Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet153/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
datën 19.11.2015, në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.02323/2015 akti, që u përket palëve:
PADITËS: SHOQËRIA PËRMBARIMORE “TDR GROUP” SH.P.K

PALË E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE TIRANË

DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TIRANËS.

PERSON I TRETË: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE FIER


OBJEKTI:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ

“Njoftim Vlerësimit të Detyrimeve tatimore nr.27431/10-11, datë 24.06.2014”

të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë dhe fshirjen e detyrimeve tatimore t

ë vendosura sipas këtij akti administrativ.

Baza Ligjore: Nenet 7 e vijues, 15, 17 gërma “a”, 21 të Ligjit nr.49/2012

Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative

dhe mosmarrëveshjeve administrative”;

nenet 115, 116 gërma “b” të Kodit të Procedurave Administrative;

Ligji nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,

të ndryshuar, Ligji nr.10031, datë 11.12.2008

“Për shërbimin përmbarimor privat”, i ndryshuar,

Ligji nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.7408/80-2015-2987, datë 29.09.2015, ka vendosur:

Moskompetencën tokësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, në gjykimin e çështjes administrtaive me nr.5090/31104-04563-80-2015 Akti, me paditës Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier etj, me objekt- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ.

Dërgimin e kërkesë padisë së bashku me aktet e paraqitura Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Vlorë, si gjykata kompetente për gjykimin e kësaj çështje.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.1498, datë 04.11.2015, ka vendosur:

Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës tokësore të cështjes administrative me nr.1772 akti, datë rregjistrimi 12.10.2015 me palë ndërgjyqëse: PADITËS: Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k; PALË E PADITUR: Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës; PERSON I TRETË: Drejtoria Rajonale Tatimore Fier; OBJEKTI: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ “Njoftim Vlerësimit të Detyrimeve tatimore nr.27431/10-11, datë 24.06.2014” të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të vendosura sipas këtij akti administrativ.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako dhe si bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosje, rezulton se, pala paditëse është shoqëri tregtare e organizuar në formën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, regjistruar pranë QKR në datën 30.10.2010, me nr.NIPTI L02213015S, e cila ushtron aktivitet tregtar në fushën e: "ekzekutimit të titujve ekzekutiv sipas ligjit nr.10030, datë 11.12.2008 “për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.

2. Pala paditëse ka pretenduar se, në datën 20.06.2014, pranë zyrave të saj me qendër në Tiranë është ushtruar kontroll nga ana e inspektorit tatimor të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, sipas njoftimit për kryerjen e vizitës fiskale me nr.27431 prot, datë 06.05.2014, si dhe programit përkatës të kontrollit, të përcaktuar për këtë subjekt.

3. Në përfundim të këtij kontrolli, nga ana e isnpektorit tatimor është përpiluar raporti përfundimtar i kontrollit, në të cilin është pasqyruar se: “...Në përfundim të kontrollit të ushtruar në shoqërinë “TDR GROUP” sh.p.k, për vjeljen e dhe derdhjen e tarifës 2% për periudhën nëntor 2010 deri në 07.04.2011, rezultuan këto detyrime: ...totali 37.039.746 lekë...”.

4. Raport-Kontrolli si më sipër, i është komunikuar palës paditëse nëpërmjet shkresës me nr.27431/5 prot, datë 20.05.2014, për të cilën pala paditëse pretendon se është vënë në dijeni në datën 21.05.2014, datë në të cilën edhe e ka administruar atë me nr.1538 prot.

5. Bazuar në konkluzionet e këtij raport-kontrolli, nga ana e palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë është nxjerrë Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore me nr.27431/10-11 prot., datë 20.06.2014, nëpërmjet të cilit, palës paditëse i është njohur një detyrim në masën prej 37.039.746 lekë.

6. Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore si më sipër, i është komunikuar palës paditëse nëpërmjet Njoftimit dhe kërkesës për të bërë pagesën me nr.55346 prot, datë 30.07.2014, për të cilën pala paditëse pretendon se është vënë në dijeni në datën 04.08.2014, datë në të cilën edhe e ka administruar atë me nr.2623 prot.

7. Pala paditëse me kërkesen e saj me nr.2585 prot, datë 20.11.2014 i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke i kërkuar konstatimin absolutisht të pavlefshëm të aktit Njoftim Vlerësimi Tatimor nëpërmjet të cilit kësaj shoqërie i është njohur në detyrim tatimor në vlerën prej 37.039.746 lekë, pasi baza ligjore që ka përdorur grupi i kontrollit në momentin e nxjerrjes së këtij detyrimi nuk ekzistonte më.

8. Sipas pretendimeve të palës paditëse, Udhëzimi nr.1240/4, datë 15.09.2009, e cila ka përbërë të gjithë bazën ligjore mbi bazën e të cilit është njohur detyrimi tatimor për subjektin “TDR GROUP” sh.p.k, është shfuqizuar pjesërisht me vendimin gjyqësor nr.4, datë 06.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë (vetëm për pjesën që prekte subjektin tatimor Përmbaruesit Gjyqësor Privat), duke e bërë këtë akt njoftim vlerësimi tatimor një akt nul në kuptim të ligjit. Për këtë arsye, ky subjekt i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Timeve që të bëjë fshirjen e këtij detyrimi nga sistemi tatimor, i cili vazhdon të pasqyrohet në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k.

9. Me shkresën nr.30417/1 prot, datë 04.12.2014, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i është drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë si dhe ka bërë me dije edhe shoqërinë paditëse, duke i pasqyruar se: “...për shkak se me vendimin nr.4, datë 06.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit, është konstatuar pavlefshmëria absolute e këtij Udhëzimi përsa i përket disponimit mbi subjektin e përmbaruesit gjyqësor privat. Pavlefshmëria absolute është e lidhur ngushtë me paligjshmërinë dhe një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm nuk prodhon pasoja ligjore, pra çmohet që nuk ka ekzistuar. Në kushtet që tatimpaguesi është i regjistruar pranë Drejtorisë suaj, një kopje të kësaj shkrese, po jua dërgojmë për njohje, administrim dhe përgjigje. Nga ana juaj të verifikohet situata dhe të njoftohet kërkuesi dhe Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve për cdo veprim të mëtejshëm procedurial të ndërmarrë nga ju...”.

10. Me shkresën nr.27746/1 prot, datë 06.05.2015, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë e ka transferuar dokumentacionin që dispononte për shoqërinë përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k, me NIPT L02213015S, në administrim të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, sipas inventarit bashkëlidhur. Po me shkresën nr.27746/2 prot, datë 13.05.2015, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë i ka konfimuar Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, se ka transferuar dosjen fizike për subjektin, shoqëria përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k pranë këtij të fundit, duke i kërkuar që të vazhdojë procedurën për përfundimin e procesit të transferimit.

11. Pala paditëse, duke mos marrë një përgjigje në rrugë administrative, në lidhje me konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore me nr.27431/10-11 prot., datë 20.06.2014, nëëprmjet të cilës i ishte njohur një detyrim tatimor në vlerën prej37.039.746 lekë, në datën 14.07.2015 i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me padinë objekt shqyrtimi.



12. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.7408/80-2015-2987, datë 29.09.2015, ka vendosur:

Moskompetencën tokësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, në gjykimin e çështjes administrative me nr.5090/31104-04563-80-2015 Akti, me paditës Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k, pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier etj, me objekt- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ.

Dërgimin e kërkesë padisë së bashku me aktet e paraqitura Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Vlorë, si gjykata kompetente për gjykimin e kësaj çështje.

12/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “...Arsyeja që parashtroi përfaqësuesja e palës së paditur është se dosja i përket shoqërisë “TDR GROUP” sh.p.k është transferuar pranë drejtorisë Rajonale Ttaimore Fier....Meqënëse Drejtoria Rajonale Taimore Fier ndodhet në Fier, ky i fundit si njësi administrative mbulohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, referuar Dekretit të Presidentit me nr.7818, datë 16.11.2012... Për rrjedhojë, në rastin objekt gjykimi jemi para drejtorisë rajonale Tatimore Fier, si organi administrtiv që është shprehur për çështjen objekt gjykimi. Në këto kushte, duke mbajtur parasysh përcaktimet e bëra në ligj dhe faktet që i përkasin rastit konkret, Gjykata vlerëson se nuk është kompetente nga pikëpamja territoriale për gjykimin e kësaj çështje....”.

13. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.1498, datë 04.11.2015, ka vendosur:

-Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës tokësore të cështjes administrative me nr.1772 akti, datë rregjistrimi 12.10.2015 me palë ndërgjyqëse: PADITËS: Shoqëria Përmbarimore “TDR GROUP” sh.p.k; PALË E PADITUR: Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës; PERSON I TRETË: Drejtoria Rajonale Tatimore Fier; OBJEKTI: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ “Njoftim Vlerësimit të Detyrimeve tatimore nr.27431/10-11, datë 24.06.2014” të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të vendosura sipas këtij akti administrativ.



13/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “... vlen për tu theksuar se, nga ana e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është “gabuar” në pasqyrimin e ndërgjyqësisë në vendimmarrjen e saj, pasi sikurse konstatohet, Drejtoria Rajonale Tatimore Fier është shënuar në cilësinë proceduriale të të paditurit, ndërkohë që nga ana e palës së paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë është kërkuar të thirrej me cilësinë e personit të tretë dhe më këtë cilësi është pranuar nga ana e gjykatës..... Duke qenë se pala e paditur ndodhet në Tiranë, vlerësojmë se nga pikëpamja e kompetencës tokësore është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, e cila nuk duhet ta dërgonte për kompetencë këtë cështje si dhe aktet që shoqërojnë këtë padi Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Vlorë, pasi organi publik nga i cili kërkohet prej palës paditëse kundërshtimi kryerjes së veprimit administrativ ndodhet në Tiranë...”.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
14. Se vendimi nr.7408/80-2015-2987, datë 29.09.2015 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedurial dhe për këtë shkak duhet të prishet.

15. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit, të shprehura si në kërkesë padi, ashtu dhe në pretendimet e tij para gjykatave, vlerëson të gabuar dhe të pabazuar në Ligjin nr.49/2012 arsyetimin dhe vendimin e dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

16. Ky Kolegj, vlerëson të theksojë se, për nga rëndësia që ka kompetenca, shqyrtimi i saj përfshihet që në veprimet përgatitore të procesit gjyqësor që duhet të kryejë gjykata, (neni 158/a i K.Pr.Civile dhe Ligji nr.49/2012). Ligjvënësi, kur ka rregulluar kompetencën tokësore të gjykatave administrative, ka patur parasysh midis të tjerave dhe lehtësimin dhe komoditetin që duhet t’u krijohet palëve në proces. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit nr.49/2012.

17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në referim të akteve të dosjes gjyqësore, vlerëson se, në rastin objekt gjykimi jemi përpara një mosmarrëveshje të natyrës administrative që rregullohet nga Ligji nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Ligji nr.10031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor privat”, i ndryshuar, Ligji nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, nenet 7 e vijues, 15, 17 gërma “a”, 21 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe mosmarrëveshjeve administrative”; si dhe nenet 115, 116 gërma “b” të Kodit të Procedurave Administrative. Në thelbin e kësaj mosmarrëveshje qëndron kundërshtimi i akteve të nxjerra nga ana e administratës tatimore, e konkretisht Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, e cila në zbatim të parashikimeve ligjore të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, ka nxjerrë Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore me nr.27431/10-11 prot., datë 20.06.2014, nëpërmjet të cilit, palës paditëse i ka njohur një detyrim në masën prej 37.039.746 lekë.

18. Në nenin 109, të Ligjit 9920 datë 19.05.2008, i titulluar “Vendimi i drejtorisë”, parashikohet se: “1. Vendimi i drejtorisë së apelimit tatimor futet në dosjen e tatimpaguesit dhe nga një kopje i dërgohet, me postë rekomande, tatimpaguesit dhe organit të administratës tatimore, që ka bërë vlerësimin tatimor ose ka marrë vendimin, që është objekt i ankimit. 2. Tatimpaguesi mund ta kundërshtojë vendimin e drejtorisë së apelimit tatimor në gjykatë, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes dijeni për këtë vendim. Nëse drejtoria e apelimit tatimor nuk shprehet brenda tre muajve nga data e marrjes së ankimit, tatimpaguesi mund të ankohet drejtpërdrejt në gjykatë. 3. Administrata tatimore, e cila ka nxjerrë vendimin administrativ, objekt ankimi, mund ta apelojë vendimin e drejtorisë së apelimit tatimor në gjykatë, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes dijeni për këtë vendim. 4. Për rivendosjen në afat, zbatohen procedurat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative. Drejtoria e Apelimit merr masat për publikimin, në ëebsite-in e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të qëndrimeve të mbajtura në vendimet e marra prej saj”.

19. Ndërsa në nenin 11, të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe mosmarrëveshjeve administrative”, i titulluar “Kompetencat tokësore”, parashikohet shprehimisht se: “1. Paditë kundër veprimit administrativ shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin në të cilin organi publik ka kryer veprimin administrativ që kundërshtohet. Në rastet kur organi administrativ më i lartë, pas ankimit administrativ e ndryshon aktin administrativ të organit vartës, padia ngrihet në gjykatën që përfshin territorin ku ka qendrën organi administrativ më i lartë... 5. Kur kompetenca tokësore nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë, atëherë kompetente është gjykata, në territorin e së cilës ka qendrën organi publik i paditur”.

20. Në kushtet kur ligji specifik që rregullon mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi, konkretisht Ligji nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk ka të përcaktuar në mënyrë të detajuar se në cilën gjykatë duhet të ngrihet padia objekt shqyrtimi, referimi do të bëhet tek dispozitat e ligjit procedurial që rregullon shqyrtimin e mosmarrveshjeve administrative, që në rastin konkret është Ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.

21. Referuar akteve të administruara në dosje, rezulton se pala paditëse në këtë gjykim ka kundërshtuar një akt administrativ të nxjerrë nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë. Qendra e organit administrativ, akti i së cilës kundërshtohet është pikërisht në Tiranë dhe për rrjedhojë, kompetente për shqyrtimin e kësaj padie nuk mund të jetë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, por gjykata që përfshin territorin në të cilin organi publik ushtron veprimtarinë e tij, si dhe ka lëshuar aktin administrativ që kundërshtohet, që në rastin konkret është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. Për këtë arsye, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, në bazë të nenit 11, pika 1 e ligjit të sipërcituar, gjykata kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi, është gjykata e vendit ku ndodhet organi tatimor që ka lëshuar aktin objekt shqyrtimi, pra Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

22. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin ne perfundimin se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, është gjykatë kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi. Në këto kushte vendimi nr.7408/80-2015-2987, datë 29.09.2015 i Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duhet prishur dhe cështja duhet dërguar për vazhdimin e gjykimit në këtë gjykatë.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.7408/80-2015-2987, datë 29.09.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në këtë gjykatë.


Tiranë, më 19.11.2015
Nr. 31003-02304-00-2015 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-4594 i Vendimit


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish