Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet126/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   122   123   124   125   126   127   128   129   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
datën 26.11.2015 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative me nr.11243-02181-00-2013 akti që iu përket palëve:
PADITËS: ALFRED XHEPA

I PADITUR: MINISTRIA E FINANCAVE, DEGA E THESARIT TIRANË

PERSONI I TRETË: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË
OBJEKTI:

Kompensim për burgim të padrejtë nga data 14.06.2007

deri në datë 17.12.2010, në total 1.283 ditë paraburgim.

Baza Ligjore: Nenet 32, 154 të K.Pr.Civile,

nenet 268, 269 të Kodit Procedurës Penale

dhe ligji nr.9381, datë 28.04.2005

“Për kompensimin për burgim të padrejtë”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6436, datë 21.06.2012 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Dega e Thesarit Tiranë që ti paguaj paditësit Alfred Xhepa shumën prej 845.600 (tetëqind e dyzet e pesëmijë e gjashtëqind) lekë, si kompensim për burgim të padrejtë.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.562, datë 06.03.2013, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.6436, datë 21.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si më poshtë: Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Dega e Thesarit Tiranë ti paguaj paditësit Alfred Xhepa shumën 3.168.000 lekë si kompensim për burgim të padrejtë.
Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs Avokatura e Shtetit, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr.562, datë 06.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.6436, datë 21.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.




Shkaqet që Avokatura e Shtetit paraqet në rekurs, janë:

  • Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë si pasojë i keq zbatimit të ligjit material, ndërsa vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë në përputhje me ligjin material dhe procedural dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

  • Nisur nga interpretimi i nenit 268 pika 1 i K.Pr. Penale, të nenit 4 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” si dhe në analizë të vendimit unifikues nr.03, datë 27.03.2003 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë si palë e paditur (sikurse jemi shprehur të parashtrimet) kemi kërkuar nga ana e organit të akuzës që të jap mendimin e tij në lidhje me faktin nëse jemi apo jo para kushteve të përjashtimit nga e drejta për kompensim.

  • Në seancën gjyqësore, të datës 08.06.2012, Prokurori sqaroi se nuk është dakort pjesërisht në kushtet e përjashtimit nga e drejta për kompensim, për paditësin, duke u shprehur se nga 1.283 ditë, që kërkonte paditësi, duhej të zbriteshin 224 ditë, që i korrespondojnë periudhës së paraburgimit nga data 14.06.2007 deri në datën 24.01.2008, pra duke u pranuar kompensimi vetëm për 1.059 ditë mbështesim pretendimin e organit të akuzës, në analizë të të cilave del qartë se paditësit duhet ti zbriten 224 ditë paraburgim nga totali i ditëve që kërkon të kompensohet për burgimin e tij të padrejtë, pra paditësi ka kryer 1.057 ditë në total.

  • Padia për kompensimin e burgimit të padrejtë është një padi detyrimi dhe për rrjedhojë paditësi gjatë gjykimit ka barrën e provës për të provuar:

    • Së pari, nëse ndodhemi në kushtet e burgimit të padrejtë të parashikuar nga neni 3 i ligjit me nr.9381, datë 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” ku për rastin aktual plotësohen kushtet për zbatim të kësaj dispozite, dhe

    • Së dyti, humbjet pasurore, ekonomike të pësuara gjatë kohës së paraburgimit.

  • Përsa i përket masës së kompensimit, duke iu referuar nenit 5 pika 2 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “ Për kompensimin e burgimit të padrejtë” që përcakton se: Kompensimi caktohet deri në 2.000 (dy mijë) lekë për një ditë burgim dhe 3.000 (tre mijë) lekë për një ditë paraburgim dhe nenit 5 pika 1 që përcakton kriteret dhe rrethanat që duhet të mbajë parasysh gjykata për caktimin e masës së kompensimit si dhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë nr.03, datë 27.03.2003 argumentojmë se me kompensim nga ana e shtetit të personit të burgosur pa të drejtë, do të kuptojmë zhdëmtimin në të holla për dëmet pasurore që ai ka pësuar gjatë periudhës që ai ka qëndruar në burg pa të drejtë (pasi restitucioni natyral si formë parësore e zhdëmtimit nuk është e mundur në këtë rast).

  • Përsa më sipër argumentojmë se shuma prej 3.000 lekësh që parashikon pika 2 e nenit 5 të ligjit për kompensim për burgim të padrejtë, ashtu sikurse shuma që përcaktohet edhe për një ditë burgim dhe një ditë arresti në shtëpi nuk është një shumë fikse, por një shumë tavan. Nga interpretimi literal i nenit 5 pika 2 lidhur edhe me pikën 1 të këtij neni arrijmë në përfundimin se masa e kompensimit për një ditë paraburgim është deri në 3.000 (tre mijë) lekë.

  • Masa fikse që do të caktojë gjykata do të varet nga rrethanat e parashikuar në pikën 1 të nenit 5 të ligjit. Përsa më sipër, arrijmë në përfundimin se nëse paditësi nuk provon se gjatë periudhës së burgimit të padrejtë ka pësuar humbje që kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike të tij ose të familjes, padia duhet rrëzuar si e pabazuar.

  • Kjo është një padi detyrimi dhe si e tillë, paditësi kishte barrën e provës që gjatë gjykimit të provonte përkeqësimin e gjendjes së tij ekonomike, pasi kemi të bëjmë me një fakt konstituiv/formues dhe për rrjedhojë nuk duhet të provonte vetëm lindjen e detyrimit për të cilin ne si palë e paditur, ligjërisht, jemi debitor, por edhe humbjet pasurore të pësuara gjatë kohës së paraburgimit të vuajtur pa të drejtë në bazë të të cilave gjykata do të orientohet për të caktuar masën e kompensimit, e cila u korrespondon këtyre humbjeve.




  • Ne e pranojmë dëmin që i është shkaktuar paditësit dhe që duhet të kompensohet për ditët e paraburgimit, por kemi rezervat tona në lidhje me masën e kompensimit.

  • Në këto kushte, në zbatim të nenit 5 pika ç, paditësi duhet të përfitojë kompensimin, duke u konsideruar si i papunë dhe ku masa e kompensimit ti llogaritet në bazë të pagës minimale për të papunët në shkallë vendi.

  • Kjo pagë për çdo vit del e miratuar me VKM dhe për vitin 2007, vit në të cilin paditësi është ndaluar, nuk ka VKM të posaçme, meqenëse paditësi është ndaluar në gjysmën e këtij viti kërkojmë që të merret parasysh paga minimale për të papunët në shkallë vendi për vitin 2008.

  • Kjo pagë është përcaktuar në VKM nr.995, datë 02.07.2008 dhe ka qenë 17. 000 lekë në muaj.

  • Në rast se do të bënim një konvertim të kësaj page në kemi llogaritur dhe në gjykimin në shkallë të parë se paditësi duhet të kompensohet në vlerën e 845.600 lekëve, llogaritje e cila u mor në konsideratë dhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila pikërisht për këtë shumë ka vendosur të kompensojë paditësin.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi çështjen në tërësi, në dhomën e këshillimit, në përfundim;



V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 31.07.2013 është regjistruar çështja administrative nr.11243-02181-00-2013 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Alfred Xhepa, të paditur Ministria e Financave e Dega e Thesarit Tiranë dhe personi i tretë Prokuroria, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me objekt: Kompensim për burgim të padrejtë nga data 14.06.2007 deri në datë 17.12.2010, në total 1.283 ditë paraburgim.

2. Vendimi nr.275, datë 06.02.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm gjyqësor, i cili është në kundërshtim me kërkesat e nenit 14 të K.Pr.Civile, prandaj si i tillë ai duhet të prishet nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Paditësi Alfred Xhepa është ndaluar në datën 14.06.2007 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nën akuzën e veprës penale të “Vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140-25 i Kodit Penal.

4. Me vendim nr.559 Akti, datë 17.06.2007, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur:



Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Alfred Xhepa. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të ndaluarit Alfred Xhepa, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga nenin 238 i K.Pr. Penale. 

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.114, datë 04.02.2009 ka vendosur: Deklarimin fajtor të pandehurit Alfred Haki Xhepa për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, në magazinën e shtetasit Shkëlqim Rryta, bazuar në nenet 140 e 25 të K. Penal dhe dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

6. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.909, datë 09.10.2009 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.114, datë 04.02.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

7. Pas rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1685, në datë 17.12.2010 ka vendosur: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alfred Haki Xhepa për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me armë”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 140-25 i K. Penal. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i pandehurit Alfred Xhepa nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo, i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

8. Vendimi i cituar më sipër, nuk është ankimuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke marrë formë të prerë në datën 27.12.2010, sipas shënimit të bërë nga sekretaria e kësaj gjykate. Në këto kushte paditësi Alfred Haki Xhepa, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.
II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6436, datë 21.06.2012 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Dega e Thesarit Tiranë që ti paguaj paditësit Alfred Xhepa shumën prej 845.600 (tetëqind e dyzet e pesëmijë e gjashtëqind) lekë, si kompensim për burgim të padrejtë.

10. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton se:



.....Gjykata, pasi e shqyrtoi çështjen çmon se, paditësi Alfred Xhepa duhet të kompensohet jo në masën e kërkuar nga ai, por duke iu zbritur 224 ditë, që i korrespondojnë periudhës së paraburgimit, pra nga data 14.06.2007 deri në datën 24.01.2008, pasi kjo periudhë ka lidhje me deklarimet e paditësit gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes penale në ngarkim të tij, e konkretisht:

  1. Në fillim të fazës hetimore ka deklaruar se, gjurma e gishtit e lënë në taksinë e dëshmitarit Rrapo Disho mund të ishte e tij, pasi udhëtonte shpesh me të. Këtë pretendim e ka parashtruar edhe në ankimin e tij drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky mohim sipas prokurorit, ka bërë të nevojshme kryerjen e një akt ekspertimi të dytë të panevojshëm.

  2. Paditësi, gjatë gjykimit ka ndryshuar deklarimin e tij kur është pyetur, përsa i përket faktit se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në Turqi. I pyetur gjatë gjykimit ai ka deklaruar se, nuk i qëndron më atij pretendimi, duke mohuar në këtë rast thëniet e tij të mëparshme.

Duke qenë se, këto parashtrime kanë vlerë reale, gjykata çmon se, paditësit duhet ti zbriten 224 ditë paraburgim nga totali i ditëve që kërkon të kompensohet për burgimin e tij të padrejtë, pra paditësi ka kryer 1.057 ditë paraburgim në total.

Përsa i përket masës së kompensimit, duke iu referuar nenit 5, pika 2 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” që përcakton se: “kompensimi caktohet deri në 2.000 (dy mijë) lekë, për një ditë burgim dhe 3.000 (tre mijë) lekë, për një ditë paraburgim” dhe nenit 5 pika 1 që përcakton kriteret dhe rrethanat që duhet të mbajë parasysh gjykata për caktimin e masës së kompensimit, si dhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë nr.03, datë 27.03.2003, gjykata argumenton se, kompensimi nga ana e shtetit të personit të burgosur pa të drejtë, ka të bëjë me zhdëmtimin në të holla për dëmet pasurore që ai ka pësuar gjatë periudhës që ai ka qëndruar në burg pa të drejtë.

Në këtë vërtetim (Vërtetim page datë 25.12.2011 lëshuar nga administratori i firmës “EN-XHE-STAFAJ) nuk del i provuar fakti që, punëdhënësi të ketë paguar kontribute shoqërore pranë I.S.SH- së për paditësin, duke e bërë të paplotë këtë provë dhe si i tillë, ky vërtetim nuk justifikon kërkesën e palës, për përfitimin e kompensimin në masën maksimale që përcakton ligji, për paraburgimin në nenin 5 pika 2 që është 3.000 lekë.

Këto prova janë në zbatim të nenit 5/1 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë”, por nuk plotësojnë tërësinë e atyre kritereve që janë të domosdoshme për gjykatën për të përcaktuar masën e kompensimit.

Vërtetimi i pagës i vënë në dispozicion të këtij gjykimi nuk është në formën e duhur ligjore, pasi ky vërtetim shprehet vetëm për pagën, por nuk provon faktin që, paditësi apo punëdhënësi paguan kontribute shoqërore për interes të punëmarrësit Alfred Xhepa.

Në zbatim të ligjit për I.S.K.SH-në, në rastet kur punëdhënësi apo punëmarrësi nuk derdh kontribute edhe pse mund të jetë i punësuar në sektorin privat, konsiderohet i papunë. Ligji nr.9381, datë 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë”, në nenin 5/1/ç, citon se kur kërkuesi është i papunë do të kompensohet me: ç. pagën minimale në shkallë vendi për ata që kanë qenë të papunë, të paktën një muaj para datës së burgimit.

Në këto kushte, në zbatim të nenit 5 pika ç, të ligjit të mësipërm, gjykata çmon se, paditësi duhet të përfitojë kompensimin, duke u konsideruar si i papunë dhe masa e kompensimit duhet ti llogaritet në bazë të pagës minimale, për të papunët në shkallë vendi, pagë kjo që për çdo vit del e miratuar me V.K.M-në përkatëse.

Në rastin objekt gjykimi, do të kemi përafërsisht një përllogaritje të tillë:

17.000 lekë paga: 22 ditë pune ≈ 800 lekë, në ditë.

Paditësi ka kryer 1.057 ditë, paraburgim, e rrjedhimisht,

1057 ditë x 800 lekë = 845.600 lekë

Sa më sipër, gjykata çmon se, paditësi Alfred Xhepa duhet që të kompensohet në vlerën e 845.600 lekëve, për burgim të padrejtë.

11. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.562, datë 06.03.2013, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.6436, datë 21.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si më poshtë: Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Dega e Thesarit Tiranë ti paguaj paditësit Alfred Xhepa në shumën 3.168.000 lekë si kompensim për burgim të padrejtë.



12. Gjykata e apelit ndër të tjera arsyeton se:

....Gjykata e apelit çmon se mbështetur në kërkesat e nenit 5 të ligjit nr.9381, datë 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë”, përsa i përket masës së kompensimit, është përcaktuar se: kompensimi caktohet deri në 2.000 (dy mijë) lek, për një ditë burgim dhe 3.000 (tre mijë) lekë, për një ditë paraburgim dhe nenit 5 pika 1 që përcakton kriteret dhe rrethanat që duhet të mbajë parasysh gjykata për caktimin e masës së kompensimit, si dhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë nr.03, datë 27.03.2003, gjykata argumenton se, kompensimi nga ana e shtetit të personit të burgosur pa të drejtë, ka të bëjë me zhdëmtimin në të holla për dëmet pasurore që ai ka pësuar gjatë periudhës që ai ka qëndruar në burg pa të drejtë.

Gjykata e apelit mbështetur dhe në kërkesat për rastet e paraburgimit ku është përcaktuar se masa e kompensimit duhet të jetë 3.000 lekë, çmon se referuar dhe praktikës së Gjykatës së Lartë, e cila me vendimin nr.420, datë 04.10 2011, e cila vlerëson se, personi në paraburgim është person i izoluar nga shoqëria dhe i nënshtrohet rregullave strikte që ka institucioni, kurse personi i papunë jo vetëm që është i lirë dhe bën atë që dëshiron, por ka mbështetjen sociale të shtetit. Në këto rrethana gjykata e apelit çmon se duhet ndryshuar vendimi i Gjykatës së Tiranës për përllogaritjen e masës së kompensimit duhet realizuar këtë kompensim në masën 3.000 lekë për ditë burgim. Duke qenë se pala paditëse ka vuajtur 1.056 ditë paraburgim dhe masa e kompensimit për këto ditë paraburgim me 3.000 lekë në ditë është në shumën 3.168.000 lekë.


Në këto rrethana gjykata e apelit e çmon të pabazuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj si i tillë ai duhet të ndryshohet dhe padia e palës paditëse duhet të pranohet, pasi pala paditëse para gjykatës ka provuar ekzistencën e rrethanave dhe fakteve të paraqitura në ankim, duke krijuar bindjen përpara kësaj gjykata se vendimi duhet të ndryshohet dhe padia duhet pranuar......

Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   122   123   124   125   126   127   128   129   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish