Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet142/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   138   139   140   141   142   143   144   145   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Aleksandër Muskaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në dhomën e këshillimit datë 10.11.2015 mori në shqyrtim çështjen civile nr.11243-03370-00-2015 Regj. Themeltar, që u përket:
PADITËS: SHPËTIM MUHO

E PADITUR: MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË, NJËSIA OPERACIONALE SPECIALE SARANDË

PERSON I TRETË: OSHEE SARANDË

OBJEKTI:


Kërkohet shfuqizimi tërësisht i akteve administrative

“Procesverbal” datë 07.07.2015 dhe akt verifikimi datë 07.07.2015

si akte që cenojnë mbrojtjen juridike dhe të të drejtave,

lirive dhe interesave kushtetuese dhe ligjore të subjektit.

Baza Ligjore: Neni 31/a i Kodit të Procedurës Civile,

Nenet 15, 35, 17/a të ligjit nr.49/12.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2015-806 datë 17.09.2015, ka vendosur:

“Të shpallë moskompetencën e gjykimit të çështjes civile me nr.31010-01121-23-2015 Regjistri themeltar datë 14.07.2015 regjistrimi, duke i kaluar aktet gjykatës kompetente, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë.”
Kundër vendimit nr.23-2015-806 datë 17.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka ushtruar ankim të veçantë, paditësi Shpëtim Muho, me anë të të cilit kërkon:

Prishjen e vendimit nr.23-2015-806 datë 17.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, për këto shkaqe:

Vendimi duhet të prishet dhe t`i dërgohet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi kemi të bëjmë me shfuqizim akti administrativ të një organi shtetëror siç është pala e paditur në gjykim, Njësia Operacionale Speciale Dega Sarandë.



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,


V Ë R E N

Rrethanat e çështjes

      1. Paditësi Shpëtim Muho është banor i qytetit të Sarandës dhe ka lidhur me personin e tretë OSHEE sh.a. Sarandë kontratën nr.18205 për furnizimin me energji elektrike në cilësinë e subjektit familjar.

      2. Në datën 07.07.2015 nga ana e të paditurës Njësisë Operacionale Speciale të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, është mbajtur një procesverbal dhe akt-verifikimi i së njëjtës datë, ku janë konstatuar ndërhyrje të kryera në matësin e energjisë elektrike dhe në vulat e boksit, duke u pretenduar gjithashtu se pavarësisht kontratës së lidhur në cilësinë e abonentit familjar, aktiviteti real i ushtruar nga paditësi për të cilin konsumohet energjia elektrike është aktivitet privat biznesi.

      3. Paditësi ka pretenduar se dy aktet e mësipërme shprehin vetëm një vullnet subjektiv të nënshkruesve të tyre, të pabazuar në asnjë provë dhe që në mënyrë jo të drejtë nxjerrin konkluzionin se matja e gabuar e energjisë është rezultat i veprimeve të kundraligjshme të paditësit.

      4. Në të tilla kushte, duke mos qenë dakord me përmbajtjen e këtyre akteve, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë me kërkesëpadinë me objekt të cituar si më sipër.

      5. Në seancën e datës 17.09.2015, pala e paditur ka kërkuar shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja territoriale në kushtet kur qendra e palës së paditur ndodhet pikërisht në Tiranë.

      6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2015-806 datë 17.09.2015 ka vendosur: “Të shpallë moskompetencën e gjykimit të çështjes civile me nr.31010-01121-23-2015 Regjistri themeltar datë 14.07.2015 regjistrimi, duke i kaluar aktet gjykatës kompetente, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë.”

      7. Në marrjen e këtij vendimi, gjykata ka arsyetuar se: “...Siç rezulton nga padia, pala e paditur ka qendrën e tij në Tiranë, e për këtë gjykatë kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në nenin 42 të K.Pr.Civile thuhet se: ”Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij...”

      8. Kundër vendimit nr.23-2015-806 datë 17.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka ushtruar ankim të veçantë, paditësi Shpëtim Muho, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.23-2015-806 datë 17.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM


      1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

    1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

    2. Neni 41 i K.Pr.Civile: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera.”

    3. Neni 61 i K.Pr.Civile: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.”

      1. Dispozitat e Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në të cilat është parashikuar:

    1. Neni 2, pika 2: “Akt administrativ individual" është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, ndaj një ose disa subjekteve individualisht të përcaktuara të së drejtës, që krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike konkrete.”

    2. Neni 2, pika 6: “Organ publik” është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative; çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i Forcave të Armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.”

10.3 Neni 2, pika 7:“Veprim administrativ” është akti administrativ, kontrata administrative dhe veprimi tjetër administrativ.”

10.4 Neni 2, pika 8: “Veprim tjetër administrativ” është çdo formë e njëanshme e veprimtarisë së organit publik, në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshëm.”


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON


      1. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi Shpëtim Muho përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cenimin e vendimit nr.23-2015-806 datë 17.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

      2. Nga shqyrtimi i akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, në vlerësim tërësor të objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe ankimit të veçantë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se kompetente, si nga pikëpamja territoriale dhe nga pikëpamja lëndore, për gjykimin e çështjes nr.31010-01121-23-2015 Regjistri themeltar datë 14.07.2015 regjistrimi, është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër.

      3. Ashtu sikurse pretendohet edhe në ankimin e veçantë, ky Kolegj e vlerëson jo të drejtë përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike: (i) të palës së paditur, që është organ i Administratës Publike; (ii) të mosmarrëveshjes e cila është e karakterit administrativ, si dhe (iii) të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.




      1. Konkretisht, Kolegji Civil vlerëson se, në interpretim të nenit 61 të K.Pr.Civile, gjykata, qoftë edhe kryesisht, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente. Në çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pavarësisht se e kishte mundësinë e shqyrtimit të kompetencës lëndore të saj, edhe në mungesë të një kërkese nga ana e palëve ndërgjyqëse, është kufizuar vetëm në analizën e kërkesës së palës së paditur për shpalljen e mungesës së kompetencës tokësore.

      2. Ky Kolegj vlerëson se në analizë të ankimit të veçantë të paraqitur si dhe në analizë të shkakut dhe objektit të kërkesëpadisë, mosmarrëveshja objekt gjykimi ka të bëjë me kundërshtimin e veprimeve të një organi administrativ, sikurse dhe pala e paditur të pasqyruar respektivisht në aktet “Procesverbal” datë 07.07.2015 dhe “Akt Verifikimi” datë 07.07.2015, të cilat sipas pretendimit të paditësit, cenojnë të drejtat dhe interesat ligjore të paditësit.

      3. Pavarësisht mënyrës së formulimit të objektit të kërkesëpadisë dhe ndërtimit të ndërgjyqësisë në rastin konkret, çështje këto të cilat i përkasin gjykimit të themelit dhe jo vendimit për kompetencën e gjykatës, Kolegji Civil vlerëson se në thelb mosmarrëveshja objekt gjykimi, ka lindur për shkak të veprimtarisë së organit publik gjatë ushtrimit të funksionit të tij të pasqyruar në aktet e kundërshtuara nga paditësi.

      4. Në të tilla kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në nenet 2 e 3 të Kodit të Procedurave Administrative dhe në nenet 2, 7, 8, 15 e 17 të ligjit nr.49/2012 (ratio legis) dhe në parimet e së drejtës (ratio iuris).

      5. Sipas nenit 7 të ligjit nr.49/2012, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykatat administrative, ndër të tjera, janë kompetente nga pikëpamja lëndore, për shqyrtimin e “...a) mosmarrëveshjeve që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik; b) mosmarrëveshjeve që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik”.

    1. Po ashtu, në nenin 15/a të ligjit nr.49/2012, është përcaktuar se të drejtën e padisë në gjykatën administrative e ka çdo subjekt, që pretendon se i është cenuar një e drejtë apo një interes i ligjshëm nga një veprim apo mosveprim i organit publik. Në rastin në gjykim paditësi Shpëtim Muho nëpërmjet kërkesëpadisë së tij, në thelb pretendon se i janë cenuar të drejtat e tij nga veprimet/ ndërhyrjet e paligjshme të kryera nga ana e organeve publike.

    2. Për më tepër, Kolegji Civil thekson se, për identifikimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe territoriale për shqyrtimin e çështjes objekt ankimi të veçantë, shërben edhe neni 11/1 i ligjit nr.49/2012, sipas së cilit, “Paditë kundër veprimit administrativ shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin, në të cilin organi publik ka kryer veprimin administrativ që kundërshtohet.”

    3. Në mbështetje të dispozitës së sipërcituar,Kolegji Civil thekson se ndryshe nga arsyetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në çështjen objekt gjykimi, veprimi i organit administrativ që kundërshtohet është kryer nëpërmjet Njësisë Operacionale Speciale të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, që vepron në territorin e rrethit të Sarandës. Në të tilla kushte, padia e paditësit Shpëtim Muho kundër veprimit administrativ të palës së paditur do të shqyrtohet në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin, në të cilin organi publik ka kryer veprimin administrativ që kundërshtohet, e konkretisht në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

  1. Në të tilla kushte, referuar ligjit nr.49/2010, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, dekreteve të Presidentit të Republikës nr.7818, datë 16.11.2012, “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së parë, të apelit dhe të gjykatave administrative, si dhe caktimin e kompetencave tokësore dhe selisë qendrore të gjykatave administrative” dhe nr.8349, datë 14.10.2013 “Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative”, Kolegji Civil vlerëson se kompetente, si në pikëpamje lëndore dhe atë tokësore, për shqyrtimin e çështjes konkrete, është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër.

  2. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.23-2015-806 datë 17.09.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63§2 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile



V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.23-2015-806 datë 17.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.


Tiranë, më 10.11.2015
Nr. 31003-02316-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr.00-2015-4168 i Vendimit


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   138   139   140   141   142   143   144   145   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish