Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet135/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   131   132   133   134   135   136   137   138   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 10.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËSE: SHPËTIM PROJKU

E PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE

OBJEKTI:

Shfuqizimin e aktit administrativ nr.992, datë 05.03.2013

të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për lirimin nga detyra”

Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit nr.8549, datë 11.11.1999,

“Statusi i nëpunësit civil”.

Komisioni i Shërbimit Civil me vendimin nr.72, datë 22.04.2013, ka vendosur:

“Pranimin e ankesës së z. Shpëtim Projku.

Shfuqizimin e aktit administrativ nr.992, datë 05.03.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për lirimin nga detyra të ankuesit si të pabazuar.

Kthimin e ankuesit në vendin e mëparshëm të punës si Inspektor i Pare në Sektorin e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj.

Detyrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për pagimin e pagës së ankuesit duke filluar nga dita e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në zbatimin e këtij vendimi”.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.104, datë 03.12.2013, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.72, datë 22.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil”.


Kundër vendimit nr.104, datë 03.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila kërkon prishjen e vendimit të Komisionit të Shërbimit Civil dhe vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Drejtorit të Përgjthshëm të Tatimeve të z.Shpëtim Projku, duke parashtruar këto shkaqe:


  • Gjykata e Apelit Tiranë ka vepruar në kundërshtim me procedurën e përcaktuar në Kodin e Procedurës Civile me nenin 472 gërma 'b” të këtij kodi, duke mos respektuar mënyrën e komunikimit të vendimit për palën në mungesë ( Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), në lidhje me vendimin e marrë, duke shkelur në të njëjtën kohë edhe kushtin e përcaktuar në KPRC neni 467 gërma "c’’ për rastin kur çështja është gjykuar në mungesë të njërës palë. Në këtë mënyrë, përveç kësaj shkelje të rëndë proçeduriale, Gjykata e Apelit Tiranë, na ka hequr në këtë rast edhe të drejtën e parimit të kontradiktoritet, për të dëgjuar dhe për t’i dhënë mundësinë e shpjegimit edhe palës së paditur në gjykim

  • Kjo kërkesë, është depozituar pranë organit tonë më datë 09.01.2013, protokolluar me tonën nr.323 prot, të cilën do ta gjeni bashkëlidhur në cilësinë e provës shkresore dhe në të njëjtën kohë ne e konsiderojmë si datë ligjore, për të cilën kemi marrë dijeni dhe mbi bazën e së cilës kanë fuqi dhe fillojnë afatet ligjore për te drejtën e ushtrimit të rekursit ankimor në Gjykatën e Lartë, për palën në mungesë

  • Vendimi i mësipërm nuk është i bazuar në ligj dhe në prova, vendimi i mësipërm është marrë në shkelje proceduriale.

  • Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është i drejtë dhe i ligjshëm mbështetur në dispozitat ligjore në fuqi. Drejtori i Përgjithshem i Tatimeve, konform atributeve që i njeh ligji ka dalë me këtë vendim mbështetur në nenet 19 dhe 20 të Ligjit 9920 datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore" dhe në Ligjin 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nënpunësit Civil", Urdhërin e Kryeministrit nr.130, datë 06.11.2012 "Për miratimin e strukturës organizative dhe numrit të punonjësve të administratës tatimore qëndrore" si dhe Urdhrin nr.70, datë 13.12.2012 të Ministrit të Financave "Për miratimin e organigramës së punonjësve të administratës tatimore qëndrore",

  • Vendimi i Drejtorit të Përgjithshem të Tatimeve është një vendim i bazuar në ligj është marrë brenda kompetencave të autoritetit epror dhe në përputhje me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji.

  • Kompetencat e titullarit të institucionit janë të bazuara në ligj e në prova dhe, në vendimmarrjen e tij është pasur parasysh procedura e përcaktuar në ligj si dhe kërkesat ligjore për mënyrën dhe formën e daljes së aktit administrativ.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, paditësi Shpëtim Projku, ka filluar punë në administratën tatimore në datë 01.02.2007.

2. Me aktin administrativ nr.1972 datë 13.07.2010 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është konfirmuar si nëpunës civil në pozicionin e punës Inspektor.

3. Detyrën e mësipërme e ka ushtruar deri në daljen e vendimit nr.992 datë 05.03.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, me të cilit është liruar nga detyra.

4. Nga përmbajtja e këtij vendimi, rezulton se një veprim i tillë i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, është ndërmarrë për arsye të miratimit të strukturës së re të administratës tatimore me urdhërin nr.130 datë 06.11.2012 të Kryeministrit "Për miratimin e strukturës organizative dhe numrit të punonjësve të administratës tatimore qëndrore".

5. Kundër vendimit për lirim nga detyra paditësi ka paraqitur ankim në Komisionin e Shërbimit Civil.


6. Komisioni i Shërbimit Civil me vendimin nr.72, datë 22.04.2013, ka vendosur:

Pranimin e ankesës së z .Shpëtim Projku.



Shfuqizimin e aktit administrativ nr.992, datë 05.03.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për lirimin nga detyra të ankuesit si të pabazuar.

Kthimin e ankuesit në vendin e mëparshëm të punës si Inspektor i Pare në Sektorin e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj.

Detyrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për pagimin e pagës së ankuesit duke filluar nga dita e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në zbatimin e këtij vendimi”.

6.1 Arsyetimi i K.SH.C:Institucioni duhet të kishte zbatuar procedurat e duhura ligjore që rregullojnë procesin e ristrukturimit. Në rastin e ankuesit rezulton se, lirimi i tij nga detyra në kuadër të miratimit të strukturës së re është bërë pa u zbatuar kërkesat e nenit 23 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” si dhe ato të VKM nr.360, datë 14.072000 “Për lirimin nga shërbimi civil”.

Për trajtimin e themelit të aktit objekt shqyrtimi, Komisioni i Shërbimit Civil analizoi strukturen e vjetër dhe strukturën e re që është edhe struktura aktuale e institucionit. Nga krahasimi i dy strukturave konstatojmë se, deri në momentin e lirimit nga detyra, ankuesi punonte në detyrën Inspektor i Parë në Sektorin e Operacioneve të Kontrollit, në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Mëdhenj. Sipas strukturës së vjetër, sektori ku punonte ankuesi, Sektori i Operacioneve të Kontrollit, ishte i vendosur në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor dhe kishte në përbërje të tij 5 Përgjegjës Sektori + 54 Inspektorë të Parë + 25 Inspektorë të Dytë. Në strukturën e re, Sektori i Kontrollit Tatimor është po brenda Drejtorisë të Kontrollit Tatimor, duke ruajtur të njëjtin numër punonjësish (në strukturën e vjetër sektori kishte gjithsej 84 punonjës, edhe në strukturën e re sektori ka gjithsej 84 punonjës) dhe është i organizuar me 6 Përgjegjës Sektori + 53 Inspektorë të Parë + 25 Inspektorë të Dytë. Pra, është shtuar një përgjegjës sektori dhe është shkurtuar një Inspektor i Parë. Por, nga hetimet dhe verifikimet e kryera rezulton se në një kohë që është shkurtuar vetëm një Inspektor i Parë drejtuesi i tatimeve me pretendimin e shkurtimit të vendit të punës ka liruar menjëherë nga detyra katër Inspektorë të Parë, z.Gaspër Koka. z.Krenar.Mici, z.Shpëtim Projku dhe z.Dhionist Çaro. (Pra, në Sektorin e Kontrollit Tatimor është shkurtuar një vend pune, ndërsa titullari i tatimeve për këtë shkak liron menjëherë nga detyra katër punonjës. Të katër punonjësit në mënyrë individuale kanë paraqitur ankim kundër vendimit të lirimit nga detyra dhe KSHC, me vendimin nr.70. datë 22.04.2013 ka vlerësuar pjesërisht të drejtë vetëm aktin e dalë për punonjësin Dhionist Çaro duke i bërë plotësimet përkatëse, ndërsa për tre punonjësit e tjerë nuk ka shkurtim të vendit të punës).

Në këto kushte, duke parë në tërësi faktet dhe rrethanat e përshkruara më sipër, konstatohet se me miratimin e strukturës së re për ankuesin nuk ka suprimim apo shkurtim të vendit të punës, nuk ka as ndryshim të përshkrimit të punës e për rrjedhojë nuk ndodhemi në kushtet e nenit 23 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil", i cili rregullon institutin e ristrukturimit të institucionit dhe as në kushtet e nenit 24 të këtij ligji i cili përcakton procedurën që do të ndiqet me nëpunësin civil në rastet e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës për shkak të ndryshimit të objektivave dhe përshkrimit të vendit të punës. Nga ana tjetër, duhet theksuar, se në rastet e ristrukturimeve, siç del nga përmbajtja e pikës 8 dhe 9 të VKM nr.360 datë 14.7.2000 "Për lirimin nga shërbimi civil", kalimi në listë pritjeje nuk mund të bëhet ndaj çdo nëpunësi, pa kufizim, por vetëm nëpunësi, vendi i të cilit është shkurtuar, është ristrukturuar apo që ka ndryshuar përshkrimin dhe kërkesat e vendit të punës”.

7. Kundër këtij vendimi është ushtruar e drejta e ankimit nga pala e paditur në Gjykatën e Apelit Tiranë.



8. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.104, datë 03.12.2013, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.72, datë 22.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil”.

8.1. Arsyetimi i gjykatës: Kolegji civil çmon se vendimi i K.SH.C. është i bazuar në kërkesat ligjore dhe në prova, e si i tillë duhet të lihet në fuqi. Pretendimet e parashtruara në kërkesën ankimore janë të pabazuara. Ato janë parashtruar në përgjithësi dhe nuk trajtojnë çështjen objekt shqyrtimi. Në shqyrtimin e çështjes nga K.SH.C. i është bërë një analizë e hollësishme të gjitha shkeljeve të kryera nga pala e paditur në lirimin e paditësit nga shërbimi civil. Akti administrativ i nxjerr nga pala e paditur, ka dal në kundërshtim me kërkesat e ligjit, e konkretisht nenet 21 e 23 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, dispozitat referuese për lirimin nga shërbimi civil, si dhe të kritereve të VKM nr.360 datë 14.07.2000 “Për lirimin nga Shërbimi Civil”, në të cilin përcaktohen procedurat që duhen respektuar në këtë vendimmarrje. Në shqyrtimin e kësaj çështje ka dal e provuar se vendi i punës së paditësit nuk është shkurtuar, nuk është ristrukturuar, si dhe nuk ka ndryshim në përshkrimin dhe kërkesat e vendit të punës. Si rrjedhojë vendimi i K.SH.Civil është i bazuar në tërësi në kërkesat e ligjit”.

9. Kundër vendimit nr.104, datë 03.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila kërkon prishjen e vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil dhe vendimit te Gjykates se Apelit Tiranë dhe lenien ne fuqi te vendimit te Drejtorit te Pergjthshem te Tatimeve të z.Shpëtim Projku, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
10. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

10.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

10.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

10.3. Neni 54: “Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe ia dërgon çështjen organit kompetent për rigjykim kur: a) gjykata administrative e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe funksionale....”.


11. Kodi i Procedurës Civile,

11.1. Neni 467: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:



a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën...”

12. Ligji nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
13. Se rekursi i paraqitur nga i padituri Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.104, datë 03.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë me të cilin është vendosur lënia në fuqi e vendimit nr.72, datë 22.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil.

14. Kolegji Administrativ, pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore për kompetencën lëndore. Prandaj, për këtë motiv thelbësor, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet e çështja të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

15. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs.

16. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi Shpëtim Projku me padi i është drejtuar Komisionit të Shërbimit Civil, duke kërkuar anullimin e aktit administrativ të largimit nga shërbimi civil dhe rikthimin në vendin e mëparshëm të punës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Komisioni i Shërbimit Civil ka vendosur të pranojë ankimin e paditësit.

17. Gjykata e Apelit Tiranë, në përfundim të gjykimit ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e Komisionit të Shërbimit Civil. Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është shpallur në datën 03.12.2013.

18. Në rastin konkret nisur nga objekti i gjykimit, akti që kundërshtohet në këtë gjykim, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

19. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se nga Gjykata e Apelit Tiranë janë lejuar shkelje të ligjit procedural që lidhen me kompetencën lëndore të gjykatës për të gjykuar çështjen, të cilat pasjellin zhvillimin e një procesi jo të rregullt ligjor.

20. Kolegji thekson se në datën 04.11.2013 kanë filluar funksionimin gjykatat administrative, veprimtaria dhe kompetenca e të cilave është përcaktuar në ligjin e posaçëm nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative". Për rrjedhim prej kësaj date të gjitha çështjet administrative janë në kompetencë, duhet të gjykohen dhe të jepet vendimi nga gjykatat administrative pavarësisht se çështja objekt shqyrtimi është rregjistruar dhe ka qënë në gjykim, para datës 04.11.2013,.

21. Gjykata e Apelit Tiranë nuk e ka konstatuar mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes dhe ka dhënë një vendim të pabazuar në ligj duke sjellë si pasojë zgjidhjen e çështjes nga gjykata jo kompetente nga pikëpamja lëndore.

22. Çështja e kompetencës konsiderohet e një rëndësie të veçantë në respektim të zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor. Gjykata në çdo shkalle gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim dhe të vendosë në lidhje me kompetencën e saj lëndore apo tokësore përpara se të gjykojë çështjet që i paraqiten nga palët për shqyrtim. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor të sanksionuar në nenin 42/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 6 të KEDNJ. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

23. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson të nënvizojë se, në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i Ligjit 49/2012).

24. Ndarja e kompetencës, është përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe në Kodin e Procedurës Civile.

25. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin ne përfundimin se moskompetenca për zgjidhjen e çështjes përbën shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit në kuptimin që, mosrespektimi i kompetencës lëndore e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe në nenin 54 të ligjit nr.49/2012, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejtë që ato kanë në vendimin e dhënë.

26. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në çështjen objekt gjykimi, nuk mund të marrë në shqyrtim dhe të analizojë zbatimin e ligjit material, nëse ligji është zbatuar drejtë apo jo nga gjykatat e faktit.

27. Për sa më sipër, në kushtet kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Apelit Tiranë kanë lejuar shkelje procedurale, vlerëson se vendimi nr.104, datë 03.12.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

28. Gjykata e Administrative e Apelit është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes bazuar në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe Dekretin nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.104, datë 03.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 10.03.2016

Nr. 31003-02066-00-2014 Regj.Themeltar

Nr. 00-2016-1086 Vendimi (157)

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   131   132   133   134   135   136   137   138   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish