Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet137/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   133   134   135   136   137   138   139   140   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Në datën 26.11.2015 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.11241-02360-00-2013 akti që iu përket palëve:
PADITËS: QEMAL ZIRI

I PADITUR: BASHKIA FUSHË KRUJË


OBJEKTI:

1. Konstatimin e pavlefshëm dhe anulimin tërësisht

të urdhrit nr.47, datë 18.08.2011 të lëshuar nga Bashkia Fushë-Krujë,

për largimin nga detyra dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës të paditësit Qemal Ziri.

2. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin

për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës pa shkaqe të justifikuara

dhe në kohë të papërshtatshme (në mënyrë të njëanshme) në masën e një viti pagë.

3. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin për vjetërsinë në punë

për çdo vit pune, pranë palës së paditur Bashkia Fushë-Krujë.

4. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin Qemal Ziri

me dy paga mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit.

Baza Ligjore: Neni 31 e vijues i K.Pr.Civile

dhe nenet 143/1, 144, 145, 146, 147 dhe 155 të Kodit Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin nr.333, datë 26.06.2012 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë së paditësit Qemal Ziri.

Detyrimin e palës së paditur Bashkia Fushë-Krujë të dëmshpërblejë paditësin Qemal Ziri me pagën e një viti për zgjidhje të marrëdhënieve të punës pa shkaqe të justifikuara e në mënyrë të njëanshme.

Detyrimin e palës së paditur Bashkia Fushë-Krujë të dëmshpërblejë paditësin Qemal Ziri me 2 (dy) paga mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Detyrimin e palës së paditur Bashkia Fushë-Krujë të dëmshpërblejë paditësin Qemal Ziri për vjetërsinë në punë për çdo vit pune, pranë palës së paditur.

Rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën tjetër të objektit, si të pabazuar në ligj e në prova.




Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1414, datë 14.06.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.333, datë 26.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs pala e paditur Bashkia Fushë-Krujë, e cila kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.333, datë 26.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vendimit nr.1414, datë 14.06.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë.


Shkaqet që pala e paditur Bashkia Fushë-Krujë paraqet në rekurs, janë:

  • Vendimi i gjykatës është marrë në kundërshtim me nenin 146/2 të Kodit Punës. Afati 180 ditor ka përfunduar me datë 17.02.2012 dhe nuk justifikohet paraqitja e kësaj kërkesëpadie me postë, pasi në Gjykatën e Rrethit të Krujës kjo padi ka mbërritur me datë 22.02.2012, pra në tejkalim të afatit 180 ditë, afat i cili është shkelur nga paditësi.

  • Marrja në detyrë e paditësit është bërë në kundërshtim me nenin 11 pika 2, 5 të urdhrit nr.01, datë 01.01.2003 “Për miratimin e rregullores së brendshme tip të policisë së bashkisë dhe komunës, të MPVD dhe Ministrit të rendit Publik”.

  • Vendimi është marrë për një kërkesëpadi, ku ka pasaktësi në vendosjen e bazës ligjore. Kontrata nuk është me afat të pacaktuar, por me afat 3 vjeçar. Shkaku i zgjidhjes së kontratës është 1 dhe jo 3 shkaqe siç janë vendosur në kërkesëpadi. Gjithashtu kërkesëpadia është paraqitur pas 6 muajve pas daljes së urdhërit për largimin nga puna.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen, në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 06.09.2013 është regjistruar çështja administrative nr.11241-02360-00-2013 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Qemal Ziri dhe e paditur Bashkia Fushë Krujë, me objekt: Konstatimin e pavlefshëm dhe anulimin tërësisht të urdhrit nr.47, datë 18.08.2011 të lëshuar nga Bashkia Fushë Krujë për largimin nga detyra dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës të paditësit Qemal Ziri,...etj.

2. Vendimi nr.333, datë 26,06.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vendimi i nr.1414, datë 14.06.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë në pjesën që i takon dëmshpërblimit për vjetërsinë në punë janë të pabazuar në ligjin material, prandaj për këtë pjesë ato duhet të ndryshohen, duke u vendosur rrëzimi i padisë për këtë kërkim.

Përsa i përket dëmshpërblimit për mosrespektim të afatit të njoftimit, dëmshpërblimit për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës dhe në pjesën që rrëzon kërkesëpadinë, vendimi nr.1414, datë 14.06.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedurial dhe material, prandaj për këto disponime ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.


I. Rrethanat e çështjes:
3. Paditësi Qemal Ziri ka filluar punë, pranë Bashkisë Fushë-Krujë si polic në policinë bashkiake në datën 01.10.2008 dhe ka vazhduar këtë marrëdhënie pune deri në datën 18.08.2011 me një pagë mesatare bruto në shumën 36.918 (tridhjetë e gjashtëmijë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë) lekë.

4. Në datë 18.08.2011 me urdhrin nr.47, pala e paditur Bashkia Fushë-Krujë, ka vendosur largimin e paditësit Qemal Ziri nga detyra e policit në policinë bashkiake për arsyet e mëposhtme:



  • është marrë në detyrë në kundërshtim me procedurat e përcaktuara në nenin 11 pika 1, 2, të urdhrit nr.1, datë 01.01.2003.

  • nuk ka kaluar në formim në Akademinë e Policisë së Rendit sipas pikës 6 të nenit 11 të urdhërit të sipërcituar.

  • nuk ka nënshkruar kontratë pune me institucionin e bashkisë sipas pikës 7 të nenit 11 të urdhrit nr.1, datë 01.01.2003.

  • nuk ka kryer detyrat funksionale në mbështetje të pikës 6 të nenit 13 të urdhrit nr.1, datë 01.01.2003.

5. Në këto rrethana paditësi, duke mos qenë dakort me urdhërin e sipërcituar i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.
II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin nr.333, datë 26.06.2012 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë së paditësit Qemal Ziri.

Detyrimin e palës së paditur Bashkia Fushë-Krujë të dëmshpërblejë paditësin Qemal Ziri me pagën e një viti për zgjidhje të marrëdhënieve të punës pa shkaqe të justifikuara e në mënyrë të njëanshme.

Detyrimin e palës së paditur Bashkia Fushë-Krujë të dëmshpërblejë paditësin Qemal Ziri me 2 (dy) paga mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Detyrimin e palës së paditur Bashkia Fushë-Krujë të dëmshpërblejë paditësin Qemal Ziri për vjetërsi në punë për çdo vit pune pranë palës së paditur.

Rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën tjetër të objektit si të pabazuar në ligj e në prova.

7. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton se:

.....Konkretisht meqenëse largimi nga puna i paditësit Qemal Ziri nuk ka argumente dhe është një largim, i cili ka sjellë zgjidhje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës pa shkaqe të justifikuara në mënyrë të njëanshme, gjykata çmon se pala e paditur Bashkia Fushë Krujë duhet të dëmshpërblejë me pagën e një viti paditësin Qemal Ziri, kjo në përputhje me nenin 155 pika 3 i Kodit Punës.

Gjithashtu dhe përsa i takon vjetërsisë në punë në mbështetje të nenit 145 të Kodit Punës, gjykata çmon se pala e paditur duhet ta dëmshpërblejë përsa me lart për periudhën e punës, pranë Bashkisë Fushë Krujë.

Përveçse sa më lart për shkak të mosrespektimit të afatit të njoftimit për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës së paditësit Qemal Ziri në bazë të nenit 144 pika 5 të Kodit Punës, pala e paditur ka detyrimin të paguaj me 2 paga mujore paditësin Qemal Ziri. Ndërsa përsa i takon kërkimit të parë që i referohet konstatimit të pavlefshëm dhe anulimin tërësisht të urdhrit nr.47, datë 18.08.2011 të lëshuar nga Bashkia Fushë Krujë për largimin nga detyra dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës të paditësit Qemal Ziri, gjykata çmon të rrëzojë ketë kërkim si të pambështetur në ligji dhe prova......

8. Gjykata e Apelit Tiranë, me të njëjtin arsyetim me vendimin nr.1414, datë 14.06.2013 ka vendosur:



Lënien në fuqi të vendimit nr.333, datë 26.06.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

III. Ligji i zbatueshëm:
9. Në nenin 141 të Kodit Punës parashikohet se:

Kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar përfundon kur zgjidhet nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit.
10. Në nenin 143 të Kodit Punës parashikohet se:

1) Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune.

2) Këto afate mund të ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose në kontratën kolektive të punës. Kur punëmarrësi ka kryer deri në gjashtë muaj pune, afati i njoftimit nuk mund të jetë më pak se dy javë. Afati i njoftimit është jo më pak se 1 muaj kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj pune.

3) Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit. Zbatohet i njëjti rregull kur afati i njoftimit pezullohet gjatë periudhës së paaftësisë për punë, shtatzënisë ose pushimeve të dhëna nga punëdhënësi.

4) Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.
11. Në nenin 144 të Kodit Punës parashikohet se:

1) Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedoj me të.

2) Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të parashikuar për tu marrë dhe i jep atij mundësi për tu shprehur.

3) Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit.

4) Kjo procedurë zbatohet edhe në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të kontratës.

5) Punëdhënësi, që nuk respekton procedurën e përcaktuar në këtë nen, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me këtë dispozitë mbetet e vlefshme.

5/1. I takon punëdhënësit të vërtetojë që procedura e përcaktuar nga ky nen është respektuar.

6) Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastet e pushimeve kolektive nga puna.
12. Në nenin 145 të Kodit Punës parashikohet se:

1) Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme.

2) Shpërblimi për vjetërsi është të paktën sa paga e një 15 ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. Kur paga është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi mesataren e pagës të vitit paraardhës dhe indeksohet.

3) Shpërblimit për vjetërsi i shtohet shpërblimi që jepet në rastin e zgjidhjes së kontratës pa shkaqe të arsyeshme ose të zgjidhjes me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të arsyeshme.

13. Në nenin 149 të Kodit Punës parashikohet se:



1) Kontrata me afat të caktuar përfundon në fund të kohës së parashikuar, pa zgjidhje paraprake.

2) Kur, mbas përfundimit të afatit të caktuar, kontrata zgjatet në heshtje tej këtij afati, ajo konsiderohet si kontratë me afat të pacaktuar.
14. Në nenin 151 të Kodit Punës parashikohet se:
1) Kur ndërmjet palëve kanë qenë lidhur disa kontrata të njëpasnjëshme me afat të caktuar, për jo më pak se tre vjet, mos ripërtëritja e kontratës së fundit nga punëdhënësi vlerësohet si zgjidhje e kontratës me afat të pacaktuar.

2) Kur kontrata lidhet për më shumë se 3 deri në 5 vjet, ajo mund të zgjidhet nga punëmarrësi pas 3 vjetësh. Në këtë rast afati i njoftimit është 2 muaj dhe zgjatet deri në fund të muajit të dytë. Kur kontrata lidhet për më shumë se 5 vjet, ajo mund të zgjidhet nga punëmarrësi pas 5 vjetësh. Në këtë rast afati i njoftimit është 3 muaj dhe zgjatet deri në fund të muajit të tretë, etj.
15. Në nenin 153 të Kodit Punës parashikohet se:

1) Punëdhënësi e punëmarrësi, në çdo kohë, mund të zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara.

2) Vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës.

3) Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit.
16. Në nenin 155 të Kodit Punës parashikohet se:

1) Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar.

2) Punëdhënësi mund të zbresë nga paga të ardhurat që punëmarrësi ka kursyer si rezultat i ndërprerjes së punës, të ardhurat nga një punë tjetër ose të ardhurat prej të cilave ai ka hequr dorë qëllimisht.

3) Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë në pjesën që i takon dëmshpërblimit për vjetërsinë në punë është i pabazuar në ligjin material dhe për rrjedhojë për këtë pjesë ato duhet të ndryshohen, duke u vendosur rrëzimi i padisë për këtë kërkim.

Përsa i përket dëmshpërblimit për mosrespektim të afatit të njoftimit, dëmshpërblimit për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës dhe në pjesën që rrëzon kërkesëpadinë, vendimi nr.1414, datë 14.06.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedurial dhe material, prandaj për këto disponime ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.

18. Nga citimi i nenit 145 të Kodit Punës evidentohet se: Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme. Shpërblimi për vjetërsi është të paktën sa paga e një 15 ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. Kur paga është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi mesataren e pagës të vitit paraardhës dhe indeksohet.

19. Në zbatim të dispozitës ligjore të cituar më lart, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, arsyetimi i gjykatës së shkallës së parë se ... përsa i takon vjetërsisë në punë në mbështetje të nenit 145 të Kodit Punës, gjykata çmon se pala e paditur duhet ta dëmshpërblejë përsa me lart për periudhën e punës, pranë Bashkisë Fushë Krujë ... nuk është i drejtë dhe i bazuar në ligj, pasi kontrata e punës është lidhur me datë 01.10.2008, ndërsa marrëdhëniet e punës janë ndërprerë në datën 18.08.2011, pra marrëdhëniet e punës janë ndërprerë përpara plotësimit të afatit 3 vjeçar të përcaktuar nga dispozita e sipërcituar, prandaj vendimet e gjykatave me të ulëta në lidhje me këtë kërkim nuk janë të bazuara në ligj.

20. Meqenëse gjykata e apelit nuk e ka ndrequr këtë të metë të lënë nga gjykata e shkallës së parë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, përfundimi i arritur prej saj është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit material, prandaj vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor dhe vendimi i gjykatës së apelit në pjesën që i takon dëmshpërblimit për vjetërsinë në punë, duhet të ndryshohen, duke u vendosur rrëzimi i padisë për këtë kërkim.

21. Përsa i përket pjesës tjetër të vendimit të gjykatës së apelit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Bashkia Fushë Krujë është i pabazuar në ligj, sepse me të drejtë gjykatat e faktit kanë arritur në përfundimin se ndodhemi përpara një zgjidhje të menjëhershme të kontratës së punës, pasi pala e paditur nuk ka respektuar afatin e njoftimit, të parashikuar nga neni 143 i Kodit Punës dhe nuk kanë ekzistuar shkaqet e arsyeshme, të parashikuara nga neni 153 i Kodit Punës, sepse punëmarrësi nuk ka shkelur me faj të rëndë ose me faj të lehtë në mënyrë të përsëritur detyrimet kontraktuale. Pretendimet që ngrihen në rekurs nga pala e paditur kanë të bëjnë me shkaqe që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësin, por me rekrutimin e tij në kundërshtim me ligjin dhe shkollimi, të cilat punëdhënësi duhet ti mbante parasysh në kohën e lidhjes së kontratës së punës dhe jo pas rreth tre vjetëve që kishte vazhduar marrëdhënia e punës.

22. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Bashkia Fushë Krujë është pjesërisht i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet në pjesën që i përket dëmshpërblimit për vjetërsinë në punë, duke ndryshuar të dy vendimet dhe rrëzuar kërkesëpadinë në këtë pjesë, ndërsa për pjesët e tjera të tij vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë duhet të lihet në fuqi në këto pjesë.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63/dh dhe e të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”......


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1414, datë 14.06.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, përsa i përket dëmshpërblimit për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës pa shkaqe të justifikuara, për moszbatimin e afatit të njoftimit dhe në pjesën ku është rrëzuar kërkesëpadia.

Ndryshimin e vendimit nr.333, datë 26.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vendimit nr.1414, datë 14.06.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë, përsa i përket shpërblimit për vjetërsinë në punë.
Tiranë, më 26.11.2015

Nr. 31001-02603-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4519 i Vendimit (657)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   133   134   135   136   137   138   139   140   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish