Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof dr



Download 3,9 Mb.
bet22/32
Sana08.09.2017
Hajmi3,9 Mb.
#19892
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   32

3.1.Qëllimi hulumtimit


Për çdo hulumtim shkencor, pjesa metodologjike është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe për këtë arsye kjo duhet të jetë e shkruar qartë. Pa mos e kuptuar në çfarë mënyre është përpiluar punimi dhe çka shqyrtohet në të, nuk është e mundur të interpretohen dhe analizohen të dhënat. Për këtë studim është përdorur analiza kualitative (intervistat) si dhe kuantitative (pyetësorët). Në këtë kapitull do të diskutohet pjesa metodologjike e punimit dhe gjithashtu do të analizohet në detaje pjesa empirike e punimit në kapitujt e mëtutjeshëm.

Varësisht nga natyra e qëllimit ose problemit të punimit, hulumtimi mund të klasifikohet në tre kategori: hulumtues/kërkimor (problem konfuz), përshkrues (problem i strukturuar) ose ilustrues (problem qartë i definuar) (Saunders et al. 2007).105

Hulumtimi kërkimor përdoret për ta zbërthyer konceptin apo ta definojë problemin. Përdoret edhe për identifikim të variablave studiuese. Kjo përdoret si hulumtim paraprak, e jo si hulumtim definitiv për përcaktimin e veprimit. Hulumtimi kërkimor ka tre mënyra realizimit edhe atë: kërkim në literaturë, intervista dhe biseda me ekspertë të lëmisë (McKenzie & Danforth, 2009). Hulumtimi përshkrues përdoret kur problemi është strukturuar. Metodat e këtij hulumtimi bazohen në fakte të detajuara. Përfundimi i hulumtimit është përshkrim i aspekteve apo variableve të shqyrtuara. Sipas McKenzie and Danforth (2009) hulumtimi përshkrues duhet tu përgjigjet pyetjeve kush, çka, kur, ku dhe si. Hulumtimi shpjegues është i dobishëm kur duhet që të krijohen marrëdhënie shkakësore ndërmjet variablave. Ky lloj hulumtimi e shqyrton problemin dhe e sqaron marrëdhënien ndërmjet variablave.106

Qëllimi i hulumtimit tonë është paraqitja e ndikimit të strategjive të marketingut në krijimin e përparësive konkurruese të Institucioneve të arsimit të lartë në Maqedoni. Ky është hulumtim kërkimor (intervistat) dhe përshkrues (pyetësorët) bazuar në faktin se tentohet të sqarohet problematika e cila nuk është studiuar detajisht në Maqedoni.


3.2.Qasja hulumtuese

Sipas Creswell (2009)107 qasja hulumtuese mund të jetë kualitative, kuantitative dhe e përzier. Hulumtuesi jo vetëm që e përzgjedh metodën kualitative, kuantitative apo të përzier, por njëkohësisht edhe vendos për mënyrën e studimit brenda këtyre opsioneve. Këto strategji konsiderohen si plan hulumtues (shiko Tabelën 5) dhe japin kahje specifike të procedurave të përpilimit të hulumtimit. Strategjitë e mundshme të hulumtuesve janë rritur me avancimin e teknologjisë e cila mundëson analizë të të dhënave dhe modeleve komplekse kështu që individët kanë adaptuar procedura të reja për hulumtime nga shkencat sociale (Creswell, 2009).


Tabela 5. Alternativat strategjike për hetim


Kuantitative

Kualitative

E përzier




  • Projektim eksperimental

  • Projektimi joeksperimental,të tilla si studimet (survey)

  • Hulumtimi tregues

  • Fenomenologji

  • Etnografia

  • Teoria e bazuar

  • Studimi i rastit

  • Vazhdues

  • Konkurruese

  • Transformuese

Burimi: Creswell, 2009,
Metoda kualitative shërben si mjet për të sqaruar kuptimin e individit apo grupit ndaj ndonjë problemit social. Sipas Yin (2011)108 hulumtimi kualitativ mundëson të përfitohet një kuptim i sjelljes njerëzore ndaj çështjeve të ndryshme. Metoda kualitative hulumton pse dhe si merren vendimet.109 Pastaj informacioni ri-tregohet ose ri-përshkruhet me kronologji treguese. Hulumtimi fenomenologjik e identifikon esencën e përjetimeve njerëzore ndaj fenomeneve të përshkruar nga pjesëmarrësit. Etnografia është strategji hetimi ku hulumtuesi studion një grup kulturor të pacenuar në mjedis natyral gjatë një periudhe të gjatë, kryesisht me përmbledhje të të dhënave nga observimet dhe intervistat. Teoria e bazuar është kur hulumtuesi nxjerr një teori gjenerale dhe abstrakte të procesit, veprimit apo bashkëveprimit, bazuar në pikëpamjet e pjesëmarrësve. Ky proces përmban disa etapa të mbledhjes së të dhënave si dhe bashkëveprim të kategorive të informacioneve. Studim i rastit është strategji ku hulumtuesi shqyrton në veçanti një program, ndodhi, aktivitet apo proces, ose një apo më shumë individë.

Metodat kuantitative fillimisht u zhvilluan me shkencat natyrore me qëllim të studimit të fenomeneve natyrore. Studimi përmban përshkrim numerik apo kuantitativ të trendeve, qëndrimeve apo opinioneve të popullatës nëpërmjet studimit të shembujve të asaj popullate. Hulumtimi kuantitativ është mjet për testimin e objektivave teorike duke e shqyrtuar raportin në mes variablave. Kjo strategji për mbledhjen e të dhënave përdor pyetësorët apo intervistat e strukturuara.. Analizat kuantitative mund të maten me ‘sa shumë’, ‘sa gjatë’, etj dhe të dhënat analizohen me procedura statistikore.110

Strategjitë e metodës së përzier janë metodat e përziera të vazhduara ku hulumtuesi e elaboronë apo i shpërndan rezultatet e një metode me metodën tjetër. Kjo mund të përfshin fillim me intervistë kualitative për qëllime kërkimore dhe të vazhdojë me pyetësorë të metodës kuantitative, me qëllim të gjeneralisimit të rezultateve të popullatës. Metodat e përziera konkurruese janë ato ku hulumtuesi i përzien metodat kualitative me ato kuantitative më qëllim që të paraqet një interpretim të rezultateve të përbashkëta. Metodat e përziera transformative janë ato ku hulumtuesi përdor teori për perspektivat e projektit që përmbledh metoda kualitative dhe kuantitative.111

Në hulumtimin tonë do të përdoren kombinime të metodave kualitative dhe kuantitative (qasje e përzier) me qëllim të arrihet qëllimi kërkimor i studimit. Pra, do të perdorim pyetësorin për të gjithë kampionin me qëllim që të nxjerim në pah teknikat e promocionit të cilat ndikojnë në marrjen e vendimit për të studiuar në një universitet përkatës për studentët dhe maturantët. Ndërsa pyetsorit do i bashkangjesim edhe një intervistë gjysëm të strukturuar për të punësuarit. Qëllimi kryesor i aplikimit të kësaj është metode është që të identifikojmë nivelin e aplikimit të strategjive të marketingut në institucionet e arsimit të lartë.

Qasjet e hulumtimeve propozojnë mënyra të ndryshme për përfundime të hulumtimit. Hafeezrm (2009)112 potencon se ekzistojnë dy mënyra të përfundimeve bazuar në dy metoda edhe atë deduktive dhe induktive (shiko Figurën 10), të dyja nga këto të përdorur nëpër projekte. Përdorimi i njërës nga këto metoda i ndihmon hulumtuesit ta kuptojë, sqarojë dhe parashikojë fenomenin e biznesit. Metoda deduktive është e ashtuquajtur nga lartë poshtë, nga e përgjithshmja në specifike, fillohet nga një teori e cila tentohet të vërtetohet nëpërmjet informative të ofruara. Nga ana tjetër, metoda induktive e ashtuquajtur nga poshtë lartë, fillon nga specifikja në gjeneralen. Te kjo metodë observohet një ndodhi, përcaktohet një model dhe arrihet deri te përfundimi.
Figura 20. Qasjet deduktive dhe induktive

Burimi: Hafeezrm, 2009


Pra, në këtë tezë ne do ta përdorim metodën deduktive, për shkak se bazohemi në teoritë ekzistuese dhe nga ato arrijmë deri te përfundimi. Qasja deduktive është e përshtatshme për shkak të kohës së kufizuar dhe riskut të ulët (Bryman, 2008).113



Download 3,9 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish