Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof dr



Download 3,9 Mb.
bet28/32
Sana08.09.2017
Hajmi3,9 Mb.
#19892
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   32



5.1.Përfundime teorike


Nga rezultatet e fituara të hulumtimit të realizuar gjatë periudhës së vitit 2013-2014 është konstatur vërtetësia logjike e hipotezës bazë e cila thotë se: “Ndonëse të vetëdijëshme për rëndësinë e strategjive të marketingut, Universitetet në Republikën e Maqedonisë nuk impelemtojnë strategji të mirëfillta të marketingut në shkallë të duhur”. Për çka konfirmoj vërtetësinë e hipotezave me njohuri të përgjithshme teorike dhe me faktet e sapo zbuluara empirike dhe mund të konstatoj se aplikimi i strategjive të marketingut në institucionet e larta arsimore nuk ka ndojë trajtim adekuat teorik dhe praktik, pasiqë hulumtimet nga lëmia e marketingut akoma trajtohen si shpenzim e jo si investim për zhvillim strategjik të institucioneve.

Nga trajtimet teorike dhe hulumtimet empirike kemi ardhur në konstatim se faktorë të ndryshëm të makro dhe mikro mjedisit ndikojn në qëndrimet, bindjet dhe mendimet e studentëve dhe shfrytëzuesëve të tjerë të shërbimeve në marrjen e vendimeve në lidhje me përzgjedhjen e institucionit për shërbimet arsimore. Cilësia e shërbimeve dhe suksesi i institucioneve arsimore në ambientin e tregut global varet nga aplikimi adekuat i koncepteve të marketingut, andej ka qenë e nevojshme që të ndriçojmë këtë rastë të ndërlikuar, problematikë e cila paraqet problemin kyçë të hulumtimit, dhe ate:

Se si dhe në ç`masë zbatimi i strategjive të marketingut sigurojnë arsimim cilësorë, njëkohësishtë duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut të punës dhe shoqërisë nëpërgjithësi? Në bazë të konstatimeve të presentuara dhe rezultateve të hulumtimit është vërtetuar se ndikimi i faktorve të mjedisit dhe ritmi kanë koxha ndikim në sistemin e arsimit të lartë dhe kanë një implikim të rëndësishëm në cilësinë e shërbimeve arsimore, dhe ate:



    • Ndryshimet strukturore demografike dhe paraqitja e trendeve të reja shoqërore kan ndikim të rëndësishëm në arsimim. Që një system i lartë arsimorë të jetë i mire është e domiosdoshme të jetë kompatibil me strategjinë e zgjedhur zhvillimore dhe të jetë në gjendje shpejt t`ju përgjigjet ndryshimeve të tregut të punës dhe mjedisit në përgjithësi.

    • Sistemi i arsimit të lartë akoma nuk është i harmonizuar me nevojat e tregut të punës që rezulton në sesistemin arsimor dhe nuk është i përqendruar sa duhet në forcimin e njohurive profesionale dhe shkencore, fleksibil ndaj kërkesave dinamike të mjedisit, përvetësimin e i aftësive kyçe, ashtu që të rinjtë të jenë të pregaditur për sfida të reja profesionale dhe do të mund të inkorporohen në rrjedhat e shoqërisë moderne.

    • Zhvillimi ekonomik dhe rajonal nënkupton ekonominë e dijes, në realitet prodhimin e dijes dhe bartjen e tyre të përbashkët me efektivitetin dhe efikasitetin në ekonomi dhe shoqëri. Kështu mund të konkludohet se arsimi është njëri nga faktorët kyçe për zhvillimin ekonomik të vendeve të zhvilluara dhe regjionit. Si pasojë e sajë, vendet ekonomisë (dhe sociale) së tranzicionit, me normë të lartë të papunësisë, nganjëherë me jo-përputhje të reformave dhe politikave të sektorëve të ndryshëm publik, në mënyrë të pavarur i zgjidhin problemet ose përdorimin përvojat e vendeve të tjera me një analizë të duhur për zbatueshmërinë e këtyre zgjidhjeve.

    • Si rezultat i ndryshimeve globale, mund të konstatojmë se institucionet e larta arsimore janë nën presione të ashpra dhe nga ato kërkohet të ripozicionohen në treg në krahasim me të gjitha analizat e ndryshme të bëra në punë, por duhet pasur parasyshë mjedisin kombëtar dhe regjional. Deklarata e Bolonjës është një rezultat tipik i globalizimit të ngjarjeve.

    • Duke analizuar ndikimet e ndryshimeve shkencore dhe teknologjike në Arsimin e Lartë arritëm në përfundim se është e nevojshme të përdoren teknologjitë e reja të komunikimit në mënyrë që të sigurojmë mundësitë e reja të ofrimit fleksibile të shërbimeve arsimore. Teknologjitë e reja krijojnë tregje të reja, avansojnë marketing miksin, zhvillojnë edhe shërbime të reja në treg. Të mësuarit nga distance si concept arsimorë dita ditës bëhet më aktuel me realitetin e kohës dhe zhvillimin cilësorë të shoqërisë. Universitetet Virtuale janë si rezultat i parashikimeve të nevojave të reja të target grupeve të ndryshme të tregut(studentët të cilët dëshirojn në mënyrë më komode të studjojnë, të punësuarit të cilët dëshirojn të avansojn edukimin e tyre, ose personat e moshum që nuk mund t`i përcjellin leksionet kurse dëshirojn t`a vazhdojn shkollimin, avansim ose tër shkak të trendit të dobët demografik, etj.) dhe karakteristika bazike e ndodhive bashkëkohore teknologjike në tregun e arsimit.

    • Kërkesat kryesore për cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë përcaktohen nga ndryshimet e dhe trendeve të reja që e kushtëzojnë jetën kulturore të Evropës, dhe në veçanti mund të theksojmë kërkesën në rritje për arsimin e lartë, ndërkombëtarizimin e arsimit dhe udhëheqëja e projekteve kërkimore-shkencore, zhvillimin efektiv të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe industrisë, riorganizimin e dijës, shfaqja e nevojave të reja në arsim dhe ngjajshëm.

    • Harmonizimi i struktures së sistemit arsimorë Evropjanë realizohet përms takimeve të përfaqësuesëve të anëtarëve të vendeve tek të cilat përcaktohen detyrat me rëndësi të vaçanta për arsimin si e mire publike, i cili kontribon në zhvillimin shoqërorë, ekonomik dhe kulturorë të një shteti. Vërehet një përparim i rëndësishëm në realizimin e qëllimeve të parapërcaktuara gjatë periudhës së pare dhjetvjeçare të procesit të Bolonjës, por në mënyr që të japin mbështetje të plotë për përmisimin e mëtejshëm të arsimit të lartë në të gjitha hapsirat e Evropës dhe që të bëhet plotësisht operacional, është e nevojshme sinergjia e qeverive, institucioneve, studentëve dhe të punësuarëve.

    • Mund të konkludojmë se egziston një përkushtim i fuqishëm në nivele kombëtare, regjionale dhe institucionale që të vazhdohet me procesin e realizimit të reformave të suksesshme. Është konstatuar se arsimi i lartë në Evropë është njëri nga tre shtyllat bartëse të trekëndshit arsimim-hulumtim-inovacione, kurse me këte nënkuptojmë bashkëpunimin e ngushtë të të gjitha vendeve antare.

    • Ndryshimet e përmendura janë të pranishme në vendet e Evropës dhe me analizimin e pozitës së arsimit të lartë në vendet e veçanta të Unionit Evropjan mund të konstatojmë se institucionet e larta arsimore trajtohen si mjet dhe instrument për një zhvillim më të shpejt ekonomik. Kontributi i institucioneve të lartya arsimore me inovacione afariste reflektohet në lidhjet e reja institucionale dhe llojeve të reja të bashkëpunimit.

    • Arsimi në Maqedoni si pjesë e hapsirës Europjane të arsimit ka një teren të rëndësishëm në historinë e gjatë dhe të pasur, por mungesë afatgjate të mekanizmave të tregut dhe mosegzistimit të një strategjie të mire e cila reflekton me pozicionim të dobët në hapsirën Europiane të arsimit.

    • Arsimi i lartë në Maqedoni shfrytëzon modelin 240+60 kredi i cili shfritëzohet edhe në 11 vende tjera, si dhe modelin 180+120 kredi i cili dominon në 17 vende të Evropës në arsimin e lartë. Pra, nga viti 2001 edhe Maqedonija bën pjesë në sistemin Evropjan të bartjes dhe akumulimit të kredive (ECTS).


5.2.Përfundimet praktike
Në këtë hulumtim të doktoraturës u përfshinë 24 institucione të arsimit në Maqedoni edhe atë 8 universitete, nga të cilat 4 universitete publike, 3 universitete private dhe 1 me karakter publiko-privat si dhe 18 shkolla të mesme. Popullata e synuar për të përmbushur objektivat e studimit ishin studentët e viteve të para si dhe maturantët e shkollave të mesme në rajonin e Pollogut. Qëllimi i zgjedhjes së studentëve ishte meq ato para pak kohe ishin ballafaquar me çështjen e vendosjes për universitetin përkatës dhe i kanë më freskta burimet e informacionit të përdorura dhe faktorët që influencuan në zgjedhje. Kampioni i përzgjedhur në përfundim rezultoi me 1175 studentë i cili përfaqëson afërsisht 10,5 përqind të popullatës totale. Pra mund të themi që kampioni i përzgjedhur është reprezentativ dhe përgjithësohen mirë popullatën totale. Varianti përfundimtar i pyetësorit, i cili u shpërnda për t’u plotësuar në kampionin e përzgjedhur të studentëve pasi kaloi fazën e testimit përbëhet nga 3 seksione, e shoqëruar dhe me një intervistë gjysmë të strukturuar me qëllim të vërtetimit të hipotezave të parashtruara. Të dhënat e mbledhura me anë të këtij pyetësori u analizuan me anë të metodave statistikore ,pra tabelave të kryqëzuara.

  • Nga intervista e realizuar me njerëz kompetent për çshtjet përkatëse në universitetet gjegjese, u vërtetua hipoteza kpryesore edhe pse të vetëdijshme për rëndësinë e strategjive të marketingut, Universitetet në Republikën e Maqedonisë nuk impelemtojnë strategji të mirëfillta të marketingut në shkallë të duhur.

  • Nga analiza e të dhënave sekundare mund të konstatojmë se qëllimi kryesor i arësimit të lartë në Maqedoni është të siguroj cilësi (duke pasur parasyshë faktin se ai është mjet që diferencon shërbimin), që shërbimet e tyre të jenë lend hulumtimi, që studentët e ardhshëm të përceptojnë shërbimet e tyre si më të vlefshëm, më cilësore se të konkurentëve. Sektori privat duhet të jetë inicus dhe bartës dhe garancë e cilësisë nga i cili do të duheshte të mësoj sektori public, por fatkeqësish tek ne ështe e kundërta me përjashtim të UEJL i cili është me karakter public-privat dhe e meriton epitetin e bartsit të cilësisë.

  • Aplikimi i marketingut kontribon në avansimin e të gjitha proceseve universitare dhe rritjen e performances së Universiteteve. Qëllimet e institucioneve arsimore të larta është e mundur të realizohen me definimin e një strategjie të qartë të marketingut, në veçanti duke e pasur parasyshë konkurencën gjithnjë më të ashpër në tregun e arsimit të lartë si dhe kërkesat gjithnjë më komplekse të shoqërisë-mjedisit.

  • Efektiviteti i vet procesit të arsimimit, tërhjeqja e një numrimë të madh të studentëve, furnizimi me paisje të nevojshme bashkëkohore imponojnë universiteteve bashkëkohore nevojën për: strategji të marketingut, segmentimin e tregjeve, implementimin e strategjive të diferencimit, strategjinë e pozicionimit, brendimit, strategjitë e marketingut ndërkombëtarë dhe strategjit e marketing miksit për çdo segment të tregut.

  • Për shkak të ndryshimit të preferencave dhe fuqisë paguese të studentëve të ardhshëm, institucionet bashkëkohore të arsimit inkurajohen që të merren me anatominë dhe hartografinë e tregut. Për të arritur në strategjinë përkatëse është e doemosdoshme në mënyr analitike të hulumtohen mundësitë, edhe niveli i ofertës edhe niveli i kërkesës. Strategjia e zgjedhur e marketingut- strategjia e segmentimit, duhet të vëndoj linkun në mes të asaj se çka institucionet arsimore ofrojnë dhe karakteristikat e përdoruesit si bartës të kërkesës (përdoruesit e cilësisë, përdoruesit e vlerave, karieristët, ambivalentët, studentët që pretendojnë për një pozitë më të mire në shoqëri dhe ngjajshëm).

  • Epoka e re e marketing komunikimit të integrur kërkon formimin e më shumë pikave të kontaktit me çdo grup të studentëve. Afrimin e studentëve dhe marrjen e regimeve nga studentët aktual dhe potencial me ndihmën e kanaleve elektronike (internetit dhe e-mailit) mediave të shkruara (posta e drejtpërdrejt, revistave, gazetave), audio dhe video emitimeve (televizionit, radios), shërbimeve telefonike (tele-marketingut), dhe kanaleve personale (shitja personale dhe diskontet), me shpejtësi bëhen normë-standard për marketing të suksesshëm në kuadër të kontekstit të marketingut arsimorë. Definimi i këtillë i strukturës së segmentimit të marketingut paraqet bazën e strategjisë së pozicionimit të cilën institucioni i lartë arsimorë tenton t`i harmonizon aftësitë e veta me target tregun.

  • Hulumtimi na tregon se studentët reagojn në forma dhe mënyra të ndryshme ndaj institucioneve arsimore të larta dhe imazhit të tyre dhe është vërtetuar se ata mund të diferencohen sipas lokacionit, cilësisë, natyrës së programit studimorë, karakteristikave të veçanta (studimeve tri vjeçare dhe katër vjeçare, me programe të përbashkta me të tjerët nga bota e jashtme, etj.) karakteristikave të cilësisë, të arriturave të studentëve të diplomuar, teknologjisë që shfrytëzohet, kërkesave të programeve, taksave të ndryshme të shkollimit, sjelljes së të punësuarëve (stafit akademik dhe atij administrative).

  • Hulumtimi ka vërtetuar se shumë efikase është edhe strategjia e diferencimit në bazë të vlerave, e cila nuk duhet të aplikohet në mënyrë ekstreme. Është e nevojshme që sipas boshllëqeve të përcaktuara në ofertën e tyre arsimore, vendosin për plane të ndryshme strategjike (p.sh. programe të reja, depërtime në tregje, modifikimin e programeve, inovacioneve gjeografike, modifikimin e programeve për tregje të reja disperzuese) ashtuqë strategjitë të mundë të implementohen në mënyr të drejtë.

  • Marketingu ka një rol të rendësishëm në të ashtuquajturën miks strategjitë e funksioneve afariste të universiteteve në qarqet bashkëkohore dhe kontributet që strategjia e universitetit të jetë e orientuar drejt tregut, në realitet që strategjitë të definohen duke u nisur nga nevojat dhe kërkesat e tregut. Roli i tij është që t`i kontriboj analizës reale të aftësive interne dhe stabilitetit, mundësive eksterne dhe reziqeve të institucioneve të larta arsimore dhe në ate mënyrë mundësoj universitetit të arrij përparësi konkuruse në tregun e arsimit të lartë. Çfardoqoft vendimi që ka karakter strategjik paraprakisht të vlersohet ng qarqet e tregut, që don të thotë strategjisë së pozicionimit, karakterit të tregut cak, konkurencës dhe legjislativës shtetrore.

  • Rezultatet nga hulumtimi konkret tregojn se;

    • Përparësitë krahasuese të Universiteteve private me ato publike qëndrojn në faktin e aktiviteteve joverbale (aftësitë dhe shkathtësit e kuadrit në cilësin e mësimdhënies dhe nxënies, puna ekipore, kushteve të punës, ngritja e kuadrit, etj.) që nuk mund ta bëjnë konkurrentët për një periudhë të shkurtë kohore.

    • Universitetet private krahasuar me ato publike më shumë rëndësi u kushtojnë strategjive të marketingut, respektivishtë teknikat e promocionit si, mjetet vizuele, internet dhe reputacioni i përcjellë prej gojëdhanave lidhur me profesorët e në veçanti impresionet e studentëve aktuale rradhiten si elemente më të rëndësishme që mundet universitetet në vendet ti shfrytëzojnë si mjete për tërhekjen e studentëve të rinjë.

    • Faktorët që determinojnë vendim për studim dallojnë në varëshmëri nga natyra e universitetit dhe profesionit. Si faktorë kyç që ndikon në përcaktimin e studentëve për të studiuar në universitet përkatëse është reputacioni i vetë institucionit i shprehur para së gjithash përmes autoritetit publik që gëzojnë mësimdhënësit si dhe impresionet që mbi institucionin e kanë studentët paraprak ose aktual si shfrytëzues të drejtëpërdrejtë të ofertës studimore programore të universiteteve përkatëse. Nga ana tjetër si teknika me ndikim minimal dallohen parasëgjithash panairet e arsimit, reklamat në radio dhe reklamat në gazeta. Gjithesi që një rëndësi të veçantë në jëtë drejtim kanë reklamat në TV dhe vetë faqja zyrtare e institucionit si burim primarë dhe publikishtë i disponueshëm i të dhënave holistike mbi institucionin përkatës të arsimit të lartë

    • Gërshetimi i elementeve të marketing miksit ndikon në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e efektuitetit në Universitetit. Kjo dukuri vjen sidomos në shprehje tek institucionet të cilat ofrojn programe studimore me çmime më të ulta, kjo mundet të përshkruhet si rezultat i gjendjes ekonomike brenda vendit.



Download 3,9 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish