Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof dr



Download 3,9 Mb.
bet24/32
Sana08.09.2017
Hajmi3,9 Mb.
#19892
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   32

3.5.1.Pyetësori

Përpilimi i pyetësorit paraqet vështirësi për çdo hulumtues. Pyetësorët janë instrumente efikase që shërbjenë për përmbledhje të një sasie të madhe informatash nga një numër i madh njerëzish për një periudhë të shkurtë kohore dhe që bëhen me shpenzime relativisht të larta.

Me qëllim të përmbledhjes së informatave relevante dhe të dobishme, kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet përpilimit të pyetësorit. Për këtë nevojitet kohë dhe përpjekje dhe zhvillimi duhet të kaloj nëpër disa faza. Sipas Corporate Research and Consultant Team (2008), në fazën e parë është me rëndësi të qartësohet lloji dhe natyra e informacionit, duhet të përcaktohet cila pjesë e popullatës do të hulumtohet si dhe të zgjidhet metoda më efikase për administrimin e pyetësorëve. Faza e dytë është pjesa më e rëndësishme nga të gjitha fazat. Këtu duhet ta sigurojmë se çdo pyetje që e përpilojmë ka vlerë, është e qartë dhe e lehtë për ta kuptuar. Te faza e tretë mund të përdorim teknikë ku fillohet me pyetje gjenerale dhe më pas vazhdohet me pyetje specifike. Pyetjet e thjeshta zakonisht vendosen në fillim për të mos e patur vështirë me përgjigjet ato të cilët intervistohen.

Për të qenë pyetësori sa më cilësor dhe i besueshëm, përpilimi i tij kaloj nëpër disa faya, dhe atë:



  1. Në fazën e parë u grumnulluan modele të pyetsorëve që janë përdorur për qëllime te njejta dhe u hartua një pyetësor original konform qëllimeve dhe hipotezave të parashtruara

  2. Në fazën e dytë pyetësori u kontrulloa nga udhëheqësi dhe u aplikuan sugjerimet e dhëna

  3. Në fazën e tretë u bë një pilot test i pyetësorit në një grup prej 30 studentësh për të matur nivelin e kuptueshmërisë së pyetjeve. Duke realizuar këtë test pilot, krijohet mundësia për të bërë përmirsimet e nevojshme për të maksimizuar rezultatet e kërkimeve tona dhe për të minimizuar nivelin e gabimeve në përgjigje.

  4. Dhe në fazën fundit është bërë realizimi i pyetësorit edhe atë në dy periudha kohore. Në periudhën maj, qershor 2014 është realizar anketa me matrantët e shkollave të mesme, ndërsa në shtator, tetor 2014 është ralizar anketa me studentëtsi dhe intervistat e planifikuar me përgjegjsit e shërbimeve me marrdhënje me publikun (PR) .

Pyetësori është i strukturuar në tre shtylla kryesore edhe atë: shtylla e parë përmban pyetje për grumbullimin e të dhënave të përgjithshme mbi anketuesit. Grupi i dytë i pyetjeve ndihmon në grumbullimin e të dhënave në lidhje me faktin se cilat teknika të promocionit ndikojn më së tepërmi në vendimmarrje tek studentët në përzgjedhjen e universitetit përkatës. Dhe në shtyllën e fundit të anketuarit do të duhet të përmbushin zgjedhje të shumfishta dhe të shprehin pajtueshmërimnë e tij/saj për çdo thënie ku niveli i pajtueshmërisë do të përcaktohet sipas shkallës Likert edhe atë ‘5’ (Me rëndësi vendimtare), ‘4’ (Deri diku i rëndësishëm), ‘3’ (Neutral), ‘2’ (I parëndësishëm), dhe ‘1’ (Shumë i parëndësishëm) (Bryman, 2008).123

3.5.2.Intervista

Sipas Creswell (2009, p.211)124, është me rëndësi që pjesa kualitative e metodës shpjeguese së përzier të ndërtohet mbi pjesën kuantitative. Te pjesa kualitative, intervista bëhet me (numrin e pjesëmarrësve) pjesëmarrës të cilët iu përgjigjën pyetsorit. Kjo i jep sqarim të mëtejshëm pjesës së studimit kualitativ..

Sipas Saunders dhe Bryman (2008)125 egzistojnë tre lloje të intervistave edhe atë të strukturuara, gjysëm të strukturuara dhe intervista të pa strukturuara. Intervista në këtë hulumtim është e strukturuar, që do të thotë se pyetjet që parashtrohen gjatë intervistës janë të përzgjedhura me qëllim që intervista të jetë e standardizuar. Të gjitha pyetjet që u parashtrohen të intervistuarve kanë të njëjtën rradhitje. Në këtë mënyrë intervistuesi është udhëheqës i procedurës. Intervistat të cilat zhvillohen pas pyetësorëve nuk kanë përgjigje të parakoduara që Saunders i veçon si përbërës të intervistave të strukturuara. Më tepër, formati i përgjigjeve është si i atyre gjysëm të strukturuara. Kjo nënkupton se ne do të marrim shënime nga përgjigjet e të intervistuarve.

Zgjodhëm intervistën gjysëm të strukturuar pasi që Saunders et al. (2007, p.312)126 thekson se intervistat gjysëm të strukturuara preferohen gjatë përdorimit të metodës shpjeguese. E konsiderojmë të përshtatshëm formatin gjysëm të strukturuar pasi që ajo ndihmon të shpërndahen dhe sqarohen variablat që paraqiten te pjesa empirike e pyetsorit.

Me rëndësi është se pyetjet e parashtruara bazohen në pjesën empirike të përmbledhur nga pyetsorët dhe njëkohësisht i lidh pyetjet me konceptet dhe teoritë të paraqitur në përmbledhjen e litearturës (shiko Shtojca 2).

Të dhënat kualitative do të mblidhen nga intervistat me disa nga pjesëmarrësit të cilat e kanë plotësuar pyetësorin. Përzgjedhja e këtyre pjesëmarrësve bëhet si edhe te pjesa kuantitative, që do të thotë i pyesim pjesëmarrësit që morrën pjesë te pyetsori në rast se kanë dëshirë të marrin pjesë te pjesa tjetër e hulumtimit, e cila është intervista.



3.6.Vlefshmëria dhe Besueshmëria

Besojmë se kemi matur atë që planifikonim ta matnim. Fakti që ne përdorëm intervista për të arritur deri te të dhënat e rrit validitetin e punimit. Me këtë metodë të përmbledhjes së të dhënave mund t’u sqarojmë të intervistuarve çka nënkuptonim me pyetje të veçanta, respektivisht të arrim deri te konstatimet në lidhje me hipotezat e parashtruara. Kemi mundësi të parashtrojmë pyetje plotësuese në menyrë direkte, me qëllim që t’i sqarojmë pyetjet të cilat janë më pak të kuptueshme. Arritëm ta lidhim pjesën teorike me atë empirike dhe e kuptuam çka thonë dhe si u përpiluan teoritë tona dhe si bota reale i kupton dhe i pranon këto koncepte.

Në rast se dikush tjetër do ta testonte këtë hulumtim, besojmë se do t’i arrinte rezultatet e përafërta apo të njëjta. Pasi që kjo fushë e studimit është relativisht e re, mendojmë se nuk është mjaft e përpunuar dhe për këtë arsye nuk ka shumë lidhshmëri me teoritë dhe botën reale.

Pra, si përfundim, në rast se tjetër intervistues i interviston pozitat e njëjta nëpër institucionet arsimore të larta, besojmë se do të merren përgjigjet e njëjta. Kur bëhet hulumtim në industri të ndryshme, rezultatet mund të ndryshojnë. Kjo gjithsesi nuk ndikon te vlefshmëria e kësaj teze pasi që nuk bëjmë gjeneralizime.





4.1.Përshkrimi i të dhënave
Në këtë pjesë do të paraqitet pjesa praktike për studimin, pra analiza statistikore e rezultateve nga anketa e realizuar e ndjekur nga struktura e hulumtimeve primare dhe duke përfunduar me rezultat nga të dhënat e mbledhura që përfshijnë analizat dhe vlerësimet e njohjes së strategjive të marketingut, përdorueshmërinë dhe benefitet që ua sjell universiteteve në Maqedoni.

Të anketuarit janë përgjegjur në mënyr të pavarur dhe pa ndikime të tjerëve. Pyetjet që nuk kan qenë të qarta për të anketuarit, jemi angazhur të japim sqarojme shtesë, me qëllim që i anketuari të kuptoj thelbin dhe kuptimin e vërtet të pyetjeve.

Më poshtë do të prezentojmë të dhënat empirike me figura dhe komente rreth të dhënave të pranuara nga universitetet dhe shkollat e mesme të anketuara. Prej 1175 pyetesorëve të realizuar, siç mund të shihet në grafikun 1. prej gjithsej që janë përgjigjur janë 53 % të gjinisë mashkullore dhe 47 % të gjinisë femërore.

Grafiku 1. Struktura gjinore e të anketuarve



Siç mundet të vërehet nga graf.1. në studimin e kryer kanë qenë të kyçur si persona të gjinisë mashkullore, ashtu dhe ato të gjinisë femërore ndonëse eksemplari përfshin një participim më të lartë të meshkujve (53%) krahasuar me femrat e anketuara (47%).

Tabela 6. Struktura sipas grupmoshave




Grupmoshat

Numri i personave

%Përqindja

Numri i gjinisë femrore

Numri i gjinisë mashkullore



16-18

392

33.4

187

205

18-22

597

50.8

258

339

22-26

159

13.5

77

82

26-30

19

1.6

7

12

Mbi 30

8

0.7

2

6



1175

100.0

531

644









Grafiku 2.Struktura e grupmoshave e të anketuarve




Siç mundet të vërehet nga grafikoni i mëlartëm në studim kanë qenë të kyçur persona të grupmoshave të ndryshme që është në përputhëshëmri me tendencën për të kyçurn ë analizë nxënës të shkollave të mesme që pretendojnë të regjistrojnë studime univerzitare, student aktual të studimeve deridiplomike, student aktual të studimeve postdiplomike, doktorantë, ligjërues në Univerzitete, dhe përfaqësues të strukturave menaxhuese të Universiteteve në fjalë. Konkretishtë në suaza të mostrës si grupmoshës më e përfaqësuar është ajo 18-22 vjeçare të cilës i përkasin rreth 50.8% nga numri i përgjithëshëm i respondentëve, ose në numër 597, grupmosha 16-18 vjeçar 33.4 %, ose në numër 392, grupmosha 22-26 vjeçar 13.5 %, ose në numër 159, grupmosha 26-30 vjeçar 1.6%, ose në numër 19, dhe grupmoshat mbi 30 vjeç 0.7% ose 8 në numër.
studimin e kryer, në përputhëshmëri me strukturën etnike të popullsisë në Republikën e Maqedonisë kanë qenë të kyçur persona të përkatësive të ndryshme etnike, edhe atë shqiptarë, maqedonas, turq, rom dhe serb,.
Grafiku 3. Struktura etnike e të anketuarve

Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun e mëlartëm mostra është e dominuar nga dy bashkësitë etnikishtë më të mëdha në vend, pra nga shqiptarët që përbëjnë përkatësishtë 58% nga numri i përgjithëshëm i të anketuarve dhe maqedonasit që participojnë me 35% nga numri i përgjithëshëm i të anketuarve. Në studim kanë qenë të përfshirë edhe 6% turq, 8 rom dhe 3 serb që bashkërishtë përbëjnë 7% nga numri i përgjithëshëm i të anketuarve.

Pjesa më e madhe e nxënësve të anketuar preferojnë të regjistrohen në Univerzitetin Shtetërorë të Tetovës, në Univerzitetin “Shën Kirili e Metodij” dhe në Univerzitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Tabela 7. Universitetet më të preferuara për maturantët

Institucioni 

N:547

%

Univerziteti i Evropës Juglindore në Tetovë

96

38

Univerziteti Shtetërorë i Tetovës

203

81

Univerziteti "Shën Kirili e Metodij" në Shkup

159

63

Univerziteti i Manastirit

16

6

Universiteti FON

47

19

Universiteti Evropian i Strugës

19

8

Diku tjeter

7

3

Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në tabelën e mëlartme, rreth 81% i të anketuarve kanë deklaruar se ato planifikojnë të regjistrojnë studimet në Univerzitetin Shtetërorë të Tetovës, rreth 63%e të anketuarve kanë deklarur se planifikojnë të regjistrojnë studimet në Univerzitetin “Shën Kirili e Metodij” në Shkup dhe 38% kanë deklaruar se ato planifikojnë të regjistrojnë studimet në Univerzitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Mbi 20% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar planifikojnë të regjistrojnë studimet në universitetet tjera në vend.

Me këtë rast vlen të theksohet se përkatësija etnike e nxënësve në një mënyrë ndikon përzgjedhjen e tyre për institucion në të cilën do të preferonin të studjojnë. Kështu rreth 85% i nxënësve të përkatësisë etnike shqiptare kanë deklaruar se planifikojnë të studjojnë ose në Univerzitetin Shtetërorë të Tetovës, ose në Univerzitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Nga ana tjetër, rreth 74% i nxënësve të anketuar të përkatësisë etnike maqedonase kanë deklaruar se planifikojnë të vijojnë studimet në Universitetin “Shën Kirili e Metodij”. Si prferencë e dytë e tyre është Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë. Nxënësit e anketuar të përkatësisë etnike turke në masë të madhe kanë deklauar se planifikojnë të regjistrojnë studimet në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Grafiku 4. Preferancat studimore të nxënësve




Pjesa dërmuese e nxënësve të anketuar preferojnë të studjojnë shkencat shoqërore (rreth 61% i të anketuarve) dhe më pak se 1/10 e nxënësve të anketuar preferojnë të studjojnë shkencat eksakte të tipit matematicient, inxhinjer dhe kështu me rradhë.

Grafiku 5. Institucionet ku studjojnë studentët e anketuar




Siç mundet të vërehet nga grafiku i mëlartëm pjesa dërrmuese e studentëve të anketuar janë aktualishtë studentë të studimeve deridiplomike në Univerzitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndonëse edhe Universitete tjera në vend kanë qenë participient në studim. Vlen të theksohet që kjo është rezultat i faktit që anketimet e studentëve janë kryer në baza individuale, pra jo në formë të kërkesës zyrtare nga ana e universiteteve përkatëse. Në fakt, rreth 49% i studentëve të anketuar janë student në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, 42.9% janë student në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, 15.6% janë student në Universitetin “Shën Kirili e Metodij” në Shkup, afro 9.6% janë student në universitetin FON, afro 11% në Universitetin Evropian në Strugë, rreth 4% janë student të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe nga 8% vijnë nga Universiteti Ballkanik në Shkup dhe nga Universiteti i Manastirit. Pra, afro 38% i studentëve të anketuar aktualishtë janë duke studjuar në ndonjërin nga universitetet shtetërore në vend dhe rreth 1/5 janë student në ndonjërin nga universitetet private në vend.

Grafiku 6. Vlerësimet e studentëve për ligjëruesit e tyre



Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun e mëlartëm, studentët aktual tregojnë vlerësime shumë të larta lidhur me aftsitë e ligjëruesvtë tyre për të ligjëruar lëndët përkatëse. Në fakt, siç mundet të vërehet 76% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë vlerësim pozitiv duke preferuar ti vlerësojnë ligjëruesit e tyre sit ë shkëlqyeshëm ose si të mirë. Vetëm 22% i të anketuarve kanë dhënë vlerësime më të ulëta për ligjëruesit e tyre me atë që vetëm 6% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar vlerësojnë së ligjëruesit e tyre janë ligjërues të dobët.


Grafiku 7. Shkalla e kënaqësisë së studentëve me ligjëruesit e tyre

Situata është mjaft identike edhe kur bëhet fjalë për shkallën e satisfakcionit të studentëve me ligjëruesit e tyre. Në fakt, rreth 78% i studentëve kanë deklaruar se janë shumë të kënaqur ose deri diku të kënaqur me ligjëruesit e tyre. Nga ana tjetër vetëm 22% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar janë përcaktuar për ndonjërin nga opsionet për shprehje të pakënaqësisë nga ligjëruersit e tyre.

Situata është pak më ndryshe edhe kur bëhet fjalë për vlerësimet e studentëve mbi shërbimet që ua ofrojnë Universitetet, përkatësishëtë nivelin e kënaqësisë së tyre me shërbimet që ua ofron universiteti në të cilin ato janë duke vijuar studimet e tyre.
Grafiku 8. Vlerësimet e studentëve mbi shërbimet që ua ofrojnë Universitetet

Ndonëse pjesa më e madhe e studentëve të anketuar kanë preferuar që shërbimet e ofruara nga ana e universiteteve në të cilat ato studjojnë vërehet një shkallë mjaft e lartë e vlerësimeve negative në këtë drejtim. Në fakt, 54% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë preferuar që shërbimet e ofruara nga ana e universitetit të tyre ti vlerësojën sit ë shkëlqyeshme dhe 34% kanë preferuar që ato ti vlerësojnë si mjaft të mira. Nga ana tjetër, mbi 36% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë preferuar që këto shërbime ti përshkruajnë si jot ë mira. Veçanërishtë shqetësues është fakti se mbi 13% i studentëve kanë vlerësuar se shërbimet e ofruara nga ana e universiteteve janë nën çdo nivel.

.

Grafiku 9. Satisfakcioni i studentëve me shërbimet që ua ofrojnë Universitetet




Kur bëhet fjalë për satisfakcionin e studentëve me shërbimet e ofruara nga ana e universiteteve përkatëse situata qëndron pak sa më ndryshe. Kështu, 36% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë deklaruar se janë shumë të kënaqur, 24% pjesërishtë të kënaqur nga shërbimet e ofruara nga ana e universitetit në të cilin ato aktualishtë studjojnë. Nga ana tjetër mbi 42% i studentëve të anketuar kanë deklaruar se janë pjesërishtë ose plotësishtë të pakënaqur me shërbimet që ua ofron universiteti në të cilin ato studjojnë aktualishtë.


Download 3,9 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish