Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet192/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   188   189   190   191   192   193   194   195   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Tom Ndreca Anëtar

Medi Bici Anëtar
Në datën 15.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003-00302-00-2016 akti që ju përket palëve :
PADITËS: PLUS COMMUNICATION SHA.

E PADITUR: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE.

PERSON I TRETË: VODAFONE ALBANIA SHA,

TELEKOM ALBANIA SHA.

ALBTELEKOM.
OBJEKTI:

Pranimin e kërkesëpadisë të Plus Communication sha.

Shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit të Këshillit Drejtues

nr.2542, datë 13.03.2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime

në vendimet e Këshillit Drejtues të AKEP

me nr.2522, 2523, 2524, 2525 dhe 2526, datë 06.11.2014”

në lidhje shtesat e bëra në vendimin nr.2522, datë, datë 06.11.2014

në lidhje me përcaktimin në Kreun VI “ Masat rregulluese”

të vlerave të reja të terminimit në rrjetin PLUS për periudhat

01.04.2015, 01.07.2015 dhe 01.01.2016 duke lënë në fuqi

tarifën e terminalit të PLUS në nivelin 6.52 lekë/min

deri në analizën e radhës së tregut celular.

Ndryshimin e bërë në Vendimin nr.2524, datë 06.11.2014

në lidhje me vlerat e reja të terminalit në rrjetin PLUS

për periudhat 01.04.2015, 01.07.2015 dhe 1.01.06

duke lënë në fuqi tarifën e terminalit të PLUS në nivelin 6.52 lekë/min

deri në analizën e radhës së tregut celular, si dhe ndryshimet e bëra

në vendimet nr.2522, 2523, 2525, 2526, datë 06.11.2014

në lidhje me shtyrjen e afateve të detyrimit për mosdiskriminimin

në tarifat on-net/off-net si për pajtimtarët me paspagim të detyrimit

të mosdiskriminimit tarifor brenda dhe jashtë rrjetit

dhe zbatimin e këtij detyrimi për të tre operatorët e konsoliduar në treg

Vodafone Albania sha, AMC sha dhe Albtelecom sha.

Baza Ligjore: Neni 7, 11/1, 15/a, 17/a, 28 e vijues i ligjit 49/2012

“Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative

dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

ligji nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Pr.Administrative të RSH”,

nenet 7, 8, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 39, 53, 55, 56, 57, 58, 59, 61, 114 e vijues

të ligjit nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Kominikimet Elektronike në RSH”;

neni 9 e vijues, 66 e vijues, neni 116, 137, 138,1 e vijues

i ligjit nr.8485, 12.05.1999 “Kodi i Pr.Administrative”,

Rregullore nr.9, datë 17.07.2009 të Këshillit Drejtues të AKEP, ndryshuar;

neni 8 dhe 9 i ligjit nr.9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e Konkurencës”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e ndërmjetëm nr.31004-02548-80 Akti, datë 12.02.2016 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së Personit të tretë Vodafone Albania sha për nxjerrjen e çështjes administrative me nr.31004-02548-80 Akti,; me palë paditëse; me palë të paditur:Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare; me persona të tretë: Vodafone Albania sha, Telekom Albania sha Albtelecom sha, me objekt:Pranimin e kërkesëpadisë të PLUS Communication sha. Shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit të Këshillit Drejtues nr.2542, datë 13.03.2015 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimet e Këshillit Drejtues të AKEP me nr.2522, 2523, 2524, 2525 dhe 2526, datë 06.11.2014” në lidhje shtesat e bëra në vendimin nr.2522, datë, datë 06.11.2014 në lidhje me përcaktimin në Kreun VI “Masat rregulluese” të vlerave të reja të terminimit në rrjetin PLUS për periudhat 01.04.2015, 01.07.2015 dhe 01.01.2016 duke lënë në fuqi tarifën e terminalit të PLUS në nivelin 6.52 lekë/min deri në analizën e radhës së tregut celular.



-Ndryshimin e bërë në Vendimin nr.2524, datë 06.11.2014 në lidhje me vlerat e reja të terminalit në rrjetin PLUS për periudhat 01.04.2015, 01.07.2015 dhe 1.01.06 duke lënë në fuqi tarifën e terminalit të PLUS në nivelin 6.52 lekë/min deri në analizën e radhës së tregut celular, si dhe ndryshimet e bëra në vendimet nr.2522, 2523, 2525, 2526, datë 06.11.2014 në lidhje me shtyrjen e afateve të detyrimit për mosdiskriminimin në tarifat on-net/off-net si për pajtimtarët me paspagim të detyrimit të mosdiskriminimit tarifor brenda dhe jashtë rrjetit dhe zbatimin e këtij detyrimi për të tre operatorët e konsoliduar në treg Vodafone Albania sha, AMC sha dhe Albtelecom sha jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të nenit 59 të Kodit të Procedurës Civile , ka ushtruar ankim të veçantë , personi i tretë Vodafon Albania sha, e cila kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe vendosjen e nxjerrjes së çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Vendimet e AKEP dëshmojnë qartazi se shqyrtimi administrativ i vendimeve të AKEP nuk ka përfunduar nga ky i fundit. Konkretisht, ashtu siç edhe shpjeguam më lartë AKEP pasi ka marrë ankesën e PLUS me nr.1860, datë 02.12.2015 ku ka kërkuar shtyrjen e aplikimit të tarifave të terminimit, nëpërmjet vendimit nr.2664, datë 14.01.2016 ka vendosur pezullimin e efekteve të vendimit objekt gjykimi. Është pikërisht ky vendim që për shkak të pasojave që ka prodhuar konsiderohet si pjesë e një procesi administrativ të pandërprerë, ku palët e prekura nga vendimmarrja e AKEP e kanë kundërshtuar atë dhe ky organ administrativ, ka pezulluar përkohësisht efektet e vendimit të tij, deri në përfundim të shqyrtimit administrativ që po i bënë ankimit të plus.

  • Në pjesën urdhëruese të vendimit nr.2664, datë 14.01.2016 thuhet shprehimisht që AKEP ka vendosur të pezullojë efektet e Vendimit të AKEP nr.2542, datë 13.03.2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimet e Këshillit Drejtues të AKEP me nr.2522, 2523, 2524, 2525 dhe 2526 datë 06.11.2015, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili në çdo rast nuk do të jetë më i gjatë se 90 ditë.

  • Në kushtet kur vendimmarrja e AKEP nuk ka përfunduar në lidhje me Vendimin nr.2542, datë 13.03.2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimet e Këshillit Drejtues të AKEP me nr.2522, 2523, 2524, 2525 dhe 2526 datë 06.11.2015”, arrihet në përfundim se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, nuk ka juridiksion gjyqësor mbi këtë mosmarrëveshje pasi ajo i përket juridiksionit administrativ. Dhe vetëm pasi të shprehet AKEP në lidhje me vendimmarrjen përfundimtare, vetëm atëherë mosmarrëveshja, nëse do të ketë një të tillë, do ti nënshtrohet për kontroll gjyqësor juridiksionit të kësaj të fundit.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N

Vendimi i ndërmjetëm nr.31004-02548-80 Akti, datë 12.02.2016 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është i mbështetur në ligj, prandaj duhet të mbetet në fuqi.

Rezulton nga aktet e administruara në dosje si dhe vendimi i gjykatës administrative të shkallës së parë se nga ana e palës paditur Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Këshilli Drejtues i AKEP) nëpërmjet vendimeve nr.2523, 2524, 2525 dhe 2526, datë 06.11.2014 ka përcaktuar, për 4 kompanitë e rrjetit publik telefonik të lëvizshëm (celularëve), në lidhje me terminimin e thirrjeve dhe vendosjen e masave rregulluese, bazuar në Vendimin e AKEP nr.522, datë 06.11.2014 “Analiza e tregut celular, tregjet me shumicë të terminimit dhe tregu me pajicë të shërbimeve publike në rrjetet e telefonisë së lëvizshme”.

Të katër operatorët celular kanë depozituar pranë AKEP ankime administrative ku kanë ankimuar vendimin nr.nr.522, datë 06.11.2014 si dhe një apo disa nga vendime nr.2523-2526.

Mbi bazën e ankesave, nga ana e Këshillit Drejtues të Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nxjerrë Vendimin nr.2542, datë 13.03.2015 ku ka përcaktuar rishikimin e vendimeve të ankimuara në lidhje me mosdiskriminimin me tarifat on-net/off-net dhe ka vendosur:

1. AKEP të vazhdojë monitorimin e efekteve të mos-diskriminimit në tarifat on-net/off-net në tregun celular, përfshirë efektet e zbatimit të detyrimit nga data 01.01.2016 për përdoruesit me kontratë ( kontrata me programe tarifore standarte dhe të personalizuara/specifike)



2. Të pezullojë fillimin e zbatimit të efekteve të masave rregulluese të vendosura nga AKEP) për vlerat e tarifave të terminimit për periudhën 01.01.2016 e në vazhdim të përcaktuar në tabelat në pikat 2/a dhe 4/a të Vendimit nr.2542, datë 13.03.2015“ Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimet e Këshillit Drejtues të AKEP me nr.2522, 2523, 2524, 2525 dhe 2526, datë 06.11.2014”.

3. Për efekt të llogaritjes dhe faturimit të pagesave të ndërsjellta midis sipërmarrësve lidhur me terminimin e thirrjeve në rrjetet celulare nga data 1.01.2016, sipërmarrësit të përdorin tarifat e përcaktuara nga AKEP për periudhën 1.7.2015 deri 31.12.2015 në vendimin nr.2542, datë 13.03.2015.”

Pala paditëse, Plus Communication sha, duke mos qenë dakord me ligjshmërinë e vendimit nr.2542, datë 13.03.2015, i është drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, më datë 17.04.2015, duke pretenduar se ky vendim krijon deformim të konkurrencës në treg e duke forcuar më tej pozitën dominuese të tre kompanive të tjera në treg.

Gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatë nga ana e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare është marrë vendimi nr.2664, datë 14.01.2016Për monitorimin e efekteve të mosdiskriminimit të tarifave On-net/0ff-net dhe pezullimin e fillimit të efekteve të simetrisë së tarifave të terminimit në rrjetet celulare të përcaktuara me vendimin nr.2542, datë 13.03.2015 për “Disa shtesa dhe ndryshime në Vendimet e Këshillit Drejtues të AKEP me nr.2522, 2523, 2524, 2525 dhe 2526, datë 06.11.2014” ku vendoset:

1. AKEP të vazhdojë monitorimin e efekteve të mos-diskriminimit në tarifat on-net/0ff-net në tregun celular, përfshirë efektet e zbatimit të detyrimit nga data 1.01.2016 për përdoruesit me kontratë (kontrata me programe tarifore standarte dhe të personalizuara/specifike).



2. Të pezullojë fillimin e zbatimit të efekteve të masave rregulluese të vendosura nga AKEP për vlerat e tarifave të terminimit për periudhën 1.01.2016 e në vazhdim të përcaktuara në tabelat në pikat 2/a dhe 4/a të Vendimit nr.2542, datë 13.03.2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimet e Këshillit Drejtues të AKEP me nr.2522, 2523, 2524, 2525 dhe 2526, datë 06.11.2014”.

3. Për efekt të llogaritjes dhe faturimit të pagesave të ndërsjellta midis sipërmarrësve lidhur me terminimin e thirrjeve në rrjetet celulare nga data 1.01.2016, sipërmarrësit të përdorin tarifat e përcaktuara nga AKEP për periudhën 1.7.2015 deri 31.12.2015 në vendimin nr.2542, datë 13.03.2015.

4. Afati i pezullimit i përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, është deri në datën e marrjes së vendimit përfundimtar, i cili në çdo rast nuk mund të jetë me 90 ditë pas datës së marrjes së këtij vendimi.”

Më datë 10 shkurt 2016 nga ana e personit të tretë Vodafone Albania sha, mbi bazën e vendimit të mësipërm, është kërkuar nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor me arsyetimin se shqyrtimi administrativ i ankimit nga AKEP nuk ka përfunduar dhe për pasojë çështja për momentin i përket juridiksionit administrativ.

Gjykata administrative e shkallës së parë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e personit të tretë, Vodafon Albania sha, për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor. Kjo gjykatë ka arsyetuar se ligji i posaçëm me nr.9918, datë 19.05.2008 Për Komunikimet Elektronike në RSH” nuk parashikon ankimin administrativ.

Kundër vendimit të gjykatës administrative të shkallës së parë ka ushtruar ankim të veçantë personi i tretë, Vodafone Albania sha. Në thelb, ankuesi parashtron se gjykata nuk ka juridiksion mbi këtë mosmarrëveshje pasi ajo i përket juridiksionit administrativ. Dhe vetëm pasi të shprehet AKEP në lidhje me vendimmarrjen përfundimtare, vetëm atëherë mosmarrëveshja, nëse do të ketë një të tillë, do t’i nënshtrohet për kontroll gjyqësor juridiksionit të kësaj të fundit.

Kolegji Administrativ, vlerëson se pretendimet e parashtruara në ankimin e veçantë janë të pambështetura në ligj, prandaj gjykata administrative me të drejtë ka vendosur rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Në parim, palët e interesuara për t’iu drejtuar gjykatës, duhet më parë të ezaurojnë ankimin administrativ e cila gjen pasqyrim në K.Pr.Admistrative si dhe në ligjin nr.49, datë 03.05.2012.


Kodi i Procedurave Administrative në nenin 137 parashikon se:

Ankimi administrativ

1. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër një refuzimi për nxjerrjen e aktit administrativ.

2. Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton ligjmërinë dhe rregullsinë e aktit të kontestuar.

3. Në parim, palët e interesuara mund t'i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ.”
Ndërsa në nenin 16 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” parashikohet se:

1. Padia ndaj veprimit administrativ mund të ngrihet vetëm pas shterimit të ankimit administrativ...”


Mirëpo në interpretimin e dispozitave të mësipërme duhet patur parasysh dhe Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara nr.1, datë 26.11.2010 ku parashikohet shprehimisht se:”... Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhëniet juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ.

Përveç detyrueshmërisë së parashikimit të ndjekjes së rrugës administrative të ankimit, të organit ku ai drejtohet dhe që ka kompetencën për shqyrtimin e saj, eventualisht, sipas natyrës së marrëdhënieve juridike dhe asaj të mosmarrëveshjes, ligji i posaçëm mund të parashikojë ose jo edhe modalitete konkrete mbi afatet, kushtet e procedurat që duhen respektuar për të bërë të pranueshëm për shqyrtim në themel ankimin administrativ, për procedurat e shqyrtimit dhe natyrën e vendimmarrjes nga organi administrative, etj. Nëse rregulla të tilla eventuale nuk janë parashikuar, gjejnë zbatim afatet, kushtet e procedurat e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative.

Kjo mënyrë e shprehjes së vullnetit të ligjvënësit, nga njëra anë autorizon dhe legjitimon organin administrativ të pranojë, marrë në shqyrtim dhe vendosë lidhur me ankimin administrativ...”

Në çështjen që kemi në shqyrtim ligji i posaçëm nr.9918, datë 19.05.2008 që rregullon marrëdhëniet juridike midis palëve ndërgjyqëse nuk parashikon ankimin administrativ ndaj një vendimi të nxjerrë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ky ligj parashikon ankim administrativ vetëm ndaj gjobës së vendosur dhe është e parashikuar në nenin 136 ku thuhet:

1. Kundër gjobës së vendosur nga inspektori, sipas shkronjës ”a” të pikës 1 të nenit 135 të këtij ligji, bëhet ankim në Këshillin Drejtues të AKEP-it, brenda 10 ditëve nga data e dhënies së saj. Këshilli Drejtues merr vendim brenda 30 ditëve nga data e ankimit. Kundër vendimit të këshillit drejtues të AKEP-it mund të bëhet ankim, brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit në gjykatën e rrethit, ku është kryer kundërvajtja.

2. Kundër vendimeve të Këshillit Drejtues të AKEP-it, sipas pikës 3 të nenit 134 të këtij ligji, mund të bëhet ankim në Gjykatën e Tiranës, brenda 30 ditësh nga marrja e vendimit.”
Ndonëse ligji i posaçëm nuk ka parashikuar ankim administrativ, në çështjen konkrete pala paditëse dhe personat e tretë janë ankuar ndaj vendimeve që kanë dalë në lidhje me llogaritjen dhe faturimin e pagesave të ndërsjellta midis sipërmarrësve lidhur me terminimin e thirrjeve në rrjetet celulare dhe nga ana e palës së paditur janë marrë në shqyrtim dhe është nxjerrë vendimi nr.2542, datë 13.03.2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimet e Këshillit Drejtues të AKEP me nr.2522, 2523, 2524, 2525 dhe 2526, datë 06.11.2014”.Dhe pala paditëse ka kundërshtuar në gjykatë vendimin nr.2542, datë 13.03.2015, që ka dalë pas ankimit administrativ.

Megjithëse, pas ankimimit ka dal një vendim nga pala e paditur, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, personi i tretë, Vodafone Albania sha, në kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit si dhe në ankimin e veçantë ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë ka pretenduar se AKEP me vendimin nr.2664, datë 14.01.2016 ka pezulluar efektet e vendimit nr.2542, datë 13.03.2015 deri në marrjen e një vendimi përfundimtar dhe në kushtet kur nuk ka një vendim përfundimtar, mosmarrëveshja i përket juridiksionit administrativ dhe jo gjyqësor.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i marrë për pezullimin e vendimit të kundërshtuar nga pala paditëse, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, gjatë kohës që çështja ka është në shqyrtim gjyqësor nuk mund të ndikojë për të ndryshuar juridiksionin, por mund të ndikojë në zgjidhjen në themel të çështjes( zgjidhje me pajtim).

Për arsyet e mësipërme, ky Kolegj, vlerëson se gjykata administrative e shkallës së parë, ka vepruar drejtë që ka rrëzuar kërkesën e personit të tretë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 9 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.31004-02548-80 akti, datë 12.02.2016 të ndërmjetëm të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Tiranë, më 15.03.2016

Nr. 11243-00594-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-757 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   188   189   190   191   192   193   194   195   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish