Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet144/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   140   141   142   143   144   145   146   147   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :
Aleksandër Muskaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në dhomën e këshillimit të datës 13.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve:
PADITËSE: NEVRUZE DEMA

TË PADITUR: DREJTORIA E KONVIKTEVE TË SHKOLLAVE TË MESME

DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË

INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË


OBJEKTI:

1. Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme

për të derdhur në llogari të Sigurimeve Shoqërore Tiranë

në emër të Nevruze Dema shumën e kontributeve të mbajtura nga rroga

për efekte të Sigurimeve Shoqërore dhe të pa derdhura në këtë llogari

duke prekur direkt interesat familjare.

2. Detyrimin e DRSSH dhe ISSH për rillogaritjen e masës së pensionit

si dhe kthimin e shumës së përfitimeve sipas ligjit të sigurimeve shoqërore.

3. Dëmshpërblim në masën 300.000 lekë nga

Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme

pasi jo vetëm që nuk më ka derdhur kontributet megjithatë

më ka mbajtur lekët nga rroga por edhe më ka mashtruar

duke më dhënë listë pagesat sikur këto kontribute ishin derdhur në ISSH.

4. Dëmshpërblim në masën 300. 000 lekë nga DRSSH dhe ISSH

pasi edhe masa e pensionit edhe periudha e përfitimeve nuk është

në përputhje me të drejtat e mia ligjore, aq më shumë që DRSSH Tiranë

në përgjigje të kërkesave të mia të shumta ka fshehur

faktin e mospagimit të kontributeve nga DKSHM Tiranë

sikur ato të ishin paguar dhe ndërkohë nuk ka pranuar të rillogarisë masën e pensionit

në përputhje me ligjin dhe periudhën e përfitimeve dhe ISSH është bërë palë.

Baza Ligjore: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,

Neni 15, pika 1, Neni 18 pika 1.

Ligji nr.7703, datë 11.05.1996.

Ligji nr.9377, datë 21. 04. 2005, Neni 31, 31/1,

Neni 92, 59, 62/1, 31/4.

Kodi Civil Neni 1.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6543, datë 09.09.2015 ka vendosur:

Veçimin e shqyrtimit të kërkimeve të kërkesë-padisë me paditëse: Nevruze Dema, te paditur: Drejtoria e Konvikteve te Shkollave te Mesme. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë. Instituti te Sigurimeve Shoqërore Tiranë, në këtë mënyrë:



Gjykimi i çështjes civile nr.9560 Akti date 15.06.2015 regjistrimi do te vijoje te gjykohet nga ky trup gjykues vetëm për kërkimet e kërkese-padisë :

  1. Dëmshpërblim në masën 300.000 lekë nga Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme pasi jo vetëm që nuk me ka derdhur kontributet me gjitha të mi ka mbajtur lekët nga rroga por edhe me ka mashtruar duke më dhënë listë pagesat sikur këto kontribute ishin derdhur në ISSH.

  2. Dëmshpërblim në masën 300.000 lekë nga DRSSH dhe ISSH pasi edhe masa e pensionit edhe periudha e përfitimeve nuk është në përputhje me të drejtat e mija ligjore aq më shumë që DRSSH Tiranë në përgjigje të kërkesave të mija të shumta ka fshehur faktin e mospagimit të kontributeve nga DKSHM Tiranë sikur ato të ishin paguar dhe ndërkohë nuk ka pranuar të rillogarisë masën e pensionit në përputhje me ligjin dhe periudhën e përfitimeve dhe ISSH është bërë palë.

Urdhërohet sekretaria gjyqësore të krijojë fashikull të ri të kërkesë-padisë me palët ndërgjyqëse të sipërpërmendura dhe me objekt të kërkesë-padisë:

  1. Detyrimin e palës së Paditur Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme për të derdhur në llogari të Sigurimeve Shoqërore Tiranë në emër të Nevruze Dema shumën e kontributeve të mbajtura nga rroga për efekte të sigurimeve Shoqërore dhe të paderdhura në këtë llogari duke prekur direkt interesat familjare.

  2. Detyrimin e DRSSH dhe ISSH për rillogariten e masës se pensionit si dhe kthimin e shumës se përfitimeve sipas ligjit te sigurimeve shoqërore.

Shpalljen e moskompetencës lëndore të kësaj gjykate për shqyrtimin e kërkimeve administrative të cituara në pikën e 3 të dispozitivit, konkretisht :

  1. Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme për të derdhur në llogari të Sigurimeve Shoqërore Tiranë në emër të Nevruze Dema shumën e kontributeve të mbajtura nga rroga për efekte të sigurimeve Shoqërore dhe te paderdhura në këtë llogari duke prekur direkt interesat familjare.

  2. Detyrimin e DRSSH dhe ISSH për rillogaritjen e masës së pensionit si dhe kthimin e shumës së përfitimeve sipas ligjit të sigurimeve shoqërore.

dhe dërgimin e fashikullit të krijuar, për kompetence Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore për shqyrtimin e këtyre kërkimeve te kërkesë-padie.
Kundër vendimit nr.6543, datë 09.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim të veçantë në datë 11.09.2015 pala paditëse Nevruze Dema, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes po pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, për këto shkaqe:

  • Asnjë Vendim Unifikues nuk është imponues nga pikëpamja procedurale pasi ato kanë për qëllim lehtësimin e punës së gjykatave.

  • Veprimtaria e te dyja gjykatave është e bazuar në të njëjtin Kod të procedurës civile e asnjë gjykatë nuk është më e specializuar se tjetra.

  • Liritë dhe të drejtat e individit prevalojnë mbi burokracinë e padrejtësinë e institucioneve.



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe si bisedoi çështjen në tërësi,




V Ë R E N

  1. RRETHANAT E ÇËSHTJES

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6543, datë 09.09.2015 ka vendosur:

Veçimin e shqyrtimit te kërkimeve te kërkese-padisë me paditëse : Nevruze Dema, te paditur: Drejtoria e Konvikteve te Shkollave te Mesme. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë. Instituti te Sigurimeve Shoqërore Tiranë, në këtë mënyre:

Gjykimi i çështjes civile nr.9560 Akti date 15. 06. 2015 regjistrimi do te vijoje te gjykohet nga ky trup gjykues vetëm për kërkimet e kërkesë-padise :

  1. Dëmshpërblim në masën 300.000 lekë nga Drejtoria e Konvikteve te Shkollave te Mesme pasi jo vetëm që nuk me ka derdhur kontributet megjithatë mi ka mbajtur lekët nga rroga por edhe me ka mashtruar duke me dhënë listë pagesat sikur këto kontribute ishin derdhur në ISSH.

  2. Dëmshpërblim në masën 300.000 lekë nga DRSSH dhe ISSH pasi edhe masa e pensionit edhe periudha e përfitimeve nuk është në përputhje me të drejtat e mija ligjore aq me shumë që DRSSH Tiranë në përgjigje të kërkesave të mija te shumta ka fshehur faktin e mospagimit të kontributeve nga DKSHM Tiranë sikur ato të ishin paguar dhe ndërkohë nuk ka pranuar të rillogarisë masën e pensionit në përputhje me ligjin dhe periudhën e përfitimeve dhe ISSH është bërë palë.

Urdhërohet sekretaria gjyqësore të krijoje fashikull të ri të kërkesë-padisë me palët ndërgjyqëse të sipërpërmendura dhe me objekt të kërkesë-padisë:

  1. Detyrimin e Palës së Paditur Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme për të derdhur në llogari të sigurimeve shoqërore Tiranë në emër të Nevruze Dema shumën e kontributeve te mbajtura nga rroga për efekte te sigurimeve Shoqërore dhe te padredhura ne këtë llogari duke prekur direkt interesat familjare.

  2. Detyrimin e DRSSH dhe ISSH për rillogariten e masës se pensionit si dhe kthimin e shumës se përfitimeve sipas ligjit te sigurimeve shoqërore.

Shpalljen e moskompetencës lëndore te kësaj gjykate për shqyrtimin e kërkimeve administrative te cituara ne piken e 3 të dispozitivit, konkretisht :

  1. Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Konvikteve te Shkollave të Mesme për të derdhur ne llogari te sigurimeve shoqërore Tiranë ne emër te Nevruze Dema shumën e kontributeve të mbajtura nga rroga për efekte të sigurimeve Shoqërore dhe të paderdhura në këtë llogari duke prekur direkt interesat familjare.

  2. Detyrimin e DRSSH dhe ISSH për rillogaritjen e masës së pensionit si dhe kthimin e shumës së përfitimeve sipas ligjit të sigurimeve shoqërore.

dhe dërgimin e fashikullit të krijuar, për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore për shqyrtimin e këtyre kërkimeve të kërkesë-padie.

Në shpalljen e moskompetencës lëndore, gjykata citon nenin 41 të Kodit të Procedurës Civile dhe vendimet Unifikues nr.4, datë 10.12.2013; nr.02, datë 10.03.2014 dhe nr.03, datë 28.04.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, dhe arsyeton: ...



....Pikërisht për këto kërkime të ndërthurura midis tyre (civile dhe administrative) Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me Vendimin tjetër Unifikues nr.3, datë 28.04.2014 pare ne raport me Vendimin Unifikues nr.2 datë 10.03.2014 por edhe me vendimin e mëparshëm Unifikues nr.4, datë 10.12.2013 kane unifikuar se : Në këto kushte, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë e ndryshojnë interpretimin njësues të dhënë ligjit 49/2012, në pg. 46, pikat “A” dhe “B” të Vendimit nr.4, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, si vijon: Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente....

Kundër vendimit nr.6543, datë 09.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Nevruze Dema, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes po pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.




  1. LIGJI I ZBATUESHËM


Neni 41 i K.Pr.Civile përcakton se: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile të parashikuara në K. Pr.Civile e ligje të tjera”.

Neni 61 i K.Pr.Civile përcakton se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente”.

Neni 62 i K.Pr.Civile përcakton se: “Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

Neni 159 i K. Pr.Civile përcakton se: «Në një kërkesë-padi mund të parashtrohen shumë kërkime, në rast se gjykata është kompetente për të gjitha kërkimet. Kur gjykata çmon se shqyrtimi i përbashkët i tyre, do të shkaktojë vështirësi të dukshme në zhvillimin e gjykimit, vendos që ato të shqyrtohen veç e veç”.

Neni 7 i Ligjit nr.49/2012Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” Kompetenca lëndore, përcakton se: “Gjykatat administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik; b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik...

Neni 17/ç i Ligjit nr.49/2012 përcakton se: Padia ngrihet “Për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë”...

Vendimet Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me nr.4, datë 10.12.2013; nr.2, datë 10.03.2014 dhe nr.3, datë 28.04.2014.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Nevruze Dema, nuk përmban shkaqe ligjore që të cënojnë vendimin nr.6543, datë 09.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr.6543, datë 09.09.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën e pjesshme lëndore për shqyrtimin e çështjes civile me nr.11501 Regjistri themeltar duke i dërguar aktet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të normave procedurale civile dhe për këtë shkak duhet të lihet në fuqi.

Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ankimit të veçantë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se kompetente për gjykimin e çështjes konkrete është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë .

Ndryshe nga sa pretendohet në ankim, ky kolegj e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe shkakun e lindjes së saj.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon ne dispozitat e përmendura si më sipër të Kodit të Procedurës Civile dhe në parimet e së drejtës në lidhje me kompetencën lëndore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile e atyre administrative të parashikuara në po këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta.

Nga objekti i kërkesë-padisë në gjykim rezulton se, në përmbajtje të saj ka kërkime të posaçme qe lidhen posaçërisht me rregullimet e kompetencës lëndore të shqyrtimit të tyre dhe janë përkatësisht pikat 1) e 2) të objektit të kërkesë-padisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me të drejtë ka arsyetuar se: “...në këndvështrim të vendimit unifikues, Neneve 41, 61 dhe ligjit 49/2012 «Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, tashme kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore për këto kërkime të posaçme me natyre administrative, duhet te jene Gjykatat Administrative të Shkallëve të Para.”

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se në vijimësi të objektit të kërkesë-padisë rezulton se ka dhe kërkime të natyrës civile e konkretisht pikat 3) dhe 4) të objektit të saj. Për këto kërkime të ndërthurura midis tyre (civile dhe administrative) Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me Vendimin tjetër Unifikues nr.3, datë 28.04.2014 parë në raport me Vendimin Unifikues nr.2, datë 10.03.2014 por edhe me vendimin e mëparshëm Unifikues nr.4 datë 10.12.2013, kane unifikuar se : “Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.”

Sa më sipër u referua, çështja objekt shqyrtimi përmban në vetvete kërkime të ndërthurura dhe që për të cilat kompetencat lëndore tashmë janë përcaktuar saktësisht sipas qëndrimeve unifikuese të sipërpërmendura.

Në rastin konkrete Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me të drejtë ka vlerësuar se, këto kërkime të kërkesë-padisë për shkaqet dhe arsyetimin e sipërpërmendur duhet e veçohen si të tilla për efekt të shqyrtimeve të tyre të ndarë sipas përcaktimeve të bëra në dispozitivin e vendimit.

Referuar Neneve 1/b, 7/b, 8/b, 11, 17/ç, 70, 72 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, si dhe Dekretit të Presidentit të Republikës nr.8349, datë 14. 10. 2013 “Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative”, gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkimeve të kërkesë-padisë sipas përcaktimeve të dispozitivit është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, si gjykata që ka kompetencën nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e këtyre kërkimeve (tashme çështjes administrative).

Nga pikëpamja lëndore, nisur nga sa më sipër në rastin konkret jemi përpara moskompetencës së gjykatës civile të Tiranës për vazhdimin e shqyrtimit të këtyre kërkimeve (pika 1-2 e objektit të kërkesë-padisë). Kjo pasi me fillimin e funksionimit të Gjykatave Administrative të Shkallëve të Para, kompetente nga pikëpamja lëndore për konfliktet gjyqësore administrative ku palë është organi administratës publike, do të jenë Gjykatat Administrative të Shkallëve të Para, e në rastin konkret ajo e Shkallës së Parë Tiranë.

Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.6543, datë 09.09.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën e pjesshme lëndore për shqyrtimin e çështjes civile me nr.11501 Regjistri themeltar, duke i dërguar aktet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duhet të lihet në fuqi.



PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenet 63§2 të Kodit të Procedurës Civile.




V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.6543, datë 09.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tiranë, më 13.11.2015

Nr. 31003-02228-00-2015 Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-4459 i Vendimit


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   140   141   142   143   144   145   146   147   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish