Disertacion doktorate në temë: Aplikimi strategjive të marketingut në Institucionet e Arsimit të Lart në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në tërheqjen e studenteve të rinj Kandidat: Udhëheqës akademik: Teuta Veseli-Kurtishi Prof dr



Download 3,9 Mb.
bet25/32
Sana08.09.2017
Hajmi3,9 Mb.
#19892
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   32

4.2. Përshkrim i rezultateve


Analiza e qëndrimeve të studentëve aktual në Universitet në vend dëshmon qartë se në tërësi analizuar Universitetet në Republikën e Maqedonisë përdorin disa nga teknikat bazë të marketingut për të tërhequr vëmendjen e klientëve përkatësishtë në rastin konkret për të tërhequr vëmendjen e studentëve aktual, tab. 8


Tabela 8. Teknika për tërheqje të vëmendjes së studentëve të ardhëshëm


 

Po

Jo

n

%

n

%

Kam lexuar artikull në gazetë për Univerzitetin

102

16.3

526

83.7

Kam lexuar reklamë në gazetë për Univerzitetin

84

13.3

544

86.7

Kam dëgjuar reklamë në radio për Univerzitetin

59

9.4

569

90.6

Kam parë reklamë në TV për Univerzitetin

419

66.7

209

33.3

Kam parë bilbord për Univerzitetin

284

45.2

344

54.8

Kam marrë në shkollë material propagandues për Univerzitetin

105

16.7

523

83.3

Kam participuar në vizitë në Universitetin përkatës

60

4.8

568

95.2

Kam vizituar faqen zyrtare të Universitetit

362

57.6

266

42.4

Kam participuar në panair të arsimit

24

3.9

604

96.1

Kam dëgjuar për emra të profesorëve me reputacion të mirë në Universitetin përkatës

362

57.6

266

42.4

Kam dëgjuar për emra të profesorëve me reputacion të keq në Universitetin përkatës

462

73.6

166

26.4

Studentët paraprak ma kanë lavdëruar Universitetin

249

39.7

379

60.3

Studentët paraprak më janë ankuar nga njëri prej universiteteve

376

59.9

252

40.1

Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në tabelën 8. ndonëse Universitetet në vend në praktikë shfrytëzojnë gatise të gjitha metodat potenciale për të tërhekur vëmendjen e studentëve aktual, përsëri jo të gjitha këto teknika arrijnë deri te studentët potencial me po të njëjtin intenzitet. Në fakt nga tabela e mësipërme mundet të vërehet me sa vijon:



  • Vetëm 16% i studentëve aktual kanë lexuar artikull në gazetë për Universitetin në të cilin janë përcaktuar që të studjojnë dhe vetëm 13% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë deklaruar se ato kanë lexuar në gazetë reklamë për institucionin përkatës. Kjo mundet në përgjithsi ti përshkruhet dhe mospasjes së praktikës te nxënësit në regjion për të lexuar gazeta, përktësishtë në tejorientimin e tyre drejt medieve audio-vizuele.

  • Vetëm 9% nga numri i përgjithëshëm i studentëve aktual të anketuar kanë deklaruar se në radio kanë dëgjuar reklamë për universitetin në të cilin studjojnë. Kjo mundet ti përshkruhet paralelishtë faktit që në regjon si rezultat i zhvillimit të teknologjive më të avancuara të komunikimit dhe informimit radio-ja ngadalë por me hapa të sigurtë është duke u shndërruar në një specifikë të të kaluarës. Për rezultat është mëse e qartë se Universitetet në vend shumë pak rëndësi i kushtojnë reklamimit të tyre në radio.

  • Mbi 2/3 e studentëve të anketuar kanë deklaruar se kanë parë reklamë në TV për universitetin e tyre.

  • Mbi 45% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë deklaruar se kanë parë bilbord të Universitetit përkatës.

  • Vetëm 17% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë deklaruar se para regjistrimit të studentëve në shkollë kanë qenë të furnizuar me material propagandues për universitetin në të cilin janë përcaktuar që të studjojnë.

  • Deri diku shqetësues është fakti se vetëm 5% i studentëve të anketuar kanë deklaruar se para regjistrimit të studimeve kanë participuar në vizitë studimore në universitetin përkatës. Kjo nënkupton një mosefektivitet të ditëve të hapura që organizaohen nga ana e një pjese të institucioneve të arsimit të lartë të Republikën e Maqedonisë.

  • Mbi 57% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë deklaruar se para regjistrimit të studimeve kanë vizituar faqen zyrtare të universitetit përkëtës. Ndonëse kjo shifër është mjaft inkurajuese, mbetet fakti që në këtë drejtim edhe shumëçka mundet të ndryshohet nga ana e institucioneve të arsimit të lartë në vend. Kjo parasëgjithash do të kishte nënkuptuar një reklamim me një intenzitet shumë më të lartë në rrjetet sociale që gjithnjë e më shumë fitojnë në atraktivitet, por njërednit dhe pasurim të faqeve zyrtare në drejtim të rritjes së kapacitetit të tyre për të tërhekur dhe mbajtur vëmendjen e studentëve potencial.

  • Shqetësues është fakti se vetëm 4% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë deklaruar se para regjistrimit të studimeve kanë vizituar panairin e arsimit i cili çdo vit organizohet në vend si një organizim që ka për synim mbledhjen e të gjitha ofertave programore të universiteteve në një hapësirë të vetme dhe të përbashkët.

  • Mbi 57% nga numri i përgjithëshëm i studentëve të anketuar kanë deklaruar se para regjistrimit të studimeve kanë dëgjuar për emra të profesorëve me renome positive që janë të kyçurn ë universitetin përkatës, por njërendit mbi 73% kanë deklaruar se para regjistrimit të studimeve kanë dëgjuar për emra të profesorëve me renome negative që janë të kyçur në universitetin përkatës. Kjo sërish vërteton rëndësinë e madhe të gojëdhanave në mjedisin tonë.




  • Rreth 99% i studentëve të anketuar kanë deklaruar se para regjistrimit të studiemeve në një mënyrë ose tjetrën janë konsultuar me studentët paraprak. Në këtë drejtim befason fakti që rreth 40% i studentëve të anketuar kanë deklaruar se studentët paraprak u kanë transferuar lëvdata për universitetin përkatës dhe 60% kanë deklaruar se studentët paraprak u kanë transferuar qëndrime negative për universitetin përkatës.

Grafiku 10. Qasje e studentëve potencial ndaj teknikave për tërheqje të vëmendjes së studentëve të ardhëshëm (në %)




Siç mundet të vërehet nga grafiku i mëlartëm mjetet vizuele, internet dhe reputacioni i përcjellë prej gojëdhanave lidhur me profesorët e në veçanti impresionet e studentëve aktuale rradhiten si elemente më të rëndësishme që mundet universitetet në vendet ti shfrytëzojnë si mjete për tërhekjen e studentëve të rinj.

Hulumtimi nxjerr në pah se ndonëse universitetet përgjithësishtë i zbatojnë të gjitha teknikat bashkëkohore për tërhekje të studentëve të rinj, në praktikë në disa aspekte çështjet qëndrojnë më ndryshe, tabela 9.


Tabela 9. Ndikimi i teknikave për tërheqjen e vëmendjes së studentëve të ardhëshëm në përcaktimin e tyre për insitutucionin


 

Po

Jo

n

%

n

%

Artikulli i lexuar në gazetë ka ndikuar që të dëshiroj të studioj, ose të regjistroj studimet në Univerzitetin përkatës

12

11.3

90

88.7

Reklama e lexuar në gazetë ka ndikuar që të dëshiroj të studioj, ose të regjistroj studimet në Univerzitetin përkatës

13

15.5

71

84.5

Reklama e dëgjuar në radio ka ndikuar që të dëshiroj të studioj, ose të regjistroj studimet në Univerzitetin përkatës

6

9.8

53

90.2

Reklama e parë në TV ka ndikuar që të dëshiroj të studioj, ose të regjistroj studimet në Univerzitetin përkatës

287

68.4

132

31.6

Bilbordi ka ndikuar që të dëshiroj të studioj, ose të regjistroj studimet në Univerzitetin përkatës

147

51.8

137

48.2

Materiali i pranuar propagandues ka ndikuar që të dëshiroj të studioj, ose të regjistroj studimet në Univerzitetin përkatës

30

28.8

75

71.2

Vizita e bërë ka ndikuar në vendimin tim për studim

54

90.5

6

9.5

Veb faqja më ka motivuar që të studioj në këtë Universitet

148

41

214

59

Panairi i arsimit më ka motivuar të përcaktohem për Univerzitetin përkatës

1

5.9

23

94.1

Prezenca e profesorëve të caktuar më ka motivuar të përcaktohem për Universitetin përkatës

290

80.1

72

19.9

Prezenca e profesorëve me reputacion negativ ka shërbyer si pengesë në përcaktimin tim

436

94.4

26

5.6

Lëvdatat e dëgjuara nga studentët tjerë më kanë shtyrë të regjistrohem në Universitetin përkatës

217

87.3

32

12.7

Ankesat e dëgjuara nga studentët tjerë kanë shërbyer si pengesë në përcaktimin tim

282

75.1

94

24.9

Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në tabelën e mëlartme:



  • Vetëm 11.3% student të anketuar kanë deklaruar se leximi i artikujve për universitetin përkatës ka ndikuar në përcaktimin e tij për atë institucion dhe vetëm nëntë student kanë deklaruar se reklama e lexuar në gazetë ka ndikuar në zgjimin e dëshirës për të studjuar në universitetin përkatës.

  • Vetëm 15.5% student të anketuar kanë deklaruar se dëgjimi i reklamës në radio ka ndikuar në krijimin e dëshirës për të studjuar në universitetin përkatës.

  • Rreth 68.4% studentë kanë deklaruar se reklama e parë të radio ka ndikuar në dëshirën e tyre për të studjuar në Universitetin përkatës.

  • Rreth 51.8% studentë të anketuar kanë deklaruar se bilbordet kanë ndikuar në krijimin e dëshirës te to për të studjuar në universitetin përkatës.

  • Vetëm 28.8% studentë kanë deklaruar se shpërndarrja e materialeve në shkollën e mesme ku kanë qenë nxënës ka ndikuar në dëshirën e tyre për të studjuar në universitetin përkatës.

  • 90.5% student kanë deklaruar se vizita ndaj universitetit para regjistrimit ka ndikuar në përcaktimin e tyre për të studjuar në universitetin përkatës.

  • Rreth 41% student të anketuar kanë deklaruar se faqja zyrtare e universitetit ka ndikuar në përcaktimin e tyre për të studjuar në universitetin përkatës.

  • Vetëm 1 student ka deklaruar se panari i arsimit kë ndikuar në përcaktimin e tij për të studjuar në universitetin përkatës.

  • Mbi 80.1% student të anketuar kanë deklaruar se prezenca e profesorëve të caktuar i ka motivuar të studjojnë në universitetin përkatës dhe 94.4% studentë kanë deklaruar se prezenca e profesorëve të caktuar ka shërbyes si pengesë në përcaktimin e tyre për të studjuar.

  • Mbi 87.3 student kanë deklaruar se lëvdatat e dëgjuara nga studentët paraprak kanë ndikuar në përcaktimin e tyre për të studjuar në universitetin përkatës.

  • Rreth 75.1 studentë kanë deklaruar se impresionet negative të transferuara nga studentët paparka kanë ndikuar negativishtë në përcaktimin e tyre për të studjuar.

Grafiku 11. Ndikimi i teknikave për tërheqjen e vëmendjes së studentëve të ardhëshëm në përcaktimin e tyre për insitutucionin (në %)


Siç mundet të vërehet nga graf. 11. si faktorë kyç që ndikon në përcaktimin e studentëve për të studiuar në universitet përkatëse është reputacioni i vetë institucionit i shprehur para së gjithash përmes autoritetit publik që gëzojnë mësimdhënësit si dhe impresionet që mbi institucionin e kanë studentët paraprak ose aktual si shfrytëzues të drejtëpërdrejtë të ofertës studimore programore të universiteteve përkatëse. Nga ana tjetër si teknika me ndikim minimal dallohen parasëgjithash panairet e arsimit, reklamat në radio dhe reklamat në gazeta. Gjithesi që një rëndësi të veçantë në jëtë drejtim kanë reklamat në TV dhe vetë faqja zyrtare e institucionit si burim primarë dhe publikishtë i disponueshëm i të dhënave holistike mbi institucionin përkatës të arsimit të lartë.
Grafiku 12. Rëndësia e mendimit të prindërve në sjelljen e vendimit për të studiuar

Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 12. mendimi i prindërve është më rëndësi kruciale në përcaktimin e nxënësve për të studjuar. Kjo dëshmohet me vetë faktin se 202 përkatësishtë 81% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar kanë deklaruar se mendimi i prindërve për to është me rëndësi përfundimtare në sjelljen e vendimit për të studjuar dhe 47 nxënës përkatësishtë 19% kanë deklaruar se mendimi i prindërve është deri diku i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.


Grafiku 13. Rëndësia e mendimit të shokëve në sjelljen e vendimit për të studiuar

Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 13. mendimi i shokëve është më rëndësi kruciale në përcaktimin e nxënësve për të studjuar. Kjo dëshmohet me vetë faktin se 116 përkatësishtë 46% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar kanë deklaruar se mendimi i shokëve për to është shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar dhe 103 nxënës përkatësishtë 41% kanë deklaruar se mendimi i shokëve është deri diku i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar. Nga ana tjetër vetëm 29 nxënës të anketuar, respektivishtë rreth 12% janë shprehur se mendimi i shokëve nuk është i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.


Grafiku 14. Rëndësia e mendimit të profesorëve në sjelljen e vendimit për të studiuar

Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 14. mendimi i profesorëve është më rëndësi kruciale në përcaktimin e nxënësve për të studjuar. Kjo dëshmohet me vetë faktin se 66 përkatësishtë 26% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar kanë deklaruar se mendimi i profesorëve për to është shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar dhe 97 nxënës përkatësishtë 39% kanë deklaruar se mendimi i profesorëve është deri diku i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar. Nga ana tjetër vetëm 81 nxënës të anketuar, respektivishtë rreth 32% janë shprehur se mendimi i profesorëve nuk është i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.

Grafiku 15. Rëndësia e çmimit në sjelljen e vendimit për të studiuar

Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 15. studimi i kryer nxjerr në pah rëndësinë e madhe që çmimi ka në përcaktimin e nxënësve për të studjuar. Në fakt vetëm 20 nxënës të anketuar janë shprehur se çmimi është shumë i parëndësishëm ose i parndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar. Nga ana tjetër, 153 nxnës kanë deklaruar se çmimi është deri diku i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar dhe 65 kanë deklaruar se çmimi është shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar. Pra, rreth 87% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar e vlerësojnë lartë rëndësinë e çmimit në përcaktimin e vendimit për të studjuar.


Grafiku 16. Rëndësia e numrit të të diplomuarve që gjejnë punësim në sjelljen e vendimit për të studiuar

Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 16.:



  • Rreth 43% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se numri i të diplomuarve që arrijnë të gjejnë punësim është shumë i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;

  • Rreth 39% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se numri i të diplomuarve që arrijnë të gjejnë punësim është i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;

  • Rreth 3% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se numri i të diplomuarve që arrijnë të gjejnë punësim është deri diku i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;

  • Rreth 9% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se numri i të diplomuarve që arrijnë të gjejnë punësim është shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar

Pra, në esencë studimi nxjerr në sipërfaqe qëndrimin general të nxënësve se numri i të diplomuarve që arrijnë të sigurojnë punësim nuk është i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar. Kjo mundet të përshkruhet si rezultat i gjendjes ekonomike por njërendit dhe sistemit eksistues ku diplomimi nga një pjesë e madhe e të rinjve shihet ose si një hap drejt krijimit të mundësive më të mira për ikje jashtë vendit, ose thjehstë si një parakusht formal që duhet plotësuar për të siguruar punësim përmes rendit eksistues politik në vend.

Grafiku 17. Rëndësia e karakterit ndërkombëtare të universitetit në sjelljen e vendimit për të studiuar


Siç mundet të vërehet nga të dhënat e paraqitura në grafikun 17:



  • Rreth 42% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se karakteri ndërkombëtarë i universitetit është shumë i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;

  • Rreth 40% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se karakteri ndërkombëtarë i universitetit është i parëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;

  • Rreth 11% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se karakteri ndërkombëtarë i universitetit është deri diku i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar;

  • Rreth 3% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve të anketuar janë shprehur se karakteri ndërkombëtarë i universitetit është shumë i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.

Pra, në esencë studimi nxjerr në sipërfaqe qëndrimin general të nxënësve se karakteri ndërkombëtarë i universitetit nuk është i rëndësishëm në sjelljen e vendimit për të studjuar.
Grafiku 18. Rëndësia e prezencës së stafit ndërkombëtare të universitetit në sjelljen e vendimit për të studiuar

Download 3,9 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish