Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet128/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   124   125   126   127   128   129   130   131   ...   157

24. Në këto rrethana, Kolegji Administrativ vlerëson se, ishte detyrim i gjykatave, në respektim të nenit 14 të K.Pr.Civile, të hetonin nëse: pala paditëse Alfred Xhepa ka punuar para se të arrestohej, apo ka qenë i papunë, është trajtuar me ndihmë sociale, cila është gjendja ekonomike dhe familjare e tij, etj. Vetëm pasi të verifikonin dhe hetonin në lidhje me rrethanat e mësipërme dhe të tjera që parashikohen në ligj, gjykatat mund të shpreheshin në lidhje me masën e kompensimit që do i takonte paditësit, në zbatim të nenit 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “Për Kompensimin për Burgim të Padrejtë”.

25. Parashikimet e nenit 5 të ligjit nr.9381/2005 duhet të vlerësoheshin nga gjykatat më të ulta sëbashku dhe në harmoni të plotë, sepse parashikimet e pikës 2 nenit 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, përbëjnë kufirin maksimal të kompensimit për burgim të padrejtë, i cili u jepet personave që kanë të ardhura ditore të barabarta ose që i kalojnë këto kufij maksimal të parashikuar nga ligji. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë personat që vuajnë paraburgim/burgim të padrejtë duhet të trajtohen me maksimumin e dëmshpërblimit që jep dispozita, pasi dhe dëmi për të gjithë personat që vuajnë paraburgim/burgim të padrejtë nuk është i njëjtë. Në këtë kontekst gjykatat në përcaktimin e masës së dëmshpërblimit duhet të vlerësonin drejtë të gjitha kriteret e parashikuara në ligj dhe jo ti veçojnë e ndajnë ato nga njëra-tjetra. Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit jo vetëm që nuk i kanë hetuar të gjitha rrethanat e çështjes, por gjykata e apelit e keqinterpreton edhe qëndrimin e mbajtur nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në vendimin nr.420, datë 04.10 2011, i cili ka theksuar se në caktimin e masës së dëmshpërblimit duhen marrë parasysh të gjitha rrethanat që parashikohen në ligj dhe jo në çdo rast masa e dëmshpërblimit duhet të jetë sa maksimumi që parashikon ligji.

26. Përsa më sipër dhe për një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare të çështjes, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet prishur dhe në zbatim të vendimit unifikues nr.03/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit, sepse Gjykata e Lartë, si gjykatë ligji, nuk mund të marrë prova, gjë që duhet ta bëjnë gjykatat e tjera të niveleve më të ulta, (nuk mund të përcaktojë masën e kompensimit për burgim të padrejtë që mund të përfitojë paditësi), por ajo vetëm evidenton shkeljet që kanë lejuar gjykatat, qoftë të normave procedurale dhe atyre materiale, duke kërkuar respektimin e tyre.

27. Në rishqyrtimin e çështjes, Gjykata Administrative e Apelit, duke u bazuar në përfundimet e arritura nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë si dhe të gjitha provat që ndodhen në dosjen gjyqësore, pasi të zbatojë kërkesat e nenit 465/2 të K.Pr.Civile për përsëritjen e pjesshme të shqyrtimit gjyqësor duhet të zhvillojë një hetim të plotë e të gjithanshëm gjyqësor të çështjes, në përputhje të plotë me kërkesat e nenit 14 të K.Pr.Civile, duke marrë provat e nevojshme dhe vendosur në lidhje me masën e kompensimit që duhet të përfitojë paditësi, në respektim të dispozitave të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005.


28. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, arrin në përfundimin se rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63/c të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”;
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.562, datë 06.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


Tiranë, më 26.11.2015
Nr. 11243-02940-00-2013 Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-4440 Vendimi (650)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Në datën 26.11.2015 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.11243-02940-00-2013 akti që iu përket palëve:
PADITËS: ARTAN VELIU

I PADITUR: MINISTRIA E FINANCAVE

DEGA E THESARIT VLORË

PERSON I TRETË: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR VLORË


OBJEKTI:

Kompensimi për burgim të padrejtë.

Baza Ligjore: Nenet 32, 154, 161 të Kodit Procedurës Civile,

nenet 268, 269 të Kodit Procedurës Penale;

nenet 2, 3/a dhe 5/2 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005

“Për kompensim për burgim të padrejtë” dhe neni 57 i K.Penal.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.678, datë 05.03.2012 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Ministria e Financave, Dega e Thesarit Vlorë të kompensojnë për burgim të padrejtë paditësin Artan Veliu në masën 1.947.000 (një milion nëntëqind dyzet e shtatë) lekë.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.512, datë 17.07.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.678, datë 05.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs pala e paditur Ministria e Financave, e cila kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.678, datë 05.03.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dhe të vendimit nr.512, datë 17.07.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë, duke vendosur:



Kompensimin e paditësit për burgim të padrejtë në bazë të pagës minimale.

Shkaqet që pala e paditur Ministria e Financave paraqet në rekurs, janë:

  • Zëri i vetëm në caktimin e masës së kompensimit është ai material ose pasuror, nga vetë fjala kompensim për këtë arsye ligjvënësi ka caktuar si kritere të caktimit të kësaj mase të ardhurat nga puna, pensionin apo pagën minimale të caktuar me VKM. Ky qëndrim është mbajtur edhe nga vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë nr.3, datë 27.03.2003.

  • Në caktimin e masës së kompensimit për burgimin e padrejtë, gjykata i referohet ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” e më konkretisht tek neni 5 i tij, i cili përcakton masën e kompensimit deri në 2.000 lekë për një burgim dhe 3.000 lekë për një ditë paraburgim, deri në 1.000 lekë për “arrest në shtëpi”, si dhe kriteret mbi të cilat gjykata duhet të mbështetet për dhënien e dëmshpërblimit.

  • Interpretimi i pikës 2 të nenit 5 të ligjit nr.9381, “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” nuk duhet bërë në favor të përcaktimit të një vlere fikse si kompensim për paraburgimin e vuajtur. Nuk do të kishte kuptim parashikimi i kritereve në pikën 1 të nenit 5, nëse qëllimi i legjislatorit do të ishte vendosja e një mase fikse kompensimi.

  • Personi që pretendon kompensimin është i detyruar të provojë ekzistencën e dëmit të pësuar, se vetëm në këtë mënyrë mund të ndodhë një shpërblim i drejtë.

  • Paditësi duhej të paraqiste në cilësinë e provës dokumente që të tregojë se ka qenë në marrëdhënie pune dhe ka paguar sigurimet shoqërore apo shëndetësore dhe duke paraqitur këto si prova ai ndodhet në kushtet e pikës d, të nenit 5 të ligjit nr.9831, që përcakton pagën minimale si kriter vlerësimi për caktimin e dëmshpërblimit në këtë rast papunësie.

  • Mos paraqitja e dokumenteve sjell pamundësinë e provimit të të ardhurave që kishte paditësi në momentin e arrestimit për të gjykuar me pas për shpërblimin e dëmit pasuror si kompensim. Ligjvënësi ka përcaktuar shprehimisht marrjen parasysh të të ardhurave nga paga kur punonjësi ka qenë i punësuar apo pagën minimale kur ai ka qenë i papunë.

  • Paditësi nuk e ka shoqëruar pretendimin për dëmshpërblim me vërtetim nga zyra e sigurimeve shoqërore, as ndonjë vërtetim tjetër, si rrjedhim nuk rezulton ligjërisht e provuar se ai ka qenë në marrëdhënie pune apo i vetëpunësuar në sektorin privat, për më tepër që paditësi në kërkesëpadi dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk ka paraqitur prova të tjera të vlefshme që të tregonte se sa të ardhura ka pasur në momentin e burgimit dhe si e tillë nuk mund të provojë dëmin pasuror që ka pësuar.

  • Vendimi mbi kompensimin kur mungon mundësia për tju drejtuar një të dhëne të saktë dhe që të mund të përdoren elemente konkrete provues në lidhje me secilin nga përbërësit e kompensimit, duhet sidoqoftë të bazohet mbi prova të sakta ose mbi një kriter aritmetik.

  • Vendimi i gjykatës së shkallës së parë dhe apelit në këtë rast është i pabazuar në ligjin e posaçëm. Sipas nenit 126 të K.Pr. Civile, gjykata në vendimin përfundimtar duhet të japë një analizë të provave mbi bazën e të cilave zgjidh pasojat.

  • Nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Gjykata e Apelit Vlorë nuk është hetuar dhe provuar fakti i vlerës së të ardhurave nga një marrëdhënie pune në sektorin privat/shtetëror të paktën një muaj përpara burgimit, qoftë me një vërtetim page, por vetëm dokumenti për derdhjen e kontributeve, pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Vlorë deri në një muaj para burgimit të tij. Ky është detyrim i parashikuar në ligjin nr.7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Nuk është depozituar asnjë vërtetim mbi pagën e shoqëruar me vërtetimin për pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore me qëllim që të vërtetohej sa të ardhura kishte paditësi një muaj para burgimit.

  • Ligji ka qenë taksativ në kërkimin e këtyre dokumenteve, të cilat duhet të provojnë të ardhurat në momentin e arrestimit në intervalin deri në 1 muaj para. E vetmja mënyrë e vërtetimit të një page është evidenca e sigurimeve shoqërore, e cila në këtë rast ka rol provues mbi shumën e pagës dhe është një dokument zyrtar i njohur nga ligji.

  • Në vendim del e qartë se nuk u provua me dokumente zyrtare që paditësi të ketë patur të ardhura nga paga një muaj para burgimit, të ketë realizuar fitim nga veprimtaria tregtare, fitimprurëse apo të siguronte të ardhura nga ndonjë pension apo të siguronte të ardhura nga ndonjë formë tjetër. Dhe fill pas këtij arsyetimi, gjykata i ka akorduar si dëmshpërblim maksimal në vlerën prej 3.000 lekë.

  • Arsyetim në lidhje me caktimin e masës së dëmshpërblimit nuk ka fare, ndërkohë që i është akorduar paditësit vlera maksimale e dëmshpërblimit pa asnjë bazë. Nuk është përmendur në vendim asnjë vërtetim nga puna që ka kryer paditësi për vërtetimin e pretendimeve të tij mbi marrëdhëniet e punës dhe si e tillë të mund të provonte dëmin pasuror që ka pësuar.

  • Fakti që gjatë shqyrtimit gjyqësor, paditësi ka deklaruar që siguronte të ardhura logjikisht dhe ligjërisht i lindte detyrimi për të provuar sipas kushteve të përcaktuara në ligj vlerën e të ardhurave në momentin e burgimit, në të kundërt nuk mund të provohet dëmi pasuror që ka pësuar.

  • Gjykata kurrsesi nuk mund të akordojë dëmshpërblim mbi bazën e supozimeve hipotetike, duke qenë se vlerat e paguara dëmtojnë realisht buxhetin e shtetit, nëpërmjet dëmit ekonomik.

  • Paditësi në këtë rast duhet të shpërblehet me pagën minimale të parashikuar në VKM një muaj para arrestimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.405, datë 25.06.2004, “Për përcaktimin e pagës minimale mujore në shkallë vendi”, i cili ishte në fuqi në kohën e arrestimit të paditësit parashikon që “Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 10.800 (dhjetë mijë e tetëqind) lekë në muaj”.

  • Theksojmë këtu që kompensimi ka karakter pasuror dhe synon të zëvendësojë humbjet monetare si rezultat i burgimit, prandaj këto humbje duhet të vërtetohen në bazë të të ardhurave para burgimit.

  • Në vendim nuk analizohet se si është vërtetuar se paditësi para burgosjes siguronte të ardhura për familjen dhe masa e tyre.

  • Është barra e paditësit të provojë para gjykatës pretendimin e vet se për cilat shkaqe masa e kompensimit duhet të përcaktohet në limitin e saj maksimal. Paditësi nuk paraqiti prova që periudha e mbajtjes në paraburgim ti ketë dëmtuar ndonjë interes tjetër ekonomik apo ndonjë dëm tjetër të karakterit fizik dhe moral.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi çështjen në tërësi, në dhomën e këshillimit, në përfundim;



V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 14.10.2013 është regjistruar çështja administrative nr.11243-02940-00-2013 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Artan Veliu, të paditur Ministria e Financave e Dega e Thesarit Vlorë dhe person i tretë Prokuroria, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me objekt: Kompensimi për burgim të padrejtë.

2. Vendimi nr.512, datë 17.07.2013 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm gjyqësor, i cili është në kundërshtim me kërkesat e nenit 14 të K.Pr.Civile, prandaj si i tillë ai duhet të prishet nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Në referim të dokumentacionit ligjor të administruar në dosje rezulton se paditësi Artan Veliu në datë 01.10.2004, është ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Vlorë me urdhër të Prokurorisë.

4. Me vendimin nr.199, datë 05.10.2004, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vleftësuar të ligjshëm ndalimin e tij dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”. Mbi ankimin e personit nën hetim (paditësit Artan Veliu) Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.85, datë 29.10.2004 ka vendosur mospranimin e ankimit.

5. Mbi bazën e kërkesës për gjykim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.230, datë 26.10.2005 ka vendosur të deklarojë fajtor të pandehurin Artan Veliu për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura 14-18 vjeç” në bashkëpunim parashikuar nga neni 101/2 i Kodit Penal duke e dënuar me 13 vjet burg.

6. Kundër këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë, e cila me vendimin nr.333, datë 20.09.2006 ka vendosur, prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe pushimin e gjykimit ndaj të pandehurit Artan Veliu.

7. Kundër këtij vendimi është ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila me vendimin nr.422, datë 24.09.2008 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.333, datë 20.09.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

8. Nisur nga sa më sipër, paditësi Artan Veliu pretendon se ka vuajtur paraburgimin nga data 01.10.2004 deri në datë 20.09.2006 i privuar nga liria në mënyrë të padrejtë e për pasojë, kërkon nga pala e paditur kompensimin në lekë, për këtë burgim të padrejtë.

9. Në këto kushte, bazuar në ligjin nr.9381, datë 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” paditësi kërkon të dëmshpërblehet nga pala e paditur me 3.000 lekë/ditë burg.


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   124   125   126   127   128   129   130   131   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish