Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet28/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në datën 10.03.2016, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11115-00497-00-2013 Regj. Themeltar, që i përket palëve:
PADITËS: ADRIAN DULAKU, përfaqësuar në gjykim nga av. D. Çeliku

I PADITUR: SHOQËRIA “KLEN-RA” SH.P.K., (në mungesë).

PALË E TRETË: SHOQËRIA “ALBASPORT” SH.A., (në mungesë).
OBJEKTI:

Lirim e dorëzim sendi nga poseduesi i paligjshëm.

Shpërblim për përdorimin e sendit.

Sigurim padie nëpërmjet bllokimit të çdo lloj aktiviteti

në objektin pronë e palës paditëse.

Baza Ligjore: Nenet 296 dhe 298 të Kodit Civil,

nenet 32, 202/a, 206/b të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6125, datë 11.07.2011 ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit Adrian Dulaku.

Detyrimin e palës së paditur shoqëria “KLEN-RA” shpk, t’i lirojë e dorëzojë paditësit ambientet pronë e tij që ndodhen në një pjesë të katit të dytë të ndërtesës me nr.pasurie 3-4/241, me sipërfaqe 250m2, brenda sipërfaqes totale 480m2, që ndodhet në anën veriore të godinës së shoqërisë “ALBASPORT” sha, në ish-Qytetin e Nxënësve Tiranë.

Rrëzimin e pjesës tjetër të padisë që ka të bëjë me shpërblimin e dëmit si të pambështetur në prova.

Shpenzimet gjyqësore pala e paditur...”
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2323, datë 08.10.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.6125, datë 11.07.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”



Kundër vendimit nr.2323, datë 08.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur Shoqëria “Klen-Ra” sh.p.k., me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit e të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

  • Në gjykim nuk është provuar legjitimiteti i paditësit në ngritjen e padisë së rivendikimit pasi paditësi duhej të provonte jashtë çdo dyshimi se sendi objekt gjykimi është i tij. Nuk mund të thuhet nga gjykata për padinë e rivendikimit, shprehimisht se “pavarësisht se nuk ka të njëjtin emër, sendi që paska marrë paditësi është sendi në të cilin ushtron aktivitetin shoqëria “Klen-Ra” shpk”, pasi duket sikur gjykata po vërteton faktin e pronësisë së paqartë të paditësit.

  • Gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë pa arsyetuar shkaqet e lënies në fuqi të tij.


Kundër vendimit nr.2323, datë 08.10.2012 të Gjykates se Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs edhe personi i tretë Shoqëria “Albasport” sh.p.k., me anë të të cilit kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

  • Vendimi është marrë në shkelje të ligjit.

  • Në rastin në gjykim në vitin 2003 ka ndodhur një pjestim i një sendi të paluajtshëm dhe pronari i ri i sendit është pronar me akt dhe jo me sundim faktik të tij.

  • Pronësia mbi sendin e paluajtshëm është fituar në rastin tonë me kontratë dhe me regjistrimin e saj në ZRPP dhe kjo është mënyra ligjore e fitimit të pronësisë.

  • Sendi që ka marrë paditësi nuk është sendi që është në pronësinë tonë dhe i është dhënë me qera të paditurit në gjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, përfaqësuesin e palës paditëse av. D. Çeliku, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, në mungesë të palëve të tjera ndërgjyqëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi
V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Paditësi Adrian Dulaku, ka qenë një nga aksionarët e personit të tretë, shoqërisë “ALBASPORT” sh.a. me 36.201% të aksioneve të saj.

  2. Personi i tretë Shoqëria “ALBASPORT” sh.a., ka fituar personalitet juridik në datën 24.06.1996.

  3. Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, në nr.hipotekor 1171 datë 12.03.1997, ka qenë e regjistruar pronësia e kësaj shoqërie mbi një sipërfaqe totale trualli prej 1873.5 m2, brenda së cilës, 365 m2 janë sipërfaqe e lirë dhe 1508.5 m2 sipërfaqe e zënë me ndërtime. Ky vërtetim pronësie rezulton të jetë i shoqëruar dhe me planvendosjen e pronës.

  4. Në referim të parashikimeve të Ligjit nr.7638 datë 19.11.1992 dhe Ligjit nr.7667 datë 28.01.1993, me vendimin nr.13190/2 datë 13.03.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është vendosur të miratohet vendimi nr.2 datë 07.03.2003 i Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionerëve të shoqërisë “ALBASPORT” sh.a., asamble e cila ka vendosur, mes të tjerash, edhe kalimin në pronësi të Adrian Dulakut të një pjese të godinës së administratës me sipërfaqe ndërtimore 788 m2 (kati i parë me shkallët lidhëse me sip. 308 m2 dhe kati i dytë me sip. 480 m2), si dhe sipërfaqen prej 394 m2 truall nën objekt, me kufizimet e përcaktuara në të gjitha aktet e shoqërisë dhe në plan-vendosjen e përpiluar nga eksperti i caktuar me vendim asambleje. Ky kalim pronësie është bërë si kundravlerë e 36.201 % të aksioneve që paditësi Adrian Dulaku zotëronte në këtë shoqëri, duke i kaluar asaj përfundimisht të drejtat mbi këto aksione.

  5. Kjo procedurë ndarje, është bërë objekt konflikti gjyqësor. Me vendimin nr.6044 datë 06.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është vendosur rrëzimi i padisë së paditësit në atë gjykim Skënder Picari, padi nëpërmjet së cilës është kërkuar pavlefshmëria e procedurave të ndarjes së një pjesë të shoqërisë “ALBASPORT” sh.a. dhe kalimit në pronësi të Adrian Dulakut të një pjese të pronës së kësaj shoqërie. Ky vendim rezulton të jetë lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1408 datë 09.07.2010.

  6. Po ashtu, ka rezultuar e provuar se paditësi ka regjistruar pronësinë e fituar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme respektivisht, për truallin nën objekt me sipërfaqe 394 m2 në nr.hipotekor 20/8240 datë 18.09.2003, për katin e parë dhe shkallët lidhëse të godinës dykatëshe me sipërfaqe 308 m2 në nr.hipotekor 21/8240 dhe për katin e dytë me sipërfaqe 480 m2 në nr.hipotekor 22/8240 datë 18.09.2003.

  7. Sipas pretendimeve të palës paditëse në këto ambiente, që prej vitit 2003 e në vazhdim është vendosur pala e paditur, shoqëria “KLEN-RA” sh.p.k., pa asnjë titull, duke ushtruar aktivitet tregtar. Me mbarimin e afatit një vjeçar të kontratës së vitit 2002 dhe me fitimin e pronësisë prej paditësit në vitin 2003, sipas palës paditëse, shoqëria “KLEN-RA” sh.p.k., është kthyer në një posedues të paligjshëm, i cili duhet të detyrohet gjyqësisht t’i lirojë dhe dorëzojë ambientin me sip. 250 m2 pronarit të ligjshëm.

  8. Me këtë pretendim pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

  9. Gjatë gjykimit, pala e paditur, shoqëria “KLEN-RA” sh.p.k. ka prapësuar se ambientet në të cilat ushtron aktivitetin e saj, janë marrë me qira nga shoqëria “ALBASPORT” sh.a., nëpërmjet kontratës së qirasë së lidhur nga viti 1999 e në vazhdim, fakt i cili rezulton i provuar me paraqitjen në cilësinë e provës të dy kontratave të qirasë të lidhura midis shoqërisë “KLEN-RA” sh.p.k. dhe shoqërisë “ALBASPORT” sh.a., përkatësisht të datave 15.08.1999 dhe 01.01.2002, nëpërmjet të cilave rezulton që t’i jetë dhënë me qira palës së paditur një sallë me përmasa 25x10m2, në katin e dytë të një ndërtese. Kontrata e parë është lidhur me afat 2 vjeçar dhe e dyta me afat një vjeçar. Ky fakt rezulton të jetë mbështetur edhe prej palës së tretë, shoqërisë “ALBASPORT” sh.a. në procesin gjyqësor.

  10. Po ashtu, pala e paditur shoqëria “KLEN-RA” sh.p.k. dhe personi i tretë shoqëria “ALBASPORT” sh.a., kanë pretenduar se pala paditëse duhet të provojë titullin e vet të pronësisë në një padi rivendikimi. Pronësia që paditësi ka fituar nëpërmjet procedurave të ndarjes së shoqërisë “ALBASPORT” sh.a. në vitin 2003, përkon me ambientet e administratës së kësaj shoqërie, ambiente të cilat nuk janë të njëjta me ato ku pala e paditur ushtron aktivitetin e saj. Sipas palës së tretë, godina e administratës së shoqërisë nuk ka ndryshuar emërtim që nga viti 1997 e në vazhdim dhe është e pozicionuar në anën jugore të pronës në tërësi të palës së tretë në këtë gjykim. Referuar këtyre prapësimeve, pala e paditur dhe pala e tretë kërkuan rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj.

  11. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6125, datë 11.07.2011 ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit Adrian Dulaku, detyrimin e palës së paditur shoqëria “KLEN-RA” sh.p.k., t’i lirojë e dorëzojë paditësit ambientet pronë e tij që ndodhen në një pjesë të katit të dytë të ndërtesës me nr.pasurie 3-4/241, me sipërfaqe 250 m2, brenda sipërfaqes totale 480 m2, që ndodhet në anën veriore të godinës së shoqërisë “ALBASPORT” sha, në ish-Qytetin e Nxënësve Tiranë, rrëzimin e pjesës tjetër të padisë që ka të bëjë me shpërblimin e dëmit si të pambështetur në prova.

  12. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata ka arsyetuar se: “...Pala paditëse pretendon se ky ambient ku pala e paditur vazhdon të ushtrojë aktivitetin e saj, ndodhet në katin e dytë të godinës së kaluar në pronësi të saj që në vitin 2003 dhe mbahet prej të paditurit pa asnjë titull. Me mbarimin e afatit një vjeçar të kontratës së vitit 2002 dhe me fitimin e pronësisë prej paditësit në vitin 2003, sipas palës paditëse, shoqëria “KLEN-RA” sh.p.k., është kthyer në një posedues të paligjshëm, i cili duhet të detyrohet gjyqësisht t’i lirojë dhe dorëzojë ambientin me sip. 250m2 pronarit të ligjshëm. Nga parashtrimi i mësipërm i fakteve, në përfundim të gjykimit, gjykata e gjen padinë e paditësit Ardian Dulaku tërësisht të mbështetur në prova dhe në ligj…Nga përfundimet e të dy akteve të ekspertimit, provohet që i padituri ka zënë ambientin me sip. 250m2 që ndodhet brenda sipërfaqes së katit të dytë në pronësi të paditësit. Ky përfundim arrihet duke analizuar në tërësi të gjitha elementet e pronës së palës paditëse dhe jo vetëm emërtimin e asaj pjese që ai ka përfituar. Kështu, pavarësisht emërtimit që i është vendosur godinës dykatëshe të përfituar nga paditësi si “godinë e administratës”, të gjithë elementet e tjerë si sipërfaqja, kufizimet e kësaj prone, bëjnë që pozicionimi i pronës së paditësit të jetë në pjesën prona e paditësit është e vendosur në pjesën veriore të godinës në tërësi dhe jo në anën jugore të saj…Në kushtet kur nga shqyrtimi gjyqësor provohet që i padituri qëndron në pronën e paditësit pa titull nga pronari ligjor i sendit, gjykata e gjen të mbështetur padinë në nenin 296 të Kodit Civil, për sa i përket lirimit dhe dorëzimit të pronës. Sipas kësaj dispozite: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtjes...”…Në lidhje me pjesën tjetër të objektit të padisë, që ka të bëjë me shpërblimin e dëmit të ardhur nga përdorimi i sendit prej të paditurit që nga viti 2003 e në vijim, në kushtet kur për përllogaritjen e vlerës nga përdorimi i sendit (neni 297 i Kodit Civil), është e nevojshme që kjo përllogaritje të kryhet nga një ekspert i fushës (neni 224/a i Kodit të Procedurës Civile) dhe nga paditësi gjatë gjykimit nuk u kërkua marrja e një prove të tillë, duke u kërkuar në pretendimet përfundimtare që kjo përllogaritje të bëhet nga gjykata, mbi bazën e të dhënave të kontratave të qirasë të lidhura mes të paditurit dhe personit të tretë, në përfundim gjykata konkludon në rrëzimin e saj si të pambështetur në prova…”

  13. Mbi ankim të palës së paditur dhe personit të tretë, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2323, datë 08.10.2012 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.6125, datë 11.07.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  14. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “...Gjykata e Apelit Tiranë çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë i mbështetur në prova dhe në ligj …Bazuar në përfundimet e të dy akteve të ekspertimit të kryera në gjykim në shkallë të parë me kërkesë të palëve ndërgjyqëse, ka rezultuar e provuar se i padituri shoqëria “KLEN-RA” shpk ka zënë ambientin me sip.250m2 që ndodhet brenda sipërfaqes së katit të dytë në pronësi të paditësit. Ky përfundim ka dalë duke analizuar në tërësi të gjitha elementet e pronës së palës paditëse dhe jo vetëm emërtimin e asaj pjese që ai ka përfituar. Kështu, të gjithë elementet e pronës si sipërfaqja, kufizimet e kësaj prone, bëjnë që pozicionimi i pronës së paditësit të jetë në pjesën veriore të godinës në tërësi dhe jo në anën jugore të saj…Nga viti 2003, pronar i këtij ambienti është bërë paditësi dhe ndërkohë marrëdhënia e qirasë e krijuar me palën e tretë shoqëria “Albasport” sha, nuk mund të ketë fuqi ligjore mbi pronarin e ri me përfundimin e kontratës së qirasë me afat një vjeçar të datës 01.02.2002…Nga akti i ekspertimit ka rezultuar e provuar nga kqyrja në vend, se pala e paditur ka në përdorim një pjesë të godinës së katit të dytë të palës paditëse. Sipas aktit të ekspertimit, gjatë kqyrjes në vend nga ana e ekspertit, ka rezultuar se kufizimet e truallit me sipërfaqe 394 m2 mbi të cilën ndodhet sipërfaqja ndërtimore prej 788 m2, nuk përputhen me vendndodhjen e godinës së administratës ekzistuese, prandaj pretendimi i palës së paditur se godina e administratës që përshkruhet në vërtetimet e pronësisë është godina ekzistuese me tulla silikate që ndodhet në anën jugore të pronës së shoqërisë “Albasport”sha, nuk qëndron...”

  15. Kundër vendimit nr.2323, datë 08.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur Shoqëria “Klen-Ra” sh.p.k. dhe personi i tretë shoqëria “Albasport” sh.a., me anë të të cilit kërkojnë respektivisht, pala e paditur prishjen e vendimeve të gjykatave të faktit dhe rrëzimin e padisë, ndërsa personi i tretë ndryshimin e vendimeve të gjykatave të faktit dhe rrëzimin e padisë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM


  1. Dispozitat e Kodit Civil, në të cilat është parashikuar:

16.1 Neni 296 “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.”
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON


  1. Se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Shoqëria “Klen-Ra” sh.p.k. dhe rekursi i paraqitur nga personi i tretë shoqëria “Albasport” sh.a., nuk përmbajnë shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.2323, datë 08.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.6125, datë 11.07.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi pranimin e pjesshëm të padisë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.2323, datë 08.10.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është dhënë në kushtet e kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm dhe në zbatim të duhur të ligjit material e procedural, ndaj për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

  3. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur pranimin pjesërisht të padisë së paditësit Adrian Dulaku. Në qendër të argumentimit të asaj gjykate ka qenë fakti se, që prej vitit 2003 paditësi është pronar i pasurisë objekt konflikti, e cila vazhdon të mbahet prej të paditurit pa asnjë titull të ligjshëm posedimi. Me mbarimin e afatit të kontratës së qerasë të lidhur mes të paditurit dhe personit të tretë dhe me fitimin e pronësisë prej paditësit në vitin 2003, pala e paditur, shoqëria “KLEN-RA” sh.p.k., është kthyer në një posedues të paligjshëm, ndaj dhe në të tilla rrethana, plotësohen tërësisht kriteret e padisë së rivendikimit, të parashikuara në nenin 296 të K.Civil.

  4. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i gjykatës së apelit, i bazuar në argumentimin e mësipërm, është marrë në kushtet e kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, si dhe në zbatim të duhur të ligjit procedural e material, e konkretisht nenit 296 të K.Civil mbi padinë e rivendikimit.

  5. Fillimisht, sa i takon pretendimeve të ngritura në rekurset e paraqitura mbi identifikimin nëse sendi objekt konflikti është realisht në pronësi të paditësit, si dhe nëse bëhet fjalë për të njëjtin send të dhënë me qira ndaj palës së paditur, Kolegji Civil thekson se këto pretendime i referohen në thelb një kërkimi për rivlerësim të provës, në të kundërtën me ç`kanë konkluduar dy gjykatat e faktit, pas kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm. Kolegji Civil vlerëson se pretendimet e kësaj natyre i përkasin procesit të të provuarit, që mbetet tërësisht në ekskluzivitetin e gjykatave të faktit. Në një kohë që mund të përbëjë shkak ligjor për cenimin e vendimeve të gjykatave të faktit, evidentimi i pretendimeve ndaj një procesi gjyqësor për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, provat në vetvete nuk mund të jenë objekt vlerësimi nga Gjykata e Lartë.

  6. Në vijim të analizës së mësipërme, ky Kolegj thekson se, ndryshe nga sa pretendohet nga palët rekursuese, faktet e rrethanat e çështjes konkrete, sa i takon saktësimit të së drejtës së pronësisë së paditësit dhe individualizimit të sendit që posedohet prej palës së paditur, janë hetuar plotësisht nga gjykatat e faktit, i janë nënshtruar debatit gjyqësor dhe janë analizuar e vlerësuar konform dispozitave ligjore në fuqi.

  7. Veç sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson të drejtë konkluzionin e gjykatës së apelit në lidhje me plotësimin e kushteve të përcaktuara në nenin 296 të K.Civil mbi padinë e rivendikimit. Në interpretim të kësaj dispozite, padia reale e rivendikimit kërkon plotësimin në mënyrë kumulative të dy kushteve: së pari, ngritjen e saj nga pronari i një sendi i cili është zhveshur nga posedimi i sendit, dhe së dyti: kundërdrejtimin e kësaj padie ndaj çdo poseduesi ose mbajtësi të sendit, i cili nuk është pronar i tij.

  8. Në çështjen objekt gjykimi, sikurse ka rezultuar nga hetimi i kryer nga dy gjykatat e faktit, është plotësuar kushti i parë i vërtetimit të titullit të pronësisë së paditësit mbi sendin objekt konflikti, titull ky i cili rrjedh nga vendimi nr.2 datë 07.03.2003 i Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionerëve të shoqërisë “ALBASPORT” sh.a., ku është vendosur kalimi në pronësi të paditësit të një pjese të godinës së administratës së shoqërisë me sipërfaqe ndërtimore 788 m2, si dhe kalimi në pronësi i sipërfaqes prej 394 m2 truall nën objekt, me kufizimet përkatëse. Ky vendim asambleje është miratuar sipas ligjit tregtar të kohës nëpërmjet vendimit nr.13190/2 datë 13.03.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pronësia është regjistruar në ZRPP Tiranë në emër të paditësit dhe prej kësaj periudhe e në vijim, sikurse është vërtetuar nga gjykatat e faktit, titulli i pronësisë i palës paditëse ka mbetur i pacenuar.

  9. Po ashtu, ka rezultuar se është vërtetuar edhe kushti i dytë i kërkuar nga neni 296 i K.Civil mbi legjitimimin pasiv të të paditurit, e konkretisht posedimi i pronës objekt konflikti pa asnjë titull të ligjshëm, ç`ka do të thotë se posedimi është kryer pa patur një shkak juridik ose pasi shkaku juridik ka rënë. Në kushtet kur ka rezultuar se që prej vitit 2003, pronësia mbi këtë send ka kaluar nga personi i tretë në favor të paditësit, atëherë me të drejtë gjykatat e faktit kanë konkluduar se kontrata e qerasë e lidhur mes të paditurit dhe personit të tretë, nuk mund të ketë fuqi ligjore mbi pronarin e ri dhe as mund të përbëjë më një titull të ligjshëm posedimi për të paditurin në gjykim.

  10. Në mbështetje të argumentimit të mësipërm, Kolegji Civil konkludon se, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është i drejtë, i dhënë në kushtet e garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, si dhe në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, ndaj dhe në të tilla kushte nuk ka vend për cenimin e tij.

  11. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.2323, datë 08.10.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.2323, datë 08.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Tiranë më 10.03.2016.
Nr. 11243-00050-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-758 i Vendimit (82)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish