Nr I vendimit Data palët faqe


II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre



Download 4,68 Mb.
bet133/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   ...   157



II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin nr.263, datë 11.11.2010 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Degës së Thesarit të Rrethit Tropojë, të paguaj në favor të paditësit Shpëtim Gjyriqi shumën prej 2.202.000 (dymilion e dyqind e dymijë) lekë, e cila përfaqëson masën e kompensimit për burgim të padrejtë.

8. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



Gjykata çmon se për këto 734 ditë paraburgim të vuajtura paditësi duhet të kompensohet me një shumë prej 3.000 (tremijë) lekë në ditë dhe kjo shumë kompensimi është mëse e mjaftueshme për rastin konkret.

Në caktimin e kësaj shume, gjykata ka parasysh kriterin pasurore të kërkesës, qëllimin që ka dashur të realizojë ligjvënësi nëpërmjet parashikimeve për këtë kategori personash ku nëpërmjet dispozitave të posaçme për rehabilitimin e tyre dhe këtu është fjala jo vetëm për rehabilitimin në kuptimin e gjërë të fjalës, por për rehabilitimin në kuptimin e arsyeshme për përmirësimin e gjendjes se tij ekonomike. Paditësi gjatë kohës së qëndrimit në burg ka qenë i martuar dhe me fëmijë dhe gjendja ekonomike e tij është renduar gjithnjë e më shumë.

Gjykata në përfundim të hetimit gjyqësor, pasi bëri harmonizimin e të gjitha provave njëra me tjetrën çmon se kërkesa e paditësit është e bazuar është paraqitur brenda periudhës 3 vjeçare nga dita që është dhënë vendimi i pushimit dhe në ligjin nr.9381, datë 28.04.2005, neni 9, 268, 269 të Kodit të Procedurës Penale dhe në prova dhe si e tillë duhet pranuar.

9. Gjykata e Apelit Shkodër, me të njëjtin arsyetim me vendimin nr.246, datë 27.05.2013, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.263, datë 11.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.
III. Ligji i zbatueshëm:
10. Në nenin 44 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikohet se:

Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore.
11. Në nenin 9 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet se:

Personave që procedohen në kundërshtim me ligjin ose dënohen pa të drejtë u kthehen të drejtat dhe shpërblehen për dëmin e pësuar...

12. Në nenin 268 të Kodit të Procedurës Penale, është parashikuar se:

Ai që është deklaruar i pafajshëm me vendim të formës së prerë ka të drejtën e kompensimit për paraburgimin e vuajtur, me përjashtim të rasteve kur është provuar që vendimi i gabuar ose moszbulimi në kohën e duhur i faktit të panjohur është shkaktuar tërësisht ose pjesërisht prej tij. Kjo dispozitë, zbatohet edhe në favor të personit për të cilin është vendosur pushimi i çështjes nga gjykata.



13. Në nenin 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “Për Kompensimin e Burgimit të Padrejtë”, është parashikuar se:

1. Kompensimi për burgim të padrejtë caktohet nga gjykata, duke mbajtur parasysh:

a) të ardhurat nga paga për të punësuarit në sektorin publik ose në sektorin privat, deri një muaj para burgimit;

b) fitimin e realizuar nga veprimtaritë tregtare dhe fitimprurëse gjatë tri viteve të fundit para burgimit;

c) pensionet e përfituara para ose gjatë paraburgimit;

ç) pagën minimale në shkallë vendi për ata që kanë qenë pa punë, të paktën një muaj para datës së burgimit;

d) rrethana të tjera, të lidhura me gjendjen ekonomike e familjare të të burgosurit;

dh) të ardhurat nga puna në burg.

2. Kompensimi caktohet deri në 2.000 (dy mijë) lekë për një ditë burgim dhe 3.000 (tre mijë)lekë për një ditë paraburgim.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekurset e paraqitura nga pala e paditur Dega e Thesarit Tropojë dhe personi i tretë Prokuroria e Apelit Shkodër përmbajnë shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 58 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, të cilat e bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër.

15. Paditësi Shpëtim Gjyriqi ka kërkuar me anë të padisë objekt shqyrtimi, detyrimin e palës së paditur për ti kompensuar dëmin e shkaktuar si pasojë e burgimit të padrejtë. Kërkimet e tij, paditësi i ka mbështetur në nenet 268 dhe 269 të K.Pr.Penale, si dhe në ligjin nr.9381, datë 28.04.2005 “Për Kompensimin e Burgimit të Padrejtë”.

16. Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë çmon se paditësi legjitimohet në kërkimin e tij për kompensimin e burgimit që ai ka vuajtur padrejtësisht. Kjo e drejtë e tij sanksionohet nga neni 44 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili shprehimisht thotë: Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore, si dhe neni 9 i K.Pr.Penale, i cili parashikon se: personave që procedohen në kundërshtim me ligjin ose dënohen pa të drejtë u kthehen të drejtat dhe shpërblehen për dëmin e pësuar...

17. E drejta e kompensimit për burgim të padrejtë gjen rregullim të posaçëm në ligjin nr.9381, datë 28.04.2005 “Për Kompensimin e Burgimit të Padrejtë”. Ky ligj ka për objekt të tij pikërisht rregullimin e rasteve të përfitimit dhe të kompensimit për burgim të padrejtë, përfshirë edhe masën e mënyrën e llogaritjes së tij, si dhe procedurat për kërkimin, pagesën dhe kompensimin për burgim të padrejtë.

18. Masa e kompensimit për burgim të padrejtë gjen rregullim në nenin 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 në të cilin jepen kriteret që duhen mbajtur parasysh për këtë lloj dëmshpërblimi. Gjykatat më të ulëta kanë përcaktuar masën e kompensimit për burgim të padrejtë që i takon paditësit vetëm duke iu referuar pikës 2 të nenit 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, ku shprehimisht thuhet: Kompensimi caktohet deri në 2.000 lekë për një ditë burgim dhe 3.000 lekë për një ditë paraburgim, pa iu referuar pikës 1 të njëjtin nen ku parashikohet shprehimisht që: Kompensimi për burgim të padrejtë caktohet nga gjykata, duke mbajtur parasysh: a) të ardhurat nga paga për të punësuarit në sektorin publik ose në sektorin privat, deri një muaj para burgimit; b) fitimin e realizuar nga veprimtaritë tregtare dhe fitimprurëse gjatë tri viteve të fundit paraburgimit; c) pensionet e përfituara para ose gjatë paraburgimit; ç) pagën minimale në shkallë vendi për ata që kanë qenë pa punë, të paktën një muaj para datës së burgimit; d) rrethana të tjera, të lidhura me gjendjen ekonomike e familjare të burgosurit; dh) të ardhurat nga puna në burg.....

19. Në analizë të sa më sipër, zgjidhja që gjykatat i kanë dhënë mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi gjyqësor është në kundërshtim me ligjin nr.9381, datë 28.04.2005. Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë vlerëson se në rastin konkret, gjykatat më të ulta duhet të merrnin në analizë dhe konsideratë gjithë përmbajtjen dhe parashikimet që ligjvënësi ka bërë në nenin 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, dhe jo vetëm një parashikim siç është ai i maksimumit të shpërblimit parashikuar nga pika 2 e të njëjtës dispozitë. Nëse do të ishte e mjaftueshme kjo, ligjvënësi nuk kishte pse të parashikonte dhe të përcaktonte në mënyrë eksplicite disa kritere (siç janë ato në nenin 5/1), të cilat janë komulative, të domosdoshme dhe që shërbejnë për përcaktimin e dëmshpërblimit.



Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish