Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 23.:
-
Rreth 4% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se lokacioni i universitetit është shumë i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 15% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se lokacioni i universitetit është i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 51% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se lokacioni i universitetit është deri diku i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 24% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se lokacioni i universitetit është shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.
Pra, në esencë studimi nxjerr në sipërfaqe qëndrimin general të nxënësve se lokacioni i universitetit është i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.
Grafiku 24. Rëndësia e prestigjit të universitetit në sjelljen e vendimit për të studiuar
Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 24.:
-
Rreth 3% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se prestigji i universitetit është shumë i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 5% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se prestigji i universitetit është i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 51% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se prestigji i universitetit është deri diku i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 39% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se prestigji i universitetit është shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.
Pra, në esencë studimi nxjerr në sipërfaqe qëndrimin general të nxënësve se prestigji i universitetit është i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar. Situata është identike edhe kur bëhet fjalë për rëndësinë e prestigjit të stafit në sjelljen e vendimit për të studjuar në universitetin përkatës.
Grafiku 25. Rëndësia e prestigjit të stafit në sjelljen e vendimit për të studiuar
Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 25.:
-
Rreth 3% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se prestigji i stafit është shumë i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 4% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se prestigji i stafit është i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 45% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se prestigji i stafit është deri diku i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 45% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se prestigji i stafit është shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.
Pra, në esencë studimi nxjerr në sipërfaqe qëndrimin general të nxënësve se prestigji i stafit është i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.
Grafiku 26. Rëndësia e shërbimeve të ofruara administrative në sjelljen e vendimit për të studiuar
Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 26.:
-
Rreth 8% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se shërbimet e ofruara administrative janë shumë të parëndësishme në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 10% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se shërbimet e ofruara administrative janë shumë të rëndësishme në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 35% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se shërbimet e ofruara administrative janë deri diku të rëndësishme në sjelljen e vendimit për të studjuar;
-
Rreth 43% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se shërbimet e ofruara administrative janë shumë të rëndësishme në sjelljen e vendimit për të studjuar.
Pra, në esencë studimi nxjerr në sipërfaqe qëndrimin general të nxënësve se shërbimet e ofruara administrative luajnë rol të rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.
4.3. Komentim i rezultateve
Disertacioni i doktoraturës ka synuar studimin respektivisht testimin e një hipoteze bazë dhe disa hiprotazave ndihmëse.
Hipoteza bazë është përcaktuar mesa vijon “Ndonëse të vetëdijëshme për rëndësinë e strategjive të marketingut, Universitetet në Republikën e Maqedonisë nuk impelemtojnë strategji të mirëfillta të marketingut në shkallë të duhur”.
Sa i përket kësaj hipoteze vlen të potencohet fakti që Universitetet në Republikën e Maqedonisë realisht marrë nuk kanë ndonjë strategji të veçantë të marketingut. Në fakt asnjë nga universitetet në vend nuk ka bërë publike ekzistimin e ndonjë strategjie të marketingut. Duhet potencuar se universitetet publike të cilët financohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë aspak nuk janë të shqetësuar për tërhekjen e studentëve të rinj. Universitetet private nga ana tjetër, ndonëse në kontinuitet të shqetësuar për numrin e studentëve të rinj dhe në këtë drejtim në kërkim permanent për të siguruar një shkallë adekuate të regjistrimeve të reja, përsëri nuk kanë në disponim strategji të mirëfillta të marketingut, ndonëse në mënyrë permanente i kushtojnë një rëndësi të ve[antë promocionit të institucioneve të tyre. Dhe vetë anketa gojore e bërë me 4 dekanë nga Universitetet e ndryshme në vend, dhe 4 përgjegjës për marëdhënie me publikun ka nxjerrë në pah se Universitetet në Republikën e Maqedonisë nuk kanë strategji të marketingut, por implementojnë teknika të ndryshme të orientuara drejt tërhekjes së studentëve të rinj. Andaj, mundet të konkludohet vërtetimi i hipotezës bazë të disertacionit të doktoraturës.
-
Përparësitë krahasuese të Universiteteve private me ato publike qëndrojn në faktin e aktiviteteve joverbale (aftësitë dhe shkathtësit e kuadrit në cilësin e mësimdhënies dhe nxënies, puna ekipore, kushteve të punës, ngritja e kuadrit, etj.) që nuk mund ta bëjnë konkurrentët për një periudhë të shkurtë kohore.
-
Universitetet private krahasuar me ato publike më shumë rëndësi u kushtojnë strategjive të marketingut, respektivishtë teknikat e promocionit si, mjetet vizuele, internet dhe reputacioni i përcjellë prej gojëdhanave lidhur me profesorët e në veçanti impresionet e studentëve aktuale rradhiten si elemente më të rëndësishme që mundet universitetet në vendet ti shfrytëzojnë si mjete për tërhekjen e studentëve të rinjë.
-
Faktorët që determinojnë vendim për studim dallojnë në varëshmëri nga natyra e universitetit dhe profesionit.
-
Gërshetimi i elementeve të marketing miksit ndikon në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe gjithashtu në tërheqjen e një numri më të madh të studentëve potencial. Kjo dukuri vjen sidomos në shprehje tek institucionet të cilat ofrojn programe studimore me çmime më të ulta, kjo mundet të përshkruhet si rezultat i gjendjes ekonomike brenda vendit.
Do'stlaringiz bilan baham: |