Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet29/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, përfaqësuesin e palës së paditur, avokatin Sokol Shehu që kërkoi prishjen e të dy vendimeve, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane dhe si diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Se vendimet nr.11139, datë 23.12.2008, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr.2449, datë 21.12.2010, i Gjykatës së Apelit Tiranë, janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit, e si të tilla duhet të prishen dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me tjetër trup gjykues.


  1. RRETHANAT E ÇËSHTJES

Paditësi Agim Sulaj dhe e paditura Gëzime Sinani janë vëlla e motër e për një kohë të gjatë kanë bashkëjetuar në të njëjtin apartament me nënën e tyre Qamile Sulaj. Në bazë të ligjit për privatizimin e banesave shtetërore me kontratën e shitblerjes nr.8095 Rep. 2527 dhe nr.Kol datë 22.11.1993, blerësit Qamile Sulaj, Gëzime Sulaj, Agim Sulaj dhe Shqiponja Sulaj kanë privatizuar apartamentin nr.33 të ndodhur në Rruga “Myslym Shyri”, Pall 12, shk.5, e më pas është bërë regjistrimi i këtij apartamenti në ZRPP Tiranë.

Në bazë të vendimit të Gjykatës nr.4541, datë 12.07.1995, është vendosur pjesëtimi i apartamentit të cituar më lartë. Më pas nga nëna e palëve ndërgjyqës, Qamile Sulaj është bërë një kontratë dhurimi me nr.6522 Rep. dhe nr.2253 Kol., datë 12.12.1995 përpara noteres Violeta Frashëri, ku Qamile Sulaj si pronare e një dhome së bashku me depon që ndodhet në Tiranë Rruga “M.Shyri” Pall 12, shk. 5 ap. 33, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë nr.4541 datë 12.7.1995 deklaron se ja dhuron vajzës së saj të quajtur Gëzime Sulaj (sot Sinani) pa shpërblim apo kushte të tjera.

Paditësi Agim Sulaj ka gjetur rastësisht këtë kontratë dhurimi ku nëna e tij Qamile Sulaj i ka dhuruar të paditurës Gëzime Sinani një dhomë e një depo, duke nënshkruar përpara noteres Violeta Frashëri. Me rënien në dijeni të këtij fakti paditësi ka ngritur padi duke pretenduar se: “Shkrimi i emrit të nënës dhe firma në kontratën e dhurimit nuk është i nënës sonë, kjo kontratë është e falsifikuar, nëna shkruante dhe firmoste jo qartë se nuk kishte shkollë, kontrata e dhurimit është kryer pa u shënuar numri hipotekar, por në bazë të një vendimi gjyqësor i cili nuk është vënë në ekzekutim, për shkak se palët nuk kanë likuiduar detyrimet e tyre”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.11139, datë 23.12.2008, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.



Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së dhurimit nr.6522 Rep. dhe nr.2253 Kol. datë 12.12.1995 lidhur midis Qamile Sulaj dhe të paditurës Gëzime Sinani.

Fshirjen nga regjistri hipotekor ZVRPP Tiranë i shënimeve të bëra në numrin hipotekor 9145 datë 15.12.1995”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2449, datë 21.12.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.11139, datë 23.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Gjykata ndër të tjera ka arsyetuar se: “(...) Ekspertët e caktuar nga Gjykata e Apelit të cilët, në aktin e ekspertimit nr.5752 prot., datë 28.10.2010, kanë arritur në konkluzionin se nënshkrimet e plota emër mbiemër të Qamile Sula në te tre ekzemplaret kontratë dhurimi, kontratë pajtimi telefonik dhe kontratën e privatizimit të banesës (e cila është dokument më i hershëm) nuk janë nënshkruar nga i njëjti person.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur, Gëzime Sinani që kërkon ndryshimin dhe parashtron shkaqet e lartpërmendura.


  1. LIGJI I ZBATUESHËM

Neni 92/a K.Civil, neni 584/b K.Civil, neni 32 K.Pr.Civile.

  1. KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

Nga shqyrtimi në tërësi i kësaj çështje, të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve nga gjykatat e faktit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave, si dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit, duke cenuar procesin e rregullt ligjor, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup tjetër gjykues.

Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (Neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe si të tilla do të pranohen, duke passjellë edhe cenimin e vendimeve.

Në çështjen konkrete, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se nga ana e paditësit është pretenduar në gjykim, në mënyrë incidentale falsiteti i kontratës së dhurimit nr.6201, datë 16.09.2008. Sipas nenit 254 të Kodit të Procedurës Civile, i cili shprehet se “Aktet zyrtare që dalin nga organet shtetërore dhe që përmbajnë një urdhër, një vendim ose çdo masë tjetër të marrë prej tyre ose që tregojnë kryerjen e një veprimi nga ana e këtyre organeve, përbëjnë provë të plotë për përmbajtjen e tyre. Lejohet të provohet e kundërta vetëm kur pretendohet se shkresa është e falsifikuar.

Goditja për falsitet e një akti zyrtar apo e një shkrese të thjeshtë në gjykimin civil mund të bëhet me anë të ngritjes së këtij kërkimi si objekt kryesor padie (edhe në gjykim më vete) ose në rrugë incidentale në cilëndo gjendje të shqyrtimit të një padie me shkak ligjor dhe objekt tjetër, e ku paraqitet një dokument nga ndonjëra palë ndërgjyqës që pretendohet si i falsifikuar materialisht ose intelektualist. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se nuk jemi para rastit të përjashtimit të ngritjes se kërkimit/pretendimit “Goditja për falsitet”, qoftë si padi më vete apo incidentalisht, sikurse konsiderohet në rastin konkret, kur vërtetësia e dokumentit që goditet për falsitet është deklaruar me vendim gjyqësor themeli, civil apo penal, të formës së prerë. Nga ana tjetër, sipas rregullit të përgjithshëm që karakterizon barrën e provës, Falsitetin e kontratës, duhet t’a provojë pala paditëse, e cila ka paraqitur pretendimin për këtë falsitet.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vështrim të nenit 12 të K.Pr.Civile, i cili parashikon së: “Pala që pretendon një të drejtë, ka detyrim që, në përputhje më ligjin, të provojë faktet mbi të cilët bazon pretendimin ë saj”, konstaton së të dyja gjykatat e faktit kanë gabuar në lidhje më përcaktimin ë kuptimit të vërtetë të provave, ndarjes së provave, barrën e provës dhe çmuarjen e provave në një proces civil.

Përcaktimi i saktë i dallimit të sipërcituar, shërben për gjykatat në dy drejtime, së pari për të përcaktuar drejt barrën e provës në lidhje më pretendimet e palëve në proces dhe së dyti duke dhënë dhe mbështetur vendimin në provat e paraqitura prej palëve në proces dhe të marra në seancë gjyqësore.

Kuptimi i përgjithshëm i provave është dhënë nga neni 11 i K.Pr.Civile, ku parashikohet se: “Provat janë të dhëna që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë apo rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces”. Provat kryesisht paraqiten nga palët por mund të merren kryesisht edhe nga gjykata. Kur provat e paraqitura nuk janë të mjaftueshme, gjykata mund të kërkojë nga palët paraqitjen e provave të tjera ose të urdhërojë kryesisht marrjen e tyre, sepse secila palë ndërgjyqës është e detyruar të provojë faktet ë treguara, në themel të kërkimeve dhe të prapësimeve, (neni 8 dhe 12 i K.Pr.Civile), në mënyrë që t’i japë mundësi gjykatës të hetojë mbi këtë shkak dhe që të japë një vendim të bazuar në ligj dhe në prova (neni 29 i K.Pr.Civile). Provat shkresorë janë mjete të parashikuara nga ligji dhe që shërbejnë për të konstatuar faktet dhe për të përcaktuar të vërtetën procesuale, duke zgjidhur konfliktin midis ndërgjyqësve në respektim të ligjit. Një nga detyrat më të rëndësishme të forumit gjyqësor është çmuarja e provave, dukë përcaktuar vërtetësinë dhe fuqinë provuese të tyre, e cila është një çështje që zgjidhet nga interpretimi dhe zbatimi i ligjit procedural civil, dhe përbën lëndë të shqyrtimit nga ana e Gjykatës së Lartë.

Paraqitja e provave në një proces gjyqësor, i shërben hetimit të plotë dhe të gjithanshëm, por njëkohësisht tregon nevojshmërinë për ndarjen dhe caktimin e objektit të të provuarit kundrejt palëve ndërgjyqës. Ky Kolegj çmon të përmendë së gjykatat duhet të bënin një përcaktim të saktë të barrës së provës, nëpërmjet ndarjen e fakteve sipas të drejtës proceduralë civile, në fakte formuese (ose konstituivë që janë ato fakte që sjellin lindjen e një të drejtë, sikurse janë kontratat e dhurimit, fakte pengues (janë ato fakte që pengojnë lindjen ë një të drejtë) dhe fakte shues (janë fakte që sjellin shuarjen e një të drejtë, sikurse është pagimi i një detyrimi).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në konkluzion vëren së nga ana e Gjykatave nuk është përcaktuar drejt çmuarja ë provave, të paraqitura nga palët për të provuar pretendimet ë tyre. Në themel të shqyrtimit gjyqësor janë vendosur pretendimet e paditësit për falsitetin e kontratës së dhurimit, nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimit të dhurueses, si një fakt pengues, që përcakton pengimin e lindjes së një të drejte, kundrejt ekzistencës së një kontratë dhurimi e përpiluar para një nëpunësi publik, sikurse është noteri publik, i vërtetuar prej këtij të fundit si fakt formues.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, arsyeton se në dosje gjendet i administruar akti i ekspertimit nr.914 datë 11.02.2008, mendim i ekspertit rezulton të jetë: “Nënshkrimi i plotë objekt (emër-mbiemër-firmë) në emër të Qamile Sulaj vendosur në dokumentin objekt Kontratë Dhurimi më nr.622/2253, datë 12.12.1995, i përpiluar nga notere Violeta Frashëri në emër të palëve: Dhuruesja/ Qamile Sulaj dhe Pranuesja /Gëzime Sulaj, dokument që na është vënë në dispozicion në origjinal dhe pasqyruar i plotë në faqen “2” në Tabelën fotografikë bashkëlidhur më këtë akt dhe nënshkrimi i plotë model në emër të “Përdoruesit- Qamile Sulaj”, vendosur në dokumentin (Kontratë-Pajtimi në rrjetin telefonik publik të Albtelecom sh.a, nr.55248 datë 16.10.2003, “Për dhe në emër të Operatorit/ Fatjona Metushi” dhe “Për dhe emër të Përfaqësuesit/ Qamile Sulaj”, dokument që na është vënë në dispozicion në origjinal dhe i pasqyruar i plotë në faqet “4; 5”, në Tabelën Fotografike bashkëlidhur me këtë akt] “nuk janë shkruar nga e njëjta dorë”.

Po kështu gjendet i administruar edhe akti i ekspertimit nr.6201, datë 16.09.2008, i cili si konkluzion apo mendim të ekspertit rezulton të ketë: “Nënshkrimi i plotë objekt Kontratë Dhurimi me nr.622/2253, datë 12.12.1995, i përpiluar nga notere Violeta Frashëri në emër të palëve: Dhuruesja/ Qamile Sulaj dhe Pranuesja /Gëzime Sulaj, dokument që na është vënë në dispozicion në origjinal dhe pasqyruar i plotë në faqen “2” në Tabelën fotografikë bashkëlidhur më këtë akt dhe nënshkrimet modele në emër të Qamile Sula të vendosura në dokumente: Listë Pagesë për Pensionet, për datat 1. 15.1.04; 2. 17.11.03; 3.15.10.03; 4.14.8.03; 5.16.9.03, “nuk janë shkruar nga e njëjta dorë”.

Po kështu gjatë gjykimit është marrë nga gjykata, si provë në proces, pohimi i palëve që dokumentet si modele të lira ku gjendet nënshkrimi i dhurueses, nuk janë nënshkruar gjithmonë nga ana e saj. Ndodhur në këto kushte, duke i analizuar me njëra tjetrën provat e administruara dhe që i janë nënshtruar hetimit gjyqësor, sikurse janë akti i ekspertimit i cili kishte për objekt të provuari “vërtetësinë e nënshkrimit të dhurueses në kontratën e dhurimit”, si dhe modelet e lira, ku mendohet se gjendet nënshkrimi i vërtetë i dhurueses, në harmoni edhe me pohimet e palëve si prova gjatë këtij procesi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se nga ana e gjykatave më të ulëta nuk është zbatuar drejt ligji procedural civil. Gjykatat më të ulëta duhet të ishin treguar të kujdesshme në lidhje me provat që duhet t’i viheshin në dispozicion ekspertit për të përgatitur mendimin e tij të specializuar, duke qenë të tilla që të pranoheshin nga të dyja palët si dokumente ku gjendet firma e vërtetë e dhurueses. Po kështu, duke qenë se nga prova , mendim eksperti, nuk u arrit në përcaktimin e të vërtetës procesuale, atëherë gjykata bazuar në nenin 229 të K.Pr.Civile, duhet të kishte kërkuar ekspertit sqarime në lidhje me mendimin e tij dhënë në aktin e ekspertimit, sikurse mund të jenë sqarimi i fakteve nëse modelet e lira janë nënshkruar të gjitha nga e njëjta dorë, dhe nëse mund të japë ndonjë mendim kategorik që do të ndihmonte në zgjidhjen e drejtë të konfliktit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se sa më sipër u arsyetua, është e nevojshme për përmbushjen e parimit të plotë dhe të gjithanshëm i parashikuar shprehimisht në nenin 14 të K.Pr.Civile.

Kolegji Civil thekson se Hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes, në përputhje me ligjin, i parashikuar nga neni 14 i K.Pr.Civile, është parim themeltar i gjykimit civil dhe përbën një detyrim për gjykatat në të gjitha shkallët e gjykimit. Në ndryshim nga dy gjykatat më të ulta, Gjykata e Lartë ka për objekt vetëm zbatimin e ligjit material e proçedurial nga ana e tyre, por pa patur të drejtën të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave, apo vlerësimit e çmimit të atyre që janë vënë në bisedim nga gjykatat më të ulta. Hetimi gjyqësor i plotë dhe i gjithanshëm, për të provuar parashtrimet apo prapësimet e palëve, me mjetet provuese të lejueshme që Kodi i Procedurës Civile parashikon, është detyrë e gjykatës së faktit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Apelit, gjatë rigjykimit të mosmarrëveshjes, duhet të marrë si provë një akt të ri ekspertimi, nëpërmjet caktimit të një eksperti ose grup ekspertësh, duke ia përcaktuar qartësisht objektin e ekspertimit, duke mbajtur parasysh nga ana e saj objektin e të provuarit nëpërmjet marrjes së një prove të tillë. Gjithashtu Gjykata e Apelit Tiranë duhet të jetë e kujdesshme që të marrë si modele të lira për krahasim, dokumente ose shkresa ku të pranohet si i vërtetë nënshkrimi i dhurueses, (pra sipas kuptimit që ka në procedurë modeli i lirë, në kushtet kur është e pamundur marrja e modeleve eksperimentalë), apo nga moskundërshtimi i së të dyja palëve në proces.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në përputhje më Nenin 485/c të K.Pr.Civile duhet të vendoset prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, si një vendim jo në përputhje më ligjin dhe si i tillë, është i domosdoshëm kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, por me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.11139, datë 23.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të vendimit nr.2449, datë 21.12.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 16.10.2014



Nr.11118-00510-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3490 i Vendimit (524)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 16.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11118-00510-00-2011, që u përket palëve:

PADITËS: MAJLINDA MERDANAJ, RAMIS MERDANAJ.

E PADITUR: SHOQËRIA E SIGURIMEVE “SIGMA” SH.A.

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit të shpërblejë dëmin pasuror

të shkaktuar nga vdekja e vajzës së paditësave nga mjeti motorik

me targë FR 4229A gjatë aksidentit automobilistik datë 08.03.2007.

Baza Ligjore: Nenet 625, 640, 450 të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5525, datë 23.06.2009, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë-padisë.

Detyrimin e të paditurit “Sigma” sh.a të dëmshpërblejë paditësit Ramis e Majlinda Merdanaj (për vdekjen aksidentale të vajzës së tyre Ardenisa Merdanaj me dtaë 08.03.2007, shkaktuar nga mjeti motorik me targë FR 4229) në shumën 1.729.008 (një milion e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë e tetë) lekë.”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2164, datë 23.11.2010, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.5525, datë 23.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:

Rrëzimin e padisë të paditësave Ramiz e Majlinda Merdanaj si e pambështetur në prova e ligj.”

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, kanë bërë rekurs paditësit Ramiz dhe Majlinda Merdanaj, të cilët kërkojnë nga Gjykata e Lartë, Prishjen e vendimit nr.2164 datë 23.11.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe lënien në fuqi të vendimit nr.5525 datë 23.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Vlera e ofruar si dëmshpërblim është tërhequr nga paditësat nën orientimin dhe këmbënguljen e palës së paditur, që kjo vlerë do t’ju jepet vetëm me kusht që ju si paditës të paraqitni pranë shoqërisë një deklaratë noteriale ku hiqni dorë nga pretendimet e tjera në lidhje me këtë dëm, dhe pretendimet për vlerën ...

  • Në kushtet, kur vlera dëmshpërblimit të ofruar nuk paraqiste dëmin real, si dhe ishte marrë një pjesë e saj, në kushte jo favorizuese për palën paditëse, ... konform neneve 640, 643, 646 të K.Civil, pasi vlera e dëmshpërblimit të ofruar nga ana e palës së paditur nuk është reale për këto arsye:

  • Në përllogaritjen e dëmit nuk merren në konsideratë shpenzimet e varrimit në kuptim të nenit 643/b të K.Civil.

  • Nuk janë marrë në konsideratë të ardhurat e të ndjerës, ... që tregon se nuk është mbështetur në nenit 646 të K.Civil, për trajtim e këtij rasti.

  • Për sa i përket pretendimeve të ngritura nga pala e paditur në “Prapësimet” e bëra nuk jemi dakort për faktin se: Pala e paditur ka një udhëzim metodik për trajtimin e këtyre rasteve çka do të thotë se është e drejta e tij të ofroj një vlerë dëmshpërblimi për çdo rast me pasojë vdekje.

  • Ky veprim nuk i mohon të drejtën çdo kërkuesi që ti drejtohet gjykatës për të kërkuar një dëm pasuror dhe jopasuror konform dispozitave të K.Civil për shkaktimin e dëmit si palë e tretë si jashtë kontraktore dhe konform (Vendimit Unifikues nr.12).

  • Gjykata e Apelit në mënyrë të njëanshme dhe me një interpretim të gabuar të provës “Deklarate Noteriale” rrëzon kërkesë padinë, kjo deklaratë është lëshuar me kushte të vendosura nga pala e paditur, kushte të cilat janë përcaktuar qartë në pjesën përshkruese të deklaratë .



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish