Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet138/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   134   135   136   137   138   139   140   141   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët:
Evelina Qirjako Kryesuese

Tom Ndreca Anëtar

Medi Bici Anëtar
Në datën 10.03.2016 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative me nr.31001-00113-00-2013 akti që iu përket palëve:
PADITËS: SHOQËRIA “KRISTAL” SHPK

I PADITUR: KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

OBJEKTI:

Pezullimin e aktit administrativ, vendimit nr.354, datë 23.05.2012

i Këshillit të Ministrave “Për pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm

të licencës së Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike “Universiteti Kristal”.

Baza Ligjore: Neni 45/4 i ligjit nr.9741, datë 21/05/2007

“Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar),

nenet 10, 11, 90, 93, 96, 98, 105, 108 dhe 109 të K.Pr.Administrative,

nenet 1, 31, 32/a, 43, 154, 324/a, 325, 327/1, 329 dhe 331 paragrafi 3-të të K.Pr.Civile,

neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut,

si dhe neni 1 i Protokollit 1 shtesë të saj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.14184 akti, datë 30.07.2012 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së ngritur nga paditësi Shoqëria “Kristal” Shpk, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.354, datë 23.05.2012 i Këshillit të Ministrave “Për pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës së Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike Universiteti “Kristal”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.458, datë 28.09.2012, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.14184, datë 30.07.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në këtë mënyrë:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

Pezullimin e pjesshëm të zbatimit të aktit administrativ, VKM-së nr.354, datë 23.05.2012, në të cilin është vendosur:

Pezullimi i pjesshëm dhe i përkohshëm i licencës së Shkollës së Lartë Universitare Jopublike, Universiteti “Kristal” për të gjitha programet në të dyja ciklet e studimit që ofron ky institucion i arsimit të lartë.

Rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të zbatimit të VKM-së nr.354, datë 23.05.2012, përsa i takon programit të studimit Menaxhim Biznesi dhe programit “Bachelor” në Sociologji.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të kenë paraqitur rekurs pala e paditur dhe Avokatura e Shtetit, të cilët kërkojnë:

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Shkaqet që pala e paditur dhe Avokatura e Shtetit paraqesin në rekurs, janë:

  • Duke iu përmbajtur kërkesëpadisë, fakteve, rrethanave, si dhe provave të paraqitura nga palët gjykimi vlerësojmë:

  • Së pari: Pala paditëse nuk arriti të paraqiste para gjykatës provat mbi të cilat mbështeste pretendimet e saj për të kërkuar pezullimin e aktit administrativ përkatësisht VKM-së nr.354, datë 23.05.2007. Provat që paraqiti tregojnë të kundërtën që Shoqëria “Kristal” Sh.p.k nuk ndodhet në një gjendje ekonomike të papërballueshme për vazhduar gjykimin e aktit administrativ sipas procedurave të zakonshme proceduriale të parashikuara në K.Pr.Civile. Pra pretendimet e palës nuk janë të bazuara dhe kjo passjell rrëzimin e kësaj kërkese, sepse gjykata vendos vetëm mbi akte që janë paraqitur gjatë procesit.

  • Së dyti: Bazuar në nenin 329 të K.Pr.Civile, i cili parashikon se: Paditësi mund t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zbatimit të aktit administrativ. Gjykata mund të lejojë pezullimin kur ekziston rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për paditësin. Në të gjitha rastet gjykata duhet të arsyetojë vendimin e saj.

  • Lind pyetja:

    • Cili është rreziku eminent për të cilin duhet marrë kjo masë sigurimi?

    • Cili është dëmi i rëndë dhe i pazëvendësueshëm për kërkuesin?

  • Qëllimi i legjislatorit në përmbajtjen e nenit 329 të KPC është ai i evitimit të atyre rasteve kur rreziku që rrjedh nga zbatimi i aktit administrativ është eminent (i menjëhershëm) dhe përbën një dëm të madh dhe të pariparueshëm për subjektin (siç është p.sh. rasti i ekzekutimit të vendimeve për prishjen e objekteve ndërtimore. Shkatërrimi i pronës në këtë rast është një dëm objektiv, dhe përbën një rrezik eminent) rreziku dhe dëmi i shkaktuar duhet të kenë karakter objektiv, si dhe të jenë të provuara me prova konkrete dhe jo të jetë një rrezik dhe dëm hipotetik i pabazuar në argumente dhe prova konkrete.

  • Referuar ekstraktit të shoqërisë lëshuar nga QKR objekti i veprimtarisë së Shoqërisë “Kristal” Sh.p.k është shumë i gjerë të tillë si: Në fushën e arsimit, hapjen e klinikave mjekësore, gjinekologjike, laborator mjekësor, Universitetit “Kristal” degët juridik, ekonomik, stomatologji, inxhinieri, ndërtim, arkitekturë, shkencat sociale etj. bar bufe, botime shtypshkrime e tregëtimin e librave universitar, letrar, tekniko shkencor, gazetave, etj, importimi, eksportimi e tregëtimi i pajisjeve, lëndëve të para e pjesëve të konsumit për to etj, Hoteleri, Turizëm, Kazino dhe lojëra fati, importi-eksporti, shitje dhe shumicë dhe pakicë të karburantit.

  • Faktet e sipërpërmendura vërtetojnë se Shoqëria “Kristal” ka veprimtari të gjerë dhe pezullimi i veprimtarisë i përkohshëm dhe i pjesshëm vetëm për licencën e shkollës së lartë universitare jo publike, Universitetit “Kristal” nuk e vendos shoqërinë në gjendje të rëndë ekonomike dhe prej së cilës pala paditëse të humbte eventualitetin e gjykimit të padisë.

  • Pala paditëse kishte detyrimin të provonte para gjykatës dëmin e rëndë dhe të pazëvendësueshëm, që do të pësonte paditësi nëse akti administrativ do të vazhdonte efektet e tij.

  • Ky dëm duhet të ishte eminent i lindur dhe aktual, i cili sillte një risk të madh dhe jo imagjinar për palën paditëse. Asnjë nga këto rrethana nuk u arritën të provohen para gjykatës.

  • Pra pretendimet e palës nuk janë të bazuara dhe kjo pasjellë rrëzimin e kësaj kërkese, sepse gjykata vendos vetëm mbi fakte që janë paraqitur gjatë procesit.

  • Paditësi nuk ka sjellë asnjë bilanc të konfirmuar nga institucionet shtetërore të shoqërisë së tij sipas aktiviteteve qe ushtron për të konfirmuar demin e pariparueshëm që pretendohet se i shkaktohet nga zbatimi i VKM-së objekt gjykimi.

  • Për këtë arsye, gjykata e apelit arsyeton gabim kur gjykon se, pjesën dërmuese të të ardhurave rreth 3/4 kjo shoqëri e ka realizuar nga ushtrimi i veprimtarisë së saj në sferën me të cilën i cënon akti administrativ...

  • Marrja e një mase pezullimi të këtyre, procedurave në zbatim të nenit 329 të KPC është i paligjshëm dhe rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedurial.

  • Kjo masë e vendosur paraprakisht nga gjykata, nga njëra anë i siguron paditësit një mbrojtje paraprake dhe nga ana tjetër dëmton padrejtësisht dhe rëndë interesat e organit administrativ dhe kryesisht cënon interesin publik që kërkon të mbrohet nga shkeljet e konstatuara. Në qoftë se përfundimi i gjykimit do të konkludoj se i padituri ka kryer një veprim të bazuar në ligj dhe për me tepër, duke lejuar kryerjen e një veprimtarie të rëndësishme publike sikurse është arsimimi.

  • Interesat e të paditurit dëmtohen sidomos kur gjykata e zvarrit gjykimin pambarimisht, ndërsa për paditësin vazhdon gjendja e mëparshme e veprimeve të tij, të cilat në përfundim të gjykimit mund të rezultojnë të paligjshme. Në një rast kanosje, dëmtimi që mund ti vijë institucionit nga të tretët për shkak të moszbatimit të ligjit material dhe funksionimit të veprimtarisë sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, dëmi evident dhe i pazëvendësueshëm tashmë i vjen institucionit shtetëror dhe interest publik.

  • Në zbatim të parimit të proporcionalitetit prevalon interesi publik, i cili del qartë dhe nga neni 2 i ligjit me nr.9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

  • Kryerja e veprimtarisë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ka ndikim tij drejtpërdrejt për gjithë shoqërinë, sepse influencon në mënyrë të pashmangshme në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror të saj për të tashmen e të ardhmen e çdo shteti demokratik në arsimimin dhe edukimin e të rinjve.

  • Ligjërisht arsyetojmë se kjo gjendje juridike nuk mund të rivendoset paraprakisht me masë të përkohshme, pasi nuk do të kishte kuptim vazhdimi i gjykimit të çështjes për këtë kërkim, sepse ajo do të ishte e paragjykuar dhe e paravendosur.

  • Marrja e një masë të tillë mund të vendos gjykatën në kushte të cënimit të parimit të paanshmërisë, sepse do të vendoste në paragjykim të themelit të çështjes.

  • Gjykatat vendimin për marrjen e masës së pezullimit të aktit nuk duhet ta mbështesin në fakte apo veprime, si dhe në cilësimin juridik të tyre, që kanë të bëjnë me shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjes në themel.

  • Gjithashtu shqyrtimi i kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë duhet të trajtohet në një mënyrë të tillë që të shmangë çdo lloj perceptimi sipas të cilit gjykata e ka paragjykuar zgjidhjen e çështjes në themel apo nuk është e paanshme në gjykim.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në dhomën e këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 17.01.2013 është regjistruar çështja administrative nr.31001-00113-00-2013 regj. them, që u përket palëve: paditëse Shoqëria “Kristal” Shpk dhe i paditur, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, me objekt: Pezullimin e aktit administrativ vendimit nr.354, datë 23.05.2012 i Këshillit të Ministrave “Për pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës së Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike “Universiteti Kristal”.

2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.458, datë 28.09.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet, duke u vendosur lënia në fuqi e vendimit nr.14184 akti, datë 30.07.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Pala paditëse Shoqëria “Kristal” Shpk është një shoqëri tregëtare me përgjegjësi të kufizuar, me objekt të veprimtarisë së saj kryesisht në fushën e arsimit, hapjen e klinikave mjekësore, gjinekologjike, laborator mjekësor, Universiteti “Kristal”, degët juridik, ekonomik, stomatologji, inxhinieri ndërtimi, arkitekturë, shkenca sociale, etj.

4. Me vendimin nr.761, datë 06.12.2005 të Këshillit të Ministrave është vendosur dhënia e lejes për hapjen e Shkollës se Lartë Jo Publike Universiteti “Kristal”, e cila zhvillon aktivitet në fushën e arsimit universitar jopublik që prej kësaj date, duke qenë njëri prej universiteteve kryesore dhe me numrin më të madh të studentëve e stafit pedagogjik në vend.

5. Pala e paditur, Këshilli i Ministrave me vendimin nr.354, datë 23.05.2012 ka vendosur: Pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës së Shkollës së Lartë Universitare jo Publike, Universiteti “Kristal” për të gjitha programet në të dyja ciklet e studimit, që ofron ky institucion i arsimit të lartë. Shkolla e Lartë Universitare jo Publike, Universiteti “Kristal” gjatë periudhës së pezullimit, nuk do të pranojë studentë të rinj në asnjë nga programet e studimit që ky universitet ofron.

Periudha e pezullimit të licencës së këtij institucioni të arsimit të lartë zgjat për 1 (një) vit, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Shkolla e Lartë Universitare jo Publike, Universiteti “Kristal” duhet të ndërmarrë masat e duhura që studentët e regjistruar pranë këtij institucioni të vijojnë apo të përfundojnë studimet në programet përkatëse, sipas kohëzgjatjes normale, etj.....

6. Pala paditëse Shoqëria “Kristal” Shpk, duke mos qenë dakort me vendimin e lartpërmendur i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadinë objekt gjykimi.
II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.14184 akti, datë 30.07.2012 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së ngritur nga paditësi Shoqëria “Kristal” Shpk, për pezullimin e Ekzekutimit të vendimit nr.354, datë 23.05.2012 i Këshillit të Ministrave “Për pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës së Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike Universiteti “Kristal”.



8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor ndër të tjera arsyeton:

....Pala paditëse pretendon se nga kryerja e këtyre veprimeve që rrjedh nga VKM, po shkaktohen dëme të natyrës së pariparueshme për palën paditëse. Objekt i veprimtarisë së paditësit si shoqëri tregtare ushtrohet në fushën e Arsimit të Lartë, hapjen e klinikave mjekësore gjinekologjike, laborator mjekësor, Universiteti “Kristal” në degët Juridik, Ekonomik, stomatologji, inxhinieri ndërtimi, arkitekturë, shkenca sociale etj. Në vitin akademik 2011 - 2012 janë regjistruar për të gjithë programet një numër i konsiderueshëm studentësh, ku vetëm në ciklin e parë të studimit përfundojnë studimet rreth 2.000 studentë. Për shkak të këtij akti administrativ këto studentë nuk mund të vazhdojnë studimet e mëtejshme për ciklin e dytë. Nga ana tjetër pranë palës paditëse janë punësuar një numër i konsiderueshëm staf akademik dhe punonjës administrativ, pagesa e të cilëve do të ishte e pamundur në rast të ekzekutimit të vendimit të mësipërm. Kjo do të sillte pasoja jo vetëm për paditësin si shoqëri, por edhe për studentët aktualisht të regjistruar, stafin akademik dhe stafin administrativ të paditësit si dhe për familjet respektive të tyre, interesat ekonomike të të cilëve do të dëmtoheshin ndjeshëm. Gjithashtu ekzekutimi i këtij akti administrativ dëmton emrin e mirë të shoqërisë paditëse dhe pozitës së saj në tregun e arsimit jopublik universitar.

Neni 329 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Paditësi mund ti kërkojë gjykatës edhe pezullimin e zbatimit të aktit administrativ. Gjykata mund të lejojë pezullimin kur ekziston rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për paditësin. Në të gjitha rastet gjykata duhet të arsyetojë vendimin e saj.

Gjykata nuk merr në shqyrtim ligjshmërinë e këtij akti administrativ në këtë moment të procesit gjyqësor. Gjykata në këtë fazë gjykimi nuk analizon saktësinë dhe mbështetjen ligjore e këtij akti administrativ. Por gjykata konstaton se kërkesa e palës paditëse është e pambështetur në kriteret e nenit 329 të Kodit të Procedurës Civile.

Nga ky akt administrativ gjykata paraprakisht konstaton se Shoqëria “Kristal” Sh.p.k ka paraqitur një kërkesë të pa argumentuar dhe të pambështetur në prova për të kërkuar pezullimin e këtij akti administrativ. Mënyra me anë të cilën po vepron Shoqëria “Kristal” Sh.p.k për pezullimin e aktit administrativ bie ndesh me parimet e përgjithshme të së drejtës administrative. Pavarësisht se Shoqëria Kristal Sh.p.k është një shoqëri tregtare, ajo nuk mundet që të kërkojë në mënyrë të paarsyetuar të vendosen masa pezulluese për akte administrative të një rangu të lartë normativ si vendimi i Këshillit të Ministrave pa paraqitur prova dhe argumenta të plota.

Së pari nga Këshilli i Ministrave me anë të vendimit nr.354, datë 23.05.2012 është vendosur pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës së shkollës s lartë universitare jopublike, Universiteti “Kristal”, për të gjitha programet në të dyja ciklet e studimit, që ofron ky institucion i Arsimit të Lartë. Pra ky akt administrativ e shtrin efektin e tij ligjor vetëm në veprimtarinë e shkollës se lartë universitare jopublike. Ndërkohë që objekti i veprimtarisë tregtare të shoqërisë paditëse sipas ekstraktit të QKR është në fushën e arsimit të lartë, hapjen e klinikave mjekësore gjinekologjike, laborator mjekësor, Universiteti “Kristal” në Degët Juridik, Ekonomik, Stomatologji, Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Shkenca Sociale, bar bufe, botime, shtypshkrime e tregtimin e librave universitare, letrare, tekniko-shkencore, gazetave, etj, importimin dhe eksportimin e pajisjeve, lëndëve të para të pjesëve të konsumit për to, hoteleri turizëm, kazino dhe lojëra fati, import-eksport shitje me shumicë dhe pakicë të karburantit. Ky akt administrativ nuk pezullon të gjithë aktivitetin e shoqërisë paditëse. Por ky akt pezullon vetëm një pjesë të aktivitetit tregtar për të cilin është licencuar shoqëria. Shoqëria paditëse nuk mund ta paraqesë këtë akt administrativ si një akt që pezullon të gjithë aktivitetin e shoqërisë tregtare. Por ajo duhet të japë prova dhe argumenta ligjor në lidhje me sferën e aktivitetit të pezulluar.

Së dyti ashtu siç edhe vërehet më lart, dispozitat e mësipërme kërkojnë nga gjykata pezullimin e aktit administrativ kur ekziston rreziku i një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për palën paditëse. Nisur nga faza në të cilën ndodhet ekzekutimi i këtij akti administrativ nuk provohet se ky akt mund të sjellë pasoja të rënda për palën paditëse. Në rast se nga ky akt administrativ po vijnë pasoja të ndryshme materiale apo morale, pala paditëse duhet të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me këto dëme. Në këtë kërkesë nuk sqarohet sa është vlera e dëmit që shkaktohet në vlerë qoftë edhe në vlera të përafërta. Pala paditëse nuk ka paraqitur para gjykatës prova në lidhje me të dhëna që mund të përllogaritet vlera e dëmit për shoqërinë. Kërkesa e shoqërisë paditëse është e përgjithshme dhe pa dhënë argumenta specifike në lidhje me dëmin objektiv dhe eminent që mund ti shkaktohet shoqërisë. Pavarësisht natyrës së këtij akti administrativ, pala paditëse nuk arriti të provojë se çfarë dëmi lind potencialisht nga ekzekutimi i këtij akti. Është detyrimi i palës paditëse që të provojë dëmin e mundshëm duke argumentuar në mënyrë të detajuar përtej interesit publik që mbron ky akt administrativ. Pala paditëse duhet të paraqesë dokumenta shkresore të konfirmuara nga organet tatimore dhe jo vetëm shkresa të lëshuara nga pala paditëse. Gjithashtu pala paditëse nuk merr përsipër dhe nuk garanton në asnjë rast dëmet që mund të vijnë nga pezullimi i këtij akti administrativ. Gjykata merr në konsideratë pretendimet e palës paditëse për pezullimin e një pjese të aktivitetit të Shoqërisë “Kristal” Sh.p.k. Mirëpo gjykata nuk mundet të anashkalojë kriteret e nenit 329 të Kodit të Procedurës Civile. Shoqëria “Kristal” Sh.p.k ka paraqitur akte shkresore dhe prova të cilat godasin juridikisht vendimin objekt gjykimi. Por këto akte shkresore nuk krijojnë bazë provueshmërie për pezullim akti administrativ. Gjithsesi këto akte shkresore dhe prova do të analizohen në mënyrë të hollësishme nga gjykata në gjykimin e themelit të vendimit nr.354, datë 23.05.2012. Nga mënyra me anë të cilën ka vepruar Këshilli i Ministrave në rastin konkret nuk rrezikon ti shkaktojë një dëm të konsiderueshëm financiar asnjë personi fizik apo juridik. Gjykata sqaron se nuk mund ti heqë të drejtën Shoqërisë “Kristal” Sh.p.k për të ndërmarrë çdo hap ligjor që ajo e konsideron legjitim në lidhje me ushtrimin e funksioneve të saj publike. Mirëpo këto veprime duhet të jenë në përputhje me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Civile, Kodit të Procedurave Administrative, si dhe akteve të tjera normative. Këto veprime nuk mund të jenë përtej kompetencave ligjore që ka Shoqëria “Kristal” Sh.p.k, duke kërkuar pezullimin e një akti administrativ të ekzekutuar tashmë.....

9. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.458, datë 28.09.2012 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.14184, datë 30.07.2012 të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në këtë mënyrë:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

Pezullimin e pjesshëm të zbatimit të Aktit Administrativ, vendimit të KM, nr.354, datë 23.05.2012, në të cilin është vendosur:

Pezullimi i pjesshëm dhe i përkohshëm i licencës së shkollës së lartë universitare jopublike, Universiteti “Kristal” për të gjitha programet në të dyja ciklet e studimit që ofron ky institucion i arsimit të lartë.

Rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të zbatimit të VKM-së nr.354, datë 23.05.2012, përsa i takon programit të studimit Menaxhim Biznesi dhe programit “Bachelor” në Sociologji.

10. Gjykata e apelit ndër të tjera arsyeton:



.....Kolegji Gjyqësor i Gjykatës së Apelit Tiranë, si pa shkaqet e ankimit e mori pretendimet e palëve, arriti në konkluzionin se gjykata e rrethit në vendimin e saj ka bërë një interpretim të gabuar të provave e ligjit dhe si i tillë ka vend që vendimi i kësaj gjykate të ndryshohet e duke u gjykuar çështja në fakt të vendoset pranimi i pjesshëm i kërkesës për pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.

Kolegji i Gjykatës së Apelit Tiranë, ndryshe nga sa arsyeton gjykata e rrethit çmon se e drejta administrative në përgjithësi por dhe vetë K.Pr.Administrative në veçanti në nenin 105 të tij ka trajtuar dhe ka përcaktuar kuptimin e akteve administrative individuale dhe ato normative.

Kolegji vlerëson se akti administrativ V.K.M nr.354, datë 23.05.2012 objekt i këtij gjykimi synon një person të caktuar dhe të identifikueshëm siç është paditësi Shoqëria “Kristal” dhe lidhet me fakte konkrete, pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës së shkollës së lartë universitare jopublike, Universiteti “Kristal”, për të gjitha programet në të dyja ciklet e studimit, që ofron ky institucion i arsimit të lartë, e në këto kushte ky akt është specifik dhe për rrjedhojë, do të konsiderohet akt administrativ individual.

Në funksion të këtij arsyetimi juridik, Kolegji Gjyqësor i Gjykatës së Apelit Tiranë çmon se vjen dhe neni 28 i ligjit nr.9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Në këtë dispozitë ndërmjet të tjerave thuhet se: ... vendimi me karakter individual është akti nënligjor i Këshillit të Ministrave, që rregullon një marrëdhënie konkrete, ose që u drejtohej një ose disa subjekteve, individualisht të përcaktuara, të së drejtës, ndërsa vendimi me karakter normativ, është akti nënligjor i Këshillit të Ministrave që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjellje....

E po kështu në nenin 105 të K.Pr.Administrative është përcaktuar se: Për qëllimet e këtij ligji, do të konsiderohen akte administrative të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale.

Referuar sa u arsyetua me sipër, Kolegji Gjyqësor i Gjykatës së Apelit Tirane arrin në konkluzionin se V.K.M nr.354, datë 23.05.2012 objekt i këtij gjykimi është një akt administrativ me karakter individual dhe se nuk futet në ato akte administrative të një rangu të lartë normativ, siç ka arsyetuar gjykata e rrethit.

Kolegji çmon se objekt i këtij shqyrtimi gjyqësor është kërkimi i paditësit mbi aplikimin e normës juridike për pezullimin e zbatimit të aktit të parashikuar nga neni 329 i K.Pr.Civile.

Kolegji vlerëson se në kuptim të neneve 8 e 11 të K.Pr.Civile është përcaktuar se: Palët kanë detyrimin të paraqesin faktet mbi të cilat mbështesin pretendimet e tyre.

Provat janë të dhëna që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces.

Në përputhje me nenin 183/2 të K.Pr.Civile, gjykata me vendim, ka lejuar marrjen e këtyre provave për shqyrtim. Nuk rezulton se ato të jenë refuzuar me vendim nga ana e gjykatës së rrethit.

Kolegji vlerëson se gjykata e rrethit ka dalë nga roli i saj në gjykimin civil, duke i dhënë një vlerë të paracaktuar provave të lejuara të merren në shqyrtim prej saj, duke shkelur parimin e paanësisë. Kolegji vlerëson se në procesin civil janë palët ato të cilat sipas parimit të barazisë së armëve, apo të kontradiktoritetit, mbrojnë apo prapësojnë me provat e faktet e pretenduara prej tyre, pretendimet e tyre mbi bazueshmërinë e kërkimeve që ata i kanë parashtruar gjykatës për zgjidhje. Kjo e fundit nga ana e saj ka detyrimin që ti japë përgjigje pretendimeve të parashtruara prej palëve pa e paragjykuar çështjen dhe në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, Kolegji vlerëson se paditësi ka provuar përpara gjykatës së nga zbatimi i aktit administrativ objekt i këtij gjykimi ekziston rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për paditësin (neni 329 K.Pr.Civile).

Koncepti i ekzistencës së një rreziku të mundshëm për shkaktimin e një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm, është një koncept i gjerë juridik, të cilin kolegji vlerëson që të mos ta analizojë në këtë vendim, por mjaftohet të cekë se, nga zbatimi i aktit paditësi ndërpret marrëdhëniet kontraktore me 2.000 studentë, marrëdhëniet e punësimit me 1.036 persona të punësuar pranë tij, cënohet në tregun e universiteteve private (pra cënohet emri dhe imazhi), të cilat mund të shkaktojnë dëme si morale ashtu dhe monetare të pazëvendësueshme, për paditësin.

Në vështrim të argumenteve të mësipërme, gjykata e apelit çmon si të pabazuar vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor, ndaj si i tillë ai duhet të ndryshohet e duke u gjykuar çështja në fakt duhet të vendoset pranimi i pjesshëm i kërkesës, si e bazuar në prova e në ligj.......
III. Ligji i zbatueshëm:
11. Neni 329 i Kodit Procedurës Civile, parashikon se:

Paditësi mund t’i kërkojë gjykatës edhe pezullimin e zbatimit të aktit administrativ. Gjykata mund të lejojë pezullimin kur ekziston rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për paditësin. Në të gjitha rastet gjykata duhet të arsyetojë vendimin e saj.
12. Në nenin 212/1 të K.Pr.Civile është parashikuar se:

Kur në vendimin përfundimtar padia pranohet, gjykata vendos edhe ligjërimin e sigurimit të padisë.
13. Në nenin 45 të ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë” është parashikuar se:

Për institucionet private të arsimit të lartë, të cilat nuk respektojnë këtë ligj, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, vendos masa konkrete deri në pezullimin e veprimtarisë së tyre për një periudhë deri në dy vjet (mospranimin e studentëve të rinj) apo heqjen e licencës.
14. Në vendimin unifikues nr.10, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndërmjet të tjerave thuhet se:

Në praktikën e gjykatave të shkallës së parë dhe të apeleve vërehet shpesh që ato konsiderojnë si masë sigurimi të padisë edhe pezullimin e zbatimit të një akti administrativ të kundërshtuar në gjykatë, duke iu referuar krahas nenit 329 të KPC dhe nenit 202 e 206/b të po këtij Kodi.....Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë të mendimit se kërkesa për kundërshtimin në gjykatë të një akti administrativ nuk ka tiparet e një padie civile të mirëfilltë, prandaj edhe pezullimi i zbatimit të aktit administrativ nga ana e gjykatës, kur e lejon ligji, nuk duhet të konsiderohet si një masë e përkohshme për sigurimin e padisë në kuptim të nenit 206/b të KPC, prandaj referenca në këtë rast edhe në nenin 202 e vijues të KPC nuk është i saktë......

15. Në vendimin nr.32, datë 24.11.2003 Gjykata Kushtetuese ndërmjet të tjerave ka arsyetuar se:



Kjo do të thotë që vetëm paraqitja e ankimit në gjykatë për këto vendime nuk shkakton automatikisht pezullimin e tyre. Por, kur pala e interesuar kërkon njëkohësisht edhe pezullimin e këtyre akteve, atëhere gjykata nuk ka asnjë pengesë që kur janë kushtet e nenit 329 të Kodit të Proçedurës Civile, të vendosë pezullimin e aktit të nxjerrë nga këto organe. I parë problemi në këtë këndvështrim,dispozita e nenit 83 të ligjit “Për Urbanistikën”, nuk e cënon kontrollin administrativ të gjykatës mbi veprimtarinë administrative dhe as është në kundërshtim me nenin 329 të Kodit të Procedurës Civile......
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
16. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekurset e paraqitura nga pala e paditur dhe Avokatura e Shtetit përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 58 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, pasi gjykata e apelit e ka zbatuar keq ligjin, prandaj vendimi i saj duhet të prishet, duke u lënë në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë.

17. Gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit kanë arritur në përfundimin se ndodhemi përpara një akti administrativ individual, me arsyetimin se ai drejtohet një subjekti konkret dhe pasojat e të cilit bien mbi palën paditëse. Këto përfundime të gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit janë të bazuara në ligj, sepse VKM-ja nr.354, datë 23.05.2012 është një akt administrativ me të cilin pezullohet një pjesë e aktivitetit të Shoqërisë “Kristal” Shpk (Ajo pjesë që ka të bëjë me arsimin e lartë), prandaj ai i plotëson elementët e aktit administrativ individual dhe për pasojë gjykatat e zakonshme kanë kompetencë për shqyrtimin e tij.

18. Në nenin 45 të ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë” është parashikuar se: Për institucionet private të arsimit të lartë, të cilat nuk respektojnë këtë ligj, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, vendos masa konkrete deri në pezullimin e veprimtarisë së tyre për një periudhë deri në dy vjet (mospranimin e studentëve të rinj) apo heqjen e licencës.

19. Pretendimi i palës paditëse se masa administrative e marrë nga pala e paditur është e papërshtatshme (jo proporcionale) me shkeljet e konstatuara është i pabazuar në ligj, sepse në zbatim të nenit 45/4 të ligjit “Për Arsimin e Lartë”, pezullimi i licencës për një periudhë një vjeçare për Institucionet e Arsimit të Lartë, Shkolla e Lartë Universitare Kristal, nuk mund të konsiderohet një masë ekstreme, siç është heqja e licencës, por një masë e ndërmjetme, duke iu lënë detyra subjektit të licencuar me qëllim për të eliminuar të metat e konstatuara, në të kundërt të çojnë në humbjen e të drejtës për të ushtruar aktivitetin për të cilin shoqëria është licencuar.

20. Në zbatim të vendimit nr.32/2003 të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimit unifikues nr.10/2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit mund të pezullonin aktin administrativ, por kjo masë duhej që të kërkohej, pasi të ishte paraqitur padia e themelit (kundërshtimi i aktit) dhe jo të bëhej si kërkim për sigurim padie më vete (pezullim i pezullimit). Duhet theksuar se në momentin e nxjerrjes së aktit administrativ, akoma nuk ka patur hyrë në fuqi ligji nr.49/2012, prandaj çështja duhej të zgjidhej sipas legjislacionit që ka qenë në fuqi në momentin e nxjerrjes së aktit administrativ. Në këtë mënyrë siç ka vepruar gjykata e apelit, ajo ka pezulluar një akt administrativ që vetë kishte për objekt pezullimin e pjesshëm të një aktiviteti tregtar (masë e përkohshme).

21. Edhe përsa i përket ligjshmërisë së masës së pezullimit, gjykata e apelit e ka zbatuar keq ligjin, pasi akti administrativ i pezullimit nuk shkakton pasoja shumë të rënda për palën paditëse, pasi asaj i pezullohet vetëm një pjesë e aktivitetit dhe jo gjithë veprimtaria tregëtare e saj. Gjithashtu në marrjen e vendimit të pezullimit gjykata e apelit nuk ka marrë në konsideratë interesin publik, për mbarëvajtjen e punëve në universitet.

22. Duhet theksuar se në momentin e gjykimit të kësaj çështje në Gjykatën e Lartë, po në këtë gjykatë ka përfunduar edhe shqyrtimi i çështjes në themel, ku me vendimin nr.71, datë 02.02.2016 Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.2493, datë 11.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimit nr.1622, datë 16.07.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë. Pra, kjo tregon që edhe në themel kërkesëpadia e paraqitur nga pala paditëse Shoqëria “Kristal” Shpk ka qenë e pabazuar në ligj, prandaj edhe sikur të ishte e bazuar në ligj masa e sigurimit e vendosur nga gjykata e apelit, ajo tashmë ka rënë për shkak të rrëzimit të padisë së themelit.

23. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekurset e paraqitura nga pala e paditur dhe Avokatura e Shtetit janë të bazuar në ligj, prandaj si të tillë ato duhet të pranohen dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet, duke u lënë në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63 pika “b” të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.458, datë 28.09.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.14184 akti, datë 30.07.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tiranë, më 10.03.2016

Nr. 31003-01335-00-2014 Regj.Themeltar

Nr. 00-2016-1056 Vendimi (160)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   134   135   136   137   138   139   140   141   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish