Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet146/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   142   143   144   145   146   147   148   149   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
datën 05.11.2015 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që iu përket palëve:
PADITËS: ELEZ ALLA

I PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME LUSHNJË

AZBIE SINA

PERSON I TRETË: SALI SINA

DASHURI SINA

OBJEKTI:


Detyrim i Z.V.R.P.P Lushnjë të fshijë regjistrimin e pasurisë

me nr.73/58 e ndodhur në Zonën Kadastrale me nr.1380, Vol. 02, fq. 22

në fshatin Çerem Shkumbin e llojit Arë+truall me sipërfaqe 492 m2,

nga kjo 200 m2 truall, nga kjo 76 m2 ndërtesës nga emri Azbi Daut Sina

dhe të bëjë regjistrimin e kësaj pasurie në emër te paditësit Elez Ahmet Alla.

Detyrimin e palës së paditur të njohë si pronar të vetëm ligjor paditësin Elez Ahmet Alla

mbi pasurinë nr.73/58 e ndodhur në Zonën Kadastrale nr.1380, vol. 02, fq. 22,

në fshatin Çermë Shkumbin, e llojit arë+truall me sipërfaqe 492 m2,

nga kjo 200 m2 truall nga kjo 76 m2 ndërtesë.

Konstatimi i pavlefshmërisë së regjistrimit të titullit të pronësisë të kësaj pasurie

në regjistrin hipotekor vol. 02 fq. 22, zk. 1380 në emër të Azbie Daut Sina.

Sigurimin e padisë, duke marrë si masë të përkohshme

bllokimin pranë ZVRPP Lushnjë të tjetërsimit të pasurisë nr.73/58

ndodhur në Zonën Kadastrale 1380, vol 02, fq. 22 në Fshatin Çerem, Shkumbin, Lushnjë.


Baza Ligjore: Nenet 149, 153, 190, 191, 192, 193/a, 195, 196, të Kodit Civil,

nenet 5/a, 8, 9, 28, 38, 48 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994

“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”,

nenet 106, 202 të Kodit të Procedurës Civile,

nenet 41, 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.191(64-2015-468), datë 17.03.2015 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për gjykimin e çështjes civile me nr.473(302) akti.


Dërgimin e akteve të çështjes civile me nr.473 (302) akti në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj çështje civile.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.1228, datë 23.09.2015 ka vendosur:

Të konstatojë mosmarrëveshjen në kompetencën lëndore të çështjes civile me nr.1053 akti, datë 12.05.2015 me palë paditëse Elez Alla dhe palë të paditur Azbi Sinaj e ZVRPP Lushnjë.

Dërgimin e akteve Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, parashtron se:


Gjykata vlerëson se ndodhemi para një kërkesëpadie në fushën e marrëdhënieve civile, pasi si një nga pikat e objektit të padisë pala paditëse ka parashtruar detyrimin e palës së paditur të njoh si pronar të vetëm ligjor paditësin Elez Ahmet Alla mbi pasurinë nr.73/58 e ndodhur në Zonën Kadastrale nr.1380, vol 02, fq. 22, në fshatin Çermë Shkumbin, e llojit arë+truall me sipërfaqe 492 m2, nga kjo 200 m2 truall nga kjo 76 m2 ndërtesë.

Pavarësisht se në radhë është parashtruar si pikë e dytë e objektit të padisë, gjykata vlerëson se ky është kërkimi kryesor i palës paditëse dhe kërkimi drejtuar Z.V.R.P.P-së Lushnjë konsiston në kryerjen e disa veprimeve administrative me qëllim zgjidhjen e pasojave të çështjes me natyrë civile.

Në referencë të nenit 13 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e mosmarrëveshjeve administrative” në të cilin citohet se: Moskompetenca lëndore dhe funksionale ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje e shkallë të shqyrtimit në referencë të neneve 7 dhe 8 të ligjit të sipërcituar, çmohet se kjo çështje ka për objekt gjykimi, përsa është shënuar në objektin e padisë, objekt i së cilës nuk është në kompetencën lëndore të kësaj gjykate, por të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomë Këshillimi, në përfundim;


V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 27.10.2015 është regjistruar çështja nr.31003-2229-00-2015 regj. them, që iu përket palëve ndërgjyqëse: paditës Elez Alla, të paditur Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë, Azbie Sina dhe persona të tretë Sali Sina e Dashuri Sina, me objekt: Detyrimi i Z.V.R.P.P Lushnjë të fshijë regjistrimin e pasurisë me nr.73/58 e ndodhur në Zonën Kadastrale me nr.1380, Vol. 02, fq. 22 në fshatin Çerem Shkumbin e llojit Arë+truall me sipërfaqe 492 m2, nga kjo 200 m2 truall, nga kjo 76 m2 ndërtesë nga emri Azbi Daut Sina dhe të bëjë regjistrimin e kësaj pasurie në emër te paditësit Elez Ahmet Alla, etj.....


2. Vendimi nr.191 (64-2015-468), datë 17.03.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë, e cila pasi të bëjë ndarjen e kërkimeve të vazhdojë gjykimin për kërkimet që kanë natyrë civile.


I. Rrethanat e çështjes:
3. Paditësi Elez Alla ka paraqitur kërkesëpadi me objekt gjykimi të më sipërcituar. Rezulton se konflikti në fjalë ka lindur sipas shkakut të padisë, nga veprimet administrative të ZVRPP Lushnjë gjatë procesit të menaxhimit dhe azhurnimit në regjistrat e ZVRPP Lushnjë.

4. Pala paditëse pretendon se ZVRPP Lushnjë me veprime të kundërligjshme nuk kishte regjistruar e hedhur në regjistrat e saj të dhënat e regjistruara në vërtetimet e vjetra hipotekore për pasurinë e Elez Ahmet Allës. Për pasojë për shkak të këtyre veprimeve sipas palës së paditur ZVRPP Lushnjë i kishte mohuar atij të drejtat e pronarit, sepse këtë pasuri e kishte regjistruar në sistemin e ri të regjistrimit në emër të pronarit të vjetër Sali Jashar Sina dhe më pas me pronar shtet e në fund kishte pranuar regjistrim fillestar për shtetasen Azbije Sina.

5. Prandaj me anë të kësaj padie pala paditëse kundërshton veprimet administrative të ZVRPP Lushnjë gjatë hedhjes në sistemin e ri të regjistrimit të fakteve juridike e të drejtave të pasurive të paluajtshme që ekzistonin në vërtetimet e vjetra hipotekore e më pas duke kryer regjistrime të tjera të njëpasnjëshme, të cilat pala paditëse kërkon gjithashtu të konstatohen të pavlefshme.
II. Vendimet dhe arsyetimi i gjykatave në mosmarrëveshje:
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.191(64-2015-468), datë 17.03.2015 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për gjykimin e çështjes civile me nr.473 (302) akti.

Dërgimin e akteve të çështjes civile me nr.473 (302) akti në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj çështje civile.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vendimin e saj ndër të tjera arsyeton se:



......Gjykata çmon se kërkimi objekt gjykimi është i natyrës administrative dhe duhet të gjykohet nga gjykata administrative në përputhje me ligjin nr.49/2012 për faktin se e drejta që paditësi pretendon që i është cënuar sipas shkakut të padisë ka ardhur nga veprimet dhe mosveprimet e ZVRPP Lushnjë organi publik, i cili nuk ka pasqyruar në regjistrat e saj gjatë hedhjes së të dhënave në sistemin e ri të regjistrimit të fakteve juridike të pasqyruara në vërtetime të vjetra hipotekore për pronarin Elez Alla, çka ka sjell një pavlefshmëri të njëpasnjëshme regjistrimesh të cilat paditësi kërkon të fshihen gjithashtu. Pala paditëse pretendon se për shkak të këtyre veprimeve e mosveprimeve të ZVRPP Lushnjë ai pengohet në ushtrimin e së drejtës së pronësisë, prandaj edhe i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar fshirjen e të gjitha regjistrimeve të kryera mbi pasurinë për të cilën ai pretendon se është pronar. Prandaj të gjitha kërkimet objekt padie janë të natyrës administrative me anë të të cilave synohet të rregullohet një situatë paligjshmërie e pretenduar nga paditësi se ka ardhur pikërisht për shkak të të paditurit ZVRPP Lushnjë......

8. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.1228, datë 23.09.2015 ka vendosur:



Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   142   143   144   145   146   147   148   149   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish