5.3.1.3 Interpretimi i rezultateve
Modeli i parë bazë vlerëson efektin e rritjes së kredive të ndërmarrjeve, të ekonomive familjare, si dhe kreditë e sektorit publik të matur në një variabël. Efekti është pozitiv dhe signifikant në nivel 5për qind të signifikancës. Vlerësimi ekonometrik tregon se, për të gjithë faktorët e tjerë të pandryshuar, rritja e vëllimit të kredive në sektorin privat, që i bie ndërmarrjeve dhe ekonomive familjare, si dhe kredive në sektorin publik për 1për qind, ndikon në rritjen ekonomike prej 0.1për qind. Koeficienti i determinacionit prej 0.63 udhëzon se modeli është mirë i definuar dhe se 63për qind e ndryshimit në normën e rritjes ekonomike shpjegohet nga ndryshimi në normën e rritjes së kredive agregate. Gjithashtu, rezultatet e nxjerra nga modeli tregojnë që koeficienti i variablës së normës së inflacionit ka shenjë negative. Kjo nënkupton se për 1% rritje në normën e inflacionit do të çojë në 0.029për qind ulje të rritjes ekonomike. Vlera e koeficientit të normë së inflacionit është josignifikante në nivelin 0.05për qind.
134
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike
Rezultatet e nxjerra nga modeli i dytë tregojnë se koeficienti i produktivitetit/rritja e kredive për ndërmarrjet ndikon pozitivisht në rritjen e Bruto Produktit Vendor në Kosovë në periudhën 2006-2013 dhe atë në nivelin e signifikancës prej 5për qind dhe me t-statistic prej 2.61. Koeficienti i determinacionit prej 0.62 udhëzon se modeli është mirë i definuar dhe se 62për qind e ndryshimit në normën e rritjes ekonomike shpjegohet nga ndryshimi në normën e rritjes së kredive për ndërmarrjet. Për të kuantifikuar efektin e rritjes së kredive i bie se ceteris paribus për çdo 1për qind rritje të kredive në sektorin privat, në mesatare, rritja ekonomike rritet për 0.096për qind në vit. Analiza e regresionit gjithashtu, tregon që koeficienti i variablës së normës së inflacionit është negativ. Kjo nënkupton se për 1për qind rritje në normën e inflacionit do të çojë në 0.017për qind ulje të rritjes ekonomike. Vlera e koeficientit të normës së inflacionit është josignifikante në nivelin 0.05për qind.
Ngjashëm me modelin e dytë, te rezultatet nga modeli i tretë, kur variabël shpjeguese është norma e rritjes së kredive të ekonomive familjare, efekti nuk është signifikant sepse P-vlera është 0,146. Ky efekt jo signifikant i kredive ka të bëjë me atë se kreditë për ekonomi familjare përdoren për konsum të produkteve të importuara andaj edhe nuk sjellin rritje. Analiza e regresionit te modeli në tabelë 5.5 tregon që koeficienti i variablës së normës së inflacionit ka shenjë negative dhe është josignifikant në 10%. Kjo do të thotë që 1% rritje në inflacion do të ketë për 0.0057për qind ulje ekonomike.
Këto rezultate gjejnë mbështetje për hipotezat një dhe dy, se rritja e kredive totale dhe rritja e kredive për sektorin privat ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike. Ndërsa sa i përket efektit të kredive të ekonomive familjare, rezultatet përputhen me teorinë dhe gjetjet empirike se këto kredi nuk e ndihmojnë zhvillimin ekonomik. Gjithashtu, duke marrë parasysh se bankat me pronësi të huaj në Kosovë përbëjnë deri 92.8për qind të kapitalit, po ashtu vërtetohet edhe hipoteza katër se bankat me pronësi të huaj ndikojnë në zhvillimin ekonomik në vendet pritëse. Rezultatet e studimit treguan se kreditë agregate e ndihmojnë zhvillimin ekonomik, mirëpo këto gjetje janë të njëjta me literaturën se thellimi financiar në vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion është shumë larg nga vendet e zhvilluara. Gjithashtu, këto rezultate janë në përputhje me literaturën empirike, se ndërmjetësimi financiar ndihmon zhvillimin ekonomik,
135
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike
sepse hulumtimet empirike, të cilat vlerësuan ndikimin pozitiv të kredive, janë më të shumta në krahasim me ato të cilat e kundërshtojnë ndikimin e kredive në zhvillimin ekonomik. Sipas studimit të Boissay, Calvo-Gonzales, Koźluk, (2005), kishte rritje në normën e ekuilibrit kredi-GDP në vendet në zhvillim. Edhe pse literatura empirike tregon se kreditë për ekonominë familjare ishin më të larta në vendet e EQL-së, edhe në Kosovë pjesëmarrja e këtyre kredive ishte në rritje të vazhdueshme gjatë periudhës së studimit, mirëpo niveli i tyre ishte më i ulët në krahasim me kreditë për sektorin privat. Bonin, Hasan, Wachtel (2013) vlerësuan se zgjerimi i kreditimit të ekonomive familjare në vendet në tranzicion mund të jetë i lidhur me dominimin e bankave të huaja. Kiss, Nagy, Vonnak (2006), Eller, Frömmel, Srzentic (2011), Caporale, Rault, Sova, Sova (2009), konfirmuan se rritja e kredive konsumuese ishte më e lartë në vendet e EQL-së.
Edhe pse të gjitha vendet në zhvillim gjatë krizës financiare të fundit kishin zvogëluar pjesëmarrjen e kredive në ekonomi, gjithashtu edhe në Kosovë, kjo krizë ka ndikuar që pjesëmarrja e kredive të jetë më e ulët në vitet e fundit. Sipas, Sipas Bajraktarovid, Paunovid, Ječmenica (2013) dhe Laidroo lidhja midis kreditimit dhe GDP-së ishte më e fortë kur ekonomia ishte mbi trendin (2004-2008) dhe më e ulët kur ekonomia ishte poshtë trendit (2009-2010).
Shenja negative e inflacionit është një tregues i mjedisit të paqëndrueshëm ekonomik (Ambuye, Berham, Abera, 2014). Në analizën e regresionit tek të gjitha modelet kemi shenjën negative të inflacionit, mirëpo te modelet në tabelën 5.4 dhe 5.5 inflacioni nuk ka ndikim shumë të rëndësishëm. Me qëllim që vendi të ketë një mjedis të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje ekonomike nevojitet menaxhimi i duhur i normës së inflacionit. Sipas Ramzan dhe Khan (2010) inflacioni i ulët dhe i qëndrueshëm në veçanti siguron mjedis të favorshëm në rritjen e GDP-së. Gjithashtu, inflacioni i ulët do të ndikonte edhe në ruajtjen e stabilitetit financiar, dhe si rezultat i kësaj, ndëmjetësimi financiar do të jetë me efekte pozitive në zhvillimin ekonomik. Prandaj ruajtja e stabilitetit të çmimeve është një ndër faktorët kryesor për rritje të qëndrueshme ekonomike.
Po ashtu, sipas anketës së realizuar në BQK, duke bërë një ndërmjetësim të kujdesshëm midis kursimeve dhe investimeve, industria bankare në Kosovë mbetet burimi kryesor i financimit për
136
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike
zhvillimin e ekonomive familjare dhe biznesit privat. Njëkohësisht, përmes pjesëmarrjes aktive në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, industria bankare po financon edhe hendekun financiar brenda buxhetit të Qeverisë së Kosovës. Në të dyja rastet implikacionet makroekonomike janë pozitive, ndërsa me avancimin e ambientit të përgjithshëm për biznes, si dhe rangimin ndërkombëtar të shtetit, pritet që ky ndërmjetësim të jetë edhe më i thellë dhe më pak i kushtueshëm.
5.4 Shërbimet e ndryshme të ofruara nga bankat
Në Kosovë struktura e burimeve të mjeteve në banka përbëhet kryesisht nga depozitat, duke e bërë burimin më të sigurt të financimit të aktivitetit financiar të industrisë bankare, ku për çdo vit kemi rritje të pjesëmarrjes së tyre në burimet e tërësishme të mjeteve. Nëvitin 2014, sipas BQK-së, tërësia e mjeteve arrin në 2.42 miliardë euro, pra një rritje prej 10për qind në krahasim me vitin paraprak. Kjo rritje e nivelit të depozitave ka të bëjë edhe me aprovimin e Ligjit për Sigurimin e Depozitave, edhe pse në dy vitet e fundit kemi rënie të normës së interesit në depozita. Për industrinë bankare me interes të lartë është që këto mjete të jenë sa më të larta, sepse për bankën janë burime me kosto më të ulët në krahasim me burimet e tjera të mjeteve dhe arrijnë të sigurojnë një fitim më të lartë nga diferenca e normave të interesit në depozita dhe kredi. Edhe hulumtimet në EQL-së treguan se këto vende nuk kanë nevojë për importim të kapitalit në formë të depozitave apo kredive të ndryshme për të rritur nivelin e kredive të reja, sepse këto vende posedojnë rritje të mjaftueshme të kursimeve nga depozitarët e ndryshëm të vendit.
Gjithashtu, të dhënat e prezantuara në tabelën 5.6 tregojnë se shtatë bankat (P1)8 ofrojnë edhe shërbime të tjera si: zhvillimi i qarkullimit të pagesave brenda dhe jashtë vendit, garancitë e ndryshme të ofruara për klientët e vet dhe shërbime të tjera. Ndërsa, sa i përket përdorimit të instrumenteve financiare, të gjitha bankat ende nuk kanë arritur të ofrojnë këto shërbime (P2), porse vetëm një bankë ofron shërbimet e lizingut dhe dy të tjera shërbimet e faktoringut, ndërsa asnjë bankë nuk ofron shërbimet e franshizës.
8 Përgjigjet e pyetjeve nga intervistat janë të shprehura me inicialen ‘P’
137
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike
Tabela 5.6: Llojet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga bankat në Kosovë dhe instrumentet financiare
|
Numri i bankave
|
Depozita
|
7
|
Kredi
|
7
|
Shërbimi i pagesave/transfereve të brendshme dhe të jashtme
|
7
|
Biznesi dokumentar (Garanci dhe letërkredi)
|
7
|
Shërbime elektronike
|
7
|
Produkte të tjera
|
7
|
Instrumentet financiare
|
Numri i bankave
|
Lizingu
|
2
|
Faktoringu
|
1
|
Franshiza
|
|
Burimi: Intervista e autorit (2013)
Arsyeja e mosaplikimit të këtyre instrumenteve financiare nga të gjitha bankat ka të bëjë së pari me mosmbajtjen e llogarive të ndryshme në bankë nga ana e bizneseve, sepse, sipas Institutit
“Riinvest”, vetëm 44për qind e ndërmarrjeve në vend përdorin qarkullimin e pagesave nëpërmjet bankave. Mbajtja e llogarive në banka dhe kryerja e qarkullimit të pagesave nga ndërmarrjet nëpërmjet industrisë bankare ka rëndësi, sepse bankat do të kenë të gjitha informacionet lidhur me gjendjen financiare të klientëve. Rritja e bashkëpunimit midis bankave dhe ndërmarrjeve do të mundësonte edhe zgjerimin e kredive edhe kur ndërmarrja për periudhë të shkurtër përballet me probleme të likuiditetit. Gjithashtu, edhe kur ndërmarrjet kryejnë qarkullimin e pagesave brenda dhe jashtë vendit, ofrimi i garancive të ndryshme nga bankat do të ishte më i lartë, si dhe përfitimi i ndërmarrjeve do të ishte më i lartë nga reputacioni i bankave. Së dyti, bankat kanë periudha të ndryshme kohore të operimit dhe ato që janë licencuara në vitet e fundit nuk i ofrojnë këto shërbime.
Sipas Beck dhe Brown (2011), ekonomitë në tranzicion janë një mostër pothuajse ideale për të studiuar marrëdhëniet midis pronësisë së bankës, infrastrukturës financiare dhe përdorimit shtëpiak të shërbimeve bankare. Autorët gjejnë se më shumë se 90për qind e familjeve në Estoni dhe në Slloveni kanë një llogari bankare. Produktet bankare janë përdorur më shpesh nga familjet e vendosura në zonat urbane, familjet me të ardhura më të larta dhe më të pasura, si dhe nga familjet që mbështeten në të ardhurat e transferimit. Gjithashtu, prania e bankave të
138
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike
huaja është e lidhur pozitivisht me përdorimin e produkteve bankare në mesin e familjeve me të ardhura më të larta dhe të arsimuara mirë. Përmirësimi i infrastrukturës financiare, d.m.th mbulimi i lartë i sigurimit të depozitave, zhvillimi i sistemit të pagesave dhe mbrojtja më e fortë kreditore janë të lidhura kryesisht me përdorimin më të lartë të shërbimeve bankare në mesin e familjeve me të ardhura dhe pasuri më të larta.
5.5 AKTIVITETI KREDITOR I BANKAVE KOMERCIALE
Meqë industria bankare përbën burimin kryesor për financimin e ekonomive familjare dhe sektorit privat, autori ka analizuar kreditë për ekonomitë familjare dhe kreditë për ndërmarrjet, për të kuptuar sesa tregu bankar arrin të ndërtojë ekuilibrin afatgjatë të marrëdhënieve midis zgjerimit të kredive dhe ndikimit të tyre në sektorin real.
Për bankat me rëndësi është formimi i kapitalit në një nivel të lartë gjatë afarizmit të tyre, sepse nga vëllimi i kapitalit varet edhe rritja e kredive. Mirëpo industria bankare, para se të bëjë plasmanin e mjeteve, më parë duhet të ndajë rezervën e detyrueshme dhe të likuiditetit të përcaktuar nga BQK-ja. Mirëpo, për industrinë bankare me rëndësi është se sa do të jetë norma e ndarjes së rezervave të detyrueshme. Sa më e lartë të jetë norma e rezervës së detyrueshme aq më i ulët do të jetë edhe vëllimi i lejimit kreditor. Gjithashtu, për industrinë bankare dhe ekonominë ka rëndësi edhe niveli i kursimit të popullsisë, sepse sa më i lartë të jetë niveli i kursimeve aq më i lartë do të jetë edhe vëllimi i depozitave. Prandaj, bankat gjatë lejimit të kredive përdorin raporte të ndryshme për të përcaktuar vëllimin e kredive. Për plasmanin e potencialit kreditor të gjitha bankat përdorin raportin e kredive ndaj kapitalit dhe raportin e kredive ndaj depozitave, ndërsa vetëm një bankë nuk përdor raportin e kredive ndaj depozitave.
Që ndikimi i NVM-ve të jetë më i lartë në zhvillimin ekonomik, është e nevojshme që NVM-të të kenë qasje më të lehtë në burimet e jashtme të financimit. Të gjitha bankat (P10) janë të
139
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike
interesuara për aktivitetin huamarrës me ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ndërsa një bankë nuk është e interesuar për ndërmarrjet e mëdha dhe një për sektorin e bujqësisë (tabela 5.7).
Tabela 5.7: Interesimi për aktivitet huamarrës
|
Numri i bankave
|
Kredi për bizneset e vogla
|
7
|
Kredi për ndërmarrjet e mesme
|
7
|
Kredi për ndërmarrjet e mëdha
|
6
|
Kredi për sektorin e bujqësisë
|
6
|
Burimi: Intervista e autorit (2013)
Sipas rezultateve të pyetësorit, struktura e portfolios së kredive të paraqitura në figurën 5.1 tregon se në mesatare 82për qind e kredive janë për biznese dhe korporata, ndërsa pjesa tjetër për individët. Kreditë e lëshuara bizneseve zënë vend më të madh sesa ato të korporatave për 2pikë përqindje.
Figura 5.1: Struktura e portfolios së kredive, përqindjae shumës së kredive
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Korporata
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
40%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Biznese
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
42%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Individë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
32%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
0%
|
10%
|
20%
|
30%
|
40%
|
50%
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Do'stlaringiz bilan baham: |