Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet139/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   135   136   137   138   139   140   141   142   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 26.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: SHOQËRIA "EUROFISH" SHPK

E PADITUR: DEGA E DOGANËS LEZHË


OBJEKTI:

Shfuqizimin e aktit administrativ vendimit nr.38 datë 03.08.2011

të Degës së Doganës Lezhë.

Baza Ligjore: Nenet 324, 328 e vijues të K.Pr.Civile,

neni 115 gërma "b",118/2 e 123/1 të K.Pr.Administrative

si dhe neni 289 pika 5 të Kodit Doganor.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.254, datë 17.03.2011, ka vendosur:

“Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë së palës paditëse subjektit "Eurofish" sh.p.k Lezhë. Anullimin pjesërisht të Vendimit nr.38 datë 03.08.2010 të Degës së Doganës Lezhë për pikën 1. Rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën tjetër të padisë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve në pjesë të barabartë”.


Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.21, datë 16.01.2013, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.254 datë 17.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe rrëzimin e padisë si të pabazuar”.


Kundër vendimit nr.21, datë 16.01.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala paditëse Shoqëria “Eurofish” sh.p.k, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.21, datë 16.01.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.254 datë 17.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Gjykata e Apelit ka kryer shkelje procedurale pasi gjykata nuk ka njoftuar palën paditëse dhe nuk i ka dërguar asaj kopjen e ankimit në zbatim të nenit 455 e 456 të K.Pr.Civile me qëllim që brenda afatit ligjor 5 ditor të bënte kundërshtimin e tij nëpërmjet apelit kundërshtues.

  • Gjykata e Apelit Shkodër nuk vlerësoi gjatë shqyrtimit gjyqësor, shkeljet procedurale ligjore të kryer nga pala e paditur në Kodin Doganor dhe në Kodin e Procedurave Administrativ për nxjerrjen e vendimit doganor (aktit administrativ) nr.38 datë 03.08.2010 duke mos mbajtur, Procesverbalin e Verifikimit të Shkeljes Doganore i cili është Formular i miratuar.

  • Në, pikën 1 të nenit 289 të Kodit Doganor është përcaktuar në mënyrë taksative, njoftimi që pala e paditur duhet t’i bëj personit brenda 24 orëve nga çasti i verifikimit të shkeljes për nxjerrjen e vendimit doganor ndërkohë që vendimi nr.38 prot datë 03.08.2010 është dërguar pas 30 ditëve nga çasti i verifikimit të shkeljes.

  • Përsa i përket themelit të çështjes vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër është marr në zbatim të keq të ligjit doganor për faktin se: Për importimin e mallrave të sipërcituar, pala paditëse nuk ka paraqitur pranë palës së paditur deklarata doganore Imp 4 për çlirimin e mallrave në qarkullim të lirë, dhe për pasojë të detyrohej me pagesën e detyrimeve doganore në shumën 1.295.857 lekë. Të gjitha deklarimet e bëra nga pala paditëse pranë palës së paditur dhe të pranuara prej saj për importimin e mallrave të sipërcituar kanë qënë Imp 5 për Lejim të përkohshëm përfshirë përpunim aktiv.

  • Në bazë të legjislacionit doganor në fuqi dhe veçanërisht të nenit 107 pika 1 gërma'iii' si dhe të nenit 136 pika 1 gërma 'a' të Kodit Doganor, mallrat e sipërcituar me këtë regjim doganor, janë mallra me status jo shqiptare pasi këto mallra janë të destinuara për t’u rieksportuar nga territori doganor i RSH në formën e produkteve kompensuese.

  • Në bazë të nenit 136 pika 1 gërma 'a' e gërma 'b' të Kodit Doganor, autoriteti doganor miraton "sistemin pezullues" që do të thotë se, gjatë deklarimit Imp 5 pala paditëse duhet të paguajë vetëm 1% të vlerës së detyrimit doganor ose miraton "sistemin e rimbursimit" që do të thotë se, pala paditëse duhet të paguaj fillimisht të gjithë detyrimin doganor dhe menjëherë pas rieksportimit të produktit të gatshëm nga RSH rimbursohet për të gjithë shumën e detyrimit doganor që ka paguar. Për rastin konkret, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kishte miratuar sistemin pezullues për mallrat e deklaruara nga pala paditëse me regjimin doganor Imp 5.

  • Pala paditëse nuk i ka përfshirë si dhe nuk ka bërë përpunim aktiv brenda Autorizimit nr.4495 datë 09.04.2008 me vlefshmëri (25.04.2008-25.04.2009), sasitë e tepërta të importuara të kripës dhe vajit të ullirit. Sipas akt rakordimeve të mbajtura me palën e paditur rezulton se, mallrat e importuara të sipërcituar me regjimin doganor Imp. 5 janë futur në përpunim aktiv dhe me pas janë rieksportuar si produkt i gatshëm,brenda Autorizimit të ri të Përpunimin Aktiv të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me nr.4472 datë 15.04.2009 dhe me afat vlefshmërie, 21.04.2009 deri 21.04.2010.

  • Vendimi doganor i palës së paditur nr.38 prot datë 03.08.2010 për pagesën e një detyrimi doganor të papaguar është nxjerrë katër muaj pas përfundimit të Autorizimit të ri të Përpunimin Aktiv me nr.4472 datë 15.04.2009 me afat vlefshmërie, 21.04.2009 deri 21.04.2010.

  • Edhe në rast se, për mallrat e importuara e të sipërcituar Imp. 5, nga pala e paditur do të zbatohej nenit 136 pika 1 gërma 'b' të Kodit Doganor, "sistemi i rimbursimit" që do të thotë, pagesën e detyrimit doganor fillimisht në shumën 1.295.857 lekë, në zbatim të kësaj dispozite ligjore ajo do të kishte rimbursuar palën paditese, brenda afatit maksimal të vlefshmërisë (deri me datë 21.04.2010) së Autorizimit të ri të Përpunimin Aktiv nr.4472 datë 15.04.2009, duke e bërë njëkohësisht absolutisht të pavlefshëm vendimin doganor nr.38 datë 03.08.2010.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se, pala paditëse Shoqëria "Eurofish" shpk Lezhë është person juridik i pajisur me NIPT J77520510V, me objekt të veprimtarisë ndër të tjera edhe përpunimin e peshkut nën regjimin e përpunimit aktiv pasi i rieksporton në vendet e BE-së.

2. Më datë 25.04.2008 pala paditëse është pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me “Autorizim për regjimin e përpunimit aktiv” sipas kërkesës nr.4495 datë 09.04.2008. Në këtë autorizim shoqëria është autorizuar të importojë për përpunim ndër të tjera edhe vaj ulliri në sasinë 400 ton dhe kripë në sasinë 400 ton.

3. Në datë 16.07.2010 pranë palës paditëse është ushtruar kontroll nga grupi i kontrollit i Drejtorisë së Përgjithshme të Auditimit të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

4. Për këtë kontroll është mbajtur procesverbali nr.10 datë 16.07.2010 nga grupi i auditit, i cili ka konstatuar se gjatë periudhës një vjeçare respektivisht 25.04.2008-25.04.2009 nga pala paditëse janë importuar më tepër sasi vaji ulliri dhe kripe për përpunim të peshkut se sa është e përcaktuar në atë autorizim.

5. Me vendimin nr.38 prot datë 03.08.2010 Dega e Doganës Lezhë ka vendosur: “1.Subjekti "Eurofish" shpk Lezhë me NIPT J77520510V të paguajë detyrimin doganor të papaguar në shumën 1.295.857 lekë. 2.Të gjobitet në shumën 50.000 lekë”. Ky vendim i është njoftuar palës paditëse në datë 16.08.2010.

6. Me shkresën me nr.1132/1 prot datë 12.08.2010 me titull “Njoftim vendimi”, pala e paditur ka njoftuar palën paditëse se vendimi nr.38 prot datë 03.08.2010 i Degës së Doganës Lezhë është nxjerrë në mbështetje të procesverbalit nr.10 datë 16.07.2010 të mbajtur nga grupi i kontrollit i Drejtorisë së Përgjithshme të Auditimit të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, i cili ka konstatuar se gjatë periudhës një vjeçare respektivisht 25.04.2008-25.04.2009 nga pala paditëse janë importuar më tepër sasi vaji ulliri dhe kripe për përpunim të peshkut se sa është e përcaktuar në autorizim.

7. Kundër këtij vendimi pala paditëse ka paraqitur ankim në rrugë administrative te Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Tiranë si dhe ka paguar më datë 20.08.2010 dhe 22.09.2010, gjithë vlerën e detyrimit doganor dhe 40% të vlerës së gjobës.

8. Me shkresën me nr.11804/3 prot datë 13.10.2010 Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ka vendosur të kthej pa veprim kërkesën e subjektit pasi ankimi është paraqitur jashtë afatit 5 ditor.

9. Pala paditëse ka marr dijeni për vendimin në datë 16.08.2010 dhe ka ushtruar ankimin administrative në datë 21.08.2010 pasi ka parapaguar dhe detyrimet doganore për efekt të ezaurimit të ankimit administrative.

10. Kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë duke kërkuar shfuqizimin e vendimit nr.38 datë 03.08.2010 të palës së paditur, Drejtorisë së Doganave Lezhë.

11. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.254, datë 17.03.2011, ka vendosur: “Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë së palës paditëse subjektit "Eurofish" sh.p.k Lezhë. Anullimin pjesërisht të Vendimit nr.38 datë 03.08.2010 të Degës së Doganës Lezhë për pikën 1. Rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën tjetër të padisë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve në pjesë të barabartë”.

11.1. Arsyetimi i gjykatës: “Gjykata si ka analizuar provat e paraqitura nga palët arrin në përfundimin se subjekti paditës në këtë gjykim ka importuar sasi të tepërta kripe dhe vaji ulliri për të vazhduar prodhimin në kundërshtim me autorizimin vjetor të lëshuar nga pala e paditur nr.4495 datë 09.04.2008 por kjo sasi e këtyre lëndëve ndihmëse nuk provohet se është deklaruar për qarkullim të lirë import 4 dhe nuk janë hedhur në qarkullim të lirë, nuk kanë ndryshuar regjim doganor dhe nuk janë përfshirë si lëndë ndihmëse për sasinë e përgjithshëm për prodhimin e produktit kompensues për rieksport. Këto mallra janë deklaruar si mallra import 5 me regjim të përkohshëm për regjim përpunimi aktiv dhe nuk ka rezultuar diferenca ndërmjet sasive të importuara dhe sasive faktike.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ka gabuar kur nuk ka shqyrtuar administrativisht në themel ankimin e subjektit paditës duke mos zbatuar kërkesat e neneve 62 të K.Pr.Administrative dhe 148 të K.Pr.Civile që përcaktojnë llogaritjen e afateve. Për rrjedhojë duhet të rivendoset e drejta e cënuar prej palës së paditur,duke u anulluar pjesërisht akti administrativ që ka nxjerrë pala e paditur kundër paditësit në referim të kërkesave të nenit 331 të K.Pr.Civile, në këtë mënyrë i krijohet mundësia paditësit që të mbrojë të drejtat e tij që i janë garantuar në Kodin Doganor. Për këtë shkak padia e paditësit duhet pranuar pjesërisht, vendimi i palës së paditur Dega e Doganës Lezhë nr.38 datë 03.08.2010 duhet të anullohet për detyrimin doganor dhe duhet që të lihet në fuqi për pjesën kur ka aplikuar dënimin administrativ me gjobë për shkelje të kushteve të përcaktuara në autorizimin vjetor për sasinë e lëndës që do të importohej sipas kushteve të nenit 32 të Kodit Doganor”.

12. Kundër vendimit nr.254 datë 17.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë është ushtruar ankim nga pala e paditur në Gjykatën e Apelit Shkodër.



13. Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.21, datë 16.01.2013, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.254 datë 17.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe rrëzimin e padisë si të pabazuar”.

13.1. Arsyetimi i gjykatës: “Gjykata ka lënë në fuqi aktin si të drejtë për masën e gjobës, pra ka pranuar shkelje të kryera nga pala paditëse dhe ka anulluar aktin për pjesën e detyrimeve të Eurofishit për të paguar detyrimet doganore. Ky qëndrim i gjykatës vjen si rezultat i keqinterpretimit të ligjit mbi doganat dhe konkretisht me nenin 32 pika 3, c e K.Doganor, sepse është importuar 405 kg dhe 186 kg vaj me tepër, më shumë sa është e përcaktuar në autorizimin përkatës. Kjo shkelje jo vetëm dënohet me gjobë por importimi i sasisë mbi atë të autorizuar i nënshtrohet detyrimit që të paguaj doganën. Vetëm sasia e autorizuar nuk paguan doganë, pjesa tjetër i nënshtrohet tarifave doganore dhe me të drejtë si dhe për gjobën, ana e paditur ka nxjerrë aktin përkatës, në të kundërt, vazhdimi i importimit të mallrave për të cilat kërkohet autorizim pa autorizim do të përbënte jo vetëm detyrimin për të paguar doganën por edhe vepër penale, sepse këto mallra jepen për aktivite të caktuara me autorizim. Mungesa e këtij autorizimi do të bënte që këto mallra të importoheshin nga cilido subjekt. Në këto kushte pala paditëse për sasinë e mallit tej sasisë së autorizuar duhet të paguaj tarifat përkatëse doganore dhe të dënohet me gjobë për shkeljet e konstatuara”.

14. Kundër vendimit nr.21, datë 16.01.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala paditëse Shoqëria “Eurofish” sh.p.k, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.21, datë 16.01.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.254 datë 17.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
15. Ligji nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

15.1 Neni 1/2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.


15.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

16. Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë, Seksioni 3, “Regjimet Pezulluese dhe Doganore Ekonomike”

16.1. Neni 107: 1. Në nenet 108 deri 113:

a) për mallrat joshqiptare shprehja “regjim pezullues” zbatohet në regjimet e mëposhtme:



iii) përpunim aktiv në sistemin me pezullim;



b) shprehja “regjime doganore ekonomike” zbatohet në regjimet e mëposhtme:



ii) përpunim aktiv;…”.

16.2. Neni 108: “Përdorimi i çdo regjimi doganor ekonomik kushtëzohet nga lëshimi i autorizimit përkatës prej autoriteteve doganore”.

16.3. Neni 110: “1. Autorizimi përcakton kushtet në të cilat zbatohet regjimi përkatës. 2. Mbajtësi i autorizimit duhet të njoftojë autoritetet doganore për të gjithë faktorët që lindin pas dhënies së autorizimit dhe që mund të ndikojnë në vazhdimësinë ose përmbajtjen e tij”.

16.4. Neni 112: “1. Një regjimi ekonomik pezullues përfundon kur mallrave ose produkteve kompensuese apo të përpunuara, të vendosura nën këtë regjim, u jepet një destinacion i ri doganor. 2. Autoritetet doganore marrin të gjitha masat e nevojshme për të rregulluar situatën e mallrave lidhur me të cilat regjimi në fjalë nuk është mbyllur sipas kushteve të parashikuara”.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
17. Se rekursi i paraqitur nga pala paditëse "Eurofish" shpk përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.21, datë 16.01.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

18. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se Gjykata e Apelit Shkodër ka gabuar në zbatimin e ligjit material në zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi dhe si pasojë vendimi i saj duhet të prishet dhe të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

19. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

20. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se arsyetimi dhe përfundimi i Gjykatës së Apelit Shkodër, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ka rrëzuar padinë është rrjedhojë e interpretimit dhe zbatimit të gabuar të dispozitave të Kodit Doganor, e akteve nënligjore të dala në bazë e për zbatim të tij.

21. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, çështja objekt shqyrtimi përbën një mosmarrëveshje administrative në fushën e doganave, e cila rregullohet në mënyrë specifike nga Kodi Doganor.

22. Fillimisht Kolegji thekson se pala paditur në mënyrë të padrejtë nuk e ka shqyrtuar ankimin e paraqitur nga pala paditëse në rrugë administrative me argumentin e paraqitjes së tij jashtë afatit. Vendimi nr.38 prot datë 03.08.2010 i Degës së Doganës Lezhë i është njoftuar palës paditëse në datë 16.08.2010. Ankimi është depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në datë 21.08.2010. Pra, pala paditëse kishte plotësuar kushtet ligjore për pranueshmërinë e marrjes në shqyrtim të ankimit. Ankimi është paraqitur brenda 5(pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit, llogaritur afati sipas rregullave të përgjithshme për përllogaritjen e afateve në ushtrimin e mjeteve ligjore të ankimit, të parashkuara nga neni 148 i K.Pr.Civile dhe neni 62 i K.Pr.Administrative.

23. Kolegji Administrativ konstatoi se pala paditëse është pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me “Autorizim për regjimin e përpunimit aktiv”. Sipas këtij autorizimi shoqëria është autorizuar të importojë disa lëndë të parë për përpunimin e peshkut, ndër të tjera vaj ulliri dhe kripë. Nga kontrolli i ushtruar në datë 16.07.2010 nga pala e paditur ka konstatuar se gjatë periudhës një vjeçare të autorizimit përkatësisht 25.04.2008-25.04.2009 nga pala paditëse janë importuar më tepër sasi vaji ulliri dhe kripe për përpunim të peshkut se sa është e përcaktuar në atë autorizim. Për këtë sasi të tepërt, me vendimin nr.38 prot., datë 03.08.2010 Dega e Doganës Lezhë ka vendosur detyrimin e palës paditëse të paguajë detyrimin doganor të papaguar në shumën 1.295.857 lekë dhe ta gjobitë në shumën 50.000 lekë.

24. Kolegji çmon se drejt ka konkluduar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kur ka konstatuar se pala paditëse nuk ka pasur detyrime doganore importi për mallin e importuar në kushtet e autorizimit nën regjimin e përpunimit aktiv. Pala e paditur ka vendosur detyrimin e palës paditëse të paguajë detyrimet doganore dhe gjobë, për shkak të shmangies nga detyrimi doganor, por nuk arsyeton ku qëndron shkelja doganore.

25. Rezultoi se paditësi në këtë gjykim ka importuar sasi të tepërta kripe dhe vaji ulliri për të vazhduar prodhimin sipas autorizimit përkatës të lëshuar nga pala e paditur. Kjo sasi e këtyre lëndëve ndihmëse nuk provohet se është deklaruar për qarkullim të lirë import 4 dhe nuk janë hedhur në qarkullim të lirë. Këto mallra janë deklaruar si mallra me regjim të përkohshëm për regjim përpunimi aktiv (import 5) dhe nuk ka rezultuar diferenca ndërmjet sasive të importuara dhe sasive faktike të gjendura te shoqëria në momentin e kontrollit.

26. Kolegji Administrativ çmon se pala paditëse nuk duhej të ngarkohej me detyrime doganore dhe gjobë për importimin e mallrave për të cilat ka qënë e pajisur me autorizim për regjimin e përpunimit aktiv. Të gjitha deklaratat e importit të kontrolluara janë deklaruar për mallra nën regjimin e përpunimit aktiv dhe u provua se janë përdorur për qëllimin për të cilin është autorizuar shoqëria, e cila nuk ka bërë çlirim të mallrave për përdorim në qarkullim por i ka përdorur sipas qëllimit për të cilin është bërë deklarimi doganor. Për rrjedhim shoqëria nuk ka pas detyrimin për të paguar detyrime doganore për këto mallra të cilat përfshihen brenda autorizimit si mallra nën regjimin e përpunimit aktiv dhe nuk mund të pretendohet se pala paditëse ka shmangur detyrimet doganore.

27. Kolegji Administrativ e vlerëson të drejtë dhe të bazuar qëndrimin e mbajtur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e cila ka pranuar padinë me arsyetimin se paditësi nuk duhej të ngarkohej me detyrime doganore për sa kohë nuk ka shmangie nga detyrimet doganore. Në mënyrë të gabuar Gjykata e Apelit Shkodër ka ndryshuar këtë vendim dhe ka vendosur rrëzimin e padisë.

28. Për sa më sipër u arsyetua, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër është marrë në interpretim të gabuar të ligjit material dhe si rrjedhojë ky vendim duhen ndryshuar, dhe të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor LezhëDurës që ka vendosur për pranimin e padisë.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I:

Prishjen e vendimit nr.21, datë 16.01.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.254 datë 17.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.


Tiranë, më 26.11.2015

Nr. 31003-02150-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4518 i Vendimit (659)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   135   136   137   138   139   140   141   142   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish