Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet23/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :
Aleksandër Muskaj Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Admir Thanza Anëtar

në datën 12.11.2015 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë :


PALA ANUKESE: DREJTORIA E PËRGJITHSHME AGJENCIA E TRAJTIMIT TË KREDIVE (në mungesë).

OBJEKTI I ANKIMIT:

Prishja e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë

nr.1068, datë 30.12.2009

dhe të Gjykatës së Apelit Vlorë

nr.667, datë 23.06.2011 dhe pranimin e padisë.

Baza Ligjore: Neni 442 dhe 472/ germa “a”

dhe neni 485, i Kodit të Procedurës Civile.


PJESËMARRËS NË GJYKIM: DHIMITËR OSOJA (në mungesë)

LILJANA OSOJA (në mungesë)

VILSON DHAMO (në mungesë)

NAJE DHAMO (në mungesë)

MAJLINDA DHAMO (në mungesë)

ZVRPP LUSHNJË (në mungesë)



Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr.629 (2152), datë 21.12.2011 ka vendosur:

“Kthimin e ankimit (Rekursit) të palës paditëse, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Tiranë, ndaj Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë me nr.1086, Datë 30.12.2009 dhe Vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë me nr.667, datë 23.06.2011, pasi është paraqitur jashtë afatit”.


Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.62, datë 10.04.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.629 (2152), datë 21.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.”.


Kundër vendimit nr.62, datë 10.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr.629 (2152), datë 21.12.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka paraqitur rekurs pala ankuese ATK ( Tiranë ) i cili kërkon: “Ndryshimin e vendimit nr.62, datë 10.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe pranimin e rekursit.”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; si shqyrtoi në tërësi çështjen, në mungesë të palëve pjesëmarrëse,
V Ё R E N

Se, vendimi nr.62, datë 10.04.2012 i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Vendimi nr.629 (2152), datë 21.12.2011 i Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë janë rrjedhojë e zbatimit jo të drejtë të ligjit procedural civil e si rrjedhojë do të prishen.




  1. RRETHANAT E FAKTIT.




      1. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon:

      2. Ka rezultuar në gjykim në shkallë të parë se pala ankuese Drejtoria e Përgjithshme Agjencia e Trajtimit të Kredive (ATK), ka paraqitur nëpërmjet shërbimit postar në datën 22.07.2011 në Kryesekretari të kësaj gjykate, ankimin (rekurs) ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë nr.1086, datë 30.12.2009 dhe të vendimit nr.667, datë 23.06.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

      3. Pala ankuese, ATK-ja, ka patur cilësinë e palës paditëse në gjykimin civil të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë, të regjistruar me nr.410 akti, datë 04.03.2009, regjistrimi. Në përfundim të këtij gjykimi, në shkallë të parë, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur sipas vendimit përfundimtar me nr.1086, datë 30.12.2009, ndaj të cilit është ushtruar e drejta e apelit në Gjykatën e Apelit Vlorë. Në shkallë të dytë të gjykimit të padisë të depozituar prej palës ankuese, ATK, Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur sipas vendimit përfundimtar me nr.667, datë 23.06.2011.

      4. Pala ankuese, ATK, ka qenë në mungesë në gjykimin në shkallë të dytë, kështu rrjedhimisht, ka marrë dijeni për vendimin nr.667, date 23/06/2011 të Gjykatës së Apelit, me nëpërmjet njoftimeve, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

      5. Pala ankuese pretendon të ketë marrë dijeni efektive për Vendimin me nr.667, datë 23.06.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë, jo në datën e përcaktuar sipas akt-njoftimit të administruar në dosjen civile, pra 06.10.2011, por në datën 18.10.2011, ku i është venë në dijeni nëpërmjet shkresës me nr.18921/1 Prot, datë 17.10.2011 prej Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Tiranë.

      6. Pala ankuese pretendon se, me nr.667, datë 23.06.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë, gabimisht nuk i është njoftuar asaj si palë ndërgjyqëse, por Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pasi më parë në të njëjtën ndërtesë kanë patur zyrat.

      7. Fillimisht ankimi (rekursi) është depozituar prej palës ankuese pranë Gjykatës së Lartë, e cila ka kthyer ankimin sipas shkresës me nr.T-411-V Prot, datë 24/11/2011, për të cilën kjo palë ka ardhur në dijeni për këtë shkresë në datë 30.11.2011 dhe në datë 01.12.2011 ka depozituar ankimin (rekursin) në poste për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Kështu pala ankuese ngre pretendimin të këtë depozituar tej afateve ligjore ankimimin (rekursin) ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë nr.1086, datë 30/12/2009 dhe të Gjykatës së Apelit Vlorë nr.667 date 23.06.2011.


II. PROCEDURAT GJYQËSORE.


      1. Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr.629 (2152), datë 21.12.2011 ka vendosur:Kthimin e ankimit (Rekursit) të palës paditëse, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Tiranë, ndaj Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë me nr.1086, datë 30.12.2009 dhe Vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë me nr.667, datë 23.06.2011, pasi është paraqitur jashtë afatit.”.

      2. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.62, datë 10.04.2012 ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.629 (2152), datë 21.12.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.”.

      3. Kundër këtij vendimi, ka ushtruar rekurs pala ankuese Drejtoria e Përgjithshme ATK duke kërkuar: “Ndryshimin e vendimit nr.62, datë 10.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe pranimin e rekursit.”. Në shkaqet e rekursit të paraqitur nga pala veçohen:

  • Për vendimin nr.667, datë 23. 06. 2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë kemi marrë dijeni me shkresën nr.4576, datë 18.10.2011 të D.P.Tatimeve pasi ankimi ishte dërguar gabimisht në këtë institucion dhe në kishim zyrat në të njëjtën ndërtesë.

  • Rekursi është dërguar në datën 16.11.2011 dhe libri i postës është vulosur në këtë datë.

  • Gjykata e Lartë më datë 30.11.2011, na ka kthyer rekursin pasi ishte dërguar gabimisht pranë kësaj Gjykate.

  • Rekursi është dërguar në Gjykatën Lushnjë në datën 01.12.2011 dhe është i vulosur nga posta.

  • Vendimi i shkallës së parë dhe ai i Apelit që e ka lënë në fuqi janë të pabazuar në ligjin procedural.


III. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR.


      1. Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr.629 (2152), datë 21.12.2011, ndër të tjera arsyeton se: “... (omissis)... pala ankuese ATK-ja rezulton të ketë depozituar në datë 01.12.2011 në Gjykatën e Rrethit Lushnjë, rekursin kundër vendimeve civile..pra jashtë afatit të parashikuar me ligj...faktin se pala ankuese e ka depozituar fillimisht rekursin në Gjykatën e Lartë, kjo gjykatë nuk e mban në konsideratë për llogaritjen e afateve, si më sipër, pasi sipas nenit 442/b të K.Pr.Civile ..rekursi duhet të depozitohet në gjykatën që ka dhënë vendimin ndaj të cilit ushtrohet...(...)”.

      2. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.62, datë 10.04.2012, ndër të tjera arsyeton: “...(omissis)... Në intepretim literal të këtyre dispozitave ligjore në përputhje me faktet të provuara nëpërmjet provave shkresore, për rastin objekt gjykimi kjo gjykatë, vlerëson se, palës ankuese, ATK, i ka lindur e drejta të depozitojë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ose/dhe në Gjykatën e Apelit Vlorë rekurs kundër vendimeve civile, në të cilat ka cilësinë e palës paditëse, që nga data 18.10.2011, kur ka marrë dijeni ekfektive (neni 444 i Kodit të Procedurës Civile) deri në datë 19.11.2011 (443/2 i Kodit të Procedurës Civile). Pala ankuese ATK-ja, rezulton të ketë depozituar në datë 01.12.2011 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, rekursin kundër vendimeve civile, në të cilat ka cilësinë e palës paditëse, pra jashtë afatit të parashikuar me ligj...(...)”.


IV. KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTË


      1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga kërkuesi Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.62, datë 10.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të vendimit nr.629 (2152), datë 21.12.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.

      2. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se, mes palës kërkuese dhe personave të tretë Dhimitër Osoja, Liljana Osoja, Vilson Dhamo, Naje Dhamo, Majlinda Dhamo, ZVRPP Lushnjë është zhvilluar një gjykim ku, Drejtoria e Përgjithshme e ATK-së ka qenë në cilësinë e paditëses dhe personat e tretë të sipërpërmendur në cilësinë e palës së paditur. Gjykimi ka pasur për objekt: konstatimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik, të kontratës së shitjes nr.430 Rep., dhe nr.234 Kol., datë 18.02.1998 që është lidhur midis të paditurve Dhimitër Osoja, Liljana Osoja, të përfaqësuar nga trashëgimtarët e tij e të paditurit Naje Dhamo, Majlinda Dhamo dhe Vilson Dhamo. Shpallje absolutisht i pavlefshëm i veprimit juridik kontrata e shitjes nr.1601 Rep., dhe nr.461, Kol. datë 15.07.2005 që është lidhur midis të paditurve Naje Dhamo, Majlinda Dhamo dhe Vilson Dhamo. 3) Kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme…”.

      3. Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr.1086 (1595), datë 30.12.2009 ka vendosur: “Rrëzimin e padisë ”. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.667, datë 23.06.2011.

      4. Gjykimi në gjykatën e apelit është zhvilluar në mungesë të palës së paditur dhe njoftimi i vendimit nga Gjykata e Apelit nuk i është bërë palës paditëse (ATK-së), por Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në ndërtesën e të cilës kanë qenë dhe zyrat e ATK-së (në datën 06.10.2011). Ky vendim është protokolluar nga D.P.Tatimeve në këtë datë.

      5. Me shkresën nr.1892/1 Prot., datë 17.10.2011 të D.P.Tatimeve e cila është protokolluar në datë 18.10.2011, lajmërohet ATK-ja se ka mbërritur nga Gjykata e Apelit Vlorë vendimi, për këtë njoftim pala kërkuese ka marrë djeni më datë 18.10.2011.

      6. Pala kërkuese Drejtoria e Përgjithshme e ATK-së në datën 17.11.2011 (pra brenda afatit 30 ditor nga marrja dijeni për vendimin nr.667, datë 23.06.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë) ka depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë rekursin F - 411 Prot., datë 24.11.2011.

      7. Sipas shkresës me nr.T-411-V Prot, datë 24.11.2011, Kancelaria e Gjykatës së Lartë ka kthyer rekursin duke orientuar palën kërkuese që rekursi duhet të depozitohej në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. Për këtë shkresë pala kërkuese ka ardhur në dijeni në datë 30.11.2011 dhe në datë 01.12.2011 ka depozituar (rekursin) në poste për Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë.

      8. Kërkesa e palës kërkuese është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë në seancë gjyqësore dhe me vendimin nr.629 (2152), datë 21.12.2011 gjykata ka vendosur: “Kthimin e ankimit (Rekursit) të palës paditëse, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Tiranë, ndaj Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë me nr.1086, Datë 30.12.2009 dhe Vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë me nr.667, datë 23.06.2011, pasi është paraqitur jashtë afatit.”. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.667, datë 23.06.2011.

      9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.629 (2152), datë 21.12.2011 i Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe Vendimi nr.667, datë 23.06.2011 i Gjykatës së Apelit Vlorë janë marrë në zbatim jo të drejtë të ligjit procedural civil.

22. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mban në vëmendje dispozitat e neneve 442/b, 443/b, 444, 446, 450/1 dhe 476 të K.Pr.Civile, në lidhje me zgjidhjen e drejtë të çështjes.

  1. Në nenin 442/b të Kodit Civil përcaktohet se: “Rekursi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë ose të gjykatës së apelit në Gjykatën e Lartë, sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod.”.

  2. Në nenin 443/2 të Kodit të Proçedurës Civile parashikohet se: “Afati për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimeve të gjykatës së apelit, është 30 ditë.”.

  3. Neni 444 i Kodit të Proçedurës Civile parashikon se: “Afatet e caktuara në nenin e mësipërm janë të prerë dhe fillojnë nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit përfundimtar. Kur çështja është gjykuar nga gjykata e shkallës së parë ose nga gjykata e apelit, në mungesë të njërës palë, ky afat fillon nga dita e njoftimit të vendimit.”.

  4. Neni 446 i Kodit të Proçedurës Civile parashikon se: “Ankimi paraqitet në gjykatën që ka dhënë vendimin, ndaj të cilit ushtrohet.”.

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në rrethanat e rastit konkret nuk ndodhemi në kushtet e përcaktuara në nenin 450/1/a të Kodit të Procedurës Civile. Neni 450/1 shkronja (a) i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: “Gjykata që ka dhënë vendimin nuk e pranon ankimin kur: a) është paraqitur jashtë afatit…”.

  6. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, arsyetimi i gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë se : “…Faktin se, pala ankuese, ATK-ja, e ka depozituar, fillimisht, rekursin në Gjykatën e Lartë, kjo gjykatë nuk e mban në konsideratë, për llogaritjen e afateve, si më sipër, pasi sipas nenit 442/b i Kodit të Procedurës Civile, rekursi është e drejtë subjektive që,ushtrohet sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod, ku specifikisht duhet të depozitohet në gjykatën që ka dhënë vendimin ndaj të cilit ushtrohet. Neni 446 i Kodit të Procedurës Civile)”, është një argumentim i cili është marrë në interpretim të ngushtuar të ligjit procedural civil si rrjedhojë e të cilit i është cenuar e drejta e ankimit palës kërkuese.

  7. Në nenin 476 i Kodit të Procedurës Civile përcaktohet se: “Rekursi depozitohet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin, në afatin prej 30 ditësh nga njoftimi që u është bërë palëve...”.1

  8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, me parashtrimin e rekursit brenda afatit të caktuar ligjor (30 ditëve nga marrja dijeni për vendimin, Pala kërkuese ka marrë dijeni për vendimin më datë 18.10.2011 dhe ka depozituar rekursin më datë 17.11.2011 në sekretarinë e Gjykatës së Lartë) pala paditëse ka shfaqur vullnetin e saj për ankimimin e vendimit nr.667, datë 23.06.2011 të Gjykatës së Apelit.

  9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, depozitimi i rekursit në sekretarinë e Gjykatës jokompetente (në rastin konkret, sekretarinë e Gjykatës së Lartë, gjykatës që shqyrton rekursin) nuk duhet të cenojë të drejtën e ankimit të palës, përsa kohë që kemi vullnet të palës ndërgjyqëse për të vënë në lëvizje gjykatën më të lartë. Kodi përcakton se rekursi depozitohet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin dhe jo në sekretarinë e Gjykatës që e shqyrton atë, siç ka vepruar pala në rastin objekt shqyrtimi.

  10. Depozitimi i rekursit në sekretarinë e Gjykatës jokompetente për depozitimin e tij, nuk është një e metë substanciale, si rrjedhojë e së cilës, mund të shkaktohet kthimi i rekursit.

  11. Gjykata vlerëson se, ushtrimi i të drejtës së ankimit është një mjet shumë i rëndësishëm procedural. Ky mjet, përveçse përbën ushtrimin e një të drejte themelore, sjell pasoja të rënda si shtyrja në kohë e momentit të marrjes së një vendimi formë të prerë dhe krijon mundësinë e ndryshimit, në favor ose në dëm të palëve, të një vendimi.

  12. E drejta e ankimit kundër një vendimi gjyqësor është një nga të drejtat themelore të individit, e cila, mbi bazën e parashikimit kushtetues, gjen zbatim edhe në dispozitat materiale e procedurale konkrete. Kjo e drejtë duhet kuptuar si një mundësi e çdo individi për të pasur mjete të caktuara procedurale për të kundërshtuar vendimin e dhënë nga një gjykatë më e ulët në një gjykatë më të lartë, duke i garantuar individit të drejtën për t’u përballur me drejtësinë në të gjitha nivelet e saj, sipas kuadrit ligjor në fuqi (shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë nr.14, datë 05.07.2005 dhe nr.5, datë 06.03.2009).

  13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se, për të metat formale të ankimit a rekursit “filtri” është sekretaria e gjykatës ku këto mjete ankimi janë apo duhet të ishin paraqitur. Ky “filtër” pengon e duhet të pengojë investimin e gjykatës më të lartë me mjete ankimi që nuk plotësojnë elementët formalë të përmbajtjes dhe dokumentave bashkëlidhur. Njëkohësisht, filtri i sekretarisë gjyqësore të gjykatës ku paraqiten ankimi e rekursi shërben për të mundësuar akses efektiv të palëve ndërgjyqëse në gjykatën më të lartë nëpërmjet komunikimit të nevojës për të riparuar të metat formale të ankimit a rekursit.

  14. Ky komunikim i sekretarisë me palët ndërgjyqëse nuk ka lidhje me përmbajtjen e ankimit a rekursit, p.sh me shkaqet që ato përmbajnë. Janë palët që tregojnë shkaqet e kundërshtimit të vendimit gjyqësor dhe për këtë investohet e duhet të shprehet vetëm gjykata më e lartë.

  15. Në mënyrë përjashtimore, gjykata më e lartë detyrohet të vërë në bisedim dhe të disponojë për mospranimin e ankimit nëse konstaton që, ai është paraqitur jashtë afatit ligjor apo në rastin kur mjeti i ankimit është paraqitur nga një subjekt që nuk është palë në gjykim dhe këtë rrethanë nuk e ka konstatuar sekretaria e gjykata ku është depozituar ankimi.

  16. Gjykata është shprehur në jurisprudencën e saj se është detyrë e administratës gjyqësore të njoftojë ankuesin/rekursuesin kur dokumentacioni që shoqëron ankimin/rekursin është i paplotë.

  17. Për sa më sipër lidhur me zgjidhjen e çështjes konkrete, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.62, datë 10.04.2012 i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimi nr.629 (2152), datë 21.12.2011 i Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë nuk gjejnë mbështetje në ligj dhe si të tillë duhet të prishen dhe rekursi duhet të konsiderohet si i paraqitur brenda afatit ligjor. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se në zbatim të nenit 476 të Kodit të Procedurës Civile sekretaria e gjykatës që ka dhënë vendimin ngarkohet me detyrën për të përcjellë zyrtarisht në sekretarinë e Gjykatës së Lartë dosjen përkatëse së bashku me dokumentet e përcaktuara në paragrafin 2 të nenit 476 të K.Pr.Civile.

  18. Administrata Gjyqësore e gjykatës që ka dhënë vendimin në bazë të nenit 476/2 të Kodit të Procedurës Civile, ka detyrimin të verë në dijeni rekursuesin për mangësitë formale të rekursit dhe brenda afatit 10 ditor të përcaktuar nga ligji t’i japë mundësi palës për bërjen e plotësimeve përkatëse dhe në mungesë të tyre rekursi kthehet administrativisht. Gjithashtu kjo e fundit ka detyrimin për të kryer njoftimet përkatëse në zbatim të neneve 476- 478 të K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 450, shkronja “atë Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.62, datë 10.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, të vendimit nr.629, datë 21.12.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe pranimin e kërkesës.

Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në zbatim të kërkesave të nenit 450/a të Kodit të Procedurës Civile.
Tiranë, më 12.11.2015

Nr. 11241-00935-00-2012 Rregj. Themeltar

Nr. 00-2015 - 4057 i Vendimit (481)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish