Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet132/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   128   129   130   131   132   133   134   135   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 10.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËSE: “ROZAFA ORTAKËT” SHPK

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMEVE SHKODËR

OBJEKTI:

Anullimin e aktit administrativ “Njoftim vlerësimi për detyrimet”

nr.3373/1 prot datë 25.04.2012 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër

për detyrimin për shumën 238.452 lekë,

për gjobat e vëna për mospajisje me bileta dhe mosdeklarim punonjësi.

Anullimin e aktit administrative, vendim nr.11341/1 prot, datë 17.09.2012

të Drejtorisë së Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Zgjidhjen e pasojave të dala nga aktet absolutisht të pavlefshme.

Pezullimin e zbatimit të akteve të sipërcituar.

Baza Ligjore: Nenet 32, 324 e vijues të K.Pr.Civile

dhe nenet 46, 47 e vijues të K.Pr.Administrative,

nenet 69, 106-109 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008

“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë"

dhe udhëzimi i Ministrit të Financave nr.24, datë 02.09.2008

“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar..

Ligji nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar

dhe udhëzimi nr.5, datë 30.01.2006, i Ministrise se Financave

“Për tatimin mbi të ardhurat”.

Ligji nr.7928, datë 27.04.1995 “Për tatim mbi vlerën e shtuar” i ndryshuar

dhe udhëzimi i Ministrit të Financave nr.17, datë 13.05.2008

“Për tatimin mbi vlerën e shtuar” i ndryshuar.

Neni 109 e vijues i ligjit nr.9920 datë 19.05.2008

“Për procedurat tatimore në RSH” (i ndryshuar).


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.433(51-2013-736) datë 19.02.2013, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë”.



Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.603 datë 06.02.2014, ka vendosur:

“Moskompetencën për gjykimin e çështjes civile me nr.1662 datë rregjistrimi 20.03.2013 dhe dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.


Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me vendimin nr.1555 datë 07.05.2014, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nr.433(51-2013-736) datë 19.02.2013 dhe kthimin e Çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër me tjetër trup gjykues”.


Kundër vendimit nr.1555 datë 07.05.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.1555 datë 07.05.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.433(51-2013-736) datë 19.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Vendimi i Gjykatës së Apelit për çështjen është i padrejtë.

  • Gjykata e Apelit Administrativ shpreh në vendimin e saj, se nga gjykata jani kryer shkelje procedurale që kanë të bëjnë me përfaqësimin dhe legjitimimin e palëve në procesin gjyqësor. Përfaqësimi i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër në çështje gjyqësore ku ajo është palë është realizuar nëpërmjet depozitimit para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër të një “Autorizirni të përhershëm”, i cili është konfirmuar nga K/Sekretaria dhe pranuar në vijim nga kjo gjykatë.

  • Në zbatim të nenit 72/2 të Kodit Civil “Autorizimi” është bërë me nënshkrimin e drejtuesit dhe vulën përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër, depozituar para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, konfirmuar depozitimi dhe me vulën përkatëse të K/Sekretarisë së Gjykatës. Autorizimi i bërë i ditur gjykatës verifikuar dhe pranuar nga ajo.

  • Detyrat dhe kompetencat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor janë të përcaktuara qartë në nenin 105 të Ligjit nr.dt. 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimin nr.24 datë 02.09.2008 për zbatimin e këtij ligji, V.K.M-ve nr.400 datë 22.04.2009 “Për përcaktimin e detyrave dhe funksioneve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor” dhe në “Manualin e Veprimtarisë së Hetimit Tatimor”, “Rregulloren e Brendshme të Administratës Tatimore Qëndrore”.

  • Në bazë të Akt konstatimit në fjalë nga grupi i punës së “Taks Forcës” është konstatuar në mënyrë flagrante, se z.Sajmir Pepushaj i gjendur në punë si faturino nuk ishte i përfshirë apo deklaruar në listën e punonjësve të deklaruar apo siguruar nga subjekti para organit tatimor. Për këtë është marrë masa e gjobës në vlerën 100.000 lekë, sipas Proçesverbalit të gjobës nr.0056836 datë 31.03.2012, bazuar në nenin 119 të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH-së”, i ndryshuar.

  • I kemi paraqitur para Gjykatës me vlerën e provës Listëpagesën, formularin e deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurirneve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat prsonale për periudhën tatimore shkurt 2012, deklaruar datë 08.03.2012 dhe mars 2012, deklaruar datë 16.04.2012 dorëzuar, deklaruar nga subjekti para organit tatimor, Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër, detyrim ligjor ky i tij.

  • Sanksioni tjetër në vlerën prej 150.000 lekë është bazuar nëe proçesverbalin e gjobës me numër serial 0062653 datë 31.03.2012 pasi grupi i inspektorëve tatimorë nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë SH1963E, deklaruar mjeti para organit tatimor, të subjektit “Rozafa Ortakët” sh.p.k, me numër Nipti K26702001R me aktivitet “transport udhëtarësh”, në orën 11.05 ë Aksin Rrogozhinë rezultoi të gjendeshin 15 pasagjerë të papajsur me biletë. Mbi bazën e këtij konstatimi është marrë masa e gjobës në zbatim të nenit 122, pika 3 e Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH-së”, i ndryshuar.

  • Me shkresën nr.828 prot datë 09.04.2012, protokolluar pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër me nr.3083 prot datë 12.04.2012, Drejtoria e Hetimit Tatimor, Sektori i zbatimit Tiranë dërgon për ndjekje, proçedurë të mëtejshme Proçesverbalin e gjobës numër serie 0002588 datë 01.04.2012, mbajtur gjatë kontrollit, hetimit të ushtruar në automjetin me targë SH4766D në pronësi të tatimpaguesit “Rozafa Ortakët” sh.p.k me numër Nipti K26702001R. Nga kontrolli i kryer sipas këtij Proçesverbali ka rezultuar një pasagjer i papaisur me biletë udhëtimi. Për këtë tatimpaguesi është sanksionuar me 10.000 lekë gjobë, bazuar në nenin 122 pika 3 të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH-së”, i ndryshuar me ligjin nr.10209 datë 23.12.2009.

  • Të gjitha vendimet i janë bërë të ditura, njoftuar subjektit sipas proçedurës ligjore.

  • Të gjitha shkresat e përmendura me sipër, praktikat e kontrollit, Akt konstatim, proçesverbalet e gjobës, praktikat e vlerësimit, njoftim vlerësimet tatimore, përgjigjet e shqyrtimit të çështjes në rrugë administrative janë dorëzuar në Gjykatën e Rrethit Shkodër me cilësinë e provës shkresore.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, subjekti Shoqëria “Razafa Ortakët'’ sh.pk është liçensuar pranë organit tatimor si person juridik me numër NIPT K26702001, me objekt aktiviteti “transport udhëtarësh brenda dhe jashtë vendit, etj...”.

2. Me njoftim-vlerësimin nr.3373 prot datë 24.04.2012 subjekti është njoftuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër me detyrime: gjobë në vlerën 100 000 lekë për “mosdeklarim punonjësi”, gjobë në vlerën 150.000 lekë për “mospaisje me bileta udhëtimi”.

3. Me shkresën nr.7505 prot datë 11.04.2012, protokolluar pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër me nr.3088 prot datë 12.04.2012, Drejtoria e Hetimit Taimor, Task-forca pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë dërgon për ndjekje, procedurë të mëtejshme Akt konstatimin datë 31.03.2012, mbajtur gjatë kontrollit, hetimit të ushtruar në datë 31.03.2012 në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, ku është ndaluar automjeti me targë SH 3682 E në pronësi të tatimpaguesit “Rozafa Ortakët" sh.p.k me numër Nipti K26702001R, deklaruar mjeti para organit tatimor.

4. Në bazë të akt konstatimit në fjalë nga grupi i punës së “Taks Forcës” është konstatuar në mënyrë flagrante, se z.Sajmir Pepushaj i gjendur në punë si faturino nuk ishte i përfshirë apo deklaruar në listën e punonjësve të deklaruar apo siguruar nga subjekti para organit tatimor.

5. Me procesverbalin e gjobës nr.0056836 datë 31.03.2012, është marrë masa e gjobës në vlerën 100.000 lekë, bazuar në nenin 119 të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH-së”, i ndryshuar, ku thuhet se: ‘‘nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton, se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të papaguar detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 50 000 lekësh, kur është subjekt i biznesit të vogël dhe gjobë prej 100 000 (njëqind mijë) lekësh, për biznesin e madh me t.v.sh, për çdo rast mosdeklarimi”.

6. Me proçesverbalin e gjobës me numër serial 0062653 datë 31.03.2012 grupi i inspektorëve tatimorë konstatoi se nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë SH1963E, deklaruar para organit tatimor, të subjektit “Rozafa Ortakët” sh.p.k, me numër Nipti K26702001R me aktivitet “transport udhëtarësh”, në orën 11.05 në Aksin Rrogozhinë rezultoi të gjendeshin 15 pasagjerë të papajsur me biletë. Për këtë është vendosur dhe sanksioni tjetër në vlerën prej 150.000 lekë, pasqyruar në këtë njoftim vlerësim për “moslëshim të biletave të udhëtimit”, bazuar në proçesverbalin e gjobës me numër serial 0062653 datë 31.03.2012 të mbajtur nga inspektorët e Hetimit Tatimor në sektorin e zbatimittë D.P.T-ve (Taks Forcë).

7. Pala paditëse duke mos qënë dakort me këtë vlerësim të organit tatimor i është drejtuar me një kërkesë për Apelim, Drejtorisë së Apelimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

8. Me vendimin nr.11340/1 prot datë 18.07.2012, Drejtoria e Apelimit Tatimor ka vendosur: “Lënien në fuqi të aktit administrativ, njoftim vlerësimit për detyrimet tatimore nr.3373 prot datë 24.04.2012 të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër dhe rrëzimin e ankimit”.

9. Në këto kushte paditësi i është drejtuar gjykatës duke kërkuar anullimin e njoftim vlerësimit tatimor nr.3373/1 prot datë 25.04.2012 të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër si dhe vendimin nr.1134/1 prot dstë 19.07.2012 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

10. Paditësi ka pretenduar se aktet administrative objekt gjykimi janë të pavlefshme për dy arsye kryesore: 1. Është proceduar një subjekt tatimor i cili nuk mund të jetë mbartës i detyrimit sepse secili nga shoferët dhe mjetet e kontrolluara janë subjekte tatimore më vehte dhe në ushtrimin e veprimtarisë së tyre ato pajisen me NIPT sekondar, i cili në momentin e kontrollit është gjetur në rregull. 2. Nuk ekzistojnë njoftime për fillimin e procedimit administrativ konform nenit 47, 56, 60 të K.Pr.Administrative si për akt konstatimet ashtu edhe për procesverbalet.

11. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.433(51-2013-736) datë 19.02.2013, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë”.



11.1 Arsyetimi i gjykatës: Gjykata pasi dëgjoi palët në pretendimet e tyre arrin në konkluzionin se kërkesëpadia është e pa mbështetur në prova për faktin se: Së pari: Pretendimi i ngritur nga pala paditëse që detyrimi duhej t’i kalonte shoferit të automjetit e jo shoqërisë “Rozafa” shpk, me arsyetimin që çdo automjet ka numër Nipt sekondar, është tërësisht i gabuar, pasi është pikërisht shoqëria Rozafa shpk që është rregjistruar në QKR si person juridik dhe si tatimpagues, e për pasojë të gjitha detyrimet ndaj të tretëve dhe ndaj anës së paditur përmbushen nga vetë shoqëria, ndërsa mos përmbushtjet e detyrimit nga vetë anëtarët e shoqërisë zgjidhen mes tyre me padi detyrimi, për këtë fakt në përputhje të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH-së”, pala paditëse vetë shoqëria Rozafa shpk është subjekt i ligjit, e të gjitha të drejtat dhe detyrimit janë në ngarkim të shoqërisë.

dyti: Në gjykim është provuar tërësisht se veprimet e kontrollit tatimore janë të konfirmuara me njoftim dhe se njoftim vlerësimi tatimor nr.3373 prot datë 24.04.2012 nga Drejtoria Rajonale Shkodër i është njoftuar subjektit sipas nenit 60 të ligjit 9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH-së”, ndaj te cilit palët kanë ushtruar dhe rrugën administrative të ankimit. Në këto kushte nuk jemi, para kërkesës për pavlefshmëri absolute të njoftim vlerësimit për shkak të njoftimit siç është pretenduar në gjykim nga ana paditëse.

Së treti: Është pikërisht shoqëria Rozafa shpk, e cila ka detyrimin ligjor në bazë të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH-së, që të bëjë deklarimin e punonjësve të saj si dhe të presë kuponin tatimor për çdo shërbim që ajo ofron që në rastin në shqyrtim është prerja e biletës së pasagjerëve që udhëtojnë me automjetet e shoqërisë”.

12. Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim pala paditëse e cila ka kërkuar ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kërkesë-padisë.

13. Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.603 datë 06.02.2014, ka vendosur:

Moskompetencën për gjykimin e çështjes civile me nr.1662 datë rregjistrimi 20.03.2013 dhe dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.



14. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me vendimin nr.1555 datë 07.05.2014, ka vendosur: “Prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nr.433(51-2013-736) datë 19.02.2013 dhe kthimin e Çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër me tjetër trup gjykues”.

14.1. Arsyetimi i gjykatës: “Në lidhje me kushtet e pranueshmërisë së ankimit, gjykata konstaton se ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, në formën e duhur proceduriale, para gjykatës kompetente, nga subjekti i legjitimuar aktivisht në padi, i legjitimuar edhe në të drejtën e ankimit sipas neneve 452 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata Administrative e Apelit vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër është rrjedhojë e një procesi jo të rregullt ligjor të zhvilluar në shkelje të rregullave proceduriale mbi përfaqësimin e palëve ndërgjyqëse dhe per këtë shkak duhet prishur dhe çëshlja duhet të kthehet për rigjykim për këto arsye:

Referuar përmbajtjes së procesverbalit të seancës gjyqësore rezultoi se pala e paditur është përfaqësuar nga juristja Siriana Bakushi, e autorizuar për përfaqësim me autorizim të përhershëm të depozituar në K/Sekretarinë e kësaj gjykate. Në dosjen gjyqësorenuk gjendet asnjë autorizim apo akt përfaqësimi me të cilin kjo juriste të jetë autorizuar për ta përfaqësuar këtë palë ndërgjyqëse. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër nuk ka zbatuar nenet 64, 72/2 dhe 96 të K.Pr.Civile. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka zhvilluar procesin gjyqësor në kundërshtim me nenin 176 të K.Pr.Civile pa verifikuar legjitimimin e përfaqësuesit të palës paditëse. Gjykimi ka vazhduar duke marrë të mirqënë faktin se juristi i palës paditëse është dhe përfaqësuesi legjitim i kësaj pale pa u administruar dhe u verifikuar ky akt përfaqësimi.

Përfaqësimi në gjykatë i personit juridik kryhet nëpërmjet aktit të përfaqësimit të nënshkruar nga drejtuesi i tij, ku duhen të jenë të shprehura qartë në përmbajtje vullneti i të përfaqësuarit për çështjen objeki gjykimi dhe tagrat që i jepen përfaqësuesit. Ky akt nga pikëpamja formale duhet tëjetë i nënshkruar nga drejtuesi i personit juridik dhe të ketë vulën e këtij të fundit.

Sipas germës “ç“ të nenit 50 të ligjit nr.49/2012, Gjykata Administrative e Apelit në dhomë këshillimi vendos prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në rastin kur shkeljet proceduriaie janë të rënda dhe për të cilat ligji parashikon shprehimisht pavlefshmërinë e vendimit apo të procedures së gjykimit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka shkelur rregullat mbi përfaqësimin dhe njoftimin e palëve duke vepruar kështu në kundërshtim me dispozitat e lartëcituara të Kodit të Procedurës Civile”.

15. Kundër vendimit nr.1555 datë 07.05.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.1555 datë 07.05.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.433(51-2013-736) datë 19.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM
16. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

16.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

16.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

16.3. Neni 56: “Nuk lejohet rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit për padi me objekt:



a) kundërshtimin e dënimit për kryerjen e kundërvajtjeve administrative, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

c) kundërshtimin e aktit administrativ që ka refuzuar dhënien e detyrimit në të holla, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

ç) mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetuese dhe ligjore, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi”.
17. Vendimi nr.3, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
18. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse është ushtruar kundër një vendimi përfundimtar të Gjykatës Administrative të Apelit për të cilin nuk lejohet rekurs të dhënë për padi në të cilat vlera e kërkimit apo e së drejtës është më e vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi.

19. Në rastin konkret nisur nga objekti i gjykimit, akti që kundërshtohet në këtë gjykim, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

20. Kolegji thekson se në datën 04.11.2013 kanë filluar funksionimin gjykatat administrative, veprimtaria dhe kompetenca e të cilave është përcaktuar në ligjin e posaçëm nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative". Si rrjedhojë, duke nisur nga data 04.11.2013 të gjitha mosmarrëveshjet që kanë lënë administrative, janë ënkompetencë dhe janë objekt gjykimi i gjykatave administrative sipas parashikimeve të ligjit 49/2012, pavarësisht nëse çështja gjyqësore i është paraqitur gjykatës për shqyrtim është rregjistruar ose ka qënë në gjykim përprara datës 04.11.2013.
21. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se Ligji nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” në nenin 56 të tij, ka klasifikuar një grup çështjesh, për të cilat për shkak të vlerës së vogël të objektit të padisë, nuk mund të paraqitet rekurs në Gjykatën e Lartë. Nëse objekti i padisë ka një vlerë më të vogël se ato që parashikohen në nenin 56 të këtij ligji, rekursi nuk lejohet. Ky rregullim i ri ka natyrë kufizuese në krahasim me rregullimin e mëparshëm të Kodit të Procedurës Civile që lejonte të drejtën e ankimit apo rekursit, pavarësisht nga vlera e kërkimit apo së drejtës që ishte objekt shqyrtimi përpara gjykatës.

22. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 arrijnë në interpretimin unifikues: “Kufizimet financiare që parashikojnë nenet 45 dhe 56 të Ligjit nr.49/2012, në lidhje me të drejtën për të paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Administrativ ose rekurs në Gjykatë të Lartë, nuk zbatohen në lidhje me ankimet apo rekurset e paraqitura përpara datës 04.11.2013”.

23. Kolegji çmon se për të gjitha rekurset e paraqitura pas datës 04.11.2013 do të zbatohen kufizimet e parashikuara në nenin 56 të të Ligjit nr.49/2012. Kufizimi i së drejtës së ankimit nisur nga vlera e padisë gjen zbatim pas datës 04.11.2013. Për rrjedhojë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka detyrimin për të verifikuar, rast pas rasti, nëse vlera e padisë apo kërkesës në çështjen për të cilën është paraqitur rekurs, është apo jo nën vlerën minimale të përcaktuar sipas nenit 56 të Ligjit nr.49/2011.

24. Në nenin 56 të Ligjit 49/2013 parashikohet se nuk lejohet, rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit, për padi me objekt kundërshtim i akteve administrative a mosmarrëveshje administrative me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi. Paga minimale në shkallë vendi, sipas legjislacionit në fuqi, dihet se përcaktohet periodikisht çdo vit nga Këshilli i Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministratave në fuqi në momentin e paraqitjes së rekursit është VKM nr.537, datë 03.07.2013, i cili përcakton se paga minimale në shkallë vendi është 22.000 lekë. Rrjedhimisht, vlera minimale e padisë për efekt të zbatimit të nenit 56 të Ligjit nr.49/2012 është 880.000 lekë, për efekt të pranueshmërisë për shqyrtim të ankimit rekursit.

25. Në rastin konkret objekt mosmarrëveshje administrative është kërkimi për anullimin e aktit administrativ “Njoftim vlerësimi për detyrimet” nr.3373/1 prot datë 25.04.2012 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër për detyrimin me shumën 238.452 lekë. Pra vlera e padisë rezulton në masën 238.452 lekë. Kjo vlerë është dukshëm më e vogël sesa kufiri i parashikuar, aktualisht prej 880.000 lekë (dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi), nga neni 56 i Ligjit nr.49/2012, për efekt të pranueshmërisë për gjykim të rekursit të ushtruar kundër vendimit të gjykatës së apelit.

26. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se rekursi i paraqitur për çështje në të cilat vlera e kërkimit apo e së drejtës është më e vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi nuk është objekt i shqyrtimit të këtij Kolegji.

27. Për sa më sipër vendimi nr.1555, datë 07.05.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është i paankimueshëm në Gjykatën e Lartë, kjo në zbatim të kufizimit të ankimit nisur nga vlera më e vogël e padisë objekt i këtij gjykimi krahasuar me pagën minimale në shkallë vendi, të parashikuar nga dispozita e nenit 56 të Ligjit nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në rastin objekt gjykimi duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 13 pika 3 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.


V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.


Tiranë, më 10.03.2016


Nr. 11243-01513-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 – 1290 i Vendimit (154)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   128   129   130   131   132   133   134   135   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish