Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet20/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 11.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11115-00552-00-2012, që u përket palëve:
PADITËS: XHEVAIR BREGU.

I PADITUR: BUJAR HOXHA.

OBJEKTI:

Pushim cenimi në pronësi.

Baza Ligjore: Neni 302 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.847, datë 15.06.2009, ka vendosur:

“-Pranimin e padisë.

-Pushimin e cenimit nga i padituri Bujar Hoxha të pronësisë së paditësit Xhevair Bregu në pjesën veriore të pronës së tij në sipërfaqen prej 1351m2 dhe mos përsëritjen e këtij cenimi në të ardhmen. -Bashkëngjitur këtij vendimi plani i rilevimit të pronësisë”.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.483, date 12.05.2011, ka vendosur:

- Lënien në fuqi të vendimit nr.847, datë 15.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat”.


Kundër vendimeve te mësipërme ka ushtruar rekurs pala e paditur Bujar Hoxha, i cili kërkon ndryshimin e vendimeve duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Të dy gjykatat kane vendosur pranimin e padisë për një padi të cilës i mungon legjitimiteti aktiv dhe pasiv. Paditësi duhej ti drejtohej gjykatës me padi sipas nenit 296 të K. Civile, me padi të lirimit dhe dorëzimit të sendit.

  • Në gjykim paditësi është mbështetur mbi aktin e marrjes së tokës në pronësi, por nuk provoi se ai është pronar i kësaj pronë.

  • Të dy gjykatat kanë gabuar proceduralisht kur kanë thirrur ekspertimin në gjykim. Fakti është se paditësi ka hyrë në tokën e të paditurit dhe e ka punuar atë duke e mbjellë.

  • Të dy gjykatat kanë mbajtur një qëndrim hapur në favor të paditësit duke mos pranuar kundërpadinë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se vendimi nr.483, datë 12.05.2011, i Gjykatës së Apelit Vlorë është marrë në zbatim të ligjit e si tillë duhet të lihet në fuqi.




  1. RRETHANAT E ÇËSHTJES

Paditësi Xhevair Bregu është banor i fshatit Perodi të Komunës Perondi Kuçovë. Paditësi sipas ligjit nr.7501/1991 “Për tokën” ka përfituar me aktin e marrjes së tokës në pronësi. Sipas këtij akti në pronësi të emrit Xhevair Caush Gërxhi që është emri i paditësit (i cili me vendim te vitit 1978 te Komitetit Ekzekutiv ka ndërruar mbiemrin në Bregu) në parcelën e quajtur Q.Spitalit, ka përfituar një sipërfaqe tokë prej 13000 m2 ullishte me kufizimet përkatëse.

Paditësi pretendon se në pjesën veriore të pronës cenohet prej të paditurit në këtë pronësi, por pa u ç’vesh nga posedimi për një sipërfaqe prej 2000 m2. Paditësi pretendon se një pjesë të kësaj sipërfaqe e ka mbjellë me fidanë ullinjsh por i padituri i ka prerë ato.

Për këto veprime te palës së paditur, paditësi ka njoftuar ne Komune dhe polici por nuk ka gjetur zgjidhje, e në këto rrethana i është drejtuar gjykatës sipas objektit të padisë.

I padituri Bujar Hoxha, pretendoi se nuk është e vërtetë qe ai pretendon se është pronar vetë në këtë pjesë tokë.

I padituri paraqiti si provë shkresore aktin e marrjes së tokës në pronësi. Në këtë akt i padituri në numrin rendor 2 kishte sipërfaqe toke 960m2 me kufizimet përkatëse.

Nga akti i ekspertimit ka rezultuar ndër të tjera se:“...në pjesën veriore të pronës së paditësit Xhevair Bregu, i padituri Bujar Hoxha pretendon se në sipërfaqen prej 1351 m2 është pronë e tij, por kjo sipërfaqe sipas ekspertit është e paditësit Xhevair Bregu e cila së bashku dhe me pjesën tjetër të saj plotëson sipërfaqen prej 13000 m2, sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi. I padituri Bujar Hoxha përveç sipërfaqes prej 1351 m2 që pretendon se ai është pronar i saj ka një sipërfaqe 1270 m2 , ndërkohë që në aktin e marrjes së tokës në pronësi (1993) të lëshuar nga Komuna Perondi Kucovë ka 960 m2.”

Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se i padituri Bujar Hoxha zotëron një sipërfaqe toke prej 1270m2 përveç tokës objekt i këtij gjykimi me sipërfaqe prej 1361m2, ku në fakt sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi ai ka vetëm 960 m2.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.847, datë 15.06.2009, ka vendosur:

Pranimin e padisë.-Pushimin e cenimit nga i padituri Bujar Hoxha të pronësisë së paditësit Xhevair Bregu në pjesën veriore të pronës së tij në sipërfaqen prej 1351m2 dhe mos përsëritjen e këtij cenimi në të ardhmen.-Bashkëngjitur këtij vendimi plani i rilevimit të pronësisë”.

Kjo gjykatë ka arsyetuar ndër të tjera se: “...Në gjykim i padituri u paraqit me kundërpadi me objekt “Pavërtetësi e aktit të marrjes së tokës në pronësi ne emër të Xhevair Bregut dhe vërtetësia e aktit të marrjes se tokës në pronësi ne emrin Bujar Hoxha” me bazë ligjore nenin 160 e vijues të K.Pr.Civile...Gjykata nuk e pranoi për shqyrtim këtë së bashku me padinë e ngritur nga paditësi Xhevair Bregu me arsyetimin se – objekti i kundërpadisë se ngritur nga i padituri Bujar Hoxha nuk është ne përputhje me nenin 160 të K.Pr.Civile. Ky objekt kundërpadie nuk ka lidhje me objektin e padisë siç e kërkon neni 160 i K.Pr.Civile. -I padituri pretendoi objektit te padisë nuk i përgjigjet baza ligjore e parashikuar nga neni 302 i K.Pr.Civile, sipas tij padia duhej te kishte baze ligjore nenin 296 të K.Civil. Ky pretendim i palës se paditur nuk qëndron pasi padia e ngritur nga paditësi Xhevair Bregu ka bazë ligjore që i përgjigjet objektit të padisë. Ne nenin 302 te K.Civil thuhet; “Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që cenon në pronësinë e tij, por pa e zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe mos e përsëris atë në të ardhmen, dhe kur është rasti të dëmshpërblejë dëmet që mund të këtë shkaktuar”.-Paditësi është pronar i kësaj prone dhe nuk është zhveshur nga posedimi. Fakti që nuk është zhveshur nga posedimi provohet me mbjelljen e fidanëve të ullinjve të cilat i janë prerë nga i padituri...”.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.483, date 12.05.2011, ka vendosur:”Lënien në fuqi të vendimit nr.847, datë 15.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat” .

Kundër vendimeve te mësipërme ka ushtruar rekurs pala e paditur Bujar Hoxha, i cili kërkon ndryshimin e vendimeve.




  1. LIGJI I ZBATUESHËM


Neni 42 i Kushtetutës, i cili shprehet se “1. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor.

2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.”;
Nenet 302 e 303 të Kodit Civil;

Nenet 31 e 153 të K.Pr.Civile,

Ligji nr.8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”.
III. KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Se pretendimet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga pala e paditur Bujar Hoxha, nuk përbëjnë shkaqe ligjore në kuptim të Nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.483, datë 12.05.2011, i Gjykatës së Apelit Vlorë.

Nga shqyrtimi në tërësi i kësaj çështje, të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve nga gjykatat e faktit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të lihet në fuqi.

Në çështjen objekt gjykimi, mosmarrëveshja ndërmjet palëve ka të bëjë me të drejtën e pronësisë dhe gëzimin e saj. Neni 302 i K.Civil përcakton se: ”Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësisë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen, dhe , kur është rasti të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar.”

Në kuptim të nenit 302 të Kodit Civil, padia mohuese është padia e pronarit që pengohet në ushtrimin e pjesshëm të tagrave të tij të pronësisë, posaçërisht të gëzimit dhe posedimit të sendit, por pa ia hequr atij këtë posedim. Me anë të kësaj padie reale pronari kërkon nga cenuesi që të pushojë cenimin dhe të mos e përsërisë këtë në të ardhmen. Si padi reale, padia mohuese synon mbrojtjen e pronësisë mbi sendin, pra ka për objekt sendin që është në pronësi të paditësit.

Kështu, me anë të padisë mohuese synohet, nga njëra anë, njohja e së drejtës së pronësisë së paditësit dhe, nga ana tjetër, njohja se i padituri nuk ka të drejtë të ndërhyjë, pra mohimi i qenies së të drejtës së pretenduar nga i padituri.

Në kuptim të nenit 302, si paditës në padinë mohuese mund të jenë ato subjekte të cilat, njësoj sikurse në padinë e rivendikimit (neni 296), kanë cilësinë e pronarit të sendit, si dhe kanë (pra nuk e kanë humbur) posedimin e sendit në kohën e kryerjes së cenimit të pretenduar nga ana e të paditurit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se nuk qëndron si shkak rekursi, pretendimi i të paditurit se, nga ana e Gjykatës së shkallës së parë dhe gjykatës së Apelit nuk është kryer asnjë shkelje procedurale në mospranimin në gjykim të një kundërpadie me objekt “Pavërtetësinë e aktit të marrjes së tokës në pronësi me nr.257, datë 10.11.1992, në emër të Xhevair Bregu dhe vërtetësia e aktit të marrjes së tokës në pronësi në emër të Bujar Hoxha me nr.400 datë 13.02.1993”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejt, por duke u bazuar në një arsyetim tjetër. Së pari i padituri në kushtet kur nuk pretendonte një të drejtë pronësie për shkak të mbivendosjes si rrjedhojë e ekzistencës së akteve të marrjes së tokës në pronësi i mungonte interesi i ligjshëm në paraqitjen e padisë së tij në gjykimin e nisur nga paditësi. Gjithashtu Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, njësoj si në padinë e rivendikimit, edhe në padinë mohuese, nëse i prapësohet nga ana e të paditurit, paditësi ka detyrimin të provojë pronësinë e tij mbi sendin objekt gjykimi. Për sa më sipër Gjykata e ka detyrimin e saj për t’ia nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor titullin e pronësisë të pronarit/paditës.

Gjithashtu Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, barra e provës së të paditurit është të provojë prapësimet e tij se ka një të drejtë në bazë të së cilës bën ndërhyrjen në pronësinë e paditësit, nëse nuk ka ngritur pretendim mbi vetë pronësinë e paditësit mbi atë send, apo ky prapësim nuk vërtetohet në gjykim.

Nga ky interpretim i drejtë i dispozitës së nenit 302 të Kodit Civil, rezulton që, në thelb, paditësi duhet të jetë pronari i sendit, me titull të ligjshëm pronësie mbi sendin objekt gjykimi dhe i padituri me veprime të paligjshme dhe të padrejta ka shqetësuar pronarin në lidhje me gëzimin e sendin.

Nisur nga parashtrimi i mësipërm i kuptimit të nenit 302 të Kodit Civil, nëse gjatë shqyrtimit të një padie mohuese, nga ana e palës së paditur ngrihet prapësim mbi cilësinë e pronarit të sendit, atëherë paditësi duhet të provojë se është pronar i rregullt i sendit.

Për rrjedhojë, gjykata, ka për detyrim të shprehet, duke arsyetuar e disponuar në vendimin e saj, pikësëpari në varësi të faktit të ardhjes ose jo në përfundimin se paditësi është pronar i sendit, apo të vërtetimit ose jo të pronësisë së rregullt të paditësit qoftë edhe mbi një pjesë të sendit, a sendeve objekt gjykimi, e që ka ndikim direkt mbi rrethanën tjetër të pretenduar nga paditësi, atë të natyrës e të masës së cenimit në pronësi nga i padituri i thirrur rregullisht para gjykatës.

Në lidhje me pretendimet e ngritura në rekurs për themelin e çështjes, në vështrim të nenit 12 të K. Pr. Civilë i cili parashikon së ” Pala që pretendon një të drejtë, ka detyrim që, në përputhje më ligjin, të provojë faktet mbi të cilët bazon pretendimin ë saj”, ky Kolegj vlerëson se të dyja gjykatat e faktit kanë kryer një hetim gjyqësor dhe i kanë nënshtruar debatit gjyqësor provat e paraqitura nga palët.

Kuptimi i përgjithshëm i provave është dhënë nga neni 11 i K.Pr.Civilë, ku parashikohet se: ”Provat janë të dhëna që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë apo rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces”. Provat kryesisht paraqiten nga palët por mund të merren kryesisht edhe nga gjykata. Kur provat e paraqitura nuk janë të mjaftueshme, gjykata mund të kërkojë nga palët paraqitjen e provave të tjera ose të urdhërojë kryesisht marrjen e tyre, sepse secila palë ndërgjyqëse është e detyruar të provojë faktet ë treguara, në themel të kërkimeve dhe të prapësimeve, (neni 8 dhe 12 i K. Pr. Civilë), në mënyrë që t’i japë mundësi gjykatës të hetojë mbi këtë shkak dhe që të japë një vendim të bazuar në ligj dhe në prova (neni 29 i K.Pr.Civile). Provat shkresorë janë mjete të parashikuara nga ligji dhe që shërbejnë për të konstatuar faktet dhe për të përcaktuar të vërtetën procesuale, duke zgjidhur konfliktin midis ndërgjyqësve në respektim të ligjit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e apelit ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile); i ka çmuar ato, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e rrethanave të çështjes duke zgjidhur mosmarrëveshjen konkrete në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile). Gjykata e apelit ka analizuar provat e paraqitura nga paditësi të administruara në gjykimin në shkallë të parë dhe ka arritur në përfundimin se, plotësohen kushtet që ai të ngrejë padinë për pushimin e cenimit sipas nenit 302 të K.Civil.

Sipas germës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Rezultoi se nga ana e të dy gjykatave është bërë një interpretim i saktë si i ligjit procedural po ashtu edhe i ligjit material për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Rezulton se fakte e rrethana e pretenduara nga palët janë vënë në diskutim gjatë gjykimit dhe janë vlerësuar nga gjykata e apelit në tërësinë e provave të administruara.

Sipas germës “b” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile kërkohet që nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe ajo e apelit të ketë shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i K.Pr.Civile). Në rastin konkret nuk ngrihen në rekurs dhe nuk rezulton që, si gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, të kenë shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të palëve, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia apo të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

Edhe në lidhje me këtë rast, sikurse rezulton nga gjykimi i çështjes në shkallë të parë, nga ankimi, nga gjykimi në apel dhe nga rekursi, pala e paditur jo vetëm që nuk ka ngritur pretendime të tilla, por edhe nga shqyrtimi e akteve procedurale nuk konstatohen shkelje të normave procedurale.

Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.483, datë 12.05.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 pika “a” të K.Pr.Civile.


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.483, datë 12.05.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 11.11.2015

Nr. 31001-01652-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3868 i Vendimit (478)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish