Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet131/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   127   128   129   130   131   132   133   134   ...   157



III. Ligji i zbatueshëm:
10. Në nenin 44 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikohet se:

Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore.
11. Në nenin 9 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet se:

Personave që procedohen në kundërshtim me ligjin ose dënohen pa të drejtë u kthehen të drejtat dhe shpërblehen për dëmin e pësuar...

12. Në nenin 268 të Kodit të Procedurës Penale, është parashikuar se:

Ai që është deklaruar i pafajshëm me vendim të formës së prerë ka të drejtën e kompensimit për paraburgimin e vuajtur, me përjashtim të rasteve kur është provuar që vendimi i gabuar ose moszbulimi në kohën e duhur i faktit të panjohur është shkaktuar tërësisht ose pjesërisht prej tij. Kjo dispozitë, zbatohet edhe në favor të personit për të cilin është vendosur pushimi i çështjes nga gjykata.



13. Në nenin 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “Për Kompensimin e Burgimit të Padrejtë”, është parashikuar se:

1. Kompensimi për burgim të padrejtë caktohet nga gjykata, duke mbajtur parasysh:

a) të ardhurat nga paga për të punësuarit në sektorin publik ose në sektorin privat, deri një muaj para burgimit;

b) fitimin e realizuar nga veprimtaritë tregtare dhe fitimprurëse gjatë tri viteve të fundit para burgimit;

c) pensionet e përfituara para ose gjatë paraburgimit;

ç) pagën minimale në shkallë vendi për ata që kanë qenë pa punë, të paktën një muaj para datës së burgimit;

d) rrethana të tjera, të lidhura me gjendjen ekonomike e familjare të të burgosurit;

dh) të ardhurat nga puna në burg.

2. Kompensimi caktohet deri në 2.000 (dy mijë) lekë për një ditë burgim dhe 3.000 (tre mijë) lekë për një ditë paraburgim.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Dega e Thesarit Pogradec përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 58 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, të cilat e bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë.

15. Paditësi Gurali Dikellari ka kërkuar me anë të padisë objekt shqyrtimi, detyrimin e palës së paditur për ti kompensuar dëmin e shkaktuar si pasojë e burgimit të padrejtë. Kërkimet e tij, paditësi i ka mbështetur në nenet 268 dhe 269 të K.Pr.Penale, si dhe në ligjin nr.9381, datë 28.04.2005 “Për Kompensimin e Burgimit të Padrejtë”.

16. Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë çmon se paditësi legjitimohet në kërkimin e tij për kompensimin e burgimit që ai ka vuajtur padrejtësisht. Kjo e drejtë e tij sanksionohet nga neni 44 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili shprehimisht thotë: Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore, si dhe neni 9 i K.Pr. Penale, i cili parashikon se: personave që procedohen në kundërshtim me ligjin ose dënohen pa të drejtë u kthehen të drejtat dhe shpërblehen për dëmin e pësuar...

17. E drejta e kompensimit për burgim të padrejtë gjen rregullim të posaçëm në ligjin nr.9381, datë 28.04.2005 “Për Kompensimin e Burgimit të Padrejtë”. Ky ligj ka për objekt të tij pikërisht rregullimin e rasteve të përfitimit dhe të kompensimit për burgim të padrejtë, përfshirë edhe dhe masën e mënyrën e llogaritjes së tij, si dhe procedurat për kërkimin, pagesën dhe kompensimin për burgim të padrejtë.

18. Masa e kompensimit për burgim të padrejtë gjen rregullim në nenin 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 në të cilin jepen kriteret që duhen mbajtur parasysh për këtë lloj dëmshpërblimi. Gjykatat më të ulta kanë përcaktuar masën e kompensimit për burgim të padrejtë që i takon paditësit vetëm duke iu referuar pikës 2 të nenit 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, ku shprehimisht thuhet: Kompensimi caktohet deri në 2.000 lekë për një ditë burgim dhe 3.000 lekë për një ditë paraburgim, pa iu referuar pikës 1 të njëjtin nen ku parashikohet shprehimisht që: Kompensimi për burgim të padrejtë caktohet nga gjykata, duke mbajtur parasysh: a) të ardhurat nga paga për të punësuarit në sektorin publik ose në sektorin privat, deri një muaj para burgimit; b) fitimin e realizuar nga veprimtaritë tregtare dhe fitimprurëse gjatë tri viteve të fundit paraburgimit; c) pensionet e përfituara para ose gjatë paraburgimit; ç) pagën minimale në shkallë vendi për ata që kanë qenë pa punë, të paktën një muaj para datës së burgimit; d) rrethana të tjera, të lidhura me gjendjen ekonomike e familjare të burgosurit; dh) të ardhurat nga puna në burg.....

19. Në analizë të sa më sipër, zgjidhja që gjykatat i kanë dhënë mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi gjyqësor është në kundërshtim me ligjin nr.9381, datë 28.04.2005. Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë vlerëson se në rastin konkret, gjykatat më të ulëta duhet të merrnin në analizë dhe konsideratë gjithë përmbajtjen dhe parashikimet që ligjvënësi ka bërë në nenin 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, dhe jo vetëm një parashikim siç është ai i maksimumit të shpërblimit parashikuar nga pika 2 e të njëjtës dispozitë. Nëse do të ishte e mjaftueshme kjo, ligjvënësi nuk kishte pse të parashikonte dhe të përcaktonte në mënyrë eksplicite disa kritere (siç janë ato në nenin 5/1), të cilat janë komulative, të domosdoshme dhe që shërbejnë për përcaktimin e dëmshpërblimit.


20. Në këto rrethana, Kolegji Administrativ vlerëson se ishte detyrim i gjykatave, në respektim të nenit 14 të K.Pr.Civile, të hetonin nëse: pala paditëse Gurali Dikellari ka punuar para se të arrestohej, apo ka qenë i papunë, është trajtuar me ndihmë sociale, etj. Vetëm pasi të verifikonin dhe hetonin në lidhje me rrethanat e mësipërme, gjykatat mund të shpreheshin në lidhje me masën e kompensimit që do i takonte paditësit, në zbatim të nenit 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “Për Kompensimin për Burgim të Padrejtë”.


21. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, parashikimet e nenit 5 të ligjit nr.9381/2005 duhet të vlerësoheshin nga gjykatat më të ulta së bashku dhe në harmoni të plotë, sepse parashikimet e pikës 2 nenit 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, përbëjnë kufirin maksimal të kompensimit për burgim të padrejtë, i cili u jepet personave që kanë të ardhura ditore të barabarta ose që i kalojnë këto kufij maksimal të parashikuar nga ligji. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë personat që vuajnë paraburgim/burgim të padrejtë duhet të trajtohen me maksimumin e dëmshpërblimit që jep dispozita, pasi dhe dëmi për të gjithë personat që vuajnë paraburgim/burgim të padrejtë nuk është i njëjtë. Në këtë kontekst gjykatat në përcaktimin e masës së dëmshpërblimit duhet të vlerësonin drejtë të gjitha kriteret e parashikuara në ligj dhe jo t’i veçojnë e ndajnë ato nga njëra-tjetra.

22. Përsa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë duhet prishur dhe në zbatim të vendimit unifikues nr.03/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit, sepse Gjykata e Lartë, si gjykatë ligji, nuk merr prova, gjë që duhet ta bëjnë gjykatat e tjera të niveleve më të ulta, (nuk mund të përcaktojë masën e kompensimit për burgim të padrejtë që mund të përfitojë paditësi), por ajo vetëm evidenton shkeljet që kanë lejuar gjykatat, qoftë të normave procedurale dhe atyre materiale, duke kërkuar respektimin e tyre.

23. Në rishqyrtimin e çështjes, Gjykata Administrative e Apelit, duhet të zhvillojë një hetim të plotë e të gjithanshëm gjyqësor të çështjes, në përputhje me kërkesat e nenit 14 të K.Pr.Civile, duke hetuar në lidhje me kriteret që parashikon pika 1 e nenit 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, siç janë të ardhurat nga paga, fitimi nga veprimtari tregtare, pensionet e përfituara, gjëndjen ekonomike dhe familjare dhe më pas të caktojë dëmshpërblimin.


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   127   128   129   130   131   132   133   134   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish