Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet156/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
datën 26.11.2015, në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.02303/2015 akti, që u përket palëve:
PADITËS: PREFEKTI I QARKUT TIRANË

PALË E PADITUR: RIZA LOÇKA

NADIJE LOÇKA

BRIKENA LOÇKA

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

COCA-COLA BOTLING ALBANIA

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES

ASTERINA LOÇKA


OBJEKTI:

Shfuqizim i plotë i akteve të marrjes në pronësi nr, s’ka, datë 20.04.1993

dhe nr.416, datë 20.04.1993 në emër të të paditurit Riza Loçka

dhe kthimin e tokës prej 4800 m2 në emër të pronarit shtet.

Baza Ligjore: Ligji nr.9948, datë 07.07.2008

“Për shqyrtimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar;

neni 116 e vijues i K.Pr.Administrative;

Ligji nr.33/2012, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.3428 regj. themeltar, datë 17.12.2014, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së të paditurit Nadije Loçka.


Kundër këtij vendimi, ka ushtruar të drejtën e ankimit të veçantë pala e paditur Nadije Loçka, nëpërrmjet të cilit, ka kërkuar prishjen e vendimit nr.3428 regj. themeltar, datë 17.12.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duke paraqitur këto shkaqe:

  • Pala paditëse, Prefektura e Qarkut Tiranë ka zhvilluar një procedurë hetimore administrative kundrejt z. Riza Loçka, si mbajtës i titullit të pronësisë mbi një tokë bujqësore objekt i këtij gjykimi, duke pretenduar se e ka thirrur dhe dëgjuar, ndërkohë që ky i fundit as nuk është thirrur dhe as është dëgjuar.

  • Në këto kushte, çështja gjyqësore për Nadije Loçka, Brikena Loçka, Asterina Loçka nuk ka juridiksion gjyqësor në përputhje me nenin 59 K.Pr.Civile , nenin 9 dhe 7 të ligjit nr.49/2012.

  • Gjykata e ka të pamundur për të zëvendësuar K.V të Prefekturës, duke zhvilluar një procedurë administrative të posaçme që kryhet nga organe të posaçme të administratës publike.

  • Në rastin objekt shqyrtimi, ankueses jo vetëm që nuk i është dhënë mundësia të marrë pjesë në procedimin administrativ, por ajo është informuar për këtë procedim, kur ky i fundit kishte përfunduar dhe ishte marrë një vendim.

  • Në kushtet kur organi administrativ nuk e ka marrë çështjen në shqyrtim me palët e interesuara dhe që tërheqin të drejta ndaj aktit objekt shqyrtimi, rruga administrative e shqyrtimit të çështjes nuk është ezauruar, dhe si rrjedhojë, çështja duhet të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, Komisioni Vendor pranë Prefekturës Tiranë, ka marrë në shqyrtim kërkesën e subjektit shoqërisë “Coca-Cola Botling Albania” sh.p.k, i cili ka pretenduar pranë këtij organi se, nga ana e Komisionit të Tokës së Fshatit Yrshek, Komuna Kashar, në emër të disa subjekteve, ku ndër ta edhe të paditurit Riza Loçka, janë dhënë tokë bujqësore në fshatin Mëzes, në total 4800 m2 (të ndara në dy parcela respektive), në kundërshtim me ligjin.

2. Ky komision, pasi ka kryer verifikimin e akteve shkresore që ndodheshin në dosjen, që i përket subjektit Riza Loçka, ka konstatuar se, ky subjekt është trajtuar në zbatim të Ligjit nr.7501, nëpërmjet aktit të marrjes së tokës në pronësi me nr.s’ka, datë 20.04.1993 të dhënë nga Komisioni i Ndarjes së Tokës së Fshatit Yrshek, Komuna Kashar, ku nëpërmjet tij, këtij subjekti në fshatin Mëzes i është dhënë një sipërfaqe toke e ndarë në dy parcela dhe konkretisht: “Parcela nr.14, me sipërfaqe 2800 m2, e kufizuar: Veri- Ramazan Loçka; L- Xhuvan Fuçija; J- Beram Loçka dhe P- Ibrahim Fjolla, si dhe Parcela me nr.12/2 me sipërfaqe 2000 m2, me këto kufizime: Veri- Beram Loçka; L- Xhade e Durrësit; J- Përroi i Lanës dhe P- Ramazan Loçka”.

3. Gjithashtu, Komisioni Vendor i Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefekturës Tiranë, ka konstatuar se, subjekti Riza Locka është trajtuar edhe me AMTP nr.416, datë 20.04.1993, nëpërmjet të cilit, në fshatin Mëzës, nga ana e Komisionit të Ndarjes së Tokës së Fshatit Yrshek, Komuna Kashar, i janë dhënë tokë bujqësore në këto parcela: “Parcela nr.14, me sipërfaqe 2800 m2, e kufizuar: Veri- Ramazan Loçka; L- Xhuvan Fuçija; J- Beram Loçka dhe P- Ibrahim Fjolla, si dhe Parcela me nr.12/2 me sipërfaqe 2000 m2, me këto kufizime: Veri- Beram Loçka; L- Xhade e Durrësit; J- Përroi i Lanës dhe P- Ramazan Loçka”.

4. Nga shqyrtimi i kryer nga ana e KVVTP pranë Prefekturës Tiranë është konstatuar se, aktet e marrjes së tokës në pronësi me nr.s’ka, datë 20.04.1993 dhe nr.416, datë 20.04.1993 të dhëna nga Komisioni i Ndarjes së Tokës së Fshatit Yrshek, Komuna Kashar në favor të subjektit Riza Loçka, janë akte absolutisht të pavlefshme me arsyetimin se: “....Sipas relacionit hartografik por edhe nga aktet e administruara në dosje, sic janë kartelat dhe hartat treguese të pasurive nga ZVRPP Tiranë, por edhe nga përgjigja e Komunës Kashar, ka rezultuar se parcela me nr.14 në AMTP dhe e regjistruar në ZVRPP me nr.14, sipas hartës me shkallë .... nuk bën pjesë në territorin e sektorit Yrshek të NB, por në territorin e sektorit Mëzes të ish-NB. Gjatë shqyrtimit administrativ nuk ka rezultuar që të ketë një akt nga organi kompetent që të ketë miratuar kalimin e parcelës nr.14, sipas ZVRPP apo të parcelave që i korrespondojnë në hartën me shkallë..... Për fshatin Yrshek rezulton se ngastra me nr.14 ekziston, por shumë larg vendndodhjes së ngastrave me nr.5, 6, 504 ku e pozicionon Komuna Kashar vendndodhjen e pasurisë nr.14, sipas AMTP-së. Pra, KV konstaton se, komisioni i ndarjes së tokës në fshatin Yrshek ka kaluar në pronësi tokë bujqësore që ka bërë pjesë në territorin e sektorit Mëzes, kur në fakt duhej që tokat sektorit Yrshek tu ndaheshin punëtorëve të atij sektori dhe familjeve që banonin aty më 01.10.1992 dhe punëtorëve të sektorit Mëzes t’u ndahej tokë bujqësore të familjeve dhe punëtorëve që punonin në Mëzes më datë 01.10.1992..... sipërfaqen e tokës që ndau komisioni i ndarjes së tokës së fshatit Yrshek, , Këshilli i Ministrave e kishte dhënë në përdorim për 99 vjet shoqërisë Coca-Cola Botling Enterprise Albania sh.p.k. Madje kishte miratuar edhe sheshin e ndërtimit me VKM si dhe KRRT e Këshillit të Rrethit kishte dhënë leje ndërtimi. .....”.

5. Bazuar në konkluzionet e mësipërme, Komisioni Vendor i Verifikimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore pranë Prefektit Tiranë, ka marrë vendimin nr.49, datë 09.09.2013, me të cilin ka vendosur: “Shfuqizimin e plotë të aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi të familjes bujqësore të përfaqësuar nga Riza Loçka. Kthimin e tokës në pronësi shtet me sipërfaqe 4800 m2, sipas AMTP-ve. 1) AMTP nr.s’ka, datë 20.04.1993, me të cilin i është shpërndarë në fshatin Mëzes sipërfaqja e tokës e ndarë në dy parcela: Parcela nr.14, me sipërfaqe 2800 m2, e kufizuar: Veri- Ramazan Loçka; L- Xhuvan Fuçija; J- Beram Loçka dhe P- Ibrahim Fjolla, si dhe Parcela me nr.12/2 me sipërfaqe 2000 m2, me këto kufizime: Veri- Beram Loçka; L- Xhade e Durrësit; J- Përroi i Lanës dhe P- Ramazan Loçka. 2) AMTP nr.416, datë 20.04.1993, me të cilin i është shpërndarë në fshatin Mëzes, sipërfaqja e tokës e ndarë në dy parcela: “Parcela nr.14, me sipërfaqe 2800 m2, e kufizuar: Veri- Ramazan Loçka; L- Xhuvan Fuçija; J- Beram Loçka dhe P- Ibrahim Fjolla, si dhe Parcela me nr.12/2 me sipërfaqe 2000 m2, me këto kufizime: Veri- Beram Loçka; L- Xhade e Durrësit; J- Përroi i Lanës dhe P- Ramazan Loçka”....”.

6. Për gjithë sa u pasqyrua më sipër, pala paditëse, në datën 13.09.2013, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padinë me objekt të sipërcituar, duke kërkuar shfuqizimin e plotë të akteve të marrjes së tokës në pronësi, dhënë në favor të subjektit Riza Loçka, si akte absolutisht të pavlefshme dhe kthimin e sipërfaqes prej 4800 m2 në pronësi të shtetit.

7. Gjykata Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1907, datë 10.02.2014, ka vendosur:

-Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile nr.4905 Akti, dhe dergimin e akteve Gjykatës Kompetente Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.



7/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: " ....Ligji nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, në Nenin 72, pika 1 dhe 2 të tij, parashikon se me fillimin e funksionimit të gjykatave administrative, të përcaktuar me dekretin e Presidentit të Republikës, shfuqizohen normat procedurale mbi kompetencën lëndore dhe tokësore, si dhe normat ekzistuese procedurale të posaçme mbi gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative të parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Presidenti i Republikës ka nxjerrë Dekretin nr.8349, datë 14.10.2013, në të cilin ka përcaktuar datën 04.11.2013 si ditën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.3, datë 06.12.2013, kanë arritur në interpretimin unifikues se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma”. Në këto kushte, në çështjen objekt i këtij gjykimi, bazuar në Ligjin nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” nenet 1 pika (b), 7, 8 pika (b) të tij; Dekretit të Presidentit të Republikës nr.8349 datë: 14.10.2013 “Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative”, dhe vendimit nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje është Gjykata e Shkallës së Parë Administrative Tiranë, si gjykata që ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e akteve administrative individuale. ...”.

8. Në seancën gjyqësore të datës 17.12.2014, pala e paditur Nadije Loçka ka depozituar një kërkesë me shkrim për nxjerrjen e çështjes objekt gjykimi jashtë juridiksionit gjyqësor.



9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.3428 regj. themeltar, datë 17.12.2014, ka vendosur:

-Rrëzimin e kërkesës së të paditurit Nadije Loçka.



9/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: " ....Gjykata çmon se zgjidhja e konfliktit i përket juridiksionit gjyqësor dhe jo atij administrativ, për shkak se të drejtat pronësore nuk mund të zhvishen të paditurve përvecse mëpërmjet një procesi gjyqësor, qëndrim i mbajtur nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, si dhe nga Gjykata Kushtetuese në një sërë vendimesh. ...Në asnjë nga dispozitat e Ligjit 49/2012 nuk parashikohet nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor. Shterimi i procedurës administrative, kryesisht bëhet fjalë për rekursin administrativ, është një ndër kriteret formale që duhet të plotësojë një padi e paraqitur para gjykatës administrative. Mosplotësimi i këtij kushti formal të padisë, nuk pasjell nxjerrje të çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, por mospranimin e padisë marrë në referencë të nenit 16 dhe 39/2 të Ligjit nr.49/2012...”.

10. Kundër këtij vendimi, ka ushtruar të drejtën e ankimit të veçantë pala e paditur Nadije Loçka, nëpërrmjet të cilit, ka kërkuar prishjen e vendimit nr.3428 regj. themeltar, datë 17.12.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duke paraqitur ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
11. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, vendimi nr.3428 regj. themeltar, datë 17.12.2014 i Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, është marrë në përputhje me dispozitat e ligjit procedurial dhe atij material, e për rrjedhojë, ai duhet lënë në fuqi.

12. Fillimisht, ky Kolegj, vlerëson të theksojë se: Është e qartë nga e drejta jonë proceduriale, se çështja e juridiksionit, është një nga çështjet më të rëndësishme proceduriale, mosrespektimi dhe moszgjidhja e drejtë e së cilës, sjell automatikisht prishjen e vendimit. Kjo është dhe arsyeja se përse në nenin 59 të K.Pr.Civile, parashikohet shprehimisht se: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo administrativ. Kundër vendimit të dhënë për nje rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë”.

13. Në analizë të dispozitës së mësipërme, konstatohet se, çdo lloj gjykate dhe në çdo shkallë gjykimi, ka të drejtë të marrë në shyrtim, të analizojë dhe të vendosë, në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht, është e lidhur drejtëpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një proçesi të rregullt ligjor, të sanksionuar në nenin 6 të KEDNJ.

14. Nisur nga rëndësia e madhe, që ka përcaktimi i drejtë i juridiksionit në Kodin e Procedurës Civile, si dhe në nenin 9 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, është përcaktuar qartë raporti dhe marrëdhënia midis dy juridiksioneve, atij administrativ dhe atij gjyqësor “Gjykatat nuk mund të shqyrtojnë një çështje që ligji e ka lënë në juridiksionin administrativ”. Në analizë të dispozitave të mësipërme, juridiksioni administrativ, pengon gjykatën në shqyrtimin e themelit të çështjes. Në bazë të nenit 136 të K.Pr.Administrative dhe 328 të K.Pr.Civile “Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër një refuzimi për nxjerrjen e aktit administrativ. Palët e interesuara, mund t’i drejtohen gjykatës, vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ“. Pra, “kontrolli gjyqësor vjen pasi është konsumuar rekursi administrativ”.

15. Rezulton që pala paditëse në këtë gjykim ka kërkuar: “Shfuqizim i plotë i akteve të marrjes në pronësi nr, s’ka, datë 20.04.1993 dhe nr.416, datë 20.04.1993 në emër të të paditurit Riza Loçka dhe kthimin e tokës prej 4800 m2 në emër të pronarit shtet. Këtë kërkim, pala paditëse e ka mbështetur në Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar; nenin 116 e vijues të K.Pr.Administrative si dhe në Ligjin nr.33/2012, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

16. Referuar kërkimit të palës paditëse si dhe shkakut ligjor ku ai e mbështet këtë pretendim, ky Kolegj, vlerëson se, mosmarrëveshja objekt shqyrtimi ka lindur si pasojë e verifikimit të tiujve të pronësisë dhënë të paditurit me Ligjin nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën” nga paditësi, në zbatim të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar.

17. Sa më sipër, ky proces kryhet fillimisht në rrugë administrative nga Komisionet Vendore të Verifikimit të Titujve të Pronësisë dhe rregullohet sipas parashikimeve të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar, si dhe VKM nr.1269, datë 17.09.2008 “Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.

18. Në nenin 2, pika 1 të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar, janë parashikuar llojet e sipërfaqeve bujqësore, titujt e të cilave, do ti nënshtrohen veprimtarisë nga këto komisione. Dhe konkretisht, janë: “a) sipërfaqet, që më 01.08.1991 kanë figuruar në regjistrat kadastralë, në zërin "Tokë bujqësore" dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 "Për tokën", të ndryshuar; b) sipërfaqet e tjera të tokave bujqësore, të administruara nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, të kaluara për ndarje për fshatrat e ish-kooperativave bujqësore vetëm me miratim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.8337, datë 30.04.1998 "Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave"; c) sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr.8053, datë 21.12.1995 "Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore".

19. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon të evidentojë faktin se, procedura e verifikimit të ligjishmërisë së këtyre akteve, sipas parashikimeve të përcaktuara në ligjin e sipërcituar, kryhet nga komisionet vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë (KV), duke pasur ndër të tjera si detyrë dhe përgjegjësi ato që parashikon neni 8, pika 3 e Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar, në të cilën pasqyrohet se: “Kontrollon dokumentet dhe veprimtarinë, që kanë kryer komisionet e tokës së komunave dhe/ose bashkive për zbatimin e dispozitave ligjore të ndarjes së tokës, gjatë procesit të shqyrtimit të mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni dhe, në përfundim të këtij kontrolli, merr vendimet përkatëse për korrigjimet e nevojshme, shfuqizimin e plotë apo të pjesshëm të këtij dokumentacioni dhe krijimin e dokumentacionit të ri, në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë ligj”.

20. Pra, bazuar në këtë kompetencë që i ka dhënë ligji, Komisioni Vendor i Verifikimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore pranë Prefektit Tiranë, pasi ka kontrolluar dhe verifikuar dokumentacionin që ka lidhje me AMTP objekt shqyrtimi dhënë në favor të subjektit Riza Loçka, në përfundim të hetimit administrativ ka marrë vendimin nr.49, datë 09.09.2013, me të cilin ka vendosur: “Shfuqizimin e plotë të aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi të familjes bujqësore të përfaqësuar nga Riza Loçka. Kthimin e tokës në pronësi shtet me sipërfaqe 4800 m2...”. Këtë vendim ky komision ja ka njoftuar Prefektit të Qarkut Tiranë për të proceduar më tej sipas parashikimeve të nenit 10 të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar.

21. Prefekti i Qarkut Tiranë, pasi është vënë në dijeni të vendimarrjes së KVVTP pranë Qarkut Tiranë , nga ku ka rezultuar që AMTP me nr.s’ka, datë 20.04.1993 dhe nr.416, datë 20.04.1993 në emër të të paditurit Riza Loçka janë akte të pavlefshme, pasi janë dhënë në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit 7501/1991 ”Për tokën”, ka kërkuar gjyqësisht kundërshtimin e këtyre akteve dhe kalimin e sipërfaqes prej 4800 m2 në pronësi të shtetit. Kundërshtimi i këtyre akteve administrative, bëhet sipas kushteve dhe afateve të parashikuara në nenin 7/ç, 17/a dhe 18 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe në nenet 8, 9 dhe 10 të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar.

22. Në vlerësim të sa më sipër, Ky Kolegj arrin në konkluzionin se çështja objekt gjykimi është në juridiksionin gjyqësor dhe ajo duhet të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. Kjo për arsyen se, duke analizuar dispozitat e Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar, nuk rezulton në asnjë dispozitë detyrimi për paditësin që, përpara se t’ia nënshtrojë gjykimin e kësaj çështje juridiksionit gjyqësor, të ndjekë një rrugë të detyrueshme administrative në organet më të larta administrative.

23. Në nenin 10 të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar, i titulluar “Procedurat për titujt e pronësisë, të krijuar në kundërshtim me ligjin”, parashikohet se: “1. Kur KV-ja, gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe të vendimeve përkatëse të komisioneve të tokës, vëren se krijimi i titullit të pronësisë mbi tokën është dhënë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 e 4 të këtij ligji dhe me vendimet e tij, të marra sipas neneve 8 pikat 2 e 3 dhe 9 pikat 3 dhe 6 të këtij ligji, i paraqet gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës një kërkesë për anulimin e aktit administrativ, Akt i Marrjes së Tokës në Pronësi. 2. Kërkesa i paraqitet subjektit përkatës nga prefekti i qarkut brenda 7 ditëve nga data e njoftimit të vendimit për paligjshmërinë e aktit të pronësisë mbi tokën bujqësore. Objekt i kërkesës së prefektit është deklarimi i pavlefshmërisë së Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, shfuqizimi i tij dhe kthimi i pronës në pronësi të shtetit, kur ajo posedohet ende nga mbajtësi i parë i titullit, si dhe ngarkimin me detyrimin financiar, kur ky e ka tjetërsuar apo i është shpronësuar për interes publik. 3. Gjykata shqyrton kërkesën e prefektit brenda 60 ditëve, duke thirrur në proces gjyqësor edhe Avokatin e Shtetit".

24. Në analizë të dispozitës ligjore të mësipërme, legjislatori jo vetëm që nuk parashikon rrugë të detyrueshme administrative, por ai e ka përcaktuar saktësisht se, kur nga ana e KV-së është konstatuar që një AMTP e lëshuar në favor të subjeteve të tretë është marrë në kundërshtim me ligjin, është KVVTP pranë Qarkut përkatës, përfaqësuar nga prefekti i këtij qarku që, brenda 7 ditëve nga dita që ka njoftuar palët e interesuara dhe të prekura nga kjo vendimmarrje e KV-së, ti drejtohet me padi themeli gjykatës, e cila vetë duhet ta marri në shqyrtim këtë çështje brenda një afati 60 ditor.

25. Në rastin objekt shqyrtimi, padia është ngritur nga ana e Prefektit të Qarkut Tiranë pas marrjes së vendimit nr.49, datë 09.09.2013 të KVVTP, me të cilin ky komision ka vendosur shfuqizimin e plotë të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi të familjes bujqësore të përfaqësuar nga Riza Loçka, si dhe kthimin e tokës në pronësi të shtetit, mbështetur në parashikimet e nenit 10 të ligjit të sipërcituar. Në kushtet kur ligji e ka parashikuar në mënyrë të posaçme se si duhet të veprohet në të tilla raste, nuk ka vend pretendimi i palës së paditur, që duhet të ndiqet rruga admiistrative.

26. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin e tyre unifikues nr.1, datë 26.11.2010, kanë arritur në konkluzionin unifikues se: Ndekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhëniet juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ...Ligji i posaçëm mund të parashikojë edhe modalitete konkrete mbi afatet, kushtet e procedurat që duhen respektuar për të bërë të pranueshëm për shqyrtim në themel ankimin administrativ, për procedurat e shqyrtimit dhe natyrën e vendimmarrjes nga organi administrative, etj. Nëse rregulla të tilla eventuale nuk janë parashikuar, gjejnë zbatim afatet, kushtet e procedurat e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative”.

27. Në analizë të sa më sipër dhe duke u bazuar në sa arsyetojnë Kolegjet e Bashkuara, në vendimin unifikues nr.1, datë 26.11.2010, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, për sa kohë në Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar, nuk është parashikuar ndjekja e nje procedure të tillë, e detyrueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes (kur flasim për rrugë administrative të detyrueshme kemi parasysh parashikimin në ligj të të gjitha elementëve të domosdoshme, si paraqitja e kërkesës organit më të lartë që e shqyrton atë, afati brenda së cilës shqyrtohet ankimi, vendimet që merren nga organi me i lartë, e drejta e ankimit etj.), paditësi ka të drejtë që të rivendosë të drejtat e tij të shkelura, duke ju drejtuar direkt juridiksionit gjyqësor.

28. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në lidhje me natyrën e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi, çmon të evidentojë faktin se, jo më kot ligjvënësi ja ka lënë shqyrtimin e këtyre konflikteve gjykatës. Kjo për shkak se: (i) Është vetëm gjykata ajo e cila mund të vendosë nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, nëse dikush do të zhvishet apo jo nga e drejta e pronësisë. Asnjë organ administrativ nuk mund të marrë një vendim të tillë përfundimtar dhe nuk mund të zhveshë subjektet nga e drejta e tyre e pronësisë. Natyra e këtyre konflikteve dhe gjykimeve është e tillë që, nuk kemi të bëjmë vetëm me kundërshtimin e një akti administrativ, por kemi të bëjmë edhe me kalimin e tokave bujqësore nga individi i cili pretendon se e ka përfituar atë në mënyrë të ligjshme në pronësi të shtetit, kur konstatohet se AMTP janë dhënë në kundërshtim me ligjin; (ii) Shqyrtimi i këtyre konflikteve nga ana e gjykatës është një garanci më tepër se sa shqyrtimi i tyre vetëm në rrugë administrative, pasi zhveshja nga e drejta e pronësisë nuk mund të vlerësohet vetëm në rrugë administrative. (iii) Pretendimet e palëve që preken nga aktet objekt shqyrtimi, duke qenë se kemi të bëjmë me një të drejtë kaq të rëndësishme siç është e drejta e pronësisë, duhet t’i nënshtrohen një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjën proceduriale dhe materiale, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje shteruese dhe definitive në gjykatë, përmes garancive që jep procesi gjyqësor, për pjesmarrjen e palëve në gjykim, të drejtën për tu dëgjuar, të drejtën për të ngritur pretendime dhe për të prapësuar (parimi i kontradiktoritetit); të drejtën për të marrë përgjigje për çdo pretendim të ngritur gjatë procesit gjyqësor (pra e drejta për të pasur një proces të rregullt ligjor) etj.

29. Legjislatori, pikërisht për efekt të garancive më të mëdha që jep shqyrtimi gjyqësor, si dhe nisur nga fakti që duhen rregulluar pasojat që derivojnë nga konstatimi i pavlefshmërisë së AMTP-ve, sikundër është kalimi i tokës në pronësi të shtetit (kur konstatohet që këto akte janë marrë në kundërshtim me ligjin), ka vlerësuar që aktet e nxjerra nga KVVTP, i cili është një organ administrativ i ngarkuar për vlerësimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore në rrugë administrative, t’i nënshtrohen kontrollit gjyqësor në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke mos e zvarritur më procesin në hallka të ndryshme dhe të panevojshme administrative.

30. Ky qëndrim i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, vjen në përputhje edhe me qëndrimin që ka mbajtur Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj me nr.29, datë 31.05.2010, në të cilin ka cituar se: “...Për pasojë, midis këtyre individëve, me cilësinë e pronarëve të tokës bujqësore dhe gjithë subjekteve të tjerë, duke përfshirë edhe Shtetin, krijohet një marrëdhënie që trajtohet në kuadrin e të drejtës private. Kjo do të thotë se, pas këtij momenti që u përshkrua më sipër, çdo pretendim kundrejt pronarëve të mësipërm, zgjidhet në kuadrin e të drejtës private. Për pasojë, titujt e pronësisë të fituar si rezultat i përfundimit të procedurave të parashikuara në ligjet e sipërpërmendura si dhe regjistrimet e këtyre titujve në regjistrat e pronave të paluajtshme, nuk mund të anulohen apo shfuqizohen iure imperi, pra në mënyrë të njëanshme, me anën e vendimeve administrative të nxjerra nga autoritetet publike përkatëse..... Në të njëjtën kohë, sipas nenit 10/1 të këtij ligji, kur KV-ja, gjatë verifikimit, vëren se krijimi i titujve të pronësisë mbi tokën është bërë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 dhe 4 të këtij ligji, i paraqet gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës një kërkesë për anulimin e aktit administrativ “akti i marrjes së tokës në pronësi”, dhe sipas pikës 2 të nenit 10 të këtij ligji, kërkesa i paraqitet subjektit përkatës nga prefekti dhe objekti i kërkesës së prefektit është deklarimi i pavlefshmërisë së “aktit të marrjes së tokës në pronësi”... Duke bërë një interpretim sistematik të dispozitave të mësipërme të ligjit të kundërshtuar, nga konteksti i tyre si dhe nisur nga kuptimi i përgjithshëm i këtij ligji, pra nisur nga ratio legis (ose qëllimi final social dhe ekonomik i normës), Gjykata vlerëson se qëllimi i tyre është t`i vendosin komisionet vendore në pozicionin e konstatuesit të situatës së paligjshmërisë, parregullsive të titujve të pronësisë, në drejtim të mangësive të tyre ligjore. Këto komisione munden vetëm të ngrejnë dyshime në lidhje me fitimin e pronësisë dhe më pas duhet t`i drejtohen gjykatës, e cila do të vendosë në lidhje me vlefshmërinë ose jo të titullit të pronësisë dhe, në rast të konstatimit të kësaj pavlefshmërie, janë po gjykatat që do të vendosin edhe për pasojat ligjore. Kjo do të thotë se vendimet e marra nga komisionet vendore, në bazë të kompetencave që u japin dispozitat e kundërshtuara, nuk mund të sjellin si rezultat anulimin apo shfuqizimin e akteve që kanë krijuar tituj pronësie. Gjithashtu, këto vendime nuk mund të urdhërojnë zyrat e regjistrimit për fshirjen e regjistrimit të këtyre titujve. Verifikimet/konstatimet e KV-ve mund të shërbejnë vetëm si bazë për ngritjen e padisë në gjykatë nga subjektet përkatëse të interesuara apo nga Shteti, nëpërmjet autoriteteve përkatëse. ...”.

31. Në analizë të sa më sipër, përsa kohë Prefekti i Qarkut (i cili përfaqëson interesat pasurore të shtetit mbi tokat bujqësore), nëpëmjet padisë objekt shqyrtimi ka kërkuar në rrugë gjyqësore deklarimin e pavlefshmërisë së aktit të marrjes së tokës në pronësi dhe rregullimin e pasojave që ka prodhuar ky akt, duke pretenduar kalimin e tokës në pronësi të shtetit, është e drejta e tij që brenda afateve të përgjithshme që parashikon e drejta për të kundërshtuar aktet administrative si dhe nenit 18, të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, t’i drejtohet gjykatës me padi si mjet i vetëm procedural, nëpërmjet të cilës të mund të rivendosë në vend të drejtat e tij të pretenduara si të shkelura nga pala e paditur. Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo. Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi (neni 31 i K.Pr.Civile).

32. Që padia të jetë e vlefshme, duhet të plotësojë dy kushte themelore: (a) interesi i ligjshëm për të ngritur padi; dhe (b) legjitimiteti për të vepruar. Në rast se ekzistojnë këto dy kushte, mund të konsiderohet që padia ekziston, në kuptimin që gjykata është e detyruar të marrë vendim mbi themelin e saj, pra për ta pranuar ose rrëzuar atë. Interesi për të ngritur padi, parashikohet qartë në nenin 32 të K.Pr.Civile, dhe është një element i së drejtës së padisë, që konsiston në interesin për të marrë nga gjykata, vendimin e kërkuar.

33. Në çështjen objekt gjykimi, paditësi ka disponuar të drejtën e tij për të ngritur padinë me kërkimet e paraqitura më lart, jo vetëm në përputhje me parashikimet e nenit 10 të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar, por edhe në mënyrën që ai e ka çmuar më të drejtë për mbrojtjen dhe rivendosjen e interesave të shtetit, të pretenduara si të shkelura. Gjykata ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët (neni 16 i K.Pr.Civile).

34. Përsa i përket pretendimeve të palës së paditur që çështja objekt shqyrtimi nuk është brenda juridiksionit gjyqësor, pasi hetimi administrativ i kryer nga ana e KVVTP pranë Prefekturës së Qarkut Tiranë është kryer në padijeni dhe pa pjesmarrjen e subjekteve të intereuar, të cilët preken nga akti objekt shqyrtimi, këto pretendime i përkasin themelit të çështjes, të cilat do të hetohen dhe do të diskutohen gjatë gjykimit të saj dhe nuk kanë lidhje me çështjen e juridiksionit.

35. Për të gjitha arsyet e përmendura më sipër, ky Kolegj, çmon se, mosmarrëveshja objekt shqyrtimi është brenda juridiksionit gjyqësor dhe vendimi nr.3428 regj. themeltar, datë 17.12.2014 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.3985, datë 14.07.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranë, më 26.11.2015


1 Vendimi nr.22/2014 i Gjykatës Kushtetuese.

1 Shih vendimet nr.7, datë 09.03.2009; nr.11, datë 02.04.2008; nr.8, datë 16.03.2011; nr.3, datë 19.02.2013, etj. të Gjykatës Kushtetuese.

2 Shih për më tepër vendimin unifikues, sipas të cilit për përcaktimin e kompetencës territoriale në këto çështje duhet të bazohemi në parashikimet e nenit 45 të Kodit të Procedurës Civile, duke qenë se natyra e këtyre gjykimeve është civile dhe lidhet me të drejta reale për pasuri të paluajtshme, ndaj kompetencën për gjykimin e këtyre çështjeve e ka gjykata e vendit ku ndodhet sendi (në rastin konkret në Shkodër).


1 Ky koncept, i elaboruar nga çdo doktrinar i kohës, qartësinë më të madhe e ka gjetur nga klasiku i së drejtës procedurale civile Giussepe Chiovenda, “Principii di diritto processuale civile”, Napoli, 1912, faqe 389, në të cilin shprehet se “çdo mosmarrëveshje, e konsideruar në mënyrë abstrakte, do të thotë përpara se të lindë efektivisht ose në momentin që lind, i përket një gjyqtari të caktuar. Ky është gjyqtari natyral nga i cili ndërgjyqësi nuk mund të shmanget.

2 Shiko Ignatio Pagani, Dottore di Ricerca in Diritto Costituzionale – Avvocato, në shkrimin “Perpetuatio iurisdictionis e declaratoria d’incostituzionalità ”.

1 Përmbajtja e nenit 118 të Kodit të Procedurës Civile përpara ndryshimeve të ligjit nr.122/2013, datë 18.04.2013.

2 Shih Vendim nr.00-2012-1315 i Vendimit (149), datë 20.03.2012 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

1[] Prova më e fortë apo argumenti, prova më bindëse, vendimtare, kryesore.

1 Ligj nr.7638, datë 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare”, Neni 49 : Transferimi ndërmjet ortakëve

Pjesët e kapitalit themeltar janë lirisht të transferueshme ndërmjet ortakëve.

Në rast se statuti përmban jnë klauzolë që kufizon transferimin, janë të zbatueshme dispozitat e nenit 47 të këtij ligji.


2 Ligj nr.7638, datë 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare”, Neni 47: Transferimi te të tretët

Pjesët e kapitalit themeltar mund t’u transferohen personave të tretë që nuk bëjnë pjesë në shoqëri, vetëm me miratimin e shumicës së ortakëve që përfaqësojnë të paktën tre të katërtat e pjesëve të kapitalit themeltar.

Projekti i transferimit i njoftohet shoqërisë dhe secilit prej ortakëve.

Në rast se shoqëria nuk ka bërë të ditur vendimin e saj brenda tre muajve nga data e njoftimit të fundit sipas paragafit të mësipërm, miratimi i transferimit konsiderohet i dhënë.

Në rast se shoqëria refuzon të japë miratimin e transferimit, ortakët, brenda tre muajve nga data e këtij refuzimi, duhet të blejnë apo të lejojnë blerjen e pjesëve të kapitalit themeltar me vlerën e përcaktuar sipas rregullave të nenit 11 të këtij ligji.


3 Ligj nr.7638, datë 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare”, Neni 11: Vlerësimi i të drejtave të ortakëve në shoqëri

Në të gjitha rastet kur parashikohen transferimi i të drejtave të një ortaku ose riblerja e tyre nga shoqëria,


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish