Të konstatojë mosmarrëveshjen në kompetencën lëndore të çështjes civile me nr.1053 akti, datë 12.05.2015 me palë paditëse Elez Alla me palë të paditur Azbi Sinaj dhe ZVRPP Lushnjë. Dërgimin e akteve Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.
9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, në vendimin e saj ndër të tjera arsyeton se:
.... Gjykata çmon se në rastin konkret nuk ndodhemi në rastet e mosmarrëveshjeve që lindin nga aktet administrative apo kontratat administrative publike. Kjo çështje ka për kompetencë lëndore dhe tokësore Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me argumentimin se ndodhemi përpara një kërkesëpadie në fushën e marrëdhënieve civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile gjykata duhet të urdhëroj kryerjen e disa veprimeve administrative, si urdhërimi i Z.V.R.P.P-së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një pronë të caktuar. Gjykata çmon se kompetente për gjykimin e të tilla kërkesave nga ana lëndore është kompetente gjykata civile dhe jo administrative. Në lidhje me kompetencën lëndore dhe funksionale të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë i referohemi ligjit të saj organik.......
III. Ligji i zbatueshëm:
10. Neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se:
Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
11. Ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
12. Vendimi unifikues nr.03, datë 28.04.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
13. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet që parashtrohen nga Gjykata e Administrative Shkallës së Parë Vlorë për konfliktin e kompetencës lëndore janë të bazuara në ligj, prandaj ekzistojnë arsye ligjore që vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë të cënohet.
14. Në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” është përcaktuar se, gjykatat administrative janë kompetente për: mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik......, ndërsa neni 8/b i ligjit nr.49/2012 parashikon se: ......gjykata administrative nuk shqyrton mosmarrëveshje, shqyrtimi i të cilave sipas legjislacionit në fuqi është në kompetencën e një gjykate tjetër.
15. Nga interpretimi i këtyre dispozitave ligjore sipas përmbajtjes së tekstit dhe qëllimit të ligjit, del e qartë se në kompetencë të gjykatës administrative, si rregull janë ato mosmarrëveshje që kanë lindur nga marrëdhëniet administrative ndërmjet subjekteve të të drejtës private dhe organeve të administratës publike, si dhe mosmarrëveshjet nga cënimi i të drejtave apo interesave të ligjshme të subjekteve të të drejtës private si rezultat i veprimtarisë administrative të organeve që ushtrojnë autoritet shtetëror.
16. Lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore në kërkesëpaditë me disa kërkime, të cilat janë me natyra të ndryshme (civile dhe administrative), në vendimin unifikues nr.03, datë 28.04.2014 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbajnë qëndrimin se, për çështjet e regjistruara pas datës 04.11.2013 kërkimet duhet të ndahen, ndërsa për kërkesëpaditë e regjistruara përpara kësaj date gjykimi i çështjes do të vazhdohet dhe të përfundohet nga gjykatat e zakonshme (civile).
17. Duke parë objektin e kërkesëpadisë së çështjes në gjykim del e qartë se kërkimi i dytë i padisë për detyrimin e palës së paditur që të njohë pronar të vetëm palën paditëse është një kërkim me natyrë krejt të pastër civile, prandaj ky kërkim nuk mund të përbëjë lëndë për gjykatat administrative, ndërsa kërkimet e tjera të padisë kanë natyrë administrative. Meqenëse kërkesëpadia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me datë 11.03.2015 (prapa datës 04.11.2013), në zbatim të vendimit nr.03/2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë duhet vendoste ndarjen e kërkimeve, duke mbajtur për gjykim kërkimin me natyrë civile, ndërsa për kërkimet me natyrë administrative duhet të vendoste moskompetencën e saj, duke ia dërguar gjykatës administrative.
18. Për të gjitha këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë është i pa bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po në atë gjykatë, e cila pasi të bëjë ndarjen e kërkimeve të vazhdojë gjykimin për kërkimet me natyrë civile, për të cilat lënda i përket asaj.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.191(64-2015-468), datë 17.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe dërgimin e çështjes po në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.
Tiranë, më 05.11.2015
Nr. 31003-02230-00-2015 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2015 - 4517 i Vendimit
VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Ardian Dvorani Kryesues
Arjana Fullani Anëtare
Andi Çeliku Anëtar
Në datën 12.11.2015 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.akti që ju përket palëve :
PADITËS : DREJTORIA E PËRGJITHSHME E REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT.
E PADITUR : ARJAN ABAZI
OBJEKTI:
Shpërblim dëmi në shumën 25 600 lekë.
Baza Ligjore: Nenet 420, 608 të Kodit Civil.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9511, datë 25.09.2013 ka vendosur:
Rrëzimin e kërkesëpadisë.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2165, datë 15.05.2014 ka vendosur:
Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile nr.2956 akti, datë 09.12.2013.
Dërgimin për kompetencë shqyrtimi të çështjes civile, Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin, nr.5522/1099 akti, datë 30.09.2015 në bazë të neneve 7, 13/5, 17 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore, duke parashtruar këto shkaqe:
Ky kolegj konstaton se natyra e llojit të mosmarrëveshjes, objekt gjykimi është e natyrës civile, pasi lind nga një përfitim i padrejtë monetar në favor të palës së paditur.
Sipas objektit të padisë, kërkimit dhe bazës ligjore të saj kemi të bëjmë me një padi civile, pra jemi përpara një marëdhënie që bazohet në Kodin Civil e konkretisht, neni 608.
Marrëveshja objekt shqyrtimi nuk duhet të trajtohet si një mardhënie administrative mes dy palëve ndërgjyqëse, por si një mardhënie detyrimi me natyrë civile, zgjidhja e sëcilës, duhet ti referohet vetëm në dispozitat e Kodit Civil për pjesën që rregullojnë shpërblimin e dëmit në të cilin është parashikuar se:” Personi që në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar.Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj.Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose cënimit të interesave dhe të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira”
Mosmarrëveshja e lindur mes palëve pamvarësisht faktit se njëra nga palët në kontratë është organ i administratës publike, nuk pëprmbush kushtet për të qënë mosmarrëveshje administrative, pasi qëllimi i padisë konsiston në kthimin e shumave të paguara nga pala paditëse, ish punëdhënësi, Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit si pagesë shpenzime udhëtimi dhe dieta në favor të palës së paditur Arhan Abazi gjatë ushtrimit të detyrës së tij si audit pranë të paditurit.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit ,
V Ë R E N
I padituri, Arjan Abazi, ka qënë i punësuar pranë palës paditëse me detyrën e Inspektorit pranë Drejtorisë së Auditimit të Brëndshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit deri më datë 19.02.2010, kur për shkak të ristrukturimit të institucionit, me urdhrin nr.38, datë 19.02.2010, të Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit, kaloi në listë pritje, në bazë të ligjit “Statusi i nëpunësit civil “.
Gjatë kohës që ka qënë në mardhënie pune pranë palës paditëse, ka kryer shërbime larg qëndrës së punës, për të cilat ka plotësuar urdhër shërbimet përkatëse, të shoqëruara dhe me autorizimin e titullarit të institucionit për kryerjen e shërbimeve jashtë rrethit të Tiranës.
Urdhrat e shërbimit i janë paraqitur, më pas seksionit të financës me qëllim pagimin e shpenzimeve të kryera nga i padituri në masën e justifikuar në përmbledhësen e shpenzimeve.
Drejtoria e Auditimit në Ministrinë e Brëndshme, ka ushtruar kontroll pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit me qëllim vlerësimin e aktivitetit ekonomiko-financiar të këtij institucioni për periudhën 01.01.2008-30.12.2008.Në raportin final të auditimit të datës 07.09.2009 mes të tjerave ka rezultuar si i padituri, Arjan Abazi, ka përfituar padrejtësisht shpenzime udhëtimi dhe dieta në shumën 25 600 lekë.
Ministri i Brendshëm me Urdhërin nr.618, datë 14.09.2009 ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit të marrë masa për kontabilizimin dhe zhdëmtimin e dëmit ekonomik të shkaktuar. Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit me shkresën nr.162/10 prot.datë 26.10.2009 ka urdhëruar të paditurin Arjan Abazi të zhdëmtojë punëdhënësin për dëmin e shkaktuar në shumën 25 600 lekë.
I padituri pasi është njohur me materialin e auditit ka paraqitur objeksionet e tija të cilat janë marrë parasysh nga pala paditëse. Kjo e fundit me shkresën nr.162/15 Prot.datë 23.11.2009 provohet të ketë hequr dorë nga kërkimi i vlerës së dëmit.
Nga një auditim i dytë i kryer u konstatua moszbatimi i rekomandimeve të mëparshëm në lidhje me arkëtimin e shumës 25 600 lekë nga i padituri Arjan Abazi si dëm ekonomik shkaktuar palës paditëse, referuar shkresës nr.7537/7 prot, datë 12.03.2013 të Ministrisë së Brendshme. Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Tiranë me kërkesëpadi, duke kërkuar detyrimin e të paditurit Arjan Abazi ti shpërblejë dëmin pasuror në shumën 25 600 lekë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9511, datë 25.09.2013 ka vendosur rrëzimin e padisë duke arsyetuar se ngritja e padisë është tej afatit ligjor të parashkrimit.
Gjykata e Apelit Tiranë, e vënë në lëvizje vetëm mbi ankimin e palës paditëse, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, ka vendosur shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i,a dërguar Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, si gjykatë kompetente.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, në mbështetje të neneve 7, 13 dhe 17 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012, me vendimin e saj nr.5522/1099 regj.them.datë 30.09.2015 ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore, shkaqet e të cilave janë të pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.
Kolegji Administrativ u Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se Vendimi i Gjykatës Apelit Tiranë nr.nr.2165, datë 15.05.2014, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak duhet të lihet në fuqi.
Ky Kolegj, në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative dhe vlerëson drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë.Ajo ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes.
Kërkimi i vetëm që paraqitet në kërkesëpadinë e palës paditëse është e përfshirë në sferën e veprimtarisë së parashikuar nga neni 7 i ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
Nga ana e Gjykatës Apelit Tiranë është interpretuar drejtë ligji nr.49/2012 duke arsyetuar se jo vetëm që pala paditëse është organ i administratës publike, por dhe konflikti i krijuar është rrjedhojë e veprimeve të gabuara të kësaj administrate, duke pretenduar se të paditurit i ka paguar me tepër. Arsyetimin e vet e ka mbështetur vetëm në nenin 7/a të ligjit 49/2012.
Kolegji, konstaton se, marrëdhënia juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti ka në themel mosmarrëveshje që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës ku punëdhënësi është organ i administratës publike.
Në vështrim të nenit 7/ç të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 është parashikuar se:”Gjykatat administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës ku punëdhënësi është organ i administratës publike”.Në rastin konkret, pala e paditur Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ( ish Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor) Tiranë është një institucion shtetëror i pavarur që organizohet dhe vepron në bazë të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994 “ Për sigurimet shëndetësore në RSH-së” ( i ndryshuar), si dhe të Statutit të tij të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.88, datë 13.02.2003.
Gjithashtu në nenin 15 të ligjit 49/2012 “Për të drejtën e ngritjes se padisë” në germën “c” të tij thuhet”punëmarrësi ose punëdhënësi për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënës është një organ i administratës publike”.Në çështjen në shqyrtim plotësohen të dy elementet si mosmarrëveshja që ka lindur në fushën e marrëdhënieve të punës dhe elementi tjetër që punëdhënësi është organ i administratës shtetërore.
Sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, arrin në përfundimin se vendimi nr.2165, datë 15.05.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi,
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 germa “ e “ të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës Apelit Tiranë nr.2165, datë 15.05.2014.
Tiranë, më 12.11.2015
Nr. 31001-02127-00-2015 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2015 - 4531 i Vendimit
Do'stlaringiz bilan baham: |