROKURORIA E PËRGJITHSHME, përfaqësuar nga prokurorët Altin Binaj dhe Arben Kraja.
OBJEKTI:

Revokimin e masës së sigurimit “Arrest me burg”

duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të kërkuesit Armando Prenga

nga dhomat e paraburgimit të I.E.V.P. Vaqarr.

Baza Ligjore: Nenet 228, 246/6, 260/1,2,4, 262 dhe 463 të K.Pr.Penale.

Më datë 29.10.2015 kërkuesi Armando Prenga ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesën nr.434 Prot., për revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të vendosur ndaj tij me vendimin nr.29 datë 08.09.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tij nga dhomat e paraburgimit të I.E.V.P. Vaqarr, Tiranë.


KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi avokatin mbrojtës të kërkuesit, av.Baftjar Rusi, i cili në seancën gjyqësore të datës 05.11.2015 kërkoi heqjen dorë nga kërkesa për revokimin e masës së sigurimit dhe pushimin e gjykimit, si dëgjoi prokurorët Altin Binaj dhe Arben Kraja, të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit personal, dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

  1. RRETHANAT E FAKTIT




  1. Në datën 05.09.2015, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal nr.09, të vitit 2015, në bazë të materialeve të referuara nga shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprave penale, “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake në vendet publike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në ambiente publike, “Kanosje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88/1 e 25 , 278/5, 279/2 dhe 84 e 25 të Kodit Penal.

  2. Fakti penal të cilit i referohet ky procedim është ai i datës 04.09.2015, ku pranë Komisariatit të Policisë në qytetin e Laçit, janë konfliktuar fizikisht pjesëtarë të familjeve Cali dhe Prenga, duke u përdorur gjithashtu armë të ftohta dhe luftarake, si pasojë e të cilave kanë pësuar dëmtime trupore disa shtetas.

  3. Në kuadër të këtij procedimi penal dhe krahas emrave të personave të tjerë, në regjistrin përkatës të Prokurorisë së Përgjithshme, është shënuar edhe emri i shtetasit Armando Prenga, me funksion deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si person ndaj të cilit kryhen hetime për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake ”në ambientet publike, “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Kanosje” në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 278/5, 88 e 25 dhe 84 e 25 të Kodit Penal.

  4. Konkretisht, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, nga të dhënat hetimore, rezultonin dyshime të arsyeshme se shtetasi Armando Prenga, së bashku me shtetas të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur me pjesëtarë të familjes Cali, para Komisariatit të Policisë së Kurbinit, në orët e vona të datës 04.09.2015, kishte mbajtur dhe përdorur armë zjarri luftarake të tipit pistoletë, jo të njëjtë me atë për të cilën ishte pajisur me leje të organit kompetent. Për këtë fakt të pretenduar nga Prokuroria, ky shtetas dyshohej për konsumimin e elementëve të veprës penale, të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/5 i K. Penal. Po ashtu, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ky shtetas kishte vepruar duke qëlluar mbi shtetasin Tom Cali dhe duke dëmtuar shëndetin e këtij të fundit, ndaj dhe dyshohej për konsumimin e elementeve të veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 88 e 25 i K.Penal. Më tej, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, i dyshuari Armando Prenga, me veprimet e tij të nxjerrjes dhe drejtimit të armës ndaj shtetasve që shoqëronin shtetasin Gjok Cali pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, dyshohej të kish konsumuar edhe elementet e veprës penale të “Kanosjes” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 84 dhe 25 i K.Penal.

  5. Në kushtet e mësipërme, policia gjyqësore bazuar në nenet 251, 252 të K.Pr.Penale ka kryer në datën 05.09.2015 arrestimin në flagrancë të deputetit Armando Prenga.




  1. Më datë 07.09.2015 Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesën për shqyrtimin e arrestimit në flagrancë të shtetasit Armando Prenga, vleftësimin si të ligjshëm të tij, bazuar në përcaktimet e neneve 251/2 dhe 252 të K.Pr.Penale dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, në kushtet kur ky shtetas dyshohej për kryerjen e veprave penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”në ambiente publike, “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Kanosje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5, 88 e 25 dhe 84 e 25 të Kodit Penal.

  2. Së bashku me kërkesën e datës 07.09.2015, Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur edhe aktet e administruara gjatë hetimeve paraprake të kryera prej saj si: Urdhri i regjistrimit nr.9, datë 05.09.2015, materialet e arrestit në flagrancë të dt. 05.09.2015, vendimin nr.83 të vitit 2015 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, deklarimet e shtetasit Armando Prenga bërë para policisë, aktet e ekspertimit, deklarimet e punonjësve të policisë, Agim Vathaj, Gjon Kola, Lutfi Hima, etj., deklarimet e shtetasit Françesk Cali dhe të ndaluarve të tjerë, konstatime të kqyrjes së dëmtimeve për disa shtetas, Akt Ekspertimi balistik për gëzhojat në vendin e ngjarjes nr.8739, Akt Ekspertimi kimik nr.8736 dhe 8737, Akt sekuestrimi të automjetit, etj.

  3. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.29 datë 08.09.2015, ka vendosur: “Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Armando Prenga. Caktimin si masë sigurimi atë të “Arrestit në Burg” për shtetasin Armando Prenga ,parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale , për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake ”në ambientet publike,“Plagosjes së rëndë me dashje”në bashkëpunim dhe të “Kanosjes” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 84 e 25, 88 e 25 dhe 278/5 të Kodit Penal. Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.”

  4. Më datë 02.10.2015 kërkuesi Armando Prenga ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesën nr.393 Prot. për zëvendësimin e masës së sigurimit personal të vendosur ndaj tij me vendimin nr.29, datë 08.09.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nga “Arrest në burg” “Detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore të kërkuesit dhe urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tij nga IEVP Vaqar, Tiranë.

  5. Për këtë kërkesë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.29/1 datë 08.10.2015, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Armando Prenga, për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

  6. Më datë 29.10.2015 kërkuesi Armando Prenga ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesën nr.434 Prot. për revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të vendosur ndaj tij me vendimin nr.29 datë 08.09.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tij nga dhomat e paraburgimit të I.E.V.P. Vaqar, Tiranë. Në argumentimin e kësaj kërkese për revokimin e masës së sigurimit, pretendohet se pas vendosjes së masës së arrestit me burg ndaj kërkuesit, nga organi procedues janë kryer një sërë veprimesh hetimore, si dhe kanë ndodhur fakte dhe rrethana të tjera, të cilat përjashtojnë katërcipërisht çdo dyshim të arsyeshëm që kërkuesi të ketë lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2015 të ndodhur në Komisariatin e Kurbinit.

  7. Në seancën gjyqësore të datës 03.11.2015, prokurorët pranë Prokurorisë së Përgjithshme paraqitën para Gjykatës së Lartë, aktin e ekspertimit nr.10145, datë 21.10.2015 “Mbi ekspertimin teknik të thikës lidhur me kqyrjen e kryer në rrugën Fushë Kuqe - Patok, në Kurbin në datë 15.10.2015”; aktin e ekspertimit nr.10146 datë 21.10.2015, “Mbi ekspertimin kimik, teknik dhe balistik lidhur me një gëzhojë të sekuestruar në kqyrjen e kryer në rrugën Fushë Kuqe - Patok, në Kurbin në datë 15.10.2015”; si dhe aktin e ekspertimit nr.10129 datë 20.10.2015 “Mbi ekspertimin vlerësues të provave materiale “thikë” dhe “gëzhojë””. Këto akte iu vunë në dispozicion mbrojtësit të palës kërkuese, av. Baftjar Rusit dhe mbi kërkesën e këtij të fundit për t`iu dhënë kohë që të njihet me aktet e prokurorisë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendim të ndërmjetëm datë 03.11.2015 vendosi shtyrjen e gjykimit për në datë 05.11.2015.

  8. Në seancën gjyqësore të datës 05.11.2015, mbrojtësi i kërkuesit paraqiti para Kolegjit Penal, kërkesën datë 05.11.2015 nënshkruar nga kërkuesi Armando Prenga dhe mbrojtësi Baftjar Rusi, me anë të së cilës kërkon heqjen dorë nga kërkesa për revokimin e masës së sigurimit dhe pushimin e gjykimit të kësaj kërkese.


II. PRETENDIMET E PALËVE.


  1. Në seancën e datës 05.11.2015, mbrojtësi i të ndaluarit Armando Prenga, av.Baftjar Rusi, pretendoi se:

- Paraqesim para jush kërkesën e nënshkruar nga kërkuesi Armando Prenga dhe mbrojtësi i tij, av. Baftjar Rusi, me anë të së cilës kërkojmë heqjen dorë nga kërkesa për revokimin e masës së sigurisë dhe pushimin e gjykimit të saj, në kushtet kur jemi në prag të mbarimit të afatit 2 mujor, brenda të cilit organi procedues është i detyruar të informojë në lidhje me kërkuesin, duke sjellë të dhëna për gjendjen e procedimit, për pyetjen e të pandehurve dhe të personave të tjerë, duke na sjellë edhe kopje të akteve të veprimeve hetimore, ç`ka nuk është kryer deri më tani. Në të tilla kushte, kërkojmë nga gjykata pranimin e kërkesës së mësipërme dhe pushimin e gjykimit.

  1. Në seancën e datës 05.11.2015, Prokurorët Pranë Prokurorisë së Përgjithshme, pretenduan se:

- Pavarësisht kërkesës së paraqitur në këtë seancë gjyqësore nga ana e kërkuesit, kërkojmë rrëzimin e kërkesës datë 29.10.2015 të shtetasit Armando Prenga për revokim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të vendosur ndaj tij.


  1. VLERËSIMI I GJYKATËS.




  1. Fillimisht, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë bazuar në nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku përcaktohet se: “... Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, vlerëson se kjo gjykatë është kompetente për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga ana e të arrestuarit Armando Prenga.

    1. Kolegji vlerëson se, kërkesa e paraqitur nga kërkuesi është në kompetencën lëndore të Gjykatës së Lartë për t’u gjykuar, e cila në këtë rast ka juridiksionin fillestar, referuar edhe neneve 75/b/2, të Kodit të Procedurës Penale.

    2. Në nenin 75, shkronja “b”, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se: “ ...Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë, me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të përcaktuar me short, veprat penale të kryera nga Presidenti i Republikës, Kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, deputetët, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kur këta janë në këto funksione në kohën e gjykimit...”.

  1. Sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, kompetenca e Gjykatës së Lartë në lidhje me vlerësimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Armando Prenga, buron nga cilësitë personale të tij, duke qënë se subjekti është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

  2. Në seancën e datës 05.11.2015, mbrojtësi i shtetasit Armando Prenga, av. Baftjar Rusi, paraqiti para Gjykatës së Lartë, kërkesën datë 05.11.2015 të nënshkruar nga ana e kërkuesit dhe avokatit të tij, nëpërmjet së cilës kërkohet heqja dorë nga kërkesa e datës 29.10.2015 për revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhe pushimi i gjykimit të saj.

  3. Në rrethanat e mësipërme, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, si shqyrtoi kërkesën e mësipërme, si dëgjoi pretendimet e mbrojtësit të kërkuesit dhe pretendimet e organit të akuzës në lidhje me këtë kërkesë, vlerëson se ajo duhet pranuar, duke u vendosur pushimi i gjykimit.

  4. Ky Kolegj vlerëson se, në rastin konkret, vetë kërkuesi ka shprehur qartazi dhe në përputhje me ligjin, vullnetin e tij për të hequr dorë nga gjykimi i kërkesës së paraqitur prej tij, për revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij me vendimin nr.29 datë 08.09.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Sa kohë që, vetë pala iniciuese e këtij procesi, e cila ka paraqitur kërkesën për revokim të masës së sigurimit, kërkon mosshqyrtimin e mëtejshëm të saj dhe në kushtet kur nuk ekziston ndonjë pengesë ligjore për pranimin e kërkesës për heqjen dorë, Kolegji Penal vlerëson se ajo duhet të pranohet dhe në bazë të neneve 112, 441 dhe 418/2 të K.Pr.Penale, vlerësohet me vend mosshqyrtimi i mëtejshëm i kërkesës së shtetasit Armando Prenga datë 29.10.2015, për revokim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, duke u vendosur pushimi i gjykimit të saj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 75/b, 260, 112, 441 dhe 418/2 të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të kërkesës së kërkuesit Armando Prenga për revokimin e masës së sigurimit personal.


Tiranë, më 05.11.2015.

Nr.29/3/2015 i Regj.Themeltar

Nr.29/3 i Vendimit


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish