Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof dr



Download 3,9 Mb.
bet2/32
Sana08.09.2017
Hajmi3,9 Mb.
#19892
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   32

Parathënie


Zhvillimet aktuale dinamike në ekonominë bashkëkohore të tregut, revolucioni shkencor - teknologjik dhe epoka e informatikës kanë krijuar një ambient të ndërlikuar në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim dhe imponojnë një nevojë të vazhdueshme për përshtatjen e risive në të gjitha fushat e jetës. Arsim si forca kryesore lëvizëse dhe baza e çdo shoqërie kërkon vëmendje të veçantë kur flasim për përshtatjen konceptit në sistemin arsimor, si dhe shqyrtimin permanent të efikasitetit dhe konkurrencën e saj.


Në dekadat e fundit, aktorët kryesore të biznesit dhe veprimtarive shoqërore janë organizatat jofitimprurëse. Besohet se organizata jo-fitimprurëse kanë kaluar nëpër disa faza të zhvillimit që janë në korrelacion me zhvillimet dhe ndryshimet në mjedisin shoqëror dhe ekonomik - nga modeli voluntarist, pastaj sponsorizimet filantropike përmes modeleve të bazuara në të drejtat dhe kompetencat deri tek modelet e tregut të cilët nuk mund të mbështetet në burimet tradicionale të pushtetit, por duhet të përfshihen në ligjet e ekonomisë së lire të tregut. Ideja e aplikimit të marketingut në organizatat jofitimprurëse për së pari herë është shfaqur kah vitet e 70‘të shekullit XX. Organizatat jofitimprurëse në gjenezë veprojnë njëjtë si ata fitimprurëse dhe kanë qenë të shtytura nga atmosfera e tregut që objektivat, misionin, strategjitë ti përshtatin konceptit të marketingut. Nevoja për përshtatjen e programeve nevojave shoqërore, rritjen e produktivitetit të punës u bënë qëllime të rëndësishme të organizatave jofitimprurëse, të cilat njëkohësisht përcjellin procesin e privatizimit. Përfitimet e marketingut dhe aktivitetet e saj para së gjithash i kanë zbatuar kompanitë prodhuese (të mallrave të konsumit final, mallrave të konsumit të përhershëm, pajisje industriale, etj.) dhe në fund kompanitë e shërbimeve dhe organizatat. Është me rëndësishme të theksohet se në dekadat e fundit në vendet e zhvilluara marketingu zbatohet edhe në zonat që konsiderohen se përdorimi i tij nuk është etike (kontabilitet, shëndetësi, drejtësi, arsim, arkitekturë, sport, kulture, etj). Marketingu bëhet një domosdoshmëri në organizatat shërbyese i nxitur kryesisht me shfaqjen e konkurrencës gjithnjë më intensive. Problemet e tregut dhe dëshira për të përfituar ishin forca shtytëse për rritjen e interesit në fushën e marketingut në institucionet arsimore, muzetë, policia, organizatat kulturore dhe të tjerët.
Dallimi në mes organizatave fitimprurëse dhe jo-fitimprurëse është se ato jo-fitimprurëse janë të drejtuara në një shumëllojshmëri të audiencës që pak mund të ndikojnë në fatin e organizatave të tilla në raport me ato fitimprurëse. Vëmendja në organizatat jo-fitimprurëse është e fokusuar tek klientët dhe qëllimi përfundimtar është kënaqësia e tyre.
Është kompleks proces i përcaktimit të tregut të synuar dhe parashikimi i faktorëve që ndikojnë sjelljen e konsumatorëve dhe të gjitha këto e bëjnë të vështirë segmentimin e tregut dhe përcaktimin e një kombinim të përshtatshëm të marketingut miks. Dominimi i objektivave jo-ekonomike e bën të vështirë vendosjen e standardeve objektive për matjen e suksesit të biznesit. Nuk ka dyshim se organizatat jo-fitimprurëse janë nën një presion të vazhdueshëm nga publiku në përcaktimin e objektivave dhe zgjedhjes së strategjive të marketingut. Tek organizatat jofitimprurëse ekzistojnë dy kahje veprimi të aktiviteteve të marketingut – njëri ka të bëjë me shfrytëzuesit e shërbimeve, derisa tjetri ka të bëjë me tërheqjen e donatorëve ose organizimin e aktiviteteve të ndryshme zhvillimore me qëllim të sigurimit të mjeteve të duhura për realizimin e roleve sociale.
Mjedisi në të cilën ndodh zhvillimi social dhe ekonomik ofron përparësi të caktuara, por edhe kufizime. Përparësitë në të njëjtën kohë paraqesin edhe sfidat; globalizimi, konkurrenca dhe teknologjia informatike. Pengesat janë reflektuar në strukturën demografike të popullsisë, përzgjedhja joadekuate e personelit, ngurtësia e institucioneve dhe legjislacionit.

Zhvillimi dhe prosperiteti i gjithë shoqërisë dhe ekonomisë së një vendi duhet të bazohet në njohuritë. Strategjia e zhvillimit shkencor dhe teknologjik të Republikës së Maqedonisë për periudhën nga viti 2010-2015 thekson nevojën e krijimit të një sistemi kombëtar të inovacionit. Sistemit kombëtar i inovacioneve është një rrjet kompleks i kompanive, universitetetve, instituteve për kërkimin dhe zhvillimin, sipërmarrëseve privat, institucioneve financiare, edukative dhe informative, infrastrukturës, agjencive qeveritare dhe burimeve publike; për prodhimin, shpërndarjen dhe zbatimin e njohurive teknologjike në një vend të caktuar. Procesi i difuzionit të inovacioneve dhe teknologjisë është duke përjetuar ndryshime themelore dhe ndikon në integrimin më të madh të shkencës dhe teknologjisë.

Populli i arsimuar është faktor kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi, kurse burimet njerëzore janë burimet më të rëndësishme të një shoqërie. Marketingu si disiplinë shkencore moderne është i rëndësishëm në të gjitha sferat e ekonomisë dhe shoqërisë, është bërë domosdoshmëri në të gjitha nivelet e arsimit, veçanërisht në fushën e arsimit të lartë. Qëllimi i këtij punimi është që të tregojë se në këtë lami është e domosdoshme një qasje e veçantë në krijimin dhe përcaktimin e strategjive të marketingut në lidhje me specifikat e procesit të vendim-marrjes dhe karakteristikat e vetë shërbimit.
Poashtu, qëllimi i punimit është i pasqyruar në formimin e konceptit të marketingut miks të shërbimeve, por në një mënyrë që siguron sinergji në mes të marketingut, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe menaxhimit të proceseve, me anë të së cilës arrihen qëllimet e dëshiruara të menaxhimit në institucionet arsimore dhe plotësimit të nevojave të përdoruesve të shërbimeve.
Qëllimi i hulumtimit është përcaktimi i nivelit të aplikimit i strategjive të marketingut në Institucionet e arsimit e lartë. Cilësia e shërbimit dhe suksesi i institucioneve në ambientin global të tregut varet nga zbatimi adekuat i konceptit të marketingut. Shfaqja e atmosferës së tregut inicion tek institucionet private, por edhe tek ato publike që të përdorin mekanizmat e marketingut, dhe në atë mënyrë të arrin të njëjtin qëllim - për të siguruar arsim cilësor në pajtueshmëri me nevojat e shoqërisë. Në këtë mënyrë është theksuar një ndërlidhje e ngushtë marketingut me arsimin, pasi që vetëm me ndihmën e përcjelljes së vazhdueshme të zhvillimeve moderne mund të sigurojë në kohë cilësi të shërbimeve në njërën anë dhe zhvillimin konstant të së njëjtës në anën tjetër.
Konceptualisht,hulumtimi përfshin përcaktimin specifikave të arsimit si veprimtari komplekse me aplikim adekuat të strategjive të marketingut. Për zgjedhjen racionale të qëllimeve të cilët shërbejnë si kritere për përcaktimin strategjive të marketingut merren parasysh anët e forta dhe të dobëta të sistemit arsimor nëpër vende të ndyshme të Maqedonisë. Aftësia dhe dinamika e përshtatshmërisë me ndryshimet aktuale janë aktivitete kritike dhe të domosdoshme për sukses në sistemin e arsimit të shoqërive bashkëkohore. Zbulimet e reja tekniko teknologjike dhe tregu bashkëkohor, nxisin që procesi i edukimit të zgjerohet në studime interdiciplinare dhe multidiciplinare, punime hulumtuese, punë me qendrat inovuse, parqet inovuse teknologjike, etj.

Nga qëllimi i punimit kemi përcaktuar kornizat e përfshirjes së hipotezave kryesore dhe ndihmëse.






    1. Download 3,9 Mb.

      Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish