VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues
Arjana Fullani Anëtare
Andi Çeliku Anëtar
Në datën 24.03.2016, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003-00330-00-2016 akti, që u përket palëve:
PADITËS: DREJTORIA E POLICISË QARKUT SHKODËR
TË PADITUR: 1- GËZIM GILA
2 -VIOLETE GILA
OBJEKTI:
Detyrimin e kthimit të përfitimit pasurore pa të drejtë,
si rezultat i begatimit pa shkak të ligjshëm,
duke specifikuar konkretisht Gëzim Gila dhe Violete Gila,
përfitim i padrejte i shumës monetare prej 229.500 leke.
Baza Ligjore: Neni 32, të K.Pr.Civile,
neni 655, i K.Civil, nenet 123, 203, te K.Punës,
nenet 60 dhe 88 të ligjit nr.9749, datë 04.06.2007 për “Policinë e shtetit”,
neni 1 l (b dhe c) dhe 18/3 të ligjit nr.9720, datë 23.04.2007
“Për auditimin e brendshëm ne sektorin publik”,
VKM nr.183, date 09.02.2011 “Per kompensimin për privacionet
dhe humbjet që shkaktohen punonjësit te policisë se shtetit,
për shkak të nevojave te punës dhe shërbimit,
neni 4 i Kontratës Individuale te punës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.271(685), datë 17.02.2015, ka vendosur:
1- Shpalljen e moskompetencë lëndore të Gjykatës se Rrethit Gjyqësore Shkodër për shqyrtimin e çështjes nr.regj.them. 650(l1119-00003-51-2015), datë regjistrimi 05.01.2015, dhe dërgimin e saj në gjykatën kompetente qe eshte Gjykata Administrative te Shkalles se Pare Shkodër.
2- Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme në Gjykatën e Lartë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.673, datë 09.09.2015, ka vendosur:
Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore e funksionale ndërmjet gjykatave, për çështjen me nr.rregj.them.1058, dt.02.03.2015.
Dërgimin e çështjes për zgjidhje konflikti, pranë Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë Tiranë.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtarit Andi Çeliku dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
I. Rrethanat e çështjes:
1. Gjate gjykimit u vërtetua se ndërgjyqësit e paditur, janë punonjës të Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër.
Nëpërmjet kërkesëpadisë në gjykim ndërgjyqësi paditës, pretendon se palët e paditura, duhet të kthejnë palës paditëse, përfitimin pasurore pa të drejtë, konkretisht Gëzim Gila dhe Violete Gila, të shumës monetare prej 229.500 lekë.
Pala paditëse, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, me kërkesë padi kundër anës se paditur Gëzim Gila dhe bashkëshortes Violetë Gila, punonjës policie ne Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, me objekt:- Detyrimi i kthimit të përfitimit pasuror pa të drejtë si rezultat i begatimit pa shkak të ligjshëm, duke specifikuar konkretisht; Gëzim Gila,Violetë Gila, përfitim i pa drejtë i shumës monetare prej 229.500(dyqind e njëzet e j nëntë mijë e pesëqind) lekë.
Në datën 20.05.2014 pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër ka mbërritur shkresa me nr.1234/4-2 Prot, datë 08.05.2014, e Drejtorit të Përgjithshëm, dërgim i raportit final te angazhimit të kryer në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.
Pagesat për privacionet dhe humbjet që shkaktohen punonjësit të policisë së shtetit për shkak të nevojave te punës dhe shërbimit.” Dhe periudha e auditimit eshte Janar 2014 prill 2014.
Në përputhje me konkluzionet e arritura eshte kërkuar qe te gjithë personat te cilëve u janë gjetur shkelje, nder to edhe pala e paditur, te cilët kane përfituar pa te drejte shuma te caktuara parash te mbajnë përgjegjësi për demin e shkaktuar, duke kthyer te gjithë shumat përkatëse qe kane begatuar pa shkak ne buxhetin e shtetit.
II. Vendimi dhe arsyetimi i gjykatës në mosmarrëveshje:
2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.271 (685), datë 17.02.2015, ka vendosur:
1-Shpalljen e moskompetence lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Shkodër për shqyrtimin e çështjes nr.regj.them. 650 (l1119-00003-51-2015), datë rregjistrimi 05.01.2015, dhe dërgimin e saj në gjykatën kompetente që është Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
2- Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme në Gjykatën e Lartë.
Me arsyetimin:
Gjykata pa e shqyrtuar çështjen në themel, konstaton se ajo nuk ka kompetence lëndore për gjykimin e saj.
Kjo pasi sipas nenit 7, shkronja “ç” të Ligjit 49/2012, kompetenca për gjykimin e kësaj çështjeje i përket Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Për rrjedhojë Gjykata në mbështetje të nenit 61 të Kodit te Procedurës Civile, vlereson se duhet të shpallë mungesën e kompetencës tokësore për gjykimin e çështjes dhe të urdhëroje dërgimin e akteve ne Gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.
3. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.673, datë 09.09.2015, ka vendosur:
Ngritjen e mosmarrëveshjes se kompetencës lëndore e funksionale ndërmjet gjykatave, për çështjen me nr.rregj.them.1058, dt.02.03.2015.
Dërgimin e çështjes për zgjidhje konflikti, pranë Kolegjit Administrativ të Gjykatës se Larte Tirane.
Me arsyetimin:
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, në evidentim të veprimeve përgatitore konstaton se:
Pala paditëse, Drejtoria e Policisë se Qarkut Shkodër, i eshte drejtuar Gjykatës Administrative të Shkalles se Pare Shkodër, me kërkesë padi kundër anës se paditur Gëzim Gila dhe bashkëshortes Violetë Gila, punonjës policie ne Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, me objekt:- Detyrimi i kthimit të përfitimit pasuror pa të drejtë si rezultat i begatimit pa shkak të ligjshëm, duke specifikuar konkretisht; Gëzim Gila,Violetë Gila, përfitim i pa drejtë i shumës monetare prej 229.500(dyqind e njëzet e j nëntë mijë e pesëqind) lekë.
Ne datën 20.05.2014 pranë Drejtorisë se Policisë se Qarkut Shkodër ka mbërritur shkresa me nr.1234/4-2 Pro,t date 08.05.2014, e Drejtorit te Përgjithshëm, dërgim i raportit final te angazhimit te kryer ne Drejtorinë e Policisë se Qarkut Shkodër.
Pagesat për privacionet dhe humbjet që shkaktohen punonjësit te policisë se shtetit për shkak te nevojave te punës dhe shërbimit.” Dhe periudha e auditimit eshte Janar 2014 prill 2014.
Në përputhje me konkluzionet e arritura eshte kërkuar qe te gjithë personat te cilëve u janë gjetur shkelje, nder to edhe pala e paditur, te cilët kane përfituar pa te drejte shuma te caktuara parash te mbajnë përgjegjësi për demin e shkaktuar, duke kthyer te gjithë shumat përkatëse qe kane begatuar pa shkak ne buxhetin e shtetit.
Personat e mësimor janë begatuar pa shkak, pasi qe te ndodhemi para begatimit: pa shkak duhet te konkurrojnë katër kushte:
1) Një person te jete pasuruar dhe një tjetër te jete dëmtuar,
2) Pasurimi i një personi te rrjedhe nga dëmtimi i tjetrit,
3) Pasurimi te mos ketë ndodhur ne baze te një shkaku te ligjshëm, pra, mungesa e shkakut te justifikuar,
4) Begatimi te jete kryer pa faj.
Po te shohim rastin e çështjes sonë, konkurrojnë te katër këto kushte, kjo për faktin se: Znj. Violetë Gila ne momentin e transferimit te bashkëshortit Gëzim Gila rezulton te këtë pasur këto lëvizje dhe shënime ne librezën e punës; me dt.15.05.2013 është shkëputu nga “Delia impex”shpk .Vjetërsia në punë rezulton të jetë mbi 10 vjet, 12 muaj punë dhe të tjerat figurojnë me sigurim si bujk privat.
Nga të dhënat e sistemit RIMS rezulton se z. Gëzim Gila është transferuar nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore Shkodër për në Komisariatin e Policisë së Trafikut i Lezhë në datën 01.12.2012 dhe znj.Violetë Gila rezulton të jetë punësuar në j periudhën 15.03.2013-15.05.2013,ose e thënë ndryshe pas transferimit të bashkëshortit nga njësia Rajonale e Policisë Rrugore Shkodër, në Komisariatin e Policisë së Trafikut Lezhë dhe ka ndërprerë marrëdhëniet e punës më përpara transferimit të bashkëshortit nga Komisariati Policisë së Trafikut Lezhë për në Komisariatin e Trafikut Shkodër.
Më pas nuk ka punësime të bashkëshortes së tij dhe për këto shkaqe ajo nuk ka qenë në kushtet e përfitimit sipas VKM nr.183, dt 09.02.2011.
Kjo bashkëshorte ka përfituar pa drejtësisht shumën monetare prej 185.500 (përllogaritjet janë bërë nga data 15.05.2013-31.01.2014).
Gjykata e Rrethit Shkodër me vendimin nr.271, dt 17.02.2015, ka shpallur mos kompetencën lëndore te ceshtjes pa shqyrtuar çështjen në themel, duke vlerësuar se nuk ka kompetencën lëndore për gjykimin e kësaj çështje, referuar nenit 7/c, te ligjit 49/2012, ka vlerësuar si Gjykate kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje Gjykatën Administrative Shkalles se Pare Shkodër.
Gjykata vlereson se Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Shkodër, kryesisht verifikon kompetencën lëndore te ceshtjes se parashtruar për gjykim , konform nenit 7 dhe 13 te ligjit 49/2012 dhe konstaton moskompetencen lëndore, duke ngritur çështjen për konflikt kompetence ne Gjykatën e Larte, duke arsyetuar se;
Jemi ne një marrëdhënie te pastër civile e krijuar mes paleve ndergjygjese si rezultat i përfitimit te pa drejte nga paga e bashkëshortes se te paditurit, për pasoje rregullimi ligjore i kësaj marrëdhënie juridike janë dispozitat e K.Civil e pikërisht; neni 608 K.Civil- "Personi qe ne mënyrë te paligjshme dhe me faj i shkakton tjetrit një dem ne personin ose ne pasurinë e tij detyrohet te shpërbleje demin e shkaktuar"
Neni 609 K.Civil - "Demi duhet te jete rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit
Ose mosveprimit te personit.
Mospengimi i një ngjarjeje nga personi qe ka detyrimin ligjor për ta mënjanuar, e ngarkon atë me përgjegjësi për demin e shkaktuar"
Neni 655 I K.Civil- “begatimi pa shkak”.
Per pasoje eshte pikërisht demi material qe te paditurit i kane shkaktuar anës se paditur si rezultat i përfitimit te pa drejte te pagave te bashkëshortes dem i cili behet i kërkueshëm nga paditësi pavarësisht se eshte organ i administrates publike, pasi ne rastin ne gjykim punedhenesit apo i thëne ndryshe organi i administrates publike, nuk ka prodhuar ndonjë akt administrative me qellim qe ta beje te ekzekueshem detyrimin te cilin e kërkon, por i eshte drejtuar të paditurit me padi (i cili i ka shkaktuar një dem material), konfrom nenit 608 dhe 609, te K.Civil qe ta shpërblejë demin qe i eshte shkaktuar nga përfitimet e pa drejta.
Pra ne ketë rast kërkimi për shpërblim demi I një organi te administrates publike i kundrejtohet kundravajtesit dhe organi administrative ne ketë rast eshte subjekt i te drejtës civile pasi ai nuk sillet si organ administrative ne kuptim te autoritetit te tij ndaj shtetasit.
Nga sa me sipas analizuar, ne reference te nenit 13 pika 1,5,6 ku thuhet:
- Mosmarrëveshjet e kompetencave
1. Moskompetenca lëndore dhe funksionale ngrihet edhe kryesisht ne çdo gjendje e shkallë te shqyrtimit.
2. Moskompetenca tokësore mund te ngrihet ose kundërshtohet nga palët vetëm para se te ketë filluar shqyrtimi gjyqësor i provave.
3. Gjykata shpall me vendim moskompetencen e saj për shkaqet e parashikuara ne ketë nen dhe urdhëron dërgimin e akteve gjykatës kompetente. Vendimi për shpalljen e moskompetences dhe vendimi për rrëzimin e kërkesës për shpalljen e moskompetences ankimohen se bashku me vendimin përfundimtar.
4. Ka mosmarrëveshje për kompetencën, kur dy ose me shume gjykata, ne te njëjtën kohe, marrin ose nuk pranojnë te marrin për shqyrtim te njëjtën çështje administrative.
5. Gjykata, me kërkesë te paleve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim te arsyetuar, me te cilin i paraqet Gjykatës se Larte kopjen e akteve te nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, qe ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën ne mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, se bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës se Larte brenda 5 ditëve.
6. Mosmarrëveshjet zgjidhen nga Kolegji Administrativ i Gjykatës se Larte, i cili vendos ne dhome këshillimi me 3 gjyqtare brenda 10 ditëve nga data e marrjes se akteve. Vendimi u njoftohet menjëherë gjykatave ne mosmarrëveshje dhe paleve.
Gjykata vlereson se çështja duhet te ngrihet për mosmarrëveshje kompetence lëndore e funksionale ndërmjet gjykatave dhe e Ben konflikt kompetence dhe ia kalon për zgjidhje Kolegjit Administrativ te Gjykatës se Larte Tirane.
III. Ligji i zbatueshëm:
4. Neni 13/5, të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” është parashikuar se: “Gjykata me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve”.
Vendimi Unifikues nr.3, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Nenet 32 i K.Pr.Civile,
Ligji nr.9720, date 23.04.2007 “Për auditimin e brendshëm”
Ligji nr.9749, date 04.06.2007, “Për Policinë e Shtetit”
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
5. Se vendimi nr.271(685), datë 17.02.2015, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Shkodër, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedurial dhe për këtë shkak duhet të lihet në fuqi.
6. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të palës paditëse të shprehura si në kërkesë padi ashtu dhe në pretendimet e tij para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vlerëson të drejtë dhe të bazuar në Ligjin nr.49/2012 arsyetimin dhe vendimin e dhënë nga kjo gjykatë. Pikërisht juridiksioni që i është dhënë nga ligji specifik Gjykatës Administrative tregon në të njëjtën kohë dhe pushtetin që i është dhënë kësaj gjykate për të marrë në shqyrtim të gjitha çështjet të cilat parashikohen në nenin 7, të tij. Ky është një lloj juridiksioni i veçantë, i cili ushtrohet në këtë fushë nga këto gjykata në bazë të Ligjit nr.49/2012.
7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se pikërisht krijimi i këtyre gjykatave si dhe shqyrtimi i çështjeve administrative nga këto gjykata përbëjnë një garanci me tepër për të drejtat, liritë dhe interesat kushtetuese të palëve që janë pjesëmarrëse në këto procese. Këto gjykata respektojnë me rigorozitet të gjitha rregullat dhe normat procedurale dhe materiale të parashikuara nga ligjet organike që rregullojnë këtë veprimtari si dhe konfliktet që ato marrin në shqyrtim, janë gjykata të krijuar me ligj dhe përmbushin të gjitha garancitë kushtetuese për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.
8. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke analizuar llojin e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi, konstaton se natyra e mosmarrëveshjes është administrative, pasi konflikti që është shtruar për zgjidhje përpara gjykatës lind nga akte administrative të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik, mosmarrëveshje kjo e cila është në kompetencë shqyrtimi nga ligji nr.49, datë 03.05.2012, sipas nenit 7/b, të tij, kërkohet Kthim shume prej 229.500 lekë, të përfituar padrejtësisht nga paga, dëm ekonomik që ka pësuar punëdhënësi gjatë ushtrimit të punës, së punëmarrësit.
Padia lidhet me mosmarrëveshjen e lindur midis palës paditëse si punëdhënës dhe palës së paditur si punëmarrës, ku punëdhënësi është një organ i administratës publike (neni 7/ç).
Pala e paditur Gëzim Gila dhe Vjolete Gila, është debitor me institucionin në shumën 229.500 leke, si dëm ekonomik të shkaktuar buxhetit të shtetit, për shkeljet dhe mangësitë e evidentuara, duke përfituar pa të drejtë pagesa.
9. Duke iu referuar analizës së mësipërme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se në përcaktimin e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje, me të drejtë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i është referuar nenit 7, të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, duke arsyetuar se nga pikëpamja lëndore, kjo mosmarrëveshje është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
10. Sa më sipër, është shprehur qartë në nenin 7/a, të Ligjit nr.49/2012 në të cilin parashikohet shprehimisht se: “Gjykatat administrative janë kompetente për ..... mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”.
11. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013, ku kanë arritur në përfundimin se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7, të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma”.
12. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin ne përfundimin se vendimi nr.271(685), datë 17.02.2015, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 10, të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit nr.271(685), datë 17.02.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Tiranë, më 24.03.2016
Nr. 31003-00353-00-2016 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2016-794 i Vendimit
Do'stlaringiz bilan baham: |