Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet27/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Tefik Dedinca, në mbështetje të lejes së ndërtimit të lëshuar nga Komuna Kolonjë, konkretisht vendimit me nr.23, datë 11.06.1994 të K.RR.T- së Lushnjë “Mbi miratimin e lejes së ndërtimit për investitorë në fshat”, ka ndërtuar një pikë karburanti me nr.pasurie 231/44 me sipërfaqe 373 m2 e ndodhur në zonën kadastrale 3208, Fshati Rrapëz Lushnjë.

2. Në ndërtimin e këtij objekti ka kontribuar edhe ndërhyrësi kryesor në këtë proces gjyqësor, Shkëlqim Xhogu, fakt që provohet me një akt marrëveshje noteriale të lidhur ndërmjet Tefik Dedincës dhe Shkëlqim Xhogut në përmbajtje të së cilës është rënë dakord që nga ana e tyre të kontribuohet në kuotën 50% secili duke u regjistruar dhe në bashkëpronësi të tyre objekti në fjalë.

3. I padituri Neshat Çaushi ka hyrë me paditësin Tefik Dedinca dhe ndërhyrësin kryesor Shkëlqim Xhogu në marrëdhënie kontraktore në formën e kontratës së huasë, nga ku rezulton se i padituri Neshat Çaushi është në cilësinë e huadhënësit, ndërsa Tefik Dedinca dhe Shkëlqim Xhogu në cilësinë e huamarrësit.

4. Kjo marrëdhënie kontraktore ndërmjet tyre provohet se ka ekzistuar nga përmbajtja e vendimit gjyqësor nr.1488, datë 16.10.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, sipas të cilit rezulton se në datë 30.08.1995 Neshat Çaushi i ka dhënë hua Shkëlqim Xhogut një shumë prej 600.000 lekë dhe 4 milion lireta, të cilat ky i fundit i ka shlyer gjatë gjykimit dhe në vendimin e mësipërm është vendosur pushimi i gjykimit të paditësit Neshat Çaushi kundër Shkëlqim Xhogut (ky fakt rezulton dhe nga aktmarrëveshja me nr.1772 regj, nr.1415 kol, datë 16.10.1995 të bërë ndërmjet Shkëlqim Xhogut dhe Neshat Çaushit). Ndërsa Tefik Dedinca i detyrohej Neshat Çaushit një shumë prej 1.082.964 lekë, për të cilën detyrohet i padituri Tefik Dedinca me vendimin e mësipërm që ta shlyejë.

5. Pas marrjes së këtij vendimi, në datën 08.01.1997 Neshat Çaushi dhe Tefik Dedinca kanë bërë një marrëveshje përpara av. Nuredin Salati, me të cilën Tefik Dedinca në cilësinë e presidentit të firmës “Armila” sh.p.k i dorëzon Neshat Çaushit vullnetarisht pikën e karburantit të ndodhur në Rrapës Lushnjë, duke ekzekutuar vendimin e gjykatës me të cilin detyrohej sipas shpjegimeve të përfaqësuesit të tij ose t`i dorëzojë pikën e karburantit ose t`i kthejë shumën e huasë.

6. Kjo aktmarrëveshje është regjistruar dhe në bazë të saj pika e karburantit figuron e regjistruar në pronësi të Neshat Çaushit. Duke e konsideruar veten pronar ky i fundit ka kryer mbi këtë pasuri disa transaksione (në Janar 1997 ka bërë kontratë shitblerje me Besim Kullën me objekt këtë pasuri, të cilën e ka riblerë në nëntor të vitit 1997, duke u rikthyer prona përsëri te Neshat Çaushi). Veprimi juridik i fundit është kontrata e shitblerjes me nr.617 Rep, nr.290 Kol, datë 17.03.2000 me të paditurin Vladimir Shpërdheja, ku ky i fundit mban aktualisht pasurinë me nr.231/44, pikë karburanti, ndërtesë me sipërfaqe 373 m2, të cilën e ka blerë kundrejt vlerës 3.500.000 lekë.

7. Shkëlqim Xhogu ka ndërhyrë në këtë gjykim duke përcaktuar pozicionin e tij si ndërhyrës kryesor. Shkaku i pavlefshmërisë absolute i kontratës së shitblerjes midis Neshat Çaushi (shitës) dhe Vladimir Shpërdheja (blerës), sipas tij është fakti që ajo është pasojë e marrëveshjes së bërë ndërmjet Tefik Dedincës dhe Neshat Çaushit në datën 08.01.1997 duke prapësuar se kjo marrëveshje është e pavlefshme pasi Tefik Dedinca nuk mund t`i kalonte pronësinë mbi të gjithë pasurinë Neshat Çaushit pa marrë më parë pëlqimin e tij, si bashkëpronar i kësaj pasurie.

8. Kjo pasuri figuronte në bashkëpronësi të Tefik Dedincës dhe Shkëlqim Xhogut në momentin që është kryer kjo marrëveshje dhe kundërshtimi i kësaj marrëveshje nga Shkëlqim Xhogu,pretendimi prej tij i të drejtave të pronësisë mbi pikën e karburantit e pozicionon atë sipas nenit 189 kundër Tefik Dedincës dhe Neshat Çaushit.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin nr.557, datë 09.07.2009, ka vendosur: “Pranimin e padisë, pjesërisht, si dhe pranimin e padisë së ndërhyrësit kryesor, pjesërisht....(...)”

9.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....Gjykata konstaton se marrëveshja e bërë ndërmjet Tefik Dedincës, njëri nga bashkëpronarët e pikës së karburantit me nr.pasurie 231/44 me të paditurin Neshat Çaushi është absolutisht e pavlefshme dhe si e tillë ajo nuk mund të prodhojë pasojat e dëshiruara nga palët. Një nga shkaqet e pavlefshmërisë absolute të kësaj marrëveshje është forma. Ajo është përpiluar para avokatit dhe firmat e saj janë vërtetuar me vonë nga noteri. Ky veprim juridik që ka sjellë efekte tjetërsuese për pasurinë është në kundërshtim me nenin 83 të Kodit Civil, i cili kërkon për vlefshmërinë e veprimeve juridike për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme formën noteriale...(...)...Nëse do ta shihnim këtë marrëveshje, në përmbajtje të saj si një veprim për tjetërsimin e pasurisë, konstatohet se ai është bërë pa marrë më parë pëlqimin e bashkëpronarit tjetër (ndërhyrësit kryesor Shkëlqim Xhogu) dhe si i tillë duke qenë se vjen në kundërshtim më një dispozitë urdhëruese të ligjit, ai është absolutisht i pavlefshëm. Kundërshtia vjen me nenet 200/c dhe 204, të Kodit Civil, për faktin se ai ka disponuar mbi të gjithë sendin në bashkëpronësi pa qenë pronar i vetëm i tij dhe së dyti ai ka tjetërsuar pjesën e tij tek të tretët pa respektuar të drejtën e parablerjes, që gëzonte ndërhyrësi kryesor. Nëse do ta analizonim këtë marrëveshje si një akt të lidhur ndërmjet Neshat Çaushit në cilësinë e kreditorit dhe Tefik Dedincës në cilësinë e debitorit provohet se me aktmarrëveshjen e datës 21.03.1995 të bërë përpara noterit Adrian Karroqe, Tefik Dedinca ka vënë si garanci në favor të Neshat Çaushit pikën e karburantit të ndodhur në Rrapëz Lushnjë, për të garantuar shlyerjen e detyrimit në të holla të marrë hua prej tij...(...)...Mosekzekutimi nga debitori i detyrimit të tij ndaj kreditorit,i jep të drejtë këtij të fundit të nxjerrë kredinë e tij nga çmimi i shitjes së sendit të vënë si garanci,pasi vënia dorë mbi sendin që garanton shlyerjen e detyrimit mund të bëhet vetëm nëpërmjet ekzekutimit të detyrueshëm që vihet në lëvizje sipas një procedure të caktuar me kërkesë të kreditorit. Pra marrëveshja e bërë dhe në këtë këndvështrim është absolutisht e pavlefshme, që do të thotë se pronësia mbi pikën e karburantit, me nr.pasurie 231/44 nuk ka kaluar asnjëherë te i padituri Neshat Çaushi....(...)...Në këtë kuptim gjykata konstaton se aktmarrëveshja e bërë ndërmjet Tefik Dedincës dhe Neshat Çaushit në datë 08.01.1997 dhe që ka pasur për qëllim të saj kalimin e pronësisë mbi pasurinë me nr.231/44 tek Neshat Çaushi është absolutisht e pavlefshme dhe të tilla janë dhe veprimet juridike që kanë pasur këtë marrëveshje, pra dhe kontrata e shitblerjes ndërmjet Neshat Çaushit dhe Vladimir Shpërdheja...(...)”

10. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.793, datë 20.09.2010 ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.557, datë 09.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe pushimin e çështjes.”

10.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Vlorë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....Në kundërshtim me nenin 6 të K.Pr.Civile që e detyron gjykatën që gjykon mosmarrëveshjen për tu shprehur mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet, nga gjykata e shkallës së parë, megjithëse nuk ka qenë objekt kërkimi pavlefshmëria absolute e akt-marrëveshjes së datës 08.01.1997 të bërë ndërmjet paditësit Tefid Dednica dhe të paditurit Neshat Çaushi në përfundim të gjykimit është vërtetuar një pasojë e tillë....(...)....Gjykata jo vetëm ka tejkaluar objektin e gjykimit, por ka ndikuar në mënyrë të njëanshme në përcaktimin e zgjidhjes së padisë së paditësit dhe ndërhyrësit kryesor. Pa u kontestuar ky veprim juridik prej nga i padituri Neshat Çaushi ka fituar pronësinë mbi pikën e karburantit, nga paditësi dhe ndërhyrësi kryesor, nuk mund të kontestohet kontrata e shitblerjes me nr.617 Rep nr.91 Kol datë 17.03.2000 e lidhur ndërmjet të paditurve Neshat Çaushi dhe Vladimir Shpërdheja, pikërisht me pretendimin se shitësi nuk e ka fituar asnjëherë të drejtën e pronësisë mbi sendin e shitur....(...)....Padia e paditësit Tefik Dedinca dhe ajo e ndërhyrësit kryesor janë kërkime, që nga pikëpamja procedurale nuk mund të ngrihen, pasi për të konsideruar kontratën e shitblerjes me nr.617 Rep nr.91 Kol datë 17.03.2000 të lidhur ndërmjet të paditurve Neshat Çaushi dhe Vladimir Shpërdheja si një veprim absolutisht të pavlefshëm, nuk është e nevojshme paraqitja e një kërkesë të posaçme qoftë kjo padi apo ndërhyrje kryesore....(...)...Lidhur me kërkimin aksesor, atë të detyrimit të ZVRPP Lushnjë të bëjë korrigjimin e vërtetimit të pronësisë nga pronësia e Vladimir Shpërdheja, në emër të paditësit dhe ndërhyrësit kryesor, ky kërkim është i ndërvarur nga kërkimi kryesor, por në interpretim të saj që do të quheshin pasoja të rrjedhura nga nuliteti i atyre veprimeve, korrigjimi i regjistrave të pronësisë pranë Z.V.R.R.P Lushnjë, nuk mund të konsiderohet pasojë juridike e veprimit juridik absolutisht të pavlefshëm, që ta bëjë atë të mundshëm për t’u parashtruar si kërkim më vete...(...)”

11. Kundër vendimit nr.793, datë 20.09.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs, paditësi Tefik Dedinca dhe ndërhyrësi kryesor Shkëlqim Xhogu, të cilët kanë kërkuar bazuar në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile prishjen e këtij vendimi dhe lënien në fuqi të vendimit nr.557, datë 09.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.


  1. Ligji i zbatueshëm

12. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

12.1 Neni 5 i K.Pr.Civile: “Objekti i mosmarrëveshjes përcaktohet në pretendimet e palëve. Pretendimet parashtrohen në aktin për fillimin e procesit gjyqësor, si dhe gjatë ushtrimit të të drejtave që rrjedhin nga ky proces. Objekti i mosmarrëveshjes mund të ndryshojë sipas kërkesave që lindin gjatë procesit, kur këto të fundit kanë lidhje të mjaftueshme me pretendimet e fillimit”.

12.2 Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.”

12.3 Neni 468 i K.Pr.Civile: “Gjykata e apelit kur konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si dhe kur padia nuk mund të ngrihej ose gjykimi nuk mund të vazhdonte, prish vendimin edhe vendos vetë pushimin e gjykimit të çështjes.”



  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve si dhe të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.793, datë 20.09.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil, për këtë arsye vendimi kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, Gjykata e Apeli Vlorë nuk e ka zgjidhur çështjen konform shkakut ligjor (causa petendi) që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke mos bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar (qëndrim ky i mbajtur në vendimin unifikues nr.3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

15. Në analizë të akteve të dosjes gjyqësore rezulton se, pala paditëse si dhe ndërhyrësi kryesor në këtë gjykim i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë duke kërkuar sipas objektit të saj (petitium) pavlefshmërinë absolute e kontratës së shitjes me nr.617 Rep, nr.290 Kol, datë 17.03.2000 dhe detyrimin e Z.V.R.P.P Lushnjë për korrigjimin e vërtetimit të pronësisë nga pronësia e Vladimir Shpërdheja në emrin e paditësit, apo ndërhyrësit kryesor në këtë gjykim. Kolegji Civil çmon se për të vlerësuar objektin e padisë (petitium), është e nevojshme të shihet kërkesëpadia në përmbajtje të saj, të gjitha shtjellimet e kërkimet e paditësit dhe jo vetëm pjesa hyrëse e kërkesëpadisë.

16. Në të njëjtën kohë, referuar dispozitave procedurale civile, parashtrimi i kërkimeve dhe pretendimeve është në disponibilitetin e palës iniciuese të procesit (paditësit), por njëkohësisht është detyrë e gjykatës që të zbulojë shkakun ligjor të padisë së paditësit (causa petendi) duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj.

16.1 Kolegji Civil vlerëson se, pavarësisht se paditësi apo ndërhyrësi kryesor krahas kërkimit kryesor mbi pavlefshmërinë absolute të kontratës së shitjes me nr.617 Rep, nr.290 Kol, datë 17.03.2000, ka kërkuar si zgjidhje të pasojave të këtij veprimi juridik edhe detyrimin edhe detyrimin e Z.V.R.P.P Lushnjë për korrigjimin e vërtetimit të pronësisë nga pronësia e Vladimir Shpërdheja në emrin e paditësit, apo ndërhyrësit kryesor, fakti juridik që pala paditëse ka vënë në themel të këtij kërkimi (pretendimi) dhe që përbën shkakun e tij, është kthimi i palëve në gjendjen e mëparshme (restitutio in integrum).

16.2 Kolegji Civil vlerëson se në respektim të parimit iura novit curia, Gjykata e Apelit Vlorë, pavarësisht mungesës së njohurive të paditësit dhe ndërhyrësit kryesor në formulimin e kërkimeve, nuk duhet t`i merrte të mirëqena shpjegimet e palëve në lidhje me zbatimin e ligjit për çështjen konkrete, por si njohëse e ligjit, duhet të zbulonte shkakun ligjor të këtyre kërkimeve dhe duhet të zgjidhte vetë mosmarrëveshjen, sipas formimit dhe bindjes së saj të brendshme, të bazuar në kriteret që parashikon Kushtetuta, Kodi i Procedurës Civile, praktika unifikuese e Gjykatës së Lartë dhe ligjet e veçanta.

17. Në referencë të nenit 468 të Kodit të Procedurës Civile padia nuk mund të ngrihet në rastet e mungesës të parakushteve procedurale, si ekzistenca e gjyqvarësisë (neni 58 i K.Pr.Civile); mungesa e zotësisë së palëve (nenet 33 dhe 91 të K.Pr.Civile); dhe në raste të mungesës së kushteve themelore të padisë, të tilla si mungesa e legjitimitetit formal dhe interesit për të ngritur padi (neni 184 i K.Pr.Civile), si dhe kur e drejta e pretenduar të mbrohet nëpërmjet vendimit të gjykatës nuk është parashikuar në një normë të së drejtës. Parakushtet procedurale janë kushte për krijimin e marrëdhënies procedurale; mungesa e tyre nuk pengon inicimin e procesit, por përbën pengesë për shqyrtimin e themelit të çështjes. Mungesa e legjitimitetit procedural (formal) pas sjell pushimin e gjykimit të padisë, ndërsa mungesa e legjitimitetit substancial pas sjell rrëzimin e saj.

17.1 Për rastin konkret Gjykata e Apelit Vlorë, gabon kur mohon ekzistencën e interesit të paditësit për ngritjen e padisë, që në thelb është padi e cila rrjedh nga një marrëdhënie detyrimi. Kolegji Civil çmon se një padi nuk mund të merret në shqyrtim atëherë kur në situatën faktike, aktuale, nuk njihet apo nuk evidentohet cenimi i një të drejte ose i një interesi që mund të pretendohet kundrejt palës tjetër. Në këtë vështrim juridik gjen zbatim neni 468 i Kodit të Procedurës Civile dhe jo sikurse është rasti konkret ku ndodhemi para një padie nëpërmjet të së cilës pala paditëse ka kërkuar rivendosjen e një të drejte, e cila pretendon se është shkelur. Mungesa e legjitimitetit substancial pas sjell rrëzimin e padisë dhe jo pushimin e gjykimit të saj.

18. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

18.1 Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, në mbështetje të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, Gjykata e Apelit Vlorë, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të evidentojë me argumente ligjore sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë objekt shqyrtimi, me natyrën juridike të saj.

18.2 Në rigjykim, Gjykata e Apelit Vlorë, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

18.3 Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

18.4 Në rigjykimin e çështjes Gjykata e Apelit Vlorë duhet të sqarojë të gjitha rrethanat që lidhen me ligjin e zbatueshëm dhe që kanë rëndësi për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do të lejojnë Gjykatën e Apelit Vlorë që, në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.793, datë 20.09.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 16.10.2014



Nr.11111-00567-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3444 i Vendimit (521)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 16.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: BASHKIM SINA

I PADITUR: BASHKIA DURRËS

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME DURRËS

NDËRHYRËS KRYESOR: XHEVRIJE SINA

OBJEKTI:

Njohje e pronësisë së truallit prej 282 m2 nga i padituri,

për faktin e plotësimit të akteve ligjore të parashkrimit fitues.

Detyrimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës

të regjistrojë pronësinë e truallit prej 282 m2 në emër të paditësit.

Baza Ligjore: Neni 32/a i Kodit të Procedurës Civile.

Neni 168 dhe neni 170 e vijues i Kodit Civil.

Neni 37 i Ligji 7834, datë 13.07.1994.

Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, i ndryshuar

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.3814, datë 22.12.2008, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë të paditësit Bashkim Sina dhe ndërhyrësit kryesor Xhevrije Sina, duke i njohur bashkëpronare mbi një sipërfaqen e truallit 282 m2 të ndodhur brenda kufijve të aktit të pronësisë të origjinës në hipotekë me nr.6216, datë 04.04.1995, nga e cila 101 m2, sipërfaqe ndërtimore dhe 181 m2 oborr e pjesë funksionale, pasuri nr.2/213 ZK. 8513 me kufitarë të vjetër dhe të rinj si vijon: V - Pall 113 e pasuria nr.299; L - shtëpia e Riza Kaleshës, prona nr.2/700, 2/702, 2/212; J- Rruga lagje dhe pronësia nr.2/214; P-Banesa e Agim Teqaj e prona nr.2/375; pronësi e fituar me leje ndërtimi të miratuar me vendimin nr.26, datë 15.02.1992 të Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Qytetit Durrës, në zbatim të Dekretit nr.5747, datë 10.07.1978 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, bazuar në kriteret e nenit 163 dhe 168/1 të Kodit Civil.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës.

Për palën e paditur ky afat fillon nga dita e marrjes së dijeni.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.563, datë 22.12.2010, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.3814, datë 22.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.”

Kundër vendimit nr.563, datë 22.12.2010, të Gjykatës së Apelit Durrës, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs, Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Durrës, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.563, datë 22.12.2010, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr.3814, datë 22.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duke vendosur rrëzimin e kërkesë padisë, duke parashtruar ndër të tjera se:



  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës nuk ka njoftuar përfaqësuesin e institucionit shtetërore të palës së paditur Zyrën Vendore të Avokaturës së Shtetit Durrës në zbatim të nenit 79/a, të Kodit të Procedurës Civile pa i njoftuar aktet dhe njoftimin për pjesëmarrjen në seancat gjyqësore gjithashtu në kundërshtim me ligjin nr.8551, datë 18.11.1999 “Për Avokaturën e Shtetit”, i ndryshuar.

  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës nuk ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, pasi duhej të kishte ndërtuar drejtë ndërgjyqësinë duke thërritur në cilësinë e personit të paditur Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës dhe jo në cilësinë personit të tretë sepse ky institucion sipas objektit të padisë detyrohet me regjistrimin e pronësisë.

  • Kjo pasuri nuk mund të regjistrohet, pasi paditësi nuk figuron pronar i pasurive objekt gjykimi në regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës.

  • Nuk kishte asnjë kontratë ligjore që i jep të drejtë paditësit të fitonte pronësinë mbi truallin objekt gjykimi.

  • Nga gjykatat nuk është hetuar plotësisht kushtet e nenit 168, të Kodit Civil lidhur me mënyrën e ligjshme të fitimit të drejtës së pronësisë me mirëbesim pra veprimin juridik për kalimin e pronësisë.

  • Pretendimi i paditësit për fitimin e pronësisë me parashkrim fitues nuk është i bazuar në ligj sepse nuk përmbushen kushtet për fitim të pronësisë me parashkrim sipas nenit 169 të Kodit Civil se afati i parashkrimit për sendet e paluajtshme është 20 vjet dhe data e fillimit të ecjes së afatit të parashkrimit fitues pa titull fillon në datën 01.11.1994 kur ka hyrë në fuqi dhe Kodi Civil i cili e parashikon për herë të parë këtë mënyrë parashkrimi fitues. Në këtë mënyrë afati i parashkrimit fitues plotësohet në vitin 2014.

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish