Korniza: aftësi për të ardhmen perspektiva



Download 1,01 Mb.
bet6/8
Sana24.06.2017
Hajmi1,01 Mb.
#14712
1   2   3   4   5   6   7   8

2.2.2 ZHVILLIMI I SKENARIT

Kjo kërkon diskutimin e historive që portretizojnë të ardhme të kënaqshme. Ai ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet për të konsideruar skenare alternative.

Ka lloje të ndryshme skenari:

Zbulues: Këta fokusohen në të ardhme alternative bazuar në rrethana të ndryshme. Skenarët zbulues janë të orientuar së jashtmi, duke filluar që tani e drejt së ardhmes. Është e rëndësishme të konsiderohet sesi ndryshimet në tedenca dhe variable mund të ndikojnë parashikimin për të ardhmen.



  • Normativë dhe frymëzues (skenar suksesi). Këta fokusohen në aspektin se si mund të arrihet një e ardhme e suksesshme. Skenarët normativë janë të orientuar së brendshmi, duke filluar nga një pikë e dëshiruar në të ardhmen e duke punuar mbrapsht në të sotmen. Këtu është e dibishme të pyetet sesi u arrit e ardhmja e dëshiruar.

Disa skenarë janë të mundshëm:



  • Biznes si zakonisht: Kjo është një narrativë bazuar në vazhdimësi (marrja me mend) e tedencave aktuale dhe forcave nxitëse. Ai fokusohet në kuadret aktuale dhe kushtet që lidhen me influencat që pritet të mos ndryshojnë pak a shumë, ose ndryshimet që janë planifikuar tashmë ose që pritet të prezantohen, pak a shumë në mënyrë të suksesshme.

  • Rasti më i keë (më keq seç pritet): Kjo lidhet me rezultatet negative, përkeqësimet e rrethanave dhe kohët e vështira. Cilat do të jenë rrethanat dhe nën të cilat kuadret mund të thyhen pa zëvendësim të plotë ose projektet dhe planet mund të shkojnë keq? Synimi këtu është që të vlerësohen kundër-tedencat, arsyet pse optimizmi mund të jetë i pambështetur dhe supozimet që nevojitet të konfrontohen.

  • Rasti më i mirë (më mirë nga çfarë pritej): Kjo lidhet me rezultatet pozitive dhe një sërë rrethanash të preferuara. Këtu vjen në dritë skenari i suksesit ose frymëzues.

  • Zëvendësismi i paradigmave (i ndryshëm nga çfarë pritej): Kjo konsideron ndryshimet e mundshme në drejtim dhe çorientimet që mund të ndodhin që mund të jenë negative ose pozitive. Synimi është të shkohet përtej analizës në lidhje me një sukses të thjeshtë ose dështim të planeve dhe programeve, për shembull, mund të dalin synime të reja, ose mund të përcaktohen kuadre ose rregulla të reja. Me interes të veçantë janë ato mundësi që përfshijnë rezultate më vizionare, veçanërisht nëse ato i shërbejnë zgjidhjes së një problemi madhor social.

Zhvillimi i skenareve kërkon hapat e mëposhtme:



Hapi 1:

Identifiko çështjen ose pyetjen fokale.

Hapi 2:

Identifiko faktorët nxitës kryesorë në mjedisin lokal (mikro mjedisi).

Hapi 3:

Identifiko faktorët nxitës kryesorë në mjedisin makro.

Hapi 4:

Rendit faktorët nxitës sipas nivelit të rëndësisë dhe paqartësisë.

Hapi 5:

Bazuar në faktorët nxitës të renditurit më të parët, zhvillo matricën 2x2

Hapi 6:

Zhvillo dhe mbush me in formacion narrativat.

Hapi 7:

Përcakto implikimet çdo skanari.

Hapi 8:

Përzgjidh treguesit kryesorë dhe shenjat kyçe.

Hapi 9:

Dërgoje skenarin tek ata që u konsultuan.

Hapi 10:

Diskuto opinionet strategjike.

Hapi 11:

Bjer dakort me planin e zbatimit.

Skenaret ndërtohen nga gjykimet mbi tedencat dhe faktorët nxitës. Nuk duhen përzgjedhur më shumë se 10; nëse ka një numër më të madh disa mund të kombinohen ose grupohen.



2.2.3 ANALIZA SËOT

Analiza SËOT përdoret në ushtimin e Perspektivës për të inkurajuar aktorët të diskutojnë, hartëzojnë ose grupojnë në një matricë pikat aktuale të forta, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet (shih Figurën 5). Nën çdo titull, politike, institucionale, kulturore, sociale, economike, financiare, mjedisore, teknologjike, infrastrukturore, burimet dhe kapacitetet (njerëzore dhe të tjera), gjeografike, hapësinore, dhe faktorë të tjerë mund të merren në konsideratë.

Analiza SËOT hartëzon faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Pikat e forta dhe të dobëta mund të numerizohen në bazë të rëndësisë së tyre (e lartë–mesatare–e ulët). Mundësitë dhe kërcënimet mund të numerizohen sipas probabilitetit të ndodhjes së tyre dhe ndikimit të tyre të mundshëm.

Kur ndërtohet një hartë ose strategji, rezultatet e SËOT përdoren për të dizenjuar veprime që kombinojnë pikat e forta me mundësitë, dhe gjejnë mënyra efektive për të adresuar kërcësimet dhe pikat e dobëta.



Figura 5: Matrica SËOT

Pikat e forta

Mundësitë

Pikët e rëndësisë

Ndodhja = pikët e ndikimit

  • E lartë

  • E lartë

  • Mesatare

  • Mesatare

  • E ulët

  • E ulët







Dobësitë

Kërcënimet

Pikët e rëndësisë

Ndodhja = pikët e ndikimit

  • E lartë

  • E lartë

  • Mesatare

  • Mesatare

  • E ulët

  • E ulët


2.2.4 ANALIZA E BOSHLLËQEVE

Kjo u mundëson expertëve dhe aktorëve të të vlerësojnë një mungesë që ndikon ushtimin e Perspektivës. Boshllëku/mungesa mund të lidhet me:



  • bazën e informacionit: mungesën e njohurive (sasiore dhe cilësore), statistikat që mungojnë;

  • hapësirën ndërmjet nivelit aktual dhe të dëshiruar të aftësive dhe kompetencave;

politikat dhe trategjitë aktuale: çështjet dhe sfidat që nuk janë adresuar në mënyrë të mjaftueshme ose efektive;

  • masat e politikave dhe instrumentat financues: nuk ka burime financiare për të adresuar probleme të caktuara.

Në përgjithësi kur përcaktohet një strategji largpamëse për aftësitë, analiza e boshllëqeve lidhet me mungesat ndërmjet situatës aktuale dhe gjendjes së dëshiruar, duke identifikuar elementët që mungojnë. Analiza e boshllëqeve mund të ndërmerret në faza të ndryshme të ushtrimit të Perspektivës për të ndikuar procesin, dhe përfshin ekspertët dhe aktorët duke ndjekur këto hapa:



  • identifiko faktorët që përcaktojnë situatën aktuale (aftësitë);

  • listo faktorët që nevojiten për të arritur gjendjen target (të dëshiruar) (Aftësitë 2020).

Hapi tjetër është të diskutohet dhe planifikohet se si të mbushet boshllëku ndërmjet dy situatave. Kjo është e rëndësishme sepse ndihmon për të vlerësuar nëse sektori i ZHBNJ po punon sipas kapaciteteve të tij të plota, dhe nëse jo, pse ndodh kjo. Kjo ndihmon për të identifikuar të çarat në alokimin e burimeve, planifikim dhe zbatim.



2.2.5 VIZIONI

Puna për vizionin është një proces i hapur dhe pjesëmarrës përmes të cilit aktorët zhvillojnë një tablo të njëjtë të një të ardhme të preferuar për ZHBNJ dhe aftësitë në 2020. Një vizion i njëjtë është platforma e të gjitha synimeve dhe qëllimeve optimale në drejtimin afat-gjatë që udhëzon strategjinë e përbashkët të vendim-marrësve dhe aktorëve.

Puna për vizionin ofron një lidhje vitale për avancimin e të mëposhtmeve:


  • përcaktimin e diagnozës: të kuptuarit ku jemi;

  • perspektiva: vlerësimi i atyre që mund të ndodhin;

  • receta: vendimi për atë që duhet bërë.

Puna për vizion zakonisht kërkon hapat e mëposhtme:



Hapi 1:

Ndaj diagnozën për ZHBNJ dhe aftësitë duke identifikuar shqetësime dhe iteresa të përbashkëta ndërmjet aktorëve.

Hapi 2:

Identifiko çështjet e përbashkëta afat-gjata dhe sfidat për ndërtimin e vizioni të aftësive, duke analizuar tedencat e brendshme dhe të jashtme dhe faktorët nxitës për ZHBNJ dhe aftësitë, përfshirë shformuesit e mundshëm të tedencave dhe ndikimin e tyre.

Hapi 3:

Identifiko rolet dhe interesat e aktorëve për këtë situatë.

Hapi 4:

Rendit çështjet dhe sfidat sipas nivelit të rëndësisë së tyre.

Hapi 5:

Ndërto synimet dhe objektivat e vizionit të përbashkët për aftësitë duke u fokusuar në sidat prioritare dhe rrugën e preferuar përpara.

Vizioni zhvillohet në bazë të konsensusit mes aktorëve dhe është një vizion i përbashkët. Ai duhet të jetë i arritshëm dhe të ketë një perspektivë afatgjatë dhe të mbështetesë strategjinë për arritjen e tij. Vizioni duhet të jetë i shkurtër me një ose dy faza, dhe mesazh ambicioz, motivues dhe i lehtë për t'u kuptuar.



2.2.6 PERCAKTIMI I PRIORITETEVE

Një qëllim kyç i ushtrimit të Perspektivës është të mbështesë hartimin e politikave, kur duhet të bëhet një zgjedhje dhe të caktohet një prioritet lidhur me:



  • një qasje të caktuar politike;

  • kombinimin e masave dhe veprimeve të politikave;

  • investime në sektorë të veçantë ose zonat prioritare.

Përcaktimi i prioriteteve është veçanërisht i rëndësishëm kur reduktohet buxheti dhe duhet të përzgjidhet në rastin e alokimit të burimeve të kufizuara.

Hapat tipike për përcaktimin e prioriteteve përfshijnë:

Hapi 1:

Identifikimi i aktorëve për konsultim.

Hapi 2:

Zhvillimi i një liste fillestare për opsionet që lidhen me aftësitë e sektorëve prioritare, masat dhe veprimet (duke ndërtuar mbi inputet nga ushtrimi i Perspektiva, rishikimi i literaturës dhe dhënia e mendimeve).

Hapi 3:

Grupimi dhe prioritizimi i opsioneve bazuar në diskutimet dhe votimin duke përdorur kritere të miratuara.

Hapi 4:

Zhvillimi i listës finale të opsioneve.

Përcaktimi i prioriteteve mund të jetë gjithashtu pjesë e hartëzimit.



2.2.7 HARTËZIMI

Kjo është dizenjuar t'iu ofrojë aktorëve të kuptuar të përbashkët të drejtimit, afërsisë dhe dhe qartësisë së planifikimit afat-gjatë. Harta është një mjet normativ që përfaqëson hapat drejt arritjes së një situate të preferuar ose të dëshiruar. Ndryshe nga strategjitë, hartat zhvillohen në mënyrë ndërvepruese dhe konsensuale (për shembull gjatë seminareve), dhe provojnë rrugë alternative për në një destinacion të caktuar, duke identifikuar paqartësitë, shformuesit e tedencave dhe sfidat. Harta është një mjet për të kuptuar sensin e rezultateve të ushtrimit të Perspektivës. Ajo ofron një mjet komunikimi për të rënë dakord me aktorët në pikën e fillimit (situatën aktuale), destinacionin dhe rrugë të ndryshme dhe barrierat në lidhje me aftësitë.

Hartat udhëzojnë politikë-bërësit për zhvillimin e politikave afat-gjata për zhvillimin e aftësive. Pas formulimit të vizionit, harta shënon rrugën për të arritur në gjendjen fundore të dëshiruar. Harta përdor analizën e boshllëqeve (shih Seksionin 2.2.4), dhe në veçanti mekanizmat për aktorët të imagjinojnë asetet kritike në nivel kombëtar dhe aftësitë e kompetencat që duhen për të plotësuar kërkesat e së ardhmes. Hartëzimi lidh vizionet, vlerat dhe objektivat me veprimet strategjike për arritjen e këtyre objektivave. Suksesi i hartave varet në nivelin që ato prezantojnë një pamje të qartë të çështjeve thelbësore për politikë-bërësit dhe ti mbështesë ata në marrjen e vendimeve strategjike.

Hartëzimi bazohet mbi bazën e të dhënave, analizën SËOT, skenarin e suksesit dhe zhvillimin e vizionit për aftësitë 2020.

Ekpertët dhe pjesëmarrësit ndjekin këtë radhë hapash:

Hapi 1:

Identifiko barrierat për arritjen e objektivave dhe të siuatës së ardhme të dëshiruar.

Hapi 2:

Përkufizo sfidat që lindin nga këto barriera.

Hapi 3:

Identifiko zgjidhjet e mundshme duke konsideruar veprime alternative të ndryshme për të kapërcyer barrierat.







Hapi 4:

Rendit veprimet alternative bazuar në mundësinë e tyre për të zgjidhur sfidat.

Hapi 5:

Vendos për listën e veprimeve prioritare për të arritur objektivat.

Hapi 6:

Përcakto horizontin kohor për zbatimin e veprimeve strategjike të hartës.

Për qëllimin e Kornizës, harta duhet të prezantohet në formë vizuale, të përmbledhur dhe koherente. Tabela 9 tregon formatin e rekomanduar.



Tabela 9: Propozimi për strukturën e hartës në Kornizën e Ardhshme

OBJEKTIVAT PRIORITARE

MASAT

AKTORËT

ÇFARË DUHET TË ARRIHET DËRI NË VITIN 2020

Personi kryesor përgjegjës, koordinatori

Së bashku me

Treguesi

Situata në 2012

Targeti

1 …

1.1...



















1.2...
















Download 1,01 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish