Pyetje ku duhet të përqëndrohemi



Download 249,78 Kb.
bet6/9
Sana27.06.2017
Hajmi249,78 Kb.
#16983
1   2   3   4   5   6   7   8   9

TEORIA E KURRIKULËS

Sipas përkufizimit tonë, teoria është një tërësi pohimesh të formuluara në mënyrë të tillë që ajo të përdoret si mjet komunikimi ndërmjet njerëzve dhe si udhërrëfyese për ata që dëshirojnë të studiojnë fushën e kurrikulës.

Sfida e specialistëve të kurrikulës është t’i japin njëfarë kuptimi ndërlikueshmërisë së fushës së kurrikulës dhe të përcaktojnë nëse duhet të krijojnë teorinë ose teoritë e tyre për kurrikulën, të huazojnë teori nga disiplina të tjera – siç janë psikologjia, sociologjia, antropologjia dhe filozofia – apo t’i bëjnë të dyja. Krijimi i një teorie të vetme të kurrikulës, që do të përshkruante dhe, më e rëndësishmja, do të shpjegonte kurrikulën, është ndoshta një objektiv jorealist; kurrikula mbulon një numër tepër të madh aspektesh të arsimit.

Teoria e kurrikulës ka qenë tema e diskutimeve dhe në qendër të vëmendjes së shumë njerëzve që janë marrë me kurrikulën. Edhe në vitet e hershme, kur fusha e kurrikulës po fitonte identitet dhe po hidhte shtat, specialistët e kurrikulës i kushtonin vëmendje formimit të një baze teorike.




Teoria e hershme e kurrikulës

Botimi i librit Kurrikula, vepër e dijetarit Franklin Bobit, mund të citohet ndoshta si pikënisja e teorizimit mbi kurrikulën. Ai përfaqësonte edhe një ndër librat e hershëm të teorizimit shkencor. Bobit i nxiste kolegët e tij arsimtarë që, në drejtimin dhe funksionimin e arsimit, të përfitonin nga teknologjia e re. Ai kishte bindjen e fortë se parimet e administrimit dhe zbatimi i teorisë mund t’i ndihmonin arsimtarët të ishin më të përpiktë e të frytshëm në krijimin dhe zbatimin e programeve.37

Shumë njerëz mendonin se teoria shkencore kishte cilësinë e të qenit objektive. Teoria mund të shërbente për të përshkruar e shpjeguar atë që ekziston. Teoria e dukurive i lejonte arsimtarët të parashikonin pasojat e vënies në veprim të dukurive të caktuara.

Mjaft zbulime në testim dhe statistika i pajisën me mjete të reja ata që dëshironin të angazhoheshin në ndërtimin e teorisë. Këto mjete u krijuan atyre mundësinë të administrojnë të dhënat e mbledhura në mënyrë më të përpiktë. Në veprimtarinë e tyre, njerëzit e angazhuar në teorinë e kurrikulës udhëhiqeshin nga konteksti i kohëve. Pikërisht kështu ndodhi edhe me dijetarët Bobit dhe Çarters, të cilët ishin të dy ekspertë në fushën e hulumtimit dhe vlerësimit. Këta teoricienë e lidhën idenë e analizës së veprimtarisë me formulimin e vendimeve për kurrikulën. Ideja ishte të bashkëlidheshin objektivat e lëndës me veprimtari të posaçme – me detyrat dhe shprehitë që duhej të mësonin nxënësit për t’u përgatitur për jetën e pavarur. Sado të shumta të ishin këto veprimtari, arsimtarët duhej të merrnin vendime rreth veprimtarive mbi të cilat duhej vënë theksi në shkolla.38

Gjatë viteve të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe viteve të para të shekullit të njëzetë, Djui u angazhua në krijimin e një teorie të kurrikulës. Megjithëse Djui mund të mos e ketë vlerësuar veprën e tij si teori të kurrikulës, por më tepër si shkencë të arsimit, prapëseprapë ajo ka vlerë për teoricienët e kurrikulës.39 Teoria e Djuit niset nga nocioni se etapat e përgjithshme të zhvillimit të individit dhe zhvillimit të racës njerëzore janë të përafërta. Teoria e tij përpiqet të tregojë lidhjet ndërmjet shkollave dhe shoqërisë, dhe aspektet e ndryshme të përvojës dhe arsimit, që kanë të bëjnë me nxënësin.40

Djui i nxiste arsimtarët t’i lidhnin njohuritë e kurrikulës me përvojat njerëzore të rëndësishme për fëmijët; për më tepër, ai këmbëngulte që fëmijët e provojnë dijen nëpërmjet veprimtarive të ndryshme. Kurrikula e përqëndruar tek përvoja, që diskutohet edhe në Kreun 8, një pjesë të mirë të mbështetjes teorike të saj e bazoi tek kjo “teori” e dhënë nga Djui. Ajo u bë edhe burim i lindjes së lëvizjes për veprimtarinë kurrikulare. Madje, në shkollën fillore eksperimentale të tij në Universitetin e Çikagos, Djui u përpoq të riprodhonte kushtet konkrete të jetës shoqërore. Duke u përfshirë në veprimtaritë përkatëse në shkolla, fëmijët mësonin për mënyrën se si njerëzit e përpunonin mjedisin rreth tyre.

Arsimtarët mund të pyesin fare mirë: meqenëse njerëz të tillë si Bobit dhe Çarters e vështronin kurrikulën nga qëndrime të ndryshme teorike, kurse Djui u përpoq ta testonte teorinë në shkollën e tij, atëherë përse mbeti e pazhvilluar teoria e kurrikulës?41 Ndoshta sepse arsimtarët më shumë kanë “folur” për lojën e teorisë se sa e kanë “interpretuar” atë.


Teoria në mesin e shekullit të njëzetë

Një pjesë e mirë e dialogut për kurrikulën nuk u mor me teorinë për hir të teorisë. Megjithatë, në vitet 1940, shkrimet për kurrikulën filluan të diskutojnë konkretisht për teorinë. Diskutimi i parë madhor mbi këtë temë u krye në Universitetin e Çikagos në vitin 1947. Pjesëmarrësit e ndryshëm në këtë konferencë formuluan një kumtesë ku trajtohej teoria e kurrikulës, por takimi nuk doli me ndonjë teori të veçantë për kurrikulën. Gjithësesi, kur dolën në formën e një monografie pas tre vjetësh, kumtesat përfundonin me këtë sfidë: në përpjekje të mëtejshme për nxitjen e komunikimit ndërmjet grupeve të të interesuarve dhe për zhvillimin e një teorie më të plotë, mund t’i kushtohej më shumë kohë përshkrimit të natyrës së kësaj teorie, detyrave, përmbajtjes, testeve dhe përdorimeve të saj.”42

Disa mund të argumentojnë se Tiler u përball me këtë sfidë në parashtrimin që u bëri në librin e tij parimeve të kurrikulës dhe të mësimdhënies. Por metoda e Tilerit, nëse mund të vlerësohet si teorike, i përshtatej më tepër zhvillimit të kurrikulës se sa një teorie të përgjithshme të kurrikulës.43 Nga ana tjetër, Boshamp dha ndihmesë të vlefshme në teorinë e kurrikulës. Libri i tij i vitit 1950, Teoria e kurrikulës, trajtoi këtë çështje.44 Megjithatë, edhe pse është redaktuar e botuar katër herë, ai përsëri na lë pa një teori të pranuar të kurrikulës. Disa nga teoritë kryesore që kanë evoluar deri më sot janë si më poshtë:
Teoria e Maciave. Gjatë 30 viteve të fundit, vitet e formimit të teorisë së kurrikulës, ka evoluar një pikëpamje më e larmishme e teorisë së kurrikulës. Për shembull, Elizabet dhe Xhorxh Macia parashtruan katër lloje të ndryshme të teorisë së kurrikulës. Ata vunë në dukje se specialistët e kurrikulës hamendësojnë për format, ngjarjet, vlerat dhe praktikat. Për rrjedhojë, ata e organizuan teorinë në formale, të ngjarjeve, të vlerësimit dhe praksologjike.


  1. Teoria formale. Kjo teori trajton hipotezat rreth strukturës së disiplinave që përbëjnë kurrikulën. Zakonisht, në kuptimin e kësaj teorie, specialistët e kurrikulës mbështeten tek filozofët dhe përfaqësuesit e disiplinave të veçanta në fjalë. Teoria formale është jovlerësuese; ajo ka për objekt më tepër atë që është dhe që ekziston, se sa atë që duhet të jetë.45

  2. Teoria e ngjarjes. Kjo teori, shumë e ngjashme me atë që e kemi diskutuar si teori shkencore, trajton hipotezat mbi ngjarjet. Ajo përpiqet të parashikojë çfarë do të ndodhë në rrethana të caktuara.

  3. Teoria e vlerësimit. Kjo teori ka të bëjë me hipotezat rreth mjeteve të përshtatshme për realizimin e objektivave më të dëshiruar, dhe përfshirjen e përmbajtjes që është gjykuar si më e mira. Në dallim nga teoria e ngjarjes, teoria e vlerësimit përfshin vlera ose norma. Ajo merret me “atë që duhet”.

  4. Teoria praksologjike. Kjo teori merret me hipotezat rreth mjeteve të përshtatshme për arritjen e asaj që mendohet e vlefshme. Ajo ka të bëjë me praktikat dhe mund të mbështesë krijimin e politikës për kurrikulën, mjetet për caktimin e objektivave dhe vendosjen e praktikave përkatëse në shkolla.

Maciat pohuan se specialistët e kurrikulës mund ta shfrytëzonin teorinë në formulimin e një përkufizimi të kurrikulës, si dhe në planifikimin dhe zhvillimin e kurrikulës.


Teoria e Xhonsonit. Në dallim nga Maciat, Moric Xhonson deklaroi se në fillim specialistët e kurrikulës duhet të përkufizojnë përpilimin e kurrikulës dhe pastaj t’i përqëndrojnë energjitë në ndërtimin e teorisë. Ai argumentoi se, në të shkuarën, përpjekjet për ndërtimin e teorisë së kurrikulës ishin përqëndruar më tepër në programet. Si pasojë e kësaj, në të vërtetë vëmendje iu kushtua zhvillimit të kurrikulës.46 Siç tregohet në Figurën 6-1, Xhonson bëri dallimin midis planit të kurrikulës dhe procesit të zhvillimit të kurrikulës, duke e përkufizuar të parin si produkt të të dytit; ai zbuloi gjithashtu dallimet ndërmjet kurrikulës, mësimdhënies dhe sjelljes së mësuesit. Vëmendja e tij ndaj objektivave e vendos atë në kampin e bihevioristëve. Megjithëse mund të mos bien dakord me përkufizimin që Xhonson i bën kurrikulës – tërësia e rezultateve të synuara të të mësuarit – specialistët e kurrikulës duhet të bëhen të vetëdijshëm për dobinë e dallimit midis teorizimit të kurrikulës si plan dhe teorizimit të mjeteve me të cilat realizohen këto plane.
y-faqe_181b
FIGURA 6-1 Kurrikula si lënda dhe produkti i një sistemi.

Burimi: Nga Mauritz Johnson, “Definitions and Models in Curriculum Theory” (Përkufizime dhe modele në teorinë e kurrikulës), Educational Theory (prill 1967), f. 23

Teoria e Mekdonaldit. Mekdonald paraqiti një model të sistemeve kryesore të shkollimit: kurrikula, mësimi, mësimdhënia dhe të mësuarit.47 Modeli, në të vërtetë jo teori, vë në dukje komponentët kryesorë të përfshirë në dinamikën e kurrikulës dhe mësimit. Ai paraqet një hartë që tregon faktorët kryesorë në panoramën arsimore.

Ndonëse zë një vend mjaft të madh në hartë, në modelin e Mekdonaldit kurrikula përbën vetëm njërin prej katër sistemeve ndërvepruese. Mekdonald e përkufizon kurrikulën si sistemi social që në të vërtetë prodhon një plan për procesin mësimor, ndërsa këtë të fundit ai e përkufizon si një sistem tjetër social brenda të cilit realizohen mësimdhënia dhe të mësuarit zyrtar. Mësimdhënia është e ndryshme nga procesi mësimor dhe përkufizohet si një sistem personaliteti: mësuesi që vepron në mënyrë të caktuar për të lehtësuar të mësuarit. Edhe të mësuarit përkufizohet si sistem personaliteti: nxënësi që përfshihet në sjellje të specializuara që lidhen me detyrat. Të gjitha këto sisteme bashkohen në qendër, të përshkruar në Figurën 6-2 me njollën e zezë. Në këtë pikë, objektivat e kurrikulës bëhen më finksionale në veprimtarinë mësimore, për shkak të përpjekjeve të mësuesit dhe sjelljes së nxënësve.



y-faqe_181a

FIGURA 6-2 Veprimi i ndërsjellë i katër sistemeve.

Burimi: Nga James B. Macdonald, “Educational Models for Instruction” (Modele arsimore të mësimit), në J. B. Macdonald dhe R. R. Leeper, red. Theories in Instruction (Teori të procesit mësimor), (Washington D.C.: Shoqata e Mbikqyrjes dhe Zhvillimit të Kurrikulës, 1965), f. 95.

Modeli i Mekdonaldit qartëson lidhjet e ndërsjella ndërmjet procesit mësimor, të mësuarit, mësimdhënies dhe kurrikulës. Ai nxjerr në pah që secili mund të vlerësohet me të drejtë si sistem më vete, por në realitetin e shkollës, sistemet ndërthuren e bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, me qëllim që të krijojnë disa nënsisteme të specializuara. Megjithatë, modeli nuk jep përgjigje për mënyrën si do ta përcaktonim natyrën dhe fushën e veprimit të kurrikulës. Sigurisht, realiteti i kurrikulës në veprim është më i koklavitur nga ç’përshkruhet në këtë model.

Arsimtarët vazhdojnë të besojnë se teoria mund të nxjerrë hipoteza që mund të vërtetohen në botën e përvojës konkrete. Ata ende besojnë se teoria mund t’i aftësojë të përshkruajnë realitetin dhe, ç’është më e rëndësishme, të fillojnë ta shpjegojnë atë. Ajo mund të shërbejë edhe si hartë politikash që sugjeron se çfarë duhet të bëjnë.

Por sfida është e pallogaritshme. Sipas autores Gail Mekuçën, pak shembuj të teorisë së kurrikulës integrojnë vërtet të dhënat që dalin nga analizat, interpretimet dhe të kuptuarit e dukurive të kurrikulës.48 Ajo ka argumentuar se njerëzve që merren me kurrikulën u nevojiten më shumë shembuj me vlerë dhe që mbështeten në disiplina të shumëllojshme. Këtë çështje e kanë trajtuar edhe specialistë të tjerë të kurrikulës. Ata janë përqëndruar tek ndihmesa që mund të japin teoritë e ndryshme psikologjike në mendimin dhe veprimin kurrikular.49

Disa teoricienë të kurrikulës pohojnë se arsimtarët duhet ta nxjerrin teorinë e kurrikulës nga analizat që u bëjnë kurrikulave në përdorim. Deker Uoker ka fajësuar mjaft specialistë të kurrikulës për faktin se janë përqëndruar kaq shumë në parashkrimin e procedurave për krijimin e kurrikulave, saqë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur mënyrës si krijohen kurrikulat ose natyrës së programeve të krijuara.50 Ai argumenton se teoritë e kurrikulës mund t’i ndihmojnë specialistët e kurrikulës ta shohin kurrikulën nën një dritë tjetër dhe kështu të dalin me interpretime të reja. Ai sugjeron që teoritë të konceptohen si të grupuara në familje ku secila ka një qëllim të vetin dhe ndoshta formë të ndryshme. Por të gjitha teoritë përqëndrohen në racionalizimin, konceptimin dhe shpjegimin e praktikës. Uoker nënvizon se, duke qenë të përparuara, disa teori hyjnë në shoqërinë e sotme pa u vënë në pikëpyetje, ndërsa të tjera paraqiten brenda kuadrit të një shoqërie të re hipotetike, ende të paformuar.

Elizabet Valans vë në dukje se teoria e kurrikulës është praktike dhe mbështetet në situata reale; teorizimi i kurrikulës haset në çdo shkollë.51 Sipas këtij qëndrimi, specialistët e kurrikulës duhet të vëzhgojnë, analizojnë, sintetizojnë dhe testojnë njohuritë e disponueshme për problemet e kurrikulës. Ata duhet të shohin të dhënat e disponueshme dhe të përpiqen t’i vënë në zbatim praktik. Valans nënvizon se të dhënat e vëzhguara mund të bëhen pjesë e një pakete të re të kurrikulës, ose të librave shkollorë të porsa-blerë, ose të klimës politike të shkollës. Megjithëse të dhënat që shqyrtojnë teoricienët mund të jenë të ndryshme nga ato që do të vlerësonin mësuesit në klasë, procesi i teorizimit është i ngjashëm. Shih Çështje të kurrikulës 6-2. Shih, gjithashtu, Tabela 6-1 për një vështrim të përgjithshëm të teorive kryesore të kurrikulës.




Çështje kryesore të kurrikulës 6-2




Shndërrimi i teorisë në praktikë

Shkrirja e teorisë me praktikën është një ideal i vjetër. Nëse kërkohet të bëjmë përparim serioz drejt këtij objektivi në kurrikul, ashtu si në fusha të tjera, atëherë duhet të njohim disa hapa themelorë.




  1. Lexoni literaturën. Çdo orvatje për ta lidhur teorinë me praktikën duhet të mbështetet në njohjen e literaturës profesionale.

  2. Identifikoni termat kryesorë. Teoricienët dhe zbatuesit e kurrikulës nevojitet të identifikojnë dhe bien dakord për konstruktet, konceptet dhe çështjet kryesore për t’u diskutuar.

  3. Kontrolloni vërtetësinë e teorive ekzistuese. Teoritë ekzistuese duhet të analizohen në drejtim të vërtetësisë, të dhënave, saktësisë, tezave themelore, logjikës së argumentimit, lidhjes logjike, përgjithësueshmërisë, vlerave dhe prirjes.

  4. Shmangni modën dhe manitë. Manitë e reja dhe çështjet e nxehta nuk duhet t’u prezantohen zbatuesve nën maskën e një teorie të re – qoftë si reformë qoftë si shpikje. Kur në literaturën profesionale ose në një konferencë profesionale prezantohet një program ose metodë e re, ende nuk ka ardhur koha për ta huazuar atë, aq më pak për ta quajtur “teori”; është koha të qëndrojmë dhe të presim daljen në dritë të vlerësimeve ose vërejtjeve.

  5. Vëreni teorinë në një radhë me praktikën. Teoria duhet të vlerësohet në kuadrin e jetës reale të klasave dhe shkollave; ajo duhet të jetë bindëse, e zbatueshme dhe realiste në kuptimin praktik të saj.

  6. Vëreni teorinë në provë. Në rast se teoria është e besueshme dhe e logjikshme, atëherë duhet vënë në provë në mënyrë empirike, duke e provuar në praktikë dhe duke matur rezultatet. Ajo duhet të përfshihet në fillim në shkallë të vogël, duke krahasuar shkollat eksperimentale dhe ato nën kontroll.

  7. Interpretoni teorinë. Rezultatet duhet të testohen dhe të interpretohen në kushte reale dhe në periudha reale kohore. Teoria duhet të vlerësohet në shkolla të paktën për një vit dhe, në rastin ideal, për një periudhë trevjeçare, për të vërtetuar nëse do të “venitet”.

  8. Modifikoni teorinë dhe zvogëloni ndërlikueshmërinë e saj. Teoria është një konstrukt i përgjithësueshëm. Ajo mbështetet me fjalë ose të dhëna sasiore. Megjithatë, gjatë kalimit nga letra në praktikë, nga bota abstrakte në atë konkrete, nga konceptet e ndërlikuara në terma të zakonshëm, teoria duhet të modifikohet. Kur teoria zbatohet në praktikë, angazhohen shumë njerëz (dhe burime), për ta bërë atë të funksionojë. Teoria duhet t’u përshtatet njerëzve (jo të formohen njerëzit sipas teorisë), me qëllim që të shndërrohet nga ide në veprim.


Download 249,78 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish