Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet132/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   128   129   130   131   132   133   134   135   ...   157

24. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, arrin në përfundimin se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Dega e Thesarit Pogradec është i bazuar në ligj, prandaj ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63/c të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”;
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.395, datë 12.07.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


Tiranë, më 26.11.2015

Nr. 11243-02294-00-2013 Regj.Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4441 Vendimi (652)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë ng:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
datën 26.11.2015 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.11243-02294-00-2013 akti që iu përket palëve:
PADITËS: SHPËTIM GJYRIQI

I PADITUR: DEGA E THESARIT TROPOJË

PERSON I TRETË: PROKURORIA E RRETHIT TROPOJË
OBJEKTI:

Kompensimi për burgim të padrejtë për 730 ditë.

Baza Ligjore: Ligji nr.9381, datë 28.04.2005

“Për kompensimin e burgimit të padrejtë”,

nenet 268, 269 të K.Pr.Penale,

neni 44 të Kushtetutës së Shqipërisë

dhe nenet 153 vijues K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin nr.263, datë 11.11.2010 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Degës së Thesarit të Rrethit Tropojë, të paguaj në favor të paditësit Shpëtim Gjyriqi shumën prej 2.202.000 (dymilion e dyqind e dymijë) lekë, e cila përfaqëson masën e kompensimit për burgim të padrejtë.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.246, datë 27.05.2013, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.263, datë 11.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs pala e paditur Dega e Thesarit Tropojë, e cila kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.263, datë 11.11.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, dhe të vendimit nr.246, datë 27.05.2013, të Gjykatës së Apelit Shkodër, duke vendosur:

Kompensimin e paditësit për burgim të padrejtë në bazë të pagës në sektorin ku punonte.

Kompensimit në shumën 966,6 lekë/1 ditë paraburgim/burgim.


Shkaqet që pala e paditur Dega e Thesarit Tropojë paraqet në rekurs, janë:

  • Vendimet e gjykatave që i kanë njohur paditësit të drejtën për përfitimin e kompensimit sipas shumës se caktuar, në zbatim të nenit 472/a të Kodit të Procedurës Civile, janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural dhe si të tilla, në zbatim të nenit 485/d të Kodit të Procedurës Civile, ato duhet të ndryshojnë.

  • Në lidhje me rrethanat që përbën shkak për përjashtim nga e drejta e kompensimit është detyrë e organit të akuzës, pasi është organi, i cili gjatë shqyrtimit penal të çështjes është me në kontakt me çështjen.

  • Ligji përcakton: Kompensimi caktohet deri në 2.000 lekë për një ditë burgim dhe 3.000 lekë për një ditë paraburgim. Interpretimi i pikës 2 të nenit 5 të ligjit nr.9381, “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” nuk duhet bërë në favor të përcaktimit të një vlere fikse si kompensim për paraburgimin e vuajtur.

  • Masa e kompensimit varion sipas veçorive të rastit konkret. Neni 5/1 i ligjit, ka përcaktuar kriteret që gjykata duhet të vlerësojë në përcaktimin e masës së kompensimit.

  • Personi që pretendon kompensimin është i detyruar të provojë ekzistencën e dëmit të pësuar, se vetëm në këtë mënyrë mund të ndodhë një shpërblim i drejtë. Paditësi duhej të paraqiste në cilësinë e provës dokumente që të tregojë se ka qenë në marrëdhënie pune dhe ka paguar sigurimet shoqërore apo shëndetësore, dhe duke paraqitur këto si prova ai ndodhet në kushtet e pikës d, të nenit 5 të ligjit nr.9831, që përcakton pagën minimale si kriter në vlerësimi për caktimin e dëmshpërblimit në këtë rast papunësie. Mos paraqitja e dokumenteve sjell pamundësinë e provimit të të ardhurave që kishte paditësi në momentin e arrestimit për të gjykuar me pas për shpërblimin e dëmit pasuror si kompensim.

  • Ligjvënësi ka përcaktuar shprehimisht marrjen parasysh të të ardhurave nga paga kur punonjësi ka qenë i punësuar apo pagën minimale kur ai ka qenë i papunë.

  • Përveç vërtetimit se ka qenë në marrëdhënie pune me pagën 29.000 lekë, paditësi gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk ka paraqitur prova të tjera të vlefshme se që të tregonte sa të ardhura ka pasur në momentin e burgimit dhe si e tillë nuk mund të provojë dëmin pasuror që ka pësuar.

  • Vendimi mbi kompensimin kur mungon mundësia për t’iu drejtuar një të dhëne të saktë dhe që të mund të përdoren elementë konkret provues në lidhje me secilin nga përbërësit e kompensimit duhet sidoqoftë të bazohet mbi prova të sakta ose mbi një kriter aritmetik.

  • Duke qenë se paditësi ka paraqitur si provë në gjykim vërtetimin nga puna me pagën përkatëse atëhere masa e kompensimit caktohej nga gjykata, duke pasur parasysh të ardhurat nga paga për të punësuarit në sektorin publik apo atë privat, deri një muaj para burgimit (neni 5, pika a e ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, “Për kompensim për burgim të padrejtë”.

  • Si rrjedhim nuk rezulton ligjërisht e provuar se sa të ardhurave ka marrë kur ka qenë i lirë, si e tillë nuk mund të provojë dëmin pasuror që ka pësuar.

  • Në fakt pretendimi mbi marrëdhëniet e punës nuk ka qenë provuar tërësisht, pasi duhej shoqëruar me vërtetimin për pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ligji ka qenë taksativ në kërkimin e këtyre dokumentave, të cilat duhet të provojnë të ardhurat në momentin e arrestimit në intervalin deri në 1 muaj para.

  • E vetmja mënyrë e vërtetimit të një page është evidenca e sigurimeve shoqërore, e cila në këtë rast ka rol provues mbi shumën e pagës dhe është një dokument zyrtar i njohur nga ligj.




  • Personi që pretendon kompensimin është i detyruar të provojë ekzistencën e dëmit të pësuar, se vetëm në këtë mënyrë mund të ndodhë një shpërblim i drejtë.

  • Në vendimin e apelit është evidentuar fakti që paditësi ka qenë i punësuar me pagën 29.000 lekë, por në asnjë rast nuk është cituar se si është vërtetuar kjo pagë nga gjykata. Megjithëse dhe pas këtij arsyetimi gjykata përsëri ka lënë në fuqi vendimin për dëmshpërblim me 3.000 lekë në ditë dhe jo vlerën e pagës për 1 ditë.

  • Sipas arsyetimit të dispozitës ligjore paditësi duhej të shpërblehej me vlerën për 1 ditë paraburgim 29.000/30 = 966,6 lekë.

  • Është barra e paditësit të provojë para gjykatës pretendimin e vet se, për cilat shkaqe masa e kompensimit duhet të përcaktohet në limitin e saj maksimal. Paditësi nuk paraqiti prova që periudha e mbajtjes në paraburgim ti ketë dëmtuar ndonjë interes tjetër ekonomik apo ndonjë dëm tjetër të karakterit fizik dhe moral. Që një dokument të ketë vlerë juridike duhet të klasifikohet si dokument i njohur nga ligji nr.9381, datë 28.04.2005, i cili përcakton kriteret për formën dhe përmbajtja e dokumentacionit provues për kompensim për burgim të padrejtë.

  • Për këtë arsye gjykata në përcaktimin e masës së kompensimit duhet t' i referohej pikës a, të nenit 5/1 të ligjit 9381, “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” ku është parashikuar: “që masa e kompensimit caktohet nga gjykata, duke pasur parasysh pagën në sektorin publik/privat, të paktën një muaj para burgimit;

  • Në bazë të vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë nr.3, datë 27.03.2003 midis kompensimit për burgim të padrejtë për dëmet pasurore që ai ka pësuar dhe shpërblimit të dëmit si institut i së drejtës civile nga ana tjetër nuk mund të vihet shenja e barazimit, si rrjedhim kërkesat për kompensim për burgim të padrejtë që hyjnë në juridiksionin e gjykatave civile i nënshtrohen një rregullimi tjetër ligjor, konkretisht janë rregulluar me ligjin nr.9381, datë 28.04.2005, dhe jo atij të parashikuar nga nenet 640 të K. Civil në lidhje me shpërblimin e dëmit.

  • Nga ana tjetër ligji nr.9381, datë 28.04.2005 “Për kompensim me burgim të padrejtë” ka përcaktuar tarifat e shpërblimit dhe ka përjashtuar çdo shpërblim tjetër të tipit fitim i munguar apo shpërblim dëmi.

  • Gjykata mund të vendosi në varësi të rrethanave konkrete të çështjes kompensimin brenda kufijve të shumave të përcaktuara në ligj e konkretisht “deri në 2.000 lekë për një ditë burgim dhe 3.000 lekë për një ditë paraburgim”.

  • Masa e shpërblimit nuk ka si qëllim të marrë përsipër zhdukjen e të gjitha problemeve ekonomike dhe shoqërore të të paraburgosurit, por të kompensojë dëmin real dhe fitimin e munguar që ka ardhur si pasojë e paraburgosjes së padrejtë.

  • Gjykata duhet të hetojë çështjen dhe të administrojë prova në lidhje me aspektet e dispozitës materiale, duke ia nënshtruar parimit të provueshmërisë pretendimet e palës paditëse, duke pasur parasysh se në bazë të nenit 12 të K. Pr. Civile ai ka barrën e provës. Nga gjykata duhet të vërtetohet se është cënuar interesi pasuror potencial i paditësit mbi bazën e një aktivitet të ligjshëm.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs personi i tretë Prokuroria e Apelit Shkodër, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr.246, datë 27.05.2013, të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trup gjykues.



Shkaqet që personi i tretë Prokuroria e Apelit Shkodër paraqet në rekurs, janë:

  • Gjykata e Apelit Shkodër, ashtu si edhe Gjykata e Shkallës Parë Tropojë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” kanë kompensuar kërkuesin Shpëtim Gjyriqi, në vlerat maksimale të parashikuara nga ky ligj, pa iu nënshtruar me parë një hetimi të detajuar të kërkesave të nenit 5/1 të këtij ligji.

  • Në rastin konkret gjykata e faktit, lënë në fuqi nga gjykata e apelit ka kompensuar kërkuesin Shpëtim Gjyriqi, për 734 ditë paraburgim me 3.000 lekë në ditë që kap shumën e 2.202.000 lekëve, vlerë kjo, në kufijtë maksimal që mund të kompensohet një i burgosur padrejtësisht sipas këtij ligji dhe që parashikohet nga neni 5/2 i tij.

  • Pra në kompensimin e kërkuesit Shpëtim Gjyriqi, gjykatat e dy shkallëve të gjykimit janë mjaftuar vetëm në reference të nenit 5/2, të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, duke injoruar paragrafin e parë të këtij neni, për të cilin duhej bërë një hetim gjyqësor, bazuar në prova konkrete, për të konkluduar drejtë në shumën e masës së kompensimit.

  • Konstatojmë se jo vetëm Gjykata e Shkallës Parë Tropojë, por edhe vetë Gjykata e Apelit Shkodër lidhur me kompensimin për burgim të pa drejtë ka mbajtur disa qëndrime të kundërta në tre drejtime kryesore:

  1. caktimin e masës së kompensimit, bazuar në kërkesat e nenit 5/1 të këtij ligji, duke hetuar lidhur me të ardhurat e kërkuesit para se ai të jetë burgosur etj, ku kompensimi përgjithësisht ka qenë në kufijtë minimal, referuar pagës minimale në shkallë vendi.

  2. Caktimin e masës së kompensimit me hamendje, pra apriori bazuar në nenin 5/2 të këtij ligji, por poshtë maksimales 3.000 lekë për paraburgimin dhe 2.000 lekë për burgimin.

  3. Caktimin në mënyrë taksative të maksimales se kompensimit, të parashikuar nga ligji, për burgimin e pa drejtë, pra 3.000 lekë për paraburgimin dhe 2.000 lekë për burgimin siç edhe është rasti konkret i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, i lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër.

  • Referuar sa sipër, mendojmë se edhe pse kanë kaluar shume vite nga dalja e ligjit “Për kompensimin e burgimit të padrejtë”, gjykatat janë kontradiktore në qëndrimet e tyre, ku dikush kompensohet referuar pagës minimale në shkallë vendi, (kur ai nuk ka qenë i punësuar në asnjë sektor ekonomik) dhe dikush tjetër, në të njëjtat kushte, kompensohet në vlerat maksimale të parashikuara nga ligji, pra në kufijtë 3.000 dhe 2.000 lekë në ditë, respektivisht për paraburgimin dhe burgimin e padrejtë.

  • Përsa sipër, mendojmë se vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim, në zbatim të kërkesave të nenit 5/1, të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, ”Për kompensimin e burgimit të padrejtë”, pasi kërkuesi Shpëtim Gjyriqi është kompensuar në vlerën maksimale të mundshme, ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë dokument për punën që ai ka kryer para se të burgosej ose dokumenta të tjera të kërkuara nga neni 5/1, i ligjit të cituar me sipër, për kompensimin e burgimit të padrejtë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi çështjen në tërësi, në dhomën e këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 03.09.2013 është regjistruar çështja administrative nr.11243-02294-00-2013 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Shpëtim Gjyriqi, e paditur Dega e Thesarit Tropojë dhe person i tretë Prokuroria e Rrethit Tropojë, me objekt: Kompensimi për burgim të padrejtë për 730 ditë.

2. Vendimi nr.246, datë 27.05.2013 i Gjykatës së Apelit Shkodër është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm gjyqësor, i cili është në kundërshtim me kërkesat e nenit 14 të K.Pr.Civile, prandaj si i tillë ai duhet të prishet nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Në referim të dokumentacionit ligjor të administruar në dosje rezulton se me vendimin nr.11, datë 16.02.2007, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat parashikuar nga neni 238 K. Penal për Shpëtim Gjyriqin, i cili është arrestuar me datën 16.02.2007 në ora 11.00 i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 K. Penal.

4. Me vendimin nr.08, datë 20.02.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë është vendosur: Deklarimi fajtor i të pandehurit Shpëtim Gjyriqi për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës “parashikuar nga neni 301 K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim, deklarimi i pafajshëm për veprën penale “Mbajtje pa leje të armeve luftarake parashikuar nga neni 278/2 K. Penal dhe është urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Shpëtim Gjyriqi.

5. Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin penal nr.157, datë 21.04.2010 ka lënë në fuqi vendimin nr.08, datë 20.02.2009 Gjykatës se Rrethit Gjyqësore Tropojë për veprën penale “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 K. Penal dhe ndryshimin e vendimit për pjesën tjetër të tij në këtë mënyrë: “Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për të pandehurin Shpëtim Gjyriqi, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 K. Penal, për shkak të parashkrimit të veprës penale.

6. Në këto rrethana paditësi Shpëtim Gjyriqi, duke pretenduar se ka vuajtur 734 ditë paraburgim në mënyrë të padrejtë i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.



Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   128   129   130   131   132   133   134   135   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish