Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet26/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se paditësja Valentina Papa ka qenë e martuar me djalin e të paditurit Filip Turlla, të quajtur Dhimitër ose ndryshe me emrin Miço Turlla.

2. Me vendimin nr.894, datë 12.09.2003 të Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë është zgjidhur martesa midis tyre, duke i lënë secilit prind nga një fëmijë për rritje dhe edukim. Përkatësisht, djali Filip i është lënë për rritje dhe edukim të atit, Miço Turllës dhe vajza e quajtur Jonida i është lënë për rritje dhe edukim nënës, Valentina Papës.

3. Pas zgjidhjes së martesës, më datë 05.03.2004 ka vdekur ish bashkëshorti i paditëses Miço Turlla, duke lënë si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë fëmijët Jonida dhe Filip Turlla.

4. Nga ana tjetër, i padituri Filip Turlla, me vendimin nr.627, datë 12.10.2001, ka vërtetuar pronësinë në emër të tij mbi një shtëpi banimi me sipërfaqe trualli prej 300 m2 të ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës e të përbërë nga 2 dhoma, kuzhinë, banjë, verandë me kufizimet përkatëse, e cila është objekt material i këtij gjykimi. Ai ka bërë regjistrimin në Z.R.P.P. më datë 27.11.2001 dhe me kontratën e shitblerjes nr.736/167 datë 05.12.2001 ia ka shitur të paditurit Haxhi Llodozit. Pasuria është regjistruar në emër të blerësit nr regjistrin hipotekor nr.3 faqe 51, nr.139 indeksi datë 31.12.2001.

5. Paditësja Valentina Papa, i është drejtuar gjykatës duke kërkuar detyrimin e të paditurve Filip Turlla dhe Haxhi Llodozi ta njohin pronare mbi banesën objekt gjykimi.

6. Gjatë gjykimit, paditësja Jonida Turlla, ka bërë ndërhyrje kryesore, duke kërkuar detyrimin e të paditurve Filip Turlla e Haxhi Llodozi ta njohin pronare, për pjesën trashëgimore nga Miço Turlla mbi këtë banesë.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.350, datë 19.04.2006, ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesë padisë së paditëses Valentina Papa dhe të padisë së ndërhyrëses kryesore, paditëses Jonida Turlla si të pabazuar në ligj dhe në prova.”

8. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.302, datë 26.09.2006, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit civil nr.350, datë 19.04.2006, të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë”.

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.11111-01208-00-2007 (83), datë 23.02.2010, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.302, datë 26.09.2006 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”

9.1 Në marrjen e këtij vendimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....Kolegji Civil çmon se është i domosdoshëm hetimi gjyqësor për një sërë pretendimesh e prapësimesh të palëve ndërgjyqëse dhe provave përkatëse....(...)...Gjykata e apelit të hetojë mbi pretendimet e prapësimet kontradiktore të mbartura edhe në vendimet gjyqësore, ku konkludohet se pala paditëse ka banuar së paku në periudhën 1986-1993 në banesën e të paditurit, si dhe e kundërta që nuk ka banuar asnjëherë në atë banesë. Ndërkohë që, të dy palët ndërgjyqëse konfirmojnë se për të njëjtën periudhë kanë banuar po në fshatin Çukë....(...)...Vendimi nr.627, datë 12.10.2001 i Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë nuk është i detyrueshëm dhe nuk përbën gjë të gjykuar në raport me kërkimet e prapësimet e palëve në çështjen objekt gjykimi, aq më tepër për palën paditëse Valentina dhe Jonida Turlla, të cilat, sikurse përkatësisht ish-bashkëshorti e babai i tyre, i ndjeri Dhimitër Turlla, nuk janë thirrur me ndonjë cilësi në atë gjykim....(...)....Në funksion të dhënies përgjigje mbi kërkimet e prapësimet e palëve ndërgjyqëse, veçanërisht duke zbatuar nenet 224/a e vijues të këtij Kodi, gjykata e apelit të realizojë ekspertimin mbi kohën e ndërtimit dhe vendndodhjen e banesës objekt gjykimi, apo banesave eventuale të palëve ndërgjyqëse, mbi vendndodhjen e trojeve që kanë në pronësi sipas mënyrave përkatëse të fitimit të pronësisë mbi ato troje....(....)”

10. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.420, datë 30.11.2010, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.350, datë 19.04.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë duke urdhëruar detyrimin e të paditurit Filip Turlla të njoh trashëgimtarët e të ndjerit Miço (Dhimitër) Turlla, ndërhyrësen kryesore Jonida Turlla dhe Filip Miço Turlla, bashkëpronare në ½ pjesë të një shtëpie banimi të ndodhur në fshatin Cukë, Sarandë...(...)”

10.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Gjirokastër arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....Ekspertët arritën në konkluzionin se pasi këqyren aktet në dosje dhe vendin objekt konflikti, arritën në konkluzionin se leja e ndërtimit dhe aktet e marrjes së tokës në pronësi të tokës bujqësore sa i takon truallit 250 m2, nuk mund të aplikohen në teren. Leja nuk përshkruan vendndodhjen e parcelës ndërtimore dhe plani rregullues i fshatit Cukë nuk e paraqet banesën objekt konflikti pasi ajo është ndërtuar më vonë....(...)...Po kështu aktet e marrjes se tokës bujqësore nuk japin kufizime për truallin, nuk disponohet paraqitja grafike e ngastrave por edhe po të ekzistonte, sipas përvojës se eksperteve ai do te pasqyronte vetëm vendndodhjen e tokës bujqësore dhe jo të truallit....(...)...Me vajtjen në vend të eksperteve konstatuan se shtëpia ishte e pabanueshme dhe se i padituri Filip Turlla banonte në një shtëpi tjetër...(...)...Në cilësinë e dëshmitarit u pyet shtetasi Spiro Kaishi,i cili dëshmoi se shtëpia ishte ndërtuar në vitet 1984-1985 dhe se ai në atë kohë ishte shofer i ish ndërmarrjes Komunale Banesa....(...)...Gjykata e apelit vlerëson se shtëpia është ndërtuar me kontribut të përbashkët të të paditurit Filip Turlla dhe të ndjerit Dhimitër Turlla dhe familjen e tij.....(...)...Paditësja Valentina nuk provohet të ketë kontribuar në ndërtimin e shtëpisë. Ajo është martuar në vitin 1985, ndërkohë që banesa është ndërtuar në vitet 1983-1986....(...)...Edhe për periudhën që ka qenë e martuar nuk provohet që paditësja të ketë kontribuar qoftë edhe në një punim të vetëm në ndërtimin e kësaj banese....(...)....Shtëpia është ndërtuar në kohën që i ndjeri Dhimitër Turlla ka qenë pjesëtar i kësaj familje dhe jetonte bashkë me të atin në atë banesë...(...)”.

11. Kundër vendimit nr.420, datë 30.11.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs, i padituri Filip Turlla i cili kërkon prishjen e vendimit nr.420, datë 30.11.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.350, datë 19.04.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.


  1. Ligji i zbatueshëm

12. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

12.1 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë të kryejë një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin.”

12.2. Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.”

12.3 Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.

12.4 Neni 472 i K.Pr.Civile: “Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit, si dhe ato të gjykatës së shkallës së parë, në rastet që përcaktohen nga ky Kod, mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë vetëm kur: a. nuk është respektuar ose zbatuar keq ligji; b. ka shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i këtij Kodi); c. për shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit”


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve të kërkuesit të paraqitura në rekurs, si dhe pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se rekursi i paraqitur nga i padituri Filip Turlla nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472, të Kodit të Procedurës Civile që bëjnë të cenueshëm vendimin nr.420, datë 30.11.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

14. Në rastin në shqyrtim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pa i hyrë analizës së fakteve dhe provave, evidenton se pretendimet e parashtruara nga paditësi si shkaqe për ndryshimin e vendimit 420, datë 30.11.2010 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër nuk gjejnë mbështetje në ligj. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

14.1 Sipas germës “a” të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur nga ana e palës së paditur nuk argumentohet një gjë e tillë.

14.2 Në analizë të përmbajtjes së vendimit nr.420, datë 30.11.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, si dhe nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore nuk rezulton që gjykatat të ketë lejuar shkelje nga ato të parashikuara në germën “b” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile. Gjykatat nuk kanë lejuar shkelje të dispozitave mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të palëve pa respektuar dispozitat e njoftimit për gjykimin në gjykatën e apelit, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia, apo të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale.

14.3 Në të njëjtën kohë Kolegji Civil evidenton se nga ana e gjykatave të faktit nuk janë lejuar shkelje të normave procedurale që të kenë ndikuar në dhënien e vendimit (germa “c” e nenit 472 të K.Pr.Civile).

15. Në analizë të pjesës arsyetuese të vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, si dhe në tërësi gjykimin e çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se në përputhje me kërkesat e nenit 126 të Kodit të Procedurës Civile, ky vendim është i drejtë dhe me përfundime të qarta të nxjerra nga provat e administruara në gjykim dhe që përkojnë me analizën e rrethanave të çështjes dhe mënyrën e zgjidhjes së saj.

15.1 Gjykata e Apelit Gjirokastër pas zhvillimit të një hetimi gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm duke i nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështje të rëndësishme ligjore dhe të faktit lidhur me këtë natyrë mosmarrëveshje ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.350, datë 19.04.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë duke urdhëruar detyrimin e të paditurit Filip Turlla të njoh trashëgimtarët e të ndjerit Miço (Dhimitër) Turlla, ndërhyrësen kryesore Jonida Turlla dhe Filip Miço Turlla, bashkëpronare në ½ pjesë të një shtëpie banimi të ndodhur në fshatin Cukë, Sarandë.

15.2 Gjykata e Apelit në raport me udhëzimet e Gjykatës së Lartë (vendimi nr.11111-01208-00-2007 (83), datë 23.02.2010) ka përsëritur hetimin gjyqësor, duke marrë dhe prova të reja. Ajo ka urdhëruar kryerjen e një akti ekspertimi të ri nëpërmjet të cilit ka trajtuar çështjet të cilat kanë të bëjnë me: (i) kohën e ndërtimit të banesës objekt gjykimi; (ii) vendndodhjen e saj, apo banesave të tjera eventuale të palëve ndërgjyqëse; si dhe (iii) vendndodhjen e trojeve që kanë në pronësi sipas mënyrave përkatëse të fitimit të pronësisë mbi këto troje.

15.3 Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson se pretendimi i rekursuesit se ndërtimi i kësaj banese është bërë nga i padituri Filip Turlla në leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent për kohën dhe i padituri është pronar i ligjshëm i banesës objekt gjykimi, nuk është i mbështetur në provat e administruara në këtë proces gjyqësor.

15.4 Nga materialet e dosjes gjyqësore, sikurse ka pranuar të vërtetuar Gjykata e Apelit Gjirokastër ka rezultuar se banesa objekt gjykimi është ndërtuar në periudhën kohore 1983-1986 (fakt ky i cili përkon dhe me prapësimet e të paditurit), si dhe paditësja Valentina Papa nuk ka kontribuar në ndërtimin e kësaj banese. Kjo banesë është ndërtuar në kohën kur i ndjeri Dhimitër Turlla ka qenë në moshë madhore dhe pjesë e përbërjes familjare të të paditurit (babait të tij), si dhe qëllimi i ndërtimit të kësaj banese ka qenë strehimi i Dhimitër Turllës, i cili ka banuar në këtë banesë deri në vitin 1993.

15.5 Në këtë kuadër, Kolegji Civil duke mbajtur në konsideratë faktet e provuara më sipër, si dhe se bashkëpronësia, në kuptimin e së drejtës materiale1, nuk është gjë tjetër veçse një formë e veçantë e shfaqjes së të drejtës së pronësisë, ku dy ose më shumë persona ushtrojnë këtë të drejtë bashkërisht mbi një ose disa sende, si dhe mbi të drejtat reale të lidhura me to, vlerëson se Gjykata e Apelit Gjirokastër ka arsyetuar drejtë kur ka arritur në përfundimin se banesa objekt gjykimi ka qenë në bashkëpronësi të të ndjerit Dhimitër Turlla dhe të paditurit Filip Turlla.

15.6 Në të njëjtën kohë, nga provat e administruara në gjykim rezulton se me vendimin nr.894, datë 12.09.2003 të Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë është zgjidhur martesa midis paditëses Valentina Papa dhe të ndjerit Dhimitër Turlla, si dhe pas zgjidhjes së martesës, në datën 05.03.2004, ka ndërruar jetë ish bashkëshorti i paditëses, duke lënë si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë fëmijët Jonida dhe Filip Turlla.

15.7 Kolegji Civil në bazë të nenit 330, të Kodit Civil ku përcaktohet se sistemi i pranuar nga legjislacioni në lidhje me fitimin e trashëgimisë është sistemi i fitimit, në bazë të të cilit nuk kërkohet shfaqja e vullnetit të trashëgimtarit nëse e pranon ose jo trashëgiminë, si dhe trashëgimtarit i kalojnë të drejtat pasurore ipso jure me vdekjen e trashëgimlënësit, me çeljen e trashëgimisë, pa pasur nevojë të deklarojë ose të kryejë veprime të tjera, me anë të të cilave të tregojë se e pranon trashëgimin, çmon se trashëgimtarët ligjorë të radhës së parë të të ndjerit Dhimitër Turlla, fëmijët Jonida dhe Filip Turlla, trashëgojnë nga ½ pjesë të pasurisë trashëgimore. Në këto kushte, i padituri Filip Turlla duhet t`i njohë bashkëpronarë në ½ pjesë të banesës objekt gjykimi të trashëguar nga babai i tyre Dhimitër Turlla.

16. Gjithashtu rekursuesi pretendon në rekurs, mos bazueshmërinë në prova të vendimeve të gjykatave, në një kohë që vlerësimi i provave nuk është kompetencë të Gjykatës së Lartë.

16.1 Sipas nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ky kolegj ka në kompetencë të shqyrtojë problemet që kanë të bëjnë me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit material e procedural, por pa bërë një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta. (Shih vendimin nr.17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese). Një kontroll i tillë konsiston në analizën e plotë të fakteve dhe të rrethanave, të cilat janë pranuar më parë si të vërteta nga gjykata e faktit dhe e apelit dhe pa i ndryshuar ato. Gjatë shqyrtimit të çështjeve, Gjykata e Lartë nuk merr prova, por shqyrton dhe analizon çështjen në drejtim të kontrollit të ligjshmërisë dhe të bazueshmërisë së vendimeve të ankimuara.

17. Duke pasur parasysh përfundimet e mësipërme të këtij vendimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Apelit Gjirokastër, në përputhje me kërkesat e normave procedurale, ka kryer “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin”, në çështjen objekt gjykimi (neni 14 i K.Pr.Civile); i ka dhënë përgjigje një sërë pretendimeve të palëve, kanë bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile), dhe si rezultat e ka zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj” (neni 16 i K.Pr.Civile).

18. Për sa më sipër, Kolegji Civil arrin në konkluzionin se vendimi nr.420, datë 30.11.2010, i Gjykatës së Apelit Gjirokastër është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.420, datë 30.11.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Tiranë, më 16.10.2014



Nr.11211-00466-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3431 i Vendimit (520)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 16.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: TEFIK DEDINCA

I PADITUR: NESHAT ÇAUSHI

VLADIMIR SHPËRDHEJA

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME LUSHNJË

OBJEKTI:

Pavlefshmëri absolute e kontratës së shitjes

me nr.617 Rep, nr.290 Kol, datë 17.03.2000.

Detyrimin e Z.V.R.P.P Lushnjë për korrigjimin e vërtetimit të pronësisë

nga pronësia e Vladimir Shpërdheja në emrin e paditësit.

Baza Ligjore: Neni 42 dhe neni 55 i Kodit të Procedurës Civile.

Neni 92/a dhe neni 705 e vijues i Kodit Civil.

Ligji nr.7843, datë 13.09.1994

“Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” i ndryshuar.

NDËRHYRËS KRYESOR: SHKËLQIM XHOGU

OBJEKTI:

Pavlefshmëri absolute e kontratës së shitjes

me nr.617 Rep, nr.290 Kol, datë 17.03.2000.

Detyrimin e Z.V.R.P.P Lushnjë për korrigjimin e vërtetimit të pronësisë

nga pronësia e Vladimir Shpërdheja në emrin e ndërhyrësit kryesor.

Baza Ligjore: Neni 189, 190, 42 dhe neni 55 i Kodit të Procedurës Civile.

Neni 92/a dhe neni 164 e vijues i Kodit Civil.

Ligji nr.7843, datë 13.09.1994,

“Për Regjistrimin e Pasurive Paluajtshme” i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin nr.557, datë 09.07.2009, ka vendosur:

Pranimin e padisë, pjesërisht.

Pranimin e padisë së ndërhyrësit kryesor, pjesërisht.

Vërtetimin e pavlefshmërisë absolute të akt-marrëveshjes së datës 08.01.1997 të bërë ndërmjet paditësit Tefik Dedinca dhe të paditurit Neshat Çaushi të bërë përpara avokatit Nuredin Salati dhe të vërtetuar nga noteri Adrian Karroqe.

Vërtetimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes me nr.617 Rep, nr.91 Kol, datë 17.03.2000 të bërë ndërmjet të paditurve Neshat Çaushi dhe Vladimir Shpërdheja.

Detyrimin e të paditurit Neshat Çaushi t’i kthejë të paditurit Vladimir Shpërdheja shumën 3.500.000 (tre milion e pesëqind mijë) lekë, si vlerë të shitjes së pasurisë nr.231/44, Zona Kadastrale 3208, Fshati Rrapëz, Lushnjë.

Çregjistrimin e pasurisë nr.231/44, Zona Kadastrale 3208, Fshati Rrapëz, Lushnjë nga emri i të paditurit Vladimir Shpërdheja.

Regjistrimin e pasurisë nr.231/44, Zona Kadastrale 3208, Fshati Rrapëz, Lushnjë në bashkëpronësi të paditësit Tefik Dedinca dhe ndërhyrësit kryesor Shkëlqim Xhogu.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palëve në përputhje me pjesën e pranuar të padisë dhe të ndërhyrjes kryesore.

Rrëzimin e padisë dhe padisë së ndërhyrjes kryesore në pjesën tjetër.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin, nr.793, datë 20.09.2010, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.557, datë 09.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe pushimin e çështjes.”

Kundër vendimit nr.793, datë 20.09.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs, paditësi Tefik Dedinca dhe ndërhyrësi kryesor Shkëlqim Xhogu, të cilët kanë kërkuar bazuar në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile prishjen e këtij vendimi dhe lënien në fuqi të vendimit nr.557, datë 09.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, duke parashtruar ndër të tjera se:



  • Rekursi është paraqitur më datë 20.10.2011, brenda afatit 30 ditor pasi vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë më datë 20.09.2010.

  • Gjykata e Apelit Vlorë e bazon vendimin e saj vetëm në arsyetimin se nuk është kërkuar konstatimi i pavlefshmërisë, por është kërkuar pavlefshmëria absolute e kontratës, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë.

  • Nga i gjithë materiali i administruar në dosjen gjyqësore, del plotësisht e qartë se paditësi Tefik Dedinca, si dhe ndërhyrësi kryesor Shkëlqim Xhogu kërkojnë konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes nr.617 Rep, nr.91 Kol, datë 17.03.2000 dhe jo vendosjen e pavlefshmërisë absolute të kësaj kontrate, siç me të pa drejtë shprehet qëllimisht Gjykata e Apelit Vlorë.

  • Gjykata e Apelit është mbështetur në dispozita ligjore që nuk cenojnë drejtësinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, por që padrejtësisht argumentohen dhe përdoren qëllimisht për të mbrojtur padrejtësinë e prishjes së vendimit të shkalles së parë. Për rastin konkret mund t`i referohemi nenit 6, të Kodit të Procedurës Civile apo dhe nenit 92, të Kodit Civil, si dhe praktikën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

  • Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë është plotësisht i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe në fakte konkrete dhe të pakontestueshme dhe si i tillë duhet lënë në fuqi, kurse nga ana tjetër vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është një vendim absolutisht i padrejtë, si nga ana ligjore ashte dhe faktike.

  • Janë shkelur kërkesat procedurale të parashikuara nga nenet 305, 306, 307, 308, 309 e vijues të Kodit të Procedurës Civile për faktin se edhe pse materiali i çështjes u mbajt prej afro një viti dhe se ishte krejtësisht i njohur nuk jepej vendimi ditën e përfundimit të gjykimit por mbas një jave duke shkelur haptazi fshehtësinë e bisedimeve në dhomën e këshillimit.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish