Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet140/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   136   137   138   139   140   141   142   143   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Evelina Qirjako Kryesuese

Tom Ndreca Anëtar

Medi Bici Anëtar
datën 10.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me

nr. 31003-01676-00-2014 akti që iu përket palëve:
PADITËS: BESNIK MARKU

I PADITUR: DEGA E THESARIT LEZHË

MINISTRIA E FINANCAVE

PERSON I TRETË: PROKURORIA E RRETHIT LEZHË


OBJEKTI:

Kompensimi për burgim të padrejtë.

Baza Ligjore: Nenet 268, 269 të K.Pr. Penale

dhe neni 44 i Kushtetutës së Shqipërisë.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.468, datë 09.05.2011 ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditësit Besnik Marku.

Detyrimin e Degës së Thesarit Lezhë të kompensojë paditësin Besnik Marku për burgim të padrejtë në shumën 537.000 (pesëqind e tridhjetë e shtatë mijë) lekë.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.679, datë 25.11.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.468, datë 09.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë me këtë ndryshim:

Dëmshpërblimi bëhet nga 537.000 (pesëqind e tridhjetë e shtatë mijë) lekë në 35.800 (tridhjetë e pesëmijë e tetëqind) lekë.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.10, datë 03.02.2014 ka vendosur:

Ndreqjen e gabimit material në dispozitivin e vendimit nr.679, datë 25.11.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër si më poshtë:

Shuma 35.800 (tridhjetë e pesë mijë e tetëqind) lekë bëhet 358.000 (treqind e pesëdhjetë e tetë mijë) lekë.

Ky vendim t’i bashkëlidhet dhe të bëhet pjesë përbërëse e vendimit nr.679, datë 25.11.2013.



Ndaj vendimit nr.679, datë 25.11.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër ka paraqitur rekurs paditësi Besnik Marku, i cili kërkon:

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.


Shkaqet që paditësi Besnik Marku paraqet në rekurs janë:

  • Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër është i padrejtë dhe i pabazuar në prova dhe në ligj.

  • Gjykata nuk ka gjykuar drejtë, pasi nuk ka marrë parasysh kohën e vuajtjes së dënimit, rrethanat ekonomike të familjes, dëmin e shkaktuar ndaj personit tim.


Ndaj vendimit nr.679, datë 25.11.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër rezulton të kenë paraqitur rekurs pala e paditur Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Lezhë, të cilat kërkojnë:

Ndryshimin e vendimit nr.468, datë 09.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vendimit nr.679, datë 25.11.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër, duke vendosur:



Kompensimin e paditësit për burgim të padrejtë në bazë të pagës minimale të vitit 2010.
Shkaqet që pala e paditur Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Lezhë paraqesin në rekurs, janë:

  • Zëri i vetëm në caktimin e masës së kompensimit është ai material ose pasuror, nga vetë fjala kompensim për këtë arsye ligjvënësi ka caktuar si kritere të caktimit të kësaj mase të ardhurat nga puna, pensionin apo pagën minimale të caktuar me VKM. Ky qëndrim është mbajtur edhe nga vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë nr.3, datë 27.03.2003.

  • Në caktimin e masës së kompensimit për burgimin e padrejtë, gjykata i referohet ligjit nr.9381, datë 28.04.2005, “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” e më konkretisht tek neni 5 i tij, i cili përcakton masën e kompensimit deri në 2.000 lekë për një ditë burgim dhe 3.000 lekë për një ditë paraburgim, deri në 1.000 lekë për “arrest në shtëpi”, si dhe kriteret mbi të cilat gjykata duhet të mbështetet për dhënien e dëmshpërblimit.

  • Interpretimi i pikës 2 të nenit 5 të ligjit nr.9381/2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” nuk duhet bërë në favor të përcaktimit të një vlere fikse si kompensim për paraburgimin e vuajtur. Nuk do të kishte kuptim parashikimi i kritereve në pikën 1 të nenit 5, nëse qëllimi i legjislatorit do të ishte vendosja e një mase fikse kompensimi.

  • Personi që pretendon kompensimin është i detyruar të provojë ekzistencën e dëmit të pësuar, se vetëm në këtë mënyrë mund të ndodhë një shpërblim i drejtë.

  • Paditësi duhej të paraqiste në cilësinë e provës dokumente që të tregojë se ka qenë në marrëdhënie pune dhe ka paguar sigurimet shoqërore apo shëndetësore dhe duke paraqitur këto si prova ai ndodhet në kushtet e pikës d, të nenit 5 të ligjit nr.9831/2005 që përcakton pagën minimale si kriter vlerësimi për caktimin e dëmshpërblimit në këtë rast papunësie.

  • Mos paraqitja e dokumenteve sjell pamundësinë e provimit të të ardhurave që kishte paditësi në momentin e arrestimit për të gjykuar më pas për shpërblimin e dëmit pasuror si kompensim. Ligjvënësi ka përcaktuar shprehimisht marrjen parasysh të të ardhurave nga paga kur punonjësi ka qenë i punësuar apo pagën minimale kur ai ka qenë i papunë.

  • Paditësi nuk e ka shoqëruar pretendimin për dëmshpërblim me vërtetim nga zyra e sigurimeve shoqërore, as ndonjë vërtetim tjetër, si rrjedhim nuk rezulton ligjërisht e provuar se ai ka qenë në marrëdhënie pune apo i vetëpunësuar në sektorin privat, për më tepër që paditësi në kërkesëpadi dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk ka paraqitur prova të tjera të vlefshme që të tregonte se sa të ardhura ka pasur në momentin e burgimit dhe si e tillë nuk mund të provojë dëmin pasuror që ka pësuar.

  • Vendimi mbi kompensimin kur mungon mundësia për tiu drejtuar një të dhëne të saktë dhe që të mund të përdoren elemente konkrete provues në lidhje me secilin nga përbërësit e kompensimit, duhet sidoqoftë të bazohet mbi prova të sakta ose mbi një kriter aritmetik.

  • Vendimi i gjykatës së shkallës së parë dhe apelit në këtë rast është i pabazuar në ligjin e posaçëm. Sipas nenit 126 të K.Pr. Civile, gjykata në vendimin përfundimtar duhet të japë një analizë të provave mbi bazën e të cilave zgjidh pasojat.

  • Ligji ka qenë taksativ në kërkimin e këtyre dokumenteve, të cilat duhet të provojnë të ardhurat në momentin e arrestimit në intervalin deri në 1 muaj para. E vetmja mënyrë e vërtetimit të një page është evidenca e sigurimeve shoqërore, e cila në këtë rast ka rol provues mbi shumën e pagës dhe është një dokument zyrtar i njohur nga ligji.

  • Fakti që paditësi ka paraqitur nga seksioni i ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore vërtetim tregon se ai realisht është i papunë dhe si rrjedhim plotëson kushtin e pikës d, të nenit 5 të ligjit nr.9831/2005 që përcakton pagën minimale si kriter vlerësimi për caktimin e dëmshpërblimit në këtë rast.

  • Ekzistenca e marrëdhënieve të punës në të zezë në asnjë rast nuk provohet dot me dokumente të vlefshme. Si rrjedhim është e pamundur të provohet se sa të ardhura kishte paditësi në momentin e arrestimit për të gjykuar më pas për shpërblimin e dëmit pasuror si kompensim.

  • Gjykata e ka përcaktuar të drejtën e përcaktimit të masës së kompensimit si një të drejtë ekskluzive të gjykatës, duke vendosur masën prej 2.000 lekë/1 ditë paraburgim pa asnjë lloj arsyetimi. Në fakt ligji i posaçëm ka përcaktuar ekskluzivisht masën e kompensimit, duke e kushtëzuar me shqyrtimin e të ardhurave të fituara para arrestimit dhe rrethana të tjera njohura nga ligji.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në dhomën e këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja administrative nr.31003-01676-00-2014 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Besnik Marku, të paditur Dega e Thesarit Lezhë e Ministria e Financave dhe person i tretë Prokuroria e Rrethit Lezhë me objekt: Kompensimi për burgim të padrejtë.

2. Vendimi nr.679, datë 25.11.2013 i Gjykatës së Apelit Shkodër, është marrë në shkelje të rënda të rregullave procedurale, pasi kësaj gjykate i mungonte kompetenca në lëndë, prandaj vendimi i saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për tu shqyrtuar në gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Apelit.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Në referim të dokumentacionit ligjor të administruar në dosje rezulton se paditësi Besnik Marku banon në qytetin Lezhë. Ai datën 17.02.2010 është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë gjyqësore si i dyshuar të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga nenet 140-25-22 të Kodit Penal.

4. Me datë 19.02.2010 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vleftësuar të ligjshëm ndalimin e paditësit Besnik Marku dhe ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg pa afat, në ngarkim të tij.

5. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë me datën 16.08.2010 ka vendosur pushimin e akuzës në ngarkim të paditësit Besnik Marku. Po me datën 16.08.2010, paditësi Besnik Marku është liruar nga gjendja e paraburgimit.

6. Paditësi, duke pretenduar se ka vuajtur paraburgim në mënyrë të padrejtë i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.


II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.468, datë 09.05.2011 ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditësit Besnik Marku.

Detyrimin e Degës së Thesarit Lezhë të kompensojë paditësin Besnik Marku për burgim të padrejtë në shumën 537.000 (pesëqind e tridhjetë e shtatë mijë) lekë.

8. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



Paditësi pretendon që paraburgimi i vuajtur prej tij ishte i padrejtë dhe kërkon kompensim për gjithë kohën qëndrimit, prej 17.02.2010 deri me datën 16.08.2010. Prokurori kundërshton, duke arsyetuar që moszbulimi në kohë i fakteve është shkaktuar nga veprimet e paditësit.

Në rastin konkret, provohet që paditësi Besnik Marku është arrestuar me datë 17.02.2010 në kuadrin e procedimit penal nr.81 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ka qëndruar në gjendje paraburgimi deri me datën 16.08.2010, në total 5 muaj e 29 ditë (179 ditë). Këto fakte provohen me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë nr.22, datë 19.02.2010, fletë lirimin e IEVP Shënkoll datë 16.08.2010, akte të cilat u pranuan dhe shqyrtuan si prova shkresore në gjykim.

Më tej, provohet që lirimi nga paraburgimi i paditësit Besnik Marku është vendosur për shkak të pushimit të çështjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ky fakt provohet në vendimin e pushimit datë 16.08.2010, i cili i pranua dhe u shqyrtua si provë me shkresë në gjykim.

Sa sipër, gjykata vlerëson që paditësi Besnik Marku ka përmbushur standardin e provës të kërkuar nga neni 268 i KPP dhe provoi qënien e tij në paraburgim në kuadrin e një procedimi penal, kohën e qëndrimit dhe shkakun e lirimit nga paraburgimi.

Bazuar në këto fakte, gjykata konkludon që paraburgimi i vuajtur nga paditësi Besnik Marku ka qenë i padrejtë dhe në zbatim të nenit 268 të KPP ai ka të drejtën e kompensimit për gjithë periudhën e vuajtur. Pretendimi i prokurorit që paditësi me veprimet e tij ka shkaktuar moszbulim të fakteve nuk provohet. Në asnjë pjesë të arsyetimit të vendimit të pushimit të akuzës datë 16.08.2010 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë nuk është evidentuar ky pretendim i prokurorit.

Në rastin në shqyrtim, provohet që paditësi në momentin e arrestimit ishte i papunë dhe trajtohej me ndihmë ekonomike. Këto fakte provohen me vërtetimin e Bashkisë Lezhë (SNPSH) dhe informacionin e Drejtorisë Rajonale të Punësimit Lezhë, akte të pranuara dhe shqyrtuara në gjykim si prova shkresore. Bazuar mbi këto fakte, gjykata vlerëson që paditësit Besnik Marku nuk i është shkaktuar dëm material për shkak të qëndrimit në paraburgim dhe nuk ka të drejtë kompensimi për dëm material.

Gjithashtu provohet që paraburgimi i ka hequr dhe kufizuar paditësit lirinë fizike, përkatësisht lirinë e lëvizjes, të të jetuarit sipas dëshirës, të vendosjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve me të tjerët, të komunikimit e të intimitetit. Këto kufizime vlerësohen nga gjykata si cënim të vlerave personale të paditësit, me pasoja jo vetëm juridike, por dhe psikologjike dhe shoqërore. Këto lloj kufizimesh duhen përfshirë në fushën e kompensimit moral të paditësit Besnik Marku, në kuptim të pikës 2 të dispozitës së mësipërme.

Gjykata bazuar në moshën e re të paditësit, në akuzat e rënda për të cilat ai ishte paraburgosur, në kohën e qëndrimit në paraburgim, vlerëson që kompensimi për dëm moral në shumën 3.000 lekë, për çdo ditë paraburgimi të vuajtur, është një kompensim i drejtë.

Duke konkluduar, gjykata vlerëson që paditësi Besnik Marku duhet kompensuar për dëmin moral të shkaktuar në shumë 3.000 lekë për 179 ditët e vuajtura në paraburgim.

9. Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.679, datë 25.11.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.468, datë 09.05.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë me këtë ndryshim:

Dëmshpërblimi bëhet nga 537.000 (pesëqind e tridhjetë e shtatë mijë) lekë në 35.800 (tridhjetë e pesëmijë e tetëqind) lekë.

10. Gjykata e Apelit Shkodër, (ndreqje gabimi) me vendimin nr.10, datë 03.02.2014 ka vendosur:

Ndreqjen e gabimit material në dispozitivin e vendimit nr.679, datë 25.11.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër si më poshtë:

Shuma 35.800 (tridhjetë e pesë mijë e tetëqind) lekë bëhet 358.000 (treqind e pesëdhjetë e tetë mijë) lekë.

Ky vendim ti bashkëlidhet dhe të bëhet pjesë përbërëse e vendimit nr.679, datë 25.11.2013.


III. Ligji i zbatueshëm:
11. Neni 7 germa “a” i ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” parashikon se:

Gjykatat administrative janë kompetente për: Mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik.
12. Vendimi unifikues nr.03, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat ndërmjet të tjerave thonë se:

....Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatën e Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma....
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
13. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekurset e paraqitura nga paditësi Besnik Marku dhe të paditurit Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Lezhë, përmban shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, pasi Gjykata e Apelit Shkodër nuk ka qenë kompetente nga pikëpamja lëndore, prandaj ka arsye ligjore që vendimi i saj të cënohet.

14. Kolegji Administrativ, pasi shqyrtojë aktet procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektin dhe shkakun ligjor të padisë, pretendimet e palëve të parashtruara në këto akte, vendimin e gjykatës dhe parashtrimet e rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore mbi kompetencën lëndore, prandaj për këtë shkak, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

15. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo nga ato. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs përpara saj.

16. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se, paditësi Besnik Marku i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë me kërkesëpadi, duke kërkuar Kompensimin për burgim të padrejtë. Gjykata e Apelit Shkodër, në përfundim të gjykimit me vendimin nr.679, datë 25.11.2013 ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila kishte pranuar padinë.

17. Në rastin në shqyrtim akti që kundërshtohet është një akt administrativ individual i nxjerrë nga një organ i administratës publike gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative, prandaj duke u bazuar në nenin 7, germa “a” të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, çështja ka patur natyrë krejtësisht administrative dhe Gjykata e Apelit Shkodër ka dhënë vendim për një çështje të tillë (me natyrë administrative) pas datës 04.11.2013, në një kohë kur në zbatim të Dekretit nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës kanë filluar veprimtarinë e tyre gjykatat administrative.

18. Meqenëse ligji nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”, në dispozitat e tij tranzitore heshte për mënyrën se si do të veprohej me çështjet e regjistruara në gjykatën civile para datës 04.11.2013, për të unifikuar praktikën gjyqësore Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.03/2013 kanë arritur në këtë përfundim unifikues: ....Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatën e Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma....

19. Duke qenë se çështja kishte natyrë administrative dhe gjykimi i saj nuk kishte përfunduar akoma, në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr.49/2013 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” dhe vendimit unifikues nr.03/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Apelit Shkodër ka qenë e detyruar që të vendoste moskompetencën e saj lëndore dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Apelit.

20. Kolegji Administrativ thekson se kompetenca lëndore nuk duhet të shikohet vetëm me kërkesë të palëve të ngritura në ankim ose rekurs, por edhe vetë kryesisht nga gjykata e apelit ose Gjykata e Lartë, pasi kjo kompetencë nuk mund të “kurohet” qoftë edhe me zgjidhjen e drejtë të çështjes në themel nga gjykata më e ulët. Çështja e kompetencës lëndore konsiderohet e një rëndësie të veçantë në respektim të zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor. Gjykata në çdo shkallë gjykimi është e detyruar që të marrë në shqyrtim dhe të vendosë në lidhje me kompetencën e saj lëndore përpara se të gjykojë çështjen që i paraqitet për shqyrtim. Ky detyrim i gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërdrejt me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor, i sanksionuar në nenin 42/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 6 të KEDNJ. Nëse një gjykatë nuk ka kompetencë lëndore për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim tjetër procedural në lidhje me këtë çështje.

21. Duhet theksuar se, në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që e bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 i K.Pr.Civile, neni 7 i ligjit 49/2012). Ndarja e kompetencës, është përcaktuar qartë në ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” dhe Kodin e Procedurës Civile.

22. Përsa u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, moskompetenca lëndore për zgjidhjen e çështjes përbën shkelje të rëndë të rregullave procedurale, e cila ndikon drejtpërdrejt në dhënien e vendimit në kuptimin që, mosrespektimi i saj e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe nenin 54 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejt që ato kanë në vendimin e dhënë, prandaj vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 7 dhe 63/c të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”;


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.679, datë 25.11.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


Tiranë, më 10.03.2016

Nr. 31003-02374-00-2014 Regj.Themeltar

Nr. 00-2016-1085 Vendimi (162)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   136   137   138   139   140   141   142   143   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish