Pyetje ku duhet të përqëndrohemi


METAFORAT DHE KAMPET TEORIKE



Download 249,78 Kb.
bet7/9
Sana27.06.2017
Hajmi249,78 Kb.
#16983
1   2   3   4   5   6   7   8   9

METAFORAT DHE KAMPET TEORIKE

Disa teoricienë të kurrikulës kanë argumentuar se problemet teorike burojnë nga konceptime të gabuara ose joproduktive të kurrikulës. Duein Hubner ka kërkuar që arsimtarët të ndërpresin përdorimin e gjuhës logjike-racionale që e vë theksin në efektivitetin, në objektivitetin dhe në parimet bihevioriste të të mësuarit dhe, në vend të kësaj, të përdorin një gjuhë që u kushton vëmendje politikës dhe politikave ekonomike, që ushtrojnë ndikim mbi arsimin.52 Ai dëshiron që arsimtarët të përdorin atë gjuhë që e orienton vëmendjen e tyre drejt mënyrës si t’u ofrojnë nxënësve zgjedhje në përmbajtje – për shembull, si mund ta përfshijë sa më shumë mësuesi nxënësin në kulturat botërore, me qëllim që të lartësojë vetëdijen e plotë të nxënësit? Hubner ka argumentuar se arsimtarët kanë përdorur një gjuhë që nxit më tepër kontrollin mbi nxënësit se sa lirinë e tyre.



TABELA 6-1 Vështrim i përgjithshëm i teorive që ndikojnë në fushën e kurrikulës

TEORIA
AUTORËT

LLOJI I TEORISË

BAZA KLASIKE



FUNKSIONI

Kurrikula si veprimtari sistematike, si administrim
Kurrikula si pasqyruese e etapave të zhvillimit njerëzor
Kurrikula si praksis
Kurrikula si tërësia e rezultateve të synuara të të mësuarit
Kurrikula si sisteme ndërvepruese
Kurrikula si metaforë
Kurrikula si veprimtari për qëllime sociale
Arsimi si proces, si strukturim i dijes
Arsimi si zbatim i kurrikulës
Mësimi si shndërrim

Bobit, Çarters
Djui

Macia
Xhonson

Mekdonald

Klibar, Frer


Pinar

Bruner


Olivia
Zhiru

Teoria e kurrikulës
Teoria e kurrikulës
Teoria e kurrikulës

Teoria e kurrikulës


Teoria e kurrikulës
Teoria e kurrikulës

Teoria e kurrikulës


Teoria e mësimdhënies
Teoria e mësimdhënies

Teoria e mësimdhënies



Shkencore

Shkencore

Shkencore
Shkencore

Shkencore

Humaniste
Humaniste

Shkencore

Shkencore
Shkencore


Përshkruan, shpjegon
Përshkruan, shpjegon
Udhëzon, parashkruan

Përshkruan

Përshkruan, shpjegon
Parashkruan
Parashkruan

Përshkruan, shpjegon


Shpjegon
Parashkruan, shpjegon

rishtazi, Henri Zhiru i ka nxitur arsimtarët të përdorin atë gjuhë pedagogjike që i angazhon nxënësit të zbulojnë pikëpamjet e tyre dhe të provojnë pikëpamjet e kulturave të ndryshme. Edhe ai mbron idenë e mospërdorimit të gjuhës logjike racionale, që është bindja në një përshkrim të përgjithshëm të vetëm, duke e zëvendësuar këtë me një gjuhë që pranon vetjaken, emocionalen, etiken, pasigurinë.53

Klibard sugjeron që arsimi mund të kurojë miopinë e arsimtarëve nëpërmjet përdorimit të metaforave, të ndryshme nga ato që ndikojnë sot mendimin e tyre.54 Për shkak se fushën e kurrikulës e sundon në thelb orientimi teknologjik, metaforat e fabrikës dhe të prodhimit janë të zakonshme. Klibard propozoi zëvendësimin e tyre me një metaforë që do t’i mundësonte specialistët e kurrikulës të rikonceptonin pikëpamjet për shkollën dhe kurrikulën e saj. Ai nënvizoi se disa rikonstruksionistë socialë e përdorin metaforën e kulturës si formë kapitali.

Paulo Frer e ka kritikuar metaforën e arsimit si të ngjashme me metaforën e bankës. Në këtë metaforë, arsimi paraqitet si veprim depozitues. Nxënësit janë banka, kurse mësuesi është depozituesi.55 Megjithatë, vini re që zbatimi pikë për pikë i një metafore mund të jetë i rrezikshëm. Për shembull, sipas metaforës së bankës, nxënësi vlerësohet si marrës pasiv i depozitës; roli i tij është vetëm të marrë, të mësojë përmendësh, të mbajë mend dhe të përsërisë. Për më tepër, kjo metaforë do të kërkonte që arsimtarët të sigurojnë që “kapitali kulturor” të shpërndahet e të depozitohet në mënyrë të barabartë për llogari të çdo nxënësi.

Zakonisht, njerëzit nuk mendojnë me vetëdije për sistemet konceptuale me anën e të cilave organizojnë jetën e tyre. Në shumicën e gjërave që bëjnë, ata veprojnë dhe mendojnë pak a shumë mekanikisht dhe ndjekin rrugë që janë të rehatshme për ta. Por, po të mendojnë për gjuhën e tyre, e gjejnë veten në kampe konceptuale (dhe metaforike) që organizojnë realitetet e tyre. Uilliam Pinar56 dhe Xhon Mekneil i kanë grupuar në tre kampe ata që merren me kurrikulat.57


Tradicionalistët

Tradicionalistët vlerësojnë ndihmën për zbatuesit. Ata e shohin kurrikulën si disa plane dhe e vënë theksin në procedurat e nevojshme për krijimin e këtyre planeve. Tradicionalistët merren me rolet themelore të aktorëve kryesorë të kurrikulës dhe bazat e përzgjedhjes, organizimit dhe renditjes së përmbajtjes së kurrikulës.

Midis tradicionalistëve dhe personelit të shkollës ekziston një lidhje e ngushtë. Por kjo lidhje e ngushtë i ka penguar të krijojnë mënyra të reja diskutimi për kurrikulën, gjë që do të sillte programe arsimore më produktive.58 Ndërkohë që ky orientim ndaj kurrikulës thekson rolin e përmbajtjes së organizuar, ndërmjet tradicionalistëve dhe zbatuesve në shkollë zhvillohet njëfarë diskutimi për mënyrat e reja të organizimit të kurrikulave. Diskutimet për kurrikulat e integruara, kurrikulat bazë dhe kurrikulat shkencë/teknologji/shoqëri (STS) janë tregues i këtij konceptimi dhe teorizimi të ri për kurrikulën. Disa nga përfaqësuesit e këtij kampi janë dijetarë të tillë të kurrikulës si Xhon Djui, Franklin Bobit, Ralf Tiler, Hilda Taba, Xhorxh Boshamp, Ronald Doll dhe Xhon Gudlad.

Zakonisht, tradicionalistët përfshihen në teorizimin strukturor që përqëndrohet në identifikimin e elementeve të kurrikulës dhe përcaktimin e lidhjeve ndërmjet tyre. Ky teorizim përqëndrohet në vendimet dhe vendim-marrësit (ndonjëherë të quajtur aktorë ose inxhinjerë) që planifikojnë kurrikulën. Ata që i kushtojnë vëmendje zhvillimit dhe planifikimit të kurrikulës, e vënë theksin mbi racionalitetin dhe logjikën.59

Teoricienët strukturalistë polemizojnë se praktika arsimore nuk është art, por më tepër shkencë ose, të paktën, një metodë shkencore. Ata hedhin idenë se ngjarjet kryesore që ndodhin në procesin e arsimimit, mund të identifikohen, të përshkruhen dhe, deri-diku, të kontrollohen. Frensis Klain pohon se, kur diskutojnë për kurrikulën, tradicionalistët shprehin bindjen në një proces shkencor, teknologjik dhe racional. Ata hamendësojnë se kurrikulat mund të krijohen duke zbatuar një proces të thjeshtëzuar biheviorist. Po kështu, ata mbrojnë pikëpamjen se krijimi i kurrikulës para përdorimit të saj në klasë është i mundshëm. Objektivat, përmbajtja dhe veprimtaritë mësimore mund planifikohen që më parë; për më tepër, mësuesit mund të kualifikohen për t’i zbatuar këto kurrikula në mënyrë të frytshme dhe efikase.60

Empiristët konceptualë
Shpesh këta janë hulumtues dhe/ose të orientuar drejt matjeve. Për ta, misioni parësor është angazhimi në kërkime që do të prodhojnë teorinë. Sipas tyre, njohja shkencore e sjelljes njerëzore, përfshirë kurrikulën, është e mundur. Ata pretendojnë se hulumtimi dhe teoria që buron prej tij, kanë vlerë praktike, sepse ndihmojnë që zbatuesit në shkollë të arsyetojnë veprimet e tyre. Nga ana e vet, kjo shton gjasat që ata të realizojnë objektivat tradicionalë të shkollës.

Përfaqësuesit e këtij kampi janë Benjamin Blum, Zherom Bruner, David Berliner, Xhorxh Posner, Robert Shteik dhe Herb Valberg. Të gjithë këta po eksplorojnë në mënyrë aktive zbatimin e shkencës së njohjes në hulumtimet për kurrikulën dhe procesin mësimor, si dhe në procesin e njohjes e të mësuarit. Qëllimi është të realizohet organizimi i përmbajtjes së kurrikulës dhe lëvrimi i saj në klasë.

Dorothi Huneke pohon se përfaqësuesit e kampit konceptual empirist angazhohen në teorizim të mirëfilltë.61 Veprimtaria teorike ka për synim të nxjerrë në pah cila është përmbajtja e duhur e kurrikulës. Empiristët konceptualë të përfshirë në teorizim të mirëfilltë analizojnë situatat e sotme dhe sugjerojnë alternativa për modelet e sotme të përmbajtjes dhe përvojave që përbëjnë shumicën e kurrikulave. Ata shtrojnë pyetjet: çfarë po u mësojnë mësuesit nxënësve, përse e kanë organizuar përmbajtjen e kurrikulës në këtë apo atë formë dhe si po ndikojnë tek nxënësit.

Pjesa më e madhe e empiristëve konceptualë e vënë theksin në teoritë me bazë përmbajtjen, pjesërisht sepse shumë syresh janë psikologë të orientuar drejt njohjes. Ndoshta teoria më e njohur që mbështetet tek përmbajtja është struktura e disiplinave, që diskutohet në Kreun 8. Ky orientim teorik shpjegon që dija mund të strukturohet sipas koncepteve kryesore të saj dhe këto koncepte mund të organizohen në mënyrë të tillë që të zbulojnë lidhjet kryesore. Në kurrikulën e organizuar në këtë formë, nxënësit mund t’i brendësojnë me lehtësi bazat konceptuale të dijes, duke sjellë si pasojë të kuptuarit më të thellë të saj.



Rikonceptualistët, teoricienët kritikë
Specialistët e kurrikulës të këtij kampi mbrojnë këtë pikëpamje: që të kritikojnë programet ekzistuese dhe të teorizojnë për to, drejtuesit e arsimit duhet të mbajnë njëfarë distance intelektuale dhe shkencore ndaj praktikës së kurrikulës. Të angazhohesh në teorinë rikonceptuale do të thotë të ngulësh një pykë midis teorisë dhe praktikës. Qëllimi i teorizimit nuk është përmirësimi konkret i një praktike të caktuar në një moment të caktuar, por arritja e “dijes” mbi natyrën e dukurive për të cilat shtrohen pyetje.

Përfaqësuesit e këtij kampi i nxisin mësuesit ta zhvendosin vëmendjen e tyre nga zhvillimi i kurrikulës në të kuptuarit e saj.62 Ne mund të biem dakord se tani dimë mjaft për zhvillimin e kurrikulës, por nuk mund të deklarojmë në mënyrë kategorike se dimë gjithçka që duhet të dimë për zhvillimin. Megjithatë, fusha e kurrikulës po e përqëndron një pjesë të mirë të veprimtarisë së saj në përpjekjen për të kuptuar kurrikulën, madje siç duhet. Edhe autorët e teksteve përmbledhëse si tonat janë të vetëdijshëm se ne duhet të kuptojmë si atë që bëjmë ashtu dhe hapësirën brenda së cilës funksionojmë.

Në ditët e sotme, rikonceptualistët po përqëndrohen në kritikën ndaj fushës së kurrikulës. Ata besojnë se ajo është zhytur së tepërmi në metoda praktike dhe të orientuara nga teknologjia. Ata mendojnë se të kuptuarit e vërtetë varet nga qëndrimet estetike, humaniste dhe ekzistencialiste. Përqëndrimi tek të kuptuarit e vetes e rrit vërtet vetëdijen.

Pinar duket se dallon nga rikonceptualistët e tjerë, por Xheims Mekdonald mban autorësinë e termit rikonceptualist. Mekdonald ka argumentuar se, në metodën e punës së tyre, specialistët e kurrikulës ishin të interesuar më tepër se ç’duhej ndaj logjikës dhe racionalitetit, duke shpërfillur krejtësisht estetikën e kurrikulës.63 Atyre u duhej të rikonceptonin – të kishin një tematikë të re – të ofronin një kahje të re dhe, deri diku, të hiqnin dorë nga dhënia e formulave këshilluese për lëvrimin e frytshëm të kurrikulave nga zbatuesit.

Tema e përbashkët e një pjesë të mirë të punës dhe shkrimeve të rikonceptualistëve është ajo e çlirimit. Disa njerëz, të cilët mbështeten mjaft tek ekzistencializmi dhe fenomenologjia, mendojnë që të arritja e lirisë nis brenda njeriut. Pinar i ka dhënë përparësi këtij qëndrimi në atë që ai e quan teoria autobiografike.64 Kjo teori përfshihet në kurrere. Kurrere “ka të bëjë me një përvojë ekzistenciale brenda strukturave institucionale. Kurrere është një strategji e sajuar për të shfaqur përvojat, me qëllim që të shohim më shumë dhe më qartë.” Kjo metodë përdor vetë-analizën. Nëpërmjet kësaj metode, nxënësit hulumtojnë reagimet e tyre ndaj jetës dhe, për rrjedhojë, ndaj situatave arsimore.65

Metoda përfshin (1) kujtesën dhe përshkrimin e së shkuarës dhe pastaj analizën e lidhjes psiqike të saj me të tashmen, hapi regresiv; (2) përshkrimin e të ardhmes së përfytyruar dhe përcaktimin e lidhjes së saj me të sotmen, hapi progresiv; dhe (3) vendosjen e të kuptuarit analitik të arsimimit në kontekstin kulturor dhe politik të tij, hapi analitik. Duke u angazhuar në këta tre hapa, njeriu realizon një të mësuar tepër vetjak dhe të përveçëm. Pinar pohon se ky është hapi i katërt, hapi sintetik. Individëve u nevojitet një metodë mbi përpunimin e përvojave të tyre, me qëllim që t’u nxjerrin kuptimin dhe të kontrollojnë jetën e tyre.66 Teoria autobiografike është vërtet udhërrëfim, jo aq për krijimin e kurrikulave, se sa një hartë që tregon se si mund ose, më tepër, si duhet të provohet ndjehet kurrikula.

Tema e çlirimit e largon një pjesë të mirë të teorizimit të kurrikulës për hir të kurrikulës. Në vend të kësaj, ajo përqëndrohet në sferat politike dhe sociale brenda të cilave njerëzit provojnë kurrikula të veçanta. Ky teorizim për sferat sociale dhe politike e lidh teorizimin për kurrikulën me bazat sociale të saj. Madje, interesat e përfaqësuesve si Majkëll Epëll, Paulo Frer dhe Henri Zhiru, që përqëndrohen në dinamikën e pushtetit, kontrollit dhe ndikimit, janë kryesisht të kampit politik e social. Pyetja e tyre se kush përgjigjet për sistemin arsimor dhe për çfarë qëllimi, ka më tepër karakter politik. Të gjitha pyetjet e tyre janë politike: “Kush e kontrollon llojin e njohurive që duhet të mësohen në shkollë? Kush e kontrollon sasinë e njohurive që do t’u jepet grupeve të ndryshme të nxënësve? Kush i formulon kriteret që përcaktojnë suksesin? Këta teoricienë dëshirojnë ta çlirojnë shkollën nga institucioni politik dhe ekonomik. Ata i mendojnë shkollat e sotme si diktuese dhe jo reaguese ndaj kohërave që po evoluojnë.

Shumë nga këta rikonceptualistë mbështeten në teorinë kritike. Pikësynimi kryesor i teorisë kritike është aftësimi i njerëzve për t’u thelluar dhe për të kritikuar strukturën klasore social-ekonomike ekzistuese dhe si shërben kurrikula për ruajtjen e kësaj strukture. Kjo teori mbështetet tek marksizmi dhe teoritë neo-marksiste. Robert Jang nënvizon se teoricienët e hershëm kritikë na kërkonin ta shohim shkollimin si pjesë të rendit më të gjerë social. Për shembull, Marksi e shihte rendin social si shtypës për punëtorët dhe si krijues të një klase të ulët – që ai e quajti proletariat. Qëllimi i arsimit ishte t’i ndërgjegjësonte punëtorët për shtypjen që u bëhej dhe ta përdornin arsimin për ta hequr qafe këtë shtypje.67 Shumë nga rikonceptualistë e hershëm, si Xhorxh Kaunts dhe Harold Rag, e përfytyruan rendin social si diskriminues dhe shtypës ndaj masave të varfëra dhe klasës punëtore. Kërkesa për flakjen tutje të shtypjes, kërkesa për çlirim ose emancipim, vazhdon edhe në radhët e teoricienëve të sotëm kritikë.

Për teoricienin kritik, çlirim ose emancipim do të thotë çlirim i vetes nga ideologjia e rregullave, bindjeve dhe mënyrave të sotme të veprimit. Ai e përdor teorinë për t’i bërë njerëzit të thellohen në lidhje me situatën e sotme, dhe të ndërgjegjësohen se ajo ka nevojë për ndryshim. Njerëzit duhet të organizohen në shoqëri, me qëllim që të kenë forcën të krijojnë botë dhe shoqëri të reja. Kurrikula duhet t’u japë nxënësve autoritetin e duhur për të vënë në diskutim vlerat e skenës së sotme sociale dhe politike. Ata duhet të analizojnë realitetin e sotëm dhe pastaj të thellohen në ato bindje dhe ide që ndihmojnë në jetën e tyre.

Teoricienët kritikë polemizojnë se vendi i individëve në shoqëri nuk është pasojë e zgjedhjeve të lira të tyre, por më tepër e veprimeve të kryera nga elita ekonomike që kontrollon ekonominë tonë konkurruese. Teoricienët kritikë argumentojnë se, në sistemin tonë tejet kapitalist, njerëzit skllavërohen. Njerëzit përpiqen të fitojnë certifikata pa kuptim, aq sa më shumë interesohen për këtë dokument se sa për inteligjencën. Për shembull, nxënësve u intereson më shumë të marrin provimet se sa të fitojnë njohuri. Sistemi na detyron të bëhemi marrës pasivë shpërblimesh. Teoricienët kritikë dëshirojnë ta përdorin teorinë për të mundësuar zhvillimin e kurrikulës dhe krijimin e programeve që do t’i çlirojnë nxënësit nga kjo formë ekzistence. Qëllimi kryesor është të ndërgjegjësohen nxënësit plotësisht për vetveten dhe faktin se, që të lejojë lirinë individuale dhe lirinë kolektive, shoqëria duhet ndryshuar.68

Teoricienët kritikë i këshillojnë njerëzit të mos ndërgjegjësohen vetëm për prangat ekonomike të tyre. Përvojat kurrikulare duhet të zhvillojnë tek nxënësit ndërgjegjësimin për vetveten si qenie shoqërore. Me këtë në mendje, nxënësit do të bëhen të vetvetishëm se pikëpamjet e tyre politike, bindjet e tyre fetare, kuptimi i roleve gjinore, madje edhe pikëpamjet e tyre për natyrën e kuptimit, përcaktohen nga këndvështrimet mbizotëruese.69 Ndërgjegjësimi për mënyrën si ndikojnë këto këndvështrime mbizotëruese do të ushqejë dëshirat për ndryshim, për t’u bërë të përgjegjshëm për veten, për të ndryshuar pikëpamjet lidhur me atë se çdo të thotë të jesh njeri që jeton në marrëdhënie të ngushta me të tjerët. Duke mësuar si e kufizon këndvështrimi mbizotërues potencialin e tyre, nxënësit do të bëhen të aftë të ndërtojnë strategji për çlirimin e tyre.

Teoricienët kritikë nuk pretendojnë për objektivitet, as dalin me flamurin e asnjanësisë. Në të vërtetë, “reagimi i tyre ndaj botës së sotme” është mjaft negativ. Teoricienët kritikë “ngjiren” për vlerat dhe qëllimet e tyre. Ata punojnë dhe shkruajnë për mënyrat e arritjes së një arsimi që do të çrrënjosë pabarazinë sociale, lënien jashtë vëmendjes të grupeve dhe vuajtjet e të shtypurve.70 Thirrja e njëzëshme e tyre duket se është “raca, klasa dhe gjinia.” Teoricienët kritikë e përdorin teorinë si recetë dhe udhëheqje. Shpesh ata i shfrytëzojnë qëndrimet teorike të tyre për të shfuqizuar pikëpamjet kundërshtare. Në një kuptim, ata kanë rënë në kurthin e përshkrimit gjithëpërfshirës të tyre, duke e parë botën vetëm nga një pikënisje e caktuar politike.

Krahas teorisë kritike, në mos një aspekt i saj, radhitet teoria feministe. Teoricienët feministë thellohen dhe hipotetizojnë për shpërfilljen dhe pabarazitë që gratë përjetojnë në jetë dhe në shoqëri. Ata shprehin idetë e tyre përse ndodh kështu dhe si mund të çlirohen gratë nga modelet e shtypjes. Teoria feministe synon ta bëjë botën më të mirë për gratë. Teoricienëve u kërkohet të udhëzojnë një politikë emancipuese për gratë dhe të tjerët.71

Sigurisht, politika emancipuese e drejton vëmendjen tonë në themelin social-politik. Përgjigjet e pyetjeve të shtruara nga feministët kërkojnë daljen jashtë çështjeve të tilla si çfarë është kurrikula dhe si ta organizojmë. Pyetjet kanë të bëjnë me çështje të tilla si kush e kontrollon përmbajtjen e kurrikulës dhe për çfarë qëllimi. Si përshkruhen gratë në kurrikul? Kush ka mundësinë e përfitimit nga lëndët e privilegjuara të kurrikulës?

Disa feministë mbrojnë pikëpamjen se, nëse teoria feministe është sintezë sistematike e studimeve të ndryshme feministe, që zbulojnë qartë pabarazinë gjinore dhe forma të tjera të diskriminimit, qëllimi i teorisë feministe është hedhja e themeleve për krijimin e teorive ose të teorisë së drejtësisë.72 Duke qenë përfaqësues të arsimit dhe veçanërisht të kurrikulës, ky përqëndrim tek drejtësia do të na kërkojë të thellohemi në bazat tona filozofike dhe social-politike.

Ashtu si teoricienët kritikë, feministët interesohen për emancipimin e shoqërisë dhe të shkollave të saj, të cilat në thelb shihen nga një këndvështrim negativ. Ky është emancipim që nuk dhurohet por fitohet. Sipas Marilin Frait, akti i parë dhe më themelor i emancipimit feminist ishte ushtrimi nga vetë feministët i autoritetit të perceptimit të situatave të tyre në një botë që i përfshinte dhe i përjashtonte. Në njohjen e këtij autoriteti, feministët zbuluan qëndrime të përbashkëta në përvojat dhe perceptimet e grave. Feministët iu drejtuan zërit të përvojës dhe njohjes perceptuale të grave, si mjet për rishkrimin dhe rikrijimin e jetës. Duke analizuar këtë akumulim të përvojave të grave dhe duke u mbështetur në to, teoricienët feministë po përpiqen dhe po korrin sukses në krijimin e teorive që trajtojnë pabarazitë e perceptuara. Siç nënvizon Frai, “ajo që po arrijmë është rimetaforizimi i botës.”73

Ideja e krijimit të metaforave të reja të jetës zbatohet edhe në sferat e kurrikulës. Mënyrat e ndryshme të vështrimit të kurrikulës ndikojnë në teorizimin rreth saj. Pinar vazhdon ende me idenë e metaforave të ndryshme, që ndikojnë në mendimin tonë. Por ai nuk është i vetëm. Autorët e këtij teksti shpesh e mendojnë kurrikulën si skenën teatrale ku u jepet jetë shkrimeve të kuptimta që i angazhojnë spektatorët nxënës në procesin e të mësuarit. Megjithatë, Pinar sugjeron që, krahas mendimit se kurrikula është një tekst autobiografik-biografik, siç është diskutuar tashmë shkurtimisht, do të bënim mirë po ta mendonim kurrikulën edhe si tekst politik, tekst racor, tekst gjinor, tekst postmodern, tekst estetik, tekst teologjik dhe tekst institucional. Sigurisht, mbrojtësit e teorisë kritike dhe të teorisë feministe kanë bindjen e fortë se kurrikula është tekst politik dhe tekst gjinor. Duke e parë kurrikulën si teatër, ne e zbulojmë kurrikulën edhe si tekst estetik. Megjithëse nuk ka teori për secilin prej këtyre vlerësimeve metaforike, të paktën dialogu teorik zhvillohet.

Postmodernistët
Teoria që kurrika është përbërje tekstesh të ndryshme, i përshtatet mirë postmodernizmit. Postmodernizmi mund të interpretohet si një epokë apo qëndrim, ose qëndrim brenda një epoke. Në të ekziston njëfarë ngurrimi për të pranuar ndonjë mënyre të vështrimit të botës e të jetës. Postmodernistët mbrojnë idenë se, për interpretimin ose teorizimin e kurrikulës, nuk ka një rrugë të vetme. Përshkrimi i përgjithshëm ose madhor nuk ekziston. Asnjë paradigmë nuk është sunduese. Asnjë pikëpamje për kurrikulën nuk mund të quhet absolute. Kurrikula nuk është thjesht një gjë. Teorizimi për kurrikulën nuk mund të shihet si hipotetizim i përpiktë dhe sistematik, as si testim hipotezash.

Vështirësia e hedhjes në letër të një përkufizimi të postmodernizmit është se kjo gjë e tkurr përkufizimin. Lidhur me përkufizimin e postmodernizmit, madje edhe nëse ai ekziston në të vërtetë, ka dhe duhet të ketë mjaft debat. Për specialistët e kurrikulës do të ishte e volitshme ta konceptonin postmodernizmin si tentativë për të pranuar, e mandej për të kuptuar, natyrat në shndërrim, në lindje dhe në ndërlikim të realitetit, në rastin tonë të kurrikulës dhe të konteksteve të saj. Modernizmi, që lindi në periudhën e Iluminizmit, e pranon botën si një makinë mekanike që mund të njihet. Postmodernizmi e përkufizon botën si në lindje, në shndërrim, kaotike, të hapur dhe ndërvepruese. Ajo është një botë në vazhdimësi. Për ne kurrikula lind dhe asnjëherë nuk mund të venitet.

Termat e rinj, konceptet e reja dhe paradigmat e reja po tërheqin pasues të rinj. Në radhët e zbatuesve, diskutimi për postmodernizmin nuk është i zakonshëm. Madje, me shkrimet dhe bisedat e tyre, shumë specialistë të kurrikulës e kanë etiketuar veten si postmodernistë. Ndërsa disa lloje hibridësh ose disa teoricienë e identifikojnë veten me feministët postmodernistë ose teoricienët kritikë postmodernistë. Ky hibridizim është produktiv, pasi sfidon mënyrat tona të të menduarit dhe na ngjall emocionet e realizimit të ideve të reja, të mënyrave të reja të mendimit e të veprimit. Postmodernizmi është epoka e lindjeve të vazhdueshme, e rendeve të reja që dalin nga “çorba” e kaosit.

Termi postmodernizëm po përfshihet gjithnjë e më tepër në titujt e librave të kurrikulës. Uilliam Doll ka shkruajtur për këndvështrimin postmodern të kurrikulës.74 Patrik Slateri ka shkruar për zhvillimin e kurrikulës në epokën postmoderne.75 Majkëll Peters ka redaktuar një tekst që merret me arsimin dhe gjendjen postmoderne.76 Ndokush mund të mendonte se këta teoricienë kundërshtojnë modernizmin. Sidoqoftë, ata që janë përfshirë në punën dhe veprimtarinë me kurrikulat do të bënin mirë ta mendonin postmodernizmin si një lëvizje për nxitjen dhe zgjerimin e pluralizmit dhe shmangien e ortodoksisë që disa e kanë përkufizuar si vula e modernizmit. Çarls Xhenks pohon se postmodernizmi nuk është kundërshtar i modernizmit; më tepër ai është vazhdim i modernizmit dhe tejkalim i tij.77

Postmodernizmi përqëndrohet tek pluralizmi dhe e vë theksin në përzjerjen e gjinive, në krijimin e lëndëve hibride, në pranimin e dallimeve dhe në pranimin e pikëpamjeve të ndryshme të auditorëve. Dhe gjithë kjo larmi bëhet edhe më nxitëse, më e ndërlikuar dhe më dinamike, pasi çdo gjë mund të kundërshtohet. Asgjë nuk është e shenjtë, asnjë ide nuk është e përjashtuar nga kundërshtimi dhe asnjë kurrikul nuk është e përjetshme.78

Postmodernizmi është një qëllim hibridizues, këputje e filleve të njohjes dhe konteksteve kulturore të saj. Ai është edhe riendje e pandërprerë e këtyre filleve – një petk që thuret, punohet, “shkepet”, shkolitet dhe thuret e punohet përsëri.79 David Harvei nënvizon se më i habitshëm për ne është “pranimi plotësisht i jetëshkurtësisë, mosvazhdimësisë, copëzimit dhe kaotikes” nga ana e postmodernizmit.80 Kudo sundon kaosi! Sipas Harveit, Fukolti na udhëzon të “zhvillojmë veprimin, mendimin dhe dëshirat nëpërmjet shtimit, bashkërenditjes dhe veçimit ... për të parapëlqyer atë që është pozitive dhe e shumëllojtë, ndryshimin kundrejt njëtrajtshmërisë, ndarjen kundrejt bashkimeve, organizimet e lëvizshme kundrejt sistemeve.”81 Në kuptimin ideal, arsimtarët duhet të thellohen në mënyrën e ndezjes së “shkëndijave” dhe ndriçimit të të kuptuarit, të cilat do të udhëheqin veprimet për kurrikulën.

Në thelb, postmodernizmi është mospranim i asnjë lloj paraqitjeje të njësuar të botës. Strukturë ose përshkrim i gjithanshëm, që të shpjegojë gjithçka për jetën dhe botën që e mbështet, atë nuk ka. Realitetet nuk janë lidhje të vendosura njëherë e përgjithmonë; më tepër ato janë copëza në ndryshim e lëvizje të përhershme.82 Asnjë sistem nuk qëndron i mbyllur në vetvete, për t’u zbuluar dhe pastaj për t’u kuptuar. Ta besosh këtë do të thotë të pranosh pikëpamjen e modernizmit dhe pikëpamjen e ngjashme të strukturalizmit. Asnjë strukturë themelore nuk është e pandryshueshme.83 Në lidhje me hartimin e kurrikulës, kjo do të thotë që strukturë bazë e të pandryshueshme disiplinash nuk ka. Disiplinat e dijes, nga të cilat buron një pjesë e mirë e kurrikulës, janë në shndërrim e sipër. Postmodernistët u veshin poststrukturalistëve edhe pikëpamjen se nuk ekziston asnjë strukturë themelore dhe se “lënda” e realitetit po kalon një proces ndarjeje dhe ribashkimi, duke dhënë gërshetime të reja.84 Një pjesë e mirë e diskutimeve për poststrukturalizmin trajton gjuhën, si arrijmë ta krijojmë dhe kuptojmë atë. Megjithëse shumë zbatues në arsim mund ta mendojnë gjuhën si pa interes për klasën ku zhvillohet mësimi, thellimi në çështjen çfarë është gjuha, ka rëndësi, për faktin se kurrikula shprehet dhe ruhet në formë simbolike, siç është gjuha, dhe mësohet nëpërmjet saj.

Modernistët besojnë se midis asaj që thuhet (të shprehurës ose mesazhit) dhe mënyrës se si thuhet (përçuesit ose mjetit), ka një lidhje të fortë e të identifikueshme. Në një kuptim, kur diskuton për një mal, mësuesi flet për diçka reale. Me t’u vendosur, lidhjet bëhen të qëndrueshme. Poststrukturalistët dhe postmodernistët (ndoshta mund t’i vlerësojmë njësoj) besojnë se këto lidhje midis realitetit, gjuhës dhe mënyrës në të cilën ndodh të folurit janë në ndryshueshmëri të vazhdueshme; kuptimi është në një proces gërshetimesh të reja. Konceptet e diskutuara janë në riformim e sipër nga vetë akti i diskutimit. Asnjë kuptim nuk është i ngulitur përfundimisht. Ne ndërtojmë kuptimin; krijojmë tekstin. Lexuesit e zbërthejnë tekstin, me qëllim që të rindërtojnë kuptimin individual të tekstit nga ana e tyre.85

Po t’i mendojmë kurrikulat si lloje tekstesh, ndërsa pedagogjinë si lloj gjuhe, teorizimi për poststrukturalizmin brenda postmodernizmit bëhet i rëndësishëm. Sigurisht, rezultatet e këtij teorizimi nuk është e nevojshme t’i pranojmë si përfundimtare. Në të vërtetë, postmodernisti do të këmbëngulte që ne duhet të mbetemi të hapur ndaj kundërshtimit që u bëhet pozitave tona “të parapëlqyera”, madje edhe ndaj “largimit” nga këto argumente dhe qëndrime, që i mbajmë si të shtrenjta. Nëse nuk kemi vullnetin për ta bërë këtë, atëherë kemi pranuar mundësinë e përshkrimit të përgjithshëm ose gjithëpërfshirës dhe jemi bërë viktima të ideologjisë sonë. Kështu, ne kemi sabotuar kërkimin e vazhdueshëm për gjetjen e kuptimit dhe dobisë së tij.

Ne duhet të angazhohemi në zbërthimin e pandërprerë të botës sonë dhe të botës së kurrikulës. Kjo nuk do të thotë shpërbërje. Kjo do të thotë angazhim në një mënyrë të menduari, dhe jo thjesht pranim i një filozofie të veçantë që na lejon të shohim brenda një teksti për një tekst tjetër, të shkrijmë një tekst në një tjetër dhe/ose të krijojmë një tekst krej të ri nga tekstet e disponueshme.86

Një pjesë e mirë e “bisedës” së sotme teorike mund të kuptohet plotësisht nëse kurrikulën e mendojmë si tekste të ndryshme, kulturën si një numër tekstesh që ndikojnë tek njëri-tjetri dhe krijojnë tekste të reja, ndërsa politikën si tekste të larmishme që konkurrojnë për të tërhequr vëmendjen. Disa mbrojnë idenë se njerëzit që mbështesin dhe krijojnë tekste të ndryshme, bashkëveprojnë dhe kundërshtojnë njëri-tjetrin. Jo vetëm kaq, vetë tekstet që ndërthuren, kanë jetën e tyre.87

Një pjesë e mirë e dialogut teorik brenda kampit postmodernist na bën t’i shohim bazat e kurrikulës me një sy tjetër. Bazat nuk janë statike; as të ndara. Thellimi ynë në çështjet e kurrikulës duhet të mbështetet në thurjen dhe rithurjen e të kuptuarit të këtyre bazave nga ana jonë. Siç nënvizon Slateri,


... në epokën postmoderne, kurrikula e vë theksin në ligjëratat që zhvillojnë më tepër të kuptuarit e ndikimit kulturor, historik, politik, ekologjik, estetik, teologjik dhe autobiografik të kurrikulës mbi kushtet njerëzore, strukturat sociale dhe ekosferën. Ajo thekson më pak planifikimin, modelimin, zbatimin dhe vlerësimin e informacionit të parëndësishëm e të atyre veprimtarive të shkollimit, që janë pa domethënie dhe asnjanëse në vlera.88
Çfarë duhet të mësoj të hënën? Kjo pyetje nuk ka qenë kurrë më sfiduese. Por në çdo kohë përgjigja e pyetjes tonë ka të ngjarë, në të vërtetë duhet, të ndryshojë me vazhdimin e dinamikës së përgjithshme të jetës. Të kuptuarit teorik dhe filozofik të gjithë sferave të jetës nuk ka qenë asnjëherë kaq qendror në punën për kurrikulën.



Download 249,78 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish