Abedin krosi


POPUJT PELLAZG TË AZISË PERENDIMORE



Download 1,49 Mb.
bet10/19
Sana14.02.2017
Hajmi1,49 Mb.
#2529
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   19

POPUJT PELLAZG TË AZISË PERENDIMORE
KAUKONËT
Kaukonët janë fis i vjetër që kanë jetuar në Azinë e Vogël, në krahinën e Bitinisë, në kufi me Pafllagoninë, në brigjet e Detit të Zi.

Herodoti mendon se kaukonët nuk janë popull helen dhe se janë trashëgues të Neleut, prej nga quhen Nelid, banorë nga Pila e Mesenës. Herodoti mendon se edhe kaukonmët që jetojnë Azinë e Vogël janë pasardhësit e Neleut138, gjegjësisht të nelidve. Në Helladë (hell + adë) ky popull konsiderohet si popull pellazg dhe ky është konstatim real.

Nga kjo është e qartë se kaukonët janë popull me prejardhje nga fisi i Neleut dhe quhen nelid (nel + idë), të cilët i takojnë kultit të Idës, gjegjësisht të Idës së Trojës, pa marrë parasysh largësinë hapësinore në mes kaukonve të Mesenës (mes + enë) dhe të kaukonve të Azisë së Vogël veriperëndimore. Fakti se helenët i kanë konsideruar kaukonët si popull pellazg e dëshmon se edhe Nestori dhe Peleu, bijtë e Neleut apo Nereut (ner = njer-i ) janë Pellazg. Prej këtu kuptohet se edhe Akili, biri i Peleut, rrjedh nga fisi i mirmidonve (mir + mi + don), si fis i përhapur kaukon me prejardhje të qartë pellazgjike nga Kaukazi.
ETIMOLOGJIA E EMRIT KAUKON
Emri Kaukon përbëhet prej fjalëve pellazgo – shqipe, ka - si folje me pas, uk – emër i kafshës së egër ( uk ose ujk ) dhe fjalës onë, që ka kuptimin e fjalës anë. Fjala onë me kuptim të fjalës anë përdoret edhe sot e kësaj dite në gegërishten jugore.

Dy gjymtyrët e parë të këtij emri ka dhe uk, d.m.th. pa fjalën e fundit –onë, sipas mendimit tim, janë rrënja e emrit Kaukaz (kauk + az) (është emër që kërkon studim të mëtejshëm). Ku prapashtesa az është e njëjta prapashtesë e emrit pellazg, por si formë e parë është pa g-ë, pra me as ose me az. Kaukon është emër i banorëve që kanë jetuar në një vend ku ka pasur shumë ujqër dhe ka kuptimin e sotëm për banorët e onës (anës) ku ka ujqër.

Me fjalë të tjera, emri Kaukon është një trajtë e emrit Kaukaz, ku prapashtesa az hiqet dhe i shtohet fjala -onë me të cilën formohet emri i banorëve të Kaukazit –kaukon.
KOLHIDA
Kolhida është një shtet i vjetër kaukazian që, në kohën parahistorike dhe deri vonë, ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik dhe kulturor. Kolhidët kanë jetuar pranë albanëve të Kaukazit dhe bashkë me fiset skithe dhe popujve të tjerë kanë zhvilluar një kulturë që historia e njeh si kulturë kaukaziane, e cila në realitet është pjesë e kulturës pellazge.

Emri i popullit Kolhidë është i përbërë prej dy fjalëve pellazgo – shqipe, kol dhe hidë (Idë).

Fjala kol sot përdoret te shqiptarët si filje me kolit dhe si emër personal Kol. Por përdoret edhe si patronim, Kola, Koli, në shumës Kolet139 dhe Kolosnjont140.

Folja kolit ka kuptimin me e thirr, me qëllim që ta afrojë dikë. Për shembull thuhet: “Çka ma kolit Hasanin në dyqan? Përzëre se ai nuk të vjen për të mirë!”

Fjala kol si folje, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme zgjedhohet kështu:
Unë koliti,

ti kolit,

ai ose ajo kolit,

ne kolitim,

ju kolitni dhe

ata ose ato kolitin.

Sot kjo folje në shqip përdoret edhe për të ndjellë qenin: “Kole – kole, kole – kole, kojtna – kojtna!” Kjo shprehje është një relikt i kësaj fjale të vjetër pellazge nga koha e bakrit kur degë kryesore ekonomike te albanët ka qenë blegtoria ku, krahas shumë fjalëve pellazgjike të formuara asaj kohe, formohet edhe fjala kol.

Kurse fjala e dytë ide (hidë) është emër i malit Idë në Trojë, i cili i bashkëngjitet foljes kol për ta lartësuar me lartësinë e malit Idë.

Por, për ta bërë më të theksuar, emrit idë i shtohet edhe fonema h-ë dhe është formuar emri Kolhidë. Emrit të bashkëngjitur Idë i parashtohet fonema h-ë njësoj si te emri ylli dhe kemi hylli.

Në kohën kur populli kolhid zhvillon detarinë dhe me anijet e tyre vunë kontrollin në krejt Detin e Zi, nuk i lejuan anijet e huaja të lundrojnë në të. Kur detarët kolhid takonin anijet e huaja i thirrshin me fjalën kol – kol. Kur anija e huaj i afrohej bregdetit të tyre, ata i vrisnin njerëzit dhe ua merrnin anijen me gjithë pasurinë e tyre. Kolhidasit e kanë kontrolluar për një kohë të gjatë Detin e Zi dhe nuk lejonin hyrjen e anijeve të huaja nga deti Egje ose nga lumenjtë në veri. Për këtë shkak popujt e tjerë këtë det e quajtën Det i Zi.

ETIMOLOGJIA E FJALËS KOL


Fjala kol përbëhet prej tri fonemave, prej zanores -o dhe bashkëtingëlloreve k-ë dhe l-ë. K-ja dikur si tingull i artikuluar ka pasur kuptimin e fjalës që tregon kahun në horizont. Fonema l-ë është shpjeguar edhe më sipër se si tingull i artikuluar ka pasur kuptimin e foljes së sotme me lëviz. Ndërsa zanorja o, po ashtu, ka qenë dhe është tingull i artikuluar, që përdoret në gegërishten jugore dhe ka kuptimin e foljes oshtë (është). Prej këtej kuptojmë se fjala kol në gjuhën e sotme shqipe thuhet: Këndej kah lëviz unë.
SKYTHËT
Sipas historianëve, skithët janë popull pellazg, të cilët janë përhapur në veri të Detit të Zi, si në Ukrainën e sotme, në Moldavi, Rumani, Poloni etj.

Sipas mitit thuhet se gruaja e Herakliut lindi tre djem dhe i kanë emëruar si vijon: të parin e quajtën Agatirs, të dytin Gallon, ndërsa më të voglin Skyth. Kur rriten të mëdhenjtë, atyre u jepen detyra të caktuara për të kryer. Dy të parët, Agatirsi dhe Galloni, nëna e tyre i ka përzënë nga vendi, sepse nuk kanë qenë në gjendje ta kryejnë detyrën e dhënë. Detyra ishte ta shtrëngojnë harkun, por më i riu, Skythi, i cili e kishte shtrënguar harkun, e ka mbajtur në shtëpi. Kështu që nga djali më i vogël i Herakliut – Skythi, u quajt mbretëria e tyre Skithi dhe populli u quajt skyth. Prej mbretit të parë, d.m.th. prej Skithit, rrjedh dinastia mbretërore e Skythve.

Kur dihet se dinastia e mbretërve të Skthis fillon me djalin e Herakliut dhe se vetë Herakliu është drejtpërsëdrejti i gjakut të Zeusit, aty nuk ka dyshim më se skithët janë me prejardhje pellazge.

Populli i skythve kudo që jetonin si fise – shtete, e quanin veten Alban, emër që është përdorur qysh nga fillimi i epokës së qytetërimit të hershëm (barbarisë). Me emrin Alban është quajtur një popull skyth që ka jetuar në Kaukaz, që ka pasur mbretërinë e quajtur Albania. Shteti i Albanëve të Kaukazit ka ekzistuar derisa e pushtojnë romakët.


AMAZONAT
Amazona është shtet i madh në pellgun e Detit të Zi, ku kanë sunduar gratë dhe gjithë pushtetin e kanë pasur në dorë femrat. Është i vetmi shtet në botë ku gruaja sundon deri vonë, si në familje, në fis dhe në mbarë shtetin e tyre. Është karakteristikë e veçantë në shtetin e Amazonave se gratë e organizojnë shtetin, udhëheqin me të dhe vetë gratë formojnë ushtrinë dhe komandojnë me ta në mbrojtje dhe në çdo luftë. Ndërsa, burrat merren me blegtori, me bujqësi, janë marrë me gjueti, peshkim dhe me punët e shtëpisë.

Në kohën e Luftës në Trojë, mbretëresha Pentesilea, bija e Aresit, zotit të luftës, me ushtrinë e vet të përbërë prej grave i shkoi në ndihmë Trojës për ta mbrojtur nga Akejt. Amazonet luftuan heroikisht për mbrojtjen e Ilionit. Por në dyluftime të mbretëreshës Pentesilea me Akilin, luftoi heroikisht në log të dyluftimit dhe me këtë u dëshmua si grua – burrneshë, e cila, edhe pse u vra nga kundërshtari, njihet si trimëresha më e madhe në botë.

Më vonë, në ekspeditat e Lekës së Madh, edhe pse në fund iu nënshtruan, por me luftën heroike amazonet i bënë rezistencë të madhe Lekës së Madh.

Emri Amazon është i përbërë prej dy fjalëve pellazgo – shqipe, amë dhe zona. Fjala amë – ama është emër i prindit femër, d.m.th. nëna. Ndërsa fjala e dytë –zoni (në njëjës) dhe zonat (në shumës), e cila ka kuptimin e amave në za, prej kësaj është formuar emri i popullit të Amazonave dhe emri i shtetit Amazon.

Faktin se janë popull pellazg na e vërteton edhe miti shqiptar për zonat, për të cilat thuhet se janë vajza të bukura dhe të mira, që shpesh njerëzit i shohin në shumë vende, por edhe në mal, duke lozur dhe duke bërë ahengje edhe natën.

Kur gruaja mbetet me barrë dhe bën shtatë muaj, thuhet se ajo grua është shtatzona, d.m.th. shtatë muajt populli i quan shtatë zona.

Vetë fakti se mbretëresha e Amazoneve, Pentesilea, ishte e bija e Aresit, vërteton se ata kanë qenë popull pellazg. Populli i amazonve ka qenë pagan dhe kanë besuar në zotat që kanë pasur pellazgët.

Besohet se nga emri i popullit Amazon e ka marrë emrin edhe lumi Amazona në Amerikën jugore.


ARAM
Aram është emër i një populli më të vjetër që ka jetuar në Siri. Për fisin Aramaik dhe për gjuhën e tyre kanë shkruar shkencëtarët, ndër të cilët, Nermin V. F. thotë:

“Por nëse duam të bazohemi sado pak në shkrimet e autorëve të ndryshëm, nuk ka dyshim se edhe gjuha aramaike do të ketë qenë me prejardhje pellazge. Nga ana tjetër, autorë të tjerë të ndryshëm përkrahin tezën se FILISTINËT ishin me prejardhje ilire, të cilët, pasi luftuan kundër egjiptianëve, vajtën dhe themeluan shtetin filistin (palestinez), në të cilin më vonë erdhën hebrenjtë.”

Nga kjo kuptohet se aramët janë popull i vjetër pellazg. Këtë e vërtetojnë gjurmët arkeologjike, historike dhe gjurmët linguistike. Vetë emri Aram, parë nga aspekti linguistik, është i përbërë prej dy emrave, që janë fjalë pellazge dhe shqipe, arë dhe amë.

Fjala e parë, arë, është emër i vjetër i gjuhës pellazge, që ka pasur kuptimin e arës ose të tokës për bujqësi, që ndryshe quhet edhe tokë buke. Por edhe emri ar ose ari në gjuhën shqipe është emër i metalit të çmueshëm.

Fjala e dytë, amë, është emër i prindit femër. Kur bëhet fjalë për emrin Aram si emër populli dhe emri i një mbretërie, pjesa e dytë e këtij emri –amë është përdorur me kuptimin e fjalës amëri ose mëmëdhe. Prej nga vjen në shprehje kuptimi i emrit Aram, që me fjalë të sotme shqipe thuhet Amëria e artë, ose mëmëdheu i artë. Emri Aram si emër populli Aram (ar + amë), formati ar ka qenë traditë t’u shtohet fjalëve dhe emrave për t’u dhënë një vlerë më të lartë. Ky format i është shtuar edhe emrit Shqiptar (Shqip + të + ar). Ky format në gjuhën e sotme shqipe është i shpeshtë, si pronar (pron + ar), lopar (lop + ar), mentar (men + t +ar) etj.

Formati ar ose të ar janë fjalë të mbarë gjuhës pellazge dhe shqipe dhe nuk ka dyshim se fjala ar te emri Aram është format i emrit Amë që vërteton se emri i popullit Aram është emër i një popullit pellazg.


MESAPOTAMIA
Mesapotamia është vendbanimi më i vjetër në Lindjen e Afërt. Populli i këtij vendi ka një histori të lavdishme ekonomike dhe kulturore. Arkeologët kanë gjetur shkrime në pllaka qeramike, por që edhe sot e kësaj dite janë të pa deshifruara. Besoj se shumica e tyre janë shkrime të fiseve pellazge, që një ditë, me anë të gjuhës shqipe, do të mund të deshifrohen. Por ato presin studiues të zellshëm, ekspertë të albanologjisë.

Duke u nisur nga emri Mesapotamia, kuptoj se ky emër është i përbërë nga fjalët pellazgo-shqipe. Emri Mesapotami është i përbërë prej këtyre fjalëve: mes, apo, të dhe amis. Kuptimi i këtyre fjalëve është si vijon: Fjala e parë MES është fjalë e pastër e gjuhës shqipe, që në këtë rast tregon fushën që gjendet në mes dy lumenjve Tigër dhe Eufrat. Fjala e dytë, apot, është emër nderi me të cilin emërohet vëllai më i madh, por me këtë emër thirret edhe i ati. Apo është në njëjës, ndërsa apot është në shumës dhe fjala Amë është emër i prindit femër, që në këtë rast është përdorur me kuptimin e fjalës së sotme amëri, mëmëdhe ose atdhe. Ndërsa fjala e fundit ia është prapashtesë e zakonshme që është përdorur në gjuhën pellazgo-shqipe.

Nga emri Mesapotamia janë formuar shumë emra të popujve të Mesapotamis që janë shpërndarë në veriperëndim, siç janë: Mezët (Mizija), Mesët (Mezia), Mesena, Mesapoti, Mesapët dhe Apenina.
MIZIA

Emri Mizia në të vërtetë duhet të quhet Mezia, d.m.th. rrokja e parë jo me –i, por duhet të jetë me –e. Mizia (Mezia) është mbretëri, që gjendet në Azinë e Vogël veriperëndimore. Populli i saj, për shkaqe të ndryshme, ka ardhur nga Mesapotamia dhe janë quajtur shkurt mezët.

Që mezët e Azisë së Vogël kanë qenë popull pellazg na dëshmon vetë emri i tij Mesët (mezët).
MEZIA
Mezia është një mbretëri që gjendet në Serbinë e sotme. Mezët janë të ardhur fillimisht nga Mesapotamia në Azinë e Vogël dhe prej këtej shpërngulen në Ballkanin verior. Shkencëtarët, duke mos e ditur se mezët dhe shumica dërrmuese e popujve të Evropës janë popuj me një gjuhë të përbashkët pellazge, i përzjenë popujt dhe nuk i dallojnë dot me saktësi. Prandaj thuhet se populli i mezve janë të shpërndarë në Evropën qendrore, edhe pse është e mundur.

Në kohën romake, Mezia bëhet provincë që përfshinë edhe Dardanin dhe si qendër administrative bëhet Shkupi. Por, me ardhjen e Dioklecianit si perandor, provincën e Mezisë e ndan në dy pjesë, në Mezi dhe Dardani


MESAPËT
Mesapët janë fis pellazg të ardhur nga Mesapotamia në gadishullin Apenine, sigurisht nëpërmjet të Ballkanit jugor. Që ky fis është i ardhur nga Mesapotamia na dëshmon vetë emri Mesap, i cili është pjesa e parë e emrit Mesapotamia, d.m.th. Mesap, pa fjalën e fundit amia. Shkencëtari Hans Krahe mendon se mesapët janë një fis ilir, i cili gjoja është shkëputur nga Iliria dhe kanë dalë në Itali. Ai këtë e ka vërtetuar me 86 emra të përveçëm të mesapishtes, të cilat i krahason me emrat identik të ilirishtes dhe vjen në përfundim se mesapët janë fis ilir dhe kanë një gjuhë të përbashkët.

Siç shihet nga vetë emri i tyre, mesapët nuk janë ilirë, por rrjedhin nga populli i Mesapotamis, i cili është popull pellazg njësoj si edhe ilirët, dardanët, epirotët, dhe tirenët e etrurët e Italisë, si dhe popujt e tjerë, të cilët kanë një gjak dhe një gjuhë të përbashkët pellazgjike.
GADISHULLI I APENINEVE
Sipas të gjitha gjasave shihet se mesapët kanë ardhur në Itali para popujve të tjerë. Kjo shihet edhe nga fakti se gadishulli e merr emrin Apeninë. Këtë emër e kanë pranuar mesapët dhe është pjesë e emrit Mesapotami, domethënë Ape, duke i shtuar edhe fjalën enë, që ka kuptimin ena (ana) e Apos, d.m.th. ka marrë emrin Gadishulli Apenin.
MESAPOTI
Si relikt i emrit të fiseve të Mesapotamisë, të cilët kanë lëvizur nga lindja në perëndim është edhe emri i manastirit Mesapoti në Sarandë.

EGJIPTI
Egjipti është vendi më i pasur dhe me klimë më të përshtatshme për jetë. Në këtë vend njeriu në të gjitha epokat dhe kohët ka pasur kushte më të mira se sa në çdo vend tjetër në kontinentet e vjetra, që prej kohës kur njeriu pas zbulimit të zjarrit largohet nga viset tropikale dhe subtropikale.

Si gjithkund, ashtu edhe Egjiptin, fiset pellazge e kanë banuar qysh në kohën kur degë kryesore ekonomike bëhet peshkimi. Për këtë unë nuk kam të dhëna, por jam i bindur se shkencëtarët do të gjejnë argumente përkatëse, si për Skamandrin, Aksin, Allfeu etj.

Nga epoka e qytetërimit të hershëm (barbarisë), fiset pellazge shihet se kanë zënë pozita të mira për një jetë më të mirë të tyre në Egjipt. Krahas fakteve të shumta historike dhe arkeologjike, gjurmët linguistike nxjerrin në dritë shumë fshehtësira për popullin pellazg, i cili ka jetuar në Egjiptin e stërlashtë.

Lidhur me këtë, Nermin V. F. thotë: “Në Egjipt shpërtheu befas lulëzimi i një kulture të madhe me prejardhje të filozofisë dhe të teorisë të pellazgut të madh “THOT”, të cilin e quanin edhe ATI I MADH. Emri THOT ka të bëjë me të folurën, me diturinë, me fjalën E SË VËRTETËS, FJALËN E NDRIÇIMIT mendor. Më vonë, studiuesit më të shquar kanë kryer studimet e tyre në shkollën e THOT-it, si, për shembull, MOISIU, PITAGORA, PLATONI etj.”

Para së gjithash, në këtë kontekst, do të vë në dukje se filologu nga Roma Guiseppe Catapano, pas dyzetë vjetëve studimi, shkroi veprën e njohur me titull “Thot – Tat parlava albanese”, që në shqip do të thotë: “Thoti – Tati fliste shqip”, e botuar në Romë më 1984. Ky është një fakt i pamohueshëm që tregon se pellazgët kanë jetuar me shumicë në Egjipt dhe se kanë pasur kulturë më të lartë të asaj kohe. Sipas filologut Catapano, shkrimin e hieroglifeve si alfabet fonetik të egjiptianëve e përpiloi Tati Thot para 4000 vjetëve p.e.r. duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare, domethënë në gjuhën pellazge, që është folur asaj kohe në Egjipt.

Catapano është i pari që hieroglifët egjiptiane i deshifroi dhe i shpjegoi në gjuhën shqipe, domethënë në gjuhën që trashëgon pellazgjishten.

Krahas këtyre fakteve të pamohueshme do të jap edhe këto të dhëna mjaft të rëndësishme:

Emri Faraon është titull i mbretërve të Egjiptit. Emri Faraon është i përbërë prej dy fjalëve pellazge dhe shqipe, fara dhe onë. Fjala fara që nga fillimi i kohës së patriarkatit është përdorur si shprehje për të treguar anën e burrit. Sipas kësaj, në histori përmenden emrat, si: Besa-fara, Buzi-fara, Budi-fara etj. Te emri Faraon fjala fara është rrënjë e emrit, ndërsa fjala e dytë onë ka kuptimin e anës së farës, që në këtë rast është edhe në rolin e prapashtesës. Pjesën e dytë të këtij emri –onë, Katapano e shpjegon si përemër i joni. Por kur merret fjala faran, të cilën Taciti e regjistron si fjalë që e përdorin fiset e vjetra skandinave me prejardhje pellazge, në mënyrë të qartë kuptohet se edhe fjala onë te emri Faraon ka kuptimin onë me kuptim të fjalës anë, njësoj si fjala faran.

Varrezat e faraonëve në Egjipt janë quajtur PIRAMIDA. Emri piramidë është i përbërë prej tri fjalëve pellazgo-shqip: pir, amë dhe idë. Fjala e parë PIR ka kuptimin zanat, mjeshtëri, profesion. Fjala e dytë amë është emër i prindit femër, që ndryshe i themi nënë. Ndërsa fjala e tretë ida është emër i nënës së parë pellazge IDA. Nga kjo del se emri piramidë në pellazgo-shqip do të thotë zanat ose mjeshtëri e amës Idë. Nga kjo del se ky emër kuptohet vetëm me anë të gjuhës shqipe si trashëguese e pellazgjishtes.

Besa te pellazgo-shqipja është kod juridik, i pashkruar, por që është shndërruar në një praktikë tradicionale. Kur njeriu bën be (betohet) në diçka, ai duhet ta mbajë patjetër besën. Beja ose betimi bëhen kudo, por te pellazgët ka hyrë në traditë që të bëhet pranë një objekti. Nga një praktikë tradicionale, te pellazgët objektet natyrore, si: guri, druri, burimi etj., më vonë i shndërrojnë në tempuj të posaçëm ku kanë bërë benë, domethënë betimin. Në shumë raste vendbanimet e marrin emri te bea, prej nga, shumë qytete e kanë marrë emrin TEBEA (te beja). Qytetet më të njohura me emrin Tebea gjenden në Beoti, në Trojë, por edhe në Egjiptin e mesëm, kryeqendra e së cilës quhet TEBE. Ky është një fakt që tregon se edhe egjiptianët në kohën parahistorike kanë qenë pellazg dhe kanë pasur të njëjtën kulturë.

Edhe pse popujt egjiptian në histori janë ndryshuar, por gjurmët pellazge janë të shumta dhe është nevojshme të bëhen kërkime sistematike në radhë të parë, kërkime linguistike, historike dhe arkeologjike.

Egjipti si shtet më i civilizuar në kohën parahistorike ka pasur disa dinasti mbretërore, prandaj për mos e ngarkuar tekstin nuk do t’i përkushtohem këtij materiali.



GREKËT VIJNË NË BALLKANIN JUGOR NGA

DETI SI TREGTAR NË SHEKUJT IX-VIII DHE VII P.E.R.
Disa historianë japin shpjegime të gabuara për ardhjen e grekëve në Ballkanin jugor. Ata vërtetojnë se gjoja grekët janë populli i parë i ardhur nga veriu i Ballkanit dhe të shtyrë nga veriu prej Ilirëve vendosen në pjesën më jugore të Ballkanit. Grekët nuk kanë ardhur para ilirëve në Ballkan dhe nuk kanë ardhur si popull, por ata janë ardhacak nga Lindja e afërme, të cilët të shtyrë nga popujt e atjeshëm infiltrojnë në pjesën më jugore të Ballkanit, duke u marrë me tregti. Paraqitja e grekëve në trojet më jugore të Ballkanit bëhet në kohën e mesme të hekurit. Grekët shfrytëzojnë rastin e dobësimit të fiseve pellazge nga përçarjet e shumta ndër fisnore.

Pasi zunë pozitat më të mira strategjike në Atikë, Beoti, në Peloponez dhe në disa ujdhesa të Egjeut, forcohen ekonomikisht me anë të tregtisë dhe fillimisht dominojnë politikisht e mandej edhe ushtarakisht. Në fillim ky dominim përqendrohet vetëm nëpër qytete dhe ishujt më jugorë. Prej nga fundi shekullit VIII dhe në fillim të shekullit të VII p.e.r., duke forcuar flotën detare, qytete-shtetet greke e shtrinë ndikimin dhe zotërimet e tyre në një pjesë më të madhe të Egjeut dhe të Mesdheut. Zotërimet dhe dominimin e tyre në shekujt VII dhe VI p.e.r. e shtrinë edhe më tej në pellgun e Mesdheut, në detin Egje, Detin e Zi dhe në Adriatik. Zotërimet greke dominonin vetëm në dete dhe në brigjet e deteve ku formonin kolonitë e tyre si qendra tregtare. Kolonitë greke më shumë shërbenin si vende për shkëmbimin e mallrave në mes popujve vendas të pellazgëve dhe të popujve të tjerë.

Edhe pse në numër grekët ishin të pakët, ata dominonin në të gjitha sferat e jetës, duke i përvetësuar të gjitha të mirat materiale dhe kulturore të pellazgëve. Në qytete-shtete të Greqisë kontribut të madh kanë dhënë shumë filozofë dhe shkencëtar me prejardhje pellazge. Por grekët mbetën si tregtar të përqendruar vetëm në kolonitë e tyre në brigjet e deteve, pa u shtrirë në brendësitë kontinentale. Gjeografët grekë, kur kanë folur për zgjerimin e epirotëve në veri të tyre, kishin bindje se epirotët në veri shtriheshin në pakufi. Ata jepnin shpjegime të atilla saqë edhe vetë atyre nuk u besohej dhe në fund i merrnin epirotët si popull mitik, pa e ditur shtrirjen e vërtetë të shumë fiseve pellazge në krejt brendinë e Ballkanit dhe në mbarë Evropën e më gjerë. Me të drejtë ata, por edhe shkenca e sotme, nuk e dinin përhapjen e albano-pellazgve në gjithë Evropën qysh nga fillimi i kohës së bakrit e këndej. Për mbarë popullatën pellazge, të cilët i konsideronin si barbar (të huaj), i trajtonin si popull të paqytetëruar. Grekët e vjetër me të gjitha forcat e tyre i luftonin dhe nuk lejonin të ngrinin krye kudo ku ata sundonin. Por nga mesi i shekullit IV p.e.r. u erdhi fundi. Kështu që mbreti maqedonas Filipi II e nënshtroi plotësisht Athinën dhe qytete-shtetet e tjera greke si edhe kolonitë e tyre. Ky ishte një çlirim i pellazgëve nga pushtimi grek gjatë disa shekujve.

TRAJTAT E EMRAVE GREK DHE PREJARDHJA E TYRE


Grekët si popull dhe si shtet janë quajtur me emër në disa trajta të emrit Hel, si: Helan, Helen, Helion ose Helidë dhe Heladë. Këta emra kanë të njëjtën rrënjë – helë, ndërsa pjesët e tjera janë prapashtesa dhe emra të bashkëngjitur. Krahas këtyre emrave, më vonë ka filluar të përdoret edhe emri Grek dhe Greqi.

Emrin në trajtën Helena, Homeri në “Iliada” e përmend kur thotë:

At’herë iu suell Helena, e bija e Zeusit:”141

Sipas miteve historike thuhet se Leda me Zeusin ka pasur këta fëmijë: Helenën, Kastorin, Poluksin etj. Kur dihet se Zeusi është ati, mbreti dhe zoti suprem i pellazgëve, atëherë nuk ka dyshim se edhe trajta e emrit Helena, së bijës së Zeusit, është fjalë e pastër pellazge. Që do të thotë se emri Helenë nuk rrjedh prej gjuhës greke. Këtë e vërteton edhe përdorimi i të gjitha trajtave të këtyre emrave në mbarë gjuhën pellazgo - shqipe.

Rrënja helë e këtyre emrave është fjalë e pastër pellazgo – shqipe. Fjala hel ose hell është emër i veglës prej druri ose metali, në formë të shkopit si bosht i gjatë, që shërben për të vënë mishin e qengjit ose të hellit dhe për ta pjekur mbi prush në furrë të zjarrit duke rrotulluar mishin. Ky është emër i mbarë gjuhës pellazge dhe i mbarë gjuhës shqipe. Në kohën para homeriane është përdorur shumë si emër njeriu, si për meshkuj edhe për femra. Në kohën pellazge, por edhe sot, shqiptarët përdorin shprehjen për gruan ose për burrin se është hell ose shtyllë e familjes. Sot në shqip përdoret edhe shprehja “ajo ose ai është direk i familjes në shtëpi”. Pellazgët asaj kohe gruan që udhëhiqte familjen ose grupet e vëllazërisë, njëherë e quanin hel e mandej edhe kryetarin e tyre si zot të vëllazërisë. Por, më vonë, edhe fëmijët qysh kur lindnin i emëronin me emrin Helena (për vajzë) ose Helen (për djalë) si shprehje e dëshirës që fëmija i tyre të bëhet hel i familjes ose i grupit të vëllazërisë, por edhe i fisit të tyre në tërësi.

Prapashtesat e emrit Helë janë: anë, enë, onë dhe emrat e prapa bashkëngjitur Idë dhe Adë. Për shprehjet anë, enë dhe onë, më parë kemi thënë se janë fjalë që tregojnë anën e objektit ndaj subjektit, thjesht themi, anë e majtë ose anë e djathtë etj. Këto shprehje në këtë rast janë sufiksa të emrit Helë. Nga kjo shihet qartë se emrat Helan, Helen dhe Helion, janë fjalë të pastra pellazge që kuptohen vetëm në gjuhën shqipe, sepse janë fjalë të mbarë gjuhës pellazgo - shqipe dhe janë shumë produktive. Ndërsa, emrat Idë dhe Adë, që i bashkëngjiten emrit Helë, janë emra që pellazgët kanë emëruar bjeshkët e Trojës si male të shenjta, ku, sipas botëkuptimit pagan te pellazgët, kanë ndenjur perënditë, sepse emri i malit Idë është emër i nënës së parë pellazge. Ndërsa, emri Adë është emri hyjnor i atit Skamandër (Aleksandër). Nga kjo kuptohet se edhe emrat Idë dhe Adë të prapa bashkëngjitur me emrin Helë, janë emra që pellazgët i kanë përdorur si apoteozë dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me gjuhën dhe popullin grek. Grekët janë shërbyer me këto emra siç janë shërbyer gjithmonë me fjalorin shumë të pasur të albano-pellazgjishtes.

Këtë që u tha më sipër e vërteton edhe emri Hellan, sepse ky emër është etnonim i një fisi epirot dhe është një nga katërmbëdhjetë fiset e Epirit më të përmendura. Këtë shumë bukur e shpjegon S. Kondo si në pikëpamje gjuhësore ashtu edhe në pikëpamje historike në veprën e tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”.142

Krahas emrave të fiseve të vjetra të Greqisë pellazgjike para helene, si helanë, helen e helion, kemi edhe emra të fiseve ilire, siç janë enkelejt dhe helidonët.

Emri Enkelej është i njëjtë me emrin Helen. Dallimi mes këtyre dy emrave qëndron aty se kemi ndërrimin e vendit të fjalës enë, e cila prej sufiksit bëhet prefiks dhe nga emri Helen, bëhet Enhel, gjegjësisht Enhelej. Me këtë ndërrim është formuar emri i fisit enkelej dhe mbretëria e këtij populli quhet enheleja. Këtë emër e hasim edhe të bashkëngjitur me emrat Idë dhe Adë, ku formohen emrat e mbretërisë enhelidë dhe enheladë. Ky popull më parë ka jetuar në Peloponez. Enkelejt, pasi shtohen shumë, kalojnë nga Peloponezi dhe shkojnë në veri, duke kaluar nëpër Epir, shpërndahen në territoret e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së sotme. Me forcimin e shtetit të Epirit, enkelejt shtyhen më në veri dhe bëhet një shtet i madh, i cili kulmin e fuqisë e arrin në shekullin e VIII dhe të VII p.e.r..

Në veri të Enhelidës forcohet shteti tjetër ilir i taulantëve, në kuadër të së cilit gjendet edhe provinca e fisit helidon, e cila shtrihet në territorin verior të mbretërisë së taulantëve.

Emri i fisit ilir helidon është i formuar prej dy fjalëve pellazgo-shqipe, heli dhe don. Fjala e parë është emri Hel i shquar Heli, e cila është rrënjë e emrit të fisit helidon. Ndërsa fjala e dytë don është folje me dasht e gjuhës pellazgo - shqipe, që i është bashkëngjitur emrit Heli. Nga kjo shihet qartë se edhe këta dy emra të fiseve ilire janë emra të pastër pellazgo-shqip. Pra, edhe këta dy emra janë fakte që dëshmojnë se trajtat e emrave të grekëve, helan, helen e helion, si dhe emrat Helidë e Heladë, janë emra të formuar nga pellazgët dhe nga gjuha pellazgjishte dhe se rrënja helë bashkë me prapashtesat anë, enë dhe onë janë fjalë e pastër pellazgo-shqipe. Këto fjalë përdoren shumë shpesh si prapashtesa të emrave të vendbanimeve për të emëruar banorët e tyre. Për shembull, Shkodër – shkodranë, Dibër – dibran. Qytetet e vjetra në Greqi nga Pir është quajtur Pirena. Nga rrënja e emrit mik, duke i shtuar sufiksin enë, është formuar emri i qytetit Mikena etj. Nga emri i Loksit Apol, duke i shtuar fjalën onë, formohet emri i qytetit Apolon. Nga emri i qytetit Bizanti me sufiksin on formohet emri Bizantion.

Kjo na dëshmon se fiset e grekëve këto emra i kanë marrë nga emrat e fiseve të Greqisë së vjetër pellazgjike para helene.

Këtë që thamë më lartë, e vërteton edhe Tuqididi, kur thotë:

“Para Helenit Deukalion, ky emër (Hellas) nuk gjendej fare. Popullsi të tjera, veçanërisht populli pellazgjik, i dhanë vendit emrin e tyre.”143

Edhe nga ky citat i Tuqididit shihet se Greqinë e vjetër pellazgjike e kanë formuar vetë pellazgët dhe kanë përdorur emrin Helen. Ndërsa grekët e vjetër helen nuk e kanë formuar këtë emër, por e kanë marrë të gatshëm nga pellazgët.

Edhe emrin GREK thuhet se ia kanë dhënë romakët dhe nuk është fjalë greke. Nga kjo kuptojmë se grekët e vjetër si ardhacakë në jug të Ballkanit nuk kanë pasur as emër të vetin, por, si çdo gjë që përvetësuan nga pellazgët, përvetësuan edhe emrat më të bukur të tyre.




Download 1,49 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   19




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish