Explorimi faktorëve nxitës nëpërmjet ndërtimit të prospekteve
Një teknikë mjaft e dobishme për eksplorimin faktorëve nxitës është të ndërtosh prospekte për secilën. Këto janë mini-skenarë të cilët eksplorojnë të ardhme të mundëshme për faktorët nxitës . Ato mund të përzgjedhin vetëm një opsion të kufizuar nga një sërë mundësish, por një qasje e strukturuar është e dobishme.
Qasja e rekomanduar është që të përdoret grupi i prospekteve alpha–beta–delta. Ato rrjedhojnë si më poshtë:
-
Prospekti Alpha (α) përfaqëson një të ardhme ‘biznes si zakonisht’, ku forcat dhe proceset aktuale transportohen në të ardhmen (për të mos thëne dhe një transportim i tedencës). Këtu kuadri aktual dhe kushtet që lidhen me grupin e ndikimit pritet të mbeten tyë njëjta, ose ndryshimet që janë planifikuar ose janë në proces pritet që të orezantohen siç është patashikuar, pak a shumë në mënyrë të suksesshme.
-
Prospekti Beta (β) konsideron në veçanti, disa nga gjërat që mund të shkojnë gabim. Cilat janë disa nga rrethanat nën të cilat kuadri do të thyhej pa mundësi zëvendësimi, ku projektet dhe planet mund të shkojnë gabim? Synimi këtu është që kuptohen kundër-tedencat, arsyet pse optimizmi mund të jetë i pabazuar dhe sfidat që mund të nevojitet të konfrontohen nëse ndiqen rrugët e shënuara nga prospekti alpha.
-
Prospekti (δ) përmban ndryshimet e mundshme nga drejtimi. Këtu synimi është që të shkohet përtej analizës thjesht në termat e suksesit ose dështimit, p.sh mund të dalin synime të reja, ose kuadre të rinj lighorë mund të krijohen. Me interes të veçantë janë ato mundësi që përfshijnë rezultate më vizionare, veçanërisht nëse këto kontribojnë për zgjidhen e problemeve madhore sociale.
Një prospekt zakonisht ka një ose dy paragrafë prezantimi të ndjekura nga një paragraf për secilin mini-skenar. Ai krijon një pamje të kënaqshme sesi nxitësit mund të zhillohen nën ato supozime. Skenari delta është i emëruar ashtu (krahasuar me gamën e vazhdueshme) për të theksuar se ky është një kërcim transformativ i të menduarit. Nuk është domosdoshmërisht njëlloj si skenari përfundimtar i suksesit, por ndihmon gjatë rrugës.
Përdorimi i prospekteve për të përgatitur inputet e skenarit
Është një detyrë relativish e thjeshtë për të marrë nga 10 faktorët nxitës kryesorë të gjithë prospektët alpha, beta dhe delta respektivisht. Këto, pastaj sigurojnë materialin e papërpunuar për të tre skenaret, i pari i ndërtuar nga të gjithë prospektet alpha, i dyti nga prospektet beta dhe i treti nga prospektet delta. Një skenar është më shumë efektiv nëse i jepet një titull i cili kap thelbin. Është gjithashtu një praktikë e mirë të kesh një paragraf hapës që përmbledh vizionin të cilin do ndjekë. Pas kësaj ngelet vetëm për të udhëzuar/renditur faktorë nxitës të mbetur dhe sigurimit se e njëjta linjë shkon përmes tregimit.
Duke qenë se inputi i skenarit është diçka që përgatitet relativisht shpejt gjatë një seminari, dokumenti nuk pritet të jetë i mirë shkruar dhe redaktuar.
Zhvillimi i skenarit të suksesit
Seminari tani mund të zhvendoset drejt prospektit të tij kryesor, skenarit të suksesit. Ky do të ketë një strukturë të ngjashme me ato të skenareve të inputit, por nuk bazohet dretjëpërdrejtë në prospektet. Secili faktor nxitës prezantohet si pjesa inspiruese e vizionit, ku grupi, organizata apo vendi do të ndodhen në fund të periudhës perspektive - le të themi pas 10 apo 15 vjetësh.
Ky ushtrim kryhet në mirë gjatë seancës plenare, ku të gjithë pjesëmarrësit shikojnë një slideshoë të pikave kryesore. Disa përgatitje të avancuara mund të bëhen gjatë një pushimi përpara sesionit. Është shumë e rrëndësishme që të gjithat pikat kryesore të mbulohen gjatë kësaj kohe: shkrime të tjera elegante të skenarit mund të bëhen mbas seminarit dhe t'u shpërndahen pjesëmarrësve si dokument final.
Mjetet e përdorura gjatë seminarit
Shumice e fazave të Perspektivës kanë të bëjnë më një formë të dhënies së mendimeve (brainstorming), një proces që fillon me një grup njerëzish në një dhomë, dhe mbaron me krijimin e një listë në vija të trasha të ideve. Ky është një proces i thjeshtëzuar, por puna nuk mbaron këtu. Dhënia e mendimeve nuk është një fund në vetëvete. Ai është një synim. Arritja e këtij synimi kërkon punë të mëtejshme.
Procesi i përgjithshëm do vijojë sipas rreshtave më poshtë:.
-
Provokimi i ideve duke përdorur dialog ndërveprues dhe bashkëbisedim apo teknikave krijuese.
-
Hedhja e këtyre ideve në një listë.
-
Kategorizimi apo grupimi i tyre.
-
Plotësimi i ideve ( përshembull duke përdorur një qasjë dy-boshtore, me katër kuti).
-
Rendit idetë (p.sh. planifiko çfarë duhet bërë në fillim duke përdorur një afat kohor).
-
Prioritizo idetë (p.shi. çfarë është urgjente, e rëndësishme apo thelbësore) në mënyrë që të bihet dakord së çfarë nevojitet për të bërë apo çfarë duhet të lihet jashtë, duke patur parasysh kufizimet e ndryshme të burimeve.
Ekzitojnë shumë teknika gjithashtu dhe teknologji të cilat mund të ndihmojnë gjatë secilës faze. Pjesa më e madhe bazohen në përdorimin e një dërrase të bardhë, ekrani apo flipcharti, si dhe letra ngjitëse dhe shënues.
Në mënyrë idealy kjo punë duhet të përfshijë një lehtësues me eksperiencë i cili mund të angazhojë secilin në dhomë dhe të mbajë një nivel disipline gjatë diskutimit që:
-
koha të mos shpërdoret;
-
diskutimi të mbahet i hapur dhe idetë e njerëzve të respktohen;
-
nevoja për të shqyrtuar tema të veçanta të mbahet në fokus.
Lehtësuesit i nevojitet një ndihmës për të bërë listën. Këto lista duhet pastaj të ‘përpunohen’, që do të thotë, të analizohen dhe diskutohen, redaktohen ose rishikohen deri në daljen e një liste finale.
Ndjekja e seminarit
Shpresohet që në fund të seminarit pjesëmarrësit të kenë thithur mesazhet kryesore dhe të ndihen të vendosur për vizionin të cilin e kanë përgatitur bashkë. Gjithsesi, masa e madhe informacionit të prodhuar dhe materialeve të shkurtra të përdorura gjatë kësaj rruge nuk mjaftojnë për të siguruar këtë.
Konkluzionet e seminarit duhet të mbërthehen në një raport bazuar në shkrimin e skenarit të suksesit. Ky mund të shpërndahet pjesëmarrësve si format drafti përpara se të finalizohet. Në këtë pikë i kushtohet një vëmendje më e madhe cilëisë së prezantimit. Një faqe online mund të përdoret për të stimuluar debat të mëtejshëm. Idealisht, duhet organizuar një seminar i mëtejshëm i aktorëve kryesor gjatë së cilit rezultatet do të prezantohen dhe debatohen.
Skenaret e suksesit kanë një rekord të mirë për ndjekjen e mendimeve që ndryshojnë. Ato nuk janë zëvendësim për planifikim dhe menaxhim, por ofrojnë një instrument trasformativ që lejon ato procese të merren në mënyrë efikase me të ardhmen.
SHTOJCA 2: SHËNIMI UDHËZUES PËR STEEPV PËR LEHTËSUESIT
Faktorët socialë nxitës përfshijnë papunësinë dhe plakjen. Papunësia është ndoshta një simptomë e dështimit të sistemit në të kaluarën për të parashikuar ndryshimet dhe për tu adaptuar në përputhje me to. Plakja e popullsisë krijon nevoja të reja ekonomike, siç janë sigurimi i mallrave përshtatur të moshuarve. Plakja e e shoqëruar me krizën eknomike ka immplikime shtesë për sistemin e aftësive, veçanërisht nëse mosha e daljes në pension zgjatet. Kjo do të ketë një ndikim tek të rinjtë të cilëve u mohohet puna tradicionale sepse njerzëit e moshur do të dalin në pension më vonë. Kush mendon për plakjen, pasojat e saj dhe ndikimin e saj në sistemin e aftësive?
Teknologjia është një nxitës i fortë për nevojën e aftësive të reja, por ndryshon aq shpejt saqë inxhinierët që fillojnë universitetin dalin në një botë tërësishtë tjetër teknologjike. Për ta është një sfidë serioze të planifikojnë karrierat e tyre, dhe individët duhet të të mësojnë nëse ata duan të sigurohen që aftësitë e tyre janë të përshtatshme. Teknologjia ka, ose duhe të ketë, një efekt të gjerë mbi edukimet e të gjitha llojeve. Ne tashmë e kemi jetuar revolucionin e PCs, revoulcionin e internetit dhe revolucionin e telefonisë mobile. Ne tani po jetojme epkën e e-librave, videove, dhe vetë-botimit. Kjo ka shkaktuar ri-shpikje rrënjësore të universitete dhe akademive trainuese, siç janë, Udacity, the Khan Academy dhe University Innovation. Disa edukues të nivelit të tretë përkrahin ndryshime masive të cilat do të rezultojnë që deri në 30% të diplomuarve të hapin një biznes të tyrin. Shkolla Juridike e Harvardit ka krijuar të paktën një organizatë të performancës së lartë të edukimit online. (superstar). Stanford University dhe Massachusetts Institute of Technology tani paraqesin online pjesën më të madhe të materialve të lëndës. Korea e Jugut në të gjithë vendin përdor ndihmës mësues robotë humanoid në 4000 shkolla fillore dhe maternale dhe ka krijuar një disiplinë tërësisht të re, ‘r-learning’, që është përdorimi i robotëvë në mjediset e mësimdhënies. Kush mendon për këto zhvillime dhe impaktin e tyre mbi mësuesit, studentët dhe edukimin në tërësi, në sistemin e arsimit, trainimit dhe të mësuarit (ATM/ETL) të vendit?
Çështjet mjedisore janë një shqetësim i madh për shumicën e vendeve në shekullin e 21të. Ato ndikojnë në aftësinë e aktorëve industrialë të prodhojnë mallra dhe të ofrojnë punësim. Ato kanë një ndikim në dëshirën e kompanive për tu ngritur në vende të reja ose të angazhohem me furnizues të rinj, sepse këto vendime varen të paktën pjesërisht nga impakti i përgjithshëm i vendimit të një kopmanive ndaj kredencialeve të saj jeshilë: imazhit të saj; nga përshtypja e saj si korporatë globale qytetare, në pozicionin e saj përsa i përket ndikimit në mjedis. Ato ndikojnë në aftësinë e një vëndi oër të tërhequr turistë, dhë të sigurojë ushqim për një treg global të interesuar në cilësinë dhe ndikimin mbi mjedisin. Si e ndikojnë këto tedenca dhe faktorë nxitës sistemin e ETL? Kush po mendon për këto çështje dhe i përkthen ato në veprime në nivelin e sistemit ETL?
Faktorët nxitës ekonomikë janë pa dyshim motorët kryesore të sistemit ETL. Cilat janë tedencat madhore ekonomike që po ndryshojnë nevojat për aftësi, për shembull në sektorin ne bulmetit? A janë baxhot forca shtytëse në gjithë zinxhirin e ofertës? A po sjellin ndryshim edhe përpunues të tjerë të ushqimit, supermarketet ose shpërndarësit? A ka nevojë që sektori i qumështit të jetë më sipërmarrës? A ka institucione që mendojnë për këto gjëra dhe kujdesen për to? Çfarë thonë ato për sistemin e ETL dhe lidhjen e tij me bulmetin? Në rastin e turizmit si pritet të evolojë sektori në vitet e ardhshme? A i bën dikush këto pyetje dhe a i bashkohen ato diskutimit për aftësitë në të ardhmen? Hapja e ekonomisë së Europës për të gjitha vendet me të cilat ajo ka një marrëveshje të tregëtisë së lirë, vendet e Politikës së Fqinjësisë dhe vendet e Azisë siç është Koreja e Jugut, Singaporie, kanë një ndikim të mundshëm në ekonominë e vendit. Cili do të jetë ndikimi? Ku janë mundëistë? Çfarë ndikimi do të ketë kjo në ekonomi dhe pastaj në sistemin e ETL?
Politika dhe legjislacioni kanë një rol madhor për të luajtur. Ato shpesh shformojnë tedencat, në kuptimin që legjislacioni ndryshon rregullat dhe forcat kudo në vend, si dhe përmes Europës, për të ndryshuar çfarë bëjnë ato ose mënyrën se si ato funksionojnë. Këto ndryshime kanë një ndikim në punësimin në sektorin privat në përgjithësi dhe në kujdesin shëndetsor, policim dhe siguri, transport dhe mjedis. Një ndër faktorët nxitës më të fuqishëm të ndryshimit është hyrja në BE. Ai është një forcë e fuqishme që do të provokojë një numër të madh të shformuesve të tedencave përsa i përket normave të reja, legjislacionit të ri, praktikave të reja dhe aksesit në rrjetet e të mësuarit për profesionistët e ETL dhe klientët e tyre. Mendimi pas të gjitha proceseve madhorë të Integrimit Europian
– procesit të Lisbonës, procesit të Barcelonës dhe procesit të Bolonjës – është ideja e thyerjes së tedencës dhe krijimit të tedencave të reja që janë më virtuoze dhe më të hapura ndaj ndryshimit.
Vlerat janë faktorë nxitës shumë të fuqishëm. Ato në veçanti reflektojnë ndryshime të thella në atë çfarë mund të bëhet ose është e arritshme. Është e ditur se një ndër faktorët nxitës më të fuqishëm të novacionit është kultura, një mundësues më i fuqishëm sesa investimi në studime e kërkime. Sistemi i vlerave është një aspekt i ndryshëm i kulturës. Elementët që lidhen me sitemin e ETL përfshijnë rëndësinë që prindërit i japin arsimit, dhe gadishmërinë e tyre për të investuar, dhe rëndësinë që i japin menaxherët trainimit dhe aftësisë së tyre për ta kthyer trainimin në performancë të lartë. Këto nuk janë vetëm çështje teknike, por çështje të besimit bazë dhe qëndrimit për të ardhmen. A mbizotëron qëndrimi i fatalizimit apo ai i përgjegjësisë personale dhe angazhimit? A e shikojnë të rinjtë veten e tyre si sipërmarrës ose lider të të ardhmes të aftë të fitojnë konkurrencën në ekonominë botërore apo si funksionarë të rehatuar në administratën publike? A e shikojnë ata veten si Malazez, Seb, Ballkanas Europianë apo su qytetarë të botës? A është e mundur të ndryshojë kultura në sensin që qëndrimet formohen nga historitë, nga media, nga henjonjtë që ne projektojmë, dhe më së shumti nga edukimi. Është arritur sukses për sa i përket qëndrimit ndaj grave, feve dhe racave të tjera dhe personave me preferenca seksuale të tjera. Është e rëndësishme të bëhet pyetja se silat janë sistemet kombëtare të vlerave, dhe nëse ato janë të mirë-adoptuara me një botë konkuruese të pas krizës, pas kontekstit të hyrjes në BE, dhe në një botë ku mundësitë qëndrojnë në të njëjtin nivel në Europë dhe botë si dhe në shtëpi. Cilat janë vlerat për të cilat duhet të jemi krenarë dhe që kushtëzojnë suksesin e një vendi? Çfarë mund të bëjë sistemi i EJL për t'i zhvilluar dhe inkurajuar ato dhe të kushtëzojë personat jo vetëm më aftësi por edh me qëndrimet që nevojiten për suksesd?
Faktorët nxitës, tedencat dhe shformuesit e tedencave
Këto terma i referohen ndryshimit dhe si ndodh ai. Nëse një faktor është nxitës apo tedencë është çështje perspektive, në sensin që tedenca mund të jetë gjithashtu faktor nxitës. Një tedencë në pasurimin e klasës së mesme në Kinë është bërë nxitës i zhvillimit të industrisë së sendeve të luksit. Kjo ka rritur konsumimin e tyre nga Kinezë të pasur kur janë jashtë Kinës; ata gjithmonë e më tepër nuk po blejnë produktet e falsifikuara në shtëpi, por blejnë artikujt e vërtetë në dyqanet dhe tregjet e Europës, duke ju treguar faturat shokëve si simbol i shijes së tyr etë mirë dhe pasurisë së tyre. Tedenca është evidencë e ndryshimit. Ato mund të lëvizin lart ose poshtë ose të mbeten të sheshta. Ato mund të rriten ngadalë, ecin më shpejt ose tëbëjnë hapa mbrapa. Dikush mund të bëjë pyetjen se kush e shtyn një tedencë, dhe përgjigjia shpesh shihet si një tedencë tjetër.
Legjislacioni mund të ketë ndikim mbi shformuesit e tedenvace të shkaktuara nga sjellja. Shembuk përfshijnë prezantimin e rripit të sigurimit, higjenës së ushimit, kontrollet per kancer/sëmundje, edukimin e detyruar.
LISTA E SHKURTIMEVE
CSR
|
Përgjegjësia sociale e koorporatës
|
EIB
|
Banka Europiane e Investimeve
|
ETF
|
Fondacion Europian i Trainimit
|
ETL
|
Arsimimi, trainimi dhe të mësuarit
|
FDI
|
Investimet e huaja direkte
|
GDP
|
Produkti i brendshëm bruto
|
HR
|
Burimet njërëzore
|
ZHBNJ
|
Zhvillimi i Burimeve Njërëzore
|
ICT
|
Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit
|
IPA
|
Instrumenti i Asistencës së para-Hyrjes në BE
|
NGO
|
Organizatat jo-qeveritare
|
SEE
|
Europa Juglindore
|
STEEPV
|
Sociale, teknologjike, ekonomike, mjedisore, politike dhe vlerat
|
VET
|
Arsimi dhe formimi profesional
|
Shënim: Aty ky jepet referenca, përkufizimi ose është cituar direkt ose është përshtatur nga burimi i përmendur.
FJALORI
TERMI
|
KUPTIMI
|
PERSPEKTIVA
|
Perspektiva është një proces sistematik, përfshirë, që mbledh inteligjencë për të ardhmen me një vzion afat-mesëm në afat-gjatë që synon të pasurojë vendimet e ditës së sotme dhe mobilizimin e veprimeve të përbashkëta. Burimi: FOR-LEARN Kuadri Metodologjik
|
STUDIMET E PERSPEKTIVËS
|
Studimet e Perspektivës janë zakonisht analiza multi-disiplinare cilësore dhe sasiore analyses të cilat supozojnë se disa alternativa për të ardhmen janë të mundura. Studimet e Perspektivës mund të përfshijnë kenare alternativë. Aktivitetet e Perspektivës mund të konsiderojnë gjithashtu veprimet që duhen marrë për t’i dhën ë formë së ardhmes. Burimi: DTI/ÖSB/IER, 2010
|
DIALOGJET E SË ARDHMES
|
Dialogu i së ardhmes sjell së bashku një sërë aktorësh për të reflektuar dhe debatuar për alternativat e së ardhmes. Në një dialog të strukturuar të së ardhmes, medodat e Perspektivës përdoren për të strukturuar debatin për alternativa e së ardhmes.
|
PRASHIKIMI I GJENIUT
|
Parashikimi i Gjeniut është gjenerimi i vizionit (ose disa vizioneve) për të ardhmen përmes mendimeve të një individi të respektuar dhe të talentuar ose të disa individëv të tillë. Burimi: UNIDO, 2005
|
SKANIMI I HORIZONTIT
|
Skanimi i horizontit është një teknikë për pikasjen e shenjave të para të të zhvillimeve potencialisht të rëndësishme përmes një shqyrtimi sistematik të kërcënimeve dhe mundësive të mundshme, me theks në teknologjitë e reja dhe efektet e tyre mbi çështjen në shqyrtim. Metoda kërkon të përcaktohet kush është konstante, çfarë ndryshon, dhe cfarë ndryshon në mënyrë konstante. Ajo eksploron çështje të reja dhe të papritura si dhe probleme dhe tedenca që zgjsin, përfshirë çështje që mendimit aktual që sfidojnë supozimet e kaluara.
Skanimi i horizontit shpesh bazohet në studimin në tryezë, dhe dnihmon për të zhvilluar pikturën e madhe pas çështjes që po ekzaminohet. Studimi në tryezë përfshin një sërë burimesh, siç është interneti, ministritë e qeverisë, dhe agjensitë, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe kompanitë, komunitetet e kërkimit dhe bazat e të dhënave dhe gazetat online. Skanimi i horizontit mund të ndërmerret nga një grup i vogël i ekspertëve që janë në ballë të fushës në fjalë. Ata ndajnë perspektivat dhe njohuritë me njëri-tjetrin për të ‘skanuar’ sesi fenomenet e reja mund të ndikojnë të ardhmen.
Një ‘skan solid i horizontit’ mund të ofrojë informacion rreth situatës për zhvillimin e strategjive për vlerëesimin e zhvillimeve të së ardhmes dhe kështu për të qenë përpara në kohë. Ai gjithashtu mund të jetë një mënyrë për vlerësuar tedencat që ushqejnë një proces të zhvillimit të skenarit.
Burimi: OECD
|
TERMI
|
KUPTIMI
|
ÇËSHTJA
|
Një çështje ose sfidë është problemi bazë që adresohet nga ushtrimi i Persopektivës; një shembull mund të ishte ngrohja globale. Jo çdo ushtrim i Perspektivës fokusohet në një çështje.
|
Metoda
|
Metoda është një seri e hapave të përcaktuara për të arritur një objektiv të caktuari. Tek Perspektiva termi 'metoda formale' përdoret por të dalluar metodat që përdoren dhe përshkruhen në literaturë nga 'metodat informale' që përdoren vetëm një herë në moment.
Burimi: FOR-LEARN Korniza Metodologjike
|
KUADRI Metodologjik
|
Aplikimi i një metode të vetme të Perspektivës nuk realizon ushtrimin e Perspektivës. Zakonisht përdoren metoda të ndryshme për të kryer funksione të ndryshme në faza të ndryshme të procesit. Për më tepër metodat kombinohen me njëra-tjetrën dhe përshtaten për të realizuar këto funksione në mënyrë optimale. Kjo çon në rregullimin specifik të metodave mrenda secilit ushtrim. 'Kuadri Metodologjik' nënkupton rregullimin e përgjithshëm.
Burimi: FOR-LEARN Kuadri Metodologjik
|
Metodologji
|
Metodologjia kuptohet si qëndrimi ndaj gjenerimit të njohurive që përshkon çdo aktivitet kërkimor. Kështu për shembull, 'konstruktivizmi', 'empirizmi' ose 'pozitivizimi' janë orientime metodologjike për përcaktura. Një orientim i caktuar metodologjik do të çojë në një preferencë për metoda të caktura (p.sh. sasiore mbi cilësoret). Tek Perspektiva, metodologjia rrallë përmendet qartë por shpesh ajo nënkuptohet. Pavarësisht, metodologjia është e rëndësishme për Perspektivën dhe shumë kritike për qartësi metodologjike kur përpiqemi të krijojmë një kuptim të së ardhmes. Për shembull disa konsiderime metodologjike mund të udhëzojnë në rastet se pse pjesëmarrësit kanë nevoje të thonë çdo gjë që lidhet me të ardhmen, ose çfarë do të thotë të jesh 'ekspert'.
Burimi: FOR-LEARN Kuadri Metodologjik
|
Qasja pjesëmarrëse
|
Një aktivitet pjesëmarrës ofron dhe inkurajon pjesëmarrje për individët dhe grupet. Aktivitetet e së ardhmes mund të konsiderihen përfshirëse nëse:
-
ato përfshijnë pjesëmarrësve nga të paktën dy grupe aktorësh (p.sh. kërkuesit dhe biznesmnët; ekspertët dhe politikë-bërësit; ekspertët dhe personat e zakonshëm);
-
ato ndajnë rezultatet paraprake (p.sh. analizat, konkluzionet tentative dhe propozimet e politikave) mes personave të interesuar që nuk janë pjesëmarrës, p.sh. ballë për ballë në seminare, në internet me akses falas pëqr të gjithë, ose në formën e dokumen tave të printuara, fletëpalosjeve, broshurave;
-
ato kërkojn ë komente nga një qarrk ëm i gjerë (përsëri ose ballë për ballë ose në format të shkruar).
Burimi: FOR-LEARN A-Z
|
Prognoza
|
Prognoza është parashikimi dhe ekplorimi i asaj që mund të ndodhë.
Burimi: Platforma Europiane e Perspektivës
|
Prioriteti
|
Prioritet do të thotë e drejta e përparësisë mbi të tjerat, diçkaje që i jepet vëmendje e veçantë.
Burimi: Jackson (2011), Fjalori i Perspektivës
|
harta
|
Harta është një prezantim grafik që tregon Komponentët kyçë dhe si mund të evolojë e ardhmja. Ajo aplikohet për produkt ose proces të ri, ose një teknologjie në lindje e sipër, duke kombinuar synimet afat-shkurtra dhe afat-gjata me zgjidhjet specifike.
Burimi: Jackson (2011), Fjalori i Perspektivës
Një hartë është një shikim i gjerë tek e ardhmja për një fushë të caktuar të studimit, të kompozuar nga njohuri kolektive dhe imagjinimi i faktorëve nxitës më të qartë për ndryshimin në atë fushë.
Burimi: Platforma Europiane e Perspektivës
|
Skenari i seminarit
|
Skenari zhvillon vizionet e situatave të së ardhmes dhe rrugë të caktuiara zhvillimi. Ato mund të prezantohen p.sh në mënyrë disktuese dhe narrative, si historitë e gazetave që përmbajnë personazhe fiktivë dhe janë të ilustruara me foto.
Seminaret e skenarit janë rrugë popullore për të ndërtuar skenare. Seminare të tilla zakonisht sjellin së bashku pjesëmarrës me një bazë të gjerë njohurish dhe eksperiencash në fusha të ndryshme të teknologjisë, ekonomisë, shkencave sociale dhe politike. Objektivi i seminareve të skenarit është që të ndërtojnë tablo në vazhdimësi të mundësive të së ardhmes që janë të dobishme për të imagjinuar implikimet e zhvillimeve jo të qarta dhe shqyrtimin e fushës për veprim.
Unshtrimet e Perspektivës mund të punojnë me 'shumë skenare' për të konsideruar kështu mundeësi të ndryshme zhvillimi dhe të përdorin qasje të 'skenarit aspirues’. Në rastin e dytë bëhet përpjekje e konsiderueshme për të elaboruar vizionin e një kursi të dëshiruar dhe të realizueshëm për zhvillim.
Burimi: Steinbeis-Europa-Zentrum (SEZ)
|
Fusha
|
Fusha përbën grupin e gjërave që ushtrimi do të shikojë (dhe ajo përcakton gjithashtu gjërat që do të lihen jashtë). Ekzistojnë dy aspekte të përfshirë në përcaktimin e fushën e ushtrimit të Perspektivës:
-
zgjedhja e temave që do të trajtohen;
-
zhvillimi i perspektivës që duhet marrë në lidhje me temat nën investigim.
Burimi: FOR-LEARN A-Z
|
Sinjali
|
Sinjali është një shenjë e një çështjeje që po lind ose e një ngjarjeje. Ai është informacion aktual që tregon për ndrytshime në të ardhmen. Sa më shumë informacion që ka për sinjalin aq më i fortë është ai.
|
Analiza e aktorëve
|
Analiza e aktorëve lidhet me bashkimin e pikave dhe renditjen e influencës dhe fuqisë së aktorëve me njëri-tjetrin.
Burimi: Jackson (2011), Fjalori i Perspektivës
|
Strategjia
|
Strategjia është një metodë ose plan i zgjedhur për të sjellë një të ardhme të dëshiruar, sic është arritja e synimit afat-gjatë ose zgjidhaj e një problemi, bazuar në përdorim më efident dhe efektiv të burimeve.
Burimi: Fjalori i Biznesit
Henry Mintzberg nga Universiteti McGill e percakton strategjinë si 'një model në një rrjedhë vendimesh'.
Burimi: Mintzberg, Henry. "Modelet në formatimin e strategjive." Management science 24.9 (1978): 934-948.
|
Dialogu i të ardhmeve të strukturuara
|
Një debat i strukturuar i ngjan një argumenti në sallën e gjyqit qëe merr mendime alternative dhe prezanton argumente dhe kundër-argumente për një vendim ose hipotezë.
Burimi: Jackson (2011), Fjalori i Perspektivës
|
analiza SËOT
|
Analiza SËOT është një metodë analitike që përdoret për të identifikuar dhe kategorizuar faktorë të rëndësishëm të brendshëm (pikat e forta dhe të dobëta) dhe të jashtëm (mundësi dhe kërcënime) të orientuar ose në një fushë të veçantë sic është një organizatë ose territor ose një rajon si kombi ose qyteti.
|
analiza STEEPV
|
STEEPV (çështje sociale, teknologjike, ekonomike, mjedisore/ekologjike, politike dhe të bazuara në vlera) është një analizë që ndihmon të identikohen dhe klasifikohen faktorë që kanë, ose mund të kenë ndikim në evolimin e një organizate, sipërmarrjeje ose rajoni.
|
Skenari
|
Skenari është një 'histori' që ilustron vizionet e të ardhmeve të mundshme ose të aspekteve të të ardhmeve. Është ndoshta metoda me emblematike e Perspektivës ose e metodës së studimeve për të ardhmen. Skenaret nuk janë parashikime për të ardhmen, por më shumë si stimulime të disa të ardhmeve të mundshme. Ato përdoren si metodë eksploruese dhe si mjet për marrjen e vedimeve, kryesisht për të theksuar mos-vazhdimësitë nga e tashmja dhe për të shpalosur zgjedhjet e disponueshme dhe pasojat e tyre të mundshme.
Burimi: FOR-LEARN A-Z
|
Tedenca
|
Tedenca është një orientim i përgjithshëm ose drejtim i dukshëm nga ngjarjet e kaluara që forcohet ose dobësohet në forcë dhe frekuencë; kjo zakonsisht sugjeron një model.
Burimi: Jackson (2011), Fjalori i Perspektivës
|
ekstrpolimi i tedencës
|
Ekstrapolimi i tedencës përdor të kaluarën dhe të ardhmen për të prjektuar të nesërmet.
Burimi: Jackson (2011), Fjalori i Perspektivës
|
Vizioni
|
Në kontekstin e aktiviteteve të orientuara nga e ardhmja, vizioni është një ri-prezantim i imagjinuar ose një pamje e përbashkët e së ardhmes (zakonisht të dëshiruar).
Elaborimi i vizioneve të përbashkëta strategjike sjell së bashku pikëpamjet e shumë aktorëve dhe mund të jetë outputi më i kapshëm i ushtrimit të perspektivës. Zhvillimi i këtyre vizioneve së bashku mund të kontribojë për një sens të përbashkët përkushtimi si dhe ndaj procesit normativ.
Burimi: FOR-LEARN A-Z
|
Puna për vizionin
|
Puna për vizionin është procesi i krijimit të një sërë imazhesh ose vizioneve për të ardhmen që janë reale ose bindëse mjaftueshëm për të motivuar dhe udhëzuar personat që të fokusojnë përpjekjet e tyre në arritjen e synimeve të caktuara.
Burimi: Ëorld Future Society
|
Ëeak signal
|
Një sinjal i dobët është burim ndryshimi; rasti i parë; ideja origjinale për krijim; ngjarja që bëri dallimin; shpërqendruesit socialë që shprehin një vlerë të re.
Burimi: Jackson (2011), Fjalori i Perspektivës
|
Kartat e egra
|
Kartat e egra janë ngjarje ose situata të paparashikuara, ngjarje që kanë probabilitet të ulët por impakt të madh. Ato zakonisht janë të ditura dhe të njohura, por jo të vazhdueshme , edhe kur ngjarja është relativisht e parashikueshme për një periudhë disa-vjeçare.
Burimi: Jackson (2011), Fjalori i Perspektivës
|
REFERENCAT
Fjalori i Biznesit,
http://www.businessdictionary.com/definition/strategy.html
Cagnin, C. and Scapolo, F. (eds), Raporti Teknik pwr Kursin e Trainimit tw Perspektivws, Joint Research Centre, Institute for Prospective Technological Studies, European Commission, Office for Official Publications of the European Communities, Luxembourg, 2007. Gjndet nw:
http://ftp.jrc.es/EURdoc/eur22737en.pdf
DTI/ÖSB/IER (Danish Technological Institute, ÖSB Consulting and Warwick Institute for Punwsimi Research), ‘Vlerwsimi i nevojave tw forcws sw punws pwr aftwsi dhe pajisja e individwve pwr punw tw reja. Cili wshtw roli pwr Sherbimet Publike tw Punwsimit nw identifikimin e hershwm tw nevojave dhe punwn pwr aftwsitw?’, DTI/ÖSB/IER for European Commission, Final report, October 2010.
Platforma Europiane pwr Perspektivwn
http://www.PERSPEKTIVA-platform.eu/
Fondacioni Europian pwr Pwrmiresimin e Kushteve tw Jetws dhe tw punws, Handbook of Knowledge Society Perspective, 2003. Available at:
http://www.uni-mannheim.de/edz/pdf/ef/03/ef0350en.pdf
European Knowledge Society Perspectiva: Sinteza e Projektit Euforia,
http://www.eurofound.europa.eu/pubdocs/2004/04/en/1/ef0404en.pdf
FOREN Guide, Perspektiva for Rrjetin e Zhvillimit Rajonal – ‘Njw Udhwzues Praktik pwr Perspektivwn Rajonale’, Gavigan, J.P., Scapolo, F., Keenan, M., Miles, I., Farhi, F., Lecoq, D., Capriati, M. and Di Bartolomeo, T. (eds), Komisioni EuropianJoint Research Centre, December 2001. Gjendet nw at:
http://forlearn.jrc.ec.europa.eu/udhwzues/7_references/foren.htm
FOR-LEARN, Udhwzues FOR-LEARN Online pwr Perspektivwn, Komisioni EuropianJoint Research Centre, 2008. Available at:
http://forlearn.jrc.ec.europa.eu/udhwzues/0_home/index.htm
FOR-LEARN, ‘Perspektiva nga A–Z’,
http://forlearn.jrc.ec.europa.eu/udhwzues/A1_key-terms/index.htm
FOR-LEARN, ‘Kuadri Metodologjik’,
http://forlearn.jrc.ec.europa.eu/udhwzues/4_metodologji/kornizawork.htm
Futurreg, Mjetet e sw Ardhmes, 2007. Gjendet nw:
http://www.urenio.org/futurreg/mjetkit.html.
Georghiou, L., Cassingena Harper, J., Keenan, M., Miles, I. and Popper, R., Manuali i Teknologjisw sw Perspektivws, Prime Series on Research and Innovation Policy, Edward Elgar Publishing Limited, UK, 2008.
Jackson, M., ‘Udhwzuesi praktik i Persoektivws’, Shaping Tomorrow, 2011. Available at:
http://www.shapingtomorrow.com/media-centre/pf-ch01.pdf
Jackson, M., PERSPEKTIVA Glossary, in ‘Udhwzuesi praktik i Persoektivws’, Shaping Tomorrow, 2011. Available at:
http://www.shapingtomorrow.com/media-centre/pf-ch11.pdf
Martin, B. R., and J. Irvine. “Studimi i Perspektivws: Pwrcaktimi i Prioriteteve nw Shkencw, 1989.” Pinter, London OECD, Pwrmbledhje e Metodologjive,
http://www.oecd.org/site/schoolingfortomorrowknowledgebase/futuresthinking/ overviewofmethodologies.htm
Steinbeis-Europa-Zentrum (SEZ),
http://www.steinbeis-europa.de/skenari_seminars.html
UNIDO, Manuali i Teknologjisw sw Perspektivws, Vol 2: PERSPEKTIVA in Action, 2005. World Future Society, Fjalori i Perspektivws,
http://www.wfs.org/dictionary
吀愀戀氀攀•••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••
Do'stlaringiz bilan baham: |