Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet152/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 19.11.2015, çështjen administrative me nr.2305/2015 që i përket:
PADITËS: MYHEDIN LLAGAMI (përfaqësuar nga Enti Kombëtar i Banesave)

OBJEKTI:


Lëshimi i Urdhrit të Ekzekutimit për

“Njoftim Konfirmim Urdhri Ekzekutiv: nr.1155/2 Prot, datë 18.05.2015”

Baza Ligjore: Nenet 510,511 te K.Pr.Civile,

pika 4 e Aktit Normativ nr.3 dt 01.08.2012

“Për lirimin e banesave të ligjshme të qytetareve të pastrehë,

banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara”

dhe ligjit nr.82/2012 datë 13.09.2012 “Për miratimin e aktit normativ

me fuqinë e ligjit nr.3 date 01.08.2012 të Këshillit të Ministrave

“Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë,

banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim nr.3805, datë 03.06.2015 ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës së gjykatës për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë si gjykatë kompetente.”


Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur:

“T’i kërkojë Gjykatës së Lartë të vendosë se kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e kësaj çështje është Gj.Rrethit Gjyqësor Tiranë”.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

1. Mbështetur në nenin 3 te Aktit Normativ nr.3 dt 01.08.2012 “Për lirimin e banesave te ligjshme te qytetareve te pastrehe, banues në banesat ish prone e subjekteve te shpronësuara”, Pronari Myhedin Llagami i është drejtuar Entit kombëtar të banesave për të kërkuar konfirmimin nëse subjektet e pastrehë që posedojnë dhe përdorin banesën e tij, ndodhen në listën e botuar për trajtim kredie me interes 0% për 30 vjet pranë B.K.T.Sh.a. Sipas përcaktimit të këtij neni,dhe sipas nenit 510/e të Kodit të Procedurës Civile, ky konfirmim nga ana e Entit Kombëtar të banesave përbën titull ekzekutiv, dhe është ky autoritet i cili përfaqëson ish-pronarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor duke kërkuar lëshimin e Urdhrit të Ekzekutiv .

2. Rezulton se Enti Kombëtar i Banesave përmes Njoftim- Konfirmim Urdhri Ekzekutiv: nr.1155/2 Prot, date 18.05.2015”, pasi ka shqyrtuar dokumentet shkresore, ka konstatuar se në banesën e ish pronarit Myhedin Llagami janë strehuar shtetasit Margarita Stavro,Valter Stavro, Periana Shima, Fatime Shima dhe Arta Bardhi te cilët përdorin ketë banesë në mungesë të çdo titulli të ligjshëm .Ne bazë të njoftimit publik të publikuar nga Enti kombëtar i banesave në faqen zyrtare, rezulton se këta shtetas figurojnë si subjekte te cilët përfitojnë kredinë me interes 0% për 30 vjet në BKT sh.a. Duke qenë se kërkimi i ish pronarit i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga ligji ne fuqi, ky autoritet ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të banesës se tij nga poseduesit e jashtëligjshëm si dhe ka autorizuar ndjekjen e procedurave të lëshimit të Urdhrit të Ekzekutimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë .

3. Rezulton se Enti Kombëtar i banesave i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë për lëshimin e urdhrit te ekzekutimit për aktin administrativ “Njoftim- Konfirmim Urdhri Ekzekutiv: nr.1155/2 Prot, datë 18.05.2015” i cili përbën titull ekzekutiv në bazë të nenit 3 te Aktit Normativ nr.3 datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave te ligjshme te qytetarët e pastrehë , banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara”.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin me nr.3805, datë 03.06.2015 ka vendosur: “Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë si gjykatë kompetente.”

4.1 Arsyetimi i gjykatës: Jemi përpara një gjykimi me natyrë administrative. Njoftimi 1155/2 date 18.05.2015 i Entit Kombëtar te Banesave për të cilin kërkohet lëshimi i urdhrit te ekzekutimit ka natyrën e aktit administrativ, të nxjerrë nga një organ administrativ në bazë dhe për zbatim të kuadrit ligjor dhe nënligjor që disiplinon marrëdhënien juridike publike të fushës ku përfshihen kompetencat e tij funksionale. Zbatimi i KPrC lidhur me lëshimin e urdhrit të ekzekutimit nuk e ndryshon natyrën administrative të gjykimit, arsyetim ky që kryhet në përputhje me nenin 1/2 te ligjit 49 date 03.05.2012 “Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative “

5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur:

“T’i kërkojë Gjykatës së Lartë të vendosë se kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e kësaj çështje është Gj.Rrethit Gjyqësor Tiranë”.



5/1. Kjo gjykatë arsyeton: duke iu referuar kërkimit dhe shkakut ligjor të tij jemi përpara një konflikti të natyrës civile. Për sa kohe ne çeshtjen objekt shqyrtimi, kërkimi i paditësit ka lidhje me zbatimin e një vendimi te AKKP qe ka te beje me kthimin e një prone, jemi përpara një çështje për zgjidhjen e se cilës referim duhet bërë në dispozitat e së drejtës civile. Në këtë përfundim ka arritur dhe Kolegji i Bashkuar i Gjykatës se Larte ne vendimin e tij nr.6/2007; vendimin 24/2002; si dhe Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj 27/2010 .
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
6. Se vendimi nr.3805, datë 03.06.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për gjykimin e çështjes objekt shqyrtimi, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit ne Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të drejtë te ligjit procedurial dhe atij material dhe si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.

7. Në referim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të palës paditëse të shprehura në kërkesë padi dhe ne pretendimet e palëve , ky Kolegj vlerëson të drejtë dhe të bazuar në Ligjin nr.49/2012 arsyetimin dhe vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pikërisht juridiksioni që i është dhënë nga ligji specifik Gjykatës Administrative tregon në të njëjtën kohë dhe pushtetin që i është dhënë kësaj gjykate për të marrë në shqyrtim të gjitha çështjet të cilat parashikohen në nenin 7 të tij. Ky është një lloj juridiksioni i veçantë, i cili ushtrohet në këtë fushë nga këto gjykata në bazë të Ligjit nr.49/2012.

8. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se krijimi i këtyre gjykatave si dhe shqyrtimi i çështjeve administrative nga këto gjykata përbëjnë një garanci më tepër për të drejtat, liritë dhe interesat kushtetuese te palëve që janë pjesëmarrëse në këto procese. Këto gjykata respektojnë me rigorozitet të gjitha rregullat dhe normat procedurale dhe materiale të parashikuara nga ligjet organike që rregullojnë këtë veprimtari si dhe konfliktet që ato marrin në shqyrtim, janë gjykata të krijuar me ligj dhe përmbushin të gjitha garancitë kushtetuese për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

9. Ky Kolegj duke analizuar llojin e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi, konstaton se natyra e mosmarrëveshjes është administrative, pasi konflikti që është shtruar për zgjidhje përpara gjykatës është i lidhur me lëshimin e një urdhri ekzekutimi për një titull ekzekutiv i cili ky i fundit ka natyrë administrative .Gjykata e Lartë ka tashmë një praktikë të konsoliduar sa i përket përcaktimit të kompetencës lëndore në rastet e shqyrtimit të kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.

10. Gjykata e Lartë në çështje të kësaj natyre është shprehur se përcaktimi i natyrës së titullit ekzekutiv që kërkohet te ekzekutohet përmes procesit gjyqësor, dikton dhe gjykatën që duhet të shqyrtojë kërkesën për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.

11. Rezulton se titulli ekzekutiv për të cilin kërkohet lëshimi i urdhrit të ekzekutimit nga ana e paditësit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është akti administrativ i titulluar “Njoftim- Konfirmim Urdhri Ekzekutiv: nr.1155/2 Prot, date 18.05.2015” i lëshuar nga Enti Kombëtar i Banesave. Pikërisht ky akt qe përben titullin ekzekutiv nga pikëpamja formale është vendim individual me karakter dhe natyre administrative që krijon pasoja juridike për subjektet ish pronarë banesat e të cilëve zotërohen nga shtetas të pastrehë. (Neni 105 K.Pr.A).

12.Akti i mësipërm i përmban të gjitha karakteristikat e aktit administrativ të përcaktuara nga Neni 107 i K.pr.A si : a)-Autoritetin qe ka nxjerr aktin, ku jepet qarte delegimi i pushteteve qe lidhet me nxjerrjen e aktit;b) identifikimin e palëve, te cilave iu drejtohet ;c) shpjegimin e fakteve, qe janë bere shkas për nxjerrjen e aktit, ;ç) bazën ligjore ku ai është mbështetur ;d) del qarte kuptimi dhe qëllimi qe ai ka;dh) datën e hyrjes ne fuqi;e) nënshkrimin e personit përgjegjës te organit qe e ka nxjerre aktin, etj.

13. Ky akt administrativ ka dale në bazë dhe në zbatim te Aktit Normativ nr.3 dt 01.08.2012 “Për lirimin e banesave te ligjshme te qytetareve te pastrehe, banues ne banesat ish prone e subjekteve te shpronësuar” i cili ky i fundit ka për qellim zgjidhjen përfundimtare te konfliktit mes ish pronareve dhe subjekteve qe kishin zëne pronat e tyre duke urdhëruar lirimin dhe dorëzimit e tyre .

14. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se akti administrativ i cilësuar si titull ekzekutiv është i natyrës administrative pasi përmbush të gjitha kriteret e parashikuara nga neni 107 i K.pr.A dhe është i lëshuar nga një organ administrativ qe është Enti kombëtar i Banesave. Ky akt i plotëson kushtet për te qene titull ekzekutiv nga vete parashikimi qe ka bere Aktit Normativ nr.3 dt 01.08.2012 “Për lirimin e banesave të ligjshme të qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara” i cili në nenin 3 përcakton se :” Ky Konfirmim, në kuptimin e këtij Akti normativ, përbën ekzekutiv sipas nenit 510/e të KPrC në te cilin thuhet shprehimisht se “ Janë tituj ekzekutive...... e) aktet e tjera qe sipas ligjeve te veçanta quhen tituj ekzekutive dhe ngarkohet zyra e përmbarimit për ekzekutimin e tyre ..

15. Duke iu referuar analizës së mësipërme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se në përcaktimin e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje, me të drejtë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i është referuar nenit 7 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, duke arsyetuar se nga pikëpamja lëndore, kjo mosmarrëveshje është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.Përsa kohë titulli ekzekutive ka natyrë administrative dhe mosmarrëveshjet rreth tij gjykohen nga kjo gjykatë edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit te ekzekutimit të këtij titulli ka natyrë administrative dhe do të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkalles së Parë. (Urdhri i Ekzekutimit është i lidhur drejtpërsëdrejti me titullin ekzekutiv dhe nuk mund të mendohet që ai të gjykohet nga një gjykatë me natyrë lëndore të ndryshme)

16. Sa më sipër është shprehur qartë në nenin 7/a të Ligjit të mësipërm në të cilin parashikohet shprehimisht se: “Gjykata administrative janë kompetente për .... mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”.

17. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin e tyre unifikues nr.3, datë 06.12.2013, ku kanë arritur në përfundimin se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.”

18. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.3805, datë 03.06.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 13 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Lënien ne fuqi të vendimit nr.3805, datë 03.06.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 19.11.2015
Nr. 31003-02323-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4588 i Vendimit



Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish