Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet122/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   118   119   120   121   122   123   124   125   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Artan Zeneli Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 26.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: FUAT TAFILAJ

E PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME BERAT


OBJEKTI:

Kundërshtimin e refuzimit të regjistrimit dhe detyrimi i të paditurit

të bëjë regjistrimin e pasurisë në pronësi të paditësit.

Baza Ligjore: Neni 324/b e vijues i K.Pr.Civile.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.512, datë 16.05.2006, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë. Anullimin e aktit administrativ me nr.ekstra prot. të datës 19.05.2005 të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat. Detyrimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat të kryejë regjistrimin në emër të paditësit Fuat Tafilaj të pasurisë së paluajtshme truall 565.40 m2, nga të cilat sipërfaqe ndërtese 161,50 m2 dhe sipërfaqe oborri 403,90 m2, me kufizimet përkatëse: nga Veriu – Mustafa Hysi, Lindje – Xhezo Dalipi, Jugu - Hysen Gjata, Perëndim - Rruga.”.


Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.188, datë 03.04.2007, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.512, datë 16.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe duke e gjykuar çështjen në fakt, rrëzimin e padisë së paditësit”.


Gjykata e Lartë me vendimin nr.198, datë 26.04.2011, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.188, datë 03.04.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”.


Në rigjykim, Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.83, datë 01.11.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.512, datë 16.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat”.


Kundër vendimit nr.83, datë 01.11.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, Avokatura e Shtetit, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.512, datë 16.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, si dhe vendimin nr.83, datë 01.11.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat si edhe Gjykata e Apelit Vlorë duke patur si objekt gjykimi detyrimin e palës së paditur ZVRPP Vlorë të bëjë regjistrimin e pasurisë së paluajtshme duhet të kishin nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, bazuar në nenet 36 dhe 59 të Kodit të Procedurës Civile, sepse nuk rezulton që paditësi të ketë ezauruar plotësisht rrugën administrative.

  • Vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është i bazuar në ligj pasi pala paditëse ka paraqitur për regjistrim vetëm aktin e blerjes së ndërtesës shtëpisë së banimit por nuk ka paraqitur asnjë dokument që të vërtetojë qenien pronar të tij edhe mbi truallin përreth banesës.

  • Paditësi Fuat Tafilaj ka blerë vetëm shtëpinë dhe truallin që ndodhet poshtë saj por jo edhe oborrin përreth kësaj ndërtese.,

  • Pretendimi tjetër i palës paditëse se nuk disponohet nga ana e palës së paditur asnjë dokumentacion i nevojshëm i pasurisë së paluajtshme as edhe në emër të shitësit Ismail Malko pasi gjithë dokumentacionet e transaksioneve të kryera gjatë viteve 1991-1997 janë djegur gjatë trazirave të vitit 1997 nuk qëndron dhe nuk duhej të merrej parasysh nga trupi gjykues. Kjo për shkak se nëse do te ishte i vërtetë ky arsyetim dhe nuk do të kishte asnjë dokumentacion as edhe në emër të shitësit Ismail Malko atëherë me ç’tagër ky i fundit ka shitur pasurinë e tij.

  • Pala paditëse që prej datës 8.1.1993 që ka blerë këtë pasuri e deri në trazirat e vitit 1997 - kohë kur pretendohet se janë djegur të gjitha dokumentacionet e zyrës së regjistrimit - kishte kohe mese të mjaftueshme të regjistronte pasurinë e tij të blerë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se, paditësi Fuat Tafilaj i është drejtuar palës së paditur ZVRPP Berat me kërkesë për të realizuar procedurat ligjore të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme shtëpi dy katëshe të ndodhur në lagjen Muzakaj të Beratit, të blerë me kontratën noteriale të shitjes datë 08.01.1993 nga shtetasi Ismail Malko.

2. Sipas kontratës noteriale të shitjes nr.2978 prot, nr.877 regj, datë 08.01.1993, kjo shtëpi përbëhet në katin e parë nga katër dhoma, dy korridor e dy banjo, një katua e një verandë dhe në katin e dytë nga një dhomë, një katua dhe një verandë. Kufizimet përkatëse të kësaj pasurie sipas kësaj kontrate janë, Veriu-shtëpia e Xhezmi Dalipit, Jugu-rruga e lagjes, Lindje-shtëpinë e Hysen Lapardhas.

3. Në përmbajtje të kësaj kontrate citohet se prona e mësipërme vërtetohet me vendimin gjyqësor me nr.1052 datë 22.12.1992 dhe është transkriptuar në numrin 50 të volumit 3 të Hipotekës. Kjo kontratë është nënshkruar para noteres dhe në të ka shënimin se është transkriptuar në volumin 16 b, nr.176 në datën 15.08.1994.

4. Paditësi i është drejtuar Z.R.P.Paluajtshme Berat për të rregjistruar këtë pronë në emër të tij duke paraqitur dhe planin e rilevimit të kësaj pasurie.

5. Me shkresën nr.ekstra prot. datë 19.05.2005 të ZRPP Berat është refuzuar rregjistrimi me arsyetimin se duhet të gjendet origjina e pronës mbi bazën e të cilës hapet kartela dhe pasqyrohen transaksionet e kryera deri në ditët e sotme.

6. Kundër këtij akti paditësi është ankuar në rrugë administrative në Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

7. Me shkresën nr.23F/1 prot datë 05.01.2005 ZQRPP Tiranë sqaron se për ankesën e paraqitur nga paditësi nuk mund të kthej një përgjigje përfundimtare. Gjithashtu ky organ ka kërkuar t’i vendosen në dispozicion dokumentet e përfitimit të pasurisë të depozituara në ZRPP Berat me aktet e origjinës.



8. Në të tilla rrethana, paditësi Fuat Tafilaj i është drejtuar me padi gjykatës duke kundërshtuar aktin e Kryeregjistruesit, si dhe duke kërkuar, në thelb, detyrimin e palës së paditur të bëjë regjistrimin e pasurisë së sipërcituar.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.512, datë 16.05.2006, ka vendosur: “Pranimin e kërkesë padisë. Anullimin e aktit administrativ me nr.ekstra prot. të datës 19.05.2005 të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat. Detyrimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat të kryejë regjistrimin në emër të paditësit Fuat Tafilaj të pasurisë së paluajtshme truall 565.40 m2, nga të cilat sipërfaqe ndërtese 161,50 m2 dhe sipërfaqe oborri 403,90 m2, me kufizimet përkatëse: nga Veriu – Mustafa Hysi, Lindje – Xhezo Dalipi, Jugu - Hysen Gjata, Perëndim - Rruga.”.

9.1 Arsyetimi i Gjykatës:Së pari: Paditësi Fuat Tafilaj legjitimohet në kërkimin e tij pasi rezultoi e provuar se ai gëzon cilësinë e pronarit ligjor dhe si i tillë ky shtetas ka të drejta dhe detyrime mbi pasurinë e paluajtshme. Së dyti: Me shkresën me nr.278/l prot të datës 02.05.2006 Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat ka kthyer përgjigje se të gjitha transkriptimet e bëra gjatë periudhës 1991-1997 janë djegur dhe nuk disponohen nga ana e kësaj zyre. Pra në bazë të kësaj shkrese pala e paditur pranon faktin se nuk disponon transkriptimin e kësaj prone së bashku me dokumentet e origjinës së saj të cilat duhet të ishin si praktika bazë e kësaj pasurie. Së treti: Kontrata e shitjes së pasurisë së paluajtshme është një veprim juridik me anë të të cilit palët kontraktuese shfaqin në mënyrë të ligjshme vullnetin e tyre për kalimin e pronësisë së shtëpisë private nga shitësi Ismail Malko te blerësi Fuat Tafilaj dhe ky veprim juridik me shkresë është nënshkruar nga palët kontraktuese, konform nenit 83 të Kodit Civil. Në rastin konkret kushtet e nenit të mësipërm janë plotësuar, pasi kontrata është nënshkruar para noterit dhe me pas është kryer transkriptimi i saj në Zyrën e Hipotekës. Fakti që transkriptimet e kryera nga 1991-1997 janë djegur pohuar nga pala e paditur nuk ia heq të drejtën paditësit të kërkoj regjistrimin e pronës së tij të fituar në përputhje me ligjin. Së katërti. Paditësi i referohet nenit 24/a të ligjit "Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme" pasi rezultoi e provuar se zotëron dokument zyrtare në lidhje me pronësinë e tij. pesti: Për një hetim sa më të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes gjykata mori provën me ekspert për të verifikuar në vend nëse pasuria e paluajtshme, banesë private përmbante kufizimet përkatëse të kontratës dhe sa ishte sipërfaqja e saj. Përcaktimi i kësaj të fundit ishte i nevojshëm pasi kontrata e shitjes nuk e përcaktonte sipërfaqen e ndërtesës dhe të ambienteve të saj funksionale. Së gjashti: Refuzimi i miratimit të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme në emër të paditësit dhe personave të tretë nuk është kryer në përputhje me ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” por në kundërshtim me të pasi pala e paditur ka detyrimin ligjor të kryej regjistrimin e pronës e cila është fituar në përputhje me ligjin”.

10. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.188, datë 03.04.2007, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.512, datë 16.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe duke e gjykuar çështjen në fakt, rrëzimin e padisë së paditësit”.

10.1 Arsyetimi i gjykatës: “Duke pasur parasysh që paditësi kundërshton këtë akt administrativ dhe në referim të neneve 324, 328 të Kodit të Procedurës Civile, që janë dispozitat që paditësi ka mbeshtetur dhe padinë dhe pikërisht udhërimet e nenit 328 të K.Pr.C. paditësi, padinë për kundërshtimin e aktit administrativ të datës 05.01.2005 me nr.239/1 prot, duhet ta ngrinte brenda 30 ditëve, ndërsa në fakt padia prej tij është ngritur në datën 27.02.2006. Në këto kushte padia e tij është ngritur si një padi jashtë afatit ligjor të parashikuar dhe për pasojë, vendimi i gjykatës duhet ndryshuar e padia e paditësit duhet rrëzuar".

11. Gjykata e Lartë me vendimin nr.198, datë 26.04.2011, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.188, datë 03.04.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”.

11.1. Arsyetimi i gjykatës: “Vendimi nr.188, datë 03.04.2007 i Gjykatës së Apelit Vlorë është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit, prandaj duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues... Gjykata e Apelit Vlorë, në seancë gjyqësore, pa i hyrë shqyrtimit në themel të shkaqeve të ngritura në ankimin e palës së paditur, si dhe pa patur kërkesë apo pa i dëgjuar palët ndërgjyqëse për këtë qëllim, me motivin se padia është ngritur jashtë afatit ligjor 30 ditor dhe si e tillë është parashkruar, ka vendosur të ndryshojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe të rrëzojë padinë.... Ky Kolegj nuk e gjen të mbështetur në ligj dhe në aktet proceduriale të dosjes gjyqësore qëndrimin dhe vendimmarrjen e gjykatës së apelit për rrëzimin e padisë, sepse padia është ngritur jashtë afatit ligjor, pra është parashkruar. Në interpretim e zbatim të drejtë të kësaj dispozite, parashkrimi i plotësuar nuk merret në vlerësim dhe as disponohet kryesisht nga ana e gjykatës, nëse një kërkesë e tillë nuk i është paraqitur asaj më parë nga ana e palës ndërgjyqëse. Por, në çështjen objekt gjykimi, duke mos respektuar dispozitën e nenit 125 të Kodit Civil, Gjykata e Apelit Vlorë, pa ankesë apo kërkesë të ndonjërës nga palët ndërgjyqëse, ka marrë në shqyrtim kryesisht dhe ka ardhur në përfundimin se padia është ngritur jashtë afatit 30 ditor dhe për rrjedhojë ishte plotësuar afati i parashkrimit për ngritjen e saj. Në rrethana të tilla, vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate. Duke qënë se pretendimi mbi parashkrimin e plotësuar të ngritjes së padisë nuk ishte ngritur gjatë dy shkallëve të gjykimit nga pala e paditur, në rigjykim, gjykata e apelit duhet të vijojë shqyrtimin gjyqësor të çështjes, duke vënë në bisedim shkaqet e ngritura në ankimin e palës së paditur lidhur me zgjidhjen në themel të saj nga gjykata e shkallës së parë”.

12. Në rigjykim, Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.83, datë 01.11.2011, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.512, datë 16.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat”.

12.1. Arsyetimi i gjykatës: “Paditësi, në rastin konkret, nuk kërkon të bëjë një regjistrim fillestar të pronës, regjistrim i cili është bërë, të paktën në vitin 1993, prandaj dhe, bazuar në nenin 26 paragrafi i fundit të ligjit nr.7843 e ndryshimeve të mëvonshme të tij, ZRPP Berat duhet të bëjë regjistrimin përfundimtar të kësaj pasurie të përfituar me anë të një titulli të vlefshëm për kalimin e pronësisë e për të cilin nuk ka ndonjë pretendim pronësie. Për të përcaktuar saktësisht sipërfaqen e truallit dhe të banesës që ndodhet brenda kufijve të përcaktuar në kontratën e shitblerjes mes shitësit Ismail Malko dhe paditësit Fuat Tafilaj, gjykata ka kërkuar vlerësimin e ekspertit, i cili ka konkluduar se i gjithë trualli i ndodhur brenda kufijve të pronës që paditësi ka blerë nga shitësi Ismail Malko është 565.40 m2 ndërsa ajo e banesës është 161.50 m2, ndërsa kufitarët janë po ata të vendosura në kontratën e shitjes.

Në këto kushte, kur akti administrativ i nxjerrë nga ana e paditur është në kundërshtim me ligjin, me të drejtë është anulluar nga Gjykata e Shkallës së Parë. Pretendimi i ngritur në apel nga ana e paditur se nuk rezulton që paditësi të jetë pronar edhe mbi truallin që rrethon banesën e blerë nuk është i bazuar. Përderisa shitësi Ismail Malko i ka shkëputur marrëdhëniet e tij me banesën dhe truallin për rreth saj që në kohën kur dhe është redaktuar kontrata noteriale e shitjes së kësaj pasurie, prezumohet se pronar i të gjithë pasurisë që ai dispononte është paditësi Fuat Tafilaj, si blerës i saj. Trualli dhe oborri që rrethon banesën nuk mund të trajtohet si send i veçuar nga ajo, por vetëm si një aksesor i banesës që ndjek gjithmonë fatin e sendit(banesës) të shitur”.

13. Kundër vendimit nr.83, datë 01.11.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, Avokatura e Shtetit, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.512, datë 16.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, si dhe vendimin nr.83, datë 01.11.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
14. Ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

14.1 Neni 1/2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

14.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

15. Ligji nr.7843/1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” i ndryshuar;

16. Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
17. Se rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit, përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.83, datë 01.11.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

18. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë është marrë në interpretim të gabuar të ligjit procedurial dhe për rrjedhojë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim.

19. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

20. Kolegji Administrativ vëren se me anë të padisë, paditësi Fuat Tafilaj ka thirrur në gjykim si të paditur Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, duke pretenduar se duhet të rregjistrohet pasuria e paluajtshme, shtëpi dy katëshe, e ndodhur në lagjen Muzakaj të Beratit, e blerë me kontratë noteriale shitjeje.

21. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në përfundim të gjykimit ka vendosur të pranojë kërkesëpadinë e paditësit Fuat Tafilaj. Mbi ankimin e palëve Gjykata e Apelit Vlorë, në rigjykim, pasi ka marrë në shqyrtim ankimin ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
22. Kolegji Administrativ çmon se arsyetimi dhe përfundimi i gjykatave të faktit është rrjedhojë e keqinterpretimit të dispozitave të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, ç’ka e bën vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë të cënueshëm.

23. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon të arsyetojë se nisur nga objekti i gjykimit si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse çështja objekt konflikti është e natyrës administrative dhe ka të bëjë me regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme të parashikuar nga neni 24 i ligjit nr.7843/1994 (i ndryshuar) “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, në fuqi në kohën e mosmarrëveshjes.

24. Kolegji vlerëson se gjykatat, pa sqaruar plotësisht një sërë rrethanash që lidhen me gjykimin e çështjes, me natyrën juridike të mosmarrëveshjes e që kanë të bëjnë me elementet thelbësor të padisë objekt shqyrtimi, gabon kur zgjidh çështjen në gjendjen në të cilën ndodhet hetimi gjyqësor.

25. Në përmbajtje të kontratës së shitjes të paraqitur nga paditësi është vendosur shënimi se kjo pasuri është transkritptuar, por nuk rezulton ky fakt nga ndonjë akt i palës së paditur. Gjithashtu në kontratë citohet se origjina e pasurisë është vërtetimi gjyqësor i faktit pa u përcaktuar mënyra e fitimit apo origjina e kësaj pasurie.

26. Gjykatat e faktit nuk kanë hetuar për origjinën e pronës, në kushtet kur regjistrimi i pronës duhet të kryhet duke pasqyruar të drejtën e pronësisë mbi këtë pronë që në origjinën e saj, pra akti i kalimit të pronësisë në emër të shitësit, e cila më pas mund të kalohet përmes akteve ligjore tek personat e tjerë si paditësi. Në thelb, sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme ka për qëllim individualizimin e tyre dhe pasqyrimin e të drejtës së pronësisë mbi këto prona në vazhdimësi. Pra, regjistrohet ajo pasuri e paluajtshme, e cila është fituar sipas ligjit dhe për pasojë origjina e saj është e ligjshme. Gjithashtu nenit 195 i Kodit Civil kushtëzon tjetërsimin e një pasurie të paluajtshme me evidentimin e origjinës së pronës që tjetërsohet, pra regjistrimin e mëparshëm të saj.

27. Gjykata e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në kundërshtim me kërkesat e normave procedurale, nuk kanë kryer “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile), nuk i kanë dhënë përgjigje një sërë pretendimeve dhe kërkimeve të palës së paditur, të ngritura si në gjykimin në shkallë të parë ashtu dhe në apel. Gjykatat nuk kanë bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile) dhe si rezultat nuk e kanë zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej tyre” (neni 16 i K.Pr.Civile).

28. Kolegji Administrativ vlerëson se Gjykata e Lartë nuk mund të disponojë për zgjidhjen në themel të çështjes, në kushtet kur kjo gjykatë konstaton cënim të parimit të hetimit të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, sipas nenit 14 të K.Pr.Civile.

29. Ky Kolegj vlerëson të theksojë se hetimi gjyqësor për marrjen e provave për të përcaktuar origjinën e pronës, fitimin dhe kalimin e saj mbi bazë e një shkaku të ligjshëm dhe plotësimin e kushteve ligjore për regjistrim mund të bëhet vetëm nga gjykata e faktit. Gjykata e Lartë në ndryshim nga gjykatat më të ulta, ka për objekt gjykimi vetëm kontrollin e zbatimit të ligjit material e procedurial nga ana e gjykatave, vendimet e të cilave janë objekt i rekursit, por pa patur të drejtën që të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave. Gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit janë gjykata të faktit dhe të ligjit, në ndryshim nga Gjykata e Lartë, e cila është gjykatë ligji. Duke qënë të tilla, në gjykimin në shkallë të parë dhe në apel nuk ka asnjë pengesë, madje është detyrim, që gjykata të lejojë palët të paraqesin kërkimet e prapësimet, provat ku i mbështetin ato dhe të arrijnë në përfundimet përkatëse për zgjidhjen e çështjes, duke çmuar e vlerësuar provat e administruara sipas ligjit që është i zbatueshëm për gjykatën.

30. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se në rigjykim, Gjykata Administrative e Apelit, duhet të zhvillojë një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes dhe t’i japë përgjigje pretendimeve dhe kërkimeve të palëve në proces, në lidhje me faktin nëse: (i) paditësi ka apo jo një titull pronësie të ligjshëm të vlefshëm për regjistrim; (ii) të verifikoj nëse për këtë pasuri të paluajtshme ka pretendime për të drejta të personave të tjerë (iii) të verifikohet nëse paditësi ka lidhur kontratë për blerjen e oborrit të paparashikuar në kontratë por të njohur nga gjykatat(iv) të përcaktohet sa është pjesa funksionale e oborrit në funksion të përdorimit të ndërtesës.

31. Në rigjykim, gjykata do t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siç kanë të drejta kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara me ligj. Gjykata duhet të lejojë palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile dhe t’i lejojnë palët që t’ia nënshtrojnë këto prova hetimit e debatit gjyqësor, si dhe të kërkojë nëse nevojitet zyrtarisht nga organet kompetente (neni 224 i K.Pr.Civile) paraqitjen e provave dhe të dhënave të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes.

32. Kryerja e veprimeve si më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes objekt shqyrtimi.

33. Kolegji Administrativ vlerëson të mos marrë në analizë pretendimet e ngritura në rekurs për shkelje të tjera ligjit nga gjykatat e faktit në shqyrtimin gjyqësor dhe në zgjidhjen e çështjes, pretendime të cilat, sipas diskrecionit dhe disponimit të palëve, mund të paraqiten prej tyre përpara Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë që do të rishqyrtojë çështjen.

34. Për sa më sipër, në kushtet kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Apelit Tiranë ka lejuar shkelje procedurale që e bën të cenueshme vendimin e marr prej saj, çmon se ky vendim duhet prishur dhe çështja gjyqësore duhet dërguar për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

35. Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes bazuar në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe Dekretit të Presidentit të Republikës nr.7818, datë 16.11.2012.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”


V E N D O S I:

Prishjen e vendimit nr.83, datë 01.11.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Tiranё, mё 26.11.2015

Nr. 11243-02696-00-2013 Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4473 Vendimi (646)



Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   118   119   120   121   122   123   124   125   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish