Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet34/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


Se, rekurset e paraqitur përmbajnë shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.1695, datë 15.07.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Rezulton se, më datë 27.05.2008, punonjësi i shërbimit të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, ka konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjetit “Fuoristradë BMW X5”, paditësi Eldi Beshaj. Nga procesverbali i Komisariatit të Policisë Rrugore nr.0035915, nr.2 Regj., datë 27.05.2008 rezulton se paditësi Eldi Beshaj qarkullonte me mjetin “Fuoristradë BMW X5” i pa targuar në pjesën e parë e të pasme të tij.

Sipas këtij proces-verbali, pala e paditur Komisariati i Policisë Rrugore ka vendosur ta gjobisë paditësin në shumën 5.000 lekë dhe si sanksion plotësues ka vendosur ta bllokojë mjetin.

Më datë 28.05.2008 paditësi është njoftuar për t’u paraqitur në Komision, për të paraqitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që dispononte për mjetin. Meqenëse, paditësi nuk është paraqitur në Komision, kjo shkelje është shqyrtuar nga Komisioni pranë Komisariatit të Policisë Rrugore, i cili me vendimin nr.3629 datë 05.06.2008 ka vendosur ta gjobisë në vlerën 2.500 lekë paditësin Eldi Beshaj.

Pas kalimit të një afati 3 mujor, për paraqitjen e dokumentacionit të nevojshëm nga paditësi, Komisioni pranë Komisariatit të Policisë Rrugore, me vendimin nr.1172, datë 26.08.2008, ka vendosur të konfiskojë automjetin.

Paditësi Eldi Beshaj i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë padinë për rivendosjen në posedim të mjetit, bazuar në nenin 313 të Kodit Civil.

Paditësi Eldi Beshaj ka pretenduar se, automjetin e ka blerë në nëntor të vitit 2005, nga një shtetas kosovar. Duke qenë se mjeti ishte me targa Kosove, kanë rënë dakord që të përpilojnë një akt përdorimi për të mundësuar qarkullimin e mjetit pa patur probleme.

Në Korrik të vitit 2006 automjeti i cili ishte në përdorim të paditësit është bllokuar nga Policia e Qarkullimit Rrugor dhe materialet iu dërguan për hetim Prokurorisë.

Sipas procesverbalit të ekzekutimit të urdhrit të prokurorit datë 26.02.2007, paditësit Eldi Beshaj i është kthyer sendi i sekuestruar, ku është paralajmëruar mbi heqjen e të drejtës për ta shitur, dhurojë apo ta tjetërsojë deri në përfundim të hetimeve këtë automjet dhe kur të kërkohet nga organi procedues ta vejë në dispozicion.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 30.04.2007 ka vendosur pushimin e procedimit penal nr.2860 të vitit 2006.

Për sa i përket konfiskimit administrativ të mjetit, paditësi pretendon se është i padrejtë, pasi është paraqitur në Komision për të dhënë sqarime, por i kanë shtyrë ditën, me pas është thirrur në Komision por nuk kanë shqyrtuar provat. Pas disa muajsh është vënë në dijeni se është marrë një vendim për konfiskimin e mjetit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.10039, datë 02.12.2009, rrëzuar kërkesëpadinë. Ky vendim është ndryshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr.1695, datë 15.07.2011, duke u pranuar padia. Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë bërë rekurs pala e paditur Ministria e Brendshme dhe Avokatura e Shtetit, të cilët kanë kërkuar prishjen e tij.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në përfundimin se, vendimi gjykatës së apelit është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit.

Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, vlerëson se, gjykata e apelit, ka anashkaluar problemet themelore që kanë të bëjnë me natyrën juridike të mosmarrëveshjes objekt gjykimi.

Neni 313 i K.C. parashikon se:

Poseduesi qe ne mënyrë të paligjshme është zhveshur nga posedimi, ka te drejte te kërkojë brenda gjashte muajve rivendosjen ne posedim.

Në interpretim të kësaj dispozite, kushti kryesor qe e legjitimon poseduesin për të kërkuar nëpërmjet gjykatës rivendosjen ne posedim është qe ai te jete zhveshur nga posedimi ne mënyrë të paligjshme. Vetëm kur plotësohet ky kusht, poseduesi mund te kërkojë mbrojtjen sipas kësaj dispozite brenda afatit gjashtëmujor te parashikuar në të.

Gjykata e apelit është mjaftuar vetëm me faktin se, paditësi ka qenë posedues i sendit, më parë se t’i sekuestrohej. Por nuk mjafton vetëm te provohet që paditësi te ketë qene posedues i sendit dhe në momentin e gjykimit te mos e ketë me në dorë atë.

Përveç, zhveshjes nga posedimi, duhet të ekzistojë edhe kushti tjetër, ai i paligjshmërisë se zhveshjes nga posedimi, duke pasur parasysh qe kjo zhveshje të jetë bërë në mënyrë te dhunshme (me ane te përdorimit të forcës apo të kërcënimit) ose dhe fshehur (duke mos ditur asgjë poseduesi). Për tu provuar zhveshja me anë të dhunës, mjafton të provohet se, poseduesi i sendit nuk ka shfaqur vullnetin në mënyrë të shprehur apo të heshtur, pra, zhveshja është bërë pa pëlqimin e tij.

Ka qenë detyrë e paditësit, i cili ka pretenduar te drejtën e shkelur, që në kuptim të nenit 12 të K.Pr.C, të provojë qoftë zhveshjen e dhunshme apo atë të fshehur.

Gjykata e apelit këtë element thelbësor, konceptin e paligjshmërisë në zhveshjen nga posedimi, e ka quajtur te pavend për ta hetuar, duke u mjaftuar vetëm me faktin që paditësi, nga ana e tij, nuk ka qenë posedues i paligjshëm i sendit. Është kjo arsyeja që ne vendimin e saj nuk gjendet asnjë argument lidhur me mënyrën si është zhveshur paditësi nga posedimi.

Në këto kushte, vendimi i gjykatës së apelit, si pasojë e mosrespektimit të ligjit procedural dhe atij material duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim.

Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, në mbështetje të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata e apelit, duke mbajtur parasysh konkluzionet e Gjykatës së Lartë, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor.

Për këtë gjykata, konform nenit 213 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me nenet 11 e 12 të po këtij Kodi, duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës prove, si dhe barrën e provës për secilën palë.

Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, “... ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për të provuar faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/b të K.Pr.C



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish