Pyetje ku duhet të përqëndrohemi


Burimet e teorisë së kurrikulës



Download 249,78 Kb.
bet3/9
Sana27.06.2017
Hajmi249,78 Kb.
#16983
1   2   3   4   5   6   7   8   9

Burimet e teorisë së kurrikulës

Në kumtesën e tij të njohur mbi kurrikulën, Zhozef Svab pohonte se nuk ka patur teori të kurrikulës dhe nuk e përdornim kohën me mençuri, kur përpiqeshim ta zhvillonim këtë teori.15 Megjithë përfundimin e studiuesit Shvab, në ideimin, krijimin dhe administrimin e kurrikulës shfrytëzohen një sërë teorish dhe orientimesh teorike. Megjithatë, shumë nga këto teori janë zhvilluar duke shfrytëzuar më tepër fusha të tjera studimore se sa vetë fushën e kurrikulës. Sfida e specialistëve të kurrikulës është të përcaktojnë pikërisht cili aspekt i fushës së kurrikulës duhet përpunuar. Ideja jonë është se specialistët e kurrikulës duhet të angazhohen në teorizimin për hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës.

Thellimi në natyrën e hartimit të kurrikulës mbështetet kryesisht në bazat filozofike. Shpesh pohimet që bëjmë për natyrën e dijes dhe të realitetit, ndikohen nga pikëpamjet tona filozofike. Edhe individët e interesuar në krijimin e kurrikulave për rritjen cilësore të jetës së nxënësve, mbështeten në prirje filozofike. Teoria kritike, që do të diskutohet më pas, sigurisht trajton cilësinë e jetës së nxënësve. Ndërkohë, teoria që niset nga një interpretim i caktuar i realitetit dhe i nxit njerëzit në vetë-reflektim, me qëllim që ata të ndryshojnë këndvështrimin e tyre mbi botën shoqërore e politike, është në thelb teori social-politike. Kjo teori ka të bëjë me interpretimin e botës shoqërore dhe ndihmon të kuptuarit e kurrikulës dhe të pedagogjisë në mënyra që shërbejnë për “emancipimin” e nxënësve.

Teoria kritike është e orientuar nga vlerat dhe ndikohet së tepërmi nga bazat filozofike. Allan Glatthorn nënvizon se shumë nga teoricienët e orientuar drejt vlerave përpiqen të na bëjnë sa më të ndërgjegjshëm për çështjet arsimore.16 Ata na nxisin të shqyrtojmë dhe të thellohemi në vlerat që formojnë bazat e programeve tona arsimore. Për shumë çështje, këta teoricienë mbështeten si në kampet filozofike ashtu dhe në teorinë politike.

Njerëzit e përfshirë në zhvillimin e kurrikulës mbështeten në shumë teori që s’kanë të bëjnë me kurrikulën e mirëfilltë. Ata i shfrytëzojnë këto teori për t’u orientuar në veprimet e tyre ose për të shpjeguar dukuri të caktuara. Në planifikimin e zhvillimit të kurrikulës mund të shfrytëzojmë mjaft teori të ndryshimit. Edhe teoritë e sjelljes në grup ndikojnë në zhvillimin e kurrikulës. Zakonisht, teoritë që mund të shqyrtojmë kur planifikojmë zhvillimin e kurrikulës, mbështeten në logjikë dhe në renditje etapash ose fazash.

Shumica e teorive janë ende tradicionale, domethënë, mbështeten në fusha mjaft të njohura të hulumtimit dhe të dijes. Megjithatë, Frensis Klain vë në dukje se në fushën e teorizimit për kurrikulën po hyjnë gjëra të reja. Por, megjithë këtë, pjesa më e madhe e specialistëve të kurrikulës duket se bien dakord për dy çështje. Së pari, ata pranojnë që kurrikula ka rëndësi themelore për mësuesit dhe nxënësit dhe për natyrën e mësimdhënies e të mësuarit. Së dyti, zhvillimi i kurrikulës ndikohet së tepërmi nga vlerat që sjellim në këtë proces.17

E përbashkëta e njerëzve që përdorin baza alternative në teorizimin për kurrikulën është se ata nuk janë të kënaqur me mendimin tradicional për kurrikulën ose krijimin e saj. Shumë nga këta teoricienë të kurrikulës nisen nga bindje dhe vlera thelbësisht të ndryshme për kurrikulën. Shpesh përfytyrimet e tyre për të ardhmen e shkollës e të kurrikulës shmangen së tepërmi nga ato të specialistëve tradicionalë të kurrikulës. Shumë i marrin argumentet e tyre nga disa fusha të cilat deri kohët e fundit nuk janë vlerësuar me vend në mendimin arsimor, fusha të tilla si arti, fenomenologjia, psikoanaliza, letërsia, teoria kritike dhe filozofia neomarksiste.18


BAZAT KLASIKE TË TEORIZIMIT PËR KURRIKULËN

Ndërkohë që brenda mënyrave alternative të teorizimit zhvillohet një veprimtari e dendur, disa specialistë kurrikulash ende e ndajnë teorinë në shkencore ose humaniste. E rëndësishme është të mos e pranojmë qëndrimin o kështu-o ashtu lidhur me teorinë shkencore ose teorinë humaniste. Të dyja kanë vlerë pasi na ndihmojnë të punojmë brenda fushës së kurrikulës.




Teoria shkencore

Në shekullin e njëzetë, shkencëtarët e shkencave të natyrës kanë bërë përparime të mëdha në lëmin e tyre të diturisë, kryesisht në sajë të shfrytëzimit gjerësisht të asaj që quhet teori shkencore. Në mjaft raste, teorisë shkencore i është dhënë statusi i shembullit që duhet zbatuar në formimin dhe formulimin e teorisë.

Brenda shkencave të natyrës, termi teori përfshin ndonjëherë tërësinë e tezave të nxjerra në mënyrë logjike nga gjetjet empirike. Këto përgjithësime u përmbahen fakteve të ndryshme, ligjeve ose hipotezave që lidhen me njëra-tjetrën në mënyrë sistematike dhe formojnë një të tërë – një entitet. Prandaj, teoria shkencore përbëhet nga fakte, ligje ose hipoteza të përgjithshme të lidhura me njëra-tjetrën.

Ndoshta përkufizimi më i pranuar i teorisë shkencore jepet nga Herbert Figël dhe përfshin “tërësinë e hipotezave nga të cilat, nëpërmjet procedurave krejtësisht logjiko-matematikore, mund të nxirret një tërësi më e gjerë ligjesh empirike. Teoria mundëson shpjegimin e këtyre ligjeve empirike dhe njëson1 përmbajtjen.”19

Sipas këtij përkufizimi, teoria është një grup pohimesh të lidhura në mënyrë logjike, që përgjithësojnë dhe shpjegojnë raste të veçanta. Në shpjegimet që u bën rasteve të ndryshme, teoria njëson morinë e të dhënave dhe të tezave që kanë të bëjnë me to.

Fred Kerlinger pohon se qëllimi themelor i shkencës është teoria, domethënë, qëllimi i shkencës është të identifikojë pohimet bazë që shpjegojnë ngjarjet natyrore. Ai nënvizon se teoritë janë shpjegime të përgjithshme që i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë dukuritë e studiuara.20 Në vend që të tentojnë të shpjegojnë çdo ngjarje në veçanti, të themi, sjelljen e nxënësve në një veprimtari, shkencëtarët formulojnë pohime të përgjithshme për shumë ngjarje ose sjellje të ngjashme, me qëllim që të mund të bëjnë lidhjen ndërmjet tyre. Në vend që të përshkruante se si fëmijë të ndryshëm e zgjidhën një problem të caktuar shkencor, teoricieni do të nxirrte nga vëzhgimet e tij një shpjegim të përgjithshëm të shumicës ose të gjitha llojeve të zgjidhjes së problemeve. Pastaj hulumtuesi do ta paraqiste këtë pohim të përgjithshëm si teori të zgjidhjes së problemeve.





Download 249,78 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish