Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet27/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Admir Thanza Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 18.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve ndergjyqëse:

PADITËS: PANAGIOTIS IGNATIADHIS, i përfaqësuar me avokat Zhyljen Ristani

ANTHIMOS IGNATIADHIS, i përfaqësuar me avokat Zhyljen Ristani

TË PADITUR: FATMIR NEZAJ, i përfaqësuar me av. Eno Bushi

SHKËLZEN NEZAJ, përfaqësuar nga av. Eno Bushi
OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e shtetasve Fatmir dhe Shkëlzen Nezaj të lirojnë

dhe dorëzojnë tek shtetasit Panagiotis dhe Anthimos Ignatiadhis

ambientet e godinës që i përkasin pasurisë me nr.7/139, zona kadastrale nr.8230,

volumi 16, faqe 101, të ndodhur në adresën ish Filatura Tirana nr.2, të pambukta,

ish-Kombinati i Tekstileve, rruga e “Kavajës”, Tiranë.

Detyrimin e shtetasve Fatmir dhe Shkëlzen Nezaj të shpërblejnë solidarisht

shtetasit Panagiotis dhe Anthimos Ignatiadhis për përdorimin e kësaj prone

deri në momentin e lirimit dhe dorëzimit të pronës.

Baza Ligjore: Nenet 32/a e vijues të Kodit të Procedurës Civile,

nenet 296, 298, 304 e vijues, 420, 423 e vijues të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7722, datë. 18.10.2010, ka vendosur:

Pranimin e padisë. Detyrimin e të paditurve Fatmir dhe Shkëlzen Nezaj të lirojnë dhe dorëzojnë tek paditësit Panagiotis dhe Anthimos Ignatiadhis sipërfaqet ndërtimore prej 487 m² në katin përdhe dhe 279 m² në katin e parë teknik, që posedojnë pa titull, e që i përkasin pasurisë nr.7/139, zona kadastrale nr.8230, volumi 16, faqe 101, të ndodhur në adresën: ish Filatura Tirana nr.2, të pambukta, ish-Kombinati i Tekstileve, rruga e “Kavajës”, Tiranë, sipas aktit të ekspertimit të datës 03.02.2010 të ekspertes Elvira Lame, i cili i bashkëlidhet këtij vendimi.

Detyrimin e të paditurve Fatmir dhe Shkëlzen Nezaj që t’i paguajnë solidarisht paditësve Panagiotis dhe Anthimos Ignatiadhis shumën prej 2.163.337 (dy milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e shtatë) lekë, që i korrespondon përdorimit të sendit të mësipërm nga data 17.04.2009 deri më datë 04.03.2010, si dhe pas kësaj date detyrimin e të paditurve që t’u paguajnë paditësve shumën prej 206.820 (dyqind e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet) lekë në muaj deri në momentin e lirimit dhe dorëzimit të sendeve të mësipërme tek paditësit.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.825, datë 06.04.2012, ka vendosur:

Prishjen e Vendimit nr.7722, datë 18.10.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.


Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs pala paditëse Panagiotis Ignatiadhis dhe Anthimos Ignatiadhis, të cilët kërkojnë, prishjen e vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, duke parashtruar këto shkaqe në rekurs:

  • Gjykata e apelit ka caktuar si eksperte të njëjtën që ka qenë në shkallë të parë;

  • Gjykata ka zbatuar në mënyrë të gabuar nenin 468 të K.Pr. Civile;

  • Gjykata e Apelit në kundërshtim me kërkesat e neneve 10, 11, 309 të K.Pr. Civile ka bazuar vendimin e saj në dokumente që nuk janë administruar në dosje;

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË,



Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse Avokat Zhyljen Ristani, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.825, datë 06.04.2012 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë me tjetër trup gjykues; dëgjoi përfaqësuesin e palës së paditur Avokat Eno Bushi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.825, datë 06.04.2012; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi:
V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes.

  1. Paditësit Anthimos dhe Panagiotis Ignatiadhis janë bashkëpronarë mbi një pasuri me sipërfaqe 4890 m², nr.7/139, zona kadastrale nr.8230, volumi 16, faqe 101, të ndodhur në adresën, ish Filatura Tirana nr.2, të pambukta, ish-Kombinati i Tekstileve, rruga e “Kavajës”, Tiranë.

  2. Ky fakt vërtetohet nga vërtetimi nga dokumentet hipotekore nr.35, datë 16.02.2007, bashkëlidhur të cilit është edhe harta treguese. Paditësit kanë vënë re se jo e gjithë pasuria që pasqyrohet në dokumentin e tyre hipotekor posedohet prej tyre.

  3. Sipas të dhënave të kësaj pale, të paditurit Fatmir e Shkëlzen Nezaj posedonin padrejtësisht një sipërfaqe në total prej 823.4 m².

  4. Për këto arsye ata kërkojnë nga të paditurit lirimin e dorëzimin e sipërfaqes së mësipërme si dhe shpërblimin për përdorimin e kësaj sipërfaqe nga data 17.04.2009 deri në momentin e lirimit e dorëzimit faktik të saj.

  5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7722, datë 18.10.2010, ka vendosur:

  • Pranimin e padisë. Detyrimin e të paditurve Fatmir dhe Shkëlzen Nezaj të lirojnë dhe dorëzojnë tek paditësit Panagiotis dhe Anthimos Ignatiadhis sipërfaqet ndërtimore prej 487 m² në katin përdhe dhe 279 m² në katin e parë teknik, që posedojnë pa titull, e që i përkasin pasurisë nr.7/139, zona kadastrale nr.8230, volumi 16, faqe 101, të ndodhur në adresën: ish Filatura Tirana nr.2, të pambukta, ish-Kombinati i Tekstileve, rruga e “Kavajës”, Tiranë, sipas aktit të ekspertimit të datës 03.02.2010 të ekspertes Elvira Lame, i cili i bashkëlidhet këtij vendimi.

  • Detyrimin e të paditurve Fatmir dhe Shkëlzen Nezaj që t’i paguajnë solidarisht paditësve Panagiotis dhe Anthimos Ignatiadhis shumën prej 2.163.337 (dy milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e shtatë) lekë, që i korrespondon përdorimit të sendit të mësipërm nga data 17.04.2009 deri më datë 04.03.2010, si dhe pas kësaj date detyrimin e të paditurve që t’u paguajnë paditësve shumën prej 206.820 (dyqind e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet) lekë në muaj deri në momentin e lirimit dhe dorëzimit të sendeve të mësipërme tek paditësit.

5.1. Kjo gjykatë ka arsyetuar në mënyrë të përmbledhur se: “...omissis... Referuar fakteve objekt gjykimi, gjykata çmon se pala paditëse arriti të provonte plotësisht para gjykatës pronësinë e tij mbi pronën nr.7/139, zona kadastrale nr.8230, volumi 16, faqe 101, të ndodhur në adresën ish Filatura Tirana nr.2, të pambukta, ish-Kombinati i Tekstileve, rruga e “Kavajës”, Tiranë. Ky fakt u provua nga vërtetimi i pronësisë dhe harta treguese e palës paditëse, të cilat janë akte zyrtare me fuqi të plotë provuese dhe nga pala tjetër nuk u goditën për falsitet.

Nga ana tjetër ekspertja e caktuar në këtë gjykim, si ekzaminoi provat dhe aktet e pronësisë së palëve ndërgjyqëse, i përcaktoi gjykatës se të paditurit, në fakt, posedojnë një sipërfaqe prej 766 m² nga prona e palës paditëse. Kjo do të thotë se vërtetohet posedimi i palës së paditur mbi pronën e palës paditëse. ..., pala paditëse nuk arriti të provonte gjatë gjykimit se me çfarë titulli posedonte pasurinë që zyrtarisht figuronte e regjistruar në emër të paditësve Anthimos dhe Panagiotis Ignatiadhis. Në këto kushte posedimi i tyre nga data e paraqitjes së padisë në gjykatë është i paligjshëm. Gjykata arrin në këtë përfundim pasi sipas aktit të ekspertimit të realizuar nga ekspertja gjatë gjykimit, prona e paditësve dhe prona e të paditurve (që është fqinje dhe kufizohet me atë të paditësve) nuk provohet të kenë mbivendosje me njëra-tjetrën. Vetëm nëse do të rezultonte një gjë e tillë, atëherë kërkimi i paditësve nuk do të mund të mbështetej ekskluzivisht në parashikimin e nenit 296 të Kodit Civil, por do të duhej të kundërshtohej edhe titulli i pronësisë së të paditurve (gjë që nuk rezulton të jetë rasti në këtë gjykim).(...).”

  1. Pas ankimit të bërë nga pala e paditur, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.825, datë 06.04.2012 ka vendosur:

  • Prishjen e Vendimit nr.7722, datë 18.10.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

6.1. Kjo gjykatë ka arsyetuar në mënyrë të përmbledhur se: “...omissis... Gjykata e Apelit referuar tërësisë së akteve në dosje dhe sidomos aktit të ekspertimit të kryer nga ekspertja ...sipas detyrës së lënë nga kjo gjykatë për rivelimin e pronave të palëve ndërgjyqëse sipas origjinës së pronave të tyre, që në momentin e shitjes nga AKP i rezultoi se për sipërfaqen e pretenduar nga paditësit pronat e palëve ndërgjyqëse mbivendosen pasi rezulton se si paditësi ashtu edhe të paditurit të kenë tituj pronësie...sikurse pasqyrohet edhe më lart sipas aktit të ekspertimit në konkluzionin e ekspertes ka rezultuar se midis pronave të palëve ndërgjyqëse krijohet një mbivendosje prej 195 m2 midis objektit të emërtuar Ofiçina Mekanike në pronësi të të paditurve. Mbivendosje e pasqyruar grafikisht me ngjyrë mjalti në planvendosjen e Aktit të datës 02.04.2012. Ndodhur në këto kushte kur për sipërfaqen objekt konflikti palët ndërgjyqëse kanë titull pronësie dhe asnjëra nga palët nuk e ka goditur titullin e pronësisë së palës tjetër, Gjykata e Apelit Tiranë çmon se në lidhje me çështjen objekt konflikti i këtij shqyrtimi gjyqësor për lirim dorëzim të sipërfaqes për të cilën të dy palët kanë titull pronësie jemi para parashikimeve të nenit 468 të K.Pr.Civile, ndaj për rrjedhojë duhet të vendoset prishja e vendimit nr.7722 datë 18.10.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimi i çështjes.(...).”

  1. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Panagiotis Ignatiadhis dhe Anthimos Ignatiadhis, me shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.




  1. Ligji i zbatueshëm.




  1. Dispozitat e K.Pr.Civile që parashikojnë:

8.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

8.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: Pala që pretendon një të drejtë, ka detyrim që, në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët bazon pretendimin e saj.”

8.3. Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.”.

8.4. Neni 468 i K.Pr.Civile: “Gjykata e apelit kur konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si dhe kur padia nuk mund të ngrihej ose gjykimi nuk mund të vazhdonte, prish vendimin edhe vendos vetë pushimin e gjykimit të çështjes.”



  1. Dispozitat e K.Civil që parashikojnë:

9.1. Neni 296 i Kodit Civil: Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.”

9.2. Neni 298 i Kodit Civil: Poseduesi me keqbesim për gjithë kohën e posedimit të tij, detyrohet t’i kthejë pronarit bashkë me sendin edhe frutat natyrore të veçuara e frutat civile të vjela ose që janë bërë të kërkueshme, dhe të ardhurat e tjera që duhej të vilte, si dhe të shpërblejë pronarin për përdorimin e sendit dhe për humbjen, dëmtimin ose pamundësinë e kthimit të sendit qoftë dhe pa fajin e tij. Ai shkarkohet nga përgjegjësia kur provon se dëmi do të shkaktohej edhe sikur të kishte dorëzuar sendin në kohën e duhur, përveç kur ai është marrë me anë vepre penale.




  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:




  1. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht pala paditëse Panagiotis Ignatiadhis dhe Anthimos Ignatiadhis, legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis. Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

  3. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Panagiotis Ignatiadhis dhe Anthimos Ignatiadhis, përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.825, datë 06.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është prishur vendimi nr.7722, datë 18.10.2010, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është pushuar gjykimi i çështjes.

  4. Gjykata e Lartë si gjykatë ligji nuk i hyn analizës së provave, gjë që duhet ta bëjnë dy gjykatat e tjera, por nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton shkeljet që kanë lejuar gjykatat e faktit, qoftë të normave procedurale dhe atyre materiale, duke kërkuar respektimin e tyre.

  5. Kolegji Civil konstaton se, në çështjen objekt gjykimi pala paditëse dhe pala e paditur, kanë titull pronësie për pronat respektive dhe janë kufitarë me njëri tjetrin. Ndërmjet këtyre dy pronave sipas pretendimeve të palës paditëse ka mbivendosje sipas kateve të ndërtesës në një sipërfaqe totale prej 823,4 m2. Pala paditëse pretendon se kjo sipërfaqe posedohet në mënyrë të paligjshme nga pala e paditur. Në këto rrethana pala paditëse i është drejtuar gjykatës me kërkesë padinë me objekt lirim dhe dorëzim sendi (padi rivendikimi), me bazë ligjore nenin 296 të K.Civil dhe detyrimin që pala e paditur ti shpërblejë për përdorimin e kësaj prone, deri në momentin e lirimit dhe dorëzimit të pronës, me bazë ligjore nenin 298 të K.Civil.

  6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.7722, datë 18.10.2010, ka pranuar padinë e paditësave, duke detyruar të paditurit të lirojnë dhe dorëzojnë sipërfaqen (sipas aktit të ekspertimit) të cilën e posedojnë në mënyrë të paligjshme dhe të paguajnë shpërblimin e dëmit për përdorimin e sendit.

  7. Gjykata e Apelit Tiranë, në vendimin nr.825, datë 06.04.2012, objekt të rekursit, ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ka pushuar gjykimin e çështjes, duke arsyetuar se: “...omissis...në lidhje me çështjen objekt i këtij shqyrtimi gjyqësor për lirim dhe dorëzim të sipërfaqes për të cilën të dy palët kanë titull pronësie jemi para parashikimeve të nenit 468 të K.Pr.Civile, ndaj për rrjedhojë duhet të vendoset prishja e vendimit nr.7722, datë 18.10.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimi i gjykimit të çështjes.”

  8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në përfundimin se vendimi nr.825, datë 06.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet.

  9. Kolegji Civil e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga gjykata e apelit, sipas së cilës duhet pushuar gjykimi i çështjes, meqenëse të dy palët ndërgjyqëse, kanë titull pronësie për sendin objekt i këtij konflikti gjyqësor.

  10. Padia e ngritur në këtë gjykim është një padi rivendikimi, bazuar në nenin 296 të Kodit Civil, dhe në këto kushte ishte detyrë e gjykatës së apelit që të hetonte lidhur me legjitimitetin aktiv të palës paditëse në ngritjen e padisë me objekt lirimin dhe dorëzimin e sendit (paditësi duhet të jetë pronar i sendit për të cilin kërkon kthimin), si dhe të legjitimimit pasiv të palës së paditur (pala e paditur kundër të cilës drejtohet padia duhet të jetë posedues i paligjshëm i sendit), dhe më pas kjo gjykatë duhet ti jepte një zgjidhje përfundimtare konfliktit në gjykim.

  11. Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues nr.1, datë 06.01.2009 kanë sqaruar natyrën e këtij gjykimi, duke argumentuar se: “ ...omissis... Me padinë objekt gjykimi pronari kërkon që t’i kthehet sendi, i cili mbahet në mënyrë të paligjshme ose në posedim nga persona jo pronarë. Quhet posedues i paligjshëm personi që mban sendin në posedimin e tij qoftë edhe të përkohshëm pa pasur një shkak të ligjshëm ose pasi shkaku juridik (kontrata, akti administrativ etj..) ka rënë nga fuqia. Për posedimin e paligjshëm nuk ka rëndësi fakti nëse poseduesi në kohën që ka fituar posedimin mbi sendin ka qenë në mirëbesim ose në keqbesim. Posedues i paligjshëm konsiderohet dhe poseduesi i ligjshëm i cili refuzon t’ia kthejë sendin pronarit kur ai bëhet i kërkueshëm prej tij.

Në këtë lloj gjykimi sqarimi i titullit të pronësisë ka vlerë thelbësore. Prova e titullit të pronësisë është shumë e rëndësishme në një proces me kërkim lirimin dhe dorëzimin e sendit, pasi fillimisht duhet proceduar me njohjen e titullit të pronësisë, dhe pastaj me detyrimin e poseduesit të paligjshëm për lirimin dhe dorëzimin e sendit. Në këto kushte gjykata duhet të bëjë një hetim thelbësor mbi ekzistencën, vlefshmërinë dhe relevancën e titullit të paditësit mbi sendin. Këto prova duhet të paraqiten në gjykim nga paditësi, i cili duhet të provojë titullin e pronësisë mbi sendin me anë të fitimit me titull origjinar apo të prejardhur (kontrate).(...).

  1. Referuar rastit në gjykim, duke qenë se të dy palët pretendojnë se kanë tituj pronësie mbi ndërtesën objekt konflikti gjyqësor, gjykata e apelit në zgjidhjen e çështjes nuk mund të vendoste pushimin e gjykimit të çështjes, me argumentin se padia është ngritur për një send, për të cilin të dy palët ndërgjyqëse kanë titull pronësie. Kolegji Civil vlerëson se ky argument i gjykatës së apelit është i pambështetur në ligj. Kjo gjykatë referuar dhe praktikës unifikuese duhej të bënte një hetim thelbësor mbi ekzistencën, vlefshmërinë dhe relevancën e titujve të pronësisë të palëve ndërgjyqëse dhe të zgjidhte problemin, se cilës palë i takon sendi objekt gjykim, duke zgjidhur përfundimisht dhe konfliktin në tërësi.

  2. Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, “... ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

  3. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë.

  4. Gjykata e apelit për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të neneve 486 e 465 të Kodit të Procedurës Civile, qoftë edhe kryesisht, duke mbajtur parasysh arsyetimin e mësipërm të këtij vendimi, duhet:

  1. të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë pretendimet e palëve;

  2. të hetojë lidhur me kushtet që duhen plotësuar për ngritjen e padisë së rivendikimit;

  3. të verifikojë të drejtën e pronësisë së pretenduar nga të dy palët ndërgjyqëse, mënyrat e fitimit të pronësive për secilën palë dhe vlefshmërinë e tyre.

  1. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit që, në përputhje me kërkesat e ligjit procedurial e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.

  2. Kolegji Civil, përfundimisht vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala paditëse është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për t’u rishqyrtuar nga një trup tjetër gjykues i Gjykatës së Apelit Tiranë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485 shkronja “c” të K.Pr.Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.825, datë 06.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykim me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 18.11.2015

Nr. 11243-03351-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3869 i Vendimit (486)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish